“Në atë kohë do të ngritet Mikaeli, princi i madh që i mbron fëmijët e popullit tënd. Kjo do të jetë një kohë ngushtice e madhe. E tillë nuk qe qysh se filluan të jetojnë popujt e deri në atë kohë! Në këtë kohë populli yt do të shpëtojë: secili që do të gjendet në Libër.” (Danieli 12,1) BZ 581.1
Kur të përfundojë predikimi i lajmit të tretë engjëllor, mëshira më nuk do të ndërmjetësojë për banorët mëkatarë të botës. Populli i Zotit e ka përfunduar veprën e vet. Ai e ka pranuar “shiun e vonë”, “freskimin nga fytyra e Zotit” dhe do të jetë i gatshëm për orën e sprovës që gjendet para tij. Engjëjt vrapojnë andej këndej nëpër qiell. Një engjëll duke u kthyer nga toka e shpallë se vepra e tij është kryer. Sprova e fundit ka ardhur në botë dhe të gjithë ata që janë dëshmuar besnik ndaj fjalëve Zotit e kanë marrë “vulën e Zotit të tyre.” Atëherë Jezusi e ndërprenë shërbimin e ndërmjetësimit në Shenjtroren qiellore. Ai i ngrit duart dhe me zë thekson: “Mori fund!” Kurse të gjitha çetat engjëllore i heqin kurorat e tyre engjëllore kurse Jezusi e shpallë solemnisht: “I padrejti le të vazhdojë të bëjë padrejtësi! I ndyti, në dashtë të zhytet më zi! I drejti le të vazhdojë drejtësi! Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë.” (Zbulesa 22,11) Çdo rast është gjykuar qoftë për jetë qoftë, për vdekje. Krishti e ka bërë pajtimin për popullin e vet dhe i ka shlyer mëkatet e tij. Numri i pasuesëve të tij është plotësuar; “mbretëria dhe pushteti e madhshtia do të mbizotërojnë nëpër tërë qiellin” dhe do t'u jepen trashëgimtarëve të shpëtimi kurse Jezusi do të sundojë si mbret i mbretërve dhe zotëri i zotërinjëve. BZ 581.2
Kur Jezusi do ta përfundon punën në shenjtroren, banorët e tokës do t'i mbulojë errësira. Në atë kohë të tmerrshme të drejtit do të detyrohen të jetojnë pa ndërmjetësues para Zotit të shenjtë. Fuqia e cila deri më tash i ka frenuar të këqijtë është larguar dhe satani e ka pushtetin e plotë mbi mëkatarët që nuk janë penduar. Durimi i Zotit ka marrë fund. Bota e ka hedhur mëshirën e tij, e ka urrejtur dashurinë e tij dhe e ka shkelur dashurinë e tij, të këqijtë i kanë tejkaluar kufmjët e kohës së mëshirës e cila u është dhënë. Shpirti Shenjt të cilit i janë kudërvënë aq me këmbëngulje më në fund i ka braktisur. Të pambrojtur me mëshirën e Zotit ata janë të pa mbrojtje para të pandershmit. Atëherë satani do t'i hedhë banorët e tokës në fatkeqësi të mëdha të fundit. Kur engjëjt e Zotit të pushojnë t'i frenojnë stuhitë e fuqishme të pasioneve njerëzore, të gjitha elementet e konflikteve do të ndizen flakë. E tërë bota do të futet në një shkatërrim që do të jetë më i tmerrshëm se ai të cilin dikur e kishte gjetur Jerusalemin. BZ 581.3
Një engjëll i vetëm e kishte vrarë të gjithë parinë e Egjiptit dhe e kishte mbushur vendin me gjëmë. Kur Davidi kishte mëkatnuar para Zotit duke e numruar popullin, një engjëll atëherë e kishte shkaktuar atë shkatërrim të tmerrshëm në të cilin u dënua mëkati i tij. Të njëjtën fuqi shkatërruese të cilën e kanë shprehur engjëjt e shenjt kur u ka urdhëruar Zoti do të shprehin engjëjt e këqijë kur Ai do ta lejojë këtë. Këto fuqi tani janë të gatshme dhe vetëm e presin lejen e Zotit që gjithkah të shkaktojnë shkretërim. BZ 582.1
Ata që e respektojnë Ligjin e Zotit do të akuzohen se kanë shkaktuar ndëshkime që e kanë goditur botën dhe do të konsiderohen shkaktarë të çrregullimeve të tmerrshme në natyrë, të konflikteve dhe të gjakëderdhjes ndërmjet njerëzve që do ta mbushin botën me klithma. Fuqia që e ka përcjellur vërejtjen e fundit i ka zemëruar të këqijët ndërsa zemërimi i tyre është ndezur kundër të gjithë atyre që e kanë pranuar lajmin kurse satani me ashpërsi edhe më të madhe do ta ndez frymën e urrejtjes dhe të ndjekjes. BZ 582.2
Kur prania e Zotit definitivisht mungoi nga populli hebrej, as klerikët, as populli këtë nuk e morën vesh. Edhe pse nën pushtetin e satanit dhe të përshkuar nga pasionet më të tmershme dhe më të ulëta, ata edhe më tutje veten e konsideronin të zgjedhur të Zotit. Shërbesa në tempull edhe më tutje bëhej. Në altaret e përdhosura bëheshin flijime kurse bekimi hyjnor thirrej nga populli i cili ishte fajtor për gjakun e Birit të dashur të Zotit, nga populli që bëri përpjejkje të vriste edhe shërbëtorët e tij dhe apostujt. Kështu, kur të shqiptohet vendimi i parevokueshëm në shenjtroren qiellore dhe fati i botës të vuloset përgjithmonë, banorët e tokës nuk do të dijnë për këtë asgjë. Popullin të cilin më në fund e ka braktisur Shpirti Shenjt do të vazhdojë t'i ushtrojë formalitet fetare, ndërsa gjakimi satanik me të cilin princi i së keqes do të galdojë për t'i realizuar qëllimet e tija të temrrit të ferrit, do të jetë i ngjashëm me gjakimin për çështjet e Zotit. BZ 582.3
Pasi që e shtuna në tërë botën e krishterë është bërë subjekt i veçantë i luftës, kurse pushtetet sekulariste dhe pushtetet kishtare janë bashkuar për t'i detyruar njerëzit që ta shenjtërojnë të dielen, kundërshtimi me këmbëngulje i një numri të vogël të besimtarëve për t'iu nënshkruar kësaj kërkese ata do t'i bëjë objekt të urrejtjes së përgjithshme. Do të theksohet se ky popull i vogël i cili po i kundërvihet një institucioni kishtar dhe ligjit shtetëror nuk bën të durohet; se është më mirë që ai ta pësojë se sa popujt e tërë të futen në konfuzion dhe anarki. Me dëshmimin e njëjtë janë shërbyer edhe prijësit hebrejë kundër Krishtit para njëzet shekujve. “Për ne është më mirë” ka thënë Kajafa dinak—“që njëri të vdes për popullin se sa i tërë populli të shkatërrohet.” (Gjoni 11,50) Dëshmimi i këtillë do tëjetë vendimtar; më në fund kundër atyre të cilët në bazë të urdhërit të katërt e shenjtërojnë të shtunën do të lëshohet një dekret me të cilin do të shpallet se ata e meritojnë ndëshkimin më të rëndë dhe t'i lejohet popullit që pas një kohe të caktuar t'i vrasin. Katolicizmi në Evropë dhe protestantizmi i devijuar në Amerikë do të ndërmarrin masa të njëjta ndaj atyre që i respektojnë të gjitha normat e Zotit. BZ 583.1
Atëherë mbi popullin e Zotit do të vërsulen fatkeqësitë dhe do t'i zërë pikëllimi të cilin profeti e përshkruan si kohë e mundimeve të Jakobit: “Kështu thotë Zoti ynë: po e dëgjojmë një britmë tmerri; është klithmë tmerri e jo paqeje ... pse çdo fytyrë është përçudnuar, mërrolur e krejtësisht e zbehur. Eheu! Sa e madhe është kjo ditë, jo një e tillë si ajo nuk kishte. Kohë ngushtice për Jakobin por me të i vjen çlirimi.” (Jeremiu 30,5-7) Nata e tmerrit e Jakobit, kur në lutje luftonte për shpëtim nga dora e Isaut (Zanafilla 32,24-30), ka qenë përvojë e popullit të Zotit në kohën e halleve të mëdha. Për shkak të mashtrimit të cilin e kishte bërë për ta fituar bekimin e Atit të tij, i cili kishte qenë i caktuar për Isaun, Jakobi i frikësuar për vdekje nga kërcënimet e vëllaut të tij kishte ikur për ta shpëtuar jetën e vet. Pasi që shumë vite kishte jetuar si i persekutuar ishte nisur me urdhërin e Zotit në rrugë me qëllim që me gratë, fëmijët dhe grigjet e veta të kthehej në vendlindje. Duke ardhur në kufi me vendin ishte temerruar me aknth kur kishte dëgjuar se Isau po i afrohej me çetën e luftëtarëve, padyshim me qëllim që t'i hakmerrej. Dukej se përcjellja e paarmatosur dhe e pambrojtur e Jakobit do të ishte viktimë e pafuqishme e dhunës dhe e plojës. Këtyre halleve dhe frikës i bëhej peshë edhe më e madhe ndjenja e fajësisë, sepse mëkati i tij e kishte shpënë në këtë rrezik. Shpresa e tij e vetme kishte mbetur mëshira e Zotit. Mbrojtja e vetme e tij ishte lutja. Megjithatë, ai nga ana e vet nuk la asgjë pa bërë për ta korrigjuar padrejtësinë që ia kishte bërë të vëllait në mënyrë që ta mënjanonte rrezikun i cili i kërcënohej. Kështu duhet të veprojnë edhe pasuesit e Krishtit kur t'u afrohet koha e fatkeqësive në mënyrë që para popullit të dëshmohen në dritën e vërtetë t'i heqin paragjykimet dhe ta refuzojnë rrezikun që i kërcënohet lirisë së ndërgjegjes. BZ 583.2
Pasi që e dërgoi familjen e vet në anën e kundërt të përroit për të mos e parë mynxyrën e tij, Jakobi qëndroi vetë për t'iu lutur Zotit. Ai i rrëfeu mëkatet e tija dhe ia pranoi me falënderim mëshirën që ia fali Zoti duke u thirrur me një devotshmëri të thellë në Besëlidhjen që e kishte bërë me etërit e tij dhe premtimin e dhënë gjatë asaj nate në Betilë dhe në vendin e persekutimit. Erdhi çasti i vendimit në jetën e tij, çdo gjë qëndronte në teh. Në errësirë dhe në vetmi ai vazhdoi të lutej dhe të përkulej para Zotit. Papritur dikush e lëshoi dorën në shpatullën e tij. Ai i tmerruar mendoi se ndonjë armik donte t'ia merrte jetën dhe me tërë forcën filloi të luftonte kundër sulmuesit. Kur filloi të agonte, i panjohuri e përdori fuqinë mbinjerëzore. Vetëm kur e preku njeriu i fuqishëm mbeti i paralizuar dhe duke qarë si lutës i pafuqishëm u përplas rreth qafës së armikut të tij misterioz. Jakobi tani e kuptoi se ai me të cilin kishte luftuar ishte engjëlli i Besëlidhjes. Ndonëse ishte i paaftë për të luftuar dhe mezi i përballonte dhimbjet e mëdha ai nuk hiqte dorë nga qëllimi. Një kohë të gjatë e përballoi shqetësimin, brengën e ndërgjegjës dhe dhimbjen për shkak të mëkatit të vet; tani duhej ta merrte fjalën dhe të bindej se iu kishin falur. Dukej se vizituesi qiellor donte të shkonte, por Jakobi e mbante fuqishëm duke e lutur që ta bekonte. Engjëlli thoshte me ngulm: “Më lësho, po agon!” Por patriku klithi: “Nuk të lëshojë pa më bekuar!” Çfarë sigurie, çfarë vendosshmërie dhe çfarë qëndrimi zbulohet këtu! Në qoftë se do të kishte qenë një kërkesë arrogante dhe lavdëruese Jakobi do të ishte shkatërruar përnjëherë mirëpo ai fliste me një siguri çfarë mund ta ketë vetëm ai që e pranon dobësinë e vet dhe mungesën e dinjitetit, por megjithatë mbështetet në mëshirën e Zotit i cili e mban fjalën. BZ 584.1
“Luftoj me engjëllin dhe e mundi.” (Oseu 12,5) Me përkulje, pendesë dhe me dorëzimin e vetes ky vdekatar, mëkatar dhe i lajthitur ngadhnjeu mbi madhështinë e qiellit. Ai duke u dridhur u mbështetë në premtimet e Zotit, kurse zemra e dashurisë së pamatshme nuk e refuzoi lutjen e mëkatarit. Si dëshmi të ngadhnjimit të tij, ai u bë simbol i kurajimit i të tjerëve për të marrë shembull në veprimin e tij. Emri i tij që ta përkujtonte mëkatin u ndryshua, në emër tjetër që tani ta përkujtonte ngadhnjimin. Ndërsa fakti se Jakobi kishte luftuar me Zotin dhe e kishte mundur është garanci se edhe njerëzit mund të ngadhnjejnë. Ai më nuk frikësohej nga zemërimi i vëllait të vet, sepse Zoti u bë mburojë e tij. BZ 585.1
Satani e akuzoi Jakobin para engjëjve të Zotit duke theksuar se ka të drejtë ta shkatërrojë për shkak të mëkatit. Ai kishte ndikuar në Isaun që të ngrihej kundër tij; derisa patriku luftoi tërë natën, satani përpiqej që atij t'ia forconte ndjenjën e fajësisë, ta dekurajonte dhe ta thente mbështetjen e tij në Zotin. Jakobi kishte rënë gati në gjendje të dëshprimit, por ai e dinte se pa ndihmën e qiellit do të shkatërrohej me siguri. Pendohej me sinqeritet për shkak të mëkatit të madh dhe u mbështet në mëshirën e Zotit. Ai nuk lejoi që satani ta kthente nga qëllimi por përmbahej fuqishëm në engjëllin duke vazhduar seriozisht ta përsëriste lutjen e vet me gjëmën e dhimbshme deri sa ngadhnjeu. BZ 585.2
Ashtu siç ndikoi satani në Esaun për t'u vërsulur kundër Jakobit, poashtu ai në kohën e Fatkeqësisë së madhe do t'i nxisë të këqijët për ta shkatërruar popullin e Zotit. Dhe, ashtu siç e akuzonte Jakobin poashtu do ta akuzojë popullin e Zotit. Ai e konsideron botën si peng, mirëpo një grup i vogël i njerëzve që i respekton urdhërat e Zotit i kundërvehet pushtetit të tij. Sikur të kishte mundur ta shlyej nga toka, ngadhnjimi i tij do të ishte i plotë. Ai e sheh se këta njerëz mbrohen nga engjëjt e shenjtë dhe e kupton se mëkatet e tyre janë falur, por nuk e di se rastet e tyre janë vendosur në shenjtroren qiellore. Ai me saktësi i njeh mëkatet në të cilat i ka nxitur dhe i paraqet para Zotit në dritën e stërmadhuar duke theksuar se ky popull e meriton të privohet nga përkrahja e Zotit si dhe ai vet. Ai pohon se Zoti nuk bën që me drejtësinë e vet t'ua falë mëkatet kurse atë dhe engjëjt e tij t'i shkatërrojë. Ai e vë të drejtën mbi ta si mbi pronën dhe prenë e vet dhe kërkon që t'i dorëzohen për t'i shkatërruar. BZ 585.3
Deri sa satani e akuzon popullin e Zotit për shkak të mëkateve që ka bërë, Zoti ia lejon që t'i sprovojë deri në fund. Mbështetja e tyre në Zotin, besimi dhe vendosshmëria e tyre vështirë mund të sprovohen. Kur e shikojnë të kaluarën shpresa e tyre zvetnohet, sepse në tërë jetën kanë mundur të shohin pak të mira. Janë plotësisht të vetëdijshëm për dobësitë dhe mangësitë e veta. Satani përpiqet që t'i frikësojë me mendimin se rasti i tyre është i pashpresë dhe se njollat e papastërtisë së tyre nuk mund të lahen kurrë. Ai shpreson se do ta rrëgjojë aq shumë besimin e tyre sa që ata do të bijnë në kurthin e sprovave të tij dhe do të heqin dorë nga besnikëria ndaj Zotit. BZ 586.1
Edhe pse populli i Zotit do të jetë i rrethuar me armiq të cilët do të veprojnë për ta shkatërruar megjithatë frika që e përballon ai nuk do të jetë frikë nga ndjekjet për shkak të së vërtetës; ai frikësohet që nuk është penduar për çdo mëkat, mos për shkak të ndonjë gabimi nuk do ta përjetojë plotësimin e premtimit të Shpëtimtarit që do ta ruaj nga “ora e sprovës e cila do të vijë në tërë gjithësinë dhe në botë.” Sikur ta dinin me siguri se mëkatet u janë falur, nuk do të frikësoheshin nga tortura dhe vdekja; por në qoftë se do të jenë të padenjë dhe do ta humbin jetën e tyre për shkak të ndonjë gabimi të karakterit atëherë emri i shenjtë i Zotëriut do të turpërohet. BZ 586.2
Gjithkah do të dëgjojnë marrëveshje komplotiste dhe do të shohin veprime rebeluese; edhe në ta do të paraqitet dëshirë e fortë, gjakim serioz i shpirtit që të përfundojë bjerrja e madhe dhe t'i vijë fundi të keqes së të këqijëve. Mirëpo, deri sa do t'i luten Zotit për ta penguar veprën e rebelimit ata vetes do t'ia zënë për të madhe përse nuk kanë fuqi për t'iu kundërvënë rrymës së fuqishme të së keqes dhe për ta ndaluar. Ata do ta ndjejnë: se të gjitha aftësitë e tyre i kanë përdorur në shërbimin e Krishtit dhe në qoftëse do të kishin përparuar nga forca në forcë, fuqitë e satanit nuk do të kishin qenë në gjendje t'i sulmonin. BZ 586.3
Ata i mundojnë shpirtërat e tyre para Zotit duke e theksuar pendesën e mëherëshme për shumë mëkate dhe duke u thirrur në premtimin e Shpëtimtarit: “Më mirë le të bjerë në ndore, le të bëjë me mua paqe, me mua paqe le të bëjë.” (Isaia 27,5) Besimi i tyre nuk luhatet nëse lutjet menjëherë nuk u janë miratuar. Ndonëse i përballojnë frikën, tmerrin dhe Fatkeqësitë më të mëdha ata prapseprapë nuk pushojnë së luturi. Ata kapen për fuqinë e Zotit ashtu siç e kishte mbajtur fuqishëm Jakobi engjëllin, kurse fjalët e shpirtërave të tyre janë: “Nuk do të të lëshojë, deri sa të mos na bekosh!” BZ 586.4
Sikur Jakobi të mos ishte penduar për mëkatin e tij, sepse me mashtrim e kishte fituar përparësinë, Zoti nuk do ta kishte miratuar lutjen e tij dhe nuk do t'ia kishte ruajtur jetën me mëshirë. Po ashtu, populli i Zotit në kohën e fatkeqësive të mëdha do të kishte dështuar, në qoftë se do të kishte mëkate nga e kaluara për të cilat nuk është penduar dhe me të cilat do të dilnin para tij gjatë kohës kur i mundonte shqetësimi dhe ankthi. Zhgënjimi do ta kishte ngulfatur fenë e tyre dhe ata nuk do të kishin pasur siguri se me Zotin po luftojnë për t'u shpëtuar. Por, në qoftë se do të jenë thellësisht të vetëdijshëm për gjendjen e tyre jo të denjë, megjithatë nuk kanë për ta zbuluar asnjë mëkat të fshehur. Mëktatet e tyre edhe paraprakisht janë nxjerrë para gjyqit dhe janë shlyer, kështu që atyre më as që do të ju kujtohen. BZ 587.1
Satani nxitë shumë njerëz që të besojnë se Zoti nuk i kushton kujdes mosbesimit të tyre në çështjet e vogla; mirëpo Zoti ka treguar në veprimin e tij me Jakobin se ai në asnjë mënyrë nuk e lejon dhe nuk e duron të keqen. Të gjithë ata që përpiqen që mëkatet e veta t'i arsyetojnë apo t'i fshehin dhe lejojnë të qëndrojnë në librat qiellorë të papërgatitur dhe të pafalur, do të bijnë nën sundimin e satanit. Sa më tepër që të konsiderohen të devotshëm dhe sa më të larta që do t'i kenë pozitat rasti i tyre do të jetë më i rëndë në sytë e Zotit. Ndërsa, gjasat e armikut të madh për të ngadhnjyer mbi ta do të jenë më të sigurta. Ai që e shtyen përgatitjen e vet për ditën e Zotit nuk mund ta kompensojë në kohën e fatkeqësive të mëdha e në asnjë kohë tjetër të mëvonshme prandaj rasti i tyre do të jetë i pashpresë. Të krishterët për nga emri të cilët do të hyjnë të papërgatirur në atë luftë të tmershme të fundit do t'i pranojnë në zhgënjimin e vet mëkatet e tyre me fjalët e frikës së madhe, ndërsa të këqijët do të gëzohen për mundimet e tyre. Këto pranime janë të ngjashme me ato të Izaut dhe të Judës. Ata që i bëjnë mëkatet qajnë për shkak të pasojave të shkeljes e jo për shkak të fajit të vet. Ata nuk ndjejnë kurrëfarë pendese të vërtetë e as averzion ndaj mëkatit. Ata e pranojnë mëkatin e vet nga frika prej dënimit; por, si faraoni dikur ata përsëri do t'i kundërviheshin Zotit në qoftë se ndëshkimet do të tërhiqeshin. BZ 587.2
Rasti i Jakobit është gjithashtu dëshmi se Zoti nuk do t'i shkatërrojë ata që kanë qenë të mashtruar, të sprovuar dhe të shtyrë për të bërë mëkat por që iu kanë drejtuar Zotit me pendesë të sinqertë. Deri sa Satani përpiqet t'i shkatërrojë këta njerëz Zoti ua dërgon engjëjt e vet për t'i ngushëlluar dhe mbrojtur në kohën e rrezikut. Sulmet e satanit janë të ashpra dhe vendimtare ndërsa mashtrimet e tija të tmerrshme, por syri i Zotit e vështron popullin e tij, ndërsa veshët e tij i dëgjojnë klithmat e njerëzve. Fatkeqësitë e tyre do të jenë të mëdha; flaka e furrave të zjarrit do të duket se do t'i gëlltisë; mirëpo Zoti do t'i kapërcejë nëpër zjarr dhe ata do të jenë si ari i çmueshëm që pastrohet nëpër zjarr. Dashuria e Zotit ndaj fëmijëve të tij gjatë kohës së sprovave më të rënda është gjithashtu e fuqishme dhe subtile si dhe në ditët e mirëqenies së tyre më të madhe, mirëpo për hirë të dashurisë duhet të kalojnë nëpër furrën e zjarrtë. Çdo gjë që është botërore në ta duhet të digjet që të mund ta shkëlqejnë fytyrën e Krishtit. BZ 588.1
Koha e fatkeqësive dhe e frikës e cila është para nesh do të kërkojë besim i cili mund t'i përballojë mundimet, sakrificat dhe urinë—besim i cili nuk do të luhatet edhe pse do të sprovohet rëndë. Koha e mëshirës të gjithëve u jep gjasë që të përgatiten për atë kohë. Jakobi ka ngadhnjyer sepse ka qenë i qëndrueshëm dhe i vendosur. Ngadhnjimi i tij është dëshmi e forcës së lutjes së qëndrueshme. Të gjithë ata që mbështeten në premtimet e Zotit ashtu siç është mbështetur ai dhe që janë seriozë dhe të qëndrueshëm siç ka qenë ai, do të kenë sukses siç ka pasur ai. Ai që nuk është i disponuar që ta mohojë veten dhe të përkulet para Zotit dhe të lutet gjatë dhe seriozisht për bekimin e tij, nuk do të jetë i pranuar nga Zoti. Të luftosh me Zotin—oh sa pak njerëz e dinë se çka domethënë kjo?! Shumë pak shpirtëra kanë qëndruar para Zotit me gjakim të fuqishëm dhe duke i përqëndruar deri në fund të gjitha fuqitë e qenies së vet. Pak njerëz me besim të paluhatshëm u janë përmbajtur premtimeve të Zotit, kur valët e dëshprimit të cilat asnjë gjuhë nuk mund t'i përshkruaj—kanë vërshuar mbi atë që është lutur! BZ 588.2
Ata që sot kanë vetëm pak besim, gjenden në rrezikun më të madh t'i nënshtrohen fuqisë së mashtrimeve dhe dhunës së satanit ndaj ndërgjegjes. Bile edhe në qoftë se i përballojnë sprovat, megjithatë në kohën e halleve të mëdha do të përjetojnë pikëllim dhe frikë shumë të madhe sepse nuk janë mësuar të mbështeten në Zotin. Leksionet e besimit të cilat i kanë lënë pasdore do të detyrohen t'i mësojnë nën pasionin e tmerrshëm të dekurajimeve. BZ 588.3
Tani duhet të njihemi me Zotin dhe t'i shijojmë premtimet e tij. Engjëjt e shënojnë çdo lutje serioze dhe të sinqertë. Më me ëndje duhet të heqim dorë nga kënaqësitë vetiake se sa ta lëmë pas dore bashkësinë me Zotin. Varfëria dhe vetmohimi më i madh me Atë, janë më të vlefshme se të gjitha pasuritë, nderi dhe komoditeti e miqësia pa Të. Patjetër duhet të gjejmë kohë për lutje. Në qoftë se lejojmë që interesat botërore ta preokupojnë shpirtin tonë, ndoshta Zoti do të na japë kohë duke na i marrë idhujt tanë që përbëhen nga floriri shtëpitë dhe tokat pjellore. BZ 589.1
Rinia nuk do të ishte mashtruar për të bërë mëkate, në qoftë se do të refuzonte të shkonte çfarëdo rruge përveç asaj në të cilën mund ta kërkojë bekimin e Zotit. Në qoftë se lajmëtarët të cilët botës ia shpallin vërejtjen e fundit solemne do ta kishin kërkuar bekimin e Zotit—jo në mënyrë të ftohtë, inerte dhe të pa vullnet por me gjakime të zemrës dhe me besim si Jakobi—atëherë shpeshherë do t'u jepej rasti të thonë: “E pashë perëndinë ballë për ballë dhe mbeta gjallë.” (Zanafilla 32,30) Qielli do t'i shikonte si princër sepse do të kishin fuqi të ngadhnjejnë në luftën e tyre me Zotin dhe me njerëzit. BZ 589.2
“Koha e pikëllimit çfarë kurrë nuk ka qenë së shpejti do të vijë dhe ne atëherë do të na nevojitet përvoja të cilën tani nuk e kemi dhe të cilën shumë njerëz nuk mërziten ta fitojnë. Janë raste të shpeshta kur pritjen e problemeve e konsiderojmë fatkeqësi më të madhe se që është në të vërtetë, por ky nuk është rasti me hallet që gjenden para nesh. As imagjinata më e bujshme nuk mund ta paramendojë se sa do të jetë kjo sprovë e rëndë. Në atë kohë të sprovave secili shpirt do të detyrohet të qëndrojë për vete përballë Zotit. “E në qoftë se në mes të tij gjenden Noeu, Danieli e Jobi, pasha jetën time thotë Zoti Perëndi—bijë e bija s'do të mund t'i shpëtojnë, do të shpëtojnë vetëm vetveten në saje të drejtësisë së vet.” (Ezekieli 14,20) BZ 589.3
Tani deri sa kryeprifti ynë është duke e bërë pajtimin për ne duhet të përpiqemi të jemi të përkryer në Krishtin. Bile me asnjë mendim të vetëm Shpëtimtari ynë nuk ka mundur të detyorhet të lëshojë pe para forcës së sprovave. Satani në zemrat e njerëzve e gjen ndonjë vend i cili mund të shfrytëzohet si pikëmbështetje për të. Nga ndonjëherë përkrahja mëkatare kultivohet dhe pikërisht aty sprovat e tij e tregojnë forcën, mirëpo Krishti për veten ka thënë: “Pse po afrohet princi i botës? Ai kundër meje s'mundet asgjë.” (Gjoni 14,30) Satani, te Biri i Zotit nuk ka mundur të gjej asgjë që do t'ia kishte bërë të mundur fitoren mbi të. Jezusi u është përmbajtur urdhërave të Atit të tij dhe në të nuk ka pasur mëkat me të cilin satani do t'ishte shërbyer për të ngadhnjyer. Kjo është gjendja me të cilën duhet të ballafaqohen të gjithë ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në kohën e halleve të mëdha. BZ 589.4
Qysh në jetën e tashme me besimin në gjakun e pajtimit të Krishtit duhet ta mënjanojmë mëkatin tonë. Shpëtimtari ynë i çmueshëm na thërret të bashkohemi me të, t'i bashkojmë dobësitë tona me forcën e tij, mosdijen tonë me mençurinë e tij, padenjësinë tonë me meritat e tij. Providenca e Zotit është shkollë në të cilën duhet ta mësojmë butësinë dhe përkuljen e Krishtit. Zoti para nesh gjithnjë e vë qëllimin e vërtetë jetësor e jo rrugën të cilën ne do të kishim dashur ta zgjedhim, atë e cila na duket më e lehtë dhe më e pëlqyeshme. Ne jemi të obliguar të bashkëpunojmë me veglat që na i lë qiellin në dispozicion, me qëllim që karakterin tonë të ndërtojmë drejt Krishtit. Kushdo që këtë vepër e lë pasdore apo e shtyen e sjellë shpirtin e vet në rrezik të tmerrshëm. BZ 590.1
Apostulli Gjoni e kishte dëgjuar në vegim një zë nga qielli që kishte bërtitur: “Vaj për tokë dhe për det, sepse djalli ra ndër ju, tepër i hidhur sepse e di se nuk i mbetet për pak kohë.” (Zbulesa 12,12) Janë skenat e tmerrshme ato që e kanë shkaktuar këtë klithmë, sepse zemrimi i satanit rritet gjithnjë e më shumë në qoftë se koha e tij shkurtohet, ndërsa vepra e tij e mashtrimit dhe e shkatërrimit do ta arrijë kulmin e vet në kohën e fatkeqësive të mëdha. BZ 590.2
Së shpejti në qiell do të duken fenomenet e tmerrshme me karakter mbinatyror si shenjë e fuqisë së demonëve që bëjnë mrekulli. Shpirtërat e djajve do të shkojnë te mbretërit botëror dhe nëpër tërë botën për t'i mashtruar dhe për t'i nxitur që të bashkohen me Satanin në luftën e tij të fundit kundër pushtetit qiellor. Kështu, me ndihmën e këtyre veglave pushtetarët dhe shtetasit e tyre do të mashtrohen. Do të ngriten njerëzit të cilët do të pohojnë se janë Krishti dhe do të kërkojnë t'i ndërojnë dhe t'i adhurojnë si Shpëtimtar të botës. Ata do të bëjnë shërime të mrekullueshme dhe do të pohojnë se nga qielli kanë marrë zbulesa të cilat i kundërvihen dëshmive të Shkrimit Shenjt. BZ 590.3
Në aktin e fundit të mashtrimit të madh, vet satani do të paraqitet si Knshti. Kisha shumë kohë ka pohuar se e pret ardhjen e Shpëtimtarit si plotësim të shpresave të veta kurse tani, mashtruesi i madh do ta krijojë bindjen se tani më Krishti ka ardhur. Në viset e ndryshme të botës, satani do të paraqitet ndërmjet njerëzve si qenie madhështore e shkëlqyeshme e ngjashme me përshkrimin e Birit të Zotit në Zbulesën e Gjonit (Zbulesa 1,13-15). Lavdia e cila do ta rrethojë do t'i tejkalojë të gjitha gjërat që ka mundur t'i shoh syri i vdekatarit. Brohoritjet e ngadhënjimit do të jehojnë nëpër ajër: “Erdhi Krishit!”, “Erdhi Krishti!”. Populli do të bjerë në gjunjë para tij duke e adhuruar. Ai do t'i ngris duart dhe do t'i bekojë ashtu siç i kishte bekuar Krishti nxënësit e vet kur ka jetuar në botë. Zëri i tij do të jetë i butë dhe i marrur por melodik. Me një ton të butë dhe sensibil do t'i paraqes disa të vërteta të mrekullueshme qiellore, të cilat i ka theksuar vetë Shpëtimtari. Do t'i shërojë sëmundjet e popullit dhe do të pohojë duke u bërë Krisht se të shtunën e ka ndërruar për të dielen dhe se të gjithëve u ka urdhëruar ta shenjtërojnë atë ditë të cilën e ka bekuar. Do të thotë se ata që ngulin këmbë për shenjtërimin e ditës së shtatë e çnderojnë emrin e tij sepse refuzojnë t'i dëgjojnë engjëjt që i ka dërguar te ata me dritën dhe të vërtetën. Ky do të jetë një mashtrim i fuqishëm gati që nuk mund të merret me mend. Si samaritasit që i kishte mashtruar shortari Simoni, populli—i vogël e i madh do t'i besojë këtij mashtrimi dhe do të thotë: “Kjo është fuqia e madhnueshme e Zotit.” (Vepr. 8,10) BZ 591.1
Mirëpo populli i Zotit nuk do të mashtrohet. Mësimet e këtij Krishti të rrejshëm nuk janë në pajtim me Shkrimin Shenjt. Bekimi i tij do t'i shqiptohet rrespektuesve të egërsirës dhe shtatores së tij—pikërisht atyre njerëzve për të cilat Bibla thotë se në ta do të shkarkohet hidhërimi i qartë i Zotit. BZ 591.2
Mirëpo satanit nuk do t'i lejohet që ta imitojë mënyrën e ardhjes së Krishtit. Shpëtimtari ia ka tërhequr vërejtjen e popullit të tij në këtë pikëpamje dhe me saktësi e ka përshkruar ardhjen e vet: “Sepse do të paraqiten krishta dhe mesi të rrejshëm dhe do të tregojnë shenja të mëdha dhe të çuditshme aq sa t'i gënjejnë po të ishte e mundshme të zgjedhurit. Nëse ju thonë: “Ja tek është në shkretëtirë, mos luani vendit! Ja tek është në dhomën e strehimit mos besoni! Sepse ardhja e Birit të njeriut do të jetë sikurse vetëtima që delë në lindje e duket deri në perëndim.” (Mateu 24,24-27.31; 25,31; Zbulesa 1,7; 1 Selanikasve 4,16.17). Ështëe pamudshme të imitohet kjo ardhje. Ajo do të jetë e njohur plotësisht të gjithë do ta shohin. BZ 591.3
Vetëm ata që me gjakim e studjojnë Shkrimin Shenjt dhe që ndjejnë dashuri ndaj të së vërtetës do të jenë të mbrojtur nga mashtrimi i madh i cili do ta skllavërojë tërë botën. Me ndihmën e dëshmisë së Shkrimit Shenjt do të zbulohet mashtruesi i maskuar. Koha e sprovës do të vijë për të gjithë. Të krishterët e vërtetë do të zbulohen nga shoshitja që do të bëhet me këtë sprovë. Sa është populli i Zotit fuqishëm i mbështetur në Fjalën e tij dhe a do të mbështetet në shqisat e veta? A do të mbështetet në këtë çast vendimtar në Bibël dhe vetëm në Bibël? Satani do të përpiqet t'i pengojë për t'u përgatitur që të mos i përballojnë kësaj dite. Ai do të bëjë çdo gjë me qëllim që fëmijëve të Zotit t'ua mbyllë rrugën, t'i robërojë me thesarin botëror, t'i ngarkojë me peshë dhe me barrë të rëndë në mënyrë që duke e ngarkuar jetën e tyre me halle të përditshme, në ditën e sprovës të vijë si hajni në mesnatë. BZ 592.1
Pasi që ligji i krijuar nga pushtetarë të ndryshëm të Krishterë është kundër atyre që u përmbahen urdhërave të Zotit, atyre do t'u shkurtohet mbrojtja e pushtetit dhe do t'u lehet në dorë atyre që e gjakojnë shkatërrimin e tyre. Populli i Zotit do t'i braktisë qytetet dhe fushat, do të grumbullohet nëpër grupe dhe do të banojë në vendet e shkreta dhe të vetmuara. Shumë njerëz do të gjejnë vendstrehime nëpër kodra. Si të krishterët e luginave të Piemontit, do t'i bëjnë malet e larta shenjtrore të veta dhe do ta falënderojnë Zotin për vendstrehime “nëpër shkëmbinjë” (Isaia 33,16). Mirëpo, shumë njerëz nga të gjithë popujt dhe të gjitha shtresat, shtatëlartë apo të shkurtër, të pasur dhe të varfër, të bardhë apo të zinj do të hedhen në robërinë më të padrejtë dhe më të egër. Të përkëdhelurit e Zotit do të kalojnë ditë të vështira, të lidhur në zinxhirë, nëpër burgje, të gjykuar me vdekje e disa nëpër qeliza të errëta dhe të flligështa, në dukje do t'i lehen vdekjes nga uria. Asnjë vesh nuk do të dëshirojë t'i dëgjojë klithmat e tyre; asnjë dorë e njeriut nuk do të jetë e gatshme t'u ndihmojë. BZ 592.2
A do ta harrojë Zoti popullin e vet në këtë orë të sprovës? A e ka harruar Noeun besnik kur bota e para përmbytjes qe ndëshkuar për mëkate? A e pat harruar Lotën kur zjarri që ra nga bota ia dogji qytetet në rrafshinë? A e pat harruar Jozefin të rrethuar me paganë në Egjipt? A e pat harruar Elian kur Isabela i qe kërcënuar me fatin e profetëve të Baalit? Ae pat harruar Jereminë në gropën e errët dhe të tmershme? A i pat harruar tre djelmosha të guximshën në furrën e zjarrtë? Apo Danielin në gropën e Luanit? BZ 592.3
“Sioni tha: Zoti më la, më harroi Zoti! A e harron—thua—gruaja foshnjën e vet që të mos ketë dhimbë për banim në barkun e vet? Por edhe nëse ndonjëra do ta harronte, unë ty kurrë nuk të harrojë. Shih, të kam shkruar në duart e mia, muret e tua gjithnjë para sysh i kam.” (Isaia 49,14-16) Zoti i ushtrive ka thënë: ‘'Kush t'ju prek ju, e prek bebzën e syrit tim.” (Zakaria 2,8) BZ 593.1
Edhe pse armiqët mund t'i hedhin nepër burgje, muret e burgjeve nuk do të mund ta ndërpresin lidhjen ndërmjet shpirtërave të tyre dhe Krishtit. Njëri që e njeh çdo dobësi të tyre, që është i njohtuar me të gjitha sporvat e tyre, është më i madh se të gjitha fuqitë tokësore dhe engjëjt do t'i vizitojë në qelizat e tyre të vetmisë dhe do t'ua sjellin paqen dhe dritën qiellore. Burgjet do t'u bëhen si pallate; sepse aty do të qëndrojnë ata që janë të pasur me besim dhe muret e errëta do të ndriçohen me dritën qiellore si atëherë kur Pali e Sila ishin lutur dhe kishin kënduar këngë lavdie në mesnatë në burgun e Filipës. BZ 593.2
Gjyqet e Zotit do t'i përfshijnë ata që përpiqen ta shtypin dhe ta shkatërrojnë popullin e tij. Durimi i madh i Zotit ndaj të këqijëve i ka kurajuar njërizit që të bëjnë keq mirëpo ndëshkimi i tyre edhe pse aq shumë i shtyer do të jetë i sigurt dhe i tmerrshëm. “Sepse, porsi mbi malin Farasin Zoti do të ngritet, porsi në luginën e Gabaonit do të zemrohet për ta kryer veprën e vet të jashtëzakonshme për ta bërë punën e vet—punën e mrekullueshme.” (Isaia 28,21) Zotit tonë të mëshirshëm ndëshkimi i duket diçka e huaj: “Ti thuaju. Pasha jetën time—thotë Zoti—nuk e dua vdekjen e të pabesit por dua që të kthehet nga rruga e ligë e të jetojë.” (Ezekieli 33,11) Zoti është “i mëshirshëm, i pikëllueshëm, me zemërim të ngadalshëm dhe me dashuri ndaj së vërtetës.” Ai falë “paudhësitë, padrejtësinë dhe mëkatet”. Megjithatë ai fajtorin nuk e lë pa e dënuar. “Zoti hidhërohet ngadalë por ka fuqi të madhe; mirëpo ai kurrsesi nuk e shfajson fajtorin.” (Dalja 34,6.7; Nahumi 1,3) Ai me drejtësi të saktë do ta mbrojë autoritetin e ligjit të tij të shkelur. Ndëshkimi i ashpër që i pret mëkatarët shihet nga pritja e Zotit për ta kryer gjyqin. Populli me të cilin ka pasur aq durim dhe të cilin nuk dëshiron ta godas deri sa të mos e mbush kupën e padrejtësisë para Tij, më në fund Ai do ta pijë kupën e zemërimit të përzier me mëshirë. BZ 593.3
Kur Krishti ta ketë përfunduar shërbimin e ndërmjetësimit, në shenjtërore do të derdhet zemërimi i papërzier kundër atyre që i falen egërsirës dhe truporës së saj dhe ata që e kanë marrë vulën e saj (Zbulesa 14,9.10). Të këqijat të cilat u shkarkuan mbi Egjiptin kur Zoti e kishte ndërmend ta çlironte Izraelin janë të ngjashme për nga karakteri me ato dënime të tmerrshme dhe më të mëdha të cilat do t'i gjej bota pikërisht para çlirimit definitiv të popullit të Zotit. Autori i Zbulesës duke i përshkruar këto dy ndëshkime të mëdha thotë: “U bënë plagë të rënda dhe të këqija për njerëzit që e kishin vulën e egërsirës dhe e adhuronin truporen e saj”. Deti u bë “si gjaku i të vdekurit” dhe çdo gjallesë në det cofi ...” Lumenjët dhe burimet e ujërave “u bënë gjak”. Sado të tmerrshme që janë këto gjyqe, drejtësia e Zotit megjithatë arsyetohet plotësisht. Engjëlli i Zotit thotë: “Je i drejtë Ti që je e Ti që ishe, pse me të drejtë vendose kështu sepse ata e patën derdhur gjakun e të drejtëve dhe profetëve. Tani u jep të pijnë gjak. E kanë merituar.” (Zbulesa 16,2-6) Duke e gjykuar popullin e Zotit me vdekje ata e kanë marrë mbi vete fajin për gjakun e tyre si ta kishin derdhur me duart e tyre. Në të njëjtën mënyrë Krishti i ka shpallur hebrejtë e kohës së tij fajtorë për tërë gjakun e të shenjtërve që është derdhur që nga ditët e Abelit; sepse ata e kanë pasur frymën e njëjtë si edhe vrasësit e profetëve dhe kanë dashur ta bëjnë veprën e njëjtë. BZ 594.1
Në dënimin i cili pason, diellit do t'i jepet fuqi “që të përvëlojë me zjarr. Dhe u dogjën njerëzit nga zhegu i madh” (Zbulesa 16,8.9). Ja se si e përshkruajnë profetët gjendjen në atë kohë të tmerrshme: “Fusha u shkretërua, toka vajton sepse drithi u dogj”. “Të gjitha pemët e fushës u thanë, sepse u zhdukë gëzimi ndër bijët e njeriut.” “Fara u kalb nëpër hulli, drithoret u shkretëruan.” “Shih si frymon bagëtia, si pëllasin lopët sepse nuk ka kullotë ... U thanë prrockat e ujit dhe zjarri i përvëloi kullosat në shkretëtirë.” “Atë ditë do të vajtojnë këngëtarët e pallatit—është fjala e Zotit—të shumta do të jenë kufomat, të hedhura gjithkah. Heshtim!” (Joeli 1,10-12.17-20; Amosi 8,3) BZ 594.2
Këto të këqija nuk do të jenë të përgjithshme sepse përndryshe të gjithë banorët e tokës do të ishin zhdukur. Megjithatë këto të këqija do të jenë skeptri më i tmerrshëm i cili ndonjëherë ka qenë i njohur për vdekatarët. Të gjitha ndëshkimet që i kanë gjetur njerëzit para përfundimit të kohës së mëshirës kanë qenë të përziera me mëshirë. Gjaku i Krishtit i ka mbrojtur mëkatarët për të mos e marrë ndëshkimin e plotë për fajet e veta. Mirëpo në gjyqin e fundit zemërimi i Zotit do të shkarkohet pa u përzier me mëshirë. Në atë ditë shumë njerëz do ta dëshirojnë mbrotjen e mëshirës hyjnore të cilën e kanë urrejtur aq shumë. “Ja po vijnë ditët, është Fjala e Zotit, kur mbi vend do të çojë urinë; jo uri buke e etje uji, por të dëgjimit të fjalës së Zotit. Do të enden prej detit në det, do të përshkohen prej veriut në lindje duke e kërkuar Fjalën e Zotit e s'do ta gjejmë.” (Amosi 8,11.12) BZ 594.3
Populli i Zotit nuk do të kursehet nga pësimet. Mirëpo, ndonëse do të ndiqet dhe do të vuaj, edhe pse do të gjendet në skamje dhe do të pësojë për shkak të mugesës së ushqimit, megjithatë nuk do të zhduket. Zoti i cili është kujdesur për Elizeun nuk do ta tejkalojë asnjërin nga fëmijët e vet të vetësakrifikuar. Ai i cili i ka numëruar fijet e flokëve në kokat e tyre do të përkujdeset për ta edhe gjatë kohës së urisë dhe këta njerëz nuk do të vuajnë. Deri sa të këqijët do të vdesin nga uria dhe kolera, engjëjt do t'i mbrojnë të drejtit dhe do t'ua plotësojnë nevojat e tyre. Atij “që ecë nëpër drejtësi” i është dhënë premtimi: “Bukë ka mjaft, ujët s'i mungon.” “Skamnorët e të varfërit ujë kërkojnë por ujë ska, gjuha e tyre nga etja u tha, unë Zoti do t'i vështrojë, unë Zoti i Izraelit s'do t'i braktisë.” (Isaia 33, 15.16; 41,17) BZ 595.1
“Fiku më nuk do të lulëzojë, fryt në hardhi më nuk do të ketë, nuk do të jap fruta ulliri, nuk do të japin ushqim arat, zbrazët do të mbes vatha pa dhenë, në katua gjedhi nuk do të pëllas. Kurse unë do të gëzoj në Zotin, do të gëzoj në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (Habakuk 3, 17.18) BZ 595.2
“Zoti është rojtari yt, Zoti është hija jote, Zoti është në të djathtën tënde. Dielli nuk do të bëjë keq ditën, as hëna natën. Zoti do të të ruaj nga çdo e keqe, Zoti do ta ruaj jetën tënde.” “Sepse ai do të çlirojë nga laku i gjahtarëve, dhe nga fjala dijekeqe. Do të bëj hije me krahët e vet, do të strehohesh nën fletët e tija, mburojë e pancir është e vërteta e tij. Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës as prej shigjete që fluturon ditën, as prej mortajës që shetit në errësirë, as prej shfarosjes që shkretëron ne mesditë. Le të biejnë me mija rreth teje, dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, ty nuk do të ndodhë asgjë. Porsa ti me sy të vetëtijsh, shpagimin e mëkatarit do ta shikosh. Pasi Zoti është mburoja jote dhe e zgjodhe të gjithfuqishmin për strehimin tënd, e keqe nuk do të gjej dhe fshikullima s'do t'i afrohet tendës sate.” (Psalmi 121,5-7; 91,3-10) BZ 595.3
Mgjithatë, në bazë të kuptimit njerëzor do të duket se populli i Zotit pajetër duhet ta vulosë së shpejti dëshminë e vet me gjak ashtu siç e kanë pësuar martirët. Vetë populli i Zotit do të fillojë të frikësohet se Zoti e ka lënë të bjerë në duart e armiqëve. Kjo është koha e frikës së tmerrshme shpirtërore. Ditë e natë do ta thërrasin Zotin për t'i shpëtuar. Të këqijët do t'i përqeshin dhe me urrejtje do t'u drjtohen: “Ku është tani feja e juaj? Përse Zoti nuk po u liron nga duart tona, në qoftë se vërtetë jeni popull i tij?” Mirëpo ata që presin do t'u përkujtohen se si kryepriftërinjtë dhe udhëheqësit e shtetit me përqeshje i bërtisnin Jezusit kur po vdiste në Kalvarë (Golgotë). “Të tjerët i shpëtojë, vetveten s'po mundet ta shpëtojë. Nëse është mbret i Izraelit, le të zbres tani prej kryqit e do t'i besojmë.” (Mateu 27,42) Si Jakobi, të gjithë ata do të luftojnë me Zotin. Fytyrat e tyre do ta shprehin luftën e brendshme. Të gjitha fytyrat do të zbehen. Mirëpo ata nuk do të pushojnë t'i vazhdojnë lutjet e veta serioze. BZ 596.1
Sikur njerëzit të mund të shikonin me pamje qiellore do t'i shihnin çetat e engjëjve të fuqishëm që i rrethojnë sepse ata janë mbajtur për fjalën e durimit të Krishtit. Me butësi përplot bashkëndjenja engjëjt i shikojnë hallet e tyre dhe ua dëgjojnë lutjet. Ata e presin fjalën e Urdhëruesit që t'i shkëpusë nga rreziku. Mirëpo duhet të presin edhe pak. Populli i Zotit duhet ta gëlltisë kupën dhe të pagëzohet me pagëzimin e pësimeve. Pikërisht kjo zvarritje e mundimshme është përgjigja më e mirë ndaj lutjeve të tyre. Deri sa të përpiqen që me shpresë ta presin Zotin që Ai të veprojë, ata në këtë mënyrë e forcojnë besimin, shpresën dhe durimin e vet të cilët gjatë jetës religjioze i kanë bërë pak. Mirëpo për hirë të të zgjedhurëve do të shkurtohet koha. “Vallë, a nuk do t'i mbroj Zoti të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta me çështjen e tyre. Do të ngritet me nxitim për t'u ardhur atyre në ndihmë.” (Luka 18,7.8) Fundi do të vijë më shpejt se që e presin njerëzit. Gruri do të korret dhe do të lidhet në duaj për drithnikët e Zotit, ndërsa egjra do të mblidhet për zjarrin e shkatërrimit. BZ 596.2
Besnikë ndaj detyrës së vet, rojet qiellore edhe më tutje do të bëjnë roje. Ndonëse me urdhërin e përgjithshëm është përcaktuar koha kur duhet të vriten të gjithë ata që u përmbahen urdhërave të Zotit, megjithatë armiqët e tyre në disa raste edhe para kohës do të tentojnë t'ua marrin jetën. Mirëpo askush nuk do të mund të kalojë skaj rojeve të fuqishme të cilat e ruajnë çdo shpirt besnik. Disa në ikjen e tyre nga qytetet dhe fshatrat do të sulmohen, por shpatat të cilat do të ngriten kundër tyre do të thehen dhe do të biejnë në tokë si fije kashte. Të tjerët do t'i mbrojnë engjëjt në formë të luftëtarëve. BZ 596.3
Zoti në të gjitha kohët e ka ndihmuar popullin e vet dhe e ka çliruar përmes engjëjve të tij të shenjtë. Qeniet qiellore gjithnjë kanë marrë pjesë aktive në jetën dhe punën e njerëzve. Engjëjt janë lajmëruar në rroba të cilat kanë shkëlqyer si vetëtima, apo kanë ardhur të veshur si udhëtarë. Engjëjt u janë paraqitur në formë njerëzore — njerëzve të Zotit. Në mesditë kanë pushuar nën ahishte sikur të ishin të lodhur, e kanë pranuar mikpritjen e shtëpive njerëzore. Natën si ciceronë u kanë shërbyer udhëtarëve të vonuar. Me duar të veta e kanë ndezur flakën në altar. I kanë hapur dyert e burgjeve dhe i kanë nxjerr në liri shërbëtorët e Zotit. Të mbështjellur nga shkëlqimi qiellor kanë ardhur ta heqin gurin nga varri i Shpëtimtarit. BZ 598.1
Engjëjt shpeshherë gjenden në tubimet e njerëzve të drejtë në formë të njerëzve dhe i vizitojnë tubimet e këqijëve siç kanë shkuar në Sodomë për ta bërë raportin lidhur me veprat e tyre dhe e kanë konstatuar se e kanë kapërcyer kufirin e durimit të Zotit. Zoti e do mëshirën; dhe për hir të disave që vërtetë i shërbejnë Ai e mënjanon fatkeqësinë dhe ia vazhdon faqen të shumtëve. Pak ka njerëz të cilët gabojnë kundër Zotit që e dinë se për jetën e tyre duhet t'i falënderojnë një numri të vogël të besimtarëve të cilët ata i përqeshin dhe i shtypin. Edhe pse pushtetarët e kësaj botë nuk e dinë, megjithatë me këshillimet e tyre engjëjt shpeshherë e kanë pasur fjalën kryesore. Sytë e njerëzve kanë parë, veshët e njerëzve i kanë dëgjuar lutjet e tyre; gojat e njerëzve u janë kundërvënë propozimeve të tyre dhe i kanë përqeshur këshillat e tyre; duart e njerëzve i kanë thyer dhe i kanë torturuar. Nëpër sallat e gjykatave këta lajmëtarë qiellorë e kanë dëshmuar njohjen e saktë të historisë njerëzore; ata më mirë i kanë përfaqësuar të shtypurit se sa përfaqësuesit e tyre më të aftë dhe më retorik. Ata i kanë parapenguar shumë qëllime dhe e kanë frenuar të keqen e cila shumë do ta kishte penguar veprën e Zotit duke i shkaktuar shumë pësime popullit të tij. Në momentin e rrezikut dhe të halleve “engjëlli i Zotit zë vendi rreth tyre që e kanë frikë dhe i shpëton” (Psalmi 34,7). BZ 598.2
Me gjakim të madh populli i Zotit e pret shenjën e ardhjes së Mbretit të vet. Kur rojet të pyeten: “Rojtarë ç‘kohë nate është ?” Do ta japin përgjegjen e qartë: “Po vjen mëngjesi por edhe nata.” (Isaia 21,11.12) Në retë mbi majet e maleve do të shkreptijë drita. Së shpejti do të zbulohet lavdia e tij. Dielli i dritës së shpejti do të shkëlqejë. Mëngjezi dhe nata janë aty—agimi i ditës së pasosur për të drejtit dhe fillimi i natës së pasosur për të këqijët. BZ 599.1
Deri sa ata që luftojnë, ia dërgojnë Zotit lutjet e veta, perdja e cila i ndanë nga bota e padukshme duket se gati është mënjanuar. Qielli do të flakërojë nga agimi i ditës së pasosur dhe ngjashëm me melodinë e korit qiellor deri në veshë do të depërtojnë fjalët: “Qëndroni të fortë në besimin tuaj! Ndihma po vjen!” Krishti, ngadhnjimtari i gjithëfuqishëm luftëtarëve të vet të lodhur do t'ua japë kurorat e lavdisë së pakalueshme kurse zëri i tij do të kumbojë nga dyert gjysëm të hapura: “Ja unë jam me ju! Mos u frikësoni! Unë ua njoh të gjitha hallet; i kam bartur brengat tuaja. Ju nuk jeni duke luftuar kundër armiqëve të pathyeshëm. Unë e kam arritur fitoren për hir tuajin dhe në emrin tim Ju jeni më tepër se ngadhnjimtarë!” BZ 599.2
Shpëtimtari do të na dërgojë ndihmë pikërisht atëherë kur të na nevojitet. Rruga në qiell është e shenjtëruar me hapat e tij. Çdo ferrë që e lëndon këmbën tonë, e ka lënduar të Tijën. Çdo kryq, të cilin jemi thirrur ta bartim Ai e ka bartur para nesh. Zoti i lejon luftërat në mënyrë që shpirtin ta përgatis për paqe. Koha e hallit të madh është sprova e tmerrshme e zjarrtë për popullin e Zotit; mirëpo kjo është koha kur çdo besimtar i drejtë duhet ta ngrejë kokën lartë dhe me besim ta shoh ylberin e betimeve që shkon pas tij. BZ 599.3
“Të shpërblyerit e Zotit do të kthehen e do të arrijnë në Sion duke kënduar, lumturia e përhershme do të jetë mbi krye të tyre, do t'i përcjellë gëzimi dhe hareja, do të zhduken dhimbjet e rënkimet. Unë, unë jam ngushëlluesi i juaj. Kush je ti që trembesh nga njeriu i vdekshëm, nga biri i njeriut që është si bari? E ke harruar Zotin Krijuesin tënd ... E gjithnjë vazhdon të trembesh gjithë ditën nga mllefi i atij që të mundonte kur vendosi ta shuante farën. Ku është tani mllefi i ndrydhësit? I zëni rob shpejt do të çlirohet, në burg s'do të vdes, buka kurrë s'do t'i mungojë. Unë jam Zoti Perëndia yt që e tundë detin e buçasin valët e tija; Zoti i ushtrive është emn im. Fjalët e mija në gojë t'i vura, nën hije të dorës sime të fsheha ...” BZ 599.4
“Dëgjo pra o i mjerë, o i dehur por jo me verë! Kështu thotë zotëruesi yt, Zoti Perendia yt, mbrojtësi i popullit tënd: ja prej dorës po ta heq kupën e trullosjes e gotën e zemërimit tim: ti kurrë më nuk do ta pijsh. Pëmdjeksve të tu në dorë do t'ua vë atyre që ty të thonin: bëhu urë të kalojmë mbi ty! Urë ua bëje shpinën tënde por si udhë për kalimtarë.” (Isaia 51,11 -16.21 -23) BZ 600.1
Syri i Zotit që shikon nëpër shekuj ka qenë i drejtuar në çastin e vendimit të cilin populli i Zotit duhet ta përjetojë patjetër, kur fuqitë tokësore do të vërsulen kundër tyre. Ngjashëm me robët e ndjekur ata do të frikësohen nga vdekja prej urisë e dhunës. Mirëpo Zoti i cili para syve të Izraelitëve e ndau Detin e Kuq më dysh do ta tregojë edhe tani fuqinë e madhe dhe do t'ua heq robërinë. “Ata do të bëhen ditën që unë po e bëjë gati—thotë Zoti i ushtrive—prona ime. Unë do t'i mëshirojë siç e falë njeriu djalin e vet që i shërben.” (Malakia 3,17) Sikur gjaku i dëshmitarëve besnikë të Krishtit të ishte derdhuar në atë kohë, ai nuk do të kishte mundur si gjaku i martirëve dikur, të bëhej farë që është mbjellur për ta sjellur frytin për korije në lavdinë e Zotit. Besnikëria e tyre nuk do të ishte dëshmi e cila do t'i bindëte për të vërtetën të tjerët sepse valët e mëshirës qenë refuzuar nga zemrat gurë që të mos ktheheshin kurrë. Sikur të drejtit të binin sot, pre e armiqëve të tyre, kjo do ta nënkuptonte fitoren e princit të errësirës. Autori i psalmeve thotë: “Zoti më fshehë në tendën e vet në ditë të vështirë, më strehon në vend të fshehtë të tendës e më ngrehë lart mbi qetë.” (Psalmi 27,5) Krishti ka thënë: “Nisu populli im, hyrë në dhomat tua, mbylle pas vetes derën, fshehu për pak kohë deri sa të kalojë zemërimi, sepse ja Zoti po del nga banesa e vet për t'i ndëshkuar fyërjet që ia bënë banorët e tokës.” (Isaia 26,20.21) Çlirimi i atyre të cilët me durim e kanë pritur ardhjen e Tij dhe emrat e të cilëve janë shkruar në librin e jetës, do të jetë i lavdishëm! BZ 600.2