Predikimi me besim i fjalës së Perëndisë pasohej gjithmonë nga rezultate që dëshmojnë për origjinën e saj hyjnore. Shpirti i Shenjtë paraprinte mesazhin e shërbëtorëve të Tij dhe fjala merrte fuqi të reja. Ndërgjegjet e fjetura të mëkatarëve po zgjoheshin. “Drita që ndriçon çdo njeri që vjen në botë”, ndriçoi edhe skutat e fshehta të shpirtit të tyre dhe nxorri në pah gjithçka që më parë i takonte errësirës. Bindja hodhi rrënjë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Ata ishin më se të bindur për mëkatet e tyre dhe për drejtësinë e gjykimit që po afrohej. Ata mund ta kuptonin deri diku, drejtësinë e Jehovait dhe ndjenin se nuk mund t’i dilnin përpara Atij si njerëz mëkatarë dhe të pastër. Të pushtuar nga ankthi, ata thirrën me të madhe: “Kush do më çlirojë nga ky trup që sjell vdekje?” Me të zbuluar kryqin e Kalva-rit dhe flijimin që ai mbartte në vetvete, ata vunë re se vetëm Jezu Krishti mund t’i shlyente mëkatet e tyre; vetëm kjo, mund ta pajtonte njerëzimin me Perëndinë që heq mëkatet e botës.” Vetëm gjaku i Jezusit mund t’u falte atyre shlyerjen e mëkateve që s’janë më.” KiM 444.1
Këta njerëz të penduar u krhyen në pemë me fryte. Ata besuan dhe u pagëzuan duke filluar një jetë të re - u bënë krijesa të reja përmes Jezu Krishtit; krijesa, që s’mund t’i përshtateshin më dëshirave të ethshme të së kaluarës, por që dëshironin ta ndiqnin me besim hap pas hpi Birin e Perëndisë, të reflektonin karakterin e Tij dhe t’i pastronin mendjet dhe zemrat e tyre në përputhje me pastërtinë e Tij. Ata donin gjithçka, që kishin urryer më parë dhe të vetëkënaqur nga jeta, u bënë të urtë dhe të përkulur. Mendjelehtët dhe supersticiozët u bënë seriozë dhe të matur.Ateistët u bënë besimtarë, pijanecët hoqën dorë nga pija, të shthururit fituan respektin e humbur. Zakonet pavlerë të botës u flakën tej. Të Krishterët nuk këkronin “stoli të jashtme: gërshetim flokësh, stolisje me ar ose veshje me rroba të bukura, por njeriun e fshehur të zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë” - Letra e parë e Pjetrit 3:3, 4. KiM 444.2
Përtëritje të tilla mbartnin në të vërtetët shqyrtimin e kuj-desshëm të besimit dhe përulje shpirtërore. Ato karakterizo-heshin nga thirrje solemne dhe të ethshme drejtuar mëkatarëve dhe nga dëshira e zjarrtë për të fituar shpëtimin e të tjerëve. Frytet e këtyre ringjalljeve shpirtërore shfaqeshin qartë tek ata njerëz, që nuk zprapseshin përpara sakrificave dhe vetëmohimit, por gëzoheshin kur qortoheshin dhe kalonin prova të vështira për hir të Jezu Krishtit. Njerëzit vinin re se si transformoheshin jetët e atyre që i përkisnin Jezusit dhe e mbronin emrin e Tij. Komuniteti ku ata jetonin përfitoi shumë nga ndikimi i tyre. Ata u bënë një me Krishtin, mbollën me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë për të korrur jetën e përjetshme. KiM 445.1
Për ta, mund të thuhej: “U trishtuat për pendim ... Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendimin për shpëtim për të cilin njeriut nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje. Në fakt, ja sa kujdes shkaktoi tek ju pikëllimi sipas Perëndisë, sa fjalë për të kërkuar ndjesë, sa zemërartë, sa druajtje, sa dëshirë të zjarrtë, sa zell, sa kënaqësi! Me çdo mënyrë ju treguat se jeni të pastër në këtë çështje” - Letra e dytë e Korintasve 7:9-11. KiM 445.2
Këto janë rezultatet e punës së Shpirtit të Shenjtë. Pendimi i vërtetë shfaqet vetëm atëherë, kur ai sjell ndryshim. Mëkatari gjen paqe me Perëndinë vetëm atëherë, kur ai ronovon beslidhjen me Zotin, kur kthen atë që ka grabitur, kur rrëfen mëkatet dhe kur e do Zotin dhe të afërmit e Tij. KiM 445.3
Përtëritjet fetare në të shkuarën pasoheshin nga të tilla re-zultate inkurajuese. Dhe ishin pikërisht këto rezultate, që tregonin se Zoti i kishte bekuar lëvizjet fetare që kishin të bënin me shpëtimin dhe lartësimin e racës njerëzore. KiM 445.4
Por shumë nga ringjalljet shpirtërore të kohëve moderne u mungon hiri hyjnor që pasonte punën e shërbëtorëve të Perëndisë kohë më parë. Megjithëse lind një farë interesi i përgjithshëm, megjithëse shumë njerëz pretendojnë se kanë përjetuar shndërrim shpirtëror dhe anëtarësia e kishave rritet me anëtarë të rinj, nuk rritet me anëtarë të rinj, nuk ka asnjë fakt që të na bëjë të besojmë se edhe jeta e vërtetë shpirtërore ka njohur të njëjtën shtytje përpara. Dita që ndriçon për një farë kohe, shuhet shpejt, duke e bërë errësirën të duket më e frik-shme se kurrë. Shpesh këto përtëritje moderne i bëjnë thirrje imagjinatës njerëzore, nxitin emoSione dhe kënaqin për të renë dhe misteriozen. Kështu “të Krishterët” e rinj, nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe për të dëgjuar të vërtetën. Biblike dhe nuk janë të interesuar të njohur dëshmitë e profetëve dhe apos-tujve. Shërbesa fetare bëhet interesante për ta, vetëm në qoftë se ka karakter sensaSional. Një mesazh që i bën thirrje gjykimit pasiv, nuk mund të zgjojë përgjigje aktive prej tij. Paralajmëri-meve të qarta të fjalës së Perëndisë prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesat e tyre që lidhen ngushtë me jetën e përjetshme, s’u kushtohet vëmendje fare. KiM 446.1
Për çdo të Krishter të vërtetë, marrëdhënia me Perëndinë dhe shpresa për jetën e përjetshme duhet të përbëjnë temën më tërëndësishme në jetë. Po ku është fryma e përkushtimit ndaj Zotit në kishat e ditëve tona? Njerëzit që i hynë rrugës së besimit nuk heqin dorë nga krenaria dhe dashuria për botën.Ata nuk duan të sakrifikojnë, nuk duan ta marrin mbi supe kryqin dhe nuk duan t’i shkojnë pas Jezusit të përulur dhe të bindur, ashtu si nuk donin t’i bënin të gjitha këto përpara shndërrimit shpirtëror që “përjeton”. Feja është kthyer në zbavitje për njerëzit skeptike dhe jobesnikë, sepse shumë prej atyre që quhen të Krishterë nuk duan t’ia dinë për parimet e saj. Fuqia e Perëndisë nuk ndjehet pothuajse fare në pjesën më të madhe të kishave. Njerëzit mendojnë vetëm për piknike, pjesë teatrale dhe tregje shitblerjeje të organizuara nga kisha, për shtëpi moderne dhe rehati personale kaq shumë pas të mirave materiale dhe pozitave shoqërore, saqë s’kanë kohë për t’u marrë me interesat e tyre që kanë të bëjnë me ërjetësinë. KiM 446.2
Në këto zbatimit të gjykimit përfundimtar të Perëndisë mes rradhëve të popullit të Zotit në tokë, do të vihet re një rilindje e tillë besimi që s’është parë që nga koha e apostujve. Shpirti dhe fuqia e Perëndisë që do të jenë me fëmijët e Tij. Gjatë kësaj ko-he shumë njerëz do të largohen nga kishat ku dashuria për Zotin dhe fjalën e Tij janë zëvendësuar nga dashuria për botën. Si pastorët, ashtu edhe njerëzit e thjeshtë, do t’i pranojnë me gëzim të vërtetat e mëdha që Zoti do t’i zbulojë përpara tyre pikërisht ardhjes së dytë të Krishtit. Armiku i njerëzimit do ta pengojë këtë punë; prandaj ai do të organizojë një lëvizje të rreme - barrierë përpara kohës së duhur. Ai do të deklarojë se Perëndia i ka bekuar veçanërisht të gjitha ato kisha që ai do të ketë mashtruar; atje do të manifestohej një formë e veçantë, interesante që do të mendohet të jetë interes fetar nërritje. Me mijëra njerëz do të ngazëllehen nga fakti që Zoti po punon, po e kryen një forcë tjetër. Satani do të përpiqet që ta zgjerojë ndikimin e tij mbi të Krishterët duke përdorur, një maskë fetare. KiM 447.1
Forcat që kanë punuar përmes pjesës më të madhe të rilindjeve shpirtërore të gjysmës së funditë të këtij shekulli, do të shfaqen pak a shumë dhe në lëvizjet më popullore të së adhmes. Mashtrimi fshihet pas ngacmimit emoSional dhe përzierjes së të vërtetës me të rremen. Megjithatë, askush nuk duhet të gënje-het. Drita e fjalës së Perëndisë e lehtëson dallimin e natyrës së këtyre lëvizjeve. Njerëzit duhet ta dinë se Zoti nuk mund t’i bekojë ata që mohojnë dëshminë e Biblës duke u kthyer kurrizin atyre të vërtetave të qarta, që kërkojnë vetmohimin dhe brak-tisje të botës. Duke i krahasuar këto lëvizje me rregullin e ven-dosur nga vetë Krishti. “Ju do t’i njihni nga Shpirti i Shenjtë. KiM 447.2
Në të vërtetat e fjalës së Tij, Perëndia u ka zbuluar njerëzve Vetveten; dhe këto të vërteta janë mburojë kundër mashtri-meve të Satanit për të gjithë ata që i pranojnë ato. Mohimi i këtyre të vërtetave i ka hapur derën së keqes, që është përha-pur kaq shumë në rrethin fetar mbarëbotëror. njerëzit e kanë harruar natyrën dhe rëndësinë e ligjit të Zotit. Kuptimi i gabuar i karakterit, përjetësisë dhe detyrimit që mbart në vetvete ligji hyjnor i ka udhëhequr shumë njerëz drejt një shndërrimi dhe shenjtërimi shpirtëror të gabuar dhe ka çuar në uljen e nivelit të përkushtimit në kishë. Pikërisht këtu, gjendet sekreti i mungesës së fuqisë dhe Shpirtit të Perëndisë në përtëritjet shpirtërore të kohës sonë. KiM 447.3
Në sekte të ndryshme fetare ka njerëz që shquhen për ndjenjën e tyre të përkushtimit dhe pikërisht këta njerëz janë ata, që enjohin këtë fakt dhe flasin me guxim në brojtje të tij. Profesor Edwards A. Park duke theksuar rreziqet më të përha-pura të ditës në fushën e fesë, thotë: “Fakti që nga podiumet fetare nuk bëhet thirrje njerëzve për ta respektuar ligjin hyjnor, përbën një burim rreziku. Më parë podiumi i bënte jehonë zërit të ndërgjegjes ... Predikuesit tanë më të shquar u jepnin madhështi dhe bukuri shërbesave të tyre, duke ndjekur shem-bullin e Mësuesit dhe duke e përqëndruar vëmendjen tek ligji, urdhëresat dhe paralajmërimet e tij. Ata përsëritnin dy senten-cat e mëdha: që ligji, është tejshkrim i përsosshmërisë hyjnore dhe që kushdo që nuk do ligjin, nuk mund ta dëgjojë as Ungjillin; sepse ligji ashtu si Ungjilli, është pasqyrë që reflekton karakterin e vërtetë të Perëndisë. Ky rrezik na udhëheq drejt një të dyti; atij të nënvlersimit të të keqes që mbart mëkati, të shtrirjes dhe dëmit që sjell ai. Drejtësia e urdhëresave dhe gabimi i mosbindj-es ndaj tyre janë në përpjestim të drejtë ...” KiM 448.1
“Në rradhën e rreziqeve të përmendura më lart është edhe ai i nënvleftësimit të drejtësisë së Perëndisë. Folësit modernë kanë prirjen që ta zhveshin drejtësinë hyjnore nga mirëdashja hyjnore, preferojnë ta paraqesin mirëdashjen më shumë si ndjenjë sesa ta lartësojnë si parim. Prizmi i ri teologjik veçon ato që Zoti i ka dhënë si bashkim unik. Ligji hyjnor është i mirë apo i keq? Është prirje për ta zbatuar ligjin. Nga zakoni i nënvleftësimit të ligjit dhe drejtësisë hyjnore, dhe të dëmit që sjell mosbindja e tyre, njerëiz mund të rrëshkasin lehtë dhe pa kuptuar në zakonin e nënvleftësimit të mëshirës dhe hirit që ka siguruar një shlyerje për këtë mëkat.” Kështu, në mendjet e njerëzve, Ungjilli humb vlerën dhe rëndësinë e tij dhe ata praktikisht, janë gati ta flakin tej Biblën. KiM 448.2
Shumë mësues fetarë pohojnë se Krishti, me anë të vdekjes së Tij, i dha fund ligjit, dhe prandaj njerëzit janë të lirë të mos i respektojnë urdhëresat e tij. Ka disa prej tyre, që e paraqesin atë si një zgjedhë të rëndë dhe përballë zgjedhjes së ligjit, ata ven-dosin lirinë që mbart Ungjilli. KiM 448.3
Por profetët dhe apostujt nuk e konsideruan të tillë ligjin e shenjtë të Perëndisë. Davidi tha: “Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.” - Psalmi 113:45. Apostulli Jakob që shkroi pas vdekjes së Krishtit i drejtohet Decalogue-t si “ligj mbretëror dhe si “ligj i përsosur i lirisë.” - Jakobi 2:8, 1:25. Dhe më pas, Gjoni një gjysën shekulli pas kryqëzimit, i bekon të gjithë ata “që i kryejnë urdhërimet e tij”, duke thënë se “do të kenë të drejtën për dru-rin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.” - Zbulesa 22:14. KiM 449.1
Pretendimi sipas të cilit Krishti i dha fund me anë të vdekjese së Tij ligjit, është pa bazë. Sikur të ishte i mundur që ligji të ndryshohej apo të mos merrej parasysh, atëherë Krishti s’kishte pse të vdiste për t’i shpëtuar njerëzit nga dënimi që sjell mëkati. Vdekja e Jezusit, jo vetëm që nuk i dha fund ligjit, por përkundrazi, provoi edhe një serë pandryshueshmërinë e tij. Biri i Perëndisë erdhi “që ta bënte ligjin e madh dhe të mre-kullueshëm.” - Isaia 42:21. Ai tha: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin; “Deri sa qielli dhe toka të kalojë, asnjë jetë asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojë.” - Përsa i përket Personit të Tij, Ai deklaron: “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vull-netin tënd dhe ligji yt është në zemrën time.” - Psalmi 40:8. KiM 449.2
Ligji i Perëndisë nga natyra është i pandryshueshëm. Ai është zbulim i karakterit dhe natyrës së Autorit të tij. Zoti ështëdashuri dhe ligji i Tij është dashuri. Dy parimet e tijkryesorë janë: dashuri për Perëndinë dhe dashuri për të tjerët. “Dashuria pra, është përmbushja e ligjit.” - Letra e Romakëve 13:10. Karakteri i Perëndisë është drejtësi dhe e vërtetë; e tillë është edhe natyra e ligjit të Tij. Psalmi thotë: “Ligji yt është i vërtetë” dhe “urdhërimet e tua janë të drejta.” - Psalmi 119:142, 172. Apos-tullni Pal deklaron: “Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.” - Letra e Romakëve 7:12. Një ligj i tillë duke qënë shprehja e mendimit dhe vullnetit të Perëndisë, duhet të jetë i përjetshëm si Autori i Tij. KiM 449.3
Shndërrimi shpirtëror dhe shenjtërimi kanë për detyrë që ta pajtojnë njeriun me Zotin, duke e pajtuar atë fillimisht me parimet e ligjit të Tij. Në fillim, njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ai ishte në përputhje të plotë me natyrën dhe ligjin e Zotit; parimet e drejtësisë ishin të shkruara në zemrën e tij. Por mëkati e largoi atë nga Krijuesi i vet. Ai s’mund të reflek-tonte më shëmbëlltyrën hyjnore. Zemra e tij ishte në luftë me parimet e ligjit të Perëndisë “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dha as nuk mundet.” - Letra e Romakëve 8:7. Por “Perëndia kaq shumë e deshi botën, sa që dha Birin e Tij të vetëm”, që njerëzit të mund të pajtoheshin me Zotin. Ata mund të rifitojnë, përmes aktit që kreu Krishti, harmoninë e dikurshme me Krijuesin e tyre. Zemrat e tyre duhet të fillojnë një jetë të re që vjen nga lart. Ky ndryshim përbën lindjen e re, pa të cilën Jezusi thotë që askush “s’mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” KiM 449.4
Hapi i parë në rrugën e pajtimit me Perëndinë është bindja përmëkatet tona. “Mëkati është shkelja e Ligjit.” “Me anë të ligjit në fakt, arrihet njohja e mëkatit.” - Letra e parë e Gjonit 3:4, Let-ra e Romakëve 3:20. Mëkati në mënyrë që të bëhet i ndërgjegjshëm për fajsinë e tij, duhet ta krahasojë karakterin e tij me karakterin e drejtësisë së përsosur të Perëndisë. Kjo pasqyrë, që reflekton një karakter përsosshmërisht të drejtë, e bën atë të shquajë defektet e karakterit të tij. KiM 450.1
Ligji ia hap sytë njeriut përpara mëkateve të tij, por nuk sig-uron kurën e duhur për to. Ndërsa nga njëra anë ai i premton të bindurit jetën e përjetshme, nga ana tjetër deklaron se mëkatari do të marrë pagën e vet, vdekjen. Vetëm lajmi i mirë i Krishtit mund ta çlirojë atë nga dënimi apo ndotja që mbart në mëkati në vetvete. Ai duhet të pendohet përpara Perëndisë, ligji i të Cilit është shkelur me këmbë, dhe duhet t’i besojë Krishtit si flijimi i tij shlyes. Vetëm kështu, shlyen mëkatet e tij dhe ai merr pjesë në natyrën hyjnore. Tani Ai është fëmi i Zotit, sepse ka pranuar frymën e adoptimit dhe prandaj mund të thërrasë: “Abba, o Atë!” KiM 450.2
Po a është ai i lirë tani që ta shkelë ligjn e Zotit? Kështu mos qoftë, përkundrazi e forcojmë ligjin.” Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të?” Edhe Gjoni deklaron; “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë që ne të zbatojmë urdhërimet e tij.” dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.” - Letra e Romakëve 3:31, 6:2; Letra e parë e Gjoni 5:3. Zemra e re gjen harmoninë e humbur me Perëndinë dhe përputhet në ligjin e Tij. Kur mëkatari përjeton një ndryshim të tillë, ai kalon nga vdekja në jetë, nga mëkati në shenjtëri, nga shkelja dhe rebelimi në besnikëri dhe bindje. Jetës së vjetër larg Perëndisë, i ka ardhur fundi; ka filluar një jetë të re pajtimi,besimi dhe dashurie. Atëherë “drejtësia e ligjit” do të “përmbushet në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.” - Letra e Romakëve 8:4. Dhe ne me gjithë shpirt do të themi: “Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsëritja ime gjithë ditën.” - Psalmi 113:37. KiM 450.3
“Ligji i Zotit është i përsosur, Ai përtërin shpirtin.” - Psalmi 13:7. Njerëzit, pa ligjin, nuk mund ta kuptojnë drejt pastërtinë dhe shenjtërinë e Perëndisë, ashtu si nuk mund ta kuptojnë drejt papastërtinë dhe fajin e tyre. Ata nuk mund të krijojnë bindjen e plotë për mëkatet e tyre dhe nuk ndjejnë nevojën e menjëherëshme për t’u penduar. Duke mos e kuptuar gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen, si shkelës të ligjit të Perëndisë, ata s’mund ta ndjejnë nevojën që kanë për gjakun shlyerës të Krishtit. Në këtë rast shpresa për shpëtim, pranohet ndryshim tërësor të zemrës dhe pa një transformim pozitiv të jetës së mëkatarit. Kështu, rritet numri i shndërrimeve sipërfaqësore dhe me mijëra njerëz, që s’e kanë njohur kurrë me të vërtetë Krishtin, bashkohen me kishën. KiM 451.1
Në lëvizjet fetare të ditëve tona luajnë një rol të rëndësishëm edhe teoritë e gabuara mbi shenjtërimin që e kanë burimin tek mospërfillja apo mohimi i ligjit hyjnor. Këto teori, janë doktrina të rreme dhe praktika të rrezikshme veprimi; dhe fakti që ato shihen me sy të mirë nga një numër gjithmonë e më i madh njerëzish, kërkon një kuptim gjithmonë e më të saktë të mësi-meve që na japin Shkrimet e Shenjta mbi këtë temë. KiM 451.2
Shnjtërimi i vërtetë është një doktrinë që i ka rrënjët në Bibël. Apostulli Pal, në latrën që i drejton kishës në Selanik, deklaron: “Ky është vullneti i Perëndisë; Shenjtërimi juaj.” E më pas lutet: “Perëndia e paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht”. - Letra e parë e Selanikasve 4:3; 5:23. Në Bibël thuhet qartë se çfarë është shenjtërimi dhe se si mund të arrihet ai. Shpëtimtari u lut kështu për nxënësit e Tij: “Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.” — Gjoni 17:17. Pali na mëson se besimtarët duhet “të shenjtërohen nga Fryma e Shenjtë.” - Romakët 15:16. Po çfarë pune kryen Shpirti i Shenjtë? Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Kur të vijë ai, fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë.” - Gjoni 16:13. Ndërsa psalmisti thotë: “Ligji yt është i vërtetë.” Parimet e mëdha të drejtësisë të mishëruara tek ligji i Perëndisë bëhen të kuptueshme për njerëzit me anë të fjalës dhe Shpirtit të Tij. Dhe duke qënë se ligji i Zotit është “i shenjtë, i drejtë dhe i mirë”, një tejshkrim i përsosshmërisë hyjnore, rrjedhimisht, edhe një karakter që i bindet këtij ligji, do të jetë i shenjtë. Vetë Krishti është një shembull i përkryer i një karakteri të tillë. Ai thotë: “Unë i zbatova urdhërimet e Atit tim.” “Unë bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.” - Gjoni 13:19; 8:29. Nxënësit e Krishtit duhet t’i ngjajnë Atij - karakteret e tyre, me anë të hirit dhe mëshirës së Perëndisë, duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e ligjit të Tij shenjtë. Ky është shenjtërimi Biblik. KiM 451.3
Një punë e tillë mund të kryhet me sukses vetëm falë besimit tek Jezu Krishti dhe fuqisë së Shpirtit të Perëndisë. Pali i para-lajmëron besimtarët me këto fjalë: “Punoni për shpëtimim tuaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të Tij.” - Filipianët 2:12, 13. I Krishteri padyshim do ta ndjejë tundimin që mbart mëkati, por ai do ta luftojë atë vazhdimisht. Këtu ndjehet më shumë se kurrë nevoja e ndihmës që mund të na ofrojë vetëm Krishti. Dobësia njerëzore bashkohet me forcën hynore dhe nga ky bashkim ngrihet fuqishëm zëri i besimit: “Ta falenderojmë Perëndinë që na jep forcën me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.” - Letra e parë e Korintasve 15:57. KiM 452.1
Shkrimet e Shenjta tregojnë qartë shenjtërimi është një proçes progresiv. Për një njeri, jeta si i Krishter fillon kur ky njeri përjeton një shndërrim shpirtëror dhe rifiton paqen me Perëndinë përmes gjakut të shlyerjes. Por ku është vetëm fillimi i një rrugë të gjatë. Tani ai duhet të “vazhdojë në rrugën e përsosmërisë:” të rritet “sipas madhësisë dhe plotësisë së shtatit të Krishtit.” Apostulli Pal thotë: “Bëj këtë: duke harruar atë që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.” - Filipianët 3:13, 14. Ndërsa Pjetri flet për hapat që duhen bërë për të arritur shenjtërim të plotë shpirtëror: “Duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin dhe virtytit diturinë, diturisë vetkontrollin, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmërinë, mëshirës dashurinë vllazërore dhe dashurisë vllazërore dashurinë duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.” - Letra e dytë e Pjetrit 1:5-10. KiM 452.2
Ata që përjetojnë një shenjtërim të vërtetë Biblik, manifes-tojnë edhe një frymë të vërtetë përuljeje. Përpara tyre, ashtu si përpara Moisiut, shfaqet vetëm një pjesë e vogël e madhështisë së përkryer hyjnore dhe ata kuptojnë, se sa të pavlerë janë në krahasim me pastërtinë dhe përsosshmërinë e të Pavdekshmit. KiM 453.1
Profeti Daniel ishte një shembull i gjallë shenjtërimi të vër-tettë. Ai i shërbeu gjatë gjithë jetës me fisnikëri dhe përkushtim Zotit të tij. Ai ishte “një njeri shumë i dashur” (Danieli 10:11) i Perëndisë. KiM 453.2
E megjithatë, ndërsa i lutej Zotit në emër të popullit të tij, ai nuk pretendonte se ishte i pastër apo i shenjtë, por e quante veten pjesë të Izraelitëve mëkatarë: “Ne nuk paraqesim përparateje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha.” “Ne kemi mëkatuar, kami kryer vepra të liga.” Ai deklaron: “Unë po flisja akoma, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit të Izraelit.” Më pas, kur Danielit i shfaqet Biri i Perëndisë për ta udhëzuar, ai thotë: “Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan.” Danieli 3:18, 15, 20; 10:8. KiM 453.3
Me të dëgjuar zërin e Zotit që dilte nga furtuna, Jobi tha: “Ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin.” - Jobi 42:6. Vetëm kur pa lavdinë e Zotit dhe dëgjoi njerin nga serafinët1 të thoshte “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zotit i ushtrive”, Isaia e kuptoi gjendjen e tij të mjerë dhe tha: “I mjeri unë! Unë jam i humbur.” - Isaia 6:3, 5. Pali, pasi “u rrëmbye” në qiellin e tretë dhe dëgjoi gjëra që nuk mund të thuhen nga asnjë njeri, e quajti veten si “më të voglin e të gjithë shenjtorëve.” - Letra e dytë e Korintasve 12:2-4; Efesianët 3:8. Gjoni i dashur pasi kishte mbështetur kokën ne gjoksin e Jezusit dhe kishte parë me sy lavdinë e Tij, ra si i vdekur përpara Këmbëve të Tij. - Zbulesa 1:17. KiM 453.4
Ata që ecin nën hijen e kryqit të Kalvarit nuk mund të mburren se kanë fituar liri ndaj mëkatit dhe nuk kanë asnjë arsye që të ngjiten në piedestal. Ata e kuptojnë se ishin mëkatet e tyre që i shkaktuan agoninë vdekjeprurëse Birit të Perëndisë dhe ky mendim u bën krenaria t’i lë vendin përuljes. Ata që jetojnë më afër Jezusit e ka shumë të lehtë që të dallojnë dhe karakterin mëkatar të racës njerëzore dhe Jezusi i kryqëzuar dhe i ringjallur përbën për ta, të vetmen shpresë shpëtimi. KiM 454.1
Shenjtërimi që po luan një rol të rëndësishëm në lëvizjet fetare të ditëve tona, mbart në vetëvete një frymë vetëlavdëri-mi dhe mospërfilljeje ndaj ligjit të Perëndisë që është e huaj për shenjtërimin e vërtetë Biblik. Përkrahësit e tij, na mësojnë se shenjtërimi është një akt momental, që vetëm nëpërmjet besimit të fal përsosmërinë e duhur. “Vetëm beso, - thonë ata, - dhe do të jesh i bekuar.” “I bekuari” s’ka pse të lodhet më. Nga ana tjetër, ata hedhin poshtë autoritetin e ligjit të Perëndisë duke deklaruar se të gjithë njerëzit i “kanë shpëtuar” detyrimit për t’i respektuar urdhëresat e tij. Po a ka mundësi që njerëzit të shenjtërohen sipas vullnetit dhe karakterit të Perëndisë pa rënë dakort me ato parimet e drejtësisë, që janë shprehja e natyrës dhe vullnetit të Tij dhe që tregojnë se çfarë i pëlqen Atij vetë. KiM 454.2
Dëshira për t’iu përkushtuar një feje të thjeshtë që s’kërkon as përpjekje, as vetësakrifikim dhe as lajmërim nga budallallëqet e kësaj bote e ka kthyer doktrinën e besimit dhe vetëm besimit, në një doktrinë popullore. Po ç’thotë fjala e Perëndisë? Apostulli Jakob na thotë: “Ç’dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? ... Po a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur? Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajsua me anë të veprave, kur ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? Ti e sheh se besimi ve-pronte bashkë me veprat e tij dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos ... Ju shikoni, pra, se njeriu shfajsohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.” - Jakobi 2:14-24. KiM 454.3
Dëshmia e fjalës së Perëndisë e kundërshton doktrinën mashtruese të besimit pa vepra. Besimi që nuk plotëson kushtet e duhura për të fituar mëshirë, nuk mund të gjejë dashamirësi tek Zoti, sepse nuk është besim i vërtetë, por quhet pseu-do-besim; sepse besimi nuk është i vërtetë bazohet tek premtimet dhe kushtet që parashtron Shkrimi i Shenjtë. KiM 454.4
Askush të mos mashtrohet duke menduar se do të shen-jtërohet ndërsa shkel me ndërgjegje, qoftë edhe njërën prej urdhëresave të Perëndisë. Pranimi dhe kryerja e një mëkati të paramenduar, e bën të heshtë Shpirtin e Shenjtë dhe e largon njeriun nga Perëndia. “Mëkati është shkelje e ligjit.” Dhe “kush mëkaton shkel ligjin nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur Atë.” - Letra e parë e Gjonit 3:6. Edhe pse Gjoni në letrat e tij merret shumë me temën e dashurisë, ai nuk heziton që zbulojë karak-terin e vërtetë të atij grupi njerëzish, që pretendojnë se kanë përjetuar shenjtërim, ndërsa jetojnë duke e shkelur me të dyja këmbët, ligjin e Perëndisë “Ai që thotë: “Unë e kam njohur atë”, dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të. Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vër-tetë dashuria e Perëndisë është përsosur.” - Letra e parë e Gjonit 2:4, 5. Kjo është prova që duhet të kalojë çdo njeri. Ne nuk mund ta quajmë një njeri të shenjtë, pa e krahasuar atë me të vetmin kriter shenjtërie që gjendet si në qiell, ashtu edhe në tokë. Në qoftë se njerëzit nuk e ndjejnë peshën morale të ligjit, në qoftë se ata nuk i japin rëndësi dhe i nënvleftësojnë urdhëresat e Perëndisë, në qoftë se shkelin ata ndërgjegje njërën prej tyre dhe i mësojnë të tjerët që të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ata s’do të kenë asnjë vlerë në sytë e Zotit dhe ne, duhet të jemi të sigurtë, se pretendimet e tyre janë pa bazë. KiM 455.1
Ideja se dikush është i pafajshëm, është në vetvete një provë,që tregon se ai që e ushqen një ide të tillë s’mund të jetë kurrë i shenjtë. Ky njeri, mendon se është i shenjtë sepse nuk e ka kuptuar siç duhet pastërtinë e përkryer dhe shenjtërinë e Perëndisë dhe të atyre që do të përpiqen t’i ngjajnë karakterit të Tij; ai nuk e ka kuptuar aspak, pastërtinë dhe mirësinë pa kufi të Jezusit dhe ligësinë dhe keqdashjen që mishëron në vetvete mëkti. Sa më larg Krishtit të jetë ky njeri, aq më të pasakta do të jenë konceptet e tij mbi karakterin dhe urdhëresat hyjnore dhe aq më i kënaqur, do të jetë ai me vetveten. KiM 455.2
Shenjtërimi që përshkruhet mjaft bukur në Shkrimet e Shen-jta, përshin qënien si tërësi - frymën, shpirtin dhe trupin. Pali u lut që Selanikasit “me gjithë frymën, shpirtin dhe trupin e tyre të ruheshin pa të meta për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.” - Letra e parë e Selanikasve 5:23. Ai vazhdon t’u shkruajë besimtarëve: “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer tek Perëndia.” - Romakët 12:1. Shkuj më parë, në kohën e Izraelit të hershëm, çdo flijim që i ofrohej Perëndisë shqyrtohej me kujdes të veçantë. Kur në kafshën - fli vihej re ndonjë e metë, sado e vogël të ishte ajo, kafsha refuzohej; sepse Zoti kishte urdhëruar që flija të ishte “pa asnjë të metë.” Në të njëjtën mënyrë, të Krishterët duhet t’i paraqesin trupat e tyre “si fli të gjalla, të shenjtëruar, të pëlqyer tek Perëndia.” E që ta bëjë këtë, ata duhet të bëjnë ç’është e mundur që t’i ruajë sa më mirë forcat e tyre. Çdo zakon që ndikon negativisht në fuqinë fizike apo mendore të një njeriu, e kthen atë në një fli të papërshtatshme shërbimi ndaj Krijuesit të tij. A do t’i pëlqente vallë Perëndisë një blatim i tillë i papërshtatshëm? Jezusi tha: “Ju duhet ta doni Zotin, Perëndinë tuaj me gjithë zemër.” Të gjithë ata që e duan Perëndinë me gjithë zemër, dëshirojnë t’i shërbe-jnë Atij me githë forcat e tyre gjatë gjithë jetës dhe përpiqen që çdo fuqi e qenies së tyre, të jetë në harmoni të plotë me urdhëresat, që do t’u hapin rrugën, aftësive të tyre për të kthyer vullntein e Tij. Ata nuk do t’i lënë as pasionet dhe as dëshirat egoiste, që ta dobësojnë apo ta fëlliqin blatimin që i përket Atit qiellor. KiM 455.3
Pjetri thotë: “Hiqni dorë nga lakmitë e mishit që luftojnë kundër shpirtit.” - Letra e parë e Pjetrit 2:11. Çdo kënaqësi mëkatare që synon të mpijë aftësitë dhe të paralizojë dhuntitë mendore dhe shpirtërore, duke bërë kështu, që fjala dhe Shpirti i Perëndisë ta kenë të vështirë që ta prekin zemrën. Pali u shkruan Korintasve duke u thënë: “Le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe frymës dh ta përfundojë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë” - Letra e dytë e Korintasve 7:1. Dhe bashkë me frytet e Shpirtit - “dashuria, gëzimi, paqja, durimi mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia” - ai përmënd edhe “vetëkontrollin.” - Galatasit 5:22, 23. KiM 456.1
Shumë njerëz që quajnë veten të Krishterë, pavarësisht nga deklarata të tilla - frymëzime të Zotit, vazhdojnë t’i dobësojnë fuqitë e tyre në dobi të fitimeve apo të ndjekjes së modës; sa të shumtë janë ata që i flakin tej vitet e rinisë duke ngrënë gjithfarë gjërash, duke pirë dhe duke u dhënë pas kënaqësish nga më të ulëtat ... Ndërsa kisha, shumë shpesh, në vend që t’i qortojë ashpër vese të tilla, e inkurajon të keqen duke ngritur lart dëshirën për fitim, oreksin pakufi dhe nxitjen ndaj kënaqësisve; të gjitha këto, bëhen për të rritur numrin e anëtarëve sepse dashuria për Krishtin është një flakëz në shuarje e sipër dhe s’mund të ndihmojë më në shtimin e këtij numri. Sikur Jezusi të hynte në kishat e ditëve tona dhe të shihte tregtinë e paligjshme dhe gostitë që organizohen atje në emër të fesë, a nuk do t’i përsinte këta “shenjtorë”, ashtu si nxorri dikur jashtë tempullit tregëtarët? KiM 456.2
Apostulli Jakob deklaron se mençuria që vjen nga lart është “fillimisht e pastër.” Sikur t’i kishte takuar ky apostull, ata që e shqiptojnë emrin e çmuar të Jezusit me buzët që kanë pirë dhe duhanin, ata, fryma e të cilave mban erën e keqe të tij, ata, që të ndotin ajrin e qiellit dhe i detyrojnë të tjerët të thithin helm - sikur apostulli të ishte ballafaquar me një praktikë tërëshisht të ndryshme nga pastërtia e Ungjillit, a nuk do ta kishte quajtur atë “tokësore, sensuale dhe djallëzore?” Skllevërit e duhanit, duke pretenduar se kanë marrë bekimin e madh të shenjtërimit, mburren me shpresën që kanë për të shkuar në qiell një ditë, por fjala e Perëndisë thekson qartë se “nuk do të hyjë atje asgjë e pastër.” - Zbulesa 21:27. KiM 457.1
“A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkisni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Lavdëroni Perëndinë, pra, në trupin tuaj në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.” - Letra e parë e Korintasve 6:19, 20. Ai, trupi i të cilit është tempull i Shpirtit të Shenjtë, nuk do t’ja lejojë vetes që të bëhet shkas i një zakoni të dëmshëm. Fuqitë e tij i përkasin Krishtit që i ka blerë atë me çmimin e gjakut të Tij. Dhuntitë dhe vetitë e tij janë të Zotit. Si ka mundësi që ky njeri ta shpërdorojë kapitalin që i është besuar dhe të vazhdojë të quhet i pafajshëm? Të ashtuquajturit të Krishterë harxhojnë çdo vit shuma të mëdha të hollash për të përmbushur dëshirat e tyre të rrezikshme dhe të kota, ndërsa në të njëjtën kohë,shpirtra njerëzore kanë etje për fjalën e jetës. Duke shpenzuar mbi alatarin e epshit më shumë se ç’japin për të ushqyer të varfrit dhe për të përhapur lajmin e mirë, ata e grabisin Perëndinë në të dhjetat dhe dhuratat. Sikur të gjithë ata që deklarojnë se janë ndjekës të denjë të Krishtit të ishin shenjtëruar me të vërtetë, do t’ja dhuronin thesarit të Zotit të ardhurat e tyre, në vend që t’i përdorin për plotësimin e kërkesave të panevojshme dhe të dëmshme dhe të Krishterët do të ishin kështu një shembull vetëmohimi, vetësakrifikimi dhe vetëkontrolli. Ata do të ishin dritë për mbarë botën.. KiM 457.2
Bota është pre e dëshirave egoiste, Njerëzit janë nën kontrol-lin e “dëshirave të ethshme të mishit, të syrit dhe krenarisë për jetën.” Por pasuesit e Krishtit kanë një mision shumë më të shenjtë si ky. “Dilni ngamesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë.” Duke u bazuar tek drita sqaruese e fjalës së Perëndisë mund të deklarojmë se shen-jtërimi i vërtetë do të thotë braktisje tërësore e dëshirave mëkatare që i përkasin kësaj bote. KiM 458.1
Atyre që i përgjigjen thirrjes: “Dilni nga mesi i tyre dhe ndahu-ni prej tyre,, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, “Zoti u ka premtuar se “do t’i pranojë, dhe do të jetë si Atë për ta dhe ata do të jenë për të si bijtë dhe bijat e Tij.” - Letra e dytë e Korintasve 6:17, 18. Është detyra dhe privilegji i çdo të Kishteri që të ketë një përvojë sa më të pasur në gjërat që i përkasin Perëndisë. “Unë jam drita e botës. - tha Jezusi. - Kush nuk më ndjek do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.” - Gjoni 8:22. Shtegu i të drejtave është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e mëshumë deri sa të bëhet ditë e plotë.” - Fjalët e vërteta 4:18. Çdo hap besimi sa të bëhet eplotë.” - Fjalët e Urta v4:18. Çdo hap besimi dhe bindje e ofron shpirtin njerëzor Dritën e botës, e sjell atë afër Atij që “nuk ka errësirë fare, por është vetëm dritë.”Rrezet e shndritshme të Diellit të Drejtësisë ngrohin shërbëtorët e Perëndisë dhe u takon këtyre të fundit, detyra e reflektimit të këtyre rrezeve. Ashtu si yjet na tregojnë se ka një dritë të madhe në qiell, lavdia e të cilës u ka dhënë atyre shkëlqimin, edhe të Krishtit duhet t’i tregojnë botës së ulur mbi fronin e universit qëndron një Zot, karakteri i të Cilit është ndenjë për t’u lëvduar e për t’u imituar. Hiret e Shpirtit të Tij, pastërtia dhe shenjtëria e karakterit të Tij duhet të shfa-qen tek dëshmitarët e Tij. KiM 458.2
Pali, në letrën drejtuar Kolosianëve, shkruan për bekimet e mëdha që i presin fëmijët e Perëndisë Ai thotë: “Ne nuk pusho-jmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij, me çdo urtësi dhe mençuri frymërore, që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t’i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë; duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së Tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim duke falen-deruar Perëndinë - At.” - Kolosianët 1:9-11. KiM 459.1
Ai u shkruan përsëri vëllezërve të tij në Efes për dëshirën që ka, që ata të mund ta kuptojnë rëndësinë e privilegjet që mbajnë mbi supe të Krishterët. Ai u përshkruan atyre, duke përdorur një gjuhë sa më të kuptueshme, fuqinë dhe dijen e mrekullueshme që ata, si bijë dhe bija të Zotit të Plotpushtetshëm, duhet të kenë. Fuqia e tyre “duhej të forcohej nëpërmjet Frymës së tij në njeriun e perbrendshëm”, të “rrënjosej e të themelohej në dashuri”, të “rrënjosej e të themelohej në dashuri”, që ata të mund “të kuptonin me të gjithë shenjtorët cila është gjerësia,gjatësia, thellësia dhe lartësia; të mund ta njihnin dashurinë e Krishtit që tejkalon çnjohuri.” Por lutja e apostullit arrin pikën kulmore kur ai lutet që “të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.” - Efesianët 3:16-19. KiM 459.2
Në këtë pasazh zbulon mjaft bukur përmasat e suksesit që ne mund të arrijnë nëpërmjet besimit tek premtimet e Atit tonë qiellor sa herë që u përgjigjemi kërkesave të Tij. Falë meritave të Krishtit ne mund të gjunjëzohemi përpara fronit të Fuqisë Pa-fund. “Ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha bashkë me të? - Romakët 8:32. Ati ia dha pa kursim Birin Shpirtin e Tij, dhe rrjedhimisht, edhe ne mund të marrim pjesë në plotësinë e Tij. Jezusi thotë: “Nëse ju, pra, që jemi të këqinj, dini t’u jepni dhurata të mira bi-jve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë.” - Luka 11:13. “Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj.” “Kërkoni dhe do të merrni që gëzimi juaj të jetë i plotë.” - Gjoni 14:14; 16:24. KiM 459.3
Jeta e një të Krishtit duhet të karakterizohet nga përulja dhe jo nga trishtimi apo vetë - nenvleftësimi. Është privilegj për cilin-do, që të jetë në mënyrë të tillë, që t’i pëlqejë Perëndisë dhe të marrë bekimet e Tij. Nuk është vullneti i Atit tonë qiellor që ne të dënohemi apo të jetojmë në errësirë. Të ecësh me kokë ulur dhe me zemrën të trishtuar nga mendimet egoiste, nuk do të thotë të jesh i përulur. Ne mund të shkojmë e të pastrohemi tek Jezusi për të dalë përpara ligjit me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës.” - Romakët 8:1. KiM 460.1
Përmes Jezusit, bijtë mëkatare të Adamit u bënë “bij të Perëndisë”. “Sepse Ai që shenjtëron dhe ata shenjtërohen janë të gjitha prej një; prandaj as nuk turpërohet që t’i quajë vëllezër.” - Hebrenjtë 2:11. Jeta e një të Krishteri duhet të jetë besimi, fitorja dhe gëzimi me Perëndinë. “Çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.” - Letra e parë e Gjonit 5:4. Me të drejtë, shërbëtori i Zotit, Nehemia, tha: “Gëzimi i Zotit është fuqia juaj.” - Nehemia 8:10. Ndërsa Pali thotë: “Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!” “Jeni gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vull-neti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.” - Filipianët 4:4; Letra e parë e Selanikasve 5:16-18. KiM 460.2
Fryte të tilla lindin nga shndërrimi i vërtetë shpirtëror dhe shenjtërimi i vërtetë Biblik; por këto fryte shijohen kaq rrallë, sepse të Krishterët nuk i përfillin parimet e mëdha të drejtësisë që zbulon qartë në ligjin e Perëndisë. Kjo është arsyeja që ka humbur në lëvizjet fetare të kohëve moderne në dallim me ato të së shkuarës, ndikimi rrënjosur dhe i vazhdueshëm i Shpirtit të Perëndisë. KiM 460.3
Ne ndryshojmë duke parë. Dhe kur shikon se si shkelen me këmbë urdhëresat hyjnore, në të cilat Perëndia ka shprehur përsosshmërinë dhe shenjtërinë e karakterit të Tij dhe se si mendjet e njerëzve tërhiqen pas mësimeve dhe teorive njerëzore, kupton se s’ka asnjë çudi që në kisha ka humbur fryma e dashurisë dhe mëshirosh Zoti thotë: “Populli im ka humbur fryma e dashurisë dhe mëshirosh Zoti thotë: “Populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura që nuk mbajnë ujin.” - Jeremia 2:13. KiM 460.4
“Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së pabesëve ... por qëgjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilin gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” - Psalmi 1:1 - populli i Zotit do të përjetojë një përtëritje të besimit dhe mirësisë së mëparshme. Vetëm në qoftë se ligjit të Perëndisë do t’i rikthehet vendi i duhur. Kështu thotë Zoti: “Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.” - Jeremia 6:16. KiM 461.1
1. Si mund ti krahasojmë rigjallërimet e sotme me ato të të Krishterëve të hershëm? KiM 461.2
2. Disa mësojnë se ligji u anullua kur Jezusi vdiq në kryq. A është kjo e vërtetë sipas shkrimeve? KiM 461.3
3. Cila është lidhja midis besimit dhe veprave? Shpjegoni se si këto të dyja bashkëveprojnë me njëra tjetrën në jetën tuaj? KiM 461.4