Martin Luteri është figura më e shquar mes gjithë atyre njerëzve, që u thirrën për ta udhëhequr kishën nga errësira e papatit, në dritën e besimit të kulluar. I zellshëm, i zjarrtë e i devotshëm, duke mos respektuar asgjë tjetër përpara Perëndisë dhe duke i quajtur Shkrimet e Shenjta themelin e vetëm të besimit, Luteri ishte njeriu që i duhej më shumë kohës së tij; Zoti e përdori atë për të kryer një punë të madhe në reformaSionin e kishës dhe në ndriçimin e botës mbarë. KiM 115.1
Ashtu si lajmëtarët e parë të Ungjillit, edhe Luteri rridhte nga një familje e varfër. Fëmijërinë e kaloi në një shtëpi të thjeshtë fshatare në Gjermani. Babai i tij, duke punuar si minator, e ndihmoi të arsimohej me të ardhurat e tij të pakta. Familja e tij donte që ai të bëhej gjykatës, por Perëndia i propozoi punën e ndërtuesit të tempullit të madh, që po ngrihej ngadalë nga she-kulli në shekull. Vështirësitë, sakrificat dhe disiplina e rreptë përbënin programin mësimor që Mençuria Pafund përdori për ta përgatitur Luterin për misionin më të rëndësishëm të jetës së tij. KiM 115.2
Babai i Luterit ishte një njeri me mendje pjellore, me karakter të fortë, i ndershëm dhe energjik. Ai i qëndronte besnik dety-rimeve të tij pa marrë parasysh rrjedhimet që mbartnin në vetvete ato. Arsyetimi i tij i shëndoshë e kishte bërë t’i shikonte me përçmim manastiret dhe u zemërua shumë kur Luteri, pa lejen e tij, hyri në një të tillë. Babë e bir u pajtuan vetëm pas dy vjetësh e madje edhe atëherë, ai kishte mbetur i të njëjtit mendim. KiM 115.3
Prindërit e Luterit bënë çmos për edukimin e fëmijëve të tyre. Ata u përpoqën t’u jepnin atyre njohuri të mjaftueshme për Zotin dhe t’i edukonin me virtytet e vërteta Kristiane. Shpesh herë ati lutej me zë të lartë në prani të të birit, që fëmija e tij të kujtonte emrin e Zotit sa të kishte jetë e të ndihmonte në përhapjen e së vërtetës. Ata bënë ç’është e mundur që t’i për-gatisnin fëmijët e tyre për një jetë të devotshme e të dobishme. Duke pasur një karakter të fortë ndodhte jo rrallë që të treg-oheshin tepër të ashpër, por vetë Reformatori, edhe pse i ndërgjegjshëm për disa gabime të tyre, më shumë e miratonte se sa e qortonte disiplinën e tyre. KiM 115.4
Në shkollën fillore e trajtuan me ashpërsi dhe dhunë. Varfëria e familjes së tij ishte aq e madhe, saqë atij i duhej për të siguruar bukën e gojës të këndonte derë më derë gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë, që ndodhej në një qytet tjetër, dhe shpesh vuante nga uria. Atë e trembnin idetë fetare supersticioze, që mbizotëronin në atë kohë. Shpesh gjatë natës ai brengosej e dridhej kur mendonte për të ardhmen e errët dhe për Perëndinë - gjykatës të ashpër e të pamëshirshëm; për këtë tiran mizor që s’është asgjë tjetër veçse një At i dashur qiellor. KiM 116.1
Megjithatë, pa i marrë parasysh këto fakte dekurajuese, Luteri ecte përpara, gjithmonë përpara, drejt një ideali të lartë madhështie morale dhe intelektuale, që e tërhiqte si magnet. Etja e tij për dije dhe mendja e tij praktike dhe aktive e shtynë të dëshironte konkreten dhe të dobishmen e jo boshen dhe sipërfaqësoren. KiM 116.2
Kur në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare filloi studimet në Universitetin e Erfurit, gjendja e tij ishte më e favorshme dhe perspektivat e tij më të qarta se më parë. Prindërit e tij, falë punës dhe ekonomisë familjare të kursyer, ishin në gjendje tani që ta ndihmonin më shumë. Nga ana tjetër, shoqëria e zgjedhur e ndihmoi që deri - diku t’i harronte efektet negative të edukimit të tij të mëparshëm. Ai i hyri studimit të veprave të autorëve më të mirë, duke i ruajtur si thesare mendimet e tyre më të rëndësishme dhe duke mësuar prej mençurisë së tyre. Që në moshë të re, pavarësisht nga disiplina e rreptë e mësuesve të tij të parë, ai kishte dhënë prova inteligjence dhe tani, falë disa ndikimeve pozitive, mendja e tij u zhvillua akoma më me shpe-jtësi. Kujtesa e tij e pagabueshme, imagjinata e gjallë, gjykimi i shëndoshë dhe përpjekjet e zellshme, e bënë atë të dallohej mes shokëve të tij të shkollës. Disiplina intelektuale poqi gjykimin e tij dhe ngjalli tek ai një mprehtësi perceptimi të admirueshme që e përgatitën atë, që në moshë të re, për t’i bërë ballë kon-flikteve të jetës. KiM 116.3
Respekti ndaj Perëndisë kishte hedhur rrënjë me kohë në zemrën e Luterit, duke i falur atij qëndrueshmëri mendimi dhe përulshmëri përpara Tij. Ai ishte më se i ndërgjegjshëm se kishte nevojë për ndihmën hyjnore dhe nuk harronte kurrë ta fillonte ditën duke iu lutur Zotit për udhëheqje dhe mbështetje. “Të lutesh mirë, - thoshte shpesh, - vlen sa gjysma e studimit.” - 7D’Aubigne, libri 2, kap. 2 . KiM 117.1
Një ditë, ndërsa po kërkonte mes librave të bibliotekës uni-versitare, Luteri gjeti një Bibël latine. Ai nuk kishte parë kurrë një libër të tillë, madje as nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e tij. Ai kishte dëgjuar pasazhe nga Ungjijtë dhe Letrat, që u lexoheshin njerëzve gjatë adhurimeve publike dhe mendonte se ato përbënin Biblën. Tani, për herë të parë, ai kishte në dorë fjalën e plotë të Perëndisë. I frikësuar dhe i mahnitur, ai shfletoi faqet e shenjta dhe në mënyrë të ethshme, me zemrën që i rrihte fort lexonte fjalët e jetës, duke ndaluar aty - këtu për të thënë: “Oh sikur Zoti të ma jepte edhe mua një libër të tillë!” 8Ibid, libri 2, kap. 2.. Engjëjt qiellorë i qëndronin pranë dhe rrezet e dritës, që zbrisnin nga froni i Perëndisë i zbulonin atij thesaret e së vër-tetës. Ai gjithmonë kishte pasur frikë se mos e ofendonte Zotin, por tani ai ishte më se i bindur për gjendjen e tij të mjerë si mëkatar që ishte. KiM 117.2
Dëshira e madhe dhe e ethshme për t’u çliruar nga mëkati dhe për të gjetur paqe me perëndinë e shtyu atë që t’i hynte jetës së manastirit. Këtu iu kërkua që të kryente punë nga më të ulëtat dhe të lypte derë më derë. Ai ishte në një moshë, kur re-spekti dhe vlerësimi i të tjerëve, ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër dhe këto detyra kaq poshtëruese i lëndonin jo pak ndjen-jat e tij njerëzore, por ai i duronte të gjitha këto duke besuar se ishin të nevojshme për të shlyer mëkatet e tij. KiM 117.3
Pas kryerjes së detyrave të përditshme, çdo moment të lirë ia kushtonte studimit, duke kaluar shpesh netë të tëra pa gjumë dhe duke u ankuar për kohën e humbur kot gjatë ngrënies së atij ushqimi të pakët. Studimi i fjalës së Perëndisë e kënaqte shpirtin e tij mbi çdo gjë tjetër. Ai kishte gjetur një Bibël të lidhur me zinxhirë në murin e konviktit dhe shpesh shkonte tek ai vend. Me rritjen e bindjes se ai ishte një mëkatar i mjerë e asgjë tjetër, ai u përpoq akoma dhe më shumë që të fitonte falje dhe paqe nëpërmjet veprave të mira. Bënte një jetë të ndershme, duke u përpjekur që me agjërime, netë pa gjumë e keqtrajtime ndaj trupit, ta mposhte natyrën e tij mëkatare që jeta e murgut nuk kishte mundur ta ndryshonte. Ai nuk i shmangej asnjë sakrifice që mund ta ndihmonte të fitonte atë pastërti dhe drejtësi, që do t’i jepnin atij mundësi të qëndronte përpara Perëndisë. “Isha me të vërtetë një murg i zellshëm, - thoshte ai më pas, - dhe i re-spektoja rregullat e urdhërit ku bëja pjesë rreptësisht. Në qoftë se ndonjë murg do të mundte të shkonte në qiell falë veprave të tij, unë padyshim do të kisha pasur atë nder.... Në qoftë se do të kisha vazhduar edhe më gjatë, mundimet e mia do të më kishin çuar në varr.” 9Ibid, libri 2, kap. 3. Si rrjedhim i kësaj disipline çnjerëzore ai u dobësua dhe vuajti nga një sëmundje, që shoqërohej me marrje fryme e gjendje të fikti, pasojat e të cilës i ndjeu gjatë gjithë jetës. Megjithë përpjekjet e shumta, shpirti nuk i gjeti paqe. Më së fundi kaloi në një gjendje dëshpërimi. KiM 117.4
Kur Luterit iu duk se kishte humbur çdo shpresë, Perëndia i dërgoi një ndihmës dhe një mik. Staupitzi i devotshëm e ndihmoi Luterin që ta kuptonte fjalën e Perëndisë dhe e nxiti që të hiqte dorë nga vuajtjet personale dhe të mos mendonte për dënimin e përjetshëm që mbart në vetvete shkelja e ligjit të Zotit, por të përqëndrohej tek Jezusi, tek ky Shpëtimtar që fal mëkatet. “Në vend që të vetëtorturohesh për shkak të mëkateve të tua, hidhu në krahët e Çliruesit, besoji Atij, drejtësisë së jetës së Tij dhe shlyerjes që sjell vdekja e Tij.... Dëgjoje Birin e Perëndisë! Ai u bë njeri që të të jepte ty sigurinë e dashamirësisë qiellore. Duaje Atë, sepse Ai të deshi i pari.” 10Ibid, libri 2, kap. 4. Kështu foli ky lajmëtar i mëshirës. Fjalët e tij lanë gjurmë të thellë në mendjen e Luterit. Pas shumë përpjekjesh të gjata, ai më së fundi e gjeti të vërtetën dhe ndjeu paqe në shpirtin e e tij të trazuar. KiM 118.1
Luteri u shugurua prift dhe u caktua në detyrën e profesorit në Universitetin e Wittenbergut. Këtu ai i hyri studimeve të Shkrimeve të Shenjta në gjuhët origjinale. Filloi të japë leksione mbi Biblën dhe dëgjuesit e emoSionuar mësuan për Psalmet, Ungjijtë dhe Letrat. Staupitzi, miku dhe eprori i tij, e nxiti që të hipte në podium e të predikonte fjalën e Perëndisë. Luteri hez-itoi, sepse nuk e quante veten të denjë për t’u folur njerëzve në vend të Krishtit. Vetëm pas shumë përpjekjesh nga ana e mikut të tij, ai pranoi ta bënte një gjë të tillë. Tashmë ai ishte i përgat-itur në lidhje me Shkrimet e Shenjta dhe hiri i vetë Perëndisë e ndihmoi. Elokuenca e tij i bëri për vete dëgjuesit, fuqia dhe qartësia me të cilat e parashtronte të vërtetën i bindën ata dhe zelli i tij i preku zemrat e tyre. KiM 119.1
Luteri vazhdonte të ishte në atë kohë një bir i denjë i Kishës së Romës dhe as që nuk i shkonte ndër mend se mund të ishte ndryshe. Vullneti i Perëndisë e çoi të vizitonte Romën. Ai e filloi udhëtimin e tij në këmbë, duke ndaluar për të kaluar natën, në manastiret e ndryshme përgjatë rrugës. Në një manastir në Itali, ai u çudit nga pasuria, madhështia dhe luksi që i panë sytë. Duke gëzuar rendin princëror, murgjët jetonin në banesa të mrekullueshme, visheshin me rroba nga më të shtrenjtat dhe uleshin përpara një tryeze madhështore. Me dhimbje të madhe, Luteri krahasoi këtë skenë me vetëmohimin që kishte përballuar në jetë. Filloi të çoroditej. KiM 119.2
Më së fundi, pa në largësi qytetin e shtatë kodrave. Me një emoSion të thellë u gjunjëzua dhe tha: “Romë e shenjtë të përshëndes!” 11Ibid, libri 2, kap. 6. Ai hyri në qytet, vizitoi kishat, dëgjoi përrallat e mrekullueshme, që tregonin priftërinjtë dhe murgjit dhe i ndoqi të gjitha ritet e duhura. Kudo syri i kapi skena që e çuditën dhe e befasuan. Ai vuri re se, midis të gjitha klasave të klerit, ekzistonte padrejtësia. Dëgjoi të dilnin nga goja e prelatëve shaka të papërshtatshme dhe u tmerrua nga ndyrësia, që nuk mungonte as gjatë meshës. Nga takimet që pati me murgj dhe njerëz të thjeshtë, kuptoi se çthurja dhe orgjitë mbizotëronin kudo. Duke shkuar atje ku duhej të shkonte, - në vendin e “shenjtërimit”, - ai gjeti ndyrësi. “Askush nuk mund ta imagjinojë, - shkruan ai, - se çfarë mëkatesh dhe veprimesh të padenja kryhen në Romë, duhet t’i shikosh me sytë e tu e t’i dëgjosh me veshët e tu që t’i besosh. Mund të thuhet vetëm kaq: KiM 119.3
“Në qoftë se ekziston ferri, Roma është ndërtuar mbi të. Ajo është një vullkan nga ku do të shpërthejnë të gjitha llojet e mëkateve.” 12Ibid, libri 2, kap. 6. KiM 120.1
Me anë të një dekreti të ri, papa u kishte premtuar falje të gjithë atyre që do të zbrisnin me gjunjë “shkallën e Pilatit”, nga e cila thuhej se kishte zbritur edhe Shpëtimtari ynë kur u largua nga salla e gjyqit dhe që kishte ardhur mrekullisht nga Jeruzalemi në Romë. Një ditë Luteri po ngjiste me devotshmëri këto shkallë, kur, papritur, një zë si bubullimë i tha: “I drejti do të jetojë me anë të besimit.” - Romakët 1:17. Ai u ngrit në këmbë dhe u largua me nxitim nga ai vend i turpëruar dhe i tmerruar. Ai tekst mbeti i paharruar në zemrën e tij. Që nga ai moment, ai e kuptoi akoma edhe më shumë kotësinë e besimit në veprat njerëzore për shpëtim dhe domosdoshmërinë e një besimi të vazhdueshëm në meritat e Krishtit. Sytë e tij u hapën, për të mos u mbyllur kurrë, përpara mashtrimeve të papatit. Me t’u larguar nga Roma, ai ishte larguar prej saj edhe me zemër dhe që nga ai moment ndarja u thellua gjithnjë e më shumë derisa ai i preu plotësisht lidhjet me kishën e papës. KiM 120.2
Pas largimit të tij nga Roma, Universiteti i Wittenbergut e nderoi atë me titullin “Doktor i shenjtërisë.” Tani, ai ishte i lirë t’u përkushtohej plotësisht Shkrimeve të tij të dashura. Ai ishte betuar solemnisht që do ta studionte me kujdes fjalën e Perëndisë dhe do të predikonte besnikërisht jo thëniet dhe dok-trinat e papës, por mësimet e saj. Ai nuk ishte më një profesor apo murg i thjeshtë, por lajmëtari i autorizuar i Biblës. Ai ishte thirrur si bari për të ushqyer tufën e Perëndisë, që kishte etje dhe uri për të vërtetën. Deklaroi me forcë që të Krishterët nuk duhet të pranojnë asnjë doktrinë tjetër, përveç atyre që bazo-hen tek autoriteti i Shkrimeve të Shenjta. Ky pohim e godiste haptazi epërsinë e papatit nga themelet. Ai përbënte parimin jetik të ReformaSionit. KiM 120.3
Luteri vuri re rrezikun që sillte lartësimi i teorive njerëzore mbi fjalën e Perëndisë. Ai e sulmoi pa frikë pabesinë spekulative të kishëtarëve dhe e kundërshtoi filozofinë dhe teologjinë që i ki-shin skllavëruar njerëzit për një kohë të gjatë. Ai i quajti këto studime, jo vetëm pa vlerë, por edhe të rrezikshme dhe u përpoq t’i largonte mendjet e dëgjuesve të tij nga filozofët e te-ologët, për t’i drejtuar tek profetët e apostujt. KiM 121.1
Mesazhi, që u përcolli ai turmave, që e dëgjonin me vëmendje çdo fjalë që dilte nga goja e tij, ishte i çmuar. Askush nuk kishte dëgjuar më parë mësime të tilla. Lajmi i mirë i dashurisë së Shpëtimtarit, siguria e paqes dhe faljes përmes gjakut të Tij shlyerës, i ngazëllenin zemrat dhe u ngjallnin atyre shpresën e pavdekshme. Në Wittenberg u ndez një dritë, rrezet e së cilës do të depërtonin deri në skajet më të largëta të botës dhe do të shkëlqenin më shumë në ditën e fundit. KiM 121.2
Por drita dhe errësira nuk mund të bashkekzistojnë. Mes të vërtetës dhe gabimit ekziston një konflikt i përhershëm. Ngritja dhe mbrojtja e njërës, do të thotë, rënie dhe humbje e tjetrës. Vetë Shpëtimtari ynë deklaroi: “Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.” (Mateu 10:34). Pak vjet pas fillimit të ReformaSionit, Luteri tha: “Perëndia nuk më udhëheq, por më shtyn përpara. Ai më frymëzon. Unë nuk jam zot i vetvetes. Do të dëshiroja të jetoj i qetë; por më hedhin mes konfliktesh dhe trazirash.” 13D’Aubigne, libri 5, kap. 2. . Tashmë ai do të nxitej drejt një beteje të vërtetë. KiM 121.3
Kisha romake kishte bërë tregti me hirin e Perëndisë. Tryezat e tregtarëve (Mateu 21:12) ishin vendosur përbri altarëve të saj dhe kudo dëgjoheshin thirrjet e shitësve dhe blerësve. Nën pretekstin e ngritjeve të fondeve për ndërtimin e Kishës së Shën Pjetrit në Romë, u shitën, me autorizimin e papës edhe faljet për mëkatet e ndryshme. Princi i krimit do të ndërtonte një tempull për adhurimin e Perëndisë - guri i qoshes i së cilit ishte blerë me të ardhura të mbledhura me padrejtësi. Por pikërisht, rrugët dhe mjetet që u përdorën për lartësimin e Romës, u kthyen në një goditje vdekjeprurëse për fuqinë dhe madhështinë e saj. Kjo i dha shkak lindjes së armikut më të vendosur e më të suksesshëm të papatit dhe çoi në betejën që e drodhi fronin e papës dhe e vuri në rrezik kurorën tricepëshe të tij. KiM 121.4
Fetzeli, - zyrtari që u caktua për të drejtuar shitjen e faljeve në Gjermani, - ishte dënuar vazhdimisht për krime nga më të ulëtat kundër shoqërisë dhe kundër ligjit të Perëndisë; por duke i bërë bisht dënimit të këtyre krimeve, u ftua për të çuar më përpara projektet mercenare e të paskrupullta të papës. Me paturpësinë më të madhe, ai përsëriti gënjeshtrat më të ulëta dhe përrallat më të mrekullueshme për të mashtruar një popull të paditur e supersticioz. Sikur ta kishin studiuar fjalën e Perëndisë ata nuk do të ishin mashtruar aspak, por udhëheqësit e papatit, në mënyrë që t’i mbanin nën kontroll e të forconin pushtetin dhe pasurinë e tyre, e kishin kyçur Biblën kush e di se ku. 14të shihet John C.L.Gieseler, “A Compendium of Ecclesiatical History”, per 4, sek 1, parag 5 KiM 122.1
Ndërsa Fetzeli hyri në qytet, një lajmëtar përpara tij thërriste: “Hiri i Perëndisë dhe i Atit të shenjtë është në portat tuaja.” 15D’Aubigne, libri 3, kap. 1. Dhe njerëzit e mirëpritën gënjeshtarin blasfemues sikur Zoti Vetë të kishte zbritur nga qielli për ta. Tregtia e urryer do të zhvillohej në kishë dhe Fetzeli, duke u ngjitur në podium i para-qiti “faljet” si dhuratat më të çmuara të Perëndisë. Ai deklaroi që nëpërmjet çertifikatave të tij të faljes, blerësit do t’i faleshin të gjitha mëkatet që do të dëshironte të kryente dhe madje një gjë e tillë do të bëhej “pa pasur nevojë për t’u penduar.” 16Ibid, libri 3, kap. 1. Për më tepër, ai i siguroi dëgjuesit se faljet kishin aftësi të shpëtonin jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit dhe sapo monedhat të hidheshin në arkë, shpirti për të cilin blihej falja, i shpëtonte purgatorit dhe nisej drejt parajsës. 17të shihet K.R.Hagenbach, “History of the Reformation” vëll 1, fq. 96. KiM 122.2
Kur Simon magjistari u tregua i gatshëm për t’u blerë apos-tujve fuqinë për të kryer mrekulli, Pjetri i tha: “Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund të blesh me para dhuratën e Perëndisë.” (Veprat e Apostujve 8:20). Por turmat e paditura e pritën me entuziazëm ofertën e Fetzelit. Arka u mbush me ar e argjend. Shpëtimi, që mund të blihej me lekë ishte më i lehtë se shpëtimi i vërtetë që kërkon pendim, besim dhe përpjekje të zellshme për t’i bërë ballë e për ta mun-dur mëkatin. KiM 123.1
Doktrina e faljeve në Kishën e Romës u sulmua nga njerëz të shquar e të ditur dhe u hodh poshtë nga një numër i madh njerëzish, që nuk mund t’i besonin këtyre pretendimeve që binin plotësisht ndesh si me arsyen, ashtu edhe me Fjalën. Asnjë prelat nuk guxoi që ta ngrinte zërin kundër kësaj tregtie të pacipë, por mendjet e njerëzve filluan të turbullohen e të shqetësohen dhe shumë prej tyre filluan të pyesin veten... vallë a do të përdorë Zoti ndonjë mjet për pastrimin e kishës? KiM 123.2
Luterin, edhe pse vazhdonte të ishte një papist i zellshëm, e tmerruan paturpësitë blasfemuese të tregtarëve të faljeve. Shumë nga anëtarët e kishës së tij kishin blerë çertifikata faljesh dhe ata filluan t’i drejtohen pastorit të tyre, duke rrëfyer mëkatet dhe duke pritur fshirjen e tyre, jo sepse ishin penduar e dëshironin të ndryshonin, por sepse kishin “faljen” e blerë. Luteri nuk pranoi t’i falte dhe i paralajmëroi se në qoftë se nuk pendo-heshin e nuk fillonin një jetë të re, ata do të zhdukeshin falë këtyre mëkateve të tyre. Të çoroditur, ata shkuan tek Fetzeli për t’u ankuar për priftin që nuk i kishte marrë parasysh çertifikatat e tij dhe disa kërkuan me këmbëngulje që t’u ktheheshin të hollat. Famulltari u inatos. Ai filloi të mallkonte dhe urdhëroi ndezjen e zjarreve në sheshet publike, duke deklaruar “se papa kërkonte djegien e tij.” 18D’Aubigne, libri 3, kap. 4. KiM 123.3
Luteri tani i hyri me vendosmëri punës së tij si kampion i së vërtetës. Zëri i tij shpalli që nga podiumi, një paralajmërim sol-emn dhe të rëndësishëm. Ai u përshkroi njerëzve karakterin fyes të mëkatit dhe u mësoi atyre që ishte e pamundur për njeriun, që me anë të veprave të tij, ta pakësonte fajin apo ta shmangte dënimin. Vetëm pendesa drejtuar Perëndisë dhe besimi tek Jezu Krishti mund ta shpëtojnë mëkatarin. Hiri i Krishtit nuk mund të blihet; është një dhuratë falas. Ai i këshilloi njerëzit që të mos blinin falje, por t’i hidhnin sytë me besim tek Shpëtimtari i kryqëzuar. Ai u tregoi njerëzve përvojën e tij të dhimbshme personale, kur përpiqej më kot ta siguronte shpëtimin me anë të vuajtjeve dhe poshtërimit dhe se si duke hequr dorë nga përpjekjet e pavlefshme dhe duke i besuar Krishtit, kishte gjetur paqen dhe gëzimin e vërtetë. KiM 123.4
Ndërsa Fetzeli vazhdoi me tregtinë dhe mashtrimet e veta, Luteri vendosi të protestonte më me vrull kunder këtyre abuzi-meve. Rasti i erdhi shpejt. Kisha e kështjellës së Wittenbergut kishte shumë relike të çmuara, të cilat ekspozoheshin në raste festash dhe, të gjithë atyre, që vizitonin kishën dhe rrëfeheshin në këto ditë të caktuara u jepej shlyerja e plotë e mëkateve. Kështu, këtu vinin me mijëra e mijëra njerëz në ditë të tilla. Një nga festat më të rëndësishme - festivali i Gjithë Shenjtorëve - ishte në prag të derës. Një ditë më parë, Luteri, duke u bashkuar me turmat e njerëzve, që kishin filluar udhëtimin e tyre drejt kishës, ngjiti në derën e saj një afishe që përmbante 95 teza kundër doktrinës së faljes. Ai deklaronte në të se ishte gati t’i mbronte këto teza kundër atyre, që mund t’i sulmonin, të nesërmen në universitet. KiM 124.1
Tezat e tij ngjallën një interesim shumë të madh. Ato u lex-uan, u rilexuan dhe u përsëritën në të katër anët. Në universitet dhe në qendër të qytetit u krijua një gjendje e nderë. Këto teza theksonin se papës apo ndonjë njeriu tjetër, nuk i ishte dhënë kurrë e drejta për të falur mëkatet apo për të flakur tej dënimin e tyre. I gjithë ky sistem ishte bosh, - një forcë për të mbledhur të holla, duke luajtur me superstiSionin dhe frikën e njerëzve, -një sajim i Satanit për të shkatërruar të gjithë ata që do t’u be-sonin pretendimeve të tij të rreme. Theksohej gjithashtu se Ungjilli i Krishtit është thesari më i çmuar i kishës dhe se hiri i Perëndisë, që zbulohet në të, i jepet falas të gjithë atyre që e kërkojnë atë përmes pendimit dhe besimit. KiM 124.2
Tezat e Luterit ftonin për diskutim, por askush nuk guxoi ta pranonte sfidën. Kërkesat dhe pyetjet e tij u bënë të njohura brenda pak ditësh në gjithë Gjermaninë dhe u përcollën, brenda pak javëve, në të katër anët e botës së krishterë. Shumë katolikë të devotshëm, që e kishin vënë re dhe ishin shqetësuar nga paudhësia, që po mbizotëronte në kishë, por që nuk dinin se çfarë të bënin për t’i prerë rrugën asaj, i lexuan me gëzim të madh këto kërkesa, duke njohur në to shkrimin e Perëndisë. Ata e kuptuan se Zoti kishte shtrirë dorën e Tij për ta ndalur valën përmbytëse të korrupsionit, që vinte nga selia romake. Princët dhe magjistratët gëzoheshin në fshehtësi që po i vihej pritë fuqisë arrogante, e cila u kishte mohuar të drejtën për të kundërshtuar vendimet e saj. KiM 124.3
Por turmat e njerëzve supersticiozë e mëkatarë u tmerruan nga tronditja e sistemit të gënjeshtrave që ua kishte qetësuar “shqetësimet.” Kishëtarët dinakë, të ndërprerë në mes të veprimtarisë së tyre kriminale dhe të lënë pa fitime, u tërbuan e nxituan t’i mbronin pretendimet e tyre. Reformatori u ballafaqua me akuzues nga më të rrezikshmit. Disa e akuzuan se po ve-pronte me nxitim e kuturu; të tjerët e dënuan për fodullëk, duke theksuar se nuk po udhëhiqej nga Zoti, por nga mendjemadhësia dhe krenaria. “Të gjithë e dinë, - u përgjigj ai, - se gjithmonë ai që mbron një ide të re akuzohet për mendjemadhësi dhe nxit polemika.... Pse u kryqëzua Krishti dhe u vranë martirët? Sepse dukeshin si mbartës kryelartë të mençurisë së kohës dhe sepse parashtruan ide të reja pa u këshilluar më parë me mbrojtësit e ideve të vjetra. KiM 125.1
Më pas, ai deklaroi: “Çfarëdo gjëje që kam nisur, do ta mba-roj, jo për shkak të maturisë së njerëzve, por me anë të këshillës së Perëndisë. Në qoftë se kjo punë buron nga Zoti, kush do të mund ta ndalojë? E në qoftë se nuk buron prej Tij, kush do të mund ta çojë përpara? Jo vullneti im, as i tyre, as yni, por vullneti yt, o At i shenjtë, që je në qiell.” 19Ibid, libri 3,kap. 1. KiM 125.2
Mëgjithëse Luteri ishte frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë për ta filluar këtë punë, ai nuk do të gjente fushë me lule përpara. Qortimet e armiqve të tij, keqinterpretimet ndaj karakterit të tij, ranë mbi të si rrebesh; dhe ndikimi i tyre u ndje deridiku. KiM 125.3
Luteri mendonte se udhëheqësit e popullit, si në kishë, edhe në shkolla, do të bashkoheshin me gëzim me të përpara reformën. Fjalët inkurajuese, nga ana e njerëzve të rëndësishëm, e kishin mbushur me gëzim dhe i kishin dhënë shpresë. Ai kishte parashikuar që më parë, agimin e një dite më të mirë për kishën. Por inkurajimi ia kishte lënë vendin qortimit dhe mallkimit. Shumë autoritete, si shtetërore, ashtu edhe fetare, ishin të bindur për vërtetësinë e tezave të tij; por ata e kuptuan shpejt se pranimi i këtyre të vërtetave do të shoqërohej me ndryshime të mëdha. Përparimi dhe reformimi i njerëzve do të thoshte dobësim i autoritetit të Romës, bllokim i rrymave që mbushnin arkën e saj të thesarit dhe humbje e ekstravagancës dhe luksit të udhëheqësve të saj. Për më tepër, t’u mësoje njerëzve të mendonin e të vepronin si qënie të ndërgjegjshme, duke e parë Krishtin si shpëtimin e tyre të vetëm, do të çonte në rrëzimin e fronit të papës, që nga ana e vet, do t’i vinte shkelmin autoritetit të tyre. Për këtë arsye, ata flakën tej njohjen e Perëndisë dhe e hodhën poshtë Krishtin dhe të vërtetën e Tij, duke kundërshtuar njeriun që kishte dërguar Ai për t’ua ndriçuar mendjet. KiM 126.1
Luteri, duke menduar për veten - një njeri që e kundërshtonin fuqitë më të mëdha të botës, - dridhej. Ndonjëherë dyshonte a kishte qënë me të vërtetë Zoti Ai, që e kishte udhëhequr të ngrihej kundër autoritetit të kishës? “Kush isha unë, - shkruan ai, - që munda të kundërshtoj madhështinë e papës, para të cilit... mbretërit dhe bota mbarë dridhet?... Asnjë nuk mund ta kuptojë se sa vuajti zemra ime gjatë atyre dy vjetëve të para dhe në çfarë mjerimi, apo dëshpërimi më mirë të them, kisha rënë.” 20Ibid, libri 3, kap. 6. Por ai nuk u dekurajua plotësisht. Kur mbështetja njerëzore e braktisi, ai hodhi vështrimin drejt qiellit dhe mësoi të mbështetej plotësisht në krahun e plotfuqishëm. KiM 126.2
Një përkrahësi të ReformaSionit, Luteri i shkroi kështu: “Ne nuk mund t’i kuptojmë Shkrimet e Shenjta, as vetëm duke studiuar dhe as vetëm falë inteligjencës sonë. Detyra jote e parë është që të fillosh të lutesh. Lutju Zotit, që me mëshirën e Tij, të të japë aftësinë për të kuptuar fjalën e Tij. Ashtu siç ka thënë edhe Ai vetë: “Të gjithë do të mësohen nga Perëndia”, nuk ka asnjë interpretues të fjalës së Perëndisë përveç Autorit të saj. Mos shpreso tek puna jote apo tek arsyetimi yt; besoji vetëm Perëndisë dhe ndikimit të Shpirtit të Tij. Ki besim tek fjalët e një njeriu që flet nga përvoja e tij.” 21Ibid, libri 3, kap. 7. Ky është një mësim me rëndësi jetësore për të gjithë ata, që mendojnë se Perëndia i ka thirrur për t’i zbuluar botës të vërtetat solemne të kësaj kohe. Këto të vërteta do të ngjallnin armiqësinë e Satanit dhe njerëzve të tjerë, të cilëve u pëlqejnë përrallat që tregon ai. Gjatë luftës me fuqitë e së keqes, duhet diçka që ia kalon forcës së intelektit dhe mençurisë njerëzore. KiM 126.3
Kur armiqtë përmendin zakonet, traditat apo të ashtuquajtu-rat “pohime” rreth autoritetit të papës, Luteri u përmendte Biblën dhe vetëm Biblën. Ajo përfshinte argumente që ata nuk mund t’i hidhnin poshtë; prandaj skllevërit e fondamentalizmit dhe superstiSionit e sulmuan për ta vrarë ashtu si çifutët kërkuan gjakun e Krishtit. “Ai është heretik! - thërrisnin përkrahësit fanatikë të Romës. - Eshtë një tradhti e madhe ndaj kishës qoftë edhe një orë më shumë jetë e këtij heretiku te tmerrshëm. Le të ngrihet trekëmbëshi për të!” 22Ibid, libri 3, kap. 9. Por Luteri nuk ra pre e tërbimit të tyre. Perëndia i kishte besuar një detyrë të rëndësishme dhe engjëjt qiellorë e mbronin ditë e natë. Sidoqoftë, shumë njerëz, që e pranuan dritën e çmuar të Luterit, u vunë në qendër të shënjestrës së Satanit dhe përballuan me stoicizëm, torturat e madje edhe vdekjen, për hir të së vërtetës. KiM 127.1
Mësimet e Luterit tërhoqën vëmendjen e njerëzve të ditur në mbarë Gjermaninë. Shërbesat dhe shkrimet e tij çliruan rreze drite, që zgjuan dhe ndriçuan mijëra njerëz. Një besim i gjallë po i zinte vendin formalizmit pa jetë, që kishte pushtuar kishën për një kohë të gjatë. Njerëzit po humbisnin besimin në bestytnitë e papatit çdo ditë e më shumë. po binin edhe barrierat e par-agjykimeve. Fjala e Perëndisë, me të cilën Luteri ballafaqonte çdo doktrinë dhe çdo pretendim, i ngjante një shpate me dy presa, që depërtonte thellë në zemrat e njerëzve. Kudo po lindte një dëshirë e madhe për përparimin shpirtëror. Askund nuk ishte vënë re më parë një etje kaq e madhe për drejtësi. Shikimi i njerëzve, që për një kohë kaq të gjatë ishte përqëndruar tek ritet njerëzore dhe tek ndërmjetësit tokësorë, tani po drejtohej tek pendesa dhe tek besimi në Krishtin e kryqëzuar. KiM 127.2
Ky interesim në rritje i tmerroi akoma edhe më shumë auto-ritetet romake. Luteri mori një ftesë për t’u paraqitur në Romë i akuzuar për herezi. Miqtë e tij u trembën shumë nga kjo kërkesë. Ata e njihnin mirë rrezikun që i kanosej atij në qytetin e korruptuar, që pothuajse ishte dehur me gjakun e martirëve të Jezusit. Ata protestuan dhe e hodhën poshtë kërkesën që ai të shkonte në Romë dhe kërkuan gjykimin e tij në Gjermani. KiM 128.1
Kjo kërkesë më së fundi u pranua dhe papa dërgoi një delegat të tij që të merrej me shqyrtimin e çështjes. Sipas porosive të dhëna nga papa, delegatit iu theksua, se Luteri ishte shpallur që më parë heretik. Kështu, delegatit iu ngarkua detyra që “ta proçesonte e ta detyronte të dorëzohej pa vonuar.” Në qoftë se ai nuk do të tërhiqej dhe delegati nuk do të mundte ta bindte apo ta detyronte të hiqte dorë, atëherë atij i ishte dhënë e drejta “që ta nxinte emrin e tij kudo në Gjermani; si dhe të dëbonte, mallkonte dhe shkishëronte të gjithë ata që do ta përkrahnin.” 23Ibid, libri 4, kap. 2. Përveç kësaj, papa, në mënyrë që ta shkulte nga rrënjët këtë herezi të rrezikshme, e urdhëroi delegatin që t’i shkishëronte të gjithë me përjashtim të perandorit, pavarësisht nga pozita sht-etërore apo kishëtare që kishin, të cilët nuk do të ndihmonin në kapjen e Luterit. Më pas ata do t’i nënshtroheheshin hakmarrjes së Romës. KiM 128.2
Kështu u shfaq edhe një herë shpirti i vërtetë i papatit. Nga rreshti i parë deri në rreshtin e fundit të këtij dokumenti nuk vi-het re as gjurma më e vogël e parimeve Kristiane apo drejtësisë elementare. Luteri ndodhej shumë larg Romës; ai nuk kishte pasur mundësi që të shpjegohej apo të mbronte vetveten dhe madje përpara se të shqyrtohej çështja e tij, ai ishte quajtur heretik dhe në të njëjtin çast ishte akuzuar, gjykuar e dënuar. E gjitha kjo... nga i vetëquajturi “at hyjnor” që ishte i vetmi auto-ritet i pagabueshëm dhe suprem i kishës dhe shtetit! KiM 128.3
Pikërisht në këtë kohë, kur Luteri kishte më shumë nevojë për mirëkuptimin dhe këshillën e një miku, Perëndia dërgoi Me-lanchtonin në Wittenberg. I ri, modest dhe i sjellshëm, i pajisur me një gjykim të shëndoshë, njohuri të thella, gojëtari të mpre-htë dhe pastërti karakteri, Melanchtoni dinte të fitonte admiri-min dhe respektin e njerëzve kudo që shkonte. Pasuria e tal-enteve që kishte ishte jo më pak e rëndësishme se mirësia që e karakterizonte. Shumë shpejt ai u bë një dishepull i zjarrtë i Ungjillit, si dhe miku dhe mbështetësi më i besuar dhe i vlefshëm i Luterit, sepse mirësia, kujdesi dhe saktësia e tij e plotësonin kuadrin e veçorive të admirueshme të Luterit. Puna e tyre e përbashkët e forcoi ReformaSionin dhe e inkurajoi Luterin. KiM 129.1
Augsburgu u caktua si vendi ku do të zhvillohej gjyqi dhe Re-formatori filloi udhëtimin e tij në këmbë për të shkuar atje. Mi-qtë e tij i kishte pushtuar një frikë e madhe. Në të vërtetë, shumë njerëz e kishin kërcënuar se do ta kapnin e do ta vrisnin rrugës dhe prandaj shokët iu lutën që të mos rrezikohej më kot. Ata madje i sugjeruan që të largohej për një farë kohe nga Wit-tenbergu dhe të strehohej mes miqve të ngushtë, që do ta mbronin me gëzim. Megjithatë ai nuk donte të largohej nga posti ku e kishte caktuar Perëndia, prandaj vazhdoi ta ruante të pacënuar të vërtetën, pa i marrë parasysh stuhitë, që po i sil-leshin rrotull. Ai thoshte: “Unë i ngjaj Jeremisë, jam një njeri i sulmit dhe ballafaqimit dhe sa më shumë shtohen kërcënimet e tyre, aq më shumë gëzohem unë... Tashmë ata e kanë shkatërruar emrin tim të mirë dhe nderin tim. Nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse trupi im i dobët. Le ta marrin! Jetën time nuk mund ta shkurtojnë më shumë se disa orë; po përsa i përket shpirtit tim... atë nuk ma marrin dot. Ai që dëshiron t’i shpalli botës fjalën e Krishtit, duhet ta presë vdekjen nga momenti në moment.” 24Ibid, libri 4, kap. 4. KiM 129.2
Lajmi i ardhjes së Luterit në Augsburg e gëzoi shumë delegatin romak. Heretiku “turbullues”, që po tërhiqte çdo ditë e më shumë vëmendjen e botës mbarë, dukej sikur tani ishte nën thundrën e Romës dhe delegati ishte i vendosur ta mbërthente aty. Reformatori nuk kishte kërkuar ndonjë leje kalimi. Miqtë e tij iu lutën që të mos paraqitej përpara gjykatësit pa një të tillë dhe ata vetë filluan punën për të marrë një leje nga perandori. Dele-gati synonte ta detyronte Luterin të tërhiqej ose në rast të kundër të shkonte në Romë, ku padyshim e priste fati i Hussit dhe Jeromit. Prandaj, nëpërmjet agjentëve të tij, ai bëri çmos që Luteri të paraqitej, duke i besuar mëshirës së tij, pa këtë doku-ment. Por Reformatori nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë. Ai u paraqit përpara ambasadorit të papës vetëm kur mori lejekali-min, që i siguronte mbrojtjen e perandorit. KiM 129.3
Autoritetet romake, për hir të diplomacisë, kishin vendosur ta shtinin në dorë Luterin me butësi. Delegati, gjatë takimeve që pati me të, u tregua shumë i përzemërt, por i kërkoi Luterit që t’i dorëzohej pa fjalë autoritetit të kishës dhe të pranonte çdo pikë pa bërë pyetje e pa debatuar. Ai nuk e kishte vlerësuar si duhej karakterin e këtij njeriu që kishte përballë. Në përgjigjen e tij, Luteri shprehu respektin e tij për kishën, dëshirën për të ndjekur të vërtetën dhe gadishmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha vërejtjeve mbi mësimet e tij dhe për t’ia nënshtruar doktrinat e tij vendimit të njerëzve të ditur; por në të njëjtën kohë ai pro-testoi kundër kërkesës së kardinalit që e ftonte të tërhiqej pa provuar “gabimet” e tij. KiM 130.1
Përgjigjja e vetme që mori ishte: “Tërhiqu! Tërhiqu!”. Re-formatori tregoi se qëndrimi i tij mbrohej nga dëshmia e Shkri-meve të Shenjta dhe deklaroi me bindje se nuk mund të hiqte dorë nga e vërteta. Delegati, duke mos mundur të hidhte poshtë argumentet e tij, e sulmoi me një valë qortimesh, sarkazmash dhe lajkash, të ndërprera këto nga citime të traditave dhe thënie të Etërve dhe, duke mos i lënë kohë Reformatorit të fliste. Luteri, duke parë që bashkëbisedimi ishte i kotë, kërkoi leje që ta para-qiste përgjigjen e tij me shkrim. Kjo leje iu dha me gjysëm zëri. KiM 130.2
“Duke vepruar kështu, - i shkruante ai një miku të tij, - kush shtypet ka një të mirë të dyfishtë: së pari, ajo që është shkruar mund t’i nënshtrohet gjykimit të të tjerëve dhe së dyti, paraqet një mundësi më të madhe për t’i ngjallur frikë apo vepruar mbi ndërgjegjen e një KiM 130.3
tirani arrogant dhe fjalëshumë, që në rast të kundërt, do të inkurajohej nga elokuenca e vet.” 25Martyn, “The Life and Times of Luther”, fq.271- 272. KiM 131.1
Në takimin tjetër, Luteri paraqiti një përmbledhje të qartë, të shkurtër e të saktë të pikëpamjeve të tij, mbështetur këto edhe nga mjaft citime Biblike. Pasi e lexoi me zë të lartë këtë doku-ment, ai ia kaloi atë kardinalit, që e flaku tutje me përçmim, duke e quajtur atë një broçkull fjalësh dhe citimesh pakuptim. Luteri, i ngritur në këmbë, u ballafaqua me prelatin mendjemadh në një fushë që ai e njihte mirë - traditat dhe mësimet e kishës - dhe i hodhi poshtë të gjitha pohimet e tij. KiM 131.2
Kur prelati e kuptoi se arsyetimi i Luterit ishte i pathyeshëm humbi vetëkontrollin dhe thirri si i tërbuar: “Tërhiqu ose përn-dryshe do të të dërgoj në Romë përpara gjykatësve që do të shqyrtojnë çështjen tënde. Unë do të të shkishëroj ty, të gjithë përkrahësit e tu dhe të gjithë ata që do të përpiqen të të ngja-jnë, duke ju flakur njëherë e mirë nga kisha.” Përfundimisht me një zë të egër e fodull, ai deklaroi: “Tërhiqu ose mos u kthe më.” 26D’Aubigne, ediSioni i Londrës, libri 4, kap. 8. KiM 131.3
Reformatori, i shoqëruar nga miqtë e tij, u largua duke lënë të kuptohej qartë se nuk kishte ndërmend të tërhiqej. Kardinali nuk priste një kundërveprim të tillë. Atë e kishte gënjyer mendja se do ta detyronte me forcë Luterin të dorëzohej. Tani, vetëm me bashkëpunëtorët e tij, ai i vështroi të gjithë me radhë, i zhgënjyer dhe i mërzitur nga përfundimi i papëlqyer i planit të tij. KiM 131.4
Përpjekjet e Luterit në këtë rast nuk mbetën pa u shpërblyer. Të pranishmit e shumtë patën mundësi të krahasonin dy pro-tagonistët dhe ta gjykonin personalisht frymën që manifestonte secili prej tyre, duke vlerësuar fuqinë dhe vërtetësinë e pozitave përkatëse. Çfarë ndryshimi! Reformatori, i thjeshtë, i përulur, qëndroi i papërkulur në anën e Perëndisë, duke mbrojtur të vërtetën; përfaqësuesi i papës, krenar, mendjemadh dhe i paarsyeshëm edhe pse nuk kishte në dorë asnjë argument Biblik, thërriste i vetëkënaqur: “Tërhiqu, ose përndryshe, do të përfundosh në Romë ku do të dënohesh!” KiM 131.5
Pa marrë parasysh lejekalimin e tij, papistët po komplotonin arrestimin dhe burgimin e tij. Miqtë e tij iu lutën që të kthehej pa vonesë në Wittenberg, pasi qëndrimi i tij i zgjatur në atë vend ishte i panevojshëm dhe i rrezikshëm. Kështu, ai u largua nga Augsburgu para lindjes së diellit, i hipur mbi kalë dhe i shoqëruar vetëm nga një udhërrëfyes, që ia kishte gjetur magjistrati. Ai nisi udhëtimin përmes rrugicave të errëta e të shkreta të qytetit, i pushtuar nga parandjenja të këqija. Armiqtë vigjilentë dhe mi-zorë, po komplotonin zhdukjen e tij. A do t’u shpëtonte vallë kurtheve të ngritura rreth tij? Ishin momente ankthi dhe lutjesh të ethshme. Arriti pranë një porte të vogël në murin e qytetit. Ajo ishte lënë hapur për të dhe ai, së bashku me shoqëruesin e vet, kaluan pa pengesa. Me të dalë jashtë, ata nxituan të largo-heshin dhe kur delegati dëgjoi për ikjen e tij, ai ishte tepër larg persekutorëve të tij. Satani dhe misionarët e tij u mundën. Njeriu, që ata menduan se e kishin në dorë, ishte larguar, siç i shpëton zogu kurthit të skifterit. KiM 132.1
Lajmi i largimit të Luterit e inatosi dhe e çuditi gjykatësin. Ai priste që ta nderonin për mençurinë dhe vendosmërinë me të cilën e kishte trajtuar këtë prishës të kishës, por mbeti i zhgënjyer. Ai e shprehu zemërimin e tij në një letër drejtuar Frederikut, përfaqësuesit të Saksonisë, duke e kritikuar ashpër Luterin dhe duke i kërkuar Frederikut që ta dërgonte Reformato-rin në Romë ose ta dëbonte nga Saksonia. KiM 132.2
Luteri, nga ana e tij, kërkoi që delegati ose papa t’i tregonin në Bibël gabimet e tij dhe u betua solemnisht se do të hiqte dorë nga doktrinat e tij, në qoftë se ato binin ndesh me fjalën e Perëndisë. Më pas, ai i shprehu Zotit mirënjohjen e tij që Ai e kishte quajtur të denjë për të vuajtur për një kauzë kaq të shen-jtë. KiM 132.3
Përfaqësuesi sakson nuk dinte shumë për doktrinat e refor-muara, por çiltërsia, forca dhe qartësia e fjalëve të Luterit e prekën atë dhe Frederiku vendosi ta mbronte Reformatorin de-risa të provoheshin gabimet e tij. Në përgjigje të kërkesës së delegatit, ai shkroi: “Duhet të jeni i kënaqur meqë Doktor Martini është paraqitur përpara jush në Augsburg. Ne nuk na shkonte në mendje që ju do të përpiqeshit ta detyronit të tërhiqej pa e bin-dur se ishte i gabuar. Asnjë nga njerëzit e ditur të principatës sime nuk më ka njoftuar se doktrinat e Martinit janë të pabesa, antikristiane dhe heretike.” Kështu princi nuk pranoi ta dërgonte Luterin në Romë apo ta dëbonte nga shtetet e tij.” 27D’Aubigne, libri 4, kap. 10. KiM 132.4
Princi kishte vënë re një shthurje të përgjithshme të moralit shoqëror dhe e kishte kuptuar domosdoshmërinë e reformës. Nuk do të kishte nevojë për marrje masash të kushtueshme e të koklavitura për ndalimin e krimit, në rast se njerëzit do t’i njihnin e do t’u bindeshin urdhëresave të Perëndisë dhe zërit të ndërgjegjes së ndriçuar. Ai e kuptoi që Luteri po punonte për arritjen e këtij qëllimi dhe në fshehtësi gëzohej që në kishë po ndjehej një erë e re. KiM 133.1
Ai vuri re gjithashtu se si profesor universiteti Luteri ishte më se i suksesshëm. Vetëm një vit kishte kaluar që nga dita kur Luteri ngjiti tezat e tij mbi portën e kishës së kështjellës dhe numri i shtegtarëve që vizitonin kishën për festivalin e Gjithë Shenjtorëve, kishte rënë shumë. Roma po zhvishej nga adhuruesit dhe dhuratat e tyre, por vendin e tyre e zuri një grup tjetër njerëzish, që shkonin në Wittenberg jo si shtegëtarë për të adhuruar relika, por si studentë, për të mbushur auditorët e universitetit. Shkrimet e Luterit kishin ngjallur kudo një interesim të madh mbi Shkrimet e Shenjta dhe studentë, jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga vende të tjera, mbushën bankat e uni-versitetit. Të rinjtë, që shkelnin për herë të parë në Wittenberg, “ngrinin duart drejt qiellit dhe e lëvdonin Perëndinë që e kishte shpërndarë nga ai qytet, si nga Sioni në të shkuarën, dritën që duhej përcjellë edhe në vendet më të largëta.” 28Ibid, libri 4, kap. 10. KiM 133.2
Gjatë kësaj periudhe Luteri nuk ishte bindur akoma plotësisht për gabimet e Kishës së Romës, por ndërsa krahasonte Shkrimet e Shenjta me dekretetet dhe vendimet e papatit, ai çuditej gjith-një e më shumë. “Po lexoj, - shkruante ai, - dekretet e papëve... dhe nuk e kuptoj nëse papa është antikrishti vetë apo apostulli i tij, kaq shumë e keqpërfaqësojnë dhe e kryqëzojnë Krishtin ato.” 29Ibid, libri 5, kap. 1. Megjithatë, në këtë pikë, Luteri vazhdonte të ishte përkrahës i Kishës Romake dhe as që mendonte se mund të shkëputej prej saj. KiM 133.3
Shkrimet dhe doktrinat e Reformatorit po përhapeshin në të gjitha vendet e Krishtera. Puna filloi në Zvicër dhe Hollandë. Kopjet e veprave të tij depërtuan deri në Francë dhe Spanjë. Mësimet e tij anglezët i pritën si fjalë jete. E vërteta kishte kaluar gjithashtu edhe kufirin e Belgjikës dhe Italisë. Me mijëra njerëz u zgjuan nga dremitja vdekjeprurëse drejt gëzimit dhe shpresës jetëdhënëse të besimit. KiM 134.1
Roma shqetësohej gjithnjë e më shumë nga sulmet e Luterit dhe disa nga kundërshtarët fanatikë të tij, - mes të cilëve edhe profesorë e doktorë te universiteteve Katolikë, - deklaruan se atij që do ta vriste murgun rebel, do t’i faleshin mëkatet pa për-jashtim. Një ditë, një njeri i panjohur me një revole të fshehur nën mantel, iu afrua Reformatorit dhe e pyeti pse lëvizte vetëm. “Jam në duart e Zotit. - u përgjigj Luteri - Ai është forca dhe mburoja ime. Ç’mund të më bëjnë njerëzit?” 30Ibid, libri 6, kap. 2. Me të dëgjuar këto fjalë, njeriu i panjohur u zverdh dhe iku me të katra sikur të kishte parë engjëjt e qiellit. KiM 134.2
Roma synonte ta shkatërronte Luterin, por atë e mbronte Perëndia. Doktrinat e tij jehuan kudo - “në kasolle dhe konvikte... në kështjellat e fisnikëve, në universitete dhe në pal-latet mbretërore”; dhe njerëz fisnikë nga çdo vend u ngritën në mbrojtje të tij.” 31Ibid, libri 6, kap. 2. KiM 134.3
Pikërisht në këtë kohë, duke lexuar veprat e Hussit, Luteri zbuloi se e vërteta e madhe e shfajësimit me anën e besimit që ai vetë po përpiqej ta mbronte e ta predikonte, ishte pranuar më parë nga Reformatori Bohemian: “Ne që të gjithë, - tha Luteri, -Pali, Augustini dhe unë kemi qënë Hussitë pa e ditur!” “Sigurisht që Zoti do t’ia kujtojë botës, - vazhdoi ai, - se kjo e vërtetë është predikuar dhe djegur një shekull më parë.” 32Wylie, libri 6, kap. 1. KiM 134.4
Duke folur për papën, në një thirrje drejtuar perandorit dhe aristokracisë gjermane në emër të reformaSionit Kristian, Luteri shkruante: “Eshtë e tmerrshme që të shikosh një njeri, që vetëquhet “zëdhënës i Krishtit”, të kapardiset me nje madhështi që nuk krahasohet me atë të asnjë perandori. A i ngjan ky njeri Jezusit të varfër apo Pjetrit të përulur? Thonë që ai është Zot i botës! Por Krishti, mëkëmbësi i të Cilit ai mburret se është, ka thënë: “Mbretëria ime nuk i takon kësaj bote.” A është e mun-dur që sundimi i një mëkëmbësi ta kalojë atë të eprorit të tij?” 33D’Aubigne, libri 6, kap. 3. KiM 134.5
Përsa u përket universiteteve, ai shkruante: “Kam frikë se, në qoftë se universitetet nuk përpiqen me zell për t’i shpjeguar Shkrimet e Shenjta e për t’i gdhendur ato në zemrat e të rinjve, ata do të kthehen në porta ferri. Ju këshilloj të mos i dërgoni fëmijët tuaj atje ku Shkrimi nuk zë vendin kryesor. Çdo insti-tuSion, që nuk ka bazë fjalën e Perëndisë, herët a vonë do të korruptohet.” 34Ibid, libri 6, kap. 3. KiM 135.1
Kjo thirrje u përhap me shpejtësi në Gjermani dhe pati një ndikim të madh mbi njerëzit. I gjithë vendi u trondit dhe me mijëra njerëz u vunë nën flamurin e reformës. Kundërshtarët e Luterit, të etur për hakmarrje, e nxitën papën që të ndërmerrte masa më të rrepta kundër tij. U mor vendim që të dënoheshin doktrinat e tij. Reformatorit dhe përkrahësve të tij iu dhanë gjashtëdhjetë ditë që të tërhiqeshin dhe në qoftë se brenda kësaj kohe nuk e bënin një gjë të tillë, do të shkishëroheshin të gjithë. KiM 135.2
ReformaSioni po përjetonte një krizë të thellë. Për shekuj me radhë dënimi romak i shkishërimit i kishte tmerruar mbretërit e fuqishëm dhe kishte sjellë mallkim dhe fatkeqësi mbi perandor-itë.Ata që merrnin këtë dënim shiheshin me frikë dhe tmerr; mi-qtë e tyre prisnin çdo lloj lidhje me ta, trajtoheshin si kriminelë e ndiqeshin këmbakëmbës derisa vriteshin mizorisht. Luteri e njihte mirë furtunën që po përgatitej për ta përfshirë; por ai nuk u përkul, duke i besuar Krishtit si mbështetja dhe mburoja e tij. Me guxim dhe besim martiri, ai shkroi: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por një gjë e tillë nuk më shqetëson... Le të fryjë era nga të dojë. Frikë nuk kam, sepse as edhe një gjethe e vetme nuk bie po nuk qe vullneti i Atit... Po për ne sa shumë kujdeset Ai! Është e lehtë të vdesësh për Fjalën duke qënë se Fjala u bë mish dhe vdiq Vetë për ne. Në qoftë se vdesim me Të edhe do të jetojmë me të dhe, duke duruar vuajtjet që më parë i duroi Ai për ne, ne do të jemi ku është Ai dhe do të qëndrojmë me të përgjithmonë.” 35Ibid, ediSioni i tretë i Londrës; 1840, libri 6, kap. 9. KiM 135.3
Kur Luterit i ra në dorë dokumenti i nënshkruar nga papa, ai tha: “E përçmoj dhe e sulmoj, sepse është i padrejtë dhe i rremë ... Ky dokument dënon vetë Krishtin... Gëzohem që më duhet të vuajë për kauzën më fisnike. Tashmë ndiej në zemër një çlirim të madh, sepse më në fund e kuptova se papa është antikrisht dhe që është ulur mbi fronin e Satanit.” 36D’Aubigne, libri 6, kap. 9. KiM 136.1
Megjithatë mandati i Romës nuk kaloi pa u ndjerë. Burgu, torturat dhe shpata ishin armë të fuqishme për të siguruar bindje. Njerëzit e dobët dhe supersticiozë u drodhën përpara dekretit të papës; megjithëse shumica e popullsisë e përkrahte Luterin, ata mendonin se jeta ishte shumë më e shtrenjtë se kauza reformuese. Dukej sikur punës së Reformatorit po i vinte fundi. KiM 136.2
Megjithatë Luteri nuk kishte frikë. Roma po përdorte kundër tij gjithë arsenalin e saj dhe bota mbarë po priste vdekjen ose dorëzimin e tij. Me guxim të pashoq, ai ia përplasi në fytyrë asaj (Romës) dënimin, që kishte dalë nga goja e autoriteteve romake dhe shpalli publikisht vendimin e tij për ta braktisur kishën përgjithmonë. Në prani të një turme të madhe studentësh, profesorësh dhe qytetarësh të të gjitha shtresave shoqërore, dogji dekretin e papatit, ligjet tradiSionale, urdhëresat e papës dhe disa shkrime të tjera, që e mbronin autoritetin e tij. “Armiqtë e mi, - tha ai, - duke djegur librat e mia, i kanë turbulluar mendjet e njerëzve dhe e kanë dëmtuar kauzën e së vërtetës; për këtë arsye po ua djeg edhe unë librat atyre. Beteja solemne sapo ka filluar. Deri tani vetëm kam luajtur me papën. E fillova këtë punë në emër të Perëndisë dhe ajo do të vazhdojë, edhe pa mua, në sajë të fuqisë së Tij.” 37Ibid, libri 6, kap. 10. KiM 136.3
Akuzave të armiqve, të cilët vinin në lojë dobësinë e kauzës së tij, Luteri iu përgjigj: “Kush është ai që e di me siguri që Perëndia nuk më ka zgjedhur dhe thirrur mua e duke mos iu trembur kësaj, përçmon Zotin Vetë, duke më përçmuar mua? Moisiu ishte vetëm kur u largua nga Egjipti, Elija ishte vetëm në kohën e mbretit Ahab; Isaia ishte vetëm në Jeruzalem; Ezekieli ishte vetëm në Babiloni ... Zoti kurrë nuk ka zgjedhur si profet as kryepriftin dhe as ndonjë personazh të njohur. Zakonisht Ai zgjidhte njerëz të thjeshtë dhe të përulur si bariu Amos. Gjatë gjithë kohërave, shenjtorëve u është dashur të qortojnë të fuqishmit, mbretërit, princët, priftërinjtë dhe njerëzit e mençur, duke vënë në rrezik jetën e tyre.... Nuk po them se jam profet, thjesht po them pikërisht se jam vetëm dhe ata janë shumë, duhet të kenë frikë. Jam i sigurt për diçka: fjala e Perëndisë është me mua dhe jo me ta.” 38Ibid, libri 6, kap. 10. KiM 137.1
Megjithatë, Luteri vendosi që të ndahej përfundimisht me kishën vetëm pas një konflikti të gjatë me vetveten. Pikërisht gjatë kësaj periudhe të vështirë ai shkroi: “Çdo ditë e më shumë e kupton se sa e vështirë është që të heqësh dorë nga zakonet, që të janë ngulitur në mendje që në fëmijëri. Sa shumë kam vuajtur, - edhe pse Shkrimet e Shenjta ishin me mua, - për ta bindur veten që duhej të merrja guximin për t’u ngritur i vetëm kundër papës e për ta shpallur atë si antikrisht! Sa e madhe ka qënë dhimbja që kam ndier në zemër! Sa herë i kam bërë vetes ato pyetje që m’i drejtojnë shpesh papistët: “Vetëm ti je i zgjuar? A mund të gabojnë gjithë të tjerët? Çfarë do të ndodhë në qoftë se ti je i gabuar dhe përfshin në këtë gabim shumë shpirtra që më pas do të dënohen përjetësisht? Kështu, luftova për një kohë të gjatë me veten dhe me Satanin derisa Krishti, me fjalën e tij të pagabuar, ma forcoi zemrën kundër këtyre dy-shimeve.” 39Martyn, fq. 372, 373. KiM 137.2
Papa e kishte kërcënuar Luterin me shkishërim në rast se nuk do të tërhiqej dhe kërcënimi tani u bë realitet. U miratua një dekret i ri, që deklaronte shkëputjen përfundimtare të Reform-atorit nga Kisha e Romës, që e quante atë të paditur nga Qielli dhe që i përfshinte të gjithë ata që do t’i pranonin doktrinat e tij, në këtë dënim. Kishte filluar me të vërtetë beteja e madhe. KiM 137.3
Të gjithë ata, të cilët Perëndia i përdor për të shpallur të vër-teta të rëndësishme për kohën kur jetojnë, do të kenë si fat, kundërshtimin. Ekzistonte një e vërtetë, që i përkiste kohës së Luterit - një e vërtetë e një rëndësie të veçantë; ekziston një e vërtetë, që i përket kishës së ditëve tona. Ai që bën gjithçka si-pas vullnetit të Tij, ka pasur mirësinë t’i vendosë njerëzit në rrethana të larmishme dhe t’u besojë atyre detyra të rëndësishme për kohën, në të cilën jetonin dhe për kushtet, në të cilat ndodheshin. Në qoftë se ata do ta vlerësonin dritën që do t’u jepej, rreze të reja të së vërtetës do te hapeshin përpara tyre. Por, pjesa më e madhe e njerëzve vazhdojnë ta hedhin poshtë të vërtetën, duke u ngjarë papistëve, të cilët e kundërshtuan ashpër Luterin. Vazhdon të ekzistojë e njëjta prir-je për të pranuar teoritë dhe traditat njerëzore në vend të fjalës së Perëndisë. Të gjithë ata që paraqesin të vërtetën në ditët to-na, nuk duhet të mendojnë se do të priten me entuziazëm më të madh nga ç’u pritën reformatorët e parë. Kontradikta e madhe midis Krishtit dhe Satanit, do të intensifikohet në ditët e fundit të historisë botërore. KiM 138.1
Jezusi u tha dishepujve të tij: “Po të ishit nga bota, bota do t’i donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por Unë iu kam zgjedhur nga bota, prandaj bota do t’ju urrejë. Kujtoni fjalët që iu thashë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti.” Nëse më kanë përndjekur Mua, do t’ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën Time, do të zbatojnë dhe tuajën.” (Gjoni 15:19, 20). Nga ana tjetër, Zoti deklaroi qartë: “Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju, sepse në të njëjtën mënyrë vepruan etërit e tyre me profetët e rremë.” (Luka 6:26). Fryma, që mbizotëron në botë sot nuk përputhet me frymën e Krishtit ashtu siç nuk përputhej edhe në të shkuarën dhe ata që e predikojnë fjalën e Perëndisë, pa i shtuar asnjë pikë e pa i shtuar asnje gërmë, do të priten me atë armiqësi që u vu re që atëherë. Format e kundërshtimit të së vërtetës mund të ndryshojnë; armiqësia mund të jetë më e fshehur, sepse është më dinake, por i njëjti antagonizëm do të vazhdojë të ekzistojë e do të manifestohet ndjeshëm në fund të kohës. KiM 138.2
1. Listoni karakteristikat intelektuale dhe shpirtërore të të riut Luter, që e bënë atë një lider të patundur parimor. KiM 139.1
2. Duke zbritur “Shkallët e Pilatit” në Romë, Luteri dëgjoi fjalët tek Romakët 1:17. Si reagoni në jetën tuaj kur dëgjoni këto fjalë? KiM 139.2
3. Me cilin personazh të Dhjatës së Re e barazon Ellen White Tetzelin? Pse? KiM 139.3
4. Kisha e sulmoi, e përqeshi dhe e persekutoi Luterin bashkë me ndjekësit e tij, deri në pikën e shkishërimit dhe vdekjes. Si iu përgjigj Luteri? Si mund të ndiqni shembullin e tij në mbrojtje të “të vërtetës aktuale”? KiM 139.4