Go to full page →

68—“DAVIDI NË ZIKLAG” PPAlb 531

*****

Davidi dhe shoqëruesit e tij nuk kishin marrë pjesë në betejën ndërmjet Saulit dhe filistinasve, ndëonëse kishin marshuar me filistinasit në drejtim të luginës ku u zhvilllua përleshja. Ndërkohë që të dyja ushtritë po përgatiteshin për betejë, biri i Jeseit e pa veten në një situatë tepër të ndërlikuar. Prej tij pritej të luftonte përkrah filistinasve. Në rast se gjatë betejës ai do të largohej nga posti që i ishte caktuar, dhe të dezertonte nga fushë-beteja ai jo vetëm që do t’i sillte vetes turp, por edhe me mosmirënjohje e tradhëtindaj Akishit, i cili e kishte mbrojtur dhe e kishte mirëbesuar. Një veprim i tillë do ta mbulonte emrin e tij me poshtërsi e turpe si dhe do ta bënte atë objekt zemërimi për armiq edhe më të frikshëm se sa Sauli. Megjithatë, as edhe për një çast ai nuk mund të binte dakort që të luftonte kundër Izraelit Po ta bënte këtë gjë, ai do të shndërrohej në një tradhtar të vendit tëtij—armiku i Perëndisë dhe i popullit të Tij. Tradhtia e treguar në këtë rasts kishte për ta penguar atë përfudimisht nga marrja e fronit të Izraelit; dhe po të qëllonte që Sauli të vritej në këtë përleshje, faji për vdekjen e tij do t’i faturohej Davidit. 50Baza për këtë kapitull është lib ri i parë i Sam uelit, kapitu jt 29; 30; lib ri i dytë i Sam uelit, kapitu lli 1 PPAlb 531.1

Davidi shkoi deri aty sa mendoi se gjendej në një qorrsokak të vërtetë. Do të kishte qenë shumë më mirë për të sikur të kishte gjetur strehë në fortesat e fuqishme të Perëndisë nëpër male sesa tek armiqtë e betuar të Zotit Perëndi dhe popullit të Tij. Por Zoti, me mëshirën e tij madhështore, nuk e dënoi këtë mëkat të shërbëtorit duke e lënë atë në pikë të hallit, i dëshpëruar dhe i shastisur; sepse Davidi, megjithëse, duke e larguar vëmendjen prej fuqisë hyjnore, ishte lëkundur dhe ishte larguar nga rruga e integritetit të plotë, synimi i zemrës së tij ishte që t’i qëndronte besnik Perëndisë. Ndërkohë që Satani dhe bashkëpunëtorët e tij po merreshin me ndihmesën për armiqtë e Perëndisë dhe të Izraelit që të planifikonin sa më mirë kundër një mbreti që tashmë e lishte braktisur Perëndinë, ndërkohë që engjëjt e shenjtë të Zotit po punonin që ta çlironin Davidin nga rreziku në të cilin kishte rënë. Lajmëtarët qiellorë ndikuan tek prijësit filistinas që këta të fundit të protestonin kundër pranisë së Davidit dhe grupimit të tij luftarak në konfliktin që pritej të shpërthente shume shpejt. “Çfarë po bëjnë këta hebrenj këtu?” thërritën princat e krahinave filistinase, duke e vënë në pozitë Akishin. Ky i fundit, duke mos dashur aspak që të humbiste një aleat kaq të rëndësishëm e strategjik si Davidi, u përgjigj, “A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, mbret i Izraelit, i cili ka buajtur memua gjithë këto ditë apo këto vite, dhe unë nuk kam gjetur asnjë faj tek ai që nga dita kur ka ardhur tek unë e deri ditën e sotme?” -1 Samuelit 29:3 PPAlb 531.2

Por princat ngulmuan me zemërim në kërkesën e tyre: “Ktheje prapa këtë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës. Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve? Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: ‘Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?’” - Vargjet 4, 5. Kujtimi i vrasjes së Goliathit, këtij kampioni të famshëm të tyre si dhe ai i triumfit që Izraeli kishte korrur gjatë asaj dite ishte ende i freskët në kujtesën e princërve filistinas. Ata nuk e besonin aspak që Davidi do të luftonte kundër popullit të vet; për më tepër, sipas tyre, në rast se në kulmin e betejës, ai do të bashkohej me ta, ai mund t’i shaktonte një dëm shumë më të madh filistinasve sesa krejt ushtria e Saulit. PPAlb 531.3

Ndërkaq, Akishi u detyrua të hapte rrugë dhe e thirri Davidin dhe i tha, “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ti je një njeri i drejtë dhe shoh me kënaqësi ecejakun tënd me mua në ushtri, sepse nuk kam gjetur asgjë të keqe që nga dita kur ke ardhur tek unë dhe deri në ditën e sotme. Megjithatë, kthehu prapa dhe shko në paqe, mos bëj asgjë që nuk u pëlqen princave (të krahinave) të filistinasve.” - Vargjet 6, 7. PPAlb 532.1

Davidi, duke patur frikë se mos tregonteatë që ndjente përpbrënda, iu përgjigj, “Çfarë kam bërë dhe çfarë ke gjetur te shërbëtori yt prej ditës që erdha me ty e deri më sot, që të më pengojnë të luftoj kundër armiqve të mbretit, zotërisë tim?” -Vargu 8. PPAlb 532.2

Me sa duket, përgjigja e Akishit, duhet ta ketë mbuluar me turp dhe keqardhje zemrën e Davidit, sidomos kur mendoi se sa i padenjë ishte treguar si shërbëtor i Jahveh, Zotit Perëndi, kur silltë ndërmend gënjeshtrat që kishte lejuar t’i dilnin nga goja. “E di mirë që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e filistinasve kanë thënë: ‘Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!’ Prandaj çohu herët nesër në mëngjes bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënde që kanë ardhur bashkë me ty; çohuni në mëngjes herët dhe nisuni në të gdhirë.” - Vargjet 9, 10. Kështu, kurthi brenda të cilit Davidi kishte rënë vetë, u prish, dhe ai la i lirë. PPAlb 532.3

Pas tre ditësh udhëtimi, Davidi dhe formacioni i tij ushtarak prej gjashtëqind burrash mbërritën në Ziklag, shtëpinë e tyre filistinase. Por përpara syve hasën njëskenë të tmerrshme shkatërrimi. Amalelitët, duke shfrytëzuar mungesën e përkohshme tëDavidit dhe formacionit të tij, kishin marrë hak për inkursionet që ai kishte kryër në territorin e tyre. Ata e kishin kapur qytetin në befasi, në një çast kur nuk kishte qënë i mbrojtur, dhe pasi e kishin plaçkitur e djegur, ishin larguar pasi kishin marrë të gjitha gratë dhe fëmijët rob, se bashku me një plaçkë të madhe lufte.. PPAlb 532.4

Të goditur rëndë nga tmerri dhe pamja shokuese, për disa çaste, si Davidi ashtu edhe shoqëruesit e tij ngelën pa lëvizur dhe vetëm sa shikonin gërmadhat që digjeshin e lëshonin tym. Më vonë, pasi e morën veten nga shock-u i fillimit, dhe kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ata luftëtarë të paepur, që kishin fituar beteja të panumërta, “... ngritën zërin dhe qanë, deri sa nuk patën më forcë të qajnë.” - 1 Samuelit 30:4. PPAlb 532.5

Edhe në këtë rast, Davidit iu tërhoq vëmendja për mungesën e besimit që e kishte shtyrë që të vendosej mes filistinasve.Atij iu dha mundësia që të shihte me sytë e ve se sa siguri mund të gjendej në të vërtetë ndër armiqtë e Perëndisë dhe popullit të Tij. Shoqëruesit e tij e konsideruan atë si shkakun e fatkeqësisë që u kishte ndodur. Ai e kishte ndjellur vetë hakmarrjen e amalekitëve pasi i kishte sulmuar; megjithatë, duke treguar një besim të tepruar tek vetja në lidhje me sigurinë në mes të armiqve ai e kishte lënë të pambrojtur qytetin. I pushtuar nga hidhërimi dhe indinjata e thellë, ushtarët e tij ishin të gatshëm që të bënin edhe të pabërën, madje edhe kërcënuan që ta vrisnin me gurë udhëheqësin e tyre. PPAlb 532.6

Në pamjet të parë u duk se Davidi nuk kishte asnjë mbështetje nga njerëzit përreth. Gjithçka të shtrenjtë që kishte patur i ishte zhvatur. Sauli e kishte përzënë nga atdheu, filistinasit e kishin përzënë nga vend-fushimi; amalekitët e kishin grabitur e plaçkitur qytetin ku banonte; gratë dhe fëmijët e tij ishin marrë si të burgosur; dhe tashmë edhe miqtë e afërt ishin bashkuar kundër tij, dhe madje e kishin kërcënuar me vdekje. Në këtë moment kaq delikat e të vështirë, në vend që ta vriste mendjen për rrethanat tërësisht të pafavorshme, Davidi i hodhi sytë nga Perëndia për ndihmë. Ai “Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.” - Vargu 6b. Ai kishte sjellur ndërmend të gjitha ngjarjet që i kishin ndodhur ndër viter. Vallë,në cilën prej tyre e kishte braktisur Perëndia? Ndërkaq, ai ndjeu një përtëritje shpirtërore kur kujtoi ato raste të panumërta në të cilat Perëndia e kishte treguar hir për të. Ndjekësit e Davidit, për shkak të pakënaqësisë dhe mungesës së durimit, i bënë hallet që i kishin zënë dy herë më të mëdha se ç’ishin në të vërtetë: por vetë Davidi, ky njeri i Perëndisë, i cili kishte edhe më shumë arësye për t’u hidhëruar se sa ata, e mbajti veten fort e me burrëri. “Sa herë të kem frikë, do të mbështetem tek Ti.” (- Psalmi 56:3), ishin fjalët që i jehonin në zemër. Ndënëse ai vetë nuk mund të shihte ndonjë rrugëdalje nga ajo situatë tejet e vështirë, Perëndia mundej, dhe me siguri që do ta porosiste se çfarë duhet të bënte. PPAlb 533.1

Pasi kërkoi të fliste me priftin Abiathar, birin e Ahimelekut, “Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: ‘A duhet ta ndjek këtë formacion të armatosur (të amalekitëve) ? Do ta arrij vallë?’ Zoti iu përgjigj: “Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë.” - 1 Samuelit 30:8. PPAlb 533.2

Pas këtyre fjalëve, tronditja që ishte shkaktuar nga hidhërimi dhe indinjata pushoi. Davidi dhe ushtarët e tij u vunë menjëherë në ndjekje të armikut që ishte larguar pak më parë. Aq i shpejtë ishte marshimi i tyre saqë kur mbërritën tek përroi i Besorit, i cili derdhet në afërsi të Gazës për në Detin Mesdhë, dyqind beta nga batalioni u detyruan, si pasojë e stërlodhjes, që të qëndronin prapa. Por Davidi, së bashku me katërqind luftëtarët që kishin mbetur vazhduan marshimin përpara, sypatrembur dhe pa u frikësuar nga asgjë. PPAlb 533.3

Duke bërë avancime të ndjeshme, ata gjetën rrugës një skllav egjiptas, i cili me sa dukej, po vdiste urie dhe ishte i rraskapitur nga rruga. Pasi i dhanë për të ngrënë e për të pirë ai erdhi në vete, dhe u tregoi se ishte lënë në mes të rrugës nga pronari i tij mizor i cili ishte amalekit që kishte marrë pjesë në plaçkitjen e Ziklagut. Ai pastaj u tregoi ngjarjen se si kishte ndodhur mësymja dhe plaçkitja; dhe më vonë, pasi mori premtimin se nuk do të vritej dhe nuk do t’i dorëzohej pronarit të tij, ai ra dakord që t’i tregonte Davidit rrugën për në vend-fushimin e armiqve amalekitas. PPAlb 533.4

Ndërsa iu afruan vend-fushimit, ata vunë re se atje kishte nisur argëtimi e hareja. Ushtria armike po festonte fitoren. “Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i flistinasvedhe nga vendi i Judës.” - Vargu 15. U dha urdhër për një sulm të menjëhershëm, dhe ndjekësit vërshuan me egërsi mbi prenë armike. Amalektiët u kapën në befasi dhe shtangën në hutim e sipër. Beteja vazhdoi gjatë gjithë mbrëmjes dhe gjatë të nesërmes, deri sa pothuajse krejt ushtria armike u asgjësua. Një formacion prej vetëm katërqind vetash, të hipur mbi deve (gamile), ia dolën mbanë në misionin që kishin ndërmarrë. Fjala e Zotit u përmbush plotësisht. “Davidi i rekuperoi të gjitha ato që Amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij. Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjëlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rekuperoi të gjitha.” - Vargjet 18, 19. PPAlb 533.5

Kur e kishte pushtuar territorin e amalektiëve, Davidi kishte vrarë me shpatë të dgjithë banorët që i binin në duar. Po të mos ishte për fuqinë shpëtuese të Perëndisë, amalekitët do të ishin hakmarrur duke i vrarë banorët e Ziklagu që kishin marrë peng. Por ata kishin vendosur që të mos i vrisnin menjëherë robërit, sepse dëshironin që të rritnin ndërin e triumfit duke sjellë në shtëpi një numër shumë të madh të burgosurish, e pastaj të mund t’i shitnin si skllevër. Kështu, pa dashje, ata realizuan planin e Perëndisë, sepse nuk i goditën të burgosurit, të cilët më pas u ribashkuan me burrat dhe baballarët e tyre luftëtarë.. PPAlb 534.1

Të gjitha pushtetet njerëzore janë nën kontrollin e Perëndisë së pafund. Sunduesit më të fuqishëm, diktatorit më mizor, Ai i thotë, “deri këtu ke për të mbërritur, por jo më tutje!” - Jobi 38; 11. Pushteti i Perëndisë ushtrohet vazhdimisht për t’iu kundërvënë veprimtarisë së ligë djallëzore; Perëndia është gjithmonë izënë me punë mes njerëzve, aspak për t’i shkatërruar, por për t’i korrigjuar e mbrojtur. PPAlb 534.2

Fitimtarët marshuan për në Ziklag me një gëngazëllim të papërshkrueshëm. Kur gjetën rrugës shokët që i kishin lënë prapa, disa prej të katërqindve që shquheshin për mungesë disipline dhe egoizëm, pretenduan se ata që nuk kishin marrëpjesë në betejë nuk kishin të drejtë të përfitonin nga plaçka e luftës; mjaft e kishin që u ishin rikthyer gratë dhe fëmijët. Por Davidi nuk mund ta lejonte këtë lloj arsyetimi. Kështu që u tha, “Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë ... E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t’i ndajmë pjesët bashkë.” - Vargjet 23, 24. Kështu u zgjidh edhe kjo çështje, dhe më vonë u bë ligj në Izrael që të gjithë ata që isin të përfshirë ndershmërisht në një fushatë ushtarake duhet të përfitonin nga plaçka e luftës në mënyrë të barabartë me ata që kishin marrë pjesë aktive në përleshjet e betejave. PPAlb 534.3

Përveç rekuperimit të të gjitha plaçkave që ishin marrë prej Ziklagut (nga amalekitët), Davidi dhe formacioni i tij kishin kapur tufa të mëdha bagëtie të imët dhe të trashë të cilat u përkitnin amalekitëve. Këto u quajtën “plaçka e Davidit;” dhe pasi u kthyen në Ziklag, nga këto tufa, ai bëri dhurata për kryepleqtë e fisit prej nga kishte prejardhjen, atë të Judës. Në këtë shpërndarje, u patën parasysh të gjithë ata që i kishin ofruar miqësi atij dhe ndjekësve të tij në qëndresat e maleve, kur ai kishte qenë i detyruar të merrte arratinë nga njëri vend në tjetrin, që të mos vritej. Mirësia dhe dhembshuria që kishin treguar ndaj Davidit, u vlerësuan jashtë mase prej tij, dhe këto dhurata ishin në shenjë mirënjohjeje të thellë. PPAlb 534.4

Ishte dita e tretë qëkur Davidi dhe luftëtarët e tij ishin kthyer për në Ziklag. Ndësa punonin për të rindërtuar shtëpitë e tyre të rrënuara, ata pritnin me ankth në shpirt lajme në lidhje me betejën të cilën e dinin me siguri se ishte zhvilluar ndërmjet Izraelit dhe filistinasve. Papritur, në qytet ia behu një lajmëtar, “me rroba të grisura dhe me kokën me dhe.” - 2 Samuelit 1:2. Ai u soll menjëherë për tek Davidi, përpara të cilit ai u përkul me një respekt solemn, duke shpallur hapur se e konsideronte Davidin si një princ të fuqishëm, nderet e të cilit kishte shumë dëshirë t’i kishte për vete. Davidi e pyeti tërë ankth se si ishte zhvilluar beteja.Ky lajmëtar që vinte nga beteja, raportoi disfatën dhe vdekjen e Saulit, si dhe vdekjen e Jonatanit. Por ai nuk ndali vetëm tek ky informacion i shkurtër i fakteve. Duke supozuar se Davidi ushqënte urrejtje ndaj Saulit, përndjekësit të tij të pamëshirshëm, lajmëtari i huaj shpresonte të siguronte për vete ndere duke pretenduar se e kishte vrarë vetë Saulin, mbretin e tij. Ndërsa filloi me mburrjet, lajmëtari vazhdoi të tregonte se gjatë betejës, ai e kishte pikasur se Sauli, monarku i tij ishte plagosur, dhe ndodhej i rrethuar nga të katra anët prej armikut. Ndërkaq, sipas lajmëtarit, me kërkesën e Saulit, ai e kishte vrarë. Kurorën (apo diademën) mbretërore që mbante në kokë, si dhe byzylykët që mbante në krah që ia kishte marrë Saulit, ia nxorri përpara Davidit. Lajmëtari ishte plotësisht i sigurt në vetvete se ky lajm do të silte gëzim të madh e do të përshëndetej, dhe, për më tepër, ai do të merrte një shpërblim të majmë për pjesën që kishte luajtur në këtë histori. PPAlb 534.5

Por “Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po kështu vepruan tërë njerëzit që ishin me të. Kështu mbajtën zi, qanë dhe agjeruan deri në mbrëmje për Saulin, për Jonatanin, birin e tij, për popullin e Zotit dhe për shtëpinë e Izraelit, sepse kishin rënë nga shpata.” - Vargjet 11, 12. PPAlb 535.1

Pasi iu desh pakkohë të merrte veten nga shock-u që kishte marrë nga ai lajm i trishtueshëm, Davidi iu kthye këtij të lajmëtari të huaj, dhe po mendonte për krimin që ai vetë, me gojën e vet, pretendonte se e kishte kryer. Atëherë Davidi e pyeti të huajin, “‘Nga ç’vend je?’ Ai u përgjigj: ‘Jam biri i një të huaji, i një amalekiti.’Atëherë Davidi i tha: ‘Si vallë nuk pate frikë të shtrish dorën për të vrarë të vajosurin e Zotit?.” - Vargjet 13, 14. Dy herë e kishte patur në dorë për të vrarë Saulin; por edhe kur të tjerët i kishin thënë që ta vriste, ai nuk kishte pranuar të ngrinte dorë kundër atij që ishte vajosur e shenjtëruar me urdhër të Perëndisë që të mbretëronte mbi Izrael. Mjerisht, amalekiti nuk e kishte problem fare që të mburrej se kishte vrarë mbretin e Izraelit. Aie kishte dënuar veten me një krim që meritonte vdekjen, dhe ky dënim u ekzekutua në çast. Davidi i tha: ‘Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: ‘Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit?” - Vargu 16. PPAlb 535.2

Hidhërimi dhe trishtimi i Davidit kur mori vesh vdekjen e Saulit ishte i sinqertë dhe i thellë, gjë që tregonte shpirtmadhësinë dhe natyrën e tij fisnike. Ai nuk u ngazëllye aspak nga vdekja e armikut të tij. Pengesa që e kishte mbajtur larg marrjes së fronit të Izraelit ishte rrëzuar, por ehde për këtë gjë nuk u gëzua. Vdekja e Saulit kishte bërë që ai t’a harronte mizorinë dhe pabesinë që Sauli kishte treguar ndaj tij, dhe tani, për të do të mbaheshin mend vetëm gjërat pozitive,gjërat që kishin të bënin me fisnikërinë dhe lavdinë e tij mretërore. Në fund të fundit, emri i Saulit ishte i lidhur me atë të Jonatanit, miqësia e të cilit kishte qenë jashtëzakonisht e sinqertë dhe altruiste. Kënga në të cilën Davidi vokalizoi emocionet e zemrës u bënë një thesar për kombin si dhe për popullin e Perëndisë në epokat që do të pasonin më vonë: PPAlb 535.3

Madhështia e Izraelit qëndron e vrarë në lartësitë e tua!
Si është e mundur që ranë trimat? Mos ia njoftoni Gathit,
mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit,
që të mos gëzohen bijat e filistinasve,
që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.
O male të Gilboas,
mos rëntë më as vesa as shiu mbi ju, mos pastë as fusha ofertash;
sepse aty u hodh mburoja e trimave,
mburoja e Saulit, a thua sikur ky të mos ishte i vajosur.
Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i trimave,
harku i Jonatanit nuk u tërhoq kurrë
dhe shpata e Saulit nuk u vërtit kurrë bosh.
Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë,
nuk u ndanë në vdekjen e tyre.
Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.
Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe,
që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.
Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?
Unë jam në dëshpërim për ty, o vëllai im Jonatan;
ti ishe shumë i dashur për mua,
dashuria jote për mua ishte e mrekullueshme
ia kalonte dashurisë së grave.
Vallë, si kanë rënë trimat
dhe si u shkatërruan armët e luftës?” PPAlb 535.4

- 2 Samuelit 1:19-27.