Perëndia na flet ne nëpërmjet natyrës, Biblës dhe influencës së Shpirtit të Tij. Ai gjithashtu na flet nëpërmjet mënyrës që Ai na udhëheq. Por për Atë nuk është e mjaftueshme që vetëm të na flasë. Nëse duam të kemi jetë dhe forcë shpirtërore duhet t'i shprehim dëshirat dhe dashurinë tonë Atij. Mendjet tona mund të drejtohen tek Ai. Ne mund të mendojmë për punët e Tij, mëshirën e Tij dhe bekimet e Tij. Të ndajmë mendimet tona dhe ndjenjat me Të, nuk është në kuptimin e plotë. Ne mund të kemi diçka për t'i thënë Atij rreth gëzimeve dhe trishtimeve tona të jetës së përditshme. Lutje është t'ia hapësh zemrën Perëndisë, ashtu si një miku. Sigurisht nuk është e nevojshme që ne t'i themi gjithçka Perëndisë për veten tonë, sepse Ai di gjithçka. Por ne lutemi të na ndihmojë që ta njohim dhe ta pranojmë Atë. Lutja nuk e sjell Zotin këtu poshtë tek ne, por na çon lart tek Ai. Kur Jezusi ishte në tokë, Ai i mësoi dishepujt e Tij se si të luteshin. Ai u tha atyre që t'i paraqitnin nevojat e tyre të përditshme përpara Zotit dhe t'i hidhnin të gjitha shqetësimet mbi të dhe Ai premtoi se lutjet e tyre do të dëgjoheshin. Ky premtim është i vlefshëm edhe për ne. Jezusi lutej shpesh, Ai e bëri veten e Tij si një nga ne kur ishte në tokë. Nevojat e Tij ishin të njëjta si tonat dhe Ai i kërkoi Atit të Tij për fuqi që të përmbushte detyrat e çdo dite. Ai e dinte se duhet të kishte ndihmën e Perëndisë që të përballonte punën e Tij. Ai është shembulli ynë në të gjitha gjërat, sepse Ai ishte “Një që u tundua ashtu si ne” (Hebrenjtë 4:15). Por Ai ishte pa mëkat dhe u largua prej së keqes. Ai mbarti dhembjen dhe torturën e tundimit. Edhe pse ishte hyjnor, Ai gjithashtu ishte njerëzor dhe kishte nevojë të lutej, ashtu si ne. Ai kishte të drejtën t'i kërkonte Atit të Tij për gjërat që i nevojiteshin. Të ndante mendimet e Tij me Atin, i jepte ngushëllim dhe ngazëllim. Sa herë më tepër duhet që ne të dobëtit dhe mëkatarët të ndiejmë nevojën për t'u kthyer tek Zoti në lutje. Ati ynë qiellor pret të na japë bekimin e Tij të plotë. Ne mund të ndiemë në lutje dashurinë e Tij pa kufi. Çfarë çudie është që ne lutemi kaq pak?! Perëndia është gatshme të dëgjojë lutjen e sinqertë edhe të fëmijës më të përulur, po përsëri ne ndihemi pothuajse të frikësuar për t'i thënë atij nevojat tona. Çfarë mund të mendojnë engjëjt e parajsës për të varfërit, njerëzit e pandihmë, të cilët tundohen prej mëkatit dhe përsëri nuk kërkojnë ndihmë? Zemra me dashuri të pafundme e Perëndisë është gati t'u japë atyre më tepër nga sa ata mund të kërkojnë ose mendojnë. E përsëri ata luten kaq pak dhe kanë besim kaq të vogël. Engjëjve u pëlqen të përulen përpara Perëndisë dhe u pëlqen të jenë afër Tij. Gëzimi i tyre më i madh është ta ndajnë kohën dhe mendimet me Të. Njerëzit në tokë kanë nevojë për ndihmën që vetëm Zotit mund t'ua japë. Por ende ata duken se mund të jetojnë pa e ndjerë Atë afër dhe pa dritën e Shpirtit të Tij. Errësira e Satanait, të ligut, është rreth atyre që nuk luten. Armiku i udhëheq ata në mëkat, sepse ata nuk takohen me Perëndinë në lutje. Përse bijtë dhe bijat e Perëndisë të bëhen të ngadalshëm në lutje? Perëndia ka një magazinë të madhe bekimesh dhe lutja është çelësi në dorë të besimit që e hap magazinën e parajsës. Nëse nuk lutemi shpesh, ne jemi në rrezikun e të rritemi të papërgjegjshëm. Ne mund të udhëhiqemi larg prej shtegut të duhur, sepse Satanai është gjithmonë në përpjekje e sipër për të bllokuar shtegun drejt Perëndisë. Ai nuk do që ne të marrim hirin dhe fuqinë nëpërmjet lutjes për t’i rezistuar të ligut. Ne mund të presim që Zoti t'u përgjigjet lutjeve tona, por duhet të plotësojmë disa kushte. Një nga kushtet e para është se ne duhet të ndiejmë nevojën për ndihmë prej Tij. Ai ka premtuar, “Sepse Unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë” (Isaia 44:3). Ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësinë e Zotit, do të mbushen me të. Zemra duhet t'i nënshtohet influencës së Shpirtit ndryshe bekimet e Tij nuk mund të merren. Ne kemi nevojë për ndihmën e Zotit. Ai e di këtë dhe dëshiron të na e japë këtë ndihmë, por ne duhet t'i kërkojmë Atij ndihmën. Ai thotë: “Lypni dhe do t'ju jepet” (Mateu 77). Pali shkroi se: “Sepse Ai nuk e kurseu Birin e Vet, por e dha për të gjithë ne! Oysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të?” (Romakëve 8:32) Perëndia nuk do të na dëgjojë, nëse ne nuk do të heqim dorë prej ndonjë mëkati që ne e dimë, por Ai i dëgjion gjithmonë lutjet e një personi, të cilit i vjen keq për mëkatin e tij. Kur të gjitha gabimet tona kthehen në të drejta, ne mund të besojmë se Perëndia do t'i përgjigjet lutjeve tona. Mirësia prej vetes tonë nuk do ta bëjë Perëndinë që të na dojë, sepse është mirësia e Jezusit ajo që do të na shpëtojë. Është gjaku i Tij që do të na pastrojë. Përsëri ne kemi punë për të bërë që të plotësojmë kushtet për t'u pranuar. Gjithashtu ne kemi nevojë për besim kur lutemi. “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është dhe është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë Atë” (Hebrenjtë 11:6). Jezusi u tha dishepujve të tij: “Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni” (Marku 11:24). HDJ 84.1
Perëndia është besnik në mbajtjen e premtimeve të Tij të shumta. Mund të na ndodhë ndonjëherë që nuk i kemi marrë njëherësh bekimet, të cilat kemi kërkuar. Por ne duhet të besojmë akoma, se Zoti na dëgjon dhe do t'u përgjigjet lutjeve tona. Ne nuk mund ta shohim të ardhmen dhe ndonjëherë ne kërkojmë për gjëra që nuk do të ishin bekim për ne. Ati ynë qiellor u përgjigjet lutjeve tona me dashuri duke na dhënë atë çka është më e mirë për ne. Ai na jep atë çka ne do të kërkonim, nëse ne mund të shihnim të gjitha gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Duhet të mbahemi fort në premtimet e Perëndisë edhe kur ndonjëherë na duket se lutjeve tona nuk u është kthyer përgjigjja. Pikërisht në kohën e duhur, ne do të marrim bekimin, për të cilin kemi më shumë nevojë. Por ne nuk mund të kërkojmë që lutjes tonë t'i kthehet përgjigje pikërisht, ashtu si dëshirojmë ne. Perëndia nuk bën gabime, Ai është kaq i mirë, sa nuk mund të na mbajë asgjë që mund të na bekojë dhe ndihmojë. Mos ki frikë t'i besosh Atij edhe pse mund të mos ta shohësh menjëherë përgjigjen e lutjes. Besojini premtimit të Tij, “Lypni dhe do t'ju jepet” (Mateu 77). Nëse mendojmë për frikërat dhe dyshimet tona, ato do të rritem më shumë. Ne duhet të shkojmë tek Perëndia në besim duke u ndjerë në nevojë, ashtu si në të vërtetë jemi. Ne duhet t'i themi Atij me përulje dhe plot besim atë që duam edhe pse Ai i di të gjitha gjërat. Ai sheh gjithçka që në krijim dhe e bën të jetojë. Ai mundet dhe do t'i dëgjojë lutjet tona dhe do të bëjë që drita të shkëlqejë në zemrat tona. Nepërmjet lutjes së sinqertë, ne vihemi afër mendjes së Perëndisë. Ne mund të mos kemi provë të vërtetë, se Ai është afër, por Shpëtimtari ynë qëndron mbi ne me dashuri dhe simpati. Mund të mos ta ndiejmë prekjen e Tij, por dora e Tij është mbi ne me dashuri. Në zemrat tona ne duhet të kemi dashuri dhe falje, kur vijmë përpara Perëndisë për t'i kërkuar mëshirë dhe bekime. Ne lutemi, “Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë” (Mateu 6:12). Si mund të lutemi ne kështu, nëse kemi një shpirt mosfalës? Ne duhet t'i falim të tjerët, nëse presim që lutjeve tona t'u kthehet përgjigje. Ne do të falemi, ashtu si ne falim. Besnikëria në lutje është kushti i shpërblimit. Ne duhet të lutemi gjithmonë, nëse duam të rritemi në besim. Duhet të jemi “këmbëngulës në lutje” (Romakëve 12:12). Pali shkroi: “Ngulmoni në të lutur duke ndenjur zgjuar në të me falenderim” (Kolosianëve 4:2). Pjetri u tha besimtarëve: “Jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve” (1 Pjetrit 47), ndërsa Pali u tha: “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh me falënderim” (Filipjanëve 4:6). Juda tha: “Por ju, shumë të dashur duke ndërtuar veten tuaj ... duke u lutur në Frymën e Shenjtë, ruhuni në dashurinë e Perëndisë” (Juda 1:20-21). Lutja e rregullt na jep një lidhje të pashkëputur me Perëndinë, kështu që jeta prej Tij të rrjedhë mbi ne. Dhe më pas, pastërtia dhe shenjtëria të rrjedhë anasjelltas tek Perëndia prej jetëve tona. Është e rëndësishme për ne të mos na pengojë asgjë që të lutemi. Ne duhet ta mbajmë të hapur shtegun midis nesh dhe Jezusit. Kurdo që të jetë e mundur, le të jemi atje ku njerëzit luten. Nëse vërtet duam një rrugë të afërt më Perëndinë, ne do të jemi tek takimet e lutjeve. Ne do të jemi të etur për të marrë bekimet shpirtërore dhe do ta pozicionojmë veten tonë atje ku mund të marrim rrezet e dreitës prej Parajsës. Familjet duhet të luten së bashku, por lutja personale është e rëndësishme. Lutja personale ndaj Zotit i mban gjallë jetët tona shpirtërore. Është e pamundur për një jetë të krishterë të jetë e shëndetshme pa lutje. Lutja familjare dhe publike nuk është e mjaftueshme. Një person duhet ta hapë zemrën kundrejt Perëndisë në një lutje të dëgjuar vetëm prej Tij. Asnjë vesh tjetër nuk duhet t'i dëgjojë këto dëshira sekrete. Ne duhet të çlirohemi prej ndikimeve të tjera, kur jemi vetëm me Perëndinë. Mund të arrimë me qetësi tek Ai dhe një influence e ëmbël do të rrjedhë prej Atij që sheh në fshehtësi. Ne marrim rreze prej dritës Hyjnore për të na ndihmuar në betejën kundër Satanait. Perëndia është kulla jonë e besimit. Ne duhet t'i drejtojmë zemrat tona drejt Perëndisë, kur jemi në shtëpi e ndërsa shkojmë të bëjmë punët tona të përditshme. Kjo është mënyra në të cilën Enoku eci me Perëndinë. Lutjet e heshtura ngrihen drejt Perëndisë, tymi aromatizuesve erëmirë. Satanai nuk mund ta mposhtë një person që mban lidhje me Perëndinë në lutje. Në çdo kohë, apo vend është e përshtatshme t'i ofrojmë një lutje të heshtur Perëndisë. Asgjë nuk na ndalon që t'i drejtojmë zemrat tona në lutje. Ne mund të lutemi në një rrugë plot me njerëz dhe kur jemi duke u përballur me vështirësitë e punës. Ne mund të lutemi, ashtu siç bëri profeti Jeremia. Ndërsa po qëndronte përpara mbretit, Ai kërkoi që Perëndia të udhehiqte. Çdo vend, në të cilin mund të jemi, mund të jetë një vend për lutje. Ne mund ta mbajmë zemrën tonë të hapur gjithë kohës duke ftuar Jezusin brënda si një të mik qiellor. Mund të ketë aq shumë djallëzi rreth nesh, sa që mund të na duket se ajri eshtë helmuar. Por ne mund të marrim ajrin e pastër të parajsës. Duke i drejtuar zemrat tona tek Perëndia në lutje, ne e heqim mendjen nga mendime që janë të papastra dhe jo të shenjta. Kur zemrat tona janë të hapura për të marrë bekimet nga Zoti, mendimet tona do të jenë rreth gjërave qiellore dhe do të ndihemi pranë Perëndisë gjithë kohën. Duhet ta kuptojmë më qartë, se përse Jezusi u kthye në njeri dhe e kupton më mirë vlerën e jetës së përjetshme. Bukuria e shenjtërisë është për të mbushur zemrat e të gjithë të krishterëve. Ne duhet t'i kërkojmë Perëndisë që të na hapë sytë për ta parë më mirë këtë bukuri. Mendjet tona duhet të drejtohen tek Zoti, kështu që mund të thithim ajrin e parajsës. Ne duhet të rrimë kaq afër Perëndisë, sa që çdo gjë që mund të ndodhë, mendimet tona të jenë për Të. Ato do të drejtohen me aq lehtësi, sa dhe lulja kur kthehet drejt diellit. Ne mund t'ia drejtojmë dëshirat, gëzimet dhe trishtimet Zotit dhe mund të ndajmë me të frikërat dhe mundimet. Ne nuk do ta lodhim Atë, sepse Ai është në gjendje të na numërojë fijet e flokut dhe Ai kujdeset për nevojat e fëmijëve të Tij. “Sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri” (Jakobi 15:11). Zemra e dashur e Perëndisë preket nga trishtimet tona edhe kur ia themi ato Atij. Ne mund të hedhim mbi Të gjithçka që na shqetëson. Asgjë nuk është shumë e madhe për Të për ta mbajtur, sepse Ai mban botët dhe sundon mbi universin. Edhe gjëja më e vogël që na ndodh nuk i shpëton Atij pa e vënë re. Ai ka dijeni rreth çdo lloj mëkati në jetën tonë dhe nuk ka problem që Ai nuk mund ta zgjidhë. Ai merr pjesë në gëzimet dhe shqetësimet tona. Perëndia dëgjon çdo lutje të sinqertë dhe është gjithmonë gati për t'iu përgjigjur.'Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre” (Psalmi 147:3). Perëndia i njeh njerëzit e Tij në mënyrë perfekte dhe Ai trajton secilin prej nesh sikur të mos kishte asnjë njeri tjetër, për të cilin Ai dha Birin e Tij të dashur. Jezusi tha: “Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin Tim dhe nuk po them se unë do t'i lutem Atit për ju, Ati vet në fakt ju do” (Gjoni 16:26-27). “Unë ju kam zgjedhur juve që çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin Tim, Ai t'ua japë” (Gjoni 15:16). Jezusi na thotë të lutemi në emrin e Tij, por të lutesh në emër të Tij, do të thotë më tepër se sa të thuash emrin e Tij në fillim të lutjes dhe përsëri në fund. Do të thotë të lutesh në mendjen dhe në shpirtin e Jezusit. Do të thotë që ne i besojme premtimit të Tij, varemi prej hirit dhe bëjmë punën e Tij. Perëndia nuk kërkon prej nesh që të mos t'i kushtojmë vëmëndje vetes dhe ta kalojmë të gjithë kohën duke u lutur. Ne duhet të jetojmë, ashtu siç Jezusi jetoi, pra duhet të punojmë njësoj si dhe lutemi. Dikush që nuk bën tjetër, veç se lutet së shpejti, do të ndalojë së luturi ose lutjet e Tij, do të bëhen vetëm një zakon. Njerëzit që ndalojnë së ndihmuari të tjerët dhe bëjnë vetëm detyrën e tyre si të krishterë, kanë shumë pak gjëra për të cilat të luten. Kur ata nuk punojnë për Mësuesin, kush punoi për ta, ata nuk kanë asgjë për çfarë të luten. Lutjet e tyre janë vetëm për ta. Ata nuk luten për njerëz të tjerë, apo për forcë që të bëjnë punën e Perëndisë. Ne humbasim bekime, kur nuk takohemi bashkë për të inkurajuar dhe forcuar njeri - tjetrin. Pak nga pak fillojmë të harrojmë të vërtetat e fjalës së Perëndisë dhe ato bëhen më pak të rëndësishme në mendjen tonë, shpirtrat tanë nuk preken prej frymës së Perëndisë dhe ne bëhemi më pak shpirtëror. Ne humbasim simpatinë për njeri- tjetrin, kur largohemi dhe e mbyllim veten tonë. Në këtë mënyrë ne nuk po bëjmë atë që Zoti planifikoi për ne. Të qenurit të shoqërueshëm, na bën që të pëlqehemi prej të tjerëve, gjithashtu na bën të rritemi dhe të bëhemi më të fortë në shërbim të Perëndisë. Ne duhet t'i flasim njeri - tjetrit për dashurinë e Perëndisë dhe për planin e shpëtimit. Kjo do të sjellë një jetë të re në zemrat tona dhe të njeri - tjetrit. Në çdo ditë do të mësojmë më shumë rreth Atit tonë qiellor dhe do të marrim më tepër prej hirit të Tij. Do të dëshirojmë që gjithmonë të flasim për dashurinë e Tij dhe zemrat tona do të ngrohen dhe inkurajohen. Kur mendojmë për Krishtin dhe jo shumë për veten tonë, prezenca e Tij do të jetë më tepër rreth nesh. Ne duhet të ngazëllehemi kur flasim për Zotin dhe ta lavdërojmë Atë. Nëse ne do të mendonim për të aq shpesh sa jemi bekuar, Ai do të ishte gjithmonë në mendimet tona. Ne flasim për punët dhe bizneset tona, sepse kjo na intereson, flasim për miqtë tanë, sepse i duam ata. Ata janë pjesë e gëzimeve dhe e hidhërimeve tona. E përsëri ne kemi arsye akoma më të madhe të duam më shumë Perëndinë dhe më pas miqtë tanë tokësorë. Nëse Ai është i pari në mendimet tona, do të jetë më e lehtë për ne të flasim për mirësinë dhe fuqinë e Tij. Dhuratat e mëdha që Perëndia na jep nuk duhet të na i shtyjnë mendimet tona deri në atë pikë, sa të mos kemi kohë për Të. Ato duhet të vazhdojnë të na kujtojnë ne për Të dhe të na ndihmojnë ta duam atë më shumë. Le te shohim drejt Parajsës, ku lavdia e Zotit shkëlqen prej fytyrës sëKrishtit/'Prandaj edhemundtë shpëtojë plotësisht ata që me anë të Tij t'i afrohen Perëndisë” (Hebrenjtë 7:25). Ne duhet ta lavdërojmë në tepër Perëndinë: “Për mirësinë e Tij dhe për mrekullitë e Tij në dobi të bijve të njerëzve!” (Psalmi 107:8) Lutjet tona nuk duhet të jenë vetëm të kërkojmë dhe të marrim atë çka kemi kërkuar. Ne nuk duhet të mendojmë gjithmonë për dëshirat dhe asnjëherë për bekimet. Ne nuk jemi mjaftueshëm falënderues, sepse ne po marrim gjithmonë bekimet e Perëndisë dhe përsëri falënderojmë shumë pak! Sa pak që ne e lavdërojmë Atë për atë që Ai ka bërë për ne! Shumë kohë më parë Perëndia i tha popullit të Izraelit që të takoheshin bashkë në kohë të caktuara. Ai tha: ‘Aty përpara Zotit do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj do t'ju bekojë” (Ligji i përtërirë 127). Kur ne bëjmë diçka për lavdinë e Zotit, duhet ta bëjmë të gëzuar me këngë lavdërimi dhe ngazëllim. Zoti ynë është një At i mirë dhe i mëshirshëm. Të punosh për Të, duhet të jetë një eksperiencë e lumtur. Gjithmonë duhet të jetë një kënaqësi të adhurosh Perëndinë dhe të marrësh pjesë në punën e Tij. Perëndia na ka dhënë shpëtimin dhe Ai nuk do që ne të mendojmë për të si një padron i ashpër. Ai është miku ynë më i mirë dhe kur ne e adhurojmë Atë, Ai pret që të jetë me ne dhe të na bekojë. Perëndia dëshiron që t'i mbushë zemrat tona me gëzim dhe dashuri. Perëndia dëshiron që ne të ngushëllohemi në punën e Tij. Ai dëshiron që ne të gjejmë më tepër kënaqësi, se sa vështirësi në shërbesën ndaj Tij. Ai dëshiron që ne të kemi mendime të lumtura prej dashurisë së Tij dhe të kujdeset kur ne ta adhurojmë Atë. Këto mendime duhet000 të sjellin gëzim në punën tonë të përditshme dhe të na japin hir për t'u bërë të ndershëm dhe besnik. Kryqi i Krishtit duhet të jetë qendra e jetëve tona. Ne duhet të mendojmë dhe flasim për atë që Ai bëri për ne dhe këto mendime duhet të na mbushim me gëzim. Ne duhet të mbajmë në mendje bekimet dhe dashurinë që marrim prej Perëndisë dhe duhet të jemi të gatshëm për t'i besuar Jezusit në gjithçka, sepse duart e Tij u gozhduan në kryq për ne. Adhurimi çon zemrën më afër parajsës. Zoti adhurohet me kengë dhe muzikë në parajsë dhe kur ne e adhurojmë Perëndinë, ne e adhurojmë Atë njësoj siç bëjnë Engjëjt e Shenjtë. Ai thotë: “Ai që ofron flijime lëvdimi, më përlëvdon” (Psalmi 50:23). Le të vijmë përpara Krijuesit tonë me gëzim të shenjtë. Le ta adhurojmë Atë me “Gëzim dhe hare, falëndrim dhe tinguj këngësh” (Isaia 51:3). HDJ 87.1