Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    30. ARMIQËSIA NDËRMJET NJERIUT DHE SATANIT

    “Armiqësi do të vë ndërmjet teje e gruas, ndërmjet farës sate e farës së saj; fara e saj do ta ndrydhë kokën kurse ti do t'ia sulmosh thembrën.” (Dalja 3,15) Aktgjykimi hyjnor i shqiptuar kundër satanit pas rënies së njeriut gjithashtu ka qenë profeci që përfshintë të gjithë shekujt deri në mbarim e kësaj bote. Ai e shprehë luftën e madhe në të cilën do të marrin pjesë të gjithë brezat njerëzor që do të jetojnë me botën.BZ 477.1

    Zoti thotë: “Armiqësi do të vë ndërmjet...” kjo armiqësi nuk është diçka e natyrshme. Kur njeriu e shkeli Ligjin e Zotit natyra e tij u shëmtua dhe ai u harmonizua me satanin dhe nuk ra në armiqësi me të. Për nga natyra, nuk ekziston armiqësi ndërmjet njeriut mëkatar dhe inicuesit të mëkatit. Që të dy janë bërë të këqinjë për shkak të bjerrjes. I bjerruri nuk ka qetësi deri të mos e gjej mirëkupitmin dhe përkrahjen e atyre të cilët ka arritur t'i mashtrojë që ta ndjekin shembullin e tij. Për këtë arsye bashkohen engjëjt e rënë dhe njerëzit e pafe në një bashkësi të ankthit dëshprues. Nëse Zoti nuk do të kishte ndërhyrë, satani dhe njerëzit do të bënin aleancë kundër qiellit; dhe në vend se të shprehë armiqësi ndaj satanit e tërë familja njerëzore do të bashkohej në rebelim kundër Zotit.BZ 477.2

    Satani e ka nxitur njeriun që të bëjë mëkat, ashtu siç i ka nxitur engjëjt të rebelohen me qëllim që vetes t'i sigurojë aleat në luftë kundër qiellit. Për sa i përket urrejtjes së tyre ndaj Krishtit ka ekzistuar unitet i plotë ndërmjet satanit dhe engjëjve të rënë. Ndonëse në të gjitha pikat e tjera ka mbizotëruar mospajtim, të gjithë janë bashkuar fuqishëm në rrezistencën e tyre kundër pushtetit suprem të Zotëruesit të gjithësisë. Mirëpo, kur satani e ka dëgjuar deklaratën se do të ekzistojë armiqësia ndërmjet tij dhe gruas dhe ndërmjet pasardhësve të tij dhe pasardhësve të saj e ka ditur se do të pengohen orvatjet e tij për ta prishur natyrën njerëzore dhe se me ndonjë mjet njeriu do të aftësohet për t'iu kundërvënë fuqisë së tij.BZ 477.3

    Armiqësia e satanit ndaj gjinisë njerëzore është shkaktuar për arsye se njerëzit përmes Krishtit janë bërë subjekt i dashurisë dhe mëshirës së Zotit. Ai përpiqet ta pengojë planin hyjnor për shpëtimin e njeriut dhe ta turpërojë Zotin me faktin se don ta degjenerojë dhe paganizojë veprën e duarve të Zotit. Ai me ëndje do të kishte shkaktuar vuajtje në qiell kurse botën do ta kishte mbushur me dhimbje dhe shkretërim dhe atëherë do ta kishte paraqitur këtë si pasojë të krijimit të njeriut nga Zoti.BZ 478.1

    Mëshirën të cilën Krishti e mbjellë në shpirtin e njeriut e zgjon armiqësinë ndaj satanit. Pa këtë mëshirë e cila njeriun e rilind dhe e përtëritë ai do të mbetej skllav i satanit—shërbëtor gjithënjë i gatshëm për t'i zbatuar udhërat e tij. Mirëpo, parimi i ri në shpirt e krijon luftën aty ku deri tash ka mbretëruar paqja. Forca të cilën e jep Krishti e aftëson njeriun për t'iu kudnërvënë dhunuesit dhe uzurpatorit. Kush dëshmon se e urren mëkatin, në vend se ta përkrah; kush i kundërvënë dhe ngadhnjen mbi pasionet që duan ta pushtojnë, dëshmon se në të vepron parimi që vjen prej së larti.BZ 478.2

    Armiqësia që ekziston ndërmjet Shpirtit të Krishtit dhe frymës së satanit në mënyrën më të qartë është dëshmuar se si e ka pranuar bota Krishtin. Hebrenjët nuk e kanë refuzuar për arsye se ka ardhur pa pasuri botërore, pa luks dhe pa madhështi. Ata e kanë parë se Ai posedon fuqi e cila mund ta kompensojë mangësinë e përparësive të jashtme. Mirëpo shenjtëria dhe pastërtia e Krishtit e kanë nxitur kundër tij mllefin e të pafeve. Jeta e tij e vetmohimit, e shenjtërimit dhe e përkushtimit të përsosur ka qenë qortim i vazhdueshëm për popullin fodull dhe të bjerrur. Kjo e ka shkaktuar armiqësinë kundër Birit të Zotit. Satani dhe engjëjt e këqijë janë me njerëzit e këqijë. Të gjitha forcat e bjerrura kanë bërë komplot kundër Luftëtarit të së vërtetës.BZ 478.3

    Kundër pasuesëve të Krishtit është shprehur fryma e njëjtë e armiqësisë si dhe kundër mësuesit të tyre. Ai që e sheh karakterin e flligësht të mëkatit dhe i cili me forcën prej së larti i kundërvehet sprovës, me siguri se do ta shkaktojë mllefin e satanit dhe të ithtarëve të tij. Urrejtja kundër parimeve të pastra të së vërtetës, përqeshja dhe ndjekja e mbrojtësve të saj do të ekzistojnë deri sa të ketë mëkat dhe mëkatarë. Pasuesit e Krishtit dhe shërbëtorët e satanit nuk mund të pajtohen. Ende nuk është harruar trishtimi dhe shajnia e kryqit. “Veçse edhe të gjithë ata që duan të jetojnë me përshpirtni me Jezu Krishtin do të salvohen.” (2 Timoteut 3,12)BZ 478.4

    Veglat e satatnit vazhdimisht punojnë nën drejtimin e tij për t'ia përforcuar autoritetin dhe për ta ngritur mbretërinë e tij përballë mbretërisë së Zotit. Për këtë qëllim përpiqen t'i mashtrojnë pasuesit e Krishtit dhe t'i kthejnë kundër Zotit dhe nga lojaliteti i tyre në armiqësi me Zotin. Si prijësi i tyre edhe ata e shtrembërojnë Shkrimin Shenjt për ta arritur qëllimin e vet. Ashtu siç është përpjekur satani që ta turpërojë Zotin ashtu edhe veglat e tij përpiqen ta akuzojnë dhe mashtrojnë popullin e Zotit. Fryma që e gozhdoi Krishtin në kryq i nxitë të pafetë që t'i shkatërrojnë pasuesit e tij. E gjithë kjo është theksuar paraprakisht në profecinë e parë: “Do të vë armiqësi ndërmjet teje dhe gruas dhe ndërmjet pasardhësve të tu dhe pasardhësve të saj.” Kjo armiqësi do të vazhdojë deri në mbarimin e kohës.BZ 479.1

    Satani i përdorë të gjitha mjetet e veta dhe lufton me tërë fuqinë e vet. Përse ai nuk hasë në një kundërshtim më të madh? Përse ushtarët e Krishtit janë aq të fjetur dhe indiferentë—për arsye se mbajnë lidhje të dobët me Krishtin; për arsye se u mungon fryma e tij. Për ata mëkati nuk është i tmerrshëm dhe i denjë për ta urrejtur ashtu siç kishte bërë mësuesi i tyre. Ata nuk i kundërvihen fuqishëm dhe me vendosmëri, ashtu siç i është kundërvënë Krishti. Ata nuk e shohin të keqen e madhe dhe bjerrjen, kështu që janë të verbëruar si në pikëpamje të karakterit ashtu edhe në pikëpamje të fuqisë së princit të errësirës. Ekziston vetëm pak armiqësi kundër satanit dhe veprave të tij, për arsye se ekziston një injorancë në pikëpamje të fuqisë dhë të së keqes së tij si dhe në pikëpamje të universalitetit të luftës së tij kundër Krishtit dhe kishës së tij. Në këtë drejtim shumë njerëz janë të mashtruar. Ata nuk e dinë se armiku i tyre është ushtarak i fuqishëm i cili e mbizotëron mendjen e engjëjve të këqijë dhe me plane e intriga të paramenduara mirë dhe të shkathta lufton kundër Krishtit për ta penguar shpëtimin e njerëzve. Ndër të krishterët e ashtuquajtur e bile edhe ndër vetë shërbëtorët e Ungjillit pak përmendet satani përveç ndoshta shkarazi nga predikatorët. Ata nuk i shohin shenjat e aktivitetit të tij të përhershëm dhe sukseset e tij; i nënçmojnë shumë vërejtje për dinakërinë e tij dhe si duket as që merren me ekzistencën e tij.BZ 479.2

    Derisa njerëzit nuk i njohin atakimet e tija dinake, ky armik i zgjuar gjithnjë i përcjell në hap. Hyn në çdo kënd të shtëpisë, në çdo rrugë të qyteteve tona, në kisha, në kuvende dhe në gjykata; ai i habitë, i mashtron dhe i lajthit duke shkatërruar kudo shpirtërat dhe trupat e burrave, të grave dhe fëmijëve, ai i shkatërron familjet, mbjell urrejtje, mospajtim, zënka, rebelime dhe vrasje. Ndërsa, bota e krishterë si duket të gjitha këto i shikon si diçka që i ka caktuar Zoti dhe se ashtu duhet të jetë patjetër.BZ 480.1

    Satani vazhdimisht tenton që ta sundojë popullin e Zotit në mënyrë që paraprakisht i heq pengesat të cilat i ndajnë nga bota. Izraeli i Vjetër ishte nxitur për mëkat kur e mori guximin për të hyrë në lidhje të palejueshme me paganët. Në mënyrë të ngjashme Hyu i kësaj bote ua mori mendët që të mos i ndriçojë drita e Ungjillit të lavdisë së Krishtit që është figura e Zotit (2. Korintasve 4,4). Të gjithë ata që nuk janë pasuesë të vendosur të Krishtit janë shërbëtorë të satanit. Në zemrën e parilindur mbrëtëron dashuria ndaj mëkatit dhe priija që mëkati të kultivohet dhe arsyetohet. Në zemrën e përtëritur mbretëron urrejtja ndaj mëkatit dhe rrezistenca e vendosur kundër tij. Kur të krishterët lëvizin në shoqërinë e të pafeve dhe heretikëve iu nënshtrohen sprovave. Satani fshihet dhe tinëz ua lidhë sytë me mbështjellës. Ata nuk mund ta shohin se qëllimi i shoqërisë së tillë është vetëm që t'i dëmtojë; dhe duke u bërë gjithënjë e më të ngjashëm me karakterin, veprat dhe fjalët e tyre gjithënjë më tepër verbërohen.BZ 480.2

    Me faktin se kisha i është përshtatur dokeve sekulariste, ajo gjithnjë e më tepër po bëhet e ngjashme me botën; në këtë mënyrë bota kurrë nuk do t'i drejtohet Krishtit. Miqësia me mëkatin do të bëjë gjithësesi që mëkatit të duket më pak i flligësht. Kush dëshiron të jetë i lidhur me shërbëtorët e satanit, së shpejti nuk do t'i frikësohet Zotëriut të tyre. Kur në rrugën e obligimeve bijmë në sprova si Danieli në oborrin e perandorit, mund të jemi të sigurt se Zoti do të na mbrojë. Mirëpo në qoftë se vet vihemi nën fuqinë e sprovave atëherë me siguri se do të rrëzohemi herët apo vonë.BZ 480.3

    Sprovuesi shpeshherë ia arrinë përmes atyre në të cilët më së paku dyshohet se gjenden në pushtetin e tij. Ata që janë të talentuar dhe të edukuar respektohen dhe vlerësohen sikur këto veçori do të mund ta zëvendësonin frikën nga Zoti apo t'ia japin njeriut të drejtën për mëshirën e Zotit. Prirjet, talenti dhe edukimi, vetëvetiu janë dhurata hyjnore, por kur ato vihen në vend të devotshmërisë, kur në vend se shpirtin e njeriut t'ia afrojnë Zotit, e largojnë edhe më tepër prej tij, atëherë ato bëhen e keqe dhe kurth. Shumë njerëz mendojnë që çdo gjë që duket si prirje dhe dije në një farë mënyre vjen prej Krishtit. Kurrënjëherë nuk ka pasur lajthitje më të madhe në këtë drejtim. Këto veçori do të duhej ta stolisnin karakterin e çdo të krishteri, sepse ato kanë ndikesë të madhe në favor në religjionin e vërtetë; mirëpo ato duhet t'i përkushtohen Zotit, sepse përndryshe mund të bëhen forcë e së keqes. Shumë njerëz të arsimuar me sjellje elegante të cilët nuk do të ishin përkulur që ta bëjnë atë që në opinion konsiderohet amorale janë vetëm vegla të fshehta në duart e satanit. Karakteri i tyre tinzarë dhe oscilues ndikimi dhe shembulli i tyre i bënë armiqë më të rrezikshëm të veprës së Krishtit se ata që janë të paditur dhe të paarsimuar.BZ 480.4

    Me lutjet serioze dhe me besim në Zotin, Solomoni e ka arritur mençurinë e cila e ka habitur dhe mrekulluar tërë botën. Mirëpo kur është ndarë nga Burimi i fuqisë së vet dhe është mbështetur në vetvete është bërë pre e sprovave. Aftësitë e mrekullueshme që i janë dhënë këtij perandori, më të mençur se të gjithë e kanë bërë vegël të sukseshme të armikut të shpirtit.BZ 482.1

    Satani vazhdimisht tenton që besimtarët t'i verbërojë në pikëpamje të këtij fakti dhe për këtë arsye të krishterët kurrë nuk bën të harrojnë se ata nuk luftojnë vetëm me trup dhe me gjak “sepse nuk kemi luftë vetëm kundër njeriut por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të kësaj bote të errët, kundër shpirtërave të këqijë të hapësirës qiellore” (Efesianëve 6,12). Ka shekuj e shekuj qysh se Shpirti Shenjt tërheq vërejtjen: “Jeni të esullt dhe rrini zgjuar. Armiku juaj djalli, por si luan uluritës endet këndej dhe andej duke kërkuar t'ju përpijë.” (1 Pjetrit 5,8) “Ngjeshuni me armët e Zotit që të mund t'u qëndronl përballë pritave të djallit.” (Efesianëve 6,11)BZ 482.2

    Që nga ditët e Adamit e deri në kohën tonë armiku ynë i madh e ka dëshmuar fuqinë e vet të shtypjes dhe shkatërrimit. Ai tani është duke u përgatitur për luftën e madhe të fundit kundër kishës së vërtetë. Të gjithë ata që dëshirojnë të shembëllehen me Jezusin do të bijnë në konflikt me këtë armik energjik. Sa në tepër që të krishterët të përpiqen ta marrin si shembull karakterin hyjnor, aq më tepër në mënyrë të sigurt do të jenë në shënjestër të sulmeve të satanit. Të gjithë ata që janë të kyçyr në veprën e Zotit dhe përqien t'i zbulojnë mashtrimet e satatnit dhe njerëzit t'i njohtojnë me Krishtin, do të munden së bashku me apostullin Palin të thonë se i kanë shërbyer Zotit me çdo “përvuajtje, me lotë dhe me vështirësi...” (Vëprat 20,19).BZ 482.3

    Satani e ka sulmuar Krishtin me sprovat më të ashpra dhe më dinake por në çdo konflikt është refuzuar dhe mundur. Këto beteja janë zhvilluar për hir tonin; këto ngadhnjime na ndihmojnë që edhe ne të ngadhnjejmë. Krishti dëshiron t'u japë fuqi të gjithëve që e kërkojnë. Asnjë njeri nuk mund të mbizotërojë nga satani pa pranimin e tij personal. Sprovuesi nuk ka pushtet mbi vullnetin njerëzor e as që mundet ta detyroj shpirtin të bëjë mëkate. Ai mund ta mundojë por jo dhe ta njollosë. Ai mund të shkaktojë frikë shpirtërore, por nuk mund ta paganizojë. Fakti se Krishti ka ngadhnjyer mbi të, duhet ti kurajojë pasuesit e Krishtit që të luftojnë burrërisht kundër mëkatit dhe satanit.BZ 483.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents