Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    5—“Shenjtërimi

    Ky është premtimi i Zotit, “Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj” (Jeremia 29:13).HDJ 39.1

    Ne duhet t'ia dorëzojmë zemrën plotësisht Perëndisë, sepse ndyshe nuk mund të ndryshojmë dhe të bëhemi si Ai. Zemrat tona mëkatare nuk janë të ngjashme me Perëndinë dhe largohen natyrshëm prej Tij. Bibla përshkruan mënyrën se si jemi: “Të vdekur në faje dhe mëkate”; “Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon”, “Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë të shëndoshë” (Efesianëve 2:1; Isaia 1:5-6). Mëkatarët janë zënë prej Satanait, ata janë në “Lakun e djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij” (2 Timoteut 2:26).HDJ 39.2

    Perëndia do që të na shërojë dhe të na çlirojë. Për ta bërë këtë, Ai duhet të na ndryshojë plotësisht kështu që të kemi dëshira dhe sjellje të reja. Por Ai nuk mund ta bëjë këtë, nëse ne nuk ja dorëzojmë jetën tonë Atij. Beteja kundër vetes është më e madhja.HDJ 39.3

    Për ne është e vështirë që t'ia japim gjithçka Zotit, por duhet ta lejojmë Atë të na udhëheqë sepse ndryshe Ai nuk mund të na ndryshojë e të na bëjë të shenjtë. Satanai përpiqet të na bëjë që të mendojmë se do të bëhemi skllevër në mbretërinë e Perëndisë dhe do t'i bindemi çdo kërkese të paarsyeshme. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse ne i bindemi Zotit tonë me ndërgjegje dhe arsye të plotë. Perëndia i thotë popullit të vet: “Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë” (Isaia 1:18). Zoti nuk na detyron që të bindemi, Ai nuk mund ta pranojë adhurimin tone, nëqoftëse nuk e bëjmë me gjithë mendje e me gjithë zemër.Të qënurittë detyruar t'i bindemi Perëndisë, na ndalon zhvillimin e mendjes dhe karakterit tone. Do të ishim si rrobotë dhe kjo nuk është ajo që Krijuesi do prej nesh. Ajo që Ai do, është të vëmë në shërbimin tonë gjithçka që Ai ka krijuar. Ai na ka folur për bekimet e mëdha që dëshiron të na sjellë nëpërmjet Hirit të Tij.HDJ 39.4

    Perëndia na fton që t'ia dorëzojmë jetët tona Atij dhe kështu që Ai të na udhëheqë dhe të planifikojë gjithçka për ne. Ai na jep të drejtën për të zgjedhur, dhe ne mund të zgjedhim çlirimin prej mëkatit dhe të ndajmë së bashku lirinë që Perëndia u jep bijve të Tij.HDJ 40.1

    Kur i dorëzohemi Perëndisë, ne heqim dorë nga gjithçka që mund të na ndante prej Tij. Shpëtimtari tha: “Secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli Im” (Luka 14:33). Duhet të heqim dorë nga gjithçka që na largon zemrat prej Perëndisë.HDJ 40.2

    Shumë njerëz adhurojnë pasuritë, dëshira për të mirat materiale dhe dashuria për para i lidh ata pas Satanait.Tëtjerë dëshirojnë nderin më shumë se çdo gjë tjetër, ata dëshirojnë që njerëzit t'i shohin me admirim dhe t'i lavdërojnë. Akoma disa të tjerë duan një jetë të veçuar dhe liri moskokëçarëse. Por ne duhet të heqim dorë prej gjithë kësaj, sepse nuk mund t'i përkasim gjysmë Perëndisë dhe gjysmë botës. Ne bëhemi plotësisht fëmijët e Perëndisë, kur i përkasim vetëm Atij. Disa njerëz shprehen se i shërbejnë Perëndisë, por ata përpiqen t'i binden ligjeve të Zotit pa ndihmën e Tij. Ata përpiqen me forcat e tyre të zhvillojnë një karakter të mirë dhe të marrin shpëtimin. Zemrat e tyre nuk udhëhiqen nga dashuria e Krishtit, por ata mendojnë se duke bërë mire, Perëndia do t'u sigurojë parajsën në shkëmbim. Një besim i tillë nuk vlen asgjë.HDJ 40.3

    Kur Krishti jeton tek ne, dashuria e Tij na përshkon dhe kënaqësia që gjejmë në shoqërinë Tij do të bëjë që të duam të jemi më afër Tij. Do të mendonim aq shumë për Të, sa do t'i harronim dëshirat tona egoiste dhe dashuria për Të do të na udhëhiqte në çdo veprim. Nëse e ndjejmë dashurinë e Perëndisë, nuk do të pyesnim se sa pak mund të bëjmë për t'iu bindur Atij, por do të bënim gjithçka që do na kërkonte Shpëtimtari ynë. Njerëzit që thonë se janë të krishterë dhe nuk e ndjejnë atë dashuri të thellë për Krishtin, janë duke folur fjalë pa kuptim. Të ndjekin Krishtin, është një punë e vështirë për ta. A duhet të ndihemi se është shumë që t'i japim gjithçka Krishtit? Duhet t'i bëjmë vetes një pyetje atëherë: “Çfarë ka dhënë Krishti për mua?” Biri i Perëndisë dha gjithçka, jetën, dashurinë dhe vuajtet që të na shpëtonte. A mundemi ne që nuk e meritojmë këtë dashuri të madhe t'i largojmë zemrat prej Tij?HDJ 41.1

    Çdo moment të jetës tonë ne kemi marrë bekime prej hirit të Tij dhe prej kësaj asnjëherë nuk mund ta dimë se prej sa e sa telashesh jemi shpëtuar. A mund t'ia kthejmë shpinën dashurisë së Atij që vdiq për ne? Perëndia jonë e lavdishme e përuli veten e Tij. A mundet që ne të ankohemi për shkak se po luftojmë kundër egoizmit për të qenë kokëulur dhe të thjeshtë? Shumë zemra krenare pyesin:“Përse më duhet që të përulem dhe të ndihem keq për mëkatet e mia, kur nuk e di, nëse Perëndia do të më pranojë?” Ja Krishti, Ai ishte pa asnjë mëkat. Ai ishte Princi i parajsës e megjithatë, mori vendin tonë dhe mbajti gjithë mëkatet tona. “Sepse e ka përkushtuar jetën e Tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve” (Isaia 53:12). Çfarë japim kur ja dorëzojmë gjithçka Atij? Ne i japim Jezusit një zemër plot me mëkate që Ai të na e bëjë të pastër dhe të kthjellët. Ne i kërkojmë Atij të na shpëtojë me dashurinë e Tij të pafund, dhe përsëri njerëzit mendojnë se është e vështirë të heqin dorë nga gjithçkalUnë ndihem e turpëruar, kur i dëgjoj këto fjalë, dhe më vjen turp t'i shkruaj. Perëndia nuk na kërkon të heqim dorë nga gjëra që janë të dobishme për ne. Ai mendon më të mirën për ne. Uroj që të gjithë ata që nuk e kanë pranuar Krishtin, t'i realizojnë këto gjëra, sepse Krishti ka diçka shumë herë më të mirë nga ç'mendojnë ata për veten e tyre. Njerëzit nuk tregohen të ndershëm me veten e tyre, kur dalin kundra asaj që Perëndia do për ta.HDJ 41.2

    Nuk mund të gjejmë lumturinë e vërtetë, kur kalojmë në shtegun që Ai na ka paralajmëruar të mos kalojmë. Perëndia e di se ç'është më e mira për ne dhe Ai ka planin më të mirë për secilin prej nesh. Shtegu i mosbindjes ndaj Zotit është shtegu i trishtimit dhe vdekjes.HDJ 42.1

    Mos mendoni se Perëndia dëshiron t'i shohë fëmijët e Tij të vuajnë, e gjithë parajsa është e interesuar në lumturinë tonë. Ati ynë qiellor nuk na ndalon të bëjmë gjëra që na japin gëzim dhe kënaqësi. Ai kërkon që ne të heqim dorë nga zakone dhe gjëra që na bëjnë të vuajmë, sepse Ai e di që këto sjellje na mbajnë larg lumturisë dhe parajsës.HDJ 42.2

    Shpëtimtari i botës i pranon njerëzit ashtu si janë, me gjithë dobësitë dhe fajet e tyre. Por Ai do t'i pastrojë mëkatet e tyre dhe do t'i shpengojë ata nëpërmjet gjakut të Tij. Ai do t'u plotësojë dëshirat të gjithëve atyre që janë të gatshëm të durojnë ngarkesën e Tij dhe të marrin pjesë në punën e Tij. Perëndia dëshiron t'u japë paqe dhe shlodhje atyre që vijnë tek Ai dhe do t'u kërkojë të bëjnë vetëm ato gjëra që i çojnë ata drejt lumturisë së madhe.HDJ 42.3

    Ata që nuk binden, s'kanë si ta njohin këtë kënaqësi. Gëzim i vërtetë është të kesh Krishtin, shpresën e lavdisë në jetë.HDJ 43.1

    Shumë njerëz pyesin: “Si mund t'ia dorëzojë veten Perëndisë?” Ata dëshirojnë ta bëjnë këtë, por forca e tyre morale është e dobët. Ata dyshojnë në Zotin, sepse janë të kontrolluar nga zakone të mëkatshme. Premtimet e tyre i merr era, prishen ashtu si litarët e rërës dhe nuk mund t'i kontrollojnë dot mendimet apo dëshirat e tyre. Për shkak se nuk mund t'i mbajnë dot premtimet e tyre, ata humbim besimin tek vetja dhe të dëshpëruar dyshojnë tek sinqeriteti i tyre. Ata ndiejnë, se Perëndia nuk mund t'i pranojë, por nuk duhet ta humbasin shpresën.HDJ 43.2

    Të gjithë ne duhet ta kuptojmë forcën e vullnetit. Forca e zgjedhës është ajo që qeveris në jetë, çdo gjë varet nga mënyra se si e përdorim këtë fuqi. Perëndi i ka dhënë çdo personi të drejtën për të zgjedhur dhe u takon atyre ta përdorin këtë. Ne nuk mund t'i ndryshojmë zemrat tona, dhe nuk mundemi që me forcat që kemi t'ia japim dashurinë tonë Zotit. Por mund të zgjedhim t'i shërbejmë Atij dhe t'i dorëzojmë forcën e mendjes, më pas Ai do të na nidhmoj ë të bëjmë zgjedhjen e duhur. E gjithë qënia jonë do të drejtohet nga Shpirti i Krishtit. Ne do ta duam Perëndinë dhe mendimet tona do të jenë si të Tijat.HDJ 43.3

    Është e drejtë që ne të dëshirojmë të bëhemi të mirë dhe të shenjtë, po nuk duhet të ndalemi aty, sepse keto dëshira nuk do të na ndihmojnë. Shumë njerëz do të humbasin, ndërsa shpresojnë dhe dëshirojnë të behen të Krishterë. Sepse forca e mendjeve të tyre nuk i dorëzohet Perëndisë, ata nuk zgjedhin të bëhen të Krishterë.HDJ 43.4

    Nëqoftëse këtë liri zgjedhjeje e përdorim drejt, një ndryshim tërësor do të ndodhë në jetët tona. Kur e vendosim veten në krah të Perëndisë, Ai na mbështjell me fuqinë e Tij. Duke ia dorëzuar Perëndisë gjithçka tonën, ne do të jemi në gjëndje të jetojmë një jetë te re, një jetë në besim.HDJ 44.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents