Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    3—Pendimi

    Si mundet një person të jetë i drejtë me Perëndinë? Si mundet mëkataritë bëhet i drejtë? Vetëm nëpërmjet Krishtit, ne mund të gjejmë harmoni me Perëndinë dhe të mund të bëhemi të shenjtë. Por si mund të vijmë tek Krishti? Shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Turma e njerëzve në Ditën e Rrëshajëve panë se sa mëkatarë të mëdhenj ishin. Ata pyetën Pjetrin dhe apostujt: “Vëllezër,ç'duhet të bëjmë?” (Veprat e Apostujve 2:37) Atëherë Pjetri u tha atyre: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezus Krishtit për faljen e mëkateve dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Veprat e Apostujve 2:38). Pak ditë më vonë, ai iu përgjigj të njëjtës pyetje duke thënë: “Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit” (Veprat e Apostujve 3:19). Të pendohesh, do të thotë të të vijë keq për mëkatin e kryer dhe të largohesh prej tij. Nuk mund të heqim dorë prej mëkatit, nëqoftëse nuk e shohim, se sa i dëmshëm dhe i papastër është. Në jetën tonë nuk do të ketë ndryshim të vërtetë deri në momentin që do të ndalojmë së dashuri mëkatin dhe të vendosim të largohemi prej tij. Shumë e shumë njerëz nuk e kuptojnë se ç'është pendimi në të vërtetë.HDJ 21.1

    Miliona njerëz ndihen keq që kanë mëkatuar. Madje, ata mundohen ta ndryshojnë këtë mënyrë sjelljeje, sepse kanë frikë prej vuajtjes dhe pasojave që shkakton ky veprim. Por ky nuk është pendim i vërtetë, nuk është ai pendim për të cilin flet Bibla. Këta njerëz ndihen keq, sepse mëkati i bën të vuajnë, por në të vërtetë atyre nuk u vjen keq për mëkatin në vetvete. Esaut i erdhi keq sepse ai e humbi përgjithmonë bekimin dhe pasurinë e të atit për shkak të mëkatit të tij. Balaami ishte i frikësuar, kur ai pa engjëllin që qëndronte para tij me një shpatë në dorë. Ai tha: “Unë kam mëkatuar”, sepse ai kishte frikë për jetën e tij. Por atij nuk i erdhi keq në të vërtetë për mëkatin e tij dhe nuk e ndryshoi mëndjen ose të ndiej fajtor për planin e tij të lig. Juda Iskarioti e shiti Zotin e tij tek ata që kishin planifikuar ta vrisnin Atë. Më pas ai thirri: “Mëkatova duke tradhëtuar gjakun e pafaj” (Mateu 27:4). Ky rrëfim u ndikua prej zemrës së tij fajtore dhe nga frika e tmerrshme e ndëshkimit. Ai kishte frikë se do t'i duhej të vuante për shkak të asaj që kishte bërë, por nuk ndjeu hidhërim të thellë në zemër që e shiti Birin e përsosur të Perëndisë të vdiste. Atij nuk i erdhi keq që u largua prej Jezusit, të shenjtit të Izraelit. Kur faraoni, mbreti i Egjiptit po ndëshkohej nga Perëndia, ai ishte i gatshëm të thoshte që kishte mëkatuar,. sepse ai donte t'i shpëtonte dhembjes dhe humbjeve të mëtejshme. Por sapo vuajtjet ndalonin, ai kthehej përsëri kundra Perëndisë.HDJ 21.2

    Të gjithë këtyre njerëzve u vinte keq se mëkati sillte pasoja të këqija, por ata nuk ndiheshin keq për mëkatin në vetvete. Kur ndikohemi nga influenca e Shpirtit të Shenjtë, na zgjohet ndërgjegja. Ne fillojmë të shohim se sa i gjerë dhe i shenjtë është ligji i Zotit dhe se ky ligj është baza e qeverisë së Perëndisë në qiell dhe në tokë. Jezusi “Ishte drita e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë” (Gjoni 1:9). Ndriçon dhe zbulon mendimet dhe vendet më të fshehta të mendjes tonë. Ne shohim se sa i drejtë është Perëndia dhe ndihemi të frikësuar të dalim fajtor dhe të papastër përpara hetuesit të zemrave. Më pas ne shohim dashurinë e Perëndisë, bukurinë e shenjtërisë dhe gëzimin e dlirësisë së Tij. Ne dëshirojmë të bëhemi të pastër që të mund të bëhemi përsëri miq me Perëndinë. Lutja e Davidit, pasi ai kishte mëkatuar rëndë, na tregon se çdo të thotë pendim i vërtëtë. Pendimi i tij ishte i thellë dhe i sinqertë. Ai nuk u përpoq t'i shpëtonte pasojave të asaj që kishte bërë. Davidi pa se mëkati i tij ishte i rëndë dhe zemra e tij e papastër. Ai e urreu mëkatin e tij dhe u lut jo vetëm për falje, por edhe për një zemër të pastër. Davidi dëshironte gëzimin e shenjtërisë dhe të kthehej në harmoni me Perëndinë. Ai shkroi: “Lum ai, të cilit i kanë falur shkeljen, ai, të cilit i kanë mbuluar mëkatin; lum ai njeri, të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi” (Psalmi 32:1-2).HDJ 22.1

    “Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë Sate,- për dhembshurinë e madhe që ke, fshiji të gjitha të ligat që kam bërë... sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë para ... Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar, më laj dhe do të jem më i bardhë se bora ... O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. ... Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës ... Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi e shpëtimit tim dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde!” (Psalmi 51:1-14) Pendimi i këtillë arrin përtej mundësive tona dhe vjen vetëm prej Krishtit, i cili shkoi në qiell dhe na dha ne dhurata shpirtërore. Shumë njerëz nuk e kuptojnë pendimin, kështu ata dështojnë në marrjen e ndihmës që Krishti dëshiron t'u japë atyre. Ata mendojnë se nuk mund të shkojnë drejt Krishtit, në qoftë se nuk pendohen në fillim. Ata besojnë se pendimi përgatit rrugën për faljen e mëkateve të tyre. Është e vërtetë që një person duhet të pendohet para se ai të falet, po vetëm nëse ai pendohet në të vërtetë për mëkatin e Tij, do të ndjejë nevojën e Shpëtimtarit. Por a duhet që një mëkatar të presë që t'i falen mëkatet para se ai të shkojë tek Krishti? A e mban mëkatarin nevoja e pendimit larg nga Shpëtimtari? Bibla nuk na mëson, se mëkatari duhet të pendohet përpara se ai të mund të pranojë ftesën e Krishtit. “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe Unë do t'ju jap çlodhje” (Mateu 11:28).HDJ 23.1

    Hiri i Krishtit dhe fuqia e Tij e udhëheqin një person drejt pendimit të vërtetë. Pjetri e bëri të qartë, kur ai tha për Jezusin: “Perëndia e lartësoi me të djathtën e Vet dhe e bëri Princ dhe shpëtimtar për t'i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.” (Veprat e Apostujve 5:31) Shpirti i Krishtit na udhëheq drejt pendimit dhe faljes prej Perëndisë dhe çdo dëshirë e drejtë vjen nga Krishti. Ai është i vetmi që mund të na bëjë ta urrejmë mëkatin. Çdo herë që ndiejmë nevojë për vërtetësi dhe pastërti dhe çdo herë që shohim mëkatshmërinë dhe papastërtinë tonë, ne mund ta kuptojmë se Shpirti i Shenjtë po punon në zemrat tona. Jezusi tha: “Dhe Unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek Unë” (Gjoni 12:32). Mëkatarëve u duhet treguar, se Krishti vdiq për mëkatet e botës dhe ndërsa shohim Birin e Perëndisë në kryq, ne fillojmë të kuptojmë planin e Perëndisë për të na shpëtuar dhe më pas mirësia e Perëndisë të na udhëheqë drejt pendimit. Kur Krishti vdiq për mëkatarët, Ai tregoi një dashuri shumë më të madhe nga ç'mund ta kuptojmë ne. Por ndërsa e shohim këtë dashuri, ajo na prek zemrat dhe mendjet dhe ne pendohemi për mëkatin e bërë. Ndonjëherë, mëkatarëve u vjen turp për veprimet e tyre të mëkatshme dhe heqin dorë prej zakoneve të këqia, por ata e bëjnë këtë pa e ditur se po drejtohen për te Krishti. Sa herë që ata kanë një dëshirë të mirë për të ndryshuar, është fuqia e Krishtit që vepron në ta. Shpirti i Tij influencon mëndjet e tyre dhe i ndihmon ata të kenë një jetë më të mirë. Kur Krishti i drejton mëkatarët të shohin në kryqin e Tij, ata i vret ndërgjegja që mëkati i tyre i shkaktoi Atij vdekjen. Mëkatari sheh se sa i tmerrshëm ështe mëkati dhe fillon të kuptojë diçka rreth drejtësisë së Krishtit. Shumë pyetje e mundojnë dhe pyet brënda zemrës së vet: “Ç'është mëkati? Përse duhej që Krishti të vdiste? A ishte nevoja për gjithë këtë dashuri dhe vuajtje që ne të shpëtoheshim? A vuajti Ai të gjitha këto që ne të mund të kishim jetë të përjteshme? Mëkatari mund ta mohojë dashurinë e Perëndisë dhe të refuzojë Krishtin, por nëqoftëse ai nuk bën qëndresë, do të shkojë drejt Tij. Ai do të mësojë drejt planit të Perëndisë pë shpëtimin e mëkatarëve, do të vijë drejt kryqit dhe do të pendohet për mëkatet që i shkaktuan vuajtje Birit të dashur të Perëndisë. Ai Perëndi që kontrollon të gjitha forcat e natyrës, i flet edhe zemrave njerëzore. Ai u jep atyre një dëshirë të madhe për diçka që ata vetë nuk e kanë. Gjërat e botës nuk mund ta plotësojnë këtë dëshirë. Përëndia po u tregon njerëzve të gjejnë hirin e Krishtit dhe gëzimin e shenjtërisë. Vetëm kjo mund të sjellë prehje dhe paqe. Shpëtimtari ynë përpiqet gjithmonë që t'i largojë mëndjet e njerëzve nga kënaqësitë e botës dhe t'i drejtojë ato drejt bekimeve të mrekullueshme që mund të falë Krishti. Ai u thotë këtyre njerëzve që përpiqen të gjejnë ujë në burimet e thara të botës: “Eja, dhe ai që ka etje, le të vijë, dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës” (Zbulesa 22:17).HDJ 24.1

    Në qoftë se dëshiron diçka më të mirë se ajo çka mund të ofrojë bota, është Perëndia që po të flet. Kërkoi Atij të të japë pendimin dhe të tregojë dashurinë e pafundme të Krishtit dhe pastërtinë perfekte. Jeta e shpëtimtarit e bën të qartë se ligji i Perëndisë është i bazuar në dashurinë për Zotin dhe të tjerët. Jezusi jetoi për të qënë vetëmohues, i dashur dhe i mirë. Pra, ndërsa ne shohim drejt shpëtimtarit dhe drejtësisë së Tij që bie mbi ne, kuptojmë se sa mëkatarë jemi në të vërtetë. Ashtu si Nikodemi ne mund të ndjejmë se jetët tona janë të vlefshme dhe se nuk është e nevojshme të përulemi përpara Perëndisë si një mëkatar i zakonshëm. Por kur drita e Krishtit shkëlqen në zemrat tona, ne shohim se nuk jemi të pastër. Ne shohim se jemi armiq të Perëndisë dhe se çdo veprim që bëjmë në jetë është egoist. Kur ne shohim drejtësinë e Tij, ne kuptojmë se “Të gjitha veprimet tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur” (Isaia 64:6). Vetëm sakrifica e Krishtit mund të na i largojë mëkatet dhe të na pastrojë plotësisht. Vetëm Krishti mund të ndryshojë jetën tonë deri në atë pikë sa të bëhemi të ngjashëm me të. Një rreze drite prej lavdisë së Perëndisë zbulon çdo defekt dhe dobësi të karakterit tonë. Një vëzhgim përgjithësues prej shenjtërisë së Krishtit, bën që jetët tona të duken të papastra dhe tregon haptas se ne kemi dëshira të këqija, zemër të pabesë dhe të folur ndotës. Ne shohim, se nuk po i bindemi ligjit të Perëndisë dhe kur Fryma e Perëndisë heton zemrat tona, ndihemi të trishtuar për veten. Duke parë në karakterin perfekt të Krishtit, ne i urrejmë mënyrat tona dashakeqe.HDJ 25.1

    Profeti Daniel u vizitua nga një engjëll i Perëndisë. Lavdia shkëlqente kudo përreth Engjëllit dhe Danieli i dëshpëruar mendoi për dobësinë e tij dhe mungesën e përsosmërisë. Kështu shkroi: “Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrëfarë forcë; çehreja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan” (Danieli 10:8). Çdokush që mund të shihte këtë lavdi prej qiellit, do ta urrente egoizmin e tij dhe dashurinë për veten. Ai do të kërkonte për një zemër të pastër nëpërmjet drejtësisë së Krishtit, do të donte të ndiqte ligjin e Perëndisë dhe të kishte një karakter të ngjashëm me të Krishtit. Pali shkroi për drejtësinë e vet: “Për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i paqortueshëm” (Filipjanëve 3:6). Vetëm kur përmëndi fjalët e ligjit, ai nuk gjeti faj në veten dhe jetën e Tij. Por kur Ai vështroi në thellësi të kuptimit të ligjit, e pa veten ashtu, siç Zotit e kishte parë. Ai u përul dhe rrëfeu fajin e tij. Pali shkroi: “Ja përse u ndjeva në rregull për aq kohë që nuk e kuptoja se çfarë urdhëronte ligji në të vërtetë. Por, kur mësova të vërtetën, e kuptova, se kisha thyer ligjin dhe isha një mëkatar i destinuar të vdisja” (Romakëve 7:9). Kur Pali e kuptoi se sa i shenjtë ishte ligji, njëkohësisht pa se sa ndotës ishte mëkati. Ai nuk u ndje më asnjëherë krenar, por vetëm falenderues dhe i përulur. Perëndia nuk i sheh mëkatet të gjithë njëlloj. Për Të, ashtu si dhe për ne, disa mëkate janë më të rëndë se të tjerët. Por edhe nëse disa veprime të gabuara mund të na duken të vogla e të padëmshme, për Perëndinë asnjë mëkat nuk duket i tillë. Shpesh gjykimi njerëzor është i gabuar, por Perëndia i sheh gjërat ashtu siç janë. Një i dehur shihet me përbuzje nga disa njerëz që thonë se një mëkat i tillë të mban larg parajsës. Por shpesh, po këtyre njerëzve, nuk u bëjnë përshtypje mëkate të tilla si: krenaria, egoizmi apo lakmia. Këto janë mëkate që ofendojnë Perëndinë në veçanti, sepse janë shumë të ndryshme nga karakteri i Tij i dashur. Dashuria vetëmohuese mbush çdo zemër në parajsë. Dikush që kryen një mëkat të madh, mund të ndihet i turpëruar dhe mund të ndiejë nevojën e hirit të Perëndisë, por një njeri krenar nuk ndien asnjë nevojë, madje ai e mbyll zemrën e tij ndaj Krishtit dhe ndaj bekimeve të mrekullueshme që ai erdhi të na japë. Jezusi tregoi një histori rreth një tagrambledhësi, i cili u përul dhe tha: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit” (Luka 18:13). Ai mendonte për veten, se ishte një njeri i dobët, edhe njerëzit e tjerë e konsideronin të tillë. Po ai ndjeu nevojën për një Shpëtimtar dhe erdhi para Perëndisë me ngarkesën e tij të mëkatit dhe turpit. Ai kërkoi mëshirë prej Perëndisë, zemra e tij ishte e hapur për Perëndinë që Shpirti i Tij të depërtonte dhe ta çlironte nga fuqia e mëkatit. Më pas Jezusi foli për një farise, që falenderoi Perëndinë që nuk ishte si ai njeriu tjetër (tagrambledhësi). Lutja e fariseut tregonte se zemra e tij ishte e mbyllur ndaj Frymës së Perëndisë, sepse ai ishte shumë larg prej Perëndisë dhe nuk e pa se sa mëkatar ishte. Ai nuk e krahasoi jetën e tij me shenjtërinë e Perëndisë. Fariseu nuk ndjeu ndonjë nevojë dhe si shpërblim nuk mori asgjë.HDJ 26.1

    Në qotë se shohim se jemi mëkatarë, nuk duhet të presim të bëhemi më mirë. Ne nuk duhet të mendojmë, se nuk jemi të mirë për të ardhur tek Krishti. A mund të pretendojmë të bëhemi më mirë me anë të forcave tona? “A mundet një etiopas të ndryshojë lëkurën e tij, 0 një tigër të këmbejë lëkurën me viza? Në të njejtën mënyrë ju që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bëni të mirën? (Jeremia 13:23) Perëndia është i vetmi që mund të na ndihmojë. Ne nuk duhet të presim për dikë të na lutet që të ndryshojmë ose të presim për një mundësi më të mirë, ose deri sa të fitojmë kontroll mbi mospërmbajtjen. Nuk mund të bëjmë asgjë vetëm. Ne duhet të shkojmë tek Krishti, kështu siç jemi. Ati ynë qiellor është një Perëndi i dashur dhe i mëshirshëm. Por asnjë nuk duhet të mendojë se, meqënëse Perëndia është i dashur dhe i mëshirëm, Ai do të na shpëtojë edhe po t'i kthejmë kurrizin. Kryqi i Jezusit na tregon se sa i tmerrshëm është mëkati. Kur njerëzit thonë për Perëndinë se është kaq i mirë sa nuk mund ta dëbojë mëkatarin, më parë ata duhet të shohin drejt kryqit. Vetëm nëpërmjet sakrificës së Krishtit mund të shpëtohemi. Pa sakrificën e Tij, ne nuk mund të shpëtonim prej fuqisë së mëkatit. Pa këtë sakrificë nuk do të mundnim të gëzonim parajsën bashkë me engjëjt dhe nuk do të kishim jetë shpirtërore. Krishti për të na shpëtuar, e mori fajin tonë mbi vete dhe vuajti në vendin tonë. Dashuria, vuajtja dhe vdekja e Birit të Perëndisë tregojnë se sa i tmerrshëm është mëkati. Tregojnë gjithashtu se e vetmja mënyrë për t'ia mbathur prej mëkatit eshtë të vemi drejt Krishtit. Shpresa jonë e vetme për një jetë në parajsë është t'ia dorëzojmë jetën tonë Shpëtimtarit.HDJ 28.1

    Mëkatarët ndonjëherë e justifikojnë veten e tyre duke thënë për të krishterët “Unë jam po aq i mirë, sa ata. Ata nuk veprojë më mirë se unë. Ata i duan kënaqësitë sa edhe unë. Ata pëlqej që ta kënaqin veten e tyre”. Në këtë mënyrë mëkatarët justifikohen duke u marrë me fajet e të tjerëve dhe harrojnë te tyret. Por mëkatet dhe dobësitë e të tjerëve nuk justifikojnë askënd, sepse Perëndia nuk na ka kërkuar që të marrim si shembull njerëz mëkatarë. I paqortueshmi, Bir i Perëndisë, na është dhënë si shembull. Ata që ankohen për bëmat e këqija të të tjerëve, duhet të shohin më parë se si mund të përmirësojnë veten e tyre. Përderisa ata e dinë si duhet të sillen të Krishterët, a nuk është ky një mëkat akoma më i madh?! Sepse ata e dinë se çfarë është e drejta dhe prapë neglizhojnë ta bëjnë. Nuk duhet ta vonojmë largimin nga mëkati dhe kthimin tek Jezusi. Ne duhet të kërkojmë për një zemër të pastër nëpërmjet Tij. Mijëra e mijëra njerëz kanë bërë gabimin që kanë pritur dhe u ka kushtuar atyre gjithë jetën. Jeta në tokë është e shkurtër dhe e pasigurt. Nuk e mendojmë aq sa duhet rrezikun e tmerrshëm, kur neglizhojmë thirrjen e Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë. Të anashkalosh bindjen ndaj Perëndisë, do të thotë në të vërtetë të zgjedhësh të jetosh në mëkat. Edhe mëkatet e vogla janë të rrezikshme dhe në qoftë se nuk u kushtojmë rëndësinë e duhur, ato do të na vënë poshtë dhe do të na shkatërrojnë. Adami dhe Eva e lanë veten e tyre të besoni në se ngrënia e frytit të ndaluar ishte një çeshtje kaq e vogël, sa nuk do t'u shkaktonte pasojën e tmerrshme që Perëndia u kishte thënë. Por kjo çështje e vogël ishte mosbindje ndaj ligjit të pandryshueshëm të Perëndisë. Mosbindja ndau familjen njerëzore prej Perëndisë dhe i hapi portën dhembjes dhe vdekjes në botë. Shekull pas shekulli, një tjerrje e pafund dhembjeje është ngritur nga toka. E gjithë bota vuan, sepse njeriu nuk iu bind Perëndisë. Edhe vetë parajsa e ka ndjerë këtë. Krishtit i duhej të vdiste në kryq, sepse njeriu theu ligjin hyjnor. Le të mos ta konsiderojmë mëkatin si një gjë të vogël. Çdo mëkat, çdo largim nga hiri i Perëndisë ngurtëson Zemrat tona, na çon drejt zgjedhjeve të gabuara dhe na mban larg kuptimit dhe dashurisë së Perëndisë. Mëkati na bën më pak të aftë për t'u bindur dhe për t'iu nënshtruar shpirtit të shenjtë të Perëndisë. Shumë njerëz e dinë se po veprojnë gabim, por ata nuk mundohen të ndryshojnë. Ata besojnë se mund të ndryshojë, kur të duan dhe mendojnë, se mund t'ia kthejnë shpinën Perëndisë sa e sa herë dhe prapë të dëgjojnë thirrjen e Tij të mëshirës. Ata ndjekin Satanain, por sa herë që ndodh diçka e keqe, ata kthehen përsëri menjëherë tek Perëndia. Por kjo nuk është një gjë e thjeshtë, mëkati ndryshon dëshirat dhe sjelljen e personit. Pasi mëkati e kalb dhe e manipulon karakterin, pak njerëz do të donin të bëheshin si Jezusi. Edhe sikur një gjë e gabuar në karakter, ose një dëshirë mëkatare prej së cilës nuk heqim dorë do të ndalojë fuqinë e ungjillit për të na ndryshuar. Çdo herë që i afrohemi Satanait. aq herë largohemi nga Perëndia. Njeriu, i cili nuk i bindet fjalës së Perëndisë, do të korrë atë ç'ka mbjellë. Në Bibël ne kemi paralajmërimin e mënçur të Solomonit, për sa i përket të luajturit me të keqen. Ai shkroi: “I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij” (Fjalët e Urta 5:22). Krishti është gati të na çlirojë prej mëkatit, por Ai nuk na detyron që të zgjedhim rrugën e Tij. Në qoftë se ne nuk kemi dëshirë të jemi të lirë dhe në qoftë se nuk do ta pranojmë hirin e Tij, çfarë mund të bëjë Ai më tepër? Ne do ta shkatërrojmë veten tonë duke u larguar prej dashurisë së Tij. “Dëgjoni! Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit. Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e Tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja” (Korintasve 6:2; Hebrenjtë 3:7-8). Perëndia tha për njerëzit: “Sepse Zoti nuk shikon siç shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën” (1 Samuelit 16:7). Zemrat tona, me gjithë gëzimet dhe brengat, janë me tepër se të papastra dhe të pandershme. Por Perëndia i njeh dëshirat tona, Ai e di se çfarë duam ne të bëjmë. Ne duhet të shkojmë tek Ai, ashtu të njollosur me mëkat dhe të hapim veten në sytë e Tij që shohin gjithçka. “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia dhe shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e perjetshme” (Psalmi 139:23-24). Shumë nga ne e pranojmë Perëndinë me mendje, por zemrat tona nuk ndryshojnë.HDJ 29.1

    Ne duhet të lutemi: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur” (Psalmi 51:10). Duhet të jemi të ndershëm me veten tone. Ne duhet të jemi aq të sinqertë, njësoj sikur jetët tona të ishin në rrezik. Është një çështje që duhet të vendoset midis nesh dhe Perëndisë një herë e përgjithmonë. Shpresa nuk do të na shpëtojë pa vepruar. Duhet të studiojmë fjalën e Perëndisë dhe të lutemi. Fjala e Tij na mëson rreth ligjit të Përëndisë dhe na flet për jetën e Krishtit, se si të bëhemi të shenjtë. “Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërinë, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë” (Hebrenjtë 12:14). Fjala e Perëndisë na bën të ndiejmë ligësinë e mëkatit dhe na tregon se si të shpëtohemi. Ne duhet ta dëgjojmë dhe t'i bindemi ligjit, sepse është Zoti që na flet. Ndërsa ne shikojmë ligësinë e mëkatit, ne kuptojmë se si jemi në të vërtetë. Por nuk duhet ta humbim shpresën dhe të shkurajohemi. Krishti erdhi për të shpëtuar mëkatarët. Nuk është nevoja që ne të përpiqemi të bëhemi miq me Perëndinë dhe ta bëjmë Atë që të na dojë, sepse Ai na ka dashur gjithmonë dhe “E ka pajtuar botën me Veten ne Krishtin” (2 Korintasve 5:19). Perëndia po i udhëheq zemrat e fëmijëve të Tij mëkatarë drejt Vetes së Tij me një dashuri bujare. Ai është i duruar me gabimet dhe fajet tona më tepër seç janë prindërit tanë tokësorë. Ai do që t'i shpëtojë të gjithë fëmijët e Tij dhe plot butëtsi dhe mirësi fton mëkatarët të vijnë tek Ai dhe kurreshtarin të rikthehet. Të gjitha premtimet dhe paralajmërimet e Perëndisë, na tregojnë për dashurinë e Tij të përjetshme.HDJ 32.1

    Kur Satanai vjen të na përshpërisë për të na thënë se sa mëkatarë të mëdhenj jemi, ne duhet ta mbajmë vështrimin drejt Shpëtimtarit tonë dhe të flasim për fuqinë dhe mirësinë e Tij. E ndërsa shohim drej Tij, Ai do të na ndihmojë dhe ne do t'i themi të ligut se dime që kemi mëkatuar, por “Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët” (1 Timoteut 1:15). Ne mund të shpëtohemi nga dashuria e Tij. Jezusi e pyeti Simonin për dy njerëz borxhlinj, njeri i detyrohej zotërisë së tij një shumë të vogël parash , kurse tjetri një sasi shumë të madhe. Zotëria i fali të dy. Atëherë Krishti e pyeti Simonin, se cili nga të dy do ta donte më tepër zotërinë e tij. Simoni tha: “Ma do mendja,ai,të cilit i fali më shumë” (Luka 7:43). Ne kemi qënë mëkatarë të mëdhenj, por Krishti vdiq që të mund të na faleshin mëkatet. Sakrifica e Tij e paçmuar është e mjaftueshme për të paguar mëkatet tona. Atyre që iu janë falur më shumë mëkate, do ta duan Atë më shumë dhe ata do të jenë më afër Tij në parajsë, ku do ta lavdërojnë Perëndinë për dashurinë e tij të madhe dhe skrificën e pafund. Në momentin që e kuptojmë plotësisht dashurinë e Perëndisë, e shohim dhe e kuptojmë qartë rrezikshmërinë e mëkatit. Kur shohim, se si na ka prekur dhe na ka shpëtuar, zemrat tona zbuten. Vetëm kur arrijmë të kuptojmë sakrificën e Krishtit atëherë ne na vjen keq për mëkatet tona dhe zemrat na mbushen me plot dashuri për Të.HDJ 32.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents