48—“NDARJA E KANAANIT”
PATRIARKË DHE PROFETË
- Contents- 1—“PSE U LEJUA MËKATI?”
- 2—“KRIJIMI”
- 3—“TUNDIMI DHE RËNIA NË MËKAT”
- 4—“PLANI I SHPENGIMIT”
- 5—“KAINI DHE ABELI VIHEN NË PROVË”
- 6—“SETHI DHE ENOKU”
- 7—“PËRMBYTJA”
- 8—“PAS PËRMBYTJES”
- 9—“JAVA SHTATËDITËSHE JOSIMBOLIKE”
- 10—“KULLA E BABELIT”
- 11—“THIRRJA E ABRAHAMIT”
- 12—“ABRAHAMI NË KANAAN”
- 13—“PROVA E BESIMIT”
- 14—“SHKATËRRIMI I SODOMIT”
- 15—“MARTESA E ISAKUT”
- 16—“JAKOBI DHE ESAU”
- 17—“LARGIMI DHE MËRGIMI I JAKOBIT”
- 18—“NATA E DYLUFTIMIT”
- 19—“KTHIMI NË KANAAN
- 20—“JOZEFI NË EGJIPT”
- 21—“JOZEFI DHE VËLLEZËRIT E TIJ”
- 22—“MOISIU”
- 23—“MURTAJAT E EGJIPTIT”
- 24—“PASHKA”
- 25—“EKSODI”
- 26—“NGA DETI I KUQ PËR NË MALIN SINAI”
- 27—“LIGJI QË IU DHA IZRAELIT”
- 28—“IDHUJTARI NË MALIN SINAI”
- 29—“ARMIQËSIA E SATAN’S KUNDËR LIGJIT TË PERËNDISË”
- 30—“SHENJTËRORJA DHE SHËRBESAT NË TË”
- 30—“SHENJTËRORJA DHE SHËRBESAT NË TË”
- 31—“MËKATI I NADABIT DHE ABIHUT”
- 32—“LIGJI DHE BESËLIDHJET”
- 33—“PREJ SINAIT NË KADESH”
- 34—“DYMBËDHJETË INFORMATORËT”
- 35—“REVOLTA E KORELIT”
- 36—“NË SHKRETËTIRË”
- 37—“SHKËMBI I RRAHUR”
- 38—“UDHËTIMI PËRQARK EDOMIT’’
- 39—“PUSHTIMI I BASHANIT”
- 40—“BALAAM I”
- 41—“APOSTAZI NË LUMIN JORDAN”
- 42—“LIGJI I PËRSËRITUR”
- 43—“VDEKJA E MOISIUT”
- 44—“KALIMI I JORDAN IT”
- 45—“RËNIA E JERIKOS”
- 46—“BEKIMET DHE MALLKIMET”
- 47—“LIDHJA ME GIBEONITËT
- 48—“NDARJA E KANAANIT”
- 49—“FJALËT E FUNDIT TË JOZUEUT”
- 50—“TË DHJETAT DHE OFERTAT”
- 51—“PËRKUJDESJA E ZOTIT PËR TË VARFRIT”
- 52—“FESTAT E PËRVITSHME”
- 53—“GJYKATËSIT E HERSHËM”
- 54—“SAMSONI”
- 55—“FËMIJA SAMUEL”
- 56—“ELIU DHE BIJTË E TIJ”
- 57—“ARKA MERRET NGA FILISTINASIT”
- 58—“SHKOLLAT E PROFETËVE”
- 59—“MBRETI I PARË I IZRAELIT”
- 60—“MENDJEMADHËSIA E SAULIT”
- 61—“SAULI HIDHET POSHTË”
- 62—“SAULIT HUMB FRONIN”
- 63—“DAVIDI DHE GOLIATHI”
- 64—“DAVIDI NË ARRATI”
- 65—“ZEMËRGJËRËSIA E DAVIDIT”
- 66—“VDEKJA E SAULIT”
- 67—“MAGJIA E LASHTË DHE AJO MODERNE”
- 68—“DAVIDI NË ZIKLAG”
- 69—“DAVID THIRRET PËR T'U KURORËZUAR”
- 70—“MBRETËRIMI I DAVIDIT”
- 71—“MËKATI DHE PENDESA E DAVIDIT”
- 72—“REBELIMI I ABSALOMIT”
- 73—“VITET E FUNDIT TË DAVIDIT”
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
48—“NDARJA E KANAANIT”
Fitorja në Beth-Horon u pasua menjëherë nga pushtimi i Kanaanit jugor. “Jozueu goditi, pra, gjithë vendin, krahinën malore, Negevin, ultësirën... Në një herë të vetme Jozueu kapi tërë ata mbretër dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, luftonte për Izraelin. Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në kampin e Gilgalit.” 36Baza për këtë kapitull është libri i Jozueu 10: 40 -43 ; 11; 14 deri 22PPAlb 390.1
Fiset e Palestinës së veriut, të terrorizuar nga sukesi i ushtrive të Izraelit u bashkuan në aleancë kundër tyre. Në krye të kësaj konfederate ishte Jabini, mbreti i Hazorit, një territor në perëndim të Liqenit të Meromit. “Kështu ata dolën, ata vetë me tërë ushtritë e tyre.” Kjo ushtri ishte shumë më e madhe se shumë nga ato të tjerat që izraelitët kishin hasur në Kanaan; “një turmë shumë e madhe si rëra që është mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre në një numër shumë të madh. Kështu tërë këta mbretër u bashkuan dhe erdhën në afërsitë e ujërave të Meromit për të ngritur një kamp të përbashkët dhe për të luftuar kundër Izraelit.” Përsëri, një mesazh inkurajimi iu dha Jozueut: “Mos u tremb nga ata, sepse nesër në këtë orë ke për t’i parë të gjithë të vrarë para IzraelitPPAlb 390.2
Pranë Liqenit të Meromit ai sulmoi trupat aleate dhe i shkatërroi tërësisht forcat e tyre. “Zoti i dha në duart e izraelitëve, të cilët i mundën dhe i ndoqën ...deri në atë pikë sa nuk lanë të gjallë asnjë prej tyre.” Izraeli nuk duhet t’i përvetësonte qerret dhe kuajt që kishin qenë krenaria dhe mburrja e kanaanitëve. Me urdhrin e Zotit qerret u dogjën dhe kuajve iu prenë leqet e këmbëve, kështu që nuk mund të përdoreshin më për betejë. Izraelitët nuk duhet ta vendosnin besimin e tyre tek qerret dhe kuajt, por tek “emri i Zotit Perëndisë së tyre.”PPAlb 390.3
Qytetet ranë njëri pas tjetrit dhe Hazori, baza e konfederatës, u dogj. Lufta vazhdoi për disa vjet, por në përfundim të saj, Jozueu arriti të pushtojë krejt Kanaanin. “Dhe kështu vendi pati një pushim nga lufta.”PPAlb 390.4
Por, edhe pse fuqia e kananejve ishte thyer, ata nuk ishin çrrënjosur të tërë. Në perëndim, filistinasit mbanin ende një luginë pjellore në bregdet, kurse në veri të tyre ishte territori i sidonitëve. Edhe Libani zotërohej nga këta të fundit, kurse në jug, në drejtim të Egjiptit toka ishte ende e pushtuar nga armiqtë e Izraelit.PPAlb 390.5
Gjithsesi, Jozueu nuk duhej ta vazhdonte më luftën. Përpara e priste një punë tjetër që duhet ta kryente para se të hiqte dorë nga drejtimi i Izraelit. E gjithë toka, si pjesët që tashmë ishin të pushtuara dhe ato që nuk ishin zotëruar ende, duhej të ndahej ndërmjet fiseve. Dhe ishte detyra e çdo fisi që ta pushtonte tërësisht të gjithë trashëgiminë e tij. Nëse njerëzit do tregonin që do t’i qëndronin besnikë Perëndisë, Ai Vetë do i përzinte armiqtë përpara tyre dhe Zoti premtoi t’u japë atyre edhe më shumë vende në zotërim, në rast se do t’i qëndronin me vërtetësi besëlidhjes së Tij.PPAlb 390.6
Ndarja e tokës iu la në dorë Jozueut, bashkë me kryepriftin Eleazar dhe krerët e fiseve dhe vendndodhja e çdo fisi do të hidhej me short. Vetë Moisiu i kishte vendosur rregullat sesi vendi duhej të ndahej midis fiseve, pasi ata të kishin arritur të pushtonin Kanaanin dhe kishte caktuar që një princ për fis do të merrte pjesë në shpërndarje. Fisi i Levit, i cili i ishte kushtuar shërbimit në shenjtore, nuk do të merrte pjesë në hedhjen e shortit, por atyre u ishin caktuar dyzetë e tetë qytete në pjesë të ndryshme të vendit, për ti patur si trashëgimi.PPAlb 391.1
Para se të fillonte shpërndarja e tokës, Kalebi, i shoqëruar nga krerët e fisit të tij u paraqit me një fjalim të veçantë. Përveç Jozueut, në atë kohë, Kalebi ishte njeriu më i vjetër në Izrael. Kalebi dhe Jozueu ishin të vetmit mes shumë informatorëve të tjerë që kishin sjellë raport të mirë në lidhje me Tokën e Premtuar, duke e inkurajuar popullin që të shkonin drejt saj dhe ta pushtonin në emër të Perëndisë.Tani, Kalebi e kujtoi Jozueun për një ‘premtim që i ishte bërë atij në shpërblim të besnikërisë që kishte treguar. “Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote dhe e bijve të tu për gjithnjë, sepse ke ndjekur plotësislit Zotin, Perëndinë Tënd.” Kështu, pra, ai paraqiti kërkesën që Hebroni t’i jepej atij. Ky vend, për shumë kohë kishte qenë vendbanimi i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit dhe aty ata edhe ishin varrosur, në shpellën e Makpelahut. Hebroni ishte froni i Anakimit të frikshëm, pamja e pamposhtur e të cilit i kishte tmerruar aq shumë vëzhguesit dhe nëpërmjet tyre kishte vrarë kurajon e tërë Izraelit. Por mbi të gjitha, ky ishte vendi, të cilin Kalebi, duke besuar tek fuqia e Perëndisë, e zgjodhi si trashëgiminë e tij.PPAlb 391.2
Ai tha: “Dhe ja, tani Zoti më ka ruajtur të gjallë, siç e kishte thënë, këto dyzet e pesë vjet që kur Zoti i tha këto fjalë Moisiut, ndërsa Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç. Por sot jam akoma i fortë si ditën që Moisiu më nisi; po atë fuqi që kisha atëherë e kam edhe tani, qoftë për të luftuar, qoftë për të shkuar dhe për të ardhur. Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë; sepse ti vetë e dëgjove atë ditë që aty ishin Anakimët dhe kishte qytete të mëdha dhe të fortifikuara. Në rast se Zoti do të jetë me mua, unë do t’i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti.” Edhe krerët e fisit të Judës e mbështetën këtë ide. Kalebi ishte zgjedhur nga fisi i Judës për të caktuar tokën me short dhe kishte zgjedhur vetë që të bashkohej me krerët e tjerë për t’u paraqitur kërkesën e tij, që të mos krijohej përshtypja se ai po përdorte autoritetin e vet për qëllime personale fitimprurëse.PPAlb 391.3
Kërkesa iu plotësua menjëherë. Askujt më mirë se atij nuk mund t’i besohej zotërimi i atij qyteti të madh. “Atëherë Jozueu e bekoi dhe i dha Kalebit, djalit të Jefunehut si trashëgimi Hebronin... sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit.” - Besimi i Kalebit ishte në këtë kohë ishte po aq i fortë sa kishte qenë edhe dikur kur ai dëshmoi në kundërshtim me raportimin e keq të vëzhguesve të tjerë. Ai e kishte besuar premtimin e Perëndisë, se Zoti do ia jepte popullit të Tij tokën e Kanaanit dhe, duke besuar këtë, ai e kishte ndjekur Perëndinë e Tij në çdo hap. Bashkë me popullin e vet, ai kishte duruar endjen e gjatë nëpër shkretëtirë duke ndarë bashkë me fajtorët zhgënjimet dhe peshën e fajit, pa u ankuar për këtë, madje duke lartësuar mëshirën e Perëndisë që e kishte ruajtur atë në shkretëtirë, ndërkohë që vëllezërit e tij kishin vdekur. Midis gjithë vështirësive, rreziqeve dhe sëmundjeve gjatë endjes në shkretëtirë dhe gjatë viteve të luftës, qëkurse kishin hyrë në Kanaan, Perëndia e kishte ruajtur aq sa edhe tani, sipër të tetëdhjetave ai ndihej tepër i fortë. Ai nuk kërkoi për vete një tokë që ishte tashmë e fituar, por vendin të cilin veçmas të tjerëve, informatorët e kishin bërë të pamundur për ta nënshtruar. Me ndihmën e Perëndisë, ai do ta zbraste qytetin nga gjigandët e tij, fuqia e të cilëve kishte lëkundur besimin e Izraelit. Kërkesa e Kalebit nuk u nxit nga ndonjë dëshirë për të fituar nder apo madhështi. Luftëtari i vjetër dhe trim dëshironte që t’u linte njerëzve të tij një shembull që do të përlëvdonte Perëndinë dhe do t’i inkurajonte fiset që ta nënshtronin tërë sipërfaqen e tokës, të cilën etërit e tyre e kishin konsideruar si të papushtueshme.PPAlb 391.4
Kalebi mori trashëgiminë ku ishte vendosur zemra e tij për dyzetë vjet dhe duke besuar se Zoti ishte me të ai arriti të “përzërë tre bijte e Anakut.” Mbasi kishte siguruar pronësinë për veten dhe familjen e tij, zelli i tij nuk u ul, as nuk u rehatua për ta gëzuar trashëgiminë e tij, por vazhdoi me pushtime të tjera për të mirën e populit të tij dhe për lavdinë e Perëndisë.PPAlb 392.1
Frikacakët dhe rebelët kishin humbur në shkretëtirë, kurse informatorët e drejtë hëngrën nga fruti i hardhive të Esholit. Secilit iu dha sipas besimit të tij. Mosbesuesit panë të përmbushej frika e tyre. Pavarësisht nga premtimi i Perëndisë, ata kishin deklaruar se ishte e pamundur të zaptohej Kanaani dhe kështu u bë për ta. Por ata që u mbështetën tek Perëndia, duke mos parë aq shumë vështirësitë që u dilnin përpara, por fuqinë e Ndihmësit të tyre të Plotfuqishëm, pikërisht ata hynë në tokën e bukur e të dlirë. Nëpërmjet besimit, të moçmit “nënshtruan mbretërira... shpëtuan nga tehu i shpatës, nga të dobët u bënë të fuqishëm, u bënë të fortë në betejë, thyen ushtritë e huaja” - Hebrenjtë 11:33, 34.PPAlb 392.2
Erdhi edhe një kërkesë tjetër lidhur me ndarjen e tokës, e nxitur nga një frymë shumë ndryshe nga ajo e Kalebit dhe u paraqit nga bijtë e Jozefit, fisi i Efraimit me gjysëm-fisin e Manaseut. Duke marrë në konsideratë numrin e tyre të madh, këto fise kërkuan një dopjo-porcion të territorit që do u jepej. Shorti i caktuar për ta ishte toka më e pasur në vend, duke përfshirë fushën pjellore të Sharonit, por shumë nga qytetet kryesore të luginës ishin ende nën sundimin e kanaanejve dhe fiset u stepën nga mundimet dhe rreziqet që do u dilnin përpara dhe dëshiruan një shtesë në tokat që ishin tashmë të pushtuara nga ata. Fisi i Efraimit ishte ndër më të mëdhenjtë në Izrael, njëkohësisht fisi të cilit i përkiste vetë Jozueu, prandaj dhe anëtarët e tij e shihnin të natyrshme ta konsideronin veten për një trajtim më të veçantë. “Pse na dhe si trashëgimi vetëm një pjesë, vetëm një hise, kur ne jemi një popull i madh që Zoti e ka bekuar deri sot?”- thanë ata. Por nuk mundën të fitonin asgjë përveç drejtësisë së rreptë nga Jozueu, ky udhëheqës kaq i virtytshëm dhe i drejtë.PPAlb 392.3
Ja si iu përgjigj ai: “Në rast se jeni një popull i madh në numër, shkoni në pyll dhe hapni tokë të re që të keni tokë në vendin e perizitëve dhe të gjigantëve, në qoftë se krahina malore e Efraimit qënka tepër e paktë për ju.”PPAlb 392.4
Mënyra se si u përgjigjën tregoi qartë shkakun e vërtetë të ankesës së tyre. Atyre, në fakt u mungonte besimi dhe kurajoja për t’i përzënë kanaanitët. Ata thanë: “Krahina malore nuk na mjafton; dhe të gjithë kanaanitët që që banojnë në krahinën fushore kanë qerre të hekurta.”PPAlb 392.5
Perëndia i Izraelit i kishte premtuar fuqinë e Vet popullit të Tij dhe sikur efraimitët të kishin besimin dhe kurajon e Kalebit, asnjë armik nuk do mund të kishte qëndruar përpara tyre. Dëshira e tyre e qartë për t’i shpëtuar rrezikut dhe vështirësive mori një përgjigje të vendosur nga Jozueu: “Ti je një popull i madh në numër dhe ke një forcë të madhe; nuk do të kesh vetëm një pjesë, por edhe krahina malore do të jetë jotja; ndonëse është pyll, ti do ta shpyllëzosh dhe do të jetë jotja deri në skajet e tij më të largëta, sepse ti do t’i dëbosh kanaanitët megjithëse kanë qerre të hekurta dhe janë të fortë.” Kështu argumentat që ata paraqitën iu kthyen kundër. Duke qenë se ishin një popull i madh, siç e pranonin edhe ata vetë, ata ishin plotësisht të aftë për ta çarë vetë rrugën e tyre, sikurse kishin bërë vëllezërit e tjerë. Me ndihmën e Perëndisë s’kishin pse t’u frikësoheshin qerreve prej hekuri.PPAlb 393.1
Deri tani Gilgali kishte qenë shtabi i kombit dhe froni i tabernakullit. Por tani, tabernakulli duhej të lëvizej për në një vendbanim më të qëndrueshëm. Ky ishte Shilohu, një qytet i vogël që i ra për short Efraimit. Ishte pranë qendrës së vendit dhe të gjitha fiset do e kishin të lehtë vajtjen për atje. Një pjesë e vendit të këtushëm ishte pushtuar plotësisht, kështu që adhuruesit nuk do të kishin ngacmime. “Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shiloh dhe aty ngritën çadrën e mbledhjes.” Fiset që ishin ende në kamp në kohën e lëvizjes së tabernakullit e ndoqën dhe i ngulën çadrat e tyre pranë Shilohut. Qëndruan aty derisa u shpërndanë për në vendet e tyre.PPAlb 393.2
Arka qëndroi në Shiloh për treqind vjet, deri në kohën kur, për shkak të mëkateve të bijve të Elit, ra në duart e filistinëve dhe Shilohu u shkatërrua. Arka nuk u kthye asnjëherë në tabernakullin e këtushëm; shërbesa e shenjtores më në fund u transferua në tempullin e Jeruzalemit dhe Shilohu ngeli një vend i parëndësishëm. Sot atje ka vetëm gërmadha, sa për t’u dalluar se ku ka qenë. Pas shumë kohësh, fati i tij u përdor si shembull paralajmërimi kundër Jeruzalemit nga profeti Jeremia: “Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael. Dhe tani...Unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri Im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh...” - Jeremia 7:12, 14.PPAlb 393.3
“Kur mabruan së ndari tokën” dhe gjithë fiset kishin marrë shortin e trashëgimisë së tyre, Jozueu paraqiti kërkesën e tij. Edhe atij, sikurse Kalebit i ishte dhënë një premtim për një trashëgimi të veçantë, megjithatë ai nuk kërkoi ndonjë provincë të tërë, por vetëm një qytet. “Ata i dhanë qytetin që kërkoi... dhe ai e ndërtoi qytetin dhe banoi aty.” Jozueu i vuri qytetit emrin Timnath-serah, që do të thotë “pjesa që mbetet”- një dëshmi e fortë e karakterit fisnik dhe frymës së përulur të udhëheqësit, i cili në vend që të ishte i pari që të pronësonte plaçkën e luftës, e vonoi kërkesën e tij derisa personit më të thjeshtë të popullit t’i ishte dhënë tapia e vet.PPAlb 393.4
Gjashtë nga qytete që u ishin caktuar levitëve—tri në secilën anë të Jordanit—u caktuan si qytete strehimi, ku vrasësi mund të kërkonte strehim të sigurt deri në përfundim të hetimit e gjykimit. Caktimi i këtyre qyteteve ishte bërë nga Moisiu, “do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje. Këto qytete do t’ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.”- Numrat 35: 11, 12. Kjo masë e mëshirshme ishte bërë mëse e nevojshme për shkak të zakonit të vjetër të gjakmarrjes, sipas të cilit dënimi i vrasësit binte mbi kushëririn më të afërt, apo trashgimtarin e tij. Në rastet kur krimi ishte i qartë, nuk ishte e nevojshme që të pritej verdikti i gjyqtarëve. Hakmarrësi mund ta ndiqte vrasësin kudo dhe ta vriste kudo që mund ta gjente. Zoti nuk e pa të arsyeshme ta rrëzonte këtë zakon që në atë kohë, por duhet theksuar se Ai mori masa për sigurinë e atyre që do të merrnin jetë njerëzish pa paramendim dhe pa dashje.PPAlb 393.5
Qytetet e strehimit ishin shpërndarë në atë mënyrë saqë duhej të udhëtoje vetëm gjysëm dite për të shkuar në ndonjërin prej tyre. Rrugët që të çonin për tek to duhet të mbaheshin përherë në gjendje të mirë dhe kudo përgjatë tyre duhej të vendoseshin tabela ku shkruhej “Strehim” me shkronja të qarta e të theksuara, në mënyrë që personi që kishte nevojë për strehim të mos vonohej për asnjë moment. Çdo person, izraelit, i huaj, apo udhëtar mund të përfitonte nga ky lloj imuniteti apo mase mbrojtëse. Por, ndryshe nga të pafajshmit, që nuk duhet të vriteshin menjëherë, fajtorët nuk duhet t’i shpëtonin dënimit. Rasti i të arratisurit duhej të gjykohej me drejtësi nga autoritetet përkatëse dhe ata do të strehoheshin në qytetet e strehimit vetëm nëse gjendeshin të pafajshëm për vrasje me paramendim. Kurse fajtorët i dorëzoheshin hakmarrësit. Atyre që u ofrohej mbrojtja e merrnin atë të sigurt vetëm brendapërbrenda territorit të caktuar. Nëse ndokush endej përtej kufijve të caktuar dhe hakmarrësi i gjakut e gjente, gjaku i tij do të shpaguante fajin e mospranimit të mbrojtjes që kishte siguruar Zoti. Gjithsesi, kur vdiste kryeprifti, të gjithë ata që kishin kërkuar strehim në qytetet e caktuara, ishin të lirë të ktheheshin në vendet e tyre përkatëse.PPAlb 394.1
Kur bëhej gjyqi i ndonjë rasti vrasjeje, i akuzuari nuk duhej të dënohej në bazë të një dëshmitari të vetëm, edhe sikur vetë rrethanat të dëshmonin qartë kundra tij. Urdhëri i Zotit ishte: “Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.” - Numrat 35:30.PPAlb 394.2
Ishte vetë Krishti Ai që ia dha Moisiut këto udhëzime për Izraelin dhe kur ishte bashkë me dishepujt e Tij në tokë, ndërsa i mësonte se si të vepronin me fajtorin, Mësuesi i Madh e përsëriti dhe njëherë mësimin që dëshmia vetëm e një personi të vetëm nuk merret parasysh për të dënuar. Pyetjet dhe debatet nuk zgjidhen vetëm me idetë dhe opinionin e një personi të vetëm. Në gjithë këto lloj çështjesh duhen pyetur dy a më shumë dëshmitarë dhe që të dy ata do mbajnë përgjegjësinë “që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve.” - Mateu 18:16.PPAlb 394.3
Nëse një person që gjykohej për vrasje provohej të ishte fajtor, nuk kishte asnjë lloj shlyerje që mund ta shpengonte. “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri.” -Zanafilla 9:6. “Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet. Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje per vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur. Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij.” - Numrat 35:31, 33; Eksodi 21:14. Siguria dhe pastërtia e kombit kërkonte që mëkati i vrasjes të dënohej ashpër. Jeta njerëzore, të cilën vetëm Perëndia mund ta japë, duhet ruajtur me shenjtëri.PPAlb 394.4
Qytetet e strehimit të caktuara për popullin e lashtë të Perëndisë ishin simbol i strehimit që ne gjejmë tek Krishti. I njëjti Shpëtimtar i mëshirshëm që caktoi ato qytete të përkohshme strehimi, nëpërmjet gjakut të vet ka siguruar për çdo shkelës të ligjit të Perëndisë një vendstrehim të sigurt, ku ata mund të vrapojnë për të kërkuar mbrojtje nga vdekja e dytë. Asnjë fuqi nuk mund t’ia marrë Atij nga duart qeniet njerëzore që shkojnë tek Ai për të gjetur falje. “Tani nuk ka më asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus. Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër Ai u ringjall; Ai është në të djathtë të Perëndisë dhe Ai ndërmjetëson për ne” që “të kemi ngushëllim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara.” - Romakët 8:1, 34; Hebrenjtë 6:18.PPAlb 395.1
Personi që detyrohej t’ia që ia mbathte për në qytetin e strehimit nuk duhej të vonohej. Puna dhe familja duhet të mbeteshin pas. Nuk kishte kohë që të ndahej me të afërmit. Jeta e atij personi ishte në rrezik dhe çdo lloj interesi tjetër duhej të sakrifikohej për hir të një qëllimi, që të arrinte ne vendin e sigurisë. Lodhja duhej harruar, vështirësitë nuk duheshin marrë fare parasysh. I arratisuri për asnjë moment nuk duhet të guxonte ta ngadalësonte hapin, derisa të gjendej brenda mureve të qytetit.PPAlb 395.2
Mëkatari përballet me vdekjen e përjetshme, derisa gjen një vend strehimi, në Krishtin dhe, ashtu sikurse endja lart e poshtë dhe pakujdesia mund t’ia hiqte të arratisurit shansin e vetëm për jetën, në të njëjtën mënyrë, edhe vonesa dhe indiferenca mund të shkaktojnë shkatërrimin e qenies njerëzore. Satani, kundërshtari i madh, ndjek gjurmët e çdo shkelësi të ligjit të Perëndisë dhe ai njeri që nuk është i ndjeshëm ndaj rrezikut që i kanoset dhe nuk kërkon me këmbëngulje strehim në strehën e përjetshme, ka për të rënë prë e djallit shkatërrues.PPAlb 395.3
I burgosuri të cilit i tekej që të dilte jashtë qytetit të strehimit, lihej në mëshirën e hakmarrësit të gjakut. Prandaj njerëzve u mësohej t’i zbatonin metodat që urtësia e pafundme e Perëndisë kishte krijuar për sigurinë e tyre. Edhe sot, nuk mjafton që mëkatari të besojë tek Krishti për faljen e mëkatit, por me anë të besimit dhe bindjes ai duhet të banojë në Krishtin. “Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet.” - Hebrenjtë 10:26, 27.PPAlb 395.4
Dy nga fiset e Izraelit, Gadi dhe Rubeni, bashkë me gjysëm-fisin e Manasit e kishin marrë trashëgiminë e tyre para se të kalonin Jordanin. Për një popull barinjsh, fushat e larta dhe pyjet e pasura të Gileadit dhe të Bashanit, vende këto që nuk mund t’i gjenin as në vetë Kanaanin, ofronin shumë tokë kullote për bagëtinë e tyre, ndaj këto dy fise e gjysëm, duke dashur të vendoseshin këtu, ishin betuar se do t’u jepnin vëllezërve të tyre disa burra luftëtarë që do luftonin krah për krah përtej Jordanit dhe do bashkë-luftonin derisa edhe vëllezërit e tjerë të hynin në trashëgiminë e tyre. Ky obligim u mbajt me besnikëri. Kur dhjetë fiset e tjera hynë në Kanaan, dyzet mijë “bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kaluan të armatosur në krye të bijve të Izraelit, ashtu siç u kishte thënë Moisiu.” - Jozueu 4:12, 13. Për vite me radhë ata luftuan me trimëri krahë për krahë vëllezërve të tyre. Tani kishte ardhur koha që ata të ktheheshin në tokën që kishin trashëguar. Meqënëse ishin bashkuar me vëllezërit e tyre në beteja, ata ndanë me ta edhe plaçkën e luftës, ndaj u kthyen “me pasuri të mëdha, me një numër të madh bagëtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e një numër të madh rrobash” dhe gjithçka duhet ta ndanin me vëllezërit e tyre.PPAlb 395.5
Ata nuk duhet të banonin shumë larg shenjtores së Zotit, prandaj Jozueu e përjetoi largimin e tyre me zemër të shqetësuar, duke ditur se në jetën e tyre të izoluar dhe endacake, do të kishin shumë tundime për të marrë zakonet e fiseve pagane që banonin përtej kufijve të tyre.PPAlb 396.1
Ndërsa Jozueu dhe udhëheqësit e tjerë e kishin mendjen tek hallet dhe problemet e ndryshme, filluan të mbërrinin lajme disi të çuditshme. Pranë Jordanit, afër vendit ku lumi u kalua në mënyrë të mrekullueshme, dy fiset dhe gjysma tjetër kishin ngritur një altar të lartë, të ngjashëm me altarin e ofertave që kaloheshin në zjarr pranë Shilohut. Ligji i Zotit përmbante një dënim me vdekje për ndërtimin e ndonjë tjetër vend adhurimi përveçse atij të shenjtores. Nëse adhurimi ishte arsyeja e ngritjes së këtij altari, nëse vazhdohej të lejohej, rreziku ishte se ai do t’i largonte njerëzit nga besimi i vërtetë.PPAlb 396.2
Përfaqësuesit e njerëzve u mblodhën në Shiloh dhe ashtu siç ishin, të nxehur dhe të indinjuar propozuan që t’i luftonin menjëherë fajtorët. Nëpërmjet ndikimit të disa prej tyre që ishin më të kujdesshëm u vendos që të dërgonin një delegacion për t’u marrë dy fiseve e gjysëm një shpjegim për këtë incident. U zgjodhën dhjetë prijës; një për çdo fis. Në krye të tyre ishte Finehasi, i cili ishte shquar për zellin e tij në incidentin e Baal-peorit (në lidhje me mëkatin e rëndë të Zimrit).PPAlb 396.3
Dy fiset e gjysëm kishin gabuar që kishin ndërmarrë një veprim kaq të dyshimtë pa e shpjeguar më parë. Ambasadorët, duke menduar se vëllezërit e tyre ishin fajtorë, i qortuan me ton të prerë. Ata i akuzuan se kishin rebeluar ndaj Perëndisë dhe u kujtuan atyre se si kishin ardhur gjykimet e Zotit mbi Izraelin kur ishin bashkuar me Baal-peorin. Në emër të të gjithë Izraelit, Finehasi u deklaroi bijve të Gadit dhe të Rubenit se, nëse nuk ishin të gatshëm të banonin në tokën e tyre pa patur afër ndonjë altar, ishin më se të mirëpritur të vinin në anën tjetër të lumit për të ndarë privilegjet e tokës së bashku me vëllezërit e tjerë.PPAlb 396.4
Duke u përgjigjur, të akuzuarit shpjeguan se altari nuk kishte patur si qëllim ofrimin e sakrificave, por ishte thjesht një dëshmi që, edhe pse lumi Jordan i ndante nga vëllezërit e tyre, ata kishin të njëjtin besim si vëllezërit e tyre në Kanaan. Ata ishin frikësuar se ndoshta në të ardhmen fëmijët e tyre mund të përjashtoheshin nga shenjtorja dhe se nuk do i përkisnin më Izraelit. Prandaj, ky altar, i ngritur sipas modelit të altarit të Zotit në Shiloh, do të ishte një dëshmi që ndërtuesit e tij, ishin edhe ata adhurues të Perëndisë së gjallë.PPAlb 396.5
Ambasadorët u gëzuan shumë nga ky shpjegim dhe menjëherë ua dërguan lajmin atyre që i dërguan. Mendimet për sherr u larguan dhe njerëzit u bashkuan të gëzuar duke lavdëruar Perëndinë.PPAlb 396.6
Tashmë, bijtë e Gadit dhe të Rubenit vendosën mbi altar një mbishkrim, që shpjegonte arsyen pse ai ishte ndërtuar dhe thanë: “Do të jetë një dëshmi midis nesh që Zoti, (Jahveh) është Perëndia.” - Vargu Kështu, pra, ata bënë ç'është e mundur për parandalimin e keqkuptimeve në të ardhmen dhe që të largonin çka mund të bëhej shkak tundimi.PPAlb 397.1
Sa shpesh ndodh që të dalin vështirësi serioze për shkak të një keqkuptimi të thjeshtë, madje edhe midis atyre që dallohen për motivet më të larta dhe kjo mund të ketë rezultate shumë serioze dhe fatale, nëse nuk ushtrohet mirësjellja dhe durimi. Dhjetë fiset e mbajtën mend rastin e Akanit, kur Zoti i qortoi për mungesën e vigjilencës në dallimin e mëkatit që qëndronte në mes tyre. Tani ata e zgjidhën çështjen shpejt dhe me këmbëngulje, por, duke u përpjekur t’i largoheshin gabimit të mëparshëm, kishin shkuar në ekstremin tjetër. Në vend që të hidhnin hapat e duhur për të hetuar faktet e çështjes, ata u kishin dalë vëllezërve të tyre përpara me paralajmërime censure dhe dënimi. Sikur burrat e Gadit dhe Rubenit t’u ishin kthyer me të njëjtën frymë, do të kishte nisur dyluftimi. Ndërkohë që është e rëndësishme të shmanget ngadalësia në trajtimin e mëkatit, nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që të pengosh gjykimin e ashpër dhe dyshimet e pabazuara.PPAlb 397.2
Shumë njerëz, ndonëse janë shumë të ndjeshëm ndaj fajësimit më të vogël që mund t’u bëhet atyre, janë shumë të ashpër kur diskutojnë për persona të tjerë që mund të gjenden në faj. Njeriu nuk kthehet nga rruga e keqe me anë të censurës dhe turpërimit, prandaj shumë njerëz të trajtuar në këtë mënyrë shkojnë gjithnjë e më larg rrugës së drejtë, duke i fortësuar zemrat e tyre ndaj bindjes. Një frymë dashurie dhe durimi plot mirësjellje mund ta shpëtojë atë që është duke gabuar dhe kështu mund të mbulojë një shumicë mëkatesh.PPAlb 397.3
Urtësia që u shfaq nga reubenitët dhe miqtë e tyre ia vlen që të imitohet. Teksa përpiqeshin të çonin më tej çështjen e besimit, ata ishin gjykuar dhe dënuar padrejtësisht, e megjithatë nuk shfaqën aspak inat. Ata i dëgjuan akuzat e vëllezërve të tyre deri në fund, pa u përpjekur të vetëmbroheshin, pastaj i shpjeguan plotësisht motivet e tyre duke treguar që ishin të pafajshëm. Në këtë mënyrë u kalua një situatë tepër kërcënuese dhe me pasoja shumë serioze.PPAlb 397.4
Edhe të gjendur përpara akuzave më të rreme, ata që janë të drejtë duhet të jenë në gjendje ta ruajnë qetësinë dhe durimin e tyre. Perëndia i njeh mirë të gjitha gjërat që keqkuptohen dhe keqinterpretohen nga njerëzit, prandaj mund të jemi të sigurt t’ia lemë Atij në dorë çështjen tonë. Është po aq e sigurt që Zoti do hakmerret për ata që ia besojnë çështjen e tyre Atij, sa ç’ishte e sigurt ajo që Ai bëri me Akanin. Ata që nxiten nga Fryma e Krishtit do të kenë atë lloj dashurie që duron gjatë dhe është e butë.PPAlb 397.5
Dashuria dhe uniteti midis njerëzve të Tij është vetë vullneti i Perëndisë. Lutja e Jezusit pak para kryqëzimit të Tij ishte që dishepujt e Tij të ishin një, sikurse Ai dhe Ati ishin një, që bota të besonte se Jezusi ishte dërguar nga Perëndia. Kjo lutje, që është nga më prekëset dhe më të mrekullueshmet zbret nga shekujt deri në ditët tona, sepse kështu ishin fjalët e Tij: “Unë nuk lutem vetëm për ta, por për gjithë ata që do të besojnë tek Unë me anë të dëshmisë së tyre.” - Gjoni 17: 20. Ndonëse nuk duhet të sakrifikojmë asnjë parim të së vërtetës, ne duhet të përpiqemi të arrijmë këtë gjendje uniteti. Kjo gjë është një fakt që tregon se jemi ndjekësit e Tij. Jezusi tha: “Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.” - Gjoni 13:35. Apostulli Pjetër e nxit kishën: “jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës, pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.” -1 Pjetrit 3:8,9.PPAlb 397.6