2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
Kur Jezusi u tregoi dishepujve të Tij mbi fatin e Jeruzalemit dhe u foli për ngjarjet që lidheshin me ardhjen e Tij të dytë, Ai parashikoi gjithashtu edhe përvojën që do të përjetonte populli i Tij që nga momenti i largimit të Tij drejt qiellit deri në momentin e rikthimit të Tij të lavdishëm që do të shënonte edhe çlirimin e tyre. Nga maja e Malit të Ullinjve, Shpëtimtari pa uraganin që do të përfshinte kishën apostolike dhe duke depërtuar më thellë me sy në të ardhmen, Ai vuri re stuhitë e tërbuara dhe shkatëruese që do të godisnin pasuesit e Tij në rrjedhën e shekujve të errësirës dhe persekutimit. Me pak fjalë kup-timplote Ai parashikoi se me çfarë metri do ta masnin sundimta-rët e botës kishën e Perëndisë. Mateu 24:9,21,22. Ndjekësve të Krishtit do t’u duhej të përshkonin të njëjtën udhë poshtërimi, qortimi dhe vuajtjesh që dikur e shkeli edhe Mësuesi i tyre. Armiqësia me të cilën u trajtua Shpëtimtari i botës do të mani-festohej edhe kundër të gjithë atyre që do t’i besonin emrit të Tij.KiM 37.1
Historia e kishës së parë dëshmon për vërtetsinë e fjalëve të Çlirimtarit. Fuqitë tokësore dhe ato të ferrit e provuan fatin kundër Krishtit të mishëruar në figurën e ndjekësve të Tij. Pa-ganizmi e dinte mirë që po të triumfonte Ungjilli, tempujt dhe altarët e tij do të rrafshoheshin, prandaj mblodhi forcat për ta shkatërruar Kristianizmin. Zjarret e persekutimit u ndezën. Të Krishterëve iu grabitën gjithçka që kishin dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata duruan një luftë të madhe vuajtjesh.”Hebrenjtë 10:32 Ata hoqën përleshje dhe goditje, madje edhe pranga e burgime.” Hebrenjtë 11:36KiM 37.2
Të panumërt ishin ata që vulosën me gjak dëshminë e tyre. Fisnikët dhe skllevërit, të pasurit dhe të varfërit, të diturit dhe të paditurit, të gjithë u masakruan pa mëshirë. Këto persekutime që filluan me Neronin pak a shumë në kohën e martirizimit të apostullit Pal, vazhduan me egërsi të madhe për shekuj me rra-dhë. Të Krishterët u akuzuan pa të drejtë për krime nga më të tmerrshmet dhe u quajtën shkaktarë të fatkeqsive të mëdha si: zitë e bukës, sëmundjet epidemike dhe tërmetet. Me t’u bërë objekt i urrejtjes dhe mosbesimit popullor ata përgjoheshin edhe nga informatorë që ishin të etur për fitim. Ata dënoheshin si rebelë të perandorisë, si armiq të fesë dhe si “mortajë” e shoqërisë. Të panumërt ishin ata që iu hodhën si ushqim i gjallë egërsirave apo u dogjën në amfiteatër. Disa u kryqëzuan, ndërsa të tjerët u veshën me lëkurë kafshësh dhe u hodhën në arena ku u shqyen nga qen të uritur. Shpesh martirizimi i tyre përbënte pjesën më argëtuese të festave publike. Një numër i madh njerëzish mblidhej për t’u kënaqur nga këto spektakle dhe përshëndesnin me duartrokitje e të qeshura agoninë e tyre vdekjeprurëse.KiM 38.1
Kudo që kërkonin strehë, të Krishterët ndiqeshin këmba - këmbës si kafshë grabitqare. Ata ishin të detyruar të fshiheshin në vende të shkreta e të veçuara: “Nevojtarë, të pikëlluar e të keqtrajtuar (bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut.” Vargu 37, 38 Katakombat u ofronin miliona njerëzve strehë. Galeri të gjata u gërmuan nën tokë përmes shkëmbinjve, nën kodrat rrethuese të Romës; ky rrjet korridoresh të errëta dhe të ngatërruara zgjatej për km e km të tëra përtej mureve të qytetit. Në vendstrehime të tilla nëntokësore, ndjekësit e Krish-tit varrosnin miqtë e tyre të vdekur e në rast rreziku e dyshimesh gjenin në to një mbrojtje. Kur Jetëdhënësi do të zgjojë ata, luftëtarët e betejës së drejtë, shumë prej martirëve të Krishtit do të dalin nga ato galeri nëntokësore. Nën persekutimin më të ashpër, këta dëshmitarë të Zotit nuk e njollosën besimin e tyre. Megjithëse nuk gëzonin asnjë rehati, larg dritës së diellit dhe të detyruar të jetonin në thellësinë e errët por miqësore të tokës, nuk u ankuan asnjëherë. Me fjalë besimi, durimi dhe shprese ata inkurajonin njëri - tjetrin për t’i bërë ballë vështirësive dhe problemeve. Humbja e çdo të mire tokësore nuk i detyroi ata që të hiqnin dorë nga besimi tek Krishti. Provat dhe përndjekjet ishin hapa që i afronin ata drejt çlodhjes dhe shpërblimit.KiM 38.2
Ashtu si shërbëtorët e hershëm të Perëndisë, shumë prej tyre u torturuan,se pse nuk pranuan çlirimin për të fituar një ringjallje më të mirë.” Vargu 35. Atyre u kujtoheshin fjalët e Mësuesit se të persekutuarit për hir të Krishtit duhet të ngazëllenin sepse shpërblimi i tyre në qiell do të ishte shumë i madh. Edhe profetët ishin përndjekur para tyre prandaj ata gëzoheshin që ishin quajtur të denjë për të vuajtur për të vër-tetën dhe nga mesi i flakëve shpesh ngriheshin këngë lavdërimi. Duke hedhur vështrimin drejt qiellit me besim, ata shihnin me sytë e mendjes Jezusin dhe ëngjëjt e Tij që duke u përkulur me interes të madh nga fortesat qiellore dukej sikur e miratonin qëndrueshmërinë e tyre. Nga froni i Perëndisë dëgjohej një zë që thoshte: “Ji besnik deri në vdekje e Unë do të të jap kurorën e jetës.” Zbulesa 2:10KiM 39.1
Të kota ishin përpjekjet e Satanit për ta shkatërruar me dhunë kishën e Krishtit. Kontradikta e madhe, gjatë të cilës dishepujt e Krishtit humbën jetën e tyre, nuk përfundoi kur këta flamurtarë besnikë ranë në vendin e tyre të luftimit. Nëpërmjet humbjes, ata fituan. Punëtorët e Perëndisë u masakruan, por puna vazhdoi pandërprerje. Ungjilli vazhdoi të predikohej dhe numri i përkrahësve të tij u rrit gjithnjë e më shumë. Ai depërtoi deri në ato zona që ishin të pakapërcyeshme madje edhe për shqiponjat e Romës.KiM 39.2
Një i krishterë, duke iu kundërvënë sundimtarëve paganë që po thellonin persekutimet çdo ditë e më shumë, tha: “Ju mund të na vrisni, të na torturoni e të na dënoni... Padrejtësia juaj dëshmon pro pafajsisë sonë... Mizoria juaj nuk vlen për asgjë.” Në të vërtetë ajo ishte një ftesë e ethshme për t’i shtyrë të tjerët drejt bindjeve kristiane. “Sa më shumë të na korrni, aq më shumë do të rritet numri ynë! Gjaku i të Krishterëve është farë.” Sertullian Apologjia, paragrafi 50KiM 39.3
Me mijëra njerëz u burgosën e u vranë, por vendet e tyre i zunë shpejt të tjerë. Ata që martirizoheshin për besimin e tyre, tregonin siguri tek Krishti dhe dilnin fitimtarë. Ata bënë një luftë të drejtë dhe me ardhjen e Jezusit do të merrnin si shpërblim një kurorë lavdie. Vuajtjet që duruan ata, lidhën të Krishterët më shumë me njëri - tjetrin dhe me Shpëtimtarin e tyre. Shembulli që dhanë ata me jetën e tyre dhe dëshmia që vulosën me vdekjen e tyre ishin një vërtetim i pamohueshëm i së vërtetës dhe ushtarët e Satanit filluan të dezertojnë nga shërbimi ndaj tij për t’u bashkuar nën flamurin e Krishtit.KiM 39.4
Prandaj Satani i detajoi më poshtërsisht planet e tij të luftës kundër qeverisjes së Perëndisë duke e ngritur flamurin e tij në kishën Kristiane. Nëqoftëse pasuesit e Krishtit do të mashtro-heshin e do të bënin sipas kokës së tyre pa pyetur për Zotin, atëherë fuqia, qëndrueshmëria dhe forca do t’i linin e ata do të ktheheshin në viktima të lehta. Kundërshtari i madh u përpoq që të fitonte me dinakëri, aty ku nuk kishte mundur të triumfonte me forcë. Persekutimi përfundoi dhe vendin e tij e zunë joshjet e rrezikshme drejt lulëzimit të përkohshëm dhe nderit të botës. Idhujtarët filluan të pranonin një pjesë të besimit Kristian ndërsa hidhnin poshtë të vërtetat e tjera kryesore. Ata deklaronin se e pranonin Jezusin si Bir të Perëndisë dhe besonin në vdekjen dhe ringjalljen e Tij, por nuk e pranonin mëkatin dhe nuk ndjenin nevojën për t’u penduar e as dëshirën për të ndryshuar. Me disa lëshime nga ana e tyre, ata propozuan që edhe të krishterët të lëshonin akoma edhe më pe dhe të gjithë të bashkoheshin mbi platformën e besimit tek Krishti.KiM 40.1
Tani kishës i kanosej një rrezik i madh. Burgu, torturat, zjarri dhe shpata nuk ishin asgjë përpara këtij rreziku. Disa nga të krishterët mbetën besnikë, duke deklaruar se nuk mund të ar-rinin kompromise të këtij lloji. Por të tjerët ishin gati që të do-rëzoheshin e të ndryshonin disa elemente të besimit të tyre, duke u bashkuar me ata që kishin pranuar tashmë një pjesë të Kristianizmit e duke theksuar se kjo ishte një mënyrë e mirë për t’i nxitur ata të bënin kthesën e plotë. Ajo ishte një periudhë e vështirë ankthndjellëse për ndjekësit e vërtetë të Krishtit. Nën petkun e të ashtuquajturit “Kristianizëm”, Satani po depërtonte në brendësi të kishës, duke e cënuar besimin e tyre e duke ua larguar mendjet nga e vërteta.KiM 40.2
Së fundi, pjesa më e madhe e të krishterëve iu dorëzuan lëshimeve dhe kështu u formua bashkimi Kristianizëm - Pagan-izëm. Edhe pse adhuruesit e idhujve thërrisnin me të madhe se ishin shndërruar shpirtërisht dhe u bashkuan me kishën, në të vërtetë ata vazhduan të jepeshin pas idhujtarisë duke e ndryshuar subjektin e adhurimit të tyre tek imazhet e Jezusit, Marisë dhe ëngjëjve. Sharmi i hidhur me t’u hedhur në kishë, e vazhdoi veprimtarinë e tij shkatërruese. Doktrina të rreme, rite supersticioze dhe ceremoni pagane u ndërthurën me besimin dhe adhurimin e vërtetë. Meqënëse pasuesit e Krishtit u bash-kuan me idhujtarët, besimi u korruptua dhe si rrjedhim kisha humbi pastërtinë e saj. Megjithatë nuk munguan edhe ata që nuk u gënjyen nga këto mashtrime dhe mbetën besnikë ndaj Autorit të së vërtetës dhe adhurimit të Perëndisë dhe vetëm Atij.KiM 40.3
Ata që mbajnë emrin të Krishterë ndahen në dy grupe. Ndërsa njëri grup studion jetën e Shpëtimtarit dhe përpiqet me zell t’i përmirësojë të metat e veta për t’iu afruar sa më shumë Modelit, tjetri shmang qëllimisht të vërtetat e qarta dhe praktike vetëm e vetëm sepse i nxjerrin në shesh gabimet e tij. Edhe në kohën e lulëzimit të saj, kisha nuk ka qënë kurrë një tërësi ele-mentesh të vërtetë, të pastër e të sinqertë. Shpëtimtari na mësoi se ata që gjejnë me ndërgjegje kënaqësi në mëkat, nuk duhet të pranohen në kishë; megjithatë Ai vetë u shoqërua me njerëz me karakter të dobët dhe u fali atyre të mirat e mësimeve dhe shembullit të Vet, në mënyrë që edhe ata të kishin një mundësi për t’i parë gabimet e tyre e për t’u përmirësuar. Mes dymbëdhjetë dishepujve ndodhej një tradhëtar. Juda nuk u pranua falë të metave të tij, por ato nuk iu morën shumë para-sysh. Ai iu shtua dishepujve në mënyrë që përmes udhëzimeve dhe shembullit të Jezusit të kuptonte se ç’do të thoshte karakter Kristian, të shquante gabimet e tij, të pendohej, e me anë të ndihmës hyjnore ta pastronte shpirtin e duke iu bindur së vër-tetës. Por Juda nuk eci në rrugën e dritës që shkëlqeu mbi të. Duke u zhytur gjithnjë e më thellë në mëkat, ai ua hapi derën tundimeve satanike. Pikat e tij të dobëta të karakterit u fuqizuan. Mendja e tij kontrollohej nga fuqitë e errësirës, inatosej kur i vi-heshin në dukje gabimet e kështu arriti deri atje sa kreu krimin e tmerrshëm të tradhëtisë ndaj Mësuesit të tij. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë ata që e mbajnë gjallë mëkatin nën petkun e perëndishmërisë, i urrejnë të tjerët që ua prishin qetësinë duke ua vënë në dukje rrugën e gabuar që kanë nisur. Ata, ashtu si Juda, me të ardhur rasti i volitshëm do t’i tradhëtojnë ata, që i kanë qortuar për të mirën e tyre.KiM 41.1
Apostujt kishin të bënin në kishë me njerëz që ndërsa nga njëra anë hiqeshin ëngjëllorë, nga ana tjetër fshehtazi i përkushtoheshin paudhësive. Anania dhe Safira luajtën rolin e mashtruesit kur pretenduan se do t’i kushtonin një flijim të pacënuar Perëndisë, ndërsa mbajtën një pjesë të parave për vete. Shpirti i së vërtetës u zbuloi apostujve karakterin e vërtetë të këtyre mashtruesve dhe ndërhyrja hyjnore e pastroi kishën nga kjo njollë e shëmtuar. Ky veprim i qartë i Shpirtit të Krishtit në gjirin e bashkësisë i tmerroi hipokritët dhe keqdashësit. Ata nuk mund të shoqëroheshin me të tjerët, që me sjelljen dhe besimin e tyre, ishin përfaqësues të vërtetë të Krishtit; kur pasuesit e Tij u ballafaquan me prova të vështira e persekutime, vetëm ata që ishin gati të hiqnin dorë nga gjithcka për hir të së vërtetës, u bënë dishepuj të Shpëtimtarit. Kështu, kisha mbeti deri diku e pastër gjatë periudhës së persekutimit. Por me mbarimin e tij, kishës iu shtuan “besimtarë” të rinj që nuk ishin aq të sinqertë dhe të përkushtuar sa të parët dhe Satanit iu hap rruga për të zënë një qoshe vend.KiM 42.1
Ashtu si nuk ka unitet midis Princit të dritës dhe princit të errësirës, ashtu nuk mund të ketë unitet mes ndjekësve të tyre. Kur të Krishterët ranë dakort që të bashkoheshin me gjysëm Kristianët - paganë, ata i hynë një shtegu që i largonte gjithnjë e më shumë nga e vërteta. Fakti që ia kishte dalë mbanë në mashtrimin e një numri kaq të madh pasuesish, e ngazëllente Satanin. Më pas ai i vuri ata nën kontrollin e tij të plotë dhe i nxiti që të persekutonin të tjerët që vazhdonin t’i qëndronin besnikë Perëndisë. Askush nuk dinte ta kundërshtonte besimin kristian më mirë se ata që dikur kishin qënë mbrojtësit e tij dhe ishin këta të Krishterë femohuesë që së bashku me miqtë e tyre gjysmë paganë, u vunë në ballë të luftës kundër doktrinave më të rëndësishme të Krishtit.KiM 42.2
Kjo kërkonte një përpjekje të vazhdueshme nga ana e atyre që dëshironin të qëndronin besnikë dhe të mos jepeshin përpara mashtrimeve dhe gënjeshtrave “të veshura me petka priftërore” brenda kishës. Bibla nuk pranohej më si standart besimi. Dok-trinës së lirë fetare iu vu emri “herezi” dhe përkrahësit e saj shiheshin me sy të keq e përçmoheshin.KiM 42.3
Pas një lufte të gjatë e të ashpër, të paktët që kishin mbetur besnik, vendsën të shkëputeshin nga kisha në qoftë se ajo nuk do të hiqte dorë nga idhujtaria dhe mashtrimi. Ato vunë re se një shkëputje e tillë ishte e pashmangshme në rast se dëshironin t’i bindeshin fjalës së Perëndisë. Ata nuk guxonin që të pranonin gabime aq të mëdha sa do t’u rrezikonte jetën atyre dhe besimin fëmijëve e nipërve të tyre. Për të siguruar paqe dhe bashkim ata ishin të gatshëm që të bënin lëshime që përputheshin me besnikërinë ndaj Perëndisë; por megjithatë ata parapëlqenin ruajtjen e parimeve mbi paqen e rreme. Në qoftë se uniteti mund të arrihej vetëm duke rrezikuar të vërtetën dhe drejtësinë, atëherë le të kishte mosmarrëveshje e madje edhe luftë.KiM 43.1
Do të kishte qënë mirë për kishën dhe për botën që parimet që ushqenin këta shpirtra të papërkulur, të kishin vazhduar të hidhnin rrënjë edhe në zemrat e njerëzve të tjerë të mëvon-shëm të Perëndisë. Egziston një moskokëçarje alarmuese për sa u përket doktrinave që përbëjnë shtyllën e besimit Kristian.KiM 43.2
Po përhapet gjithnjë e më shumë ideja që në fund të fundit, ato nuk janë të një rëndësie jetësore. Kjo shkarje i shkon për shtat agjentëve të Satanit, kështu që teori të rreme dhe ide vdekjeprurëse që u kushtuan jetën besnikëve ndër kohëra, po përqafohen me dashamirësi nga mijëra njerëz që pretendojnë të jenë pasues të Krishtit.KiM 43.3
Të Krishterët e parë përbënin me të vërtetë një popull të veçantë. Sjellja e tyre shembullore dhe besimi e tyre i palëkun-dur ishte një qortim i heshtur, por i vazhdueshëm që nuk i linte të qetë mëkatarët. Megjithëse të pakët në numër, të varfër, pa tituj e grada, kudo ku bëheshin të njohura doktrinat dhe karak-teri i tyre, të pabesët i pushtonte paniku dhe tmerri. Prandaj u bënë objekt i urrejtjes së të pabesëve, ashtu siç u bë Abeli ob-jekt urrejtjeje i të vëllait, Kainit. Për të njëjtën arsye që e shtyu Kainin të vriste Abelin, edhe ata që i bënë bisht thirrjeve të Shpirtit të Shenjtë i dënuan me vdekje njerëzit besnikë të Perëndisë. Edhe çifutet e mohuan dhe e kryqëzuan Shpëtimtarin për të njëjtën arsye - sepse ishte pastërtia dhe shenjtëria e karakterit të Tij që ua nxorri në shesh egoizmin dhe korrupsionin. Që nga koha e Jezusit e më tej, dishepujt e Tij kanë ngjallur gjithmonë urrejtjen dhe kundërshtimin e atyre që duan dhe e ndjekin rrugën e mëkatit.KiM 43.4
Si mund të quhet atëherë Ungjilli mesazh paqeje? Kur profeti Isaia predikoi lindjen e Mesisë, ai i bashkangjiti Atij titullin “Princ i paqes.” Kur ëngjëjt i lajmëruan barinjtë për lindjen e Krishtit, ata kënduan nëpër fushat e Betlehemit: “Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e Tij!” Luka 2:14. Duket sikur këto deklarata profetike nuk përputhen plotësisht me fjalët e Jezusit: “Nuk erdha të sjell paqen por shpatën.” Mateu 10;34. Nëqoftëse kuptohen drejt, këto thënie harmonizohen me njëra -tjetrën. Ungjilli është mesazh paqeje. Kristianizmi është një sistem, që me t’u pranuar e me t’iu bindur, përhap paqe, harmoni dhe lumturi në mbarë botën. Feja e Krishtit bashkon si vëllezër e motra të gjithë ata që i pranojnë mësimet e saj. Vetë misioni i Krishtit ishte pajtimi i njerëzve me Perëndinë e me njëri - tjetrin. Por pjesa më e madhe e banorëve të tokës janë nën kontrollin e Satanit, armikut të betuar të Krishtit. Ungjilli hap përpara tyre parime jetësore që ndryshojnë tërësisht nga zakonet e dëshirat e tyre dhe ata rebelojnë kundër tij. Ata e urrejnë pastërtinë që ua zbulon dhe ua dënon mëkatet e tyre “të dashura” dhe i persekutojnë dhe i vrasin të gjithë ata që i nxisin të pendohen. Pikërisht kjo është arsyeja që Ungjilli quhet shpatë.KiM 44.1
Mëshira misterioze që e lejon të drejtin të drejtin të vuajë e të persekutohet nga i pabesi, ka qënë gjithmonë motiv çoroditjeje të madhe për njerëz besimpak. Madje disa kanë hequr dorë nga besimi vetëm e vetëm sepse Zoti lejon që keqbërësit të gëzojnë mirëqënie e shëndet, ndërsa mirëdashësit shpesh janë të pikëlluar e vuajnë nga fuqia mizore e të parëve.KiM 44.2
Lind pyetja: si shpjegohet që Perëndia që është i drejtë, i mëshirshëm dhe i plotfuqishëm, lejon një padrejtësi e shtypje kaq të madhe? Kjo është një pyetje që ne nuk mund t’i japim përgjigje. Zoti na ka dhënë prova të mjaftueshme dashurie dhe ne nuk kemi si ta vëmë në dyshim mirësinë e Tij vetëm sepse nuk arrijmë t’i kuptojmë plotësisht veprat e mënyrat e Tij të veprimit. Shpëtimtari, gjatë kohës së provës e persekutimit, u tha: “Kujtoni fjalët që iu thashë: Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti. Nëse më kanë përndjekur Mua, do t’iu përndjekin edhe ju.” Gjoni 15:20. Asnjë nga ndjekësit e Jezusit nuk do të vuajë më shumë se Ai vetë nga mizoria e njerëzve pashpirt. Të gjithë ata që durojnë tortura e martirizohen nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse ecin në gjurmët e të dashurit Bir të Perëndisë.KiM 44.3
“Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit.” 2 Pjetrit 3:9. Ai as nuk i harron e as nuk i lë pas dore fëmijët e Tij; por lejon që të pabesët ta zbulojnë vetë karakterin e tyre në mënyrë që cilido që dëshiron të kryejë vullnetin e Tij të mos mashtrohet më prej tyre. Të drejtët shpesh futen në “furrën e vuajtjeve” që të pas-trohen; që shembulli i tyre të mund të mund të bindë të tjerët për vërtetsinë e besimit dhe mirësisë dhe që qëndrimi i tyre i papërkulur të jetë dënim për të pabesët e të paudhët.KiM 45.1
Perëndia i lejon femohuesit që të jetojnë në mirëqënie e ta shfaqin haptazi armiqësinë ndaj Tij, që kur të jetë mbushur kupa e paudhësive të tyre, të mund të shohin në shkatërrimin e tyre të plotë, një shfaqje të drejtësisë dhe mëshirës së Tij. Dita e hakmarrjes së Tij po afron, kur të gjithë ata që e kanë shkelur me këmbë ligjin dhe e kanë shtypur popullin e Tij, do të marrin kompensimin e drejtë për veprat e tyre; kur çdo akt mizorie dhe padrejtësie ushtruar mbi besnikët e Perëndisë do të trajtohet si të ishte kryer mbi Vetë Jezusin.KiM 45.2
Megjithatë shtrohet një çështje tjetër më e rëndësishme që duhet të tërheqë vëmendjen e kishave të tjera sot. Apostulli Pal deklaron se “të gjithë ata që jetojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus, do të përndiqen.” 2 Timoteut 3:12. Përse atëherë duket sikur persekutimi është fashitur? E vetmja arsye është që kisha i është përshtatur standartit botëror e nuk nxit më kundërshtime. Rryma fetare e ditëve tona nuk është e pastër dhe e shenjtë siç ishte besimi Kristian në kohën e Krishtit dhe apostujve. Kristianizmi është kaq popullor sot vetëm sepse ka përqafuar frymën e kompromisit me mëkatin, sepse sheh me mospërfillje të vërtetat e mëdha të fjalës së Perëndisë e sepse mirësia njerëzore është zbehur në të. Me t’u rizgjuar besimi dhe fuqia e kishës së hershme, fryma e persekutimit dhe zjarret e përndjekjes do të fillojnë të gjallërohen sërisht.KiM 45.3
1. Çfarë perceptimi ju sjell në mendje të qenurit “një popull i veçantë”? KiM 46.1
2. Tek Hebrenjtë 11:36, 37, lexuesi kujtohet për nevojën e përballimit të vuajtjeve të mëdha. Përse është vuajtja shpesh herë pjesë e jetës së Krishterë?KiM 46.2
3. Përse disa të Krishterë vuajnë më shumë se të tjerët?KiM 46.3
4. Kur Satani nuk arriti dot të shkatërronte kishën përmes persekutimeve, ai i tundoi besimtarët që të adoptonin praktika mëkatare nga besimet pagane. Çfarë hapash specifikë mund të ndërmerrni ju që do tju mbanin larg adoptimit të mënyrave që përdor bota?KiM 46.4