31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
Në Shkrimet e Shenjta zbulohet qartë lidhja mes të dukshmes dhe të padukshmes,shërbimi që kryejnë engjëjt e Perëndisë, agjentura e frymërave të së keqes dhe ndërthurja e tyre me historinë njerëzore. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish nuk besojnë në ekzistencën e frymërave të së keqes, ndërsa engjëjt e shenjtë që “shërbejnë në të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin” (Hebrenjtë 1:14) konsiderohen si shpirtëra të vdekurish. Por Shkrimet e Shenjta jo vetëm që flasin si për engjëj të mirë, ashtu dhe për engjëj mëkatarë, por na japin prova bindëse për të vërtetuar se ata nuk janë shpirtëra të zhveshur nga trupat e të vdekurve.KiM 494.1
Engjëjt kanë ekzistuar edhe përpara krijimit të njerëzve të parë, sepse, kur u hodhën themelet e tokës “Yjet e mëngjesit kënduan së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshuan britma gëzimi” (Jobi 38:7).KiM 494.2
Menjëherë pas dështimit të njerëzve ishin engjëjt ata, që u dërguan për të ruajtur pemën e jetës dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur asnjë qënie njerëzore nuk kishte vdekur ende. Engjëjt nga natyra janë më lart se njerëzit, sepse psalmisti thotë që njerëzit u “bënë pak më të ulët se engjëjt”. (Psalmi 8:5).KiM 494.3
Shkrimet e Shenjta na japin të dhëna përsa i përket numrit, fuqisë dhe lavdisë së qënieve qiellore, lidhjes së tyre me qeverisjen e Perëndisë dhe me planin e shpëtimit. Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka. Profeti thotë: “dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit”. Në dhomën e mbretit të mbretërve presin ata “engjëjt e pushtetshëm dhe të fortë”, “ministrat e Tij që ia zbatojnë vull-netin” dhe që “i binden zërit të fjalës së Tij”. (Psalmi 103:19-21); (Zbulesa 5:11). Profeti Daniel pa mijëra e mijëra e mori e mori lajmëtarësh qiellorë. Apostulli Pal deklaron se ata përbëjnë “një mori të panumërt”. (Danieli 7:10), (Hebrenjtë 12:22). Ndërsa lajmëtarët e Perëndisë lëvizin nga njëri vend tek tjetri ata “duken si rrufe” (Ezekieli 1:14), kaq verbuese është lavdia e tyre dhe kaq i shpejtë fluturimi. Engjëlli, që u shfaq tek varri i Shpëtimtarit “me pamje si vetëtimë dhe veshje të bardhë si bora” i bëri rojet të dridheshin nga frika dhe ata “mbetën si të vdekur” (Ma-teu 28:3,4). Kur Senakeribi, Asiri mendjemadh u tall me Zotin, blasfemoi kundër Tij dhe i kërcënoi izraelitët, duke u thënë se do ta kthente Izraelin në gërmadha, “ndodhi që engjëlli i Zotit atë natë doli dhe vrau në kampin e Asirëve 185 njerëz”. Atje gjetën vdekjen “burrat e fortë dhe trima, princat dhe komandantët “e ushtrisë së Senakeribit. Kështu “ky u kthye në vendin e tij i mbuluar me turp.” (2 Mbretërve 19:35); (2 Kronikave 32:21)KiM 494.4
Engjëjt dërgohen me misione të veçanta mëshire për fëmijët e Zotit, tek Abrahami, me premtime bekimesh; tek portat e Sodomit, për të shpëtuar Lotin e ndershëm nga rreziku që i ka-nosej; tek Elija, ndërsa ai ishte gati duke vdekur nga uria dhe lodhja në shkretëtirë; tek Elisha për të rrethuar me karroca dhe kuaj zjarri qytetin ku e kishin burgosur armiqtë e tij, tek Danieli ndërsa ai kishte nevojë për mençuri në oborrin e një mbreti pa-gan, apo kur mund të kthehej në pre për luanët e uritur; tek Pje-tri kur ky u dënua me vdekje në burgjet e Herodit; tek të burgo-surit në Filipi; tek Pali dhe miqtë e tij atë natë stuhie në det për t’ia hapur Korneleu dyert dhe zemrat ndaj lajmit të mirë; për ta nisur Pjetrin me misionin e përhapjes së Mesazhit të shpëtimit edhe tek popujt joçifutë-pra engjëjt e shenjtë u kanë shërbyer gjatë gjithë kohërave njerëzve të Perëndisë.KiM 495.1
Çdo pasuesi të Krishtit i është caktuar një engjëll mbrojtës. Këto roje qiellore e mbrojnë të drejtin nga fuqia e së keqes. Edhe Satani vetë e pranon këtë fakt kur thotë: “Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia? A nuk ke vënë Ti një mbrojtje rreth Tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron?” (Jobi-1:9,10)KiM 495.2
Fjalët e psalmistit e përshkruajnë shumë bukur mënyrën si-pas së cilës Perëndia i mbron njerëzit e Tij. “Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej Tij dhe i çliron”. (Psalmi 34:7).KiM 495.3
Duke folur për ata që i besojnë Shpëtimtari tha “Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiell shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim” (Mateu 18:10). Engjëjt, detyra e të cilëve është të kujdesen për fëmijët e Perëndisë, kanë gjithmonë të drejtën që të qëndrojnë në praninë e Perëndisë.KiM 496.1
Kështu njerëzit e Zotit që janë në shënjestër të fuqisë mashtruese dhe keqdashjes së vazhdueshme të princit të errësirës dhe që luftojnë me të gjitha forcat e së keqes, kanë mbështetjen e plotë të engjëjve qiellore. Ata kanë nevojë për një mbështetje të tillë. Zoti u ka premtuar fëmijëve të Tij mëshirë dhe mbrojtje, sepse ata duhet të përballojnë agjentura të fuqishme të së keqes-agjentë të panumërt të vendosur e të palodhur që me fuqinë dhe keqdashjen e tyre mund t’i rrënojnë të gjithë ata, që janë të paditur dhe nuk i kushtojnë rëndësi ekzistencës së tyre.KiM 496.2
Shpirtërat mëkatarë, që fillimisht u krijuan të përsosur kishin të njëjtën natyrë, fuqi dhe lavdi me qeniet hyjnore, që tani janë lajmëtarët e Perëndisë. Por të dështuar, falë mëkatit ata kanë lidhur “besën”, për ta çnderuar Zotin dhe për t’i shkatërruar njerëzit. Aleatët e Satanit gjatë rebelimit të tij patën të njëjtin fat me të: u përzunë nga qielli dhe që atëherë kanë bashkëpunuar me udhëheqësit e tyre për të luftuar kundër autoritetit hyjnor. Shkrimet e Shenjta na tregojnë për komplotet dhe Qeverisjen e tyre, për qëllimet, zgjuarsinë dhe dinakërinë e tyre, për pro-jektet e tyre keqdashëse kundër paqes dhe lumturisë njerëzore.KiM 496.3
Në historinë e Dhiatës së Vjetër ekzistenca dhe veprimtaria e tyre përmenden rrallë, sepse shpirtrat e së keqes e manifestuan fuqinë e tyre veçanërisht gjatë kohës kur Krishti jetoi në tokë. Krishti erdhi për të vënë në jetë pjesën e parë të planit për shpëtimin e njerëzve, por edhe Satani vendosi që ta shpallte haptazi të drejtën e tij për të kontrolluar botën. Ai kishte mbjellë idhujtari në çdo anë të botës përveç Palestinës. Puna i kishte ecur mbarë, por Krishti erdhi për t’u falur njerëzve dritë qiellore, pikërisht në atë vend, që nuk i ishte dorëzuar plotësisht dhunës së tunduesit. Të drejtën për ta qeverisur tokën e kërkonin njëkohësisht dy forca rivale. Jezusi po i hapte me dashuri krahët e tij dhe po i ftonte që të vinin tek Ai të gjithë ata, që kërkonin falje dhe paqe shpirtërore. Shpirtërat mëkatarë të errësirës vunë re se nuk mund të ushtronin mbi njerëzit një kontroll pa kufi dhe e kuptuan se në qoftë se Krishti do t’ia dilte mbanë gjatë misionit të Tij, sundimit të tyre do t’i vinte shpejt fundi. Satani i tërbuar si një luan në kafaz e shprehu fuqinë e vet si mbi trupat, ashtu dhe mbi shpirtërat njerëzorë.KiM 496.4
Në Dhiatën e Re hidhet dritë mbi faktin që demonët pushtuan shumë njerëz. Këta njerëz, që ndikoheshin prej tyre nuk vuanin thjesht vetëm nga sëmundje fizike. Krishti po merrej me diçka, që ishte e njohur për Të dhe Ai e kuptoi menjëherë praninë e drejtpërdrejtë dhe veprimtarinë e shpirtërave të së keqes.KiM 497.1
Historia e shërimit të njeriut të pushtuar nga demonët në Gadara është një shembull mahnitës i numrit, fuqisë dhe keqdashjes së tyre, por edhe i fuqisë dhe mëshirës së Krishtit. Ata maniakë të dërrmuar, duke hequr dore nga çdo formë vetkontrolli, duke u përpëlitur, duke shkumbëzuar me tërbim, duke dëmtuar vetveten dhe duke i vënë në rrezik të gjithë ata që guxonin t’u afroheshin u prishnin qetësinë të tjerëve me britmat e tyre. Trupat e tyre të gjakosur dhe të rraskapitur, mendjet e tyre të mpira përbënin një spektakël të këndshëm për princin e errësirës. Një nga demonët, që kontrollonin këta njerëz të shumëvuajtur deklaronte: “unë quhem Legjion, sepse jemi shumë .” (Marku 5:9). Në ushtrinë romake një legjion përbëhej nga 3000-5000 ushtarë. Edhe moria satanike është e grupuar në kompani dhe vetëm kompania e këtyre demonëve kishte po aq “ushtarë”, sa edhe një legjion.KiM 497.2
Me urdhërin e Jezusit shpirtërat e së keqes u larguan nga ish viktimat e tyre dhe këta të fundit qëndronin të qetë, të urtë, të sjellshëm dhe të mençur, të ulur tek këmbët e Shpëtimtarit. Por demonëve iu lejua që të kaptonin një tufë derrash, që falë veprimit të tyre shkatërrues përfunduan në det dhe për banorët e Gadares humbja e kësaj tufe peshonte më shumë se bekimet që u kishte falur Krishti, prandaj ata iu lutën me ngulm Mësuesit Hyjnor që të largohej. Një rezultat i tillë përmbushte plotësisht qëllimin e Satanit. Duke e quajtur Krishtin fajtor për këtë humbje të “madhe”, ai zgjoi në zemrat e njerëzve frikë dhe hutim, duke mos i lënë ata që të dëgjonin fjalën e Tij. Satani i quan vazhdim-isht të krishterët shkakun e vetëm të humbjeve, fatkeqësive dhe vuajtjeve, sepse nuk do që faji të bjerë mbi supet e fajtorëve të vërtetë-të atij vetë dhe të agjentëve të tij.KiM 497.3
Por Krishti kishte qëllimet e veta dhe këto qëllime s’mund të hidheshin poshtë. Ai lejoi shpirtërat e së keqes që ta shkatërro-nin tufën e derrave, për të qortuar në këtë mënyrë të gjithë ata çifutë që po i rrisnin këto kafshë të papastra vetëm për hir të fitimit. Sikur Krishti të mos u kishte vënë fre Demonëve ata do të kishin fundosur në thellësitë e detit jo vetëm tufën e derrave, por edhe barinjtë e pronarët e tyre. Mbrojtja e barinjve dhe e pronarëve i dedikohet vetëm ushtrimit të mëshirshëm të fuqisë së Tij. E për më tepër kjo ngjarje ndodhi në mënyrë që dishepujt të mund të shihnin me sytë e tyre fuqinë mizore të Satanit jo vetëm mbi njerëzit, por edhe mbi kafshët. Shpëtimtari dëshi-ronte që pasuesit e Tij ta njihnin armikun që kishin përpara që të mos mashtroheshin e as të mos i nënshtroheshin marifeteve të tij. Ai veproi në atë mënyrë që, duke përmbushur vullnetin e Tij njerëzit e asaj zone të dëshmonin për fuqinë e Tij, që ishte aq e madhe sa mund të flakte tej zgjedhën satanike e mund t’u rikthente lirinë robërve të saj. Edhe pse Jezusi vetë u largua Ai la prapa njerëzit, që i çliroi falë fuqisë së Tij, njerëz, që shpallën kudo mëshirën e mirëbërësit të tyre.KiM 498.1
Në Shkrimet e Shenjta jepen të dhëna mbi ngjarje të tjera të ngjashme me këtë. Vajza e një gruaje sirofenikase ishte push-tuar nga një demon, të cilin Jezusi e urdhëroi të largohej nga fëmija falë fuqisë së fjalës së Tij (Marku 7:26-30). “Një i demon-izuar që ishte i verbër e memec.” (Mateu 12;22); një i ri që ishte pushtuar nga një frymë memece që shpesh “e hidhte në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar”. (Marku 5:17-27). Maniaku, që i ngacmuar nga “fryma e një demoni të ndyrë” (Luka 4:33-36), prishi qetësinë e sinagogës në Kapernaun atë ditë të Shtunë - të gjithë këta njerëz gjetën shërim dhe qetësi shpirtërore tek Shpëtimtari i dhemshur. Në çdo rast Krishti u drejtohej demonëve si qenie reale, duke i urdhëruar që të largoheshin nga viktimat e tyre dhe të mos i shqetësonin më kurrë ata. Të gjithë njerëzit që ishin në Kapernaun, duke qënë dëshmitarë të fuqisë së Tij të mrekullueshme “i pushtoi habia dhe i thonin njeritjetrit: “Ç’fjalë është kjo vallë? Ai urdhëron me autoritet dhe pushtet frymët e ndyra dhe ata dalin!” (Luka 4;;36).KiM 498.2
Zakonisht njerëzit e pushtuar nga demonët (frymërat e së keqes), paraqiten si qenie, që vuajnë parreshtur; por edhe ky rregull ka përjashtimet e veta. Disa njerëz e mirëpresin ndikimin satanik, sepse mendojnë se kështu mund të fitojnë një farë fuqie mbinatyrore. Pa dyshim këta të fundit jetojnë me demonët. Njerëzit, që zotërojnë shpirtin e magjisë si Simon Ma-gusi, Elimas magjistari dhe vajza e re, që ndoqi Palin dhe Silën në udhëtimin për në Filipi, i përkasin kësaj kategorie “të push-tuarish”.KiM 499.1
Ata, që pavarësisht nga dëshmia e drejtpërdrejt e Shkrimeve të Shenjta e mohojnë ekzistencën edhe veprimtarinë e djallit dhe engjëjve të tij, rrezikojnë më shumë se të tjerët që të bien pre e ndikimit të shpirtrave të së keqes. Ata do të kenë avantazh mbi ne për aq kohë sa ne nuk do t’i njohim kurthet e tyre mashtruese; shumë njerëz u vënë veshin sugjerimeve të tyre, duke menduar se ju flet zëri i ndërgjegjes dhe zgjuarsisë së brendshme. Prandaj në afrimin e fundit të kohës; periudhë gjatë së cilës satani do t’i shtojë përpjekjet e tij për të mashtruar e shkatërruar njerëzit, ai do të përhapë kudo besimin se nuk ekziston. Maskimi është politika dhe mënyra e tij e veprimit.KiM 499.2
Mashtruesin e “madh” e tmerron fakti që ne mund të njihemi me truket e tij. Në mënyra që ta fshehë sa më mirë karakterin dhe qëllimet e tij të vërteta, ai e paraqet veten si një qenie që ngjall vetëm tallje dhe përçmim. Ai kënaqet shumë kur të tjerët e përfytyrojnë si një qenie qesharake dhe të neveritshme, një objekt pa formë, gjysëm kafshë dhe gjysëm njeri. Atij i bëhet qejfi kur dëgjon se njerëzit që e quajnë veten inteligjentë dhe të mirëinformuar, e përdorin emrin e tij në pantonima dhe shaka.KiM 499.3
Duke qenë se maskimi i tij është më se i përsosur shpesh njerëzit i bëjnë vetes pyetjen: “Ekziston vallë me të vërtetë një qenie e tillë?” Fakti që bota fetare pranon si të vërteta teori që, përgënjeshtrojnë haptazi dëshminë e qartë të Shkrimeve të Shenjta është provë e pamohueshme e suksesit të tij. Fjala e Perëndisë, duke marrë parasysh faktin që Satani është gati t’i vërë nën kontrollin e tij të gjithë ata që nuk e kuptojnë fuqinë e tij, na jep kaq shumë shembuj të punës së tij keqdashëse, duke zbuluar para nesh forcat e tij të fshehta e duke na paralajmëruar ndaj sulmeve të tij.KiM 499.4
Fuqia dhe keqdashja e Satanit dhe agjentëve të tij duhej të na alarmonin me të drejtë në qoftë se nuk do të mund të gjenin strehë dhe mbrojtje tek fuqia e pafund e Shpëtimtarit tonë. I sigurojmë shtëpitë tona me shul dhe dry për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur pasurinë tonë nga lakmia e njerëzve të liq; por nuk mendojmë pothuaj asnjëherë për engjëjt mëkatarë, që përpiqen vazhdimisht të na sulmojnë; kundër sulmeve të të cilëve ne me forcat tona nuk mund të mbrohemi kurrë. Po t’u jepet mundësia ata mund të çorodisin mendjet tona, të çorientojnë trupat tanë, të shkatërrojnë jetët tona dhe gjithçka tjetër që na përket. Ata kënaqen vetëm kur rrënojnë e shkatërrojnë gjithçka që iu bie në dorë. E mjerueshme është gjendja e atyre që i rezistojnë mbrojtjes hyjnore dhe i dorëzo-hen tundimeve të Satanait. Por ata që i besojnë dhe e ndjekin Krishtin janë gjithmonë të sigurt nën mbrojtjen dhe kujdesin e Tij. Në mbrojtje të tyre dërgohen engjëj, që shquhen për forcë e guxim. E keqja nuk mund ta shpartallojë murin mbrojtës që Perëndia ka ngritur rreth njerëzve të Tij.KiM 500.1
1. Në disa pjesë të botës, veçanërisht në ato më pak të zhvilluara, shërbesa e engjëjve është më e shfaqur zakonisht. Përse ndodh kjo? KiM 500.2
2. Cila është diferenca midis një fryme të ligë dhe Frymës së Perëndisë? KiM 500.3
3. Lexoni Psalmin 34:7. Nëse ja kemi dhënë jetët tona Jezusit, a mund të na dëmtojë Satani apo frymërat e liga? A duhet të kemi frikë nga frymërat e liga? KiM 500.4