21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
William Milleri dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa predikonin doktrinën e ardhjes së dytë, frymëzoheshin nga një qëllim i vetëm, zgjimi i njerëzve për t’u përgatitur për gëzim. Ata u përpoqën që t’i bënin të ndërgjegjshëm mësuesit e fesë për të kuptuar shpresënshpresën e vërtetë të kishës dhe nevojën që ata vetë kishin për një përjetim më të plotë si të krishterë; ata punuan gjithashtu që të shtronin përpara jobesimtarëve detyrën e pendesës dhe shndërimit shpirtëror të menjëherëshëm. “Ata nuk u përpoqën që t’i drejtonin njerëzit drejt një sekti apo grupimi të caktuar fetar. Ata punuan me të gjitha sektet dhe grupimet duke mos u përzier as me organizimin dhe as me disiplinën e tyre.”KiM 362.1
“Gjatë gjithë aktivitetit tim, - thotë Milleri, - as nuk kam dashur dhe as nuk më ka shkuar në mendje që mbroj ndonjë interes të ndryshëm nga ai i sekteve ekzistuese ose që përkrah njërin grupim në kurriz të tjetrit. Ideja ime ishte që përfitonin të gjithë. Mendja se nuk do të lindte nevoja e organizimit të takimeve të veçanta sepse besoja se të gjithë të krishterët do të gëzoheshin nga mesazhi i ardhjes së Krishtit dhe ata që nuk do ta konsideronin këtë ide sipas kësaj retrospektive, nuk do të kishin arsye që t’i urrenin ata që do ta përqafonin atë. Objekivi që i kisha vënë vetes ishe që t’i bëja njerëzit që ta dëgjonin Zotin, të lajmëroja botën mbarë për gjykimin që po afronte, dhe t’i nxisja bashkëkohësit që ta takonin Zotin e tyre në paqe. Pjesa më e madhe e atyre që përjetuan një shndërrim të tillë shpirtëror nga puna ime u bashkuan me kisha ekzistuese të ndryshme.” - Bless, f 238.KiM 362.2
Duke qënë se ai synonte me punën e tij që të forconte kishat, puna e tij fillimisht u prit me dashamirësi. Por me kalimin e kohës pastorët dhe udhëheqësit fetarë u hodhën kundër doktrinës së ardhjes dhe dëshironin që t’i jepnin fund agjita Sionit rreth këtij subjekti. Kështu që ata, jo vetëm që e luftuan atë nga podiumet kishtare, por edhe ia mohuan anëtarëve të kishave të tyre privilegjin për të dëgjuar predikime mbi ardhje e dytë ose për ta shprehur shpresën që ushqenin në takimet e kishës. Besimtarët u gjendën në një gjendje të vështirë dhe çorientuese. Ata ishin të lidhur me kishat e tyre dhe nuk donin të ndaheshin prej tyre; por kur vunë re se po i vihej shkelmi dëshmisë së fjalës së Zotit dhe po ju mohohej e drejta për t’i studiuar personalisht profecitë, ata ndjejnë se besnikëria ndaj Perëndisë nuk i lejonte të nënshtroheshin. Ata s’mund t’i konsideronin kurrë ata që përpiqeshin që ta flaknin tej dëshminë e fjalës së Zotit, si pjesë e kishës së Krishtit, “të mbështetjes dhe bazamentit të së vërtetës.” prandaj ata kishin arsye të mjaftueshme për t’i shëputur lidhjet e mëparëshme. Në verën e vitit 1844 nga kishat u larguan pothuajse pesëdhjetë mijë vetë.KiM 363.1
Gjatë kësaj kohe u vu re një ndryshim i dukshëm në pjesën më të madhe të kishave amerikane. Për vite me rradhë ishte konsideruar një pajtim në rritje me praktikat dhe zakonet tokësore dhe një rënie po aq e madhe përsa i përkishte jetës së vërtetë shpirtërore; por gjatë atij vit u dhanë prova të një gjallërie të dukshme dhe të menjëherëshme në pothuajse të gjitha kishat e vendit. Ndërsa askush s’ishte në gjendje të merrte me mend shkakun e kësaj gjallërie, vetë ky fakt u bë i njohur dhe u komentua gjerësisht si nga shtypi, ashtu edhe nga podiumet kishtarë.KiM 363.2
Në një mbledhje të pleqësisë së kishës presbiteriane zoti Barnes, autor i një libri shumë të njohur komentesh dhe pastor i një prej kishave kryesore të atij qyteti “deklaroi se gjatë njëzet vjetëve të punës së tij si pastor, deri në shërbesën e fundit të Komunionin, ai kishte pasur në kishë njerëz të të gjithë klasave. Por tani nuk kishte më përjetime, nuk kishte më shndërrime shpirtërore, nuk vihej më re ndonjë rritje e dukshme në besim tek pastorët dhe askush nuk merrte më pjesë në orët e studimit për të diskutuar rreth shpëtimit. Rritja e aktivitetit fitimprurës dhe prespektiva e shkëlqyer e tregtisë dhe prodhimit të man-ufakturave kishte shtuar interesin mbi gjërat materiale. Dhe kjo po ndodh me të gjitha sektet fetare.” - “Congre — Sional Journal”, 23 Maj 1844.KiM 363.3
Në shkurt të të njëjtit vit profesor Tinney i Kolegjit Oberlin tha: “E kemi pasur përpara syve faktin, se përgjithësisht, kishat Protestante të këtij vendi janë treguar të plogta apo armiqësore ndaj pothuajse të gjitha reformave morale të shekullit. Ekzistojnë disa përjashtime të pjesshme, por fakti i lartpërmen-dur është i vërtetë për pjesën më të madhe të këtyre kishave. Ballafaqimi gjithashtu me një fakt tjetër të vërtetë: mungesën e plotë të një ringjallje ndikuese në kisha. Mbizotëron kudo plog-ështia shpirtërore; plogështi që është kaq e plotë sa të shtypi fetar mbarëkombëtar dëshmon për këtë ... Anëtarët e kishës po i kushtohen gjithnjë e më shumë një mënyre të caktuar jetese - janë bërë një me njerëzit e ligje duke marrë pjesë në mbrëmje vallëzimi, në festime të natyrshme të ndryshme etj ... Por s’kemi pse të zjgatemi kaq shumë në një temë të tillë. Është e mjaf-tueshme të themi se provat ndjekin njëra-tjetrën dhe rëndojnë mbi ne duke na treguar se kishat përgjithësisht kanë marrë rrapëllimën në mënyrë të menjëherëshme. Ata janë larguar shumë nga Zoti dhe Ai është tërhequr prej tyre.”KiM 364.1
Një shkrimtar i “Teleskopit fetar” dëshmonte: “Nuk kemi parë kurrë më parë një degradim të tillë fetar si ky që po konstatojmë tani. Është e vërtetë që kisha duhet të zgjerohet dhe të kërkojë shkakun e kësaj fatkeqsie; sepse cilido që e do Perëndinë duhet ta konsiderojë një gjendje të tillë si fatkeqsi. Kur rikujtojmë rastet e shndërrimeve të vërteta shpirtërore që janë kaq të pak-ta dhe të largëta, dhe kur vëmë re vrazhdësinë dhe moskokçar-jen e pakrahasueshme të mëkatarëve, pa dashur pyesim: A ka harruar vallë Zoti që të tregohet hirplotë apo mëshirës i është mbyllur dera?”KiM 364.2
Një gjendje e tillë madje edhe brenda kishës, e ka një shkak. Errësira shpirtërore që mbulon kombe, kisha dhe individë të veçantë nuk ka të bëjë me tërheqjen arbitrare nga ana e Perëndisë apo me shmangjen e ndihmës dhe mëshirës së Tij, por me mohimin nga ana e njerëzve e dritës hyjnore. Historia e çifutëve në kohën e Krishtit na jep një shembull mahnitës të kësaj të vërtete. Të kushtuar ndaj gjërave tokësore ata harruan Zotin dhe fjalën e Tij, mendjet e tyre u errësuan dhe zemrat e tyre ishin lidhur fort pas tokësores. Kështu ata nuk ditën asgjë për ardhjen e Mesisë dhe rrjedhimisht e mohuan Atë falë krenarisë dh mosbesimit të tyre. As atëherë Zoti nuk ia mohoi kombit çifut të drejtën për te marrë pjesë dhe për të mësuar mbi bekimet dhe shpëtimin. Por ata që e flakën tutje të vërtetën, humbën bashkë me të, dëshirën për ta marrë dhuratën e Qiellit. Ata e kishin keqkuptuar “errësirën për dritë, dhe dritën për errësirë” derisa drita që kishin në vetvete u kthye në errësirë. Sa e plotë ishte ajo errësirë!KiM 364.3
Politikës së Satanit i shkon për shtat që njerëzit t’i ruajnë disa forma të caktuara fetare në qoftë se në to, mungon fryma jetësore e dashurisë dhe besimi tek Perëndia. çifutët vazhduan të mbanin me zell ritet e tyre të hershme, të ruanin rigorozisht të drejtën e kombit të zgjedhur edhe pas mohimit të lajmit të mirë, ndërkohë që ata vetë deklaruan se prania e Zotit nuk manifestohej më mes tyre. Profecia e Danielit fliste qartë për kohën e ardhjes së Mesisë dhe parashikonte në mënyrë drejtpërdrejtë vdekjen e Tij, dhe kjo është arsyeja që ata u përpoqën të pengonin studimin e saj dhe përfundimisht, mësuesit e ligjit i mallkuan të gjitha ata që do të orvateshin që të njesonin kohën për të cilën flitet në të. Të verbuar dhe moskokëçarës, izraelitët vazhduan të tregoheshin, edhe në shekujt e mëvonshëm, indiferentë ndaj ofertave mëshirëplotë të shpëtimit, të pavëmendshëm ndaj bekimeve që sjell lajmi i mirë duke përbërë kështu një paralajmërim solemn dhe të frikshëm të rrezikut që mbart mosbesimi i dritës hyjnore.KiM 365.1
Të gjithë ato vendi, në të cilët ekziston një gjendje e tillë, do të ndeshen me të njëjtat rrezultate. Ai që me ndërgjegje të plotë u zë frymën bindjeve, sepse ato ndikojnë në prirjet e tij, humb ndërgjegjen dhe zemra ngurtësohen dhe shpirti largohet nga Zoti. Atje ku mesazhi i të vërtetës hyjnore flaket tej me për-buzje në kishë mbizotëron errësira; besimi dhe dashuria u lënë vendin grindjeve dhe urrejtjes Anëtarët e kishës i përqëndrojnë energjitë dhe interesat e tyre në çështje tokësore dhe kjo bën që mëkatarët të mbyllnin sytë përpara gjendjes së tyre të mje-rueshme. KiM 365.2
Mesazhi i engjëllit të parë të kapitullit 14 të Apokalipsit duke shpallur orën e gjykimit të Perëndisë dhe duke i bërë thirrje njerëzve ta respektonin e ta adhuronin Atë, synonte që t’i veçonte njerëzit e Zotit nga ndikimi korruptues i botës dhe t’i bënte ata ndërgjegjshëm për gjendjen e kaosit dhe materializ-imit në të cilën ndodheshin. Me këte mesazh Zoti i dërgoi kishës një paralajmërim, që po të ishte përkrahur i pranuar, do t’u jepte fund gënjeshtrave që përbënën barrierën midis të dy palëve (kishës dhe Zotit). Sikur ata ta kishin përqafuar mesazhin qiellor duke qëndruar të përulur përpara Perëndisë dhe duke kërkuar me sinqeritet praninë e Tij, Shpirti dhe fuqia e Zotit do të ishin shfaqur mes mes tyre. Kisha do të kishte rifituar përsëri unitetin, besimin dhe dashurinë që ekzistonte në ditët apostolike kur të gjithë besimtarët “ishin një në zemër e në mendje” dhe “ua shpallnin të gjithëve me gëzim lajmin e Perëndisë” dhe kur “çdo ditë Perëndia çonte tek ata edhe njerëz të tjerë, të cilët donte t’i shpëtonte.” - Veprat 4:32, 31; 2:47.KiM 366.1
Sikur njerëzit e Zotit do ta kishin pranuar dritën që ndriçonte nga fjala e Tij, ata do të kishin arritur unitetin për të cilin u lut edhe Mesia, dhe të cilin apostulli e përshkruan si “njësinë që ju jep Shpirti i Perëndisë me anë të pajtimit që ju lidh me njeri-tjetrin.” “Ju të gjithë jeni një trup, - thotë ai, - në ju jeton një Shpirt; të gjithëve iu pret e njëjta e ardhme madhështore. Ka vetëm një Zot, një fe dhe një pagëzim.” - Efesianët 4:3-5.KiM 366.2
Të tilla rezultate të bekuara patën të gjithë ata pranuan mesazhin adventist (të ardhjes). Ata vinin nga sekte të ndryshme fetare, por barrierat që ngrinin këto grupime u sheshuan; kredot armiqësore u copëtuan në çikla; shpresa e pabazuar në Shkrimet e Shenjta për një periudhë njëmijë vjeçare paqeje u braktis, u korrigjuan pikëpamjet e gabuara që lidheshin me ardhjen e dytë, u hoq dorë nga krenaria dhe pajtimi, me rregullat tokësore;gabimet u ndreqën; zemrat u bashkuan në një adhurim të mrekullueshëm dhe kudo mbizotëron dashuria dhe gëzimi. Meqë kjo doktrinë pati këtë ndikim tek ai numër i vogël njerëzish që e pranuan, ajo di t’i ndikonte në të gjithë, sikur të gjithë ta kishin pranuar atë. KiM 366.3
Por kishat përgjithësisht nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Pastorët e tyre të cilët e vëzhguan “brenda shtëpisë së Izraelit” duhet të ishin të parët për të dalluar shenjat e ardhjes së Jezusit, nuk arritën ta mësonin të vërtetën as nga dëshmia e profetëve, dhe as nga të dhënat e kohërave. Duke qënë se në zemrat e tyre mbizotëronin shpresat dhe ambicjet, në to s’kishte vend për dashurinë për Perëndinë dhe besimin në fjalën e Tij. Kështu prezantimi i dokrinës mbi ardhjen e dytë zgjoi vetëm mosbesim dhe u hapi rrugën paragjykimeve. Rakti që mesazhi në një shkallë të gjerë u predikua nga njerëz të zakonshëm, u përdor si argument kundër tij. Ashtu si në të shkuarën, dëshmia e qartë e fjalës së Zotit u ndesh me pyetjen: “A e ka besuar ndonjë nga kryefarisenjtë?” Shumë prej tyre, duke e kuptuar se sa e vështirë ishte që t’i hidhje poshtë argumentet që sillnin periudhat profetike, e penguan studimin e profecive duke deklaruar se librat profetikë ishin botuar dhe kuptimi i tyre s’mund të zbulohej. Me mijëra njerëz duke i besuar pa asnjë hezitim pastorëve të tyre, nuk i kushtuaon rëndësi këtij paralajmërimi, të tjerët megjithëse ishin të bindur për të vërtetën që mbarte ai, nuk guxonin të flisnin haptazi duke pasur frikë se “do të flakeshin jashtë sinagogës.” Mesazhi që dërgoi Zoti për pastrimin dhe vënien e kishës në provë tregoi edhe një herë se sa i madh ishte numri i atyre njerëzve, që ia kishin kushtuar dashurnë e tyre botës dhe jo Krishtit. Lidhjet e tyre me letrën ishin më tëforta se ato me qiellin. Ata vendosën që t’i vinin veshin zërit të zgjuarsisë tokësore dhe kështu i kthyen kurrizin mesazhit të së vërtetës, që synonte të depërtonte deri në zemrën e tyre.KiM 367.1
Duke mohuar paralajmërimin e engjëllit të parë ata hoqën dorë nga mjetet që po jo jepte për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodheshin. Përbuzën lajmëtarin e mëshirshëm që do t’u jepte fund të këqijave që i ndanin ata nga Perëndia dhe kërkuan me zell akoma më të madh, dashamirësinë e botës. Ky ishte shkaku i asaj gjendjeje kaosi, femohimi dhe vdekjeje shpirtërore që mbizotëronte në kishat e vitit 1844.KiM 367.2
Në kapitullin 14 të Apokalipsit engjelli i parë pasohet nga një i dytë që shpall mesazhin: “Ra, ra Babilonia e madhe që i detyroi të gjitha kombet të pinin verën e fortë të pabesisë së saj.” - Apoka-lipsi 14:8. Termi “Babiloni” vjen nga fjala “Babel” që do të thotë konfuzion çregullim. Përdoret në Shkrimin e Shenjtë për të përcaktuar format e ndryshme të besimit të rremë. Në kapitullin 17 të Apokalipsit Babilonia paraqitet si një grua - figurë e cila përdoret në Bibël si simbolli kishës; gruaja e ndershme përfaqson kishën e pastër dhe gruaja e çthurrur kishën e rreme.KiM 368.1
Bashkimi në martesë simbolizon në Bibël karakterin e qën-dueshëm dhe të shenjtë të marrëdhënes që ekziston mes Krish-tit dhe kishës së Tij. Zoti është lidhur fort me njerëzit e Tij me anë të një beslidhje, Ai duke premtuar se do të jetë Perëndia i tyre dhe ata duke u zotuar se do t’i përkasin Atij dhe askujt tjetër. Ai deklaron: “Do të martohem me ty përgjithmonë; dhe dhurata e dhëndrit do të jetë mbrojtja ime, dashura im, mëshira ime ...” - Hoshea 2:21. Tek kapitulli 3 i Librit të Profetit Jermia, vargu 14 thuhet: “Jeni të mitë si më parë.” Pali përdor të njëjtënfigurë në Dhiatën e Re kur thotë: “Unë ju uroj me shumë xhelozi si vetë perëndia. Ju jeni si një vajzë që ju fejova me një djalë të vetëm, domethënë me Mesinë. Do t’ju sjell tek ai të paprekshëm.” - Letra e Dytë e Korintasve 11:2KiM 368.2
Pabesnikëria që tregoi kisha e Krishtit duke lejuar që Ai të mos përbënte më pikëqendrën e besimit dhe dashurisë së anëtarëve të saj dhe ata të tërhiqeshin më shumë pas gjërave tokësore, përngjason me shkeljen e betimit martesor. Mëkati që bëri Iz-raeli duke u larguar nga Zoti paraqitet me një figurë të tillë; dhe nga ana tjetër skicohet me ngjyra të gjalla dashuria e Tij e mre-kullueshme. “Të dhashë fjalën dhe lidha për jetë beslidhjen me ty, unë, Zoti. Kështu u bëre e imja.” “Ishte jashtëzakonisht e bukur dhe u bëre mbretëreshë. Mbarë bota e lavdëroi bukurinë tënde, e cila u përsos me anë të stolisë sime ... Por ti u bëre mendjemadhe dhe me bukurinë tënde joshe çdonjërin që ka-lonte pranë. Iu afrove të gjithëve.” “Ti e ke mashtruar burrin tënd, o shtëpi e Izraelit, duke bërë imoralitet me burra të huaj;” “Por si një grua që vjen dashnori dhe bëhet e pabesë ndaj burrit të saj, ashtu ma ke shkelur besën edhe ti, o Izrael.” - Ezekeli 16:8, 23-15; Jeremia 3:20. KiM 368.3
Me të njëjtën gjuhë u drejtohet në Dhiatën e Re apostulli Jakob të gjithë atyre të krishterëve që preferojnë më shumë miqësinë me botën sesa mbështetjen e Perëndisë. Ai thotë: “Ju jeni të pabesë ndaj Perëndisë si ata që bëjnë tradhëti bash-këshortore. Miqësia me botën do të thotë armiqësi me Perëndinë. A nuk e dini këtë? Kush pra, miqësohet me botën, armiqësohet me Perëndinë.” - Letra e Jakobit 4:4.KiM 369.1
Gruaja (Babilonia) përshkruhet në kapitullin 18 të Apokalipsit si “e veshur me një petk të purpurtë dhe të kuq të ndezur dhe ishte stolisur me ar, gurë të çmueshëm dhe me perla. Në dorë kishte një gotë ari. Gota ishte e mbushur me kobë dhe ndyrësi - shenja e jetës së saj të shthurrur ... Në ballë kishte të shkruar emrin që vijon: “Unë jam Babilonia, Perëndia” Profeti thotë: “Pashë sesi gruaja ishte e dehur me gjakun e popullit të Perëndisë. Kishte parë gjakun e të gjithë atyre që ishin vrarë për shkak të besnikërisë ndaj Jezusit.” Më pas thuhet se Babilonia është “qyteti i madh që i ka mbretërit e botës nën pushtetin e tij”. - Apokalipsi 17:4-6, 18. Roma përbën atë fuqi, për shekuj me rradhë vendosi sundimin e saj despotik mbi mbretërimin e vendeve kristiane. Veshja me petk të purpurt dhe të kuq të ndezur, ari dhe gurët e çmueshëm japin me gjyra të gjalla madhështinë dhe pompozitetin mbretëror të Papatit mendjemadh. Vetëm për atë kishë që ka persekutime gjakun e popullit të Perëndisë.” Babilonia është gjithashtu fajtore për lidhjen e paligjshme me “mbretërit e botës”. Kisha çifute u shturr pë shkak të aleancës së saj me paganizmin dhe largimit nga Zoti; dhe Roma e korruptuar në të njëjtën mënyrë sepse kërkoi mbështrjen e fuqisë tokësore, meriton të njëjtin dënim.KiM 369.2
Babilonia quhet “nëna e çdo pabesie.” Të bijat e saj duhet të simbolizohen të gjitha ato kisha që përqafojnë dokrinat dhe traditat e saj, që ndjekin shembullin e saj duke sakrifikuar të vërtetën dhe miratimin e Perëndisë për të siguruar një alezncë të paligjshme me botën. Mesazhi i kapitullit 14 të Apokalipsit që ka të bëjë me rënien e Babilonisë duhet t’i drejtohet atyre organizmave fetare që dikur ishin të pastra, por u korruptuan më pas. Duke pasur parasysh faktin që ky mesazh pason paralajmërimin për gjykim, ai duhet të shpallet gjatë ditëve të fundit, prandaj nuk ka sesi t’i referohet vetëm Kishës së Romës, sepse kjo kishë,për shekuj me rradhë, ka qënë në gjendje të rrënuar. Për më tepër në kapitullin 18 të Apokalipsit i bëhet thirrje popullit të Perëndisë që të dalë nga Babilonia. Duke u bazuar tek ky pasazh i Shkrimit të Shenjtë kuptojmë se shumë njerëz nga populli i Perëndisë do të jenë akoma nën sundimin e Babilonisë. Pra, cilave organizma fetare u përkasin tani pjesa më e madhe e ndjekësve të Krishtit? Ata u përkasin padyshim kishave të ndryshme Protestante. Që në formimin e tyre këto kisha mbrojtën me vendosmëri Zotin dhe të vërtetën dhe Ai i ndihomoi duke i bekuar. Madje edhe jobesimtarët u detyruan t’i njihnin rezultatet dobiprurëse që pasuan pranimin e parimeve të Ungjillit. Profeti i drejtohet dobipturëse që pasuan pranimin e parimeve të Ungjillit. Profeti i drejtohet Izraelit me këti fjalë: “Mbarë bota e lavdëroi bukurinë tënde, e cila u përsos me anë të stolisë sime. - thotë Perëndia, Zoti.” Por dëshira për të imituar praktikën e botës dhe për të fituar miqësinë e saj, pati sjellë mallkimin mbi Izrael dhe rrënimin e tij, çoi edhe në rënien e tyre. “Por harrove se më detyrohesh mua për lavdinë dhe famën tënde. Ti u bëre mendjemadhe dhe me bukurinë tënde joshe çdonjërin që kalonte pranë. Ju ofrove të gjithëve.” - Ezekeli 16:14, 15.KiM 369.3
Shumë kisha Protestante po ndjekin shembullin e Romës duke lidhur u padrejtësisht me mbretërit e botës” - domethënë me kisha e shtetit nëpërmjet marrëdhënieve të tyre me qeveritë sekulare; ndërsa sekte të tjera fetare, duke kërkuar dashamirësinë e botës. Kështu termi “Babiloni” - çrregullim - mund t’i vishet saktësisht këtyre organizatave, që të gjitha pa përjashtim deklarojnë se doktrinat e tyre rrjedhin nga Bibla, e në të njëjtën kohë janë grupuar në një numër të madh sektesh, secila me teoritë dhe praktikat e veta që konrtadiktojnë tërësisht ato të të tjerëve.KiM 370.1
Kishat që u ndanë nga Roma ruajnë, përveç aleancës mëkatprurëse me botën edhe disa nga karakteristikat e tjera të saj.KiM 370.2
Një punim i Kishës Katolike të Romës thekson se “në qoftë se Kisha Romane fajsohet për idhujtari përsa i përket shenjtorëve të saj, bija e saj, kisha e Anglisë që ka dhjetë kisha që i përkushtohen Marisë për një kishë që i përkushtohet Krishtit, është po aq fajtore.” - Richard Challoner, “The Catholic Christian Instructed”, parathëne, f 21, 22.KiM 370.3
Dhe Doktor Hapkins në “Një traktat mbi njëmijëvjeçarin” deklaron; “Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë se fryma dhe praktikat antikristiane janë të kufizuara vetëm brenda asaj që njihet sot me emrin Kisha e Romës, Kishat Protestante përmba-jnë në vetvete shumë elemente antikristiane dhe kanë shumë për të bërë që të mund të heqin dorë nga korrupsioni dhe ligësia.” - Samuel Haptuns, “Works”, vol 2, f 328.KiM 371.1
Duke shkruar rreth ndarjes së Kishës Presbiteriane nga ajo e Romës Doktor Guthri deklaron; “Përpara treqind vjetësh kisha jonë duke ngritur Biblën si flamur dhe me moton “Studioni Shkrimet e Shenjta” ai shtron pyetjen: “Po a dolë vallë krejtësisht të pastër nga Babilonia?” - Thomas Gjthri, “The Gospel isn Ezeki-el”, f 237.KiM 371.2
“Duket sikur Kishën e Anglisë, - thotë spurgeoni, - e bren nga brenda krimbi i ceremonive; mospajtimi që ekziston për momen-tin është thurrur keqas me pabesinë filozofike. Të gjithë ata që mbanin për njerëz të mirë po u kthejnë kurrizin njeri pas tjetrit themeleve të besimit. Besoj se lulja e kombit anglez po vyshket nga një pabesi e mallkuar që ka akoma guximin të dalë në podi-umet e kishave dhe ta quaj veten të krishterë.KiM 371.3
Cila ishte origjina e këtij mohimi të madh? Si u largua fillimisht kisha nga thjeshtësia e Ungjillit? Kjo ndodhi falë përputhjes me praktikat e paganizmit në mënyrë që paganët të pranonin Kris-tianizmin. Që në kohën e tij apostulli Pal deklaronte kështu: “Vërtet, fuqia e padrejtësisë tashmë po punon.” - 2 Selanikasve 2:7. Gjatë kohës që apostujt ishin gjallë, kisha qëndroi relativisht e pastër. Por “nga fundi i shekullit të dytë në pjesën më të madhe të kishave mbizotëronin një formë e re; humbi thjeshtësia e dikurshme dhe pa e kuptuar, ndërsa nxënësit e parë pushonin në varre, në skenë dolën pasardhësit e tyre dhe të krishterët e rinj që rimoderuan dhe rinovuan kauzën e të parëve të tyre” - Robert Robinson, “Ecclesiastical Researches”, kap 6, par 17, f 51. Në mënyrë që kishat të shtoheshin me anëtarë të rinj, standarti dinjitoz i besimit kristian u mënjanua, dhe në kishë mbizotëroi një rrymë pagane që solli me vete za-konet, ceremoniale dhe idhujt e saj.” - Gavazzi, “Lectures”, f 278. Me të fituar simpatinë dhe përkrahjen e sunduesve sekularë, feja kristiane u pranua nga një numër i madh njerëzish; por ndërsa pretendonin se ishin të krishterë të mirë pjesa më e madhe e tyre mbetën në vetvete paganë duke vazhduar t’i adhuronin idhujt e tyre në fshehtësi.” - Po aty, f 278.KiM 371.4
A nuk është përsëritur i njëjti proçes në pothuajse të gjitha kishat Protestante? Me të vdekur themeluesit, ata që zotëronin frymën e vërtetë të reformës, në skenë dilnin pasaardhësit e tyre që “rimodelonin kauzën.” Ndërsa nga njëra anë të kapur verbërisht pas besimit të Baballarëve të tyre ata s’pranonin asnjë të vërtetë tjetër përveç atyre që kishin trashëguar, nga ana tjetër këta fëmijë të reformatorëve hoqën dorë nga shembulli i përuljes, vetmohimit dhe mospërfilljes ndaj botës, shembull qëdikur e ndiqnin paraardhësit e tyre. Kështu “humbi thjeshtësia e mëparëshme”. Dhe rryma tokësore sjell me vete në kishë “Zakonet, ceremonitë dhe idhujt e saj.”KiM 372.1
Oh sa e rëndësishme ishte tani miqësia me botën që do të thoshte “armiqësi me Perëndinë” për “të ashtuquajtur” ndjekës të Krishtit! Pjesa më e madhe e kishave në të gjitha vendet kris-tiane janë larguar kaq shumë nga standarti biblik i përulësive, vetëmohimit, thjeshtësisë dhe mirësisë! Duke folur për përdo-rimin e drejtë të të hollave John Westey thotë: “Mos harxhoni asnjë lek vetëm që të blini diçka që do t’u kënaqë syrin, veshje të mrekullueshme dhe të shtrenjta, stoli të panevojshme. Mos i shpenzoni kot të hollat që ta rregulloni shtëpinë në mënyrë të habitshme, duke blerë mobilje lluksoze dhe të shtrenjta, piktura të veshura me varak dhe porttrete të kushtueshme ... Mos lësho nga dora lek për të fituar kështu admirimin dhe lëvdatat e të tjerëve dhe për të blerë krenarinë që ofron jeta ... Për aq kohë sa të bësh mirë, njerëzit do të flasin mirë për ty. Për aq kohë sa të vishesh me rroba të purpurta dhe të bukura dhe të ushqehesh me gjithë të mirat, shumë njerëz, pa dyshim, do të duartrokasin elegancën, guston, bujarinë dhe mikëpritjen tënde.KiM 372.2
Por mos e bli kaq shtrenjt duartrokitjen e tyre. Më mirë kënqu me nderin që të jep Perëndia.” - Wesley, “”Works”, Shërbesa 50, “The Use of Money”. Por ne shumë kisha të ditëve tona një mësim i tillë as nuk përfillet fare.KiM 372.3
T’i përkasësh një feje të caktuar është më se e zakonshme për botën. Sundimtare, politikane, avokatë, doktorë, tregtarë bashkohen me kishën në mënyrë që të fitojnë respektin dhe besimin e shoqërisë dhe t’u japin një shtyrje përpara interesave të tyre tokësore. Kështu, ata përpiqen që t’i mbulojnë veprimet e tyre të padrejta nën pseudobesnikërinë ndaj Kristianizmit. Or-ganizmat e ndryshëm fetarë, të riformuar nga pasuria dhe influ-enca e këtyre anëtarëve të pushtetshëm, kërkojnë të kenë akoma më shumë popullaritet dhe përkrahje. Në rrugët kryesore ngrihen kisha të mrekullueshme, zbukuruar në mënyrë të ekzagjeruar. Adhuruesit vijnë të veshur me rroba të kushtuesh-me dhe moderne. Dhe pastori i talentuar paguhet shumë që t’i tërheqë dhe t’i zbavisë këta njerëz. Shërbesat e tyre nuk duhet të prekin problemin kritik të mëkatit, por duhet të jenë të këndshme dhe lajkatare për veshët e njerëzve modernë. Kësh-tu, ndërsa listat e kishës shtohen me mëkatarë modernë, mëkatet moderne fshihen prej tyre nën petkun e dashurisë dhe respektit për Zotin.KiM 372.4
Duke komentuar qëndrimin e të “të ashtuquajturve” të krishterë në lidhje me botën, një nga gazetat kryesore sekulare thotë: “Pa kuptuar, kisha i është dorëzuar frymës së kohës dhe ia kapërshtatur format e saj nevoja moderne.” “Kisha përdor si in-strument të sajin gjithçka që e bën fenë tërheqëse.” Dhe një reporter i gazetës “New York Indipendendent” shkruan kështu përsa i përket metodizmit: “Vija e ndarjes mes besimtarëve dhe të pafeve po fshihet dhe nga të dyja anët e saj, njerëz të zell-shëm, po punojnë që t’u vënë kapakun ndryshimeve mes mënyrave të tyre të veprimit dhe argëtimit.” “Popullariteti i fesë synon që të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e atyre që përfitojnë prej saj duke i larë duart nga detyrat që shtrohen para tyre.”KiM 373.1
Howard Krosbi thotë: “Është shumë shqetësuese kur shikon sesi kisha e Krishtit i përmbush në një shkallë kaq të ulët synimet e Zotit të saj. Si çifutët e hershëm, që falë aleancës me kombet pagane ia mbyllën Perëndisë dyert e zemrave të tyre, ... ashtu po heq dorë tani nga metodat hyjnore të jetës së vërtetë edhe ki-sha e Jezusit dhe po dorëzohet përpara zakoneve të rrezikshme, edhe pse shpesh, duken kaq bindëse, të një shoqërie antikristi-ane, duke përdorur argumente dhe duke arritur në konkluzione krejtësisht të huaja për qëllimet e Zotit dhe të dëmshme për rritjen në besim të anëtarëve të saj. Shkaku i vetëm i të gjithë kësaj gjendje - pajtimi i gabuar m e një botë të pabesë.” - “The healthy Christian: An appeal to të church”, f 141, 142.KiM 373.2
Në këtë çrregullim, ku të gjithë interesohen për gjëra tokësore dhe dëshirojnë vetëm të argëtohen, nuk ka vend për vetësakrifikim dhe vetëmohim në emër të Jezusit. “Disa nga burrat dhe gratë që tani luajnë një rol aktiv në kishat tona, kur ishin fëmijë, janë mësuar që të sakrifikojnë në mënyrë që të kenë mundësinë të japin apo të bëjnë diçka për Krishtin.”Por po u deshën fonde tani, ... askush nuk mund të japë. Oh, jo! Më mirë do të ishte sikur të kishte ndonjë ngjarje intrigante apo gazmore, ndonjë drekë apo diçka për të ngrënë - domethënë diçka që të mund t’i zbavisë njerëzit.”KiM 374.1
Guvernatori Washburn i Viskonsinës deklaroi gjatë fjalimit që mbante çdo vit, më 9 Janar 1873 kështu: “Ndjehet nevoja e nje ligji që të mund të shpërndajë çerdhet nga lindin bixhozçi. Këto gjenden kudo. Madje edhe kisha (padyshim padashur) po kryen disa herë punën e djallit. Koncerte, inicioativa dhe llotari të or-ganizuara për të nxjerrë të holla ndonjëherë shkojnë në ndihmë të qëllimeve fetare apo bamirëse, por që shpesh përdoren për të arritur synime pa vlerë. Llotaritë, çmimet, pakot etj ... përbëjnë mënyra fitimi të hollash, por jo vlerash shpirtërore. FItimi i të hollave apo pronave pa derdhur asnjë pikë djere është gjëja më demoralizuese dhe fyese veçanërisht për të rinjtë. Nuk është e çuditshme që duke parë se si njerëzit më të re-spektueshëm përfshihen në të tilla iniciativa të rastit ... dhe duke qënë të qetë shpirtërisht nga fakti se të hollat do të përdoren për një qëllim fisnik, të rinjtë të bien shpesh pre e entuziazmit që shkakton loja e kumarit.”KiM 374.2
Fryma e pajtimit me botën po pushton të gjitha kishat e krishtere. Atkins, në një shërbesë që mbajti në Londër, vizaton me ngjyra të errta gjendjen shpirtërore që mbizotëronte në An-gli, “Njerëzit me të vërtetë të ndershëm janë të paktë mbi tokë askush s’e ka më për zemër drejtësinë. Profesorëve të sotëm të fesë, të çdo kishe, u pëlqen më shumë bota, pajtohen me të, adhurojnë rehatinë dhe duan të ngjallin respekt tek të tjerët. Atyre u është bërë thirrje që të vuajnë bashkë me Krishtin por ata mblidhen grusht dhe përpara një qëllimi ... Mohim, mohim, mohim besimi; këto fjalë janë skalitur në ballë të kishës ... e sikur ata ta dinin këtë, ta ndjenin këtë shpresa mund të ekzistonte akoma; por oh! Ata mburren: “Ne jemi të pasur, rrethuar nga të mira dhe s’kemi nevojë për asgjë.” - Secon Advent Library, broshura nr 39.KiM 374.3
Babilonia ngarkohej me faj sepse ajo “i detyroi të gjitha kom-bet të pinin verën e fortë të pabesisë së saj.” Kjo kupë helmi që ia paraqet botës ajo vetë, përfaqëson doktrinën e rreme që pranoi ajo si rezultat i lidhjes së paligjshme me më të pushtetshmit e tokës. Miqësia me botën korrupton besimin mbi botën duke përqafuar dhe përhapur doktrina që kundërshtojnë thëniet më të qarta të Shkrimit të Shenjtë.KiM 375.1
Roma ua fshehu njerëzve Biblën dhe u kërkoi që të pranonin mësimet e sah në vend të Shkrimit të Shenjtë. Ishte Reforma Sioni ai ua riktheu popujve fjalën e Perëndisë, po a nuk është mëse e vërtetë që në kishat e ditëve tona njerëzit mësohen që ta mbështesin besimin tek opinionet e tyre personale dhe mësimet e kishës dhe jo tek fjala e Zotit? Duke folur për kishat Protestante Karl Beecher thotë: “Ata dridhen nga çdo fjalë e pahijshme që drejtohet kundër opinioneve të tyre me të njëjtën ndjeshmëri me të cilën baballarët e tyre do të ishin dridhur nga çdo fjalë e pahijshme që mund të drejtohej kundër respektit ndaj martirëve dhe shenjtorëve, respekt që i kishte rrënjët ngulur thellë në zemrat e tyre ... Sektet Protestante ia lidhën duart kaq keq njëritjetrit dhe vetvetes sa, përmes kësaj thirrjeje, dikush nuk mund të bëhej kurrë predikues pa pranuar disa libra të tjerë përveç Biblës ... Gjithshka është mëse reale kur thuhet se fuqia e asaj që ata besojnë po fillon t’ia mbylli derën Biblës ashtu siç bëri Roma dikur, Beçse në një mënyrë më të zgjuar.” - Shërbesa e mbajtur në Fort Wayne, Indiana më 22 Shkurt 1846 mbi temën “The Bible a Sufficient Creed” (Bibla një besim mëse i mjaftueshëm).KiM 375.2
Kur mësues besnikë u përpoqën që ta shpjegonin fjalën e Perëndisë, në skenë u shfaqën njerëz te ditur, pastorë, që duke deklaruar se i kuptonin Shkrimet e Shenjta, u dhanë doktrinave të qarta emrin herezi dhe kështu ua prenë hovin atyre që kër-konin të vërtetën. Sikur bota të mos ishte e helmuar në këtë pikë nga vera e fortë e Babilonisë, me mijëra njerëz do të ishin bindur nga të vërtetat e qarta dhe fshikulluese të Biblës dhe do të kishin përjetuar shndërrim shpirtëror. Por besimi fetar duket kaq i ngatërruar dhe çorientues sa njerëzit nuk dinë se çfarë të be-sojnë si të vërtetë. Mospërputhja mëkatare po troket në dyert e kishave.KiM 375.3
Mesazhi i engjëllit të dytë të kapitullit 14 të Apokalipsit u predikua për herë të parë në verën e vitit 1844 dhe gjatë asaj kohe, mund të zbatohej praktikisht dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë në kishat amerikane, ku paralajmërimi për gjykim ishte shpallur dhe njëkohësisht mohuar në një shkallë të gjerë dhe ku rënia morale e kishave kishte qënë nga më të shpejtat. Por mesazhi i engjëllit të dytë nuk u përmbush plotësisht në vitin 1844. Kishat ia prenë rrugën dritës që mbarte në vetvete mesazhi i ardhjes dhe rrjedhimisht, përjetuan një rrënim moral; por edhe rrënimi nuk ishte tërësor. Ndërsa kanë vazhduar t’u presin rrugën të vërtetave të veçanta që kanë të bëjnë me kohën që jetojmë, ato janë fundosur gjithnjë e më shumë, por sidoqoftë s’mund të thuhet akoma që “Ra, ra Babilonia ... sepse i detyroi të gjitha kombet që të pinin verën e fortë të pabesisë së saj.” Ajo s’i ka detyruar akoma të gjitha kombet që ta bëjnë një gjë të tillë. Fryma e pajtimit me botën dhe e mospërfilljes ndaj të vërtetave kyçe që kanë të bëjnë me kohën tonë, ekziston dhe është rimëkëmbur në kishat Protestante të të gjithë shteteve të krishtera; dhe këto kisha kanë braktisur në mënyrë të tmerrshme dhe absolute mesazhin e engjëllit të dytë. Megjithatë mohimi i besimit nuk ka arritur akoma kulmin e tij. KiM 376.1
Bibla deklaron se përpara ardhjes së Zotit, Satani “do të bëjë gjithfarë mrekullish, shenjash dhe çudish të rreme. Do t’i mashtrojë të gjithë të humburit me anë të magjisë së tij” dhe ata që “nuk e deshën dhe nuk e pranuan të vërtetën që do t’i kishte shpëtuar,” “do t’i besojnë gënjeshtrës” - Letra e dytë e Selanu-kasve 2:3-11. Me t’u vendosur një gjendje e tillë, ku bashkimi i kishës me botën do të mbizotërojë në të gjitha vendet kristiane, do të përfundojë edhe rënia e Babilonisë. Ndryshimi është pro-gresiv dhe përmbushja e plotë e kapitullit 14 tëApokalipsit vera 8 dhe i përket së ardhmes. KiM 376.2
Pavarsisht nga errësira shpirtërore dhe moskokçarja për Perëndinë që mbretërojnë në kishat që përbëjnë Babiloninë, trupi i ndjekësve të vërtetë të Krishtit është akoma i lidhur. Ka shumë prej tyre që s’i kanë vënë re kurrë të vërtetat e veçanta të kohës sonë. Jo pak prej tyre janë të pakënaqur nga gjendje në të cilën ndodhen dhe duan me shpirt akoma më shumë dritë. Ata kërkojnë më kot imazhin e Krishtit brenda kishave të cilave u përkasin. Ndërsa hendeku midis këtyre kishave dhe të vërtetës zgjerohej gjithnjë e më tepër dhe ato lidhen akoma më fort me botë, ndryshimi mes këtyre klasave do të thellohet dhe përfundimisht, kjo do të çojë në ndarjen e tyre. Do të vijë një kohë kur ata që e duan Zotin mbi gjithçka tjetër nuk do të mund të qëndrojnë më të lidhur me ata “që duan më shumë kënaqësitë sesa Perëndinë dhe megjithëse ruajnë akoma një formë besimi mohojnë fuqinë që rrjedh prej tij.”KiM 376.3
Kapitulli 18 i Apokalipsit flet pë kohën kur, për shkak të mohimit të paralajmërimit të trefishtë të Apokalipsit 14:6-18, kisha do të kishte aritur fazën që përshkruhet në mesazhin e engjëllit të dytë dhe popullit të Perëndisë që akoma ndodhej në Babiloni, do t’i jepet botës dhe është ky mesazh, që do t’i japë fund punës së nisur. Kur ato që “nuk pranuan t’i besonin së vërtetës. por që gjenin kënaqësi në atë që nuk i përgjigjet vullnetit të Perëndisë.” (Letra e dytë e Salanikasve 2:12) do të zhgënjehen dhe do t’i besojnë genjeshtrës, drita e të vërtetës do të ndriçojë mbi të gjithë ata, zemrat e të cilëve janë të hapura për ta pranuar atë dhe të gjithë fëmijët e Zotit që kanë mbetur në Babiloni, do të dëgjojnë thirrjen, “Dil prej saj, populli im.” (Apokalipsi 18:4).KiM 377.1
1. Cila fuqi është e përfaqësuar nga Babilonia tek Zbulesa 17? Cilat janë “bijat” e saj? KiM 377.2
2. Çfarë lidhje ekziston ndërmjet Krishtit dhe njerëzve të Tij? Çfarë mund ta bëjë këtë lidhje që të prishet? KiM 377.3
3. Në vitet 1844, mijëra besimtarë të Krishterë i lanë kishat e tyre. Çfarë ndryshimesh ndodhën në shumë kisha Protestante në SHBA në ato vite? KiM 377.4