11.—Protestat e Princave
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
11.—Protestat e Princave
Një nga dëshmitë më fisnike të ReformaSionit ishte Protesta e princërve të krishterë gjermanë, që u manifestua në Dekretin e Spirës dhe që njihet në histori si Dita e Madhe e ReformaSionit (Diet of Spires) të 1529. Guximi, besimi dhe qëndrueshmëria e këtyre njerëzve të Zotit solli si rezultat lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes për shekuj me radhë. Protesta e tyre i dha emrin “Protestante” kishës së reformuar. Parimet e saj përbëjnë “Esencën e Protestanizmit”.- D’Aubigne, b.13; k.6.KiM 189.1
ReformaSioni ballafaqohej me ditë të errta dhe kërcënuese. Duke mos iu përmbajtur Dekretit të Wormit që ndalonte mësi-min ose besimin e doktrinave të tij dhe që e konsideronte vetë Luterin si të jashtëligjshëm, liria e besimit triumfoi në të gjithë perandorinë. Kujdesi i Zotit kishte mbajtur nën kontroll të gjitha forcat, që kundërshtonin të vërtetën. Mbreti Karli III kishte ven-dosur ta shkatërronte ReformaSionin, por sa herë që ngrinte grushtin për të goditur detyrohej të ndryshonte drejtimin e goditjes. Sa herë që shkatërrimi i menjëhershëm i atyre që kishin guxuar të kundërshtonin Romën dukej i pashmangshëm, në momentin kritik, ushtritë turke shfaqeshin papandehur në kufirin lindor, ose mbreti i Francës apo Papa vetë, xheloz ndaj madhështisë në rritje të perandorit, i shpallnin luftë atij; pra mes konflikteve dhe trazirave të kombeve, ReformaSioni forcohej dhe zgjerohej më tej. Më së fundi, monarkët - përkrahës të pa-patit i zunë frymën feudeve të tyre, që të gjithë këta të bashko-heshin në kauzën kundër Reformatorëve. Dekreti i Spirës në 1526 i kishte dhënë çdo shteti liri të plotë besimi deri në mbledhjen e një këshilli të përgjithshëm, por sapo kishte kaluar rreziku, të cilin e mënjanonte ky lëshim, perandori formuloi një Dekret të dytë të Spirës në 1529, me qëllim që të shkatërronte herezinë. Princërit duhet të nxiteshin, në qoftë se ishte e mun-dur me mjete paqësore, kundër ReformaSionit, por në qoftë se këto përpjekje do të dështonin Mbreti Karl ishte përgatitur për të përdorur shpatën.KiM 189.2
Përkrahësit e Papës u ngazëllyen. Ata u shfaqën në Spirë me qindra dhe manifestuan hapur urrejtjen e tyre kundër Reforma-torëve dhe kundër atyre që i favorizonin. Melanktoni tha: “Ne-veritja dhe mallkimi i botës është përqëndruar mbi ne, por Jezu Krishti do të kujdeset për njerëzit e tij të shkretë dhe do t’i shpëtojë ata”. - Ibid., b.13; K.5. Princërve evangjelistë iu ndalua në pritje të Dekretit të predikonin Ungjillin, madje edhe në banesat e tyre. Por njerëzit e Spirës ishin të etur për të dëgjuar Fjalën e Zotit dhe me mijëra grumbulloheshin në kishën e të zgjedhurit të Saksonisë, për të marrë pjesë në shërbesat që mbaheshin atje, pa pyetur për këtë ndalim. KiM 190.1
Kjo e përshpejtoi krizën. Një mesazh perandorak i bënte të ditur Kuvendit se meqënëse vendimi që pranonte lirinë e ndërgjegjes kishte krijuar çrregullime perandori kërkonte anulli-min e tij. Ky akt arbitrar ngjalli indinjatë dhe shqetësim mes të krishterëve evangjelistë. Njëri prej tyre tha: “Jezu Krishti ka rënë përsëri në duart e Kajfës dhe të Pilatit”. Katolikët romakë u bënë më të ashpër. Një përkrahës i zellshëm i papatit deklaroi:KiM 190.2
“Turqit janë më të mirë se Luterianët, sepse turqit e mbajnë kreshmën, ndërsa luterianët e thyejnë atë. Në qoftë se duhet të zgjidhnim mes Shkrimit të Shenjtë të Zotit dhe gabimeve të vjetra të kishës, ne do ta mohonim të parën (Shkrimin e Shen-jtë). Melanktoni tha: “Çdo ditë, si një trup i vetëm, Faberi me të tjerët hedhin gurë mbi ne dëshmitarët e lajmit të mirë”. -Ibid., b.13; K. 5.KiM 190.3
Liria e besimit ishte vendosur me ligj dhe shtetet kristiane vendosën të kundërshtojnë shkeljen e të drejtave të tyre. Luteri, që ishte akoma i dënuar nga dekreti i Wormit nuk lejohej që të merrte pjesë në kuvend, por bashkëpunëtorët e tij dhe princërit, që Zoti i kishte ngritur në këmbë në mbrojtje të kauzës së Tij, në këtë rast urgjence, kishin zënë vendin e Luterit. Fisniku Frederik i Saksonisë ish mbrojtës i Luterit kishte vdekur, por Duka John, vëllai dhe pasardhësi i tij e mirëpriti ReformaSionin me gëzim dhe tregoi guxim dhe energji të madhe në zgjidhjen e të gjitha problemeve, që lidheshin me interesat e besimit, duke qënë në të njëjtën kohë paqedashës.KiM 190.4
Priftërinjtë kërkuan që të gjitha shtetet, që kishin pranuar ReformaSionin t’i nënshtroheshin pa fjalë juridiksionit romak. Nga ana tjetër reformatorët shpallën lirinë që kishin fituar më parë. Ata nuk mund të lejonin që Roma të fitonte përsëri kontrollin mbi ato shtete që e kishin pranuar me aq gëzim fjalën e Zotit.KiM 191.1
Së fundi u propozua një kompromis, sipas të cilit në të gjitha ato vende ku ReformaSioni nuk ishte vendosur ende, Dekreti i Wormsit do të imponohej me rigorozitet dhe që ...” në të gjitha ato vende, ku njerëzit kishin devijuar prej tij dhe nuk mund të pajtoheshin me të pa rrezikun e një revolte ata të paktën nuk duhet të zhvillonin një reformë të re, nuk duhet të diskutonin mbi çështje të kundërta, nuk duhet të kundërshtonin festimet popullore dhe nuk duhet të lejonin që asnjë katolik romak të përqafonte Protestanizmin. - Ibid., b.13; k.5. Për kënaqësinë e priftërinjve dhe prelatëve të papatit një masë e tillë u miratua nga Kuvendi. KiM 191.2
Në qoftë se një dekret i tillë do të zbatohej, “ReformaSioni as mund të zgjerohej..... drejt vendeve që nuk e njihnin atë dhe as mund të vendosej mbi themele të shëndosha..... në vendet ku ekzistonte tashmë”. -Ibid.,b.13;K.5. Nuk do të kishte liri fjale. Nuk do të lejoheshin diskutimet. Dhe nga miqtë e ReformaSionit kërkohej që t’i nënshtroheshin këtyre kufizimeve dhe ndalimeve menjëherë. Dukej sikur shpresat e botës mbarë po shuheshin. KiM 191.3
“Rivendosja e hierarkisë romake... pa dyshim do të rikthente gjithë abuzimet e hershme”; dhe do të gjendej me dëshirë një shkak “për të përfunduar shkatërrimin e një pune, që ishte tron-ditur thellësisht”...nga fanatizmi dhe mosmarrëveshjet. - Ibid.,b.13;K.5.KiM 191.4
Ndërsa reformatorët takoheshin për konsultime ata shihnin të hutuar njeri - tjetrin në ankth. Pyetja kalonte nga njëri tek tje-tri: “Ç’duhet bërë” Probleme me rëndësi jetike për botën po rre-zikoheshin.” Do të nënshtrohen udhëheqësit e ReformaSionit dhe do ta pranojnë dekretin? Sa lehtë mund të gabonin Reformatorët nën ndikimin e një krizë të tillë, që ishte me të vërtetë e fuqishme. Sa shumë pretekse bindëse dhe arsye të vërteta mund të ishin gjetur për nënshtrim. Princat, përkrahës të Luterit, kishin garantuar ushtrimin e lirë të besimit. Të njëjtën lehtësi ki-shin të gjithë të tjerët, që kishin përqafuar idetë e rinovuara përpara miratimit të një mase të tillë. A nuk duhet t’i kënaqte kjo? Sa rreziqe do të shmangte nënshtrimi! Në çfarë rreziqesh dhe konfliktesh të panjohura do t’i zhyste kundërshtimi! Kush e dinte se çfarë mundësish do t’u ofronte e ardhmja? Le të për-qafojmë paqen, le të rrokim degën e ullirit që po na zgjat Roma dhe le të mbyllim plagët e Gjermanisë. Reformatorët mund ta kishin justifikuar, me argumente të tilla, ndërmarrjen e një rruge, e cila në një kohë të shkurtër, do të rezultonte me zhdukjen e kauzës së tyre.KiM 191.5
“Fatmirësisht ata vunë re parimin mbi të cilin ishte bazuar kjo marrëveshje dhe vepruan në besim. Cili ishte ky parim? Ishte e drejta e Romës për të kufizuar ndërgjegjen dhe për të ndaluar besimin e lirë. Po a nuk ishin ata vetë dhe ndjekësit e tyre protestantë që kënaqeshin me lirinë fetare? Po, si favor i kush-tëzuar në një marrëveshje, por jo si e drejtë e ligjshme. Parimi i autoritetit udhëhiqte gjithçka tjetër jashtë kësaj marrëveshjeje; për ndërgjegjen s’kishte vend. Roma ishte gjykatësi i paga-bueshëm dhe të gjithë duhej t’i bindeshin asaj. Pranimi i propozimit për një marrëveshje të tillë do të konfirmonte idenë se liria e besimit duhej të kufizohej brenda Saksonisë së refor-muar, ndërsa për sa i përket të krishterëve dhe shteteve kristi-ane - hetimi i lirë dhe shfaqja e besimit të reformuar konsidero-heshin krime dhe duhet të kontrolloheshin me përdorimin e hurit dhe birucave. A mund ta miratonin ata lokalizimin e lirisë së besimit? A mund të shpallnin botërisht se ReformaSioni kishte arritur tek shndërrimi i fundit, kishte zaptuar të fundit zonë veprimi? A mund të pranonin se të gjitha vendet që duronin sundimin e Romës për momentin ishin të destinuara ta duronin dominimin e saj përjetësisht? A mund të kërkonin Reformatorët pafajësinë për gjakun e atyre qindrave, mijërave njerëzve, që në zbatim të kësaj marrëveshjeje, duhet të vdisnin në vendet e sunduara nga papati? Kjo do të thoshte “tradhti ndaj kauzës së Ungjillit dhe lirive të të krishterëve dhe shteteve kristiane në këtë orë kritike”.- ....b.9;K15. Ata preferuan të flijonin gjithçka kishin, shtetet, kurorat dhe jetët e tyre - D’ Aubigne, b.13;K.5.KiM 192.1
“Të mos e pranojmë këtë vendim, thanë princat. - Shumica nuk ka fuqi kur është fjala për ndërgjegjen”. Deputetët dekla-ruan: “Vendimi i 1526-ës është burimi i vetëm i paqes që gëzon perandoria, anullimi i tij do të sjellë shumë shqetësime dhe ndarje në Gjermani. (Diet) duhet të ruajë këtë liri besimi deri në mbledhjen e këshillit”.- Ibid.,b.13;K.5. Mbrojtja e lirisë së ndërgjegjes është detyrë e shtetit dhe ky është kufiri i autoritetit të tij përsa i përket problemeve të fesë. Çdo qeveri, që përpiqet të rregullojë ose të detyrojë respektimin e normave të caktuara fetare, duke përdorur autoritetin e saj civil, flijon vetë parimin për të cilin Kristianët evangjeliste luftuan fisnikërisht.KiM 193.1
Përkrahësit e Papës vendosën të zbatonin të ashtuquajturën “kokëfortësi e marrë”. Ata filluan përpjekjet për të përçarë përkrahësit e ReformaSionit dhe për të frikësuar të gjithë ata që nuk ishin deklaruar hapur në favor të tij. Përfaqësuesit e qyte-teve të lira u grumbulluan përpara (Diet) dhe kërkuan të deklarohej nëse ata do t’i pranonin kushtet e këtij propozimi. Ata u lutën për më shumë kohë, por më kot. Kur u vunë në provë, pothuajse edhe një herë gjysma e numrit të tyre mbajtën anën e Reformatorëve. Të gjithë ata që refuzuan të flijonin lirinë e ndërgjegjes dhe të drejtën e gjykimit individual, e dinin mirë se një pozitë e tillë do t’i sillte kritika, dënime dhe persekutime në të ardhmen. Një nga delegatët tha: “Ne ose duhet të mohojmë fjalën e Zotit ose të digjemi”. - Ibid.,b.13; K.5.KiM 193.2
Mbreti Ferdinand, përfaqësuesi i perandorit në (Diet), vuri re se një vendim i tillë do të shkaktonte përçarje serioze, në qoftë se princat nuk do të detyroheshin ta pranonin dhe ta mbështet-nin atë. Prandaj ai u përpoq të përdorte bindjen, duke e ditur fare mirë se përdorimi i forcës do t’i bënte akoma më të ven-dosur ata njerëz. Ai iu lut princërve që ta pranonin vendimin, duke i siguruar se një akt i tillë do ta kënaqte se tepërmi peran-dorin”. Por këta burra besnikë njihnin një autoritet më të lartë se ai i sundimtarëve tokësorë dhe iu përgjigjën qetësisht: “Ne do t’i bindemi perandorit për gjithçka që do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe në nderimin e Zotit”.- Ibid., b.13; K.5.KiM 193.3
Në prani të (Diet) mbreti së fundi deklaroi përpara të zgjedhurve dhe miqve të tij se dekreti “do të përpilohej në formën e një vendimi perandorak”, dhe se “e vetmja rrugë për ta ishte t’i nënshtoheshin shumicës”. Me të mbaruar së foluri, ai u largua nga asambleja, duke mos i dhënë mundësi Reformato-rëve për ta shqyrtuar problemin apo për t’u përgjigjur.” Më kot dërguan një delegaSion për t’iu lutur mbretit që të kthehej”. Protestave të tyre ai iu përgjigj: “kjo punë ka mbaruar; vetëm nënshtrimi ka mbetur”.- Ibid., b.13;k.5.KiM 194.1
Pala perandorake ishte e bindur se princat kristiane do të mbështetnin idenë se Shkrimet e Shenjta ishin shumë më supe-riore se doktrinat dhe kërkesat njerëzore dhe ata e dinin se pranimi i këtij parimi do të sillte rrënimin e papatit. Por si mijëra të tjerë përpara tyre, duke vënë re vetëm “gjërat e dukshme”, ata u gënjyen nga idea se kauza e perandorit dhe Papës ishte e fuqishme, ndërsa ajo e Reformatorëve e dobët. Reformatorët po të ishin mbështetur vetëm tek ndihma njerëzore, do të ishin me të vërtetë aq të pafuqishëm sa mendonin edhe përkrahësit e Papës. Ata ishin të fuqishëm edhe pse të pakët në numër dhe në grindje me Romën. Ata u drejtuan “nga raporti i (Diet) tek fjala e Zotit, nga perandori Karl tek Jezu Krishti - Mbret i mbretërve dhe Zot mbi Zotët”.- Ibid.,b.13;k.6.KiM 194.2
Ashtu si Ferdinandi që kishte refuzuar të merrte parasysh bindjet e tyre, ashtu edhe princat vendosën të mos i kushtonin vëmendje mungesës së tij, por ta paraqisnin protestën e tyre përpara Këshillit Kombëtar pa vonesë. Një deklaratë solemne u përpilua dhe u paraqit përpara (Diet).KiM 194.3
“Ne protestojmë me anë të këtij dokumenti, përpara Zotit, i cili është i vetmi Krijues, Mbrojtës, Çlirues dhe Shpëtimtar dhe që një ditë do të bëhet Gjykatësi ynë, ashtu si përpara të gjithë njerëzve dhe gjithë krijesave, në emrin tonë dhe në emër të përkrahësve tanë, duke deklaruar se nuk miratojmë dhe nuk jemi dakort me asnjë pikë të vendimit të propozuar, ashtu si nuk pranojmë asgjë që është në kundërshtim me Zotin, me fjalën e Tij të shenjtë, me ndërgjegjen tonë dhe me shpëtimin e shpirtrave tanë”. Ne miratojmë zyrtarisht këtë dekret:KiM 194.4
1. “Ne shpallim se edhe kur Zoti i Plotëfuqishëm thërret dikë për t’i zbuluar pjesë nga dija e Tij, përsëri ky njeri nuk mund të ketë gjithë njohurinë e Zotit!” Nuk ka asnjë doktrinë të vërtetë, përveç atyre që janë në përputhje me fjalën e Zotit.....Zoti ndalon mësimin e ndonjë doktrine tjetër..... Shkrimet e Shenjta duhet të shpjegohen nga tekste të tjera nga këto shkrime që janë më të qarta.....ky Libër i Shenjtë, i thjeshtë për t’u kuptuar dhe i mjaftueshëm për të shpërndarë errësirën, është më se i nevojshëm për të Krishterët për gjithçka. Ne jemi të vendosur, me hirin e Zotit, t’i ruajmë të pastra dhe të vetme mësimet e kësaj fjale, ashtu siç janë përfshirë në librat biblikë të Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, pa u shtuar asgjë më tepër, që mund të jenë të kundërta me to. Kjo fjalë është e vërteta e vetme; është rregulli i sigurt i të gjitha doktrinave dhe e jetës dhe nuk mund të dështojë ose të na mashtrojë. Ai që ndërton mbi këtë themel do t’u qëndrojë të gjitha fuqive të ferrit, ndërsa të gjitha kotësitë njerëzore që do të përpiqen ta kundërshtojnë atë do të zhvleftësohen përpara syve të Zotit”.KiM 195.1
“Për këtë arsye ne e flakim tej dhunën që na imponohet”. “Në të njëjtën kohë ne presim që Madhëria e tij perandorake të sillet kundrejt nesh si një princ kristian, i cili e do Zotin mbi gjithçka tjetër, dhe ne deklarojmë se jemi të gatshëm të shfaqim dashuri dhe bindje kundrejt atij dhe kundrejt jush, lord fisnik, si detyra jonë legjitime”. - Ibid.,b.13;k.6.KiM 195.2
(Diet) u impresionua thellësisht. Pjesa më e madhe u çuditën dhe u alarmuan nga qëndrueshmëria e protestantëve. E ardhmja shfaqej para tyre e stuhishme dhe e pasigurt. Mosmarrëveshjet, konfliktet dhe gjakderdhja dukeshin të pashmangshme. Por Re-formatorët, të sigurt për drejtësinë e kauzës së tyre, duke u mbështetur mbi krahun e të Gjithëpushtetshmit ishin të mbushur me guxim dhe qëndrueshmëri.KiM 195.3
“Parimet e paraqitura në këtë Protestë...përbejnë vetë bazën esenciale të Protestanizmit. Pra, kjo Protestë kundërshton dy lloj abuzimesh njerëzore në çështje fetare: i pari është imponimi i gjykatësve civile dhe i dyti autoriteti arbitrar i kishës. Në vend të këtyre abuzimeve, Protestanizmi nxjerr në pah fuqinë e ndërgjegjes mbi gjykatësin dhe autoritetin e fjalës së Zotit mbi kishën tokësore. Para së gjithash ai mohon fuqinë njerëzore mbi çështjet hyjnore dhe përsërit thënien e profetëve dhe apos-tujve: “Ne duhet t’i bindemi Zotit e jo njerëzve”. Përballë kuro-rës njerëzore të Karlit V ai ngre lart kurorën mbretërore të Jezu Krishtit. Por ai shkon edhe më tej: parashtron parimin se të gjitha mësimet njerëzore duhet t’i nënshtrohen profecive të Zotit”. - Ibid., b.13;k.6. KiM 195.4
Protestanët e kishin afirmuar disa herë të drejtën e tyre për t’i shprehur haptazi bindjet e tyre mbi të vërtetën. Ata jo vetëm do t’i lexonin e do t’i bindeshin, por edhe do t’u mësonin të tjerëve atë që përfaqësonte fjala e Zotit, duke u mohuar të drejtën priftërinjve dhe magjistratëve për të ndërhyrë. Protesta e Spirës ishte një dëshmi solemne kundër robërise fetare dhe doli në mbrojtje të së drejtës së njerëzve për ta adhuruar Zotin sipas bindjes së ndërgjegjeve të tyre.KiM 196.1
Deklarata u bë. U shkrua në kujtesën e mijërave dhe u regjistrua në librat e qiellit, ku asnjë përpjekje njerëzore nuk mund ta fshinte më. E gjithë Gjermania e pranoi Protestën si shprehje të besimit të saj. Kudo njerëzit vunë re në këtë deklaratë premtimin për një epokë të re e më të mirë. Një nga princat, duke iu drejtuar Protestantëve tha: “Ju mbroftë i Plotëfuqishmi, që ju ka dhënë mirësi për të rrëfyer energjikisht, hapur dhe pa frikë, në qëndrueshmëri kristiane deri kur të vijë ditë e përjetësisë”. Ibid.,b.13;k.6. Sikur pas arritjes së një farë suksesi, ReformaSioni të kishte fituar kohë për të siguruar sim-patinë e botës, ai s’do të ishte besnik as ndaj Zotit, as ndaj vetvetes dhe do të kishte sjellë shkatërrimin e tij të plotë. Përvoja e këtyre Reformatorëve fisnikë është një mësim për të gjithë brezat e mëvonshëm. Mënyra e punës së Satanit kundër vetë Zotit dhe fjalës së Tij nuk ka ndryshuar; ai është po aq kundër Shkrimit të Shenjtë si udhëzues në jetë sa ka qënë edhe në shekullin e 16 - të. Në kohën tonë vihet re një shkëputje e ndjeshme nga doktrinat dhe udhëzimet e tyre dhe ndjehet nevoja e rikthimit tek parimi i Protestantëve - tek Bibla dhe vetëm tek Bibla si rregulli i besimit dhe detyrës. Satani akoma punon me të gjitha mjetet që ka nën kontroll për të zhdukur lirinë e besimit. Ajo fuqi antikristiane, që u mohua nga protestanët e Spirës, po përpiqet me energji të reja të rivendosë epërsinë e humbur. Besnikëria e patundur drejt fjalës së Zotit, që u mani-festua gjatë krizës së ReformaSionit, është sot e vetmja shpresë reforme.KiM 196.2
U shfaqën shenja rreziku për Protestantët; por kishte gjithashtu shenja, që tregonin se dora hyjnore ishte shtrirë në mbrojtje të besnikëve. Pikërisht gjatë kësaj kohe Melanktoni drejtonte me nxitim mes rrugëve të Spirës drejt Rinit shokun e tij Simon Grynaos, duke e shtyrë atë të kapërxente lumin. Ky i fundit, Simoni u çudit nga ky nxitim i madh. “Një burrë plak plot hirësi e solemnitet, i panjohur për mua - tha Melanktoni - m’u shfaq para syve dhe më tha: “Pas pak Ferdinandi do të dërgojë nëpunësit e drejtësisë për të arrestuar Grynaosin”.KiM 197.1
Atë ditë, Grynaosi ishte skandalizuar nga një shërbesë e mba-jtur nga Faberi, një doktor i papatit dhe në mbyllje kishte protestuar kundër mbrojtjes së “disa gabimeve të urryera”. Fa-beri fshehu inatin e tij për t’ia zbrazur mbretit, nga i cili mori urdhërin e arrestit për profesorin këmbëngulës të Haidelbergut. Melanktoni nuk kishte as më të voglin dyshim se Zoti e kishte shpëtuar shokun e tij, duke dërguar një nga engjëjt e Tij të shen-jtë për ta paralajmëruar atë.KiM 197.2
“Pa lëvizur, ai priti në brigjet e Rinit, derisa ujërat e lumit e ndanë Grynaosin nga persekutuesit e tij.” Më së fundi - thirri Melanktoni, kur e pa atë në bregun tjetër - më së fundi ai u shkëput nga kthetrat mizore të të gjithë atyre që kanë etje për gjak të pafajshëm. Kur u kthye në shtëpinë e tij, Melanktonin e informuan se ushtarët që po kërkonin Grynaosin e kishin kontrolluar atë fill e për pe. - Ibid., b.13;k.6.KiM 197.3
ReformaSioni duhej të nxirrej në pah përballë personave të pushtetshëm në tokë. Mbreti Ferdinand nuk i kishte dëgjuar princat evangjelistë, por atyre iu dha mundësia e prezantimit të kauzës së tyre në prani të perandorit dhe të funksionarëve të lartë shtetërore e kishëtare. Karli V një vit pas Protestës së Spirës, në mënyrë që të qetësonte konfliktet që shqetësonin perandorinë, thirri një (Diet) në Augsburg, të cilin pati si qëllim ta drejtonte vetë. Udhëheqësit protestantë u thirrën në mbledhje.KiM 197.4
Rreziqe të mëdha kërcënonin ReformaSionin, por përkrahësit e tij ia besuan kauzën e tyre Zotit dhe u zotuan të kapen fort pas Ungjillit. Anëtarët e këshillit u përpoqën që i zgjedhuri i Saksonisë të mos merrte pjesë në (Diet). Thuhej se perandori kërkoi pjesëmarrjen e princave, në mënyrë që t’u ngrinte atyre një kurth. “A nuk do të thotë të rrezikosh gjithçka po të shkosh e të bllokohesh brenda mureve të një qyteti bashkë me një armik të fuqishëm?” Por të tjerët deklaronin fisnikërisht: “Të veprojnë princat me guxim dhe kauza e Zotit do të shpëtojë”. “Zoti është besnik, Ai nuk do të na braktisë” - tha Luteri. - Ibid., b.14; k.2.KiM 198.1
I zgjedhuri filloi udhëtimin drejt Augsburgut, i shoqëruar nga suita e tij. Të gjithë e dinin rrezikun që e kërcënonte dhe shumë prej tyre shkonin përpara me çehre të prishur e me zemër të shqetësuar. Por Luteri që i shoqëroi deri në Koburg rigjallëroi besimin e tyre, duke kënduar himnin, që u shkrua gjatë atij udhëtimi “Zoti ynë është një kullë e fortë”. Shumë parandjenja të këqija u zhdukën, shumë zemra të shqetësuara u lehtësuan nga tingujt e melodisë frymëzuese.KiM 198.2
Princat reformatorë kishin vendosur t’i paraqisnin pikëpamjet e tyre në një formë sistematike, me dëshmi nga Shkrimet e Shenjta, përpara (Diet) dhe detyra e përgatitjes së saj u ishte besuar Luterit, Melanktonit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ky rrëfim u pranua nga Protestantët si parashtrim i besimit të tyre dhe ata u mblodhën që t’i bashkangjisnin emrat e tyre këtij dokumenti të rëndësishëm. Ishte kohë solemne, kohë prove. Reformatorët ishin të kujdesshëm që kauza e tyre të qëndronte jashtë problemeve politike. Ata mendonin se ReformaSioni nuk duhet të ushtronte ndikim tjetër, përveç atij që vjen nga fjala e Zotit.KiM 198.3
Ndërsa princat kristianë u bënë gati të nënshkruanin Rrëfimin, Melanktoni ndërhyri duke thënë: “Propozimi i gjërave të tilla i përket teologëve dhe misionarëve; le ta ruajmë autoritetin e autoriteteve tokësore për çështje të tjera”. “Zoti nuk u lejon - u përgjigj Gjoni i Saksonisë -të më përjashtoni. Unë jam i detyruar të bëj atë që është më e drejtë, pa u shqetësuar aspak për kurorën time mbretërore. Dëshiroj ta pranoj Zotin botërisht. Rroba dhe kapelja ime nuk janë më të çmuara për mua se kryqi i Jezu Krishtit”. Pasi foli ai shkroi në letër emrin e tij. Ndërsa një princ tjetër mori penën, ai tha: “jam gati të heq dorë nga gjithçka kam dhe nga jeta ime, nëse nderi i Zotit tim, Jezu Krishtit kërkon një gjë të tillë. Do të preferoja t’i mohoja shtetet e mia dhe el-ektoratin tim, të braktisja gjithçka të të parëve të mi, sesa të pranoja ndonjë doktrinë tjetër që nuk përfshihet në këtë Rrëfim”. - Ibid., b.14;k.6. Të tillë ishin besimi dhe guximi i këtyre njerëzve të Zotit.KiM 198.4
Koha e caktuar për t’u paraqitur përpara perandorit erdhi. Karli V i ulur në fron dhe i rrethuar nga të zgjedhurit dhe princat dëgjoi Reformatorët Protestantë. U lexua rrëfimi i besimit të tyre. Në atë asamble perandorake u paraqitën të vërtetat e Ungjillit dhe u vunë në dukje gabimet e kishës së Papës. Me të drejtë ajo ditë u quajt “Dita më e madhe dhe më e rëndësishme e ReformaSionit dhe një nga ditët më të lavdishme në historinë e Kristianizmit dhe të mbarë njerëzimit”. - Ibid., b.14;k.7.KiM 199.1
Vetëm pak vite kishin kaluar që kur murgu i Vitenbergut qëndronte i vetëm në Worms përpara këshillit kombëtar. Tani në vend të tij qëndronin princat më të fuqishëm dhe më fisnikë të perandorisë. Luterit nuk i lejohej pjesëmarrja në Augsburg, por ai ishte i pranishëm me fjalët dhe lutjet e tij. “Jam më se i lumtur - shkruante Luteri - që ia arrita kësaj dite, në të cilën Krishti KiM 199.2
1. Rrobë: me push, e purpurt - përdorej nga personat e zgjedhur gjatë shek.XVI.KiM 199.3
2. Kapele konike - shenjë e të zgjedhurve.KiM 199.4
është lartësuar publikisht nga rrëfyes të tillë të shquar, për-ballë një asambleje kaq dinjitoze”. - Ibid.,b.14;k.7. Kështu u përmbush ajo që shkruhej në Shkrimet e Shenjta: “Përballë mbretërve do të flas.....për ligjet e Tua”. Psalmi 119:46.KiM 199.5
Në kohën e Palit, Ungjilli për të cilin ai u burgos, u lexua përpara princërve dhe fisnikëve të qytetit perandorak. Në të tilla raste ajo që ishte ndaluar per t’u predikuar nga podiumi, deklarohej nga pallati mbretëror dhe ajo që konsiderohej si e papërshtatshme edhe për shërbëtorët, dëgjohej me habi nga pronarët dhe lordët e perandorisë. Mbretër dhe njerëz të mëdhenj përbënin auditorin, princa kurore ishin predikuesit dhe e vërteta mbretërore e Zotit përbënte shërbesën. Që nga koha apostolike - thotë një shkrimtar - nuk është kryer kurrë një punë kaq e madhe ose një rrëfim kaq i mrekullueshëm. - D’Aubigne, b.17;k.7.KiM 199.6
Gjithçka që thonë Luteranët është e vërtetë, ne s’mund ta mohojmë atë -deklaronte një bishop i papatit. A mund ta refu-zoni me arsye të shëndosha Rrëfimin e të zgjedhurit dhe ale-atëve të tij? - pyeti një tjetër anëtar i grupit të Doktor Eckut. “Jo” - ishte përgjigjja, sipas shkrimeve të apostujve dhe profetëve. “Po” - sipas atyre të Etërve dhe të këshillit. “E kuptova” - u përgjigj ai që pyeti. “Luteranët, sipas jush, u përmbahen Shkri-meve të Shenjta, kurse ne jemi jashtë tyre”. - Ibid., b.14;k.8.KiM 200.1
Disa nga princat gjermanë e përkrahën më vonë besimin e reformuar. Vetë perandori deklaroi se të gjitha nenet e Protestantëve ishin të vërteta. Rrëfimi u përkthye në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën dhe është pranuar nga miliona njerëz gjatë brezave të mëvonshëm si shprehje e besimit të tyre.KiM 200.2
Shërbëtorët besnikë të Zotit nuk po punonin vetëm. Ndërsa principatat, fuqitë dhe shpirtrat e së keqes po bashkoheshin kundër tyre, Zoti nuk i harroi njerëzit e tij. Sikur t’i kishin pasur sytë e hapur ata do të vinin re të njëjtën dëshmi të qartë të pranise hyjnore dhe ndihmë që dikur i ishte dhënë profetëve të lashtësisë. Kur shërbëtori i tij i tregoi Elishës ushtrinë armike, që duke i rrethuar nuk i kishte lënë asnjë mundësi shpëtimi, profeti u lut: “O Zot hapja sytë shërbëtorit tim që të shohë”. 2 Mbretërve 6:17. Dhe ja, malet ishin mbushur me kuaj e karro lufte të zjarrta, ushtria e qiellit ishte vendosur në poziSion për të mbrojtur njeriun e Zotit. Në të njëjtën mënyrë engjëjt mbrojtën pjesëmarrësit e kauzës së ReformaSionit.KiM 200.3
Një nga parimet e respektuara rreptësisht nga Luteri ishte parimi sipas të cilit nuk do të kërkohej përkrahja e ReformaSionit me anë të fuqive tokësore dhe nuk do të bëhej thirrje për të rrokur armët në mbrojtje të tij. Atë e gëzonte fakti se Ungjilli po përhapej me ndihmën e princërve të perandorisë, por kur ata propozuan që të krijonin një lidhje për mbrojtje, ai deklaroi se: “Doktrina e Ungjillit duhet të mbrohet vetëm nga Zoti...Sa më pak ndërhyrje njerëzore të përfitohet në këtë punë aq më e dukshme do të jetë ndërhyrja e Zotit në emër të saj. Sugjerimi i masave të tilla paraprake vinte si atribut i frikës së pabazë dhe mosbesimit mëkatar”. D’Aubigne, London ed.,b.10;k.14.KiM 200.4
Kur armiq të shumtë e të fuqishëm bashkuan forcat që të rrëzonin këtë besim të reformuar dhe kur mijëra shpata ishin gati të zhvisheshin nga milli, Luteri shkroi: “Satani po shpreh tërbimin e tij; bishopë e priftërinj të pafe po komplotojnë e ne na kërcënon lufta. Nxitini njerëzit të vinë me guxim përpara fronit të Zotit, me anë të besimit e lutjes, në mënyrë që armiqtë tanë, të mundur nga Shpirti i Zotit të ruajnë qetësine e paqen. Lutja është dëshira dhe puna jonë kryesore. Le t’i mësojmë njerëzit se tani para tyre janë shfaqur shpata dhe zemërimi i Satanit dhe le të luten”. - D’Aubigne,b.10;k.14.KiM 201.1
E përsëri më vonë, duke iu referuar idesë së një lidhjeje që e kishin në mend princat reformatorë, Luteri deklaroi se e vetmja armë që duhet të përdoret në këtë ndërmarrje është “Shpata e Shpirtit”. Ai i shkruante të zgjedhurit të Saksonisë “Ne nuk na lejon ndërgjegjja të aprovojmë këtë aleancë që na propozohet. Ne do të parapëlqenim më mirë të vdisnim dhjetë herë, sesa të shihnim se si kauza e Ungjillit të shkaktonte derdhjen e një pikë të vetme gjaku. Nga ana jonë ne duhet të jemi si ata qingjat, që janë gati për therje. Ne duhet të durojmë kryqin e Krishtit. Hirësia juaj nuk duhet të frikësohet. KiM 201.2
Lutjet tona do të bëjnë shumë më tepër se të gjitha lëvdatat e armiqve tanë. Mos i lani duart me gjakun e vëllezërve tuaj. Në qoftë se perandori kërkon paraqitjen tonë në gjyq ne jemi gati të paraqitemi. Ju nuk mund ta mbroni besimin tonë, secili duhet të jetojë pasigurinë dhe rrezikun e vet.- Ibid.,b.14;k.1.KiM 201.3
Nga vendi sekret i lutjeve doli fuqia, që tronditi botën gjatë ReformaSionit të Madh. Pikërisht atje, me një qetësi të shenjtë, shërbëtorëte Zotit rifituan fuqi, duke u mbështetur tek shkëmbi i premtimeve të Tij. Gjatë përpjekjeve në Augsburg, Luteri nuk kaloi asnjë ditë pa i dedikuar të paktën tri orë lutjes e këto orë veçoheshin nga orët e zgjedhura për studim. Në vetmi, në dhomën e tij atë e kishin dëgjuar teksa i hapte zemrën Zotit me fjalë “adhurimi, frike dhe shprese, ashtu si dikush që flet me mikun e tij”.KiM 201.4
“E di se Ti je Ati dhe Zoti ynë” - thoshte “dhe se Ti do t’i shpërndash persekutorët e fëmijëve të Tu, sepse Ti vetë je në rrezik bashkë me ne. E gjithë kjo çështje të përket Ty dhe ne kemi marrë pjesë në të falë forcës Tënde. Prandaj mbrona o At!” - Ibid., b.14; k.6.KiM 202.1
Ai i shkruante kështu Melanktonit, që ishte dërrmuar nga barra e ankthit dhe frikës: “Hir e paqe në Krisht - po them në Krisht dhe jo në botë. Amin. I urrej me gjithë fuqinë time këto shqetësime të mëdha (ekstreme) që po të konsumojnë. Nëse kauza nuk është e drejtë braktise, por në qoftë se kauza është e drejtë pse nuk duhet të besojmë premtimet e Atij që na urdhëron të flemë pa frikë?... Krishti nuk do të mungojë sa herë punohet për të vërtetën e drejtesine. Ai jeton, Ai mbreteron, e pse duhet te kemi frike?”- Ibid.,b. 14; k.6.KiM 202.2
Zoti i dëgjoi lutjet e shërbëtorëve të Tij. Ai u dha hir dhe guxim princërve dhe misionarëve për ta ruajtur të vërtetën kundër sunduesve të errësirës së kësaj bote. Zoti thotë: “Unë vë në malin e Sionit një gur, gur themeli të zgjedhur e të çmuar. Kush i beson atij, nuk do të pësojë humbje”. 1 Pjetri, 2:6. Re-formatorët protestantë i kishin besuar Krishtit dhe dyert e ferrit nuk mund t’i mposhtnin ata.KiM 202.3
1. Çfarë kompromisi iu ofrua princave në favor të Reformimit nga Kisha e Romës? Përse e refuzuan princat atë? KiM 202.4
2. Shpjegoni konceptin e lirisë së besimit. KiM 202.5
3. Çfarë parimesh, që ishin në esencë të “protestave të princave”, përcaktonin Protestantizmin? A janë ende relevante ato? KiM 202.6
4. Sa të rëndësishme ishin lutjet dhe studimi Biblik në jetën e Luterit dhe të princave? Si u jep njerëzve kurajo për të përballuar sfidat dhe konfliktet e përditshme, marrëdhënia personale me Krishtin? KiM 202.7