22.—Profecia e Përmbushur
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
22.—Profecia e Përmbushur
Me kalimin e kohës, kur mendohej dhe pritej ardhja e dytë e Zotit - pas pranverës së vitit 1844 -ata besonin me gjithë shpirt se Ai do të vinte, kishin arsye që të ndjeheshin të çoroditur dhe të sigurtë. Ndërsa bota i konsideronte këta njerëz të dështuar dhe të zhgënjyer, fjala e Perëndisë mbeti për ta i vetmi burim ngushëllimi. Shumë prej tyre vazhduan t’i besonin me vëmendje Shkrimet e Shenjta duke shqyrtuar sërisht provat e besimit të tyre dhe duke i studiuar me kujdes profecitë për t’u ndriçuar nga drita e tyre. Dëshmitë që sillte Bibla në mbështetje të gjendjes në të cilën ndodheshin ata, ishin të qarta dje vendimtare. Shenja që edhe mund të keqkuptoheshin, tregonin se ardhja e Tij ishte e afërt. Mesazhi që mbante në të vërtetë një bekim të veçantë, që solli shndërim shpirtëror tek mekatarët dhe rilindje shpirtërore mes të krishterëve, ishte qiellor. Dhe megjithëse besimtarët nuk i shpjegonin dot arsyet e zhgënjimit që përjetu-an, ata ishin të sigurtë se Zoti i kishte udhëhequr përmes përvojës së shkuarës.KiM 378.1
Me profecitë që mendohishin mendoheshin se kishin të bënin me kohën e ardhjes së dytë, ndërthureshin udhëzime që i përgjgjeshin veçanërisht gjendjes së pasigurisë dhe ankthit në të cilën ndodheshin ata. Këto profeci u rikthyen atyre guximin për të pritur me durim dhe besim, sepse gjithçka që ishte e paqartë do të bëhej mëse e kuptueshme në kohën e duhur.KiM 378.2
Mes këtyre profecive mund të përmëndet ajo e librit të Habakukut 2:1-4. “Unë them: “Zë poziSionin tim dhe qëndroj i patundur. Me padurim pres atë që do të më thotë Zoti; dua të di se si do t’u përgjgjet Ai pyetjeve - dhe padive të mia.” Dhe Zoti m’u përgjigj dhe tha: “Atë që po të tregoj tani, duhet ta shkruash hapur në rrasë, me shkrim të qartë, që ta lexojnë të gjithë! Sepse ajo që po të shpall, nuk do të realizohet menjëherë, por do të plotësohet me siguri! Për këtë të jesh i sigurtë. Prit me du-rim derisa të realizohet! Prandaj shkruaj: “Ai që shkel me këmbë të drejtën, do të rrëzohet; por ai që ma mban besën dhe vepron drejt, do të shpëtojë jetën e tij.”KiM 378.3
Deri në vitin 1842 porosia vepron drejt, do të shpëtojë jetën e tij “haptas në rrasë me shkrim të qartë atë që po të tregoj tani, që ta lexojnë të gjithë,” i dha Charles Titch idenë për të përgat-itur një kartë profetike që do të kushtonte vizionet e Danielit dhe të librit të Apokalipsit. Botimi i një karte të tillë u konsiderua si përmbushje e urdhrit të dhënë nga Habakuku. Sidoqoftë, në atë kohë, askush nuk e vuri re që në të njëjtën profeci flitej, për një farë vonese në realizimin e vizionit - “nuk do të realizohet men-jëherë.” Kjo pjesë e Shkrimit të Shenjtë mori një kuptim të ri pas zhgënjimi që përjetuan ata që prisnin me padurim rikthimin e Tij; “Sepse ajo që po të shpall nuk do të ealizohet menjëherë, por do të plotësohet me siguri! Për këtë të jesh i sigurtë. Prit me padu-rim derisa të realizohet ... ai që ma mban besën dhe vepron drejt, do të shpëtojë jetën e tij.”KiM 379.1
Edhe një pjesë e profecisë së Ezekelit ishte burim fuqie dhe ngushëllimi për besimtarët: “Ti, o njeri, çfarë flasin njerëzit tek ju në Izrael? Ata thonë: “Koha vjen dhe shkon, dhe profecitë nuk realizohen të gjitha ato me të cilat ju kanë kanosur profetët e mi ... njeri, po flas Unë, Zot; Dhe çfarë them, realizohet. Nuk vonohet.” “Ti, o njeri, për t’y izraelitët për ty thonë: “Vegimet dhe profecitë nuk i përkasin së tashmes, por një të ardhmje të largët.” Prandaj përgjigju: Perëndia, Zoti thotë: Ajo që kam shpallur, do të realizohet së shpejti. Ajo që them, do të plotësohet. Kështu them unë, Zoti.” Ezekeli 12-21-25, 27, 28.KiM 379.2
Ata që pritnin u gëzuan duke besuar se Ai që di fundin që nga fillimi kishte hedhur vështrimin në shekuj dhe duke parashikuar zhgënjimin e tyre u kishte dhënë shpresë dhe guxim përmes fjalëve të tilla. Sikur të mos ishin pjesë të tilla në Shkrimin e Shenjtë, që i këshillonin ata të prisnin me durim dhe t’i besonin fjalës së Perëndisë, besimi i tyre do të ishte lëkundur gjate asaj ore prove.KiM 379.3
Edhe parabola e dhjetë vajzave që gjendet tek Kapitulli i 25-të i librit të Mateut ilustron përvojën e Adventistëve. Tek kapitulli 24 i Librit të Mateut në përgjigje të pyetjes që i drejtuan nxënësit; pyetje që kishte të bënte mme shenjat e ardhjes së Tij, Krishti foli për ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin në historinë e botës dhe të kishës që nga koha e ardhjes së Tij të parë, deri në kohën e ardhjes së Tij të dytë; domethënë për shkatërrimin e Jeruzalemit, për mjerimin që dotë bjerë mbi kishën nga persekutimet pagane dhe të papatit, për errësimin e diellit dhe të hënës dhe për rënien e yjeve. Pas kësaj, Ai tregoi për ardhjen e Tij si mbret duke lidhur këtë fakt me parabolën në të cilën përshkruhen dy llojet e shërbëtorëve që dotë jenë në pritje të shfaqjes së Tij; Kapitulli 25 hapet me fjalët: “Më pas mbretëria e qiellit do të krahasohet me dhjetë vajzat e virgjëra. Këtu vëmendja përqëndrohet tek kisha e ditëve të fundit, tek e njëjta kishë për të cilën flitet në fund të kapitullit 24. Në këtë parabolë përvoja e kësaj kishe krahasohet me të papriturat e një martese në vendet e Lindjes.KiM 380.1
“Më pas mbretëria e qiellit dotë krahasohet me dhjetë vajzat e virgjëra: dhjetë vajza dolën me kandilat e tyre që të pritnin dhëndrin. Pesë prej tyre vepruan me mend, kurse pesë të tjerat jo. Të fundit morën me vete vetëm kandilat, kurse të mençurat morën edhe rezervat e vajit. Meqë dhëndri u vonua, ato u lodhën të gjitha dhe i zuri gjumi. Rreth mesnatës u dha lajmi, “Po vjen dhëndri! Dilni përpara!”KiM 380.2
Ardhja e Krishtit, ashtu si paraqitet nga mesazhi i engjëllit të parë, mendohej se përfaqësohej nga ardhja e dhëndrrit. Dalja e virgjëreshave për ta pritur përputhet me transfomimin që solli shpallja e mesazhit të ardhjes së Tij të shpejtë. Në këtë parabolë, ashtu si tek ajo e kapitullit 24 të Mateut, përfaqëson dy grupe. Të gjtha kishin marrë me vete kandilat, Biblën, dhe kishin dalë të ndihmuara nga drita e tyre për të takuar dhëndrin. Por ndërsa “ato që vepruan pa mënd morën me vete vetëm kandilat,” “të mençurat morën edhe rezervat e vajit.” Grupi i dytë kishte marrë me “vete hirin e Perëndisë, fuqinë rinore dhe ndriçuese të shpirtit të Shenjtë që e bën fjalën e Tij pishtar përpara hapave tanë dhe dritë që ndriçon rrugën tonë. Me respektin për Zotin në zemër, ata i kishin studiuar Shkrimet e Shenjta, për të mësuar të vërtetën dhe kishin kërkuar me zell një jetë të ndershme dhe një zemër të pastër. Ata kishin besim tek Perëndia dhe fjala e Tij dhe përvojë personale e këto, nuk mund të lëkundeshin përpara zhgënjimit dhe vonesës. Të tjerët “morën me vete vetëm kandilat.” Ata u treguan impulsivë, reaguan sepse u ngacmuan. Mesazhi solemn u ngjalli frikë, por ata u mbështetën tek besimi që ushqenin vëllezërit e tyre, të kënaqur nga zjarri i këtyre emoSioneve të reja, por pa e kuptuar plotësisht të vërtetën dhe pa përjetuar një shndërim të vërtetë shpirtëror. Ata dolën që ta prisnin Zotin duke shpresuar se do të shpërbleheshin menjëherë, por nuk ishin gati për ta përballuar zhgënjim apo vonesë. Vështirësitë sollën fundin e besimit dhe shuarjen e dritës së tyre.KiM 380.3
“Meqë dhëndri u vonua, ata u lodhën të gjithë dhe i zuri gjumi. Vonesa e dhëndrit përfaqëson kalimin e kohës në të cilën pritej ardhja e Zotit, zhgenjimin. Gjatë kësaj kohe pasigurie interesi i njerëzve që kishin besuar me gjysëm zemre u lëkund, përpjekjet e tyre u pakësuan për ata, besimi i të cilëve bazohej tek njohuritë e tyre personale mbi Biblën i kishin këmbët e ngulura mbi një shkëmb të cilin balët e zhgënjimit s’mund ta merrnin me vete. “Ata të gjithë u lodhën dhe i zuri gjumi;” një grup njerëzish po prisnin me durim, rreze të tjera drite. Megjithatë edhe këta të fundit e humbën deri diku zellin dhe përkushtimin që tregonin më parë. Ata që i kishin hyrë rrugës së besimit me gjysëm zemre, nuk mund të mbështeteshin më tek besimi i vëllezërve të tyre. Secili duhet të ecë apo të rrëzohet me këmbët e veta.KiM 381.1
Pikërist gjatë kësaj kohe u shfaqën shenjat e para të fanatizmit. Disa prej atyre që pretendonin se e kishin besuar me gjithë shpirt mesazhin, e mohuan fjalën e Perëndisë që është e vetmja udhërrëfyese e pagabueshme, dhe duke deklaruar se ndikoheshin nga Shpirti i Shenjtë.” u lanë rrugë të lirë veprimi ndjenjave, përshtypjeve dhe përfytyrimeve të tyre. Pati edhe nga ata që u verbuan nga zelli për të denoncuar të gjithë ata që nuk e përqafuan rrugën e nisur prej tyre. Idetë dhe veprimet e tyre fanatike nuk u panë me sy të mirë nga pjesa më e madhe e Adventistëve; por megjithatë ato e dëmtuan kauzën e së vërtetës. KiM 381.2
Satani po përgjigjej me këtë mënyrë që ta kundërshtonte e ta shkatërronte punën e Zotit. Lëvizja e ardhjes së dytë kishte pasur një ndikim shumë të madh mbi njerëzit, mijëra mëkatarë kishin përjetuar një shndërim shpirtëror dhe njerëz besnikë i ishin përkushtuar punës për ta shpallur të vërtetën edhe gjatë asaj kohe zhgënjimi dhe “vonese”. Princi i errësirës po humbiste prenë e vet ... dhe që ta dëmtonte kauzën e drejtë të Zotit, ai u orvat që të mashtronte dhe të nxiste drejt veprimeve ekstremiste disa nga ata që e kishin përqafuar këtë kauzë. Më pas, agjentët e tij qëndronin të gatshëm për të shquar çdo gabim, çdo dështim, çdo veprim të parealizuar dhe për ta ngirtur atë lart përpara syve të njerëzve nën një këndvështrim të ri ... Qëllimi? Urrejtja ndaj Adventistëve dhe besimit të tyre. Kështu, sa më i madh të ishte numri i atyre që e shpallnin se besoni tek ardhja e dytë, por që ia kishin lënë kontrollin e vetvetes në dorë atij, aq më shumë do të përfitonte ai duke i quajtur ata përfaqësues “të denjë” të të gjithë besimtarëve.KiM 382.1
Satani është “akuzuesi i vëllezërve” dhe është shpirti i gabi-meve dhe të metave njerëzore të Zotit dhe i nxit ata t’u kush-tojnë shumë rëndësi këtyre gabimeve, ndërsa ua mbyll sytë përpara veprave të tyre dobiprurëse. Satani bëhet aktiv sa herë që Perëndia punon për shpëtimin e njerëzve. Sa herë që vihet re ndonjë rilindje shpirtërore Ai është gati që të sjellë të gjithë të pakënaqurit dhe të paqëndrueshmit. Dhe kur këta e pranojnë deri diku të vërtetën dhe zënë një vend nderi mes besimtarëve, ai punon përmes tyre për të parashtruar teori që do të mashtro-jnë njerëzit mendjelehtë. Askush s’mund të provojë se është një i krishter i vërtetë vetëm sepse shoqërohet me fëmijët e Perëndisë, madje as sepse ndodhet në kishë apo rreth tryezës së Zotit. Satani shfaqet edhe në rastet solemne, në formën e atyre që i përdor si agjentë të tij.KiM 382.2
Princi i errësirës i pengon njerëzit e Zotit në çdo metër të udhëtimit të tyre drejt qytetit qiellor. Në historinë e kishës çdo reformaSion është ndeshur me pengesa serioze. E njëjta gjë ka ndodhur në kohën e Palit. Kudo ku apostulli ngrinte një kishë të re, kishte njerëz që dukeshin sikur pranonin me gëzim të vërtetën, por që sillnin me vete herezi që po të pranoheshin nga pjesa tjetër e kishës, do t’ia kishin mbyllur derën dashurisë për të vërtetën. Edhe Luteri u çorodit dhe u qetësua nga veprimtaria e disa njerëzve fanatikë, që duke pretenduar se Perëndia kishte folur drejtpërdrejt me ta, i vendosnin idetë dhe opinionet e tyre mbi dëshminë e Shkrimeve të Shenjta. Shumë njerëz të cilëve u mungonte besimi tek Zoti dhe përvoja, por që kishin besim në vetvete dhe u pëlqente që të dëgjonin dhe të thonin gjëra të reja, u gënjyen nga idetë e “e çmuara” të mësuesve të rinj dhe u bashkuan me agjentët e Satanin për të shkatërruar atë që Perëndia po ndërtonte me anë të Luterit. Edhë vëllezërit Wesleys që falë ndikimt dhe besimit të tyre u kthyen në bekim për botën, i ndeshën me kruthet e Satanit në çdo hap të punës së tyre; u ndeshën me njerëz të pakënaqur, të paqëndrueshëm dhe xhelozë që ishin edhe fanatikë të tërbuar.KiM 382.3
William Milleri i dënonte të gjithë njerëzit që i udhëhiqnin të tjerët drejt fanatizmit. Ashtu si Luteri, edhe ai deklaroi se shpirti duhej të vihej në provë nga fjala e Zotit. “Në ditët tona, - thotë Milleri, - djalli ushtron një ndikim shumë të madh mbi mendjet e disa njerëzve. Por si mund ta kuptojmë se nga cili shpirt ndikohen ata? Bibla na përgjigjet; “Do t’i njihni nga frytet” ... Në botë ka shumë lloje shpirtrash dhe është mirë që t’ia vëmë veshin urdhrit që na jepet për t’i vëmë ata në provë. Shpirti që nuk na nxit drejt një jete të ndershme të drejtë dhe serioze nuk mund të jetë Shpirti i Krishtit. Çdo ditë bindem gjithnjë e më shumë se Satani ka gisht në këto lëvizje ... Shumë prej nesh, që pretendojnë një gjë të tillë.” - Bless, f 236, 237. “Shpirti i së keqes do na largojë nga e vërteta; ndërsa Shpirti i Zotit do na udhëheqë drejt saj. “Por, - mund të thoni ju, - një njeri mund të gabojë, por të mendojë se po vepron drejt. Çfarë do të bëjmë në këtë rast?” Ne përgjigjemi. “Shpirti përputhet me fjalën. Në qoftë se dikush e gjykon vetveten duke u nisur nga fjala e Perëndisë dhe kupton nga kjo, se sjellja e tij përputhet me përmbajtjen e kësaj fjale, ai duhet të jetë më se i sigurtë se ka përqafuar të vërtetën dhe po vepron drejt por në qoftë se kupton se drejtohet nga një shpirt që nuk përputhet me ligjin apo Librin e Zotit, ai duhet të veprojë me kujdes se për ndryshe djalli do ta zërë në kurth”, vol 8, nr 23 (15 Janar 1845). “Shpesh sytë e shpresës, faqet e njomura nga lotët, fjalët e shqiptuara me vështirësi janë prova më bindëse të një përkushtimi shpirtëror, sesa fjalët boshe të të Krishterëve.” - Bless, f 282.KiM 383.1
Armiqtë e ReformaSionit quajtën fajtorë për të këqiat e fanatizmit pikërisht ata që po luftonin me vendosmëri kundër tyre. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe kundërshtarët e lëvizjes ad-ventiste. Zmadhimi dhe keqinterpretimi i gabimeve të ekstrem-istëve dhe fanatikëve nuk u kënaqi e prandaj, përhapën fjalë e thashetheme që ishin kryesisht të rreme. Këta njerëz frymëzo-heshin nga urrejtja dhe paragjykimet. Ata humbën qetësinë nga mendimi që ardhja e Jezusit ishte tek pragu i derës. Kishin frikë se kjo mos ndodhte kështu, dhe ky konflikt, përbënte sekretin dhe arsyen e luftës së tyre kundër Adventistëve dhe besimit të tyre.KiM 384.1
Të mendoje se kjo lëvizje nuk i përkishte Zotit vetëm sepse një numër i vogël fanatikësh mundën të depërtonin në rradhët e Adventistëve, ishte po aq qesharake, sa dënimi që iu bë punës së Palit dhe Luterit vetëm sepse mes besimtarëve në kisha, depërtuan edhe mashtrues. Le të ngrihen nga gjumi njerëzit e Zotit, të pendohen dhe të ndryshojnë; le t’i studiojnë Shkrimet e Shenjta që të mësojnë të vërtetën e mishëruar në personin e Jezu Krishtit; le t’i përkushtohen tërësisht Zotit dhe s’do të ketë më nevojë për të provuar se Satani është akoma aktiv dhe vigjilent. Duke thirrur në ndihmë të gjithë engjëjt mëkatarë të mbretërisë së tij, ai e shpreh fuqinë në mashtrim.KiM 384.2
Ndarja dhe fanatizmi nuk erdhën nga shpallja e mesazhit të ardhjes së dytë. Këto të çorientuar dhe të shqetësuar përsa i përkiste gjendjes reale në të cilën ndodheshin. Predikimi i mesazhit të engjëllit të praë dhe “lajmit të mesnatës” synonte që në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’u priste rrugën fanatizmit dhe mosmarrëveshjeve. Të gjithë ata që morën pjesë në këto lëvizje solemne jetonin në harmoni, duke ushqyer një dashuri të madhe për njëri-tjetrin dhe për Jezusin, të Cilin prisnin që ta shihnin shpejt. Besimi i njëjtë dhe e njëjta shpresë e bekuar, që ngrinin mbi kontrollin e çdo ndikimi njerëzor, ishin mburrje ndaj sulmeve të Satanit.KiM 384.3
“Meqë dhëndri u vonua, ato u lodhën të gjitha dhe i zuri gjumi. Rreth mesnatës u dha lajmi: “Po vjen dhëndri! Dilini përpara! Të dhjetë vajzat u zgjuan dhe rregulluan kandilat e tyre.” - Mateu 25:5-7. Në verën e vitit 1844, në mes të perudhës kur fillimisht mendohej se do të përfundonin 2670 vjetët dhe në vjeshtë të po atij viti, në kohën kur më pas u kuptua se do të përfundonte kjo periudhë, mesazhi u dha duke përdorur të njëjtat fjalë të Shkrimi të Shenjtë: “Po vjen dhëndri!”KiM 385.1
U zbulua sekreti i artakserksit për rindërtimin e Jeruzalemit që përbënte edhe fillimin e periudhës 2300 ditore, hyri në fuqi në vjeshtë të vitit 437 p.e.s dhe jo në fillim të atij viti siç besohej më parë dhe ishte ky zbulim, që çoi në një lëvizje të tillë. Duke u ni-sur nga vjeshta e vitit 437, periudha 2300 vjeçare përfundon në vjeshtë të vitit 1844.KiM 385.2
Simbolet e përdorura në Dhiatën e Vjetër sillnin argumente që tregonin se ngjarja që përfaqësohej nga “rikthimi i rregullit të tempullit” duhet të ndodhte në vjeshtë. Ky fakt u qartësua ndërsa iu kushtua vëmendje mënyrës sesi profecitë që kishin të bënin me ardhjen e parë të Krishtit ishin përmbushur plotësisht.KiM 385.3
Therja e qengjit të Pashkës simbolizonte vdekjen e Krishtit. Pali thotë “Pashka jonë që është Krishti u flijua për ne” - Letra e parë e Korintasve 3:7. Vjelja e frurtave të para që gjatë Pashkës iu kushtuan Perëndisë, përfaqsonte rigjalljen e Krishtit. Duke folur për ringjalljen e Zotit dhe të të gjithë popullit të Tij, Pali thotë; “Krishti fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij.” - Letra e Parë e Korintasve 15:23. Si duajt që iu kushtuan Perëndisë që ishin duajt e para të drithit që u mblodhën para të korrave, ashtu edhe Krishti është fryti i parë i atyre të korrave të pavdekshme që do të grumbullohen në hambarin e Zotit në ringjalljen që i përket së ardhmes.KiM 385.4
Ngjarjet e përfaqësuara nga këto simbole ndodhen në kohën e paracaktuar. Në ditën e katërmbëdhjetë të muajit çifut, pikërisht në ditën dhe muajin që ishte therrur për pesëmbëdhjetë vjet me rradhë qingji i Pashkës, Krishti me të ngrënë darkën e Pashkës i hapi rrugen festës së botës”. Atë natë, duart tradhëtare e çuan Atë drejt kryqit. Zoti ynë ashtu si duajt e ngritur drejt qiellit, u ngrit nga të vdekurit në ditën e tretë si “fryti i parë i atyre që janë në gjumë”, si shembull i ringjalljes së të drejtëve “trupi i përunjur i të cilëve do të transformohet dhe “do të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm” - Vargu 20, Filipianët 3:21.KiM 385.5
Simbolet që lidhen me ardhjen e dytë do të përmbushen në të njëjtën mënyrë dhe në kohën e paracaktuar në shkrimet pro-fetike. Sipas sistemit që përdori Moisiu Dita e Madhe e Shenjtë, pastrimi i shenjtores u bë në muajin e shtatë, në ditën e dhjetë të muajit, (Levitiku 16:29-34) kur prifti pasi ofroi shlyerjen për Izraelin duke pastruar kështu shenjtoren nga mëkatet, doli përpara popullit duke pastruar kështu shenjtoren nga mëkatet, doli përpara popullit dhe e bekoi atë. Pra besohej se Krishti, si Kryeprifti ynë, do të vinte për të pastruar botën duke shkatërruar mëkatin dhe mëkatarët dhe për të bekuar njerëzit që e prisnin me dhuratën e pavdekshmërisë. 22 Tetori i vitit 1844 që përkonte me dityën e dhjetë të muajit të shtatë, me kohën e pastrimit të shenjtores ditën e madhe të Shlyerjës - u mendua të ishte koha e ardhjes së zotit. Kjo përputhej me provat e tjera që i kemi përmendur më parë. Periudha 3200 ditëshe do të përfun-donte në vjeshtë të po atij viti. Argumentet ishin bindëse, konkluzioni i pamohueshëm. KiM 386.1
Në parabolën e kapitullit 25 të Librit të Mateut koha e pritjes dhe dremitja pasoheshin nga ardhja e dëndrit. Kjo përputhej me argumentet e nxjerra vërtetësinë e tyre; dhe mijëra besimtarë dhanë “lajmin e mesnatës”. KiM 386.2
Levizja përfshiu gjithë botën mbarë si një dallgë e fuqishme oqeani. Shkoi nga qyteti në qytet, nga krahina në krahinë deri në fshatrat më të largët, duke i zgjuar nga gjumi njerëzit e Zotit. Shpallja e këtij lajmi i dha fund fanatizmit ashtu si rrezet e diellit shkrijnë borën e parë. Besimtarët i harruan ndyshimet dhe çoroditjen dhe zemrat e tyre i ngrohu shpresa dhe i fisnikëroi guximi. Ata hoqën dorë nga veprimet ekstremiste që lindin sa herë që ndjenjat njerëzore dalin jashtë kontrollit dobiprurës të fjalës dhe Shpirtit të Perëndisë. Ky ndryshim ishte i ngjashëm me ato periudha përuljeje dhe rilindjeje besimi që pasonin mesazhet qortuese të shërbëtorëve të Zotit mes Izraelitëve të hershëm. Ai reflektonte karatrerin e punës së Perëndisë që manifestohen në shekuj. Nuk vihej re një shprehje e ekzagjeruar gëzimi, Por njerëzit ishin të gatshëm që të rrëfenin mëkatet e tyre, ta brak-tisnin botën dhe të pastronin kështu zemrat e tyre. Shpirtrat njerëzorë po orvateshin që të bëheshin gati për takimin me Zotin, duke u lutur me këmbëngulje dhe duke iu përkushtuar Atij plotësisht.KiM 386.3
Duke përshkruar gjendjen e krijuar Milleri tha: “Gëzimi nuk shprehej plotësisht. Dukej sikur njerëzit ndryshonin atë brënda zemrave të tyre për të pritur atë çast në të ardhmen, kur qielli dhe bota do të ngazëlloheshin së bashku në një lavdi dhe gëzim të papërshkrueshëm. Askush nuk brohoret; edhe në këtë rast pritet brohoritja që do të dëgjohet nga qielli. Këngëtarët heshtin; ata presin që të bashkojnë zërat me engjëjt, korin qiellor ... Të gjithë jetojnë në paqe duke qënë një, me zemër dhe me mendje.” - Bless, f270, 271.KiM 387.1
Një dëshmitar tjetër i kësaj lëvizje dëshmon kështu: “Ajo (lëvizja) krijoi kudo një gjendje rilindjeje dhe përuljeje përpara Perëndisë së Plotfuqishëm të qiellit. Njerëzit falë saj, hoqën dorë nga gjërat e kësaj bote, u dhanë fund armiqësive dhe kontradiktave të vjetra, rrëfuen mëkatet e tyre dhe iu përkushtuan Zotit duke iu lutur të penduar për falje dhe pranim. Asnjëherë më parë nuk kishin parë përulje dhe thjeshtësi të tillë. Ashtu si deklaroi Perëndia me anë të Joelit (2:12), afrimi i ditës së ardhjes së Tij do të sillte “grisje zemrash e jo rrobash dhe një rikthim tek Ai me agjërime, me lot dhe me vuajtje”. Ashtu ndodhi. Ashtu si tha Zoti me anë të Zakarisë fëmijët e Tij i mbështolli fryma e mëshirës dhe lutjes; ata gjetën Atë që dikur e kishin gozhduar në kryq dhe vajtuan ... Ata që po e pritnin me padurim ia dorëzuan Atij shpirtrat e tyre të trazuar.” - Bless, Në “Advent Shield and Review”, Vol 1, f271 (Janar 1843).KiM 387.2
Lëvizja e vjeshtës së vitit 1844 ka një vend të veçantë mes lëvizjeve të tjera fetare si e vetmja, që ka qënë më pak e cënuar nga gabimet njerëzore dhe nga kurthet e Satanit. Madje edhe sot e kësaj dite, pas vitesh me rradhë, të gjithë ata që morën pjesë në atë lëvizje dhe qëndruan të papërkulur në podiumin e së vërtetës, e ndjenë akoma ndikimin dobiprurës të asaj pune të bekuar dhe dëshmojnë se ajo drejtohej nga vetë Zoti. KiM 387.3
Me të dëgjuar lajmin: “Po vjen dhëndri. Dilini përpara!”, ata që po prisnin “u zgjuan dhe rregulluan kandilat e tyre”; studiuan fjalën e Perëndisë me një interes dhe një intensitet që s’e kishin pasur më parë. Engjëj u dërguan nga qielli që t’i zgjonin ata që ishin të dekurajuar dhe t’i përgatisnin që ta pranonin këtë mesazh. Puna nuk drejtohej nga zgjuarsia dhe dituria e njerëzve, por nga fuqia e Zotit. Të parët që e dëgjuan dhe iu bindën thirrjes muk ishin njerëzit më të ditur, por më të përulurit dhe më të devotshmit. Fermerët i lanë drithrat pa korrurnë fusha, mekani-kët braktisën veglat e tyre të punës dhe me lot gëzimi në sy nisën punën për të paralajmëruar botën. Ata që dikur ishin të parët në udhëheqjen e kësaj kauze, u bashkuan të të fundit me këtë lëvizje. Përgjithësisht dyert e kishave u mbyllën përpara-këtij mesazhi dhe një numër i madh njerëzish që e pranuan atë, u detyruan të largoheshin prej tyre. Me ndihmën e kujdesin e Zotit shpallja e këtij mesazhi u bashkua me mesazhin e engjëllit të dytë dhe kjo e fuqizoi akoma dhe edhe më shumë punën e nisur.KiM 388.1
Edhe pse Shkrimi i Shenjtë ishte i qartë në këtë pikë, Mesazhi “Po vjen dhëndri!” nuk u konsiderua thjesht si argument bindjeje. Ai mbante në vetvete një fuqi nxitëse që prekte shpirtin. S’kishte as dyshime dhe as mëdyshje. Me rastin e hyrjes triumfuese të Krishtit në Jeruzalem njerëz nga vende të ndryshme u bashkuan me turmën drejt Malit të Ullinjve, dhe ndërsa shoqëronin Jezusin ata ndjenë rëndësinë e momentit dhe kjo i frymëzoi që të bashkonin zërat me të tjerët që thër-risnin: “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!” - Mateu 21:9. Në të njëjtën mënyrë jobesimtarët që morën pjesë në takomet e Adventistëve për arsye të ndryshme - disa nga kurioziteti e disa të tjerë vetëm për t’u tallur -ndjenë fuqinë bindëse që mbante mesazhi: “Po vjen dhëndri!”KiM 388.2
Gjatë asaj kohe ishte besimi që solli përgjgjet e lutjeve; besim që ushqente respekt për kompensimin që do t’u jepte shpërblime Shpirti i mëshirës zbriti mbi ata që po kërkonin me zell si shiu që bjen mbi tokën e thatë. Ata që prisnin me padurim të qëndronin ballë për ballë me Shpëtimtarin e tyre, përjetonin në vetvete një gëzim solemn që s’mund të përshkruhej. Ndërsa njerëzve besnikë e të devotshëm iu dhuruan bekime pafund, fuqia zbutëse dhe kontrolluese e Shpirtit të Shenjtë shkriu zemrat e tyre.KiM 388.3
Erdhi një kohë kur të gjithë ata që e kishin dëgjuar mesazhin shpresonin që ta takonin shpejt Zotin etyre. Çdo mëngjes, ata përpiqeshin që të kishin sigurinë e plotë që Perëndia i kishte pranuar. Ndjeheshin kaq pranë njëri-tjetrit dhe luteshin të gjithë bashkë për miqtë dhe të afërmit e tyre. Shpesh takoheshin në vende të veçuara për të biseduar me Zotin dhe zëri i tyre ngrihej drej qiellit nga fushat dhe korijat. Miratimi i Perëndisë ishte për ta më i nevojshëm se ushqimi i përditshëm; dhe në qoftë se një re dyshimi errësonte mendjet e tyre, ata s’gjenin qetësi derisa ajo të largohej. Duke qënë se ata vetë ishin dëshmitarë të mëshirës dhe faljes së Tij, dëshironin me gjithë zemër që ta shihnin me sy atë që e donin aq shumë.KiM 389.1
Por ishin përsëri të dëshiruar të zhgënjeheshin. Kaloi edhe koha e pritjes së madhe por Shpëtimtari nuk u duke gjëkundi. Ata e kishin pritur me padurim dhe me besim të patundur ardhjen e Tij dhe tani ndjeheshn si Maria që kur erdhi tek varri i Shpëtimtarit dhe e gjeti atë bosh, thirri me lot në sy: “E kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë.” - Gjoni 20:13.KiM 389.2
Një ndjenjë zilie dhe frike se mesazhi mund të ishte i vërtetë, e stepi për një farë kohe botën që s’besonte. Dhe kjo ndjenjë nuk u zhduk menjëherë pas kalimit të kohës së caktuar; fillimisht jobesimtarët nuk guxonin që të shpallnin fitore mbi të zhgënjy-erit; por me të parë se s’kishte asnjë shenjë zemërimi nga ana e Perëndisë, ata e flakën tej frikën dhe ia nisën përsëri qortimeve dhe talljeve. Një grup i madh njerëzish, që dikur deklaronin se besonin tek ardhja e shpejtë e Zotit, hoqën dorë nga besimi që ushqenin. Krenaria e disa të tjerëve që kishin qënë të bindur për këtë gjë, ishte plagosur kaq keq, sa ata donin të fshiheshin nga bota. Filluan t’i ankohehsin Zotit dhe zgjodhën si Jona, vdekjen. Të tjerët që e kishin bazuar besimin e tyre mbi opinianet e të tjerëve dhe jo mbi fjalën e Perëndisë, ishin gati që t’i ndryshonin përsëri pikëpamjet e tyre. Ata që talleshin me zhgënjimin e të tjerëve, i bindën të dobëtit dhe frikacakët qëtë bashkoheshin me ta së bashku deklaruan se tashmë ishin të kota frika, ashtu edhe pritja. Koha e caktuar kishte kaluar, Zoti s’kishte ardhur dhe bota mund të mos ndryshonte për mijëra vjet.KiM 389.3
Besimtarët e etur dhe të sinqertë kishin braktisur gjithçka për Krishtin dhe e kishin ndjerë praninë e Tij si kurrë më parë. Ata besonin se e kishin paralajmëruar botën për të fundit herë; dhe duke pritur që të qëndronin në shoqëri me Mësuesin dhe engjëjt hyjnorë, ishin tërhequr deri diku nga shoqëria e atyre që nuk kishin pranuar mesazhin e ardhjes. Me një dëshirë të zjarrtë në zemër ata ishin lutur; “Eja o Zoti Jezus, eja shpejt!” Por Ai s’kishte ardhur. Dhe tani atyre do t’u duhej të mbanin përsëri barrën e rëndë të vështirësive dhe shqetësimeve të jetës dhe të duronin talljet dhe ngërdheshjet e botës dhe kjo ishte një provë e tmerrshme besimi dhe durimi. KiM 390.1
Megjithatë nxënësit e Krishtit gjatë ardhjes së Tij të parë, përjetuan një zhgënjim akoma edhe më të madh. Me të parë hyrjen e Tij triumfuese në Jeruzalem, nxënësit e tij besuan se Ai do të ulej në fronin e Davidit dhe do ta çlironte Izarelin nga armiqtë e tij. Me shpresa të mëdha dhe parandjenja të gëzueshme në zemër, ata u përpoqën kush e kush më parë ta nderonin Mbretin e tyre. Shumë prej tyre ia shtruan petkat e tyre si qilim nën këmbë ose hodhën degë të lulëzuara palmash përpara Tij. U bashkua me gëzim dhe entuziazëm në thirrjen: “Hosana o Bir i Davidit!” dhe kur Farisenjtë, të shqetësuar dhe të inatosur nga kjo britmë gëzimi i thanë Jezusit që t’i qortonte nxënësit e Tij, Ai iu përgjigj: “Unë po ju them se nëse këta do të heshtin, gurët do të bërtisnin.” - Luka 29:40. Profecia duhet të përmbushet. Nxënësit po realizonin qëllimin e Perëndisë, por megjithatë ata ishin të destinuar që të zhgënjeheshin. Vetëm pas pak ditësh, ata panë mesytë e tyre vdekjen e dhimbshme të Shpëtimtarit dhe e varrosën Atë. Parashkimet nuk u realizuan dhe shpresat e tyre vdiqën bashkë me Jezusin. Ata e kuptuan vetëm pas ngritjes triumfuese të Zotit të tyre nga varri, se gjithçka ishte parashikuar në profeci dhe se “Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej të vdekurish.” - Veprat e Apostujve 17:3.KiM 390.2
Pesëqind vjet më parë Zoti nëpërmjet Zakarisë kishte dekla-ruar: “Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja mbreti yt po vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hypur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.” Zakaria 9:9. Sikur ta dinin nxënësit se Krishti do të gjykohej dhe do të dënohej me vdekje, ata nuk do të mund ta përmbushnin dot këtë profeci. Milleri dhe bashkëkohësit e tij përmbushën në të njëjtën mënyrë një profeci dhe shpallën një mesazh që parashikohej që do t’i jepej botës falë frymëzimit të Shkrimit të Shenjtë; mesazh që s’do të mund ta shpallin kurrë sikur të kishin kuptuar plotësisht profecitë që paratregonin qartë zhgënjimin e tyre dhe parashikonin idenë e predikimit të një mesazhi të dytë përpara ardhjes së Zotit. Mesazhet e engjëllit të parë dhe të dytë iu shpallën botës në momentin e duhur, duke kryer kështu punën për të cilën Perëndia i kishte skicuar.KiM 390.3
Bota kishte vëzhguar me kujdes, duke menduar se sistemit Adventist do t’i vinte fundi sikur të kalonte koha e caktuar dhe Krishti të mos dukej gjëkundi. Por megjithëse një numër i madh njerëzish u tunduan dhe hoqën dorë nga besimi i tyre, disa të tjerë nuj u përkulën. Frytet e kësaj lëvizje si fryma e përuljes, shndërrimi shpirtëror, braktisja e botës dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës, dëshmonin se në drejtimin e saj ndjehej dora e Perëndisë. Ata nuk guxonin ta mohonin dëshminë e Shpirtit të Shenjtë gjatë predikimeve mbi ardhjen e dytë dhe nuk mund të shquanin asnjë gabim në llogaritjet e periudhave profetike. Madje as më i dituri nga kundërshtarët e tyre, nuk kishte mundur ta hidhte poshtë sistemin e tyre të interpretimit profetik. Pa pasur prova biblike ata nuk mund të hiqnin dorë nga konkuzione që i kishin arritur nëpërmjet lutjeve dhe një studimi t zellshëm të Biblës, me mendje të ndriçuara nga Shpirti i Perëndisë dhe zemra që digjeshin nga fuqia e tij jetëdhënëse; konkluzione dhe qëndrime që kishin ngjallur kritikat më të ashpra dhe kundërshtimin më të rreptë të msuesve fetarë më të njohur dhe të njerëzve më të zjguar të kësaj bote, që kishin përballuar ven-dosmërisht forcat e bashkuara të të diturve dhe oratorëve, talljet dhe sharjet si të njerëzve të respektueshëm, ashtu edhe të njerëzve të ulët.KiM 391.1
Ashtu është, ata dështuan në lidhje me kohën e ngjarjes, por as ky dështim nuk e lëkundi besimin e tyre tek fjala e Perëndisë. Kur Jona shpalli në rrugët e qytetit Ninive se qytetit i kishin mbetur vetëm dyzet ditë jetë dhe Niniveasit u përulën përpara Zotit, Ai pranoi poshtërimin që ata i bënë vetes dhe ia zjgati jetëgjatësinë qytetit, megjithatë ishte vetë Perëndia që e dërgoi këtë mesazh nëpërmjet Jonës dhe qyteti i Ninivës u by në provë sipas vullnetit të Tij Adventist besonin se Zoti në të njëjtën mënyrë për të paralajmëruar botën për gjykimin e afërt. “Ky par-alajmërim, - deklaruan ata” - 0 ka vënë në provë zemrat e të gjithë atyre njerëzve që e kanë dëgjuar atë dhe ka zgjuar dashurinë për ardhjen e Zotit; ose i ka dhënë shkas shprehjes së një urrejtje që Perëndia e njeh mirë, në lidhje me këtë ardhje. La skicuar një vijë ... kështu që ata që do të duan të gjykojnë zemrat e tyre ta dinë se nga cila anë e kësaj vije do të kishin qenë në qoftë se Zoti do të kishte adhur në atë kohë, ta dinë nëse do të kishin thirrur “Ja! Ky është Zoti ynë, e kemi pritur dhe Ai do të na shpëtojë;” apo do t’u ishin drejtuar shkëmbinjve dhe maleve që të binin mbi ta për t’i fshehur nga prania e atij që rri ulur mbi fron nga zemërimi i Qengjit. Kështu ne jemi të bindur që Perëndia ka vënë në provë njerëzit e Tij, ka provuar besimin e tyre, ata vetë, për të parë nëse do të dridheshin frike në kohë të vështira dhe nga gjendja në cilën Ai e ka parë të arsyeshme t’i vendosë; dhe nëse do të hiqnin dorë nga kjo botë për t’u mbështetur me besim të patundur tek fjala e Perëndisë.” - “The Adventist Herald and Sing of Times Reporter”, Vol 8, N 14 (13 Nëntor 1844).KiM 391.2
Fjalët e William Millerit shprehin më së miri ndjenjat e të gjithë atyre që besonin se Perëndia i kishte udhëhequr gjatë përvojave të së kaluarës: “Sikur të kisha mundësi që ta filloja jetën nga e para duke pasur të njëjtat prova që kam tani, që të jem i sinqertë përpara Zotit dhe njerëzve, duhet të them se do të bëja përsëri gjithshka që kam bërë deri tani.” “Shpresoj të mos i kem duart të lara me gjak dhe mund t’ju siguroj se brenda fuqive të mia jam përpjekur të mos dënoj njeri.” Edhe ose jam mërzitur dhe as nuk jam dekurajuar ... Shpresoj tek ardhja e Krishtit me të njëjtën forcë si më parë. Kam bërë vetëm atë që pas vietsh të gjata mendimi dhe gjykimi e ndjeja si detyrën time solemne. E në qoftë se mirësia, dashura për të tjerët dhe kryerja e detyrës përpara Zotit quhen gabime, atëherë kam gabuar asgjë më shumë nga ajo që besoja; Zoti ka qënë me mua; puna është ndikuar nga fuqia e Tij dhe nga kjo kanë rrjedhur shumë të mira.” “Siç dihet me mijëra njerëz filluan studimin e Shkrimeve të Shen-jta falë predikimeve të kohës, dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet besimit dhe gjakur të Krishtit ata u ripajtuan me Perëndinë.” - Bless, f 236, 255, 277, 280, 281. “Nuk kam kërkuar kurrë buzëqeshjet e njerëzve kryeneçë dhe nuk jam dridhur frike përpara pakënaqësisë së botës. Tani nuk dua të blej simpatinë e tyre, por as të mos e kaloj kufirin duke ngjallur kështu urrjetjen e tyre. Nuk do t’ua dorëzoj atyre jetën time, por shpresoj gjithashtu se do të jem i gatshëm ta humb atë, nëse kështu do Zoti.” - J. White, “Life of Wm. Miller”, f 315.KiM 392.1
Perëndia nuk i harroi njerëzit e Tij, Shpirti i Shenjtë vazhdoi të qëndronte me ata që nuk mohuan dritën që kishin pranuar dikur dhe nuk hoqën dorë nga lëvizja për ardhjen e dytë. Fjalët inku-rajuese dhe paralajmëruese të Letrës së Hebrenjve u drejto-heshin në atë kohë krize atyre që vazhduan të pritnin edhe pas zhgënjimit që përjetuan: “Mos hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh. Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara. Edhe pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk ddo të vonojë. Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por në qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të.” Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.” - Letra e Hebrenjve10:35-39.KiM 393.1
Fjalët që kanë te bëjnë me ardhjen e shpejtë të Zotit, tregojnë qartë se ky paralajmërim i drejtohet kishës së kohës së fundit. “Edhe pak shprehet gjithashtu qartë ideja se do të duket sikur Ai do të vonohet. Përmbajtja e këtij pasazhi përputhet me përvojën e Adventistëve të parë. Besimi i njerëzve të cilëve iu drejtohej, ishte në rrezik. Ata kishin përbushur vullnetin e Perëndisë duke ndjekur dritën e fjalës dhe fuqinë e Shpirtit të Tij; e megjithatë s’mund ta kuptonin qëllimin që kishte realizuar Zoti me anë të përvojës së tyre të shkuar, ashtu si nuk mund të shquanin ndonjë shteg të hapur para tyre ... dhe kjo gjendje mund t’i shtynte ata që të dyshonin tek udhëheqja e Zotit gjatë kësaj lëvizje. Në këtë kohë fjalët: “I drejti do të jetojë prej besimit” merrnin një rëndësi të veçantë. Ata deri tani kishin ecur me anë të dritës që “lajmi i mesnatës” kishte hedhur në shtegun e hapur për ta, duke kuptuar profecitë dhe duke parë shenjat që tregonin se ardhja e Krishtit ishte e afërt. Por tani, të dërmuar dhe të zhgënjyer ata mund të gjenin ngushëllim vetëm në besimin te Perëndia dhe fjala e Tij. Bota duke i vënë në lojë ju thotë: “Jeni mashtruar. Hiqni dorë nga besimi juaj dhe pranoni që lëvizja për ardhjen e dytë u drejtua nga Satani.” Por fjala e Zotit ngulmonte: “Në qoftë se dikush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të.” Heqja dorë nga besimi dhe mohimi i fuqisë së Shpirtit të Shenjtë që shoqëroi këtë mesazh, do të thoshte tërheqje dhe humbje. Ata u inkurajuan dhe gjetën tek fjalët e palit forcën për të qëndruar të papërkulur: “Mos e hidhni tej guximin tuaj” “Keni nevojë për ngulm,” “edhe pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.” Rruga e vetme dhe e sigurtë që duhet të ndiqnin ishte që duke mbajtur gjallë dritën që u kishte dhënë Perëndia, duke u kapur fort pas premtimeve të Tij dhe duke vazhduar studimin e Shkrimeve të Shenjta, të prisnin me durim rrezet e tjera të dritës.KiM 393.2
1. Si paralelizohet parabola e dhjetë virgjëreshave tek Mateu 25:1-20, me eksperiencën e Adventistëve Milleritë në 1844? Cila është pika kyçe e kësaj parabole? KiM 394.1
2. Shpallja e “Klithmës së Mesnatës” nga Adventistët gjatë verës së 1844 pushtoi gjithë Amerikën e Veriut. Cili ishte efekti saj? Si u shfaq fuqia e Perëndisë? KiM 394.2
3. Krahasoni eksperiencën e Adventistëve në vjeshtën e 1844 me eksperiencën e dishepujve të Krishtit pasi Ai u kryqëzua. Në çfarë dimensioni ngjasojnë? KiM 394.3
4. Edhe pse Jezusi nuk u kthye në 1844, çfarë përfitimesh pasuan zhgënjimin? KiM 394.4