Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    37.—Shkrimet si Mburojë

    “Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë”. (Isaia 8:20). Populli i Perëndisë duhet t’i drejtohet Shkrimeve të Shenjta si të vetmet masa mbrojtëse kundër ndikimit të mësuesve të rremë dhe fuqisë joshëse e mashtruese të shpirtrave të errësirës. Sa-tani bën ç’është e mundur, që t’i pengojë njerëzit që këta të mos e studiojnë Biblën, sepse thëniet e saj të qarta nxjerrin në dritë mashtrimet e tij. Sa herë puna e Perëndisë merr një shtysë përpara, princi i mëkatit vepron më aktivisht; tani ai po bën gjithçka që është brenda fuqive të tij për t’u përgatitur për be-tejën përfundimtare kundër Krishtit dhe pasuesve të Tij. Ne shumë shpejt do të jemi dëshmitarë të mashtrimit të fundit të madh. Antikrishti do na “mrekullojë” me çuditë e tij të fundit. E vërteta dhe fotokopja do të jenë kaq të ngjashme sa që do të jetë e pamundur ta veçosh njërën nga tjetra pa ndihmën e Shkrimeve të Shenjta. Çdo thënie dhe çdo mrekulli duhet të krahasohet me dëshminë e këtyre të fundit. KiM 577.1

    Ata që përpiqen t’u binden të gjitha urdhërimeve të Perëndisë do të ndeshen me kundërshtime e përqeshje. Ata mund t’i bëjnë ballë gjithçkaje vetëm duke u kapur fort pas Shkëmbit të Shekujve. Në mënyrë që ta kalojnë me sukses provën që i pret ata duhet të kuptojnë vullnetin e Perëndisë, që zbulohet në faqet e fjalës së Tij; ata mund ta nderojnë Atin e tyre vetëm atëherë kur të kenë krijuar një ide të qartë mbi karak-terin, qeverisjen dhe qëllimet e Tij dhe vetëm atëherë mund të jetojnë në përputhje me to. Ata që janë të fortifikuar me të vërtetat Biblike janë të vetmit që do t’i bëjnë ballë konfliktit të fundit të kohërave. Çdo shpirti njerëzor do t’i duhet të kalojë testin: “T’i besoj dhe t’i bindem Zotit apo njerëzve?” Ora vendimtare po afron. A i kemi vendosur këmbët mirë mbi shkëmbin e palëvizshëm të fjalës së Perëndisë? A jemi gati që t’i mbrojmë pa u përkulur urdhëresat e Zotit dhe besimin tek Jezu-si? KiM 577.2

    Përpara ditës së kryqëzimit, Shpëtimtari iu shpjegoi dishepu-jve se Atij do t’i duhej të vdiste, por do të ngrihej përsëri nga var-ri dhe ishin engjëjt qiellorë ata që zbritën mbi tokë dhe i bënë mendjet dhe zemrat e këtyre qenieve njerëzore të vëmendshme ndaj këtyre fjalëve. Por dishepujt po kërkonin një çlirim të përkohshëm nga zgjedha romake dhe ata as nuk mund ta mendonin që Ai, që përbënte epiqendrën e shpresave të tyre do të përjetonte një vdekje aq të turpshme sa ç’ishte kryqëzimi. Ata i kishin fshirë nga kujtesa fjalët që duhet t’i kujtonin dhe ko-ha e provës i gjeti të papërgatitur. Vdekja e Jezusit i shkatërroi plotësisht shpresat e tyre a thua se Ai Vetë nuk i pati para-lajmëruar kurrë. Në të njëjtën mënyrë, profecitë na zbulojnë të ardhmen po aq qartë sa fjalët e Krishtit e zbuluan atë për dishepujt e dikurshëm. Ngjarjet që lidhen me fundin e kohës së provës dhe me punën përgatitore për fillimin e periudhës së vështirësive të mëdha, na janë përshkruar me hollësi. Por me mijëra njerëz nuk kanë kuptuar ende asnjë nga këto të vërteta të rëndësishme a thua se për to nuk është folur kurrë. Satani qëndron në pritë për të fshirë çdo përshtypje që do t’i bënte ata që të kuptonin rëndësinë e dhuratës së shpëtimit dhe periudha e vështirësive do t’i gjejë ata të papërgatitur.KiM 578.1

    Kur Perëndia u dërgon njerëzve paralajmërime që janë aq të rëndësishme sa simbolizohen si të shpallura nga engjëj hyjnorë që fluturojnë në qiell ai kërkon që çdo njeri i arsyeshëm t’u vërë veshin këtyre mesazheve. Gjykimi i frikshëm, që është dhënë kundër adhurimit të bishës dhe figurës së saj (Zbulesa 14:9-11), duhet t’i nxisë të gjithë njerëzit drejt një studimi të zellshëm të profecive, për të mësuar kështu se çfarë është shenja e bishës dhe si mund t’i shmangen asaj. Por masat e njerëzve i kthejnë kurrizin të vërtetës dhe përqafojnë vetëm përrallat e bukura. Duke parashikuar ngjarjet e ditëve të fundit apostulli Pal deklaroi se: “do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë” (2 Timoteut 4:3). Kjo kohë ka ardhur tashmë. Njerëzit nuk e duan më të vërtetën Biblike, sepse ajo i pret rru-gën dëshirave mëkatare dhe botëdashëse të zemrës dhe në vend të saj Satani nxiton t’u servirë mashtrimet, që ata i duan kaq shumë.KiM 578.2

    Por Perëndia do të ketë popullin e Vet në tokë që do ta ruajnë Biblën dhe vetëm Biblën si standart të çdo doktrine dhe si bazë të çdo reforme. As opinionet e njerëzve të ditur, as konkluzionet shkencore, as besimet apo vendimet e këshillave fetare, pavarësisht se kishat që ata përfaqësojnë janë të shumta dhe të rëndësishme, as mendimi i shumicës nuk duhet konsid-eruar si provë në favor apo kundra ndonjë pike të besimit fetar. Përpara se të pranojmë ndonjë doktrinë apo urdhëresë të re ne duhet të kërkojmë vetëm një fjalë të thjeshtë si “kështu tha Zo-ti” në mbështetje të saj. KiM 579.1

    Satani po përpiqet vazhdimisht që ta tërheqë vëmendjen e njerëzve tek njerëzit dhe jo tek Perëndia. Ai i shtyn njerëzit që, në vend që t’i studiojnë vetë Shkrimet e Shenjta për ta kuptuar me forcat e tyre detyrën që i pret, të quajnë udhërrëfyes pesh-kopët, pastorët dhe profesorët e teologjisë. Më pas, me të vënë nën kontroll mendjet e këtyre udhëheqësve, ai mund t’i bëjë njerëzit të kryejnë vullnetin e tij. KiM 579.2

    Kur Krishti erdhi për t’u thënë fjalë jete, njerëzit e thjeshtë e dëgjuan Atë me gëzim dhe shumë prej tyre, mes të cilëve edhe priftërinj e sundimtarë i besuan Atij. Por kryeprifti dhe udhëheqësit e kombit ishin më se të vendosur që t’i mohonin mësimet e Tij e ta dënonin. Megjithëse përpjekjet e tyre për ta akuzuar Atë s’ishin asgjë tjetër veçse flluska sapuni dhe megjithëse edhe ata vetë e ndjenin ndikimin e fuqisë hyjnore dhe mençurinë që shoqëronin fjalët e Tij, ata nuk mund të hiqnin dorë nga paragjykimet dhe mohuan kështu provën më të qartë të faktit se Ai ishte vetë Mesia, ndryshe do t’u duhej të bëheshin dishepujt e Tij. Këta kundërshtarë të Jezusit ishin ata njerëz që të tjerët ishin mësuar t’i nderonin që nga fëmijëria dhe t’i përuleshin pa fjalë. KiM 579.3

    “Si shpjegohet - pyesnin ata - që mësuesit dhe udhëheqësit tanë të ditur nuk i besojnë Jezusit? A nuk do ta prisnin këta njerëz të shquar Atë krahëhapur sikur të ishte Krishti?”KiM 579.4

    Ndikimi i këtyre mësuesve bëri që kombi çifut ta mohonte Shpëtimtarin e Vet.KiM 580.1

    Fryma, që frymëzonte këta priftërinj dhe udhëheqës fetarë manifestohet edhe sot e kësaj dite nga shumë njerëz, të cilët hiqen shumë të mëshirshëm. Ata nuk pranojnë ta zbulojnë dëshminë e Shkrimeve të Shenjta që ka të bëjë me të vërtetat e kohës sonë. Ata mburren me anëtarësinë e madhe, me pasurinë dhe popullaritetin e tyre dhe i përçmojnë avokatët mbrojtës të së vërtetës si të pakët në numër, të varfër dhe jo popullorë, si mbrojtës të një besimi që i ndan ata nga pjesa tjetër e botës.KiM 580.2

    Krishti e parashikoi që vetveshja me autoritet, e cila filloi me farisenjtë dhe mësuesit e ligjit do të vazhdonte edhe pas shpërndarjes së çifutëve. Ai kishte një ide të qartë profetike të punës për lartësimin e autoritetit njerëzor mbi ndërgjegjen, punë që është kthyer në një mallkim për kishën për shekuj me radhë. Ai u çorri maskën Farisenjve dhe mësuesve të ligjit dhe i paralajmëroi njerëzit për rrezikun që mbart ndjekja e këtyre udhëheqësve të verbër e për më tepër të gjitha këto u regjistruan për të qëndruar si dëshmi për brezat e ardhshëm.KiM 580.3

    Kisha e Romës u ka dhënë klerikëve të saj të drejtën për të interpretuar Shkrimet e Shenjta. Duke mbështetur mendimin se vetëm kleri është në gjendje që ta shpjegojë fjalën e Zotit, kjo e fundit u mohohet njerëzve të thjeshtë, megjithëse ReformaSioni i hapi Shkrimet e Shenjta për të gjithë, parimi i ruajtur me kujdes nga Roma vazhdon të ndikojë mijëra njerëz në kishat protestante që këta të mos e studiojnë vetë Biblën. Atyre u thuhet se duhet t’i pranojnë mësimet Biblike siç i interpreton Kisha dhe ka me qindra njerëz që nuk guxojnë të pranojnë asnjë pavarësisht se ajo mund të jetë zbuluar qartë në Shkrimet e Shenjta që bien ndesh me besimin apo mësimet e Kishës së tyre.KiM 580.4

    Pavarësisht nga fakti që Bibla na paralajmëron disa herë ndaj mësuesve të rremë, shumë njerëz janë gati që t’ia u besojnë shpirtërat e tyre, klerikëve dhe autoriteteve kishëtare. Sot ka me mijëra profesorë teologjie, që parashtrojnë si arsye besimi mbi pika të ndryshme të fesë së tyre faktin që ata janë udhëzuar nga udhëheqësit e tyre fetarë. Ata pothuajse nuk ua vënë veshin fare mësimeve të Shpëtimtarit, por u besojnë pa as më të voglin dyshim fjalëve të pastorëve.Po... a janë pastorët te paga-bueshëm? Si mund t’ua besojmë atyre shpirtërat tanë pa e ditur nga fjala e Perëndisë se ata janë mbartës drite? Mungesa e guximit moral për t’iu shmangur rrugës së botës i bën shumë njerëz që t’u shkojnë pas udhëheqësve të ditur dhe duke mos ushqyer as dëshirën më të vogël për të studiuar vetë, ata mbetën të mbërthyer keq në zinxhirët e gabimit. Ata e shohin se Bibla e nxjerr në pah shumë haptazi të vërtetën e kohës sonë, e ndiejnë fuqinë e Frymës së Shenjtë që i shoqëron thëniet e saj e megjithatë i kthejnë kurrizin dritës vetëm sepse Klerit i vriten sytë prej saj dhe lufton me ç’të mundet. Edhe pse ndërgjegjja dhe arsyeja u thonë të mos binden, këta njerëz të mashtruar as nuk guxojnë të mendojnë ndryshe nga pastorët e tyre dhe kështu gjykimi i tyre personal dhe interesat e tyre mbi për-jetësinë bëhen fli e mosbesimit, krenarisë dhe paragjykimeve të të tjerëve.KiM 580.5

    Satani për të zënë rob viktimat e veta punon duke përdorur mënyra të ndryshme përmes ndikimit njerëzor. Ai bën për vete me mijëra njerëz, duke i tërhequr ata me fijet e mëndafshta të “dashurisë”, së atyre që janë armiq të Kryqit të Krishtit. Nuk ka rëndësi se çfarë lidhjeje është kjo, prindërore, martesore apo sociale, rezultati është i njëjtë: Kundërshtarët e së vërtetës ush-trojnë fuqinë e tyre për të kontrolluar ndërgjegjen njerëzore dhe shpirtërat, që ndodhen nën zgjedhën e tyre nuk kanë as guximin e duhur dhe as pavarësinë e duhur për t’iu bindur bindjeve të tyre.KiM 581.1

    E vërteta dhe lavdia e Perëndisë janë të pandara, duke pasur Biblën në dorë ne e kemi të pamundur ta nderojmë Zotin me anë të disa opionioneve të gabuara. Shumë njerëz pretendojnë se nuk ka rëndësi se çfarë beson një njeri në se jeta e tij është e drejtë. Por mos harroni! Jeta gdhendet sipas besimit. Në qoftë se drita dhe e vërteta janë afër nesh dhe ne nuk pranojmë ta bëjmë tonin privilegjin e dëgjimit dhe vështrimit të tyre, me fjalë të tjera ne i mohojmë ato, pra ne zgjedhim errësirën dhe hedhim poshtë dritën.KiM 581.2

    “Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes” (Fjalët e Urta 16:25). Aty ku ekziston mundësia për ta njohur vullnetin e Perëndisë injoranca nuk është shfajësim për gabimet apo mëkatet. Një njeri, duke udhëtuar arrin në një vend ku rruga degëzohet në një numër rrugësh të tjera dhe pikërisht aty gjendet një tabelë ku tregohet qartë se ku të çon secila prej këtyre rrugëve. Në rast se ai nuk i kushton rëndësi tabelës dhe i hyn rrugës që atij i duket e drejtë, ai mund të jetë mëse i sinqertë dhe pa asnjë paragjykim,por ai ka shumë mundësi që ti ketë hyrë rrugës së gabuar.KiM 581.3

    Perëndia na ka dhënë fjalën e Tij në mënyrë që ne të njihemi me mësimet e Tij dhe të zbulojmë vetë se çfarë pret Ai prej nesh. Kur gjykatësi erdhi tek Jezusi dhe e pyeti: “Çfarë duhet të bëj që të fitoj jetën e përjetshme?” - Shpëtimtari e drejtoi drejt Shkrimeve të Shenjta dhe i tha: “Çfarë shkruhet në ligj? Si e lex-on ti atë? - Meqënëse në duart e të moshuarve dhe të rinjve gjendet një prezantim i saktë i këtij ligji, i parimeve dhe detyrave që mbart ai, injoranca dhe padia nuk do t’i shfajësojë apo çlirojë ata nga dënimi që sjell shkelja e ligjit të Perëndisë. Nuk është e mjaftueshme që të kesh qëllime të mira, nuk është e mjaf-tueshme të bësh atë që ti mendon se është e drejtë apo që pastori të thotë se është e drejtë. Shpëtimi yt është në rrezik e ti duhet t’i studiosh Shkrimet e Shenjta vetë. Sado të forta të jenë bindjet e tua, sado besim të kesh që pastori e di mirë të vër-tetën, asnjë nga këto nuk është themelore. Përpara ka një tabelë që të tregon çdo kthesë në rrugën drejt parajsës dhe s’do të të duhet t’i marrësh gjërat me mend.KiM 582.1

    Eshtë detyra e parë dhe më e lartë e çdo qenieje të arsye-shme njerëzore që të mësojë se ç’është e vërteta në faqet e Shkrimeve të Shenjta e më pas të ecë në dritë e t’i inkurajojë të tjerët që të ndjekin shembullin e Tij. Ne duhet ta studiojmë Biblën me zell çdo ditë, duke peshuar çdo mendim e duke kra-hasuar tekste me tekste. Ne duhet të krijojmë me ndihmën hyjnore opinionet tona personale ashtu siç duhet t’i përgjigjemi Zotit personalisht.KiM 582.2

    Njerëzit e ditur që, duke u hequr si të mençur e mësojnë të tjerët se Shkrimet e Shenjta kanë një kuptim mistik të fshehtë e shpirtëror që nuk shprehet drejtpërdrejt nga gjuha e përdorur, kanë përgënjeshtruar e kredhur në errësirë të vërtetat më të rëndësishme KiM 582.3

    Biblike. Këta janë mësues të rremë. Këtij grupi njerëzish i drejtohet Jezusi kur thotë: “nuk i njihni as shkrimet e as pushtetin e Perëndisë.” Gjuha Biblike duhet shpjeguar sipas kuptimit të saj të drejtpërdrejtë, atëherë kur nuk përdoret një figurë apo simbol. Krishti na ka premtuar: “në qoftë se dikush bën vullnetin e Tij do të njohë doktrinën” (Gjoni 7;17). Në qoftë se njerëzit do ta kuptonin Biblën ashtu siç është, në qoftë se nuk do të kishte mësues të rremë, që do t’i keqdrejtonin e do t’i ngatërronin mendjet njerëzore do të kryhej një punë e tillë që do t’i gëzonte engjëjt e do të mblidhte rreth Krishtit mijëra e mijëra njerëz, që tani enden në gabim.KiM 583.1

    Ne duhet të vëmë në punë të gjitha fuqitë tona mendore në studimin e Shkrimeve të Shenjta e duhet të përpiqemi me aq sa kemi mundësi si qënie njerëzore që jemi të kuptojmë gjërat e mëdha të Perëndisë, megjithatë nuk duhet të harrojmë se bindja e nënshtrimi i një fëmije përbëjnë frymën e një nxënësi të zellshëm. Vështirësitë, që hasen në studimin Biblik nuk mund të kapërxehen kurrë me anë të të njëjtave metoda që përdoren në zgjidhjen e problemeve filozofike. Ne nuk duhet t’i hyjmë studimit të Biblës me vetbesim siç bëjnë shumica e njerëzve kur studiojnë degët e ndryshme të shkencës, por duke iu lutur, duke u mbështetur tek Perëndia dhe me një dëshirë të sinqertë për të mësuar vullnetin e Tij. Ne duhet të na karakterizojë një frymë përulësie që të fitojmë dijen nga i madhi Unë Jam. Ndryshe engjëjt mëkatarë do të na i verbojnë mendjet e do të na i ftohin zemrat aq shumë sa e vërteta nuk do të na bëjë më përshtypje. Shumë tekste të Shkrimit të Shenjtë, që njerëzit e shkolluar i quajnë të mistershme apo që nuk i kushtojnë vëmendje mbajnë në vetvete ngushëllim dhe udhëzime për atë njeri që është ulur në bankat e shkollës së Krishtit. Shumë teologë nuk arrijnë të kuptojnë dot fjalën e Perëndisë, sepse ata i mbyllin sytë para të vërtetave, që nuk duan t’i vënë në jetë. Kuptimi i të vërtetës Bib-like nuk varet aq shumë nga fuqia e intelektit, sa nga rëndësia e qëllimit dhe dëshira e ethshme për drejtësi.KiM 583.2

    Bibla nuk duhet të studiohet kurrë pa u lutur më parë. Vetëm Fryma e Shenjtë mund të na bëjë ta kuptojmë lehtë rëndësinë e këtyre të vërtetave dhe të na pengojë që të mundohemi me disa të dhëna të tjera, që janë të vështira për ne. Engjëjt qiellorë kanë për detyrë që ta përgatisin zemrën që ta kuptojë Fjalën e Perëndisë e ne të kemi privilegjin që të mrekullohemi me bukurinë e saj, t’u kushtojmë rëndësi paralajmërimeve të saj dhe të frymëzohemi, dhe të marrim fuqi nga premtimet e saj. PetiSioni i psalmistit duhet të bëhet edhe i yni: “Hapi sytë e mi dhe unë do të shikoj mrekullitë e ligjit Tënd” (Psalmi 119:18). Shpesh tundimet duken të papërballueshme, sepse duke mos u lutur dhe duke mos e studiuar Biblën, njeriu që tundohet nuk është në gjendje që t’i kujtojë premtimet e Perëndisë dhe t’i bëjë ballë Satanit me armët e Shkrimeve të Shenjta. Por engjëjt janë afër atyre që duan t’i dinë gjërat hyjnore dhe në rast nevoje ata do t’i kujtojnë këta njerëz për të vërtetat që iu duhen. Kështu “kur kundërshtari do të vijë si një lumë i furishëm, shpirti i Zotit do të lartojë kundër Tij një flamur”. (Isaia 59:19)KiM 583.3

    Jezusi i premtoi dishepujve të tij: “Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim do t’u mësojë çdo gjë dhe do t’iu kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26). Por mësimet e Krishtit duhet të jenë ngulitur në mendje më parë, në mënyrë që Fryma e Perëndisë të na i kujtojë ato në kohë rreziku. “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, - thotë Davidi - që të mos mëkatoj kundër teje” (Psalmi 119:11).KiM 584.1

    Të gjithë ata, që i vlerësojnë interesat që lidhen me përjetësinë duhet t’i ruhen sulmit të skepticizmit. Vetë shtyllat e të vërtetës do të sulmohen. Eshtë e pamundur që t’i mbash larg sofizmës dhe sarkazmës mësimet djallëzore dhe infektuese të mosbesimit modern. Satani ua përshtat tundimet e tij të gjitha grupeve njerëzore. Ai e sulmon të paditurin, duke qeshur dhe duke u tallur, ndërsa të diturin me ide shkencore e arsyetim filozofik, por tek të dy ai synon të ngjallë mosbesim dhe përçmim ndaj Shkrimeve të Shenjta. Madje edhe të rinjtë e pa përvojë shprehin dyshim në lidhje me parimet themelore të kristianizmit. Dhe ky mosbesim i të rinjve, pavarësisht se është i përciptë ushtron ndikimin e tij. Shumë njerëz sillen kështu me besimin e baballarëve të tyre dhe e përçmojnë Frymën Mëshirëplotë (Hebrejtë 10:29) Shumë jetë njerëzore, që duhej të nderonin Perëndinë e të bekonin botën janë infektuar nga fryma e ndyrë e mosbesimit. Të gjithë ata që i besojnë vendimeve të arsyes dhe imagjinatës njerëzore për të shpjeguar pa ndihmën e zgjuar të Perëndisë misteret e të vërtetat hyjnore, bien rob të kurthit satanik.KiM 584.2

    Ne po jetojmë në periudhën më solemne të historisë botërore. Shpejt do të vendoset edhe fati i banorëve të shumtë të kësaj bote. Mirëqënia jonë e së ardhmes, shpëtimi ynë dhe i të tjerëve varet shumë nga rruga që po ndjekim sot. Ne duhet t’i lëmë fushë të lirë veprimi fuqisë udhëheqëse të Frymës së Shenjtë. Çdo pasues i Krishtit duhet të pyesë me ngulm: “O Zot, çfarë do që të bëj unë?” Ne duhet t’i përulemi Zotit me lutje dhe agjërim dhe duhet të meditojmë për fjalën e Tij e veçanërisht për skenat e gjykimit.Tani ka ardhur koha që ne të kërkojmë një përvojë të plotë dhe të gjallë në gjërat e Perëndisë. Nuk kemi kohë për të humbur, as edhe një minutë. Rreth nesh po ndodhin ngjarje të një rëndësie jetësore, ne jetojmë mbi tokën e magjepsur nga Satani. Mos flini roje të Perëndisë; armiku po vërtitet aty afër i gatshëm, në rast se ju jeni të pavëmendshëm dhe të përgjumur për t’iu gllabëruar e kthyer në pre të tij.KiM 585.1

    Shumë njerëz janë mashtruar në lidhje me pozitën e tyre të vërtetë para Perëndisë. Ata vetëlavdërohen për veprimet e gabuara që nuk kanë kryer, por harrojnë t’i numërojnë veprat e mira e fisnike që Zoti kërkon prej tyre, por që ata kanë haruar t’i kryejnë. Nuk është e mjaftueshme që ata të jenë pemë në kopshtin e Perëndisë. Ata duhet t’i përgjigjen asaj që Ai pret prej tyre, duhet të lidhin fruta. Ai i quan ata fajtorë për mungesën e veprave të mira që ata do të kishin kryer me ndihmën e hirit të Tij forcues. Në librat qiellorë ata janë regjistruar si njerëz mëkatarë, megjithatë as çështja e këtij grupi njerëzish nuk është fare e pashpresë. Zemra e dashurisë së shumëvuajtur vazhdon t’i lutet edhe atyre që e kanë shpërfillur mëshirën e Perëndisë dhe kanë abuzuar me hirin e Tij. Prandaj Ai thotë: “Zgjohu ti që fle dhe ringjallu prej të vdekurish dhe Krishti do të shndrisë mbi ty. Kuj-desuni pra, që të ecni me kujdes ... duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta” (Efesianët 5: 14-16).KiM 585.2

    Kur të vijë koha e provës do të dalin në pah edhe të gjithë ata që e kanë bërë fjalën e Perëndisë udhërrëfyese në jetë. Gjatë verës pemët, që janë gjithmonë të gjelbra nuk ndryshojnë shumë nga pemët e tjera, por me të ardhur erërat e ftohta të dimrit, pemët e tjera zhvishen nga gjethet, por pemët, që janë gjithmonë të gjelbra nuk ndryshojnë. Kështu, profesori i rremë tani nuk ndryshon shumë nga i krishteri i vërtetë, por koha është e afërt, kur ky ndryshim do të bëhet më se i dallueshëm. Me të lindur kundërshtimi, me të marrë rrugë fanatizmi dhe mosbesimi, me të lulëzuar persekutimi, hipokritët dhe të ashtuquajturit “të Krishterë” me gjysëm zemre do të dridhen e do të dorëzohen, por i Krishteri i vërtetë do të qëndrojë i fortë si një shkëmb, me një besim akoma më të madh e me një shpresë akoma më të shndritshme se në kohë paqeje.KiM 585.3

    Psalmisti thotë: “urdhërimet e tua janë përsiatja ime”. “Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë, prandaj urrej çdo shteg falsiteti” (Psalmi 119:99, 104).KiM 586.1

    “Lum ai njeri që ka gjetur diturinë”. “Ai do të jetë si një pemë e mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndiejë kur vjen vapa dhe gjethet e saj do të mbeten të gjelbra, në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte” (Fjalët e Urta 3;19); (Jeremia 17:8).KiM 586.2

    1. Perëndia do të rrisë ndërgjegjësimin frymor përpara Ardhjes së Dytë. Sipas Zbulesës 14:9-11, cili do të jetë rezultati për ata që nuk ia vënë veshin mesazhit?? KiM 586.3

    2. Cili është vendi që zë arsyeja dhe intelekti në studimin e Biblës? KiM 586.4

    3. Si mund të rrisni dashurinë tuaj për Shkrimet dhe studimin e Biblës? KiM 586.5

    4. Shumë të Krishterë thjesht shohin nga klerikët për t’i interpretuar Biblën. A nënkupton kjo se ne nuk duhet të kërkojmë kurrë këshilla nga një njeri tjetër për sa i përket interpretimit të Biblës? Jepni shpjegime. KiM 586.6

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents