4.—Valdezët
Konflikti I Madh
- Contents- Parathënie nga Botuesit
- Hyrje
- 1.—Shkatërrimi i Jeruzalemit
- 2.—Persekutimi në Shekujt e Parë
- 3.—Një Epokë Errësire Shpirtërore
- 4.—Valdezët
- 5.—John Wycliffe
- 6.—Huss dhe Jerome
- 7.—Ndarja e Luterit nga Roma
- 8.—Luteri Përpara Dietës
- 9.—Reformatori Zvicerian
- 10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani
- 11.—Protestat e Princave
- 12.—Reformimi Francez
- 13.—Holanda dhe Skandinavia
- 14.—Reformatorët e Mëvonshëm Anglezë
- 15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
- 16.—Etërit Pelegrin
- 17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
- 18.—Një Reformator Amerikan
- 19.—Drita Përmes Errësirës
- 20.—Një Zgjim i Madh Besimi
- 21.—Një Paralajmërim i Refuzuar
- 22.—Profecia e Përmbushur
- 23.—Çfarë është Shenjtërorja?
- 24.—Në Vendin më të Shenjtë
- 25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
- 26.—Një Punë Reformash
- 27.—Rigjallërimet Moderne
- 28.—Duke u Përballur me Ngjarjet Jetësore
- 29.—Origjina e së Keqes
- 30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit
- 31.—Agjensitë e Frymërave të Liga
- 32.—Kurthet e Satanit
- 33.—Mashtrimi i Parë i Madh
- 34.—A Mund të na Flasin të Vdekurit?
- 35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes
- 36.—Konflikti i Pashmangshëm
- 37.—Shkrimet si Mburojë
- 38.—Paralajmërimi i Fundit
- 39.—Koha e Trazirave
- 40.—Njerëzit e Perëndisë të Çliruar
- 41.—Shkretimi i Tokës
- 42.—Konflikti Merr Fund
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
4.—Valdezët
Edhe mes errësirës që dukej sikur kishte mbuluar tokën gjatë periudhës së gjatë të mbizotërimit të papatit, drita e së vërtetës nuk u shua plotësisht.Gjatë gjithë kohërave nuk kanë munguar dëshmitarët e Perëndisë - njerëz që besonin se Krishti ishte i vetmi ndërmjetës midis Zotit dhe jeriut, që e nderonin Biblën si udhërrëfyesen e vetme në jetë dhe e mbanin të shenjtë TË SHTUNËN e vërtetë. Megjithatë bota asnjëherë nuk do ta kup-tojë plotësisht se sa borxhlie u është këtyre njerëzve. Ata u quajtën heretikë, qëllimet e tyre u kritikuan, karakteri i tyre u përbalt dhe shkrimet e tyre u ndaluan, u keqinterpretuan dhe u zhdukën. Megjithatë ata nuk u përkulën dhe e ruajtën të pastër besimin e tyre në shekuj për t’ia lënë trashëgim të pacënuar e të shenjtë brezave të ardhshëm.KiM 59.1
Historia e popullit të Perëndisë gjatë periudhës së errësirës që pllakosi botën falë pushtetit suprem të Romës, është gdhen-dur në qiell, por pak shenja të saj gjenden në dokumentet njerëzore. Gjurmët e ekzistencës së tyre gjenden vetëm në akuzat e persekutorëve të tyre. Politika e Romës konsistonte në zhdukjen e çdo gjurme pakënaqësie ndaj doktrinave apo dekreteve të saj. Ajo u përpoq të shkatërronte çdo gjë, person apo shkrim, që paraqiste shenja herezie. Shprehjet e dyshimit apo kundershtimit ndaj autoritetit të dogmave romake, ishin të mjaftueshne për të vënë në rrezik jetën e të varfërve dhe të pasurve, e të pushtetshmëve dhe të zakonshmëve. Roma u orvat që të zhdukte gjithashtu çdo shenjë të mizorisë së saj ndaj këtyre “rebelëve”. Këshillat e papatit, me anë të dekreteve të tyre, urdhëruan djegien e të gjithë librave që përmbanin të dhëna të tilla. Meqënëse përpara shpikjes së shtypshkronjës së parë librat ishin të pakët dhe ishte e vështirë ruajtja e tyre dhe kjo ua lehtësonte autoriteteve të Romës detyrën tyre.KiM 59.2
Asnjë kishë që ndodhej brenda sferës së juridiksionit romak, nuk e gëzoi lirinë e ndërgjegjes për një kohë të gjatë. Me të vendosur pushtetin e tij, papati nxitoi për të zgjatur duart e për t’i shkatërruar të gjithë ata që nuk pranuan ta njihnin zgjedhën e saj. Kështu, njëra pas tjetrës, kishat iu dorëzuan sundimit të tij.KiM 60.1
Në Britaninë e Madhe, Kristianizmi primitiv i hodhi shumë shpejt rrënjët e tij. Britanët në shekujt e parë, u njohën me një Ungjill të pacënuar nga femohueshmëria romake. Kishat e para angleze morën nga Roma një dhuratë të vetme: persekutime nga perandorët paganë, persekutime që u zgjeruan deri në brigjet e largëta. Shumë të Krishterë, duke u larguar nga persekutimi në Angli, gjetën strehë në Skoci; e nga këtu e vërteta depërtoi në Irlandë ku u prit me gëzim të madh.KiM 60.2
Paganizmi mbizotëroi në vend, kur saksonët pushtuan Britaninë. Pushtuesit e quanin për turp të merrnin mësime nga skllevërit e tyre e kështu të Krishterëve iu desh të strehoheshin në male e në moçale të shkreta. Megjithëse drita u fsheh për një farë kohe, ajo shkëlqeu përsëri. Në Skoci, një shekull më vonë, ajo shkëlqeu me një vezullim verbues që u ndie edhe në vendet fqinje. Nga Irlanda erdhi Kolumba i zellshëm dhe bashkëpunëto-rët e tij që duke i mbledhur besimtarët e shpërndarë në ishullin Iona, e kthyen këtë të fundit në qëndrën e punës së tyre misionare. Mes këtyre misionarëve ndodhej edhe një mbrojtës i të Shtunave Biblike dhe kjo e vërtetë depërtoi dhe u përqafua edhe nga të tjerët. Në Iona u ngrit një shkollë, misionarët që dolën nga bankat e saj shkuano vetëm në Skoci e Angli, por edhe në Gjermani, Zvicër e Itali.KiM 60.3
Por Roma ia kishte ngulur sytë Britanisë dhe vendosi që ta zinte edhe atë në kurthin e saj. Në shekullin e gjashtë misionarët e saj i hynë punës për t’i kthyer në të Krishterë saksonët paganë. Duke u mirë pritur nga barbarët krenarë, këta misionerë mundën të bindnin me mijëra prej tyre që ta pranonin besimin romak. Ndërsa puna ecte përpara, udhëheqësve romakë dhe të bindurve të tyre iu desh të ballafaqoheshin me të Krishterët e vërtetë. Ndryshimi midis këtyre palëve ishte mbreslënës. Të dytët ishin të thjeshtë, kokëulur, përkrahës të karakterit, doktrinave dhe zakoneve Biblike, ndërsa të parët lartësonin superstiSionin, arro gancën dhe madhështinë e papatit. Lajmëtarët e Romës i ftuan këto kisha që të njihnin pushtetin e pakufizueshëm të papës. Britanët iu përgjigjën me urtësi këtyre ftesave duke theksuar se ata dëshironin t’i donin të gjithë njerëzit papërjashtim, por papën nuk e kishte caktuar kush si kreu i kishës dhe ata ishin gati ta respektonin atë ashtu siç nderonin çdo pasues të Krishtit. Përpjekje të vazhdueshme u bënë për të siguruar aleancën e tyre me Romën, por të Krishterët kokëulur, të çuditr nga krenaria që tregonin këta lajmëtarë, u përgjigjën me vendosmëri se ata nuk njihnin asnjë Zot tjetër mbi Krishtin. Pikërisht atëherë u zbulua fryma e vërtetë e papatit. Udhëheqësi romak tha: “Në qoftë se nuk i mirë prisni vëllezërit që ju sjellin paqe, do t’iu vijnë armiqtë që do t’iu sjellin luftë. Në qoftë se nuk do të bashkoheni me ne për t’iu treguar saksonëve rrugën e jetës, ata do t’iu falin goditjen e vdekjes. -J.H. Merle D’Aubigne,“History of the Reformation of the Sixteenth Century” libri 17 kap 2. Këto nuk ishin kërcënime boshe. Kundër tyre u përdorën intriga dhe mashtrime kaq të mëdha saqë këta dëshmitarë të besimit Biblik ose u shkatërruan, ose u detyruan t’i nënshtroheshin autoritetit romak.KiM 60.4
Në vendet përtej juridiksionit të Romës, kanë ekzistuar për shekuj me rradhë grupe të Krishterësh, që kanë mbetur tërësisht të pastër ndaj korrupsionit të papatit. Edhe ata ishin të rrethuar nga paganizmi dhe me kalimin e kohës u prekën deridi-ku nga gabimet e tij; por megjithatë vazhdonin ta respektonin Biblën si rregullin e vetëm të besimit dhe t’i vinin në praktikë shumë nga të vërtetat e saj. Këta të Krishterë besonin në karak-terin e përjetshëm të ligjit të Perëndisë dhe e mbanin të shenjtë TË SHTUNËN e urdhëresës së katërt. Kisha, që e ruanin këtë besim dhe e respektonin këtë mënyrë veprimi, ekzistonin në Afrikën Qëndrore dhe mes armenëve të Azisë.KiM 61.1
Mes atyre që i bënë ballë me guxim fuqisë së romës, një vend nderi mbajnë Valdezët. Korrupsioni dhe gënjeshtrat e Papatit ndeshën rezistencën më të madhe pikërisht në atë vend ku ndodhej froni dhe selia e tij. Kishat e Piemontit e ruajtën pavarësinë e tyre për shekuj me rradhë; por, më së fundi, erdhi koha kur Roma kër- koi me këmbëngulje dorëzimin e tyre. Pas betejash të pasuksesshme kundër tiranisë së saj, udhëheqësit e këtyre kishave u detyruan ta njihnin pushtetin e pakufishëm të asaj fuqie që dukej sikur kishte vënë nën themrën e saj pothuajse gjithë botën. Sidoqoftë, pati disa prej tyre që nuk pranuan t’i dorëzoheshin autoritetit të papës apo prelatëve të tij. Ata ishin të vendosur që ta ruanin besnikërinë ndaj Perëndisë dhe thjeshtësinë e pastërtinë e besimit që kishin përqafuar. Kështu filloi përçarja. Ata që i përkisnin besimit të pacënuar u larguan: disa braktisën Alpet e vendlindjes për ta ngritur flamurin e së vërtetës në vende të tjera; të tjerët gjetën strehë nëpër shpella apo guva të maleve ku gëzonin liri të plotë për ta adhuruar Perëndinë. Besimi që për shekuj me rradhë u kultivua dhe u mësua nga të Krishterët Valdezëndryshonte plotësisht nga doktrinat e rreme që kishte përqafuar Roma. Besimi i tyre fetar kishte si themel fjalën e shkruar të Perëndisë, sistemin e vërtetë të Kristianizmit. Këta fshatarë kokëulur, në strehinat e tyre të errëta, të ndara prej botës dhe të dhëna pas punës së përditshme mes tufave të bagëtive e vreshtave, nuk arritën vetë tek njohja e së vërtetës që binte në kundërshtim me dogmat dhe herezitë e kishës femohuese. Besimi i tyre nuk ishte një besim i një tipi të ri. Këtë besim fetar ata e kishin marrë në trashëgim nga baballarët e tyre. Ata i gëzonte ky besim i kishës apostolike -“besimi që u qe transmetuar shenjtorëve njëherë e përgjithmonë.” - Juda 3. “Kisha në shkretëtirë” dhe jo hierarkia kryelartë që ishte ulur mbi fronin e kryeqytetit të botës, ishte kisha e vërtetë e Krishtit, depozita e thesareve të së vërtetës që Perëndia ia besoi popullit të Tij për t’ia shpërndarë botës.KiM 61.2
Urrejtja e kishës së Romës për TË SHTUNËN Biblik ishte një nga shkaqet kryesore që çuan në ndarjen e saj nga kisha e vër-tetë. Fuqia e papatit, siç parashikohet edhe në profeci, e shkeli me këmbë të vërtetën. Ligji i Perëndisë u mbulua me pluhur, ndërsa u ngritën lart traditat dhe zakonet njerëzore. Kishat që u gjendën nën sundimin e Romës, shumë shpejt u detyruan ta nderojnë të dielën si ditë të shenjtë. Në mes të gabimeve në rritje e superstiSioneve shumë njerëz, madje edhe nga populli i vërtetë i Perëndisë u çoroditën kaq shumë saqë, ndërsa e mba-nin të shenjtë të shtunën, i shmangeshin punës dhe gjatë të dielës. Por as kjo nuk i kënaqte udhëheqësit e Romës. Ata dëshironin që jo vetëm të shenjtërohej e diela, por edhe të dhunohej e Shtuna dhe i qortuan ashpër të gjithë ata që guxonin ta respektonin atë. Vetëm duke iu larguar fuqisë së Romës njerëzit mund t’i bindeshin në paqe urdhëresave të ligjit të Perëndisë.KiM 62.1
Valdezët ishin të parët në Evropë që i përkthyen Shkrimet e Shenjta. Qindra vjet përpara ReformaSionit, ata kishin një dorë- shkrim të Biblës në gjuhën e tyre. E vërteta e pashtrembëruar që ruanin ata, i ktheu në objekt urrejtjeje dhe persekutimi. Ata deklaruan se Kisha e Romës ishte Babilonia femohuese e Zbulesës dhe nuk iu dorëzuan asaj edhe pse një gjë e tillë e vinte në rrezik jetën e tyre. Ndërsa disa prej tyre, nën ndikimin e përndjekjeve të gjta, dalë nga dalë braktisën parimet kryesore, të tjerët vazhduan ta ruanin të vërtetën të pacënuar. Përmes shekujve të errësirës dhe apostazisë këta Valdezë e mohuan sundimin romak, e hodhën poshtë adhurimin e imazheve si idhu-jtari dhe e mbajtën të shenjtë TË SHTUNËN e vërtetë. Ata u kapën fort pas besimit të tyre edhe pse iu desh të përballonin furtuna të ashpra kundërshtimi. Edhe pse të sulmuar nga trupat savojase dhe të përvëluar nga turrat e druve romake, ata mbetën besnikë të papërkulur të fjalës së Perëndisë dhe va-zhduan ta nderojnë Atë.KiM 63.1
Prapa ledheve të këtyre maleve të madhërishëm që në çdo kohë kanë qënë vendstrehim i të persekutuarve dhe të shtypurve - Valdezët gjetën shpëtim. Këtu, drita e së vërtetës vazhdoi të ndriçonte mes errësirës së Mesjetës. Këtu, dëshmitarët e së vërtetës, ruajtën me mijëra vjet, besimin e parë.KiM 63.2
Perëndia kishte përgatitur për popullin e Tij një shenjtore me një madhështi të paparë që u shkonte për shtat të vërtetave të mëdha që u kishte besuar. Për këta mërgimtarë besnikë malet përbënin një emblemë të pathyeshme të drejtësisë së Jehovait. Ata u tregonin fëmijëve të tyre majat mbizotëruese që spikatnin madhërisht kundrejt qiellit dhe u flisnin atyre për Atë që as nuk ndryshon e as nuk kthehet, fjalët e të Cilit do të jetojnë përjetësisht si kodrat e patundura. Zoti i kishte vendosur në vendet e tyre malet dhe u kishte falur forcë atyre e askush, përveç Fuqisë së Pafund, nuk mund t’i lëvizte vendit ato. Në të njëjtën mënyrë Perëndia kishte caktuar ligjin e Tij, që përbën themelin e qeverisjes së Tij në qiell e në tokë. Dora e njeriut mund të shtrihet e ta shkatërrojë jetën e një njeriu tjetër, por ajo dorë ashtu si nuk mund t’i shkatërrojë nga themelet malet e t’i hedhë në det, ashtu as nuk mund të ndryshojë urdhëresat e ligjit të Jehovait apo të fshijë premtimet që Ai ua ka rezervuar atyre që kryejnë vullnetin e Tij. Në besimin e tyre ndaj ligjit të Tij, shërbëtorët e Zotit duhet të jenë të patundur si kodrat që nuk mund të lëvizin.KiM 63.3
Malet që ndahen nga luginat ishin një dëshmi e vazhdueshme e fuqisë krijuese të Perëndisë, përveç sigurisë së pagabueshme të kujdesit të Tij. Këta shtegtarë mësuan t’i duan simbolet e heshtura të pranisë së Jehovait. Ata nuk ankoheshin për ashpërsinë e fatit të tyre; kurrë nuk ndjeheshin të baktisur edhe në mes vetmisë malore. Ata e falënderonin Perëndinë që u kishte siguruar një strehë larg zemërimit dhe mizorisë njerëzore dhe i gëzoheshin lirisë së adhurimit. Shpesh fuqia e maleve u siguronte atyre një mbrojtje të sigurt nga ndjekjet e armiqve. Nga majat e larta të maleve, ata i këndonin Perëndisë himne lëvdimi dhe ushtritë e Romës nuk mund ta heshtnin këngën e tyre të zjarrtë.KiM 64.1
Mëshira e këtyre pasuesve të Krishtit ishte e pastër, e thjeshtë dhe e përulur. Për ta parimet e së vërtetës kishin vlerë më të madhe se shtëpitë, tokat, miqtë, të afërmit e madje edhe se vetë jeta vetë. Në zemrat e fëmijëve farërat e këtyre parimeve hidheshin që në vegjëli. Që në fëmijëri, të rinjve u flitej për Shkrimet e Shenjta dhe u mësohej t’i trajtonin si të shenjta urdhëresat e ligjit të Perëndisë. Kopjet e Biblës ishin të pakta, prandaj fjalët e saj të çmuara mësoheshin përmendësh. Të shumtë ishin ata që qenë në gjendje të përsërisnin pasazhe të tëra të Dhjatës së Re e të Vjetër. Mendimet për Perëndinë i shoqëronin skenat e mrekullueshme të natyrës dhe bekimet e jetës së përditshme. Fëmijët e vegjël mësuan t’i jenë mirë njohës Zotit, si burim i vetëm i çdo të mire e begatie.KiM 64.2
Prindërit e dashur e të dhembshur, i donin shumë fëmijët e tyre e prandaj i mësuan ata të heqin dorë nga plotësimi i kënaqësive vetjake. Ata i priste një jetë provash e vështirësish... e ndoshta edhe një vdekje martirësh. Që në fëmijëri ata u edukuan që t’u bënin ballë vështirësive, të ushtronin vetëkontroll e të vepronin e të mendonin drejt. Që në moshë të re, ata u mësuan të ishin përgjegjës për veprimet e tyre, të kishin kujdes kur flisnin e ta kuptonin rëndësinë e heshtjes. Një fjalë e pamatur, që mund të binte në veshin e armikut, do të vinte në rrezik jo vetëm jetën e folësit, por edhe atë të vëllezërve të tij; sepse armiqtë e të vërtetës i ndiqnin ata që guxonin ta mbronin lirinë e besimit, siç ndjekin ujqërit e uritur prenë e tyre. KiM 65.1
Valdezët sakrifikuan begatinë e vërtetë të kësaj bote për hir të së vërtetës dhe u duhej të punonin me durim për të siguruar bukën e gojës. Çdo pëllëmbë tokë e punueshme mes maleve shfrytëzohej me kujdes; lëndinat dhe faqet e kodrave, edhe pse jo shumë pjellore, punoheshin e prodhonin. Kursimi dhe vetëmohimi përbënin një pjesë të rëndësishme të edukatës që fëmijët e merrnin si një vlerë të trashëguar. Atyre iu tha se Perëndia dëshiron që jeta të jetë e disiplinuar dhe plotësimi i çdo nevoje të përditshme arrihet nëpërmjet punës personale, kujdesit, largpamësisë dhe besimit. Një ecuri e tillë, është e vërtetë, që duket e lodhshme dhe rraskapitëse, por është e plotë, ajo përbën shkollën që ka ngritur Perëndia për t’iu përgjigjur gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhet njeriu dhe për ta stërvitur e zhvilluar atë. Të rinjtë mësoheshin të ishin gati për punë e sakrifica, por nuk lihej mënjanë as veprimtaria mendore. Atyre u mësohej se çdo dhunti i takonte Perëndisë e të gjitha duheshin zhvilluar për t’i shërbyer Atij.KiM 65.2
Kisha Valdeze, me pastërtinë dhe thjeshtësinë e saj, i ngjante kishës apostolike. Duke hedhur poshtë sundimin e papës dhe prelatëve romakë, ata njihnin vetëm autoritetin e Biblës si të pagabueshëm e suprem. Pastorët e tyre, ndryshe nga priftërinjtë kryelartë të Romës, ndiqnin shembullin e Mësuesit të tyre” që nuk erdhi që t’i shërbenin të tjerët, por t’u shërbente atyre.”KiM 65.3
Ata e ushqyen tufën e perëndisë në kullotat e gjelbra dhe burimet plot jetë të fjalës së Tij të shenjtë. Larg monumenteve të krenarisë dhe madhështisë njerëzore, ata mblidheshin, jo në kisha apo katedrale madhështore, por nën hijen e maleve apo në kohë rreziku në guva shkëmbore, për të dëgjuar nga goja e shërbëtorëve të Krishtit fjalët e së vërtetës. Pastorët predikonin jo vetëm Ungjillin, por vizitonin të sëmurët, mësonin fëmijët, qortonin ata që gabonin, përpiqeshin të shuanin grindjet e të vendosnin harmoninë e dashurinë vëllazërore. Në kohë paqeje ata ushqeheshin me të ardhurat e mbledhura nga dhuratat e njerëzve; por ashtu si Pali - ndërtuesi i tendave edhe ata mësuan një profesion apo zanat për të siguruar të ardhura në rast nevoje.KiM 65.4
Pastorët ishin mësuesit e të rinjve. ndërsa u kushtohej vëmendje e veçantë kulturës së përgjithshme, Bibla mbetej lënda kryesore. Ungjijtë e Mateut dhe të Gjonit, si dhe pjesa më e madhe e Letrave të Apostujve mësoheshin përmendësh. Ata merreshin edhe me kopjimin e Shkrimeve të Shenjta. Disa ishin dorëshkrime të të gjithë Biblës, të tjerat të pjesshme; disa prej të cilave ishin pasuruar me shpjegime të thjeshta të tekstit, shkruar nga ata që ishin në gjendje ta bënin një gjë të tillë. Shpërndaheshin kështu thesaret e së vërtetës që ata që donin të lartësoheshin mbi vetë Perëndinë, i kishin fshehur për një farë kohe.KiM 66.1
Me një punë këmbëngulëse e të palodhur, ndonjëherë në guvat e errëta e të thella të tokës me ndihmën e një qiriu u kopjuan varg pas vargu e kapitull pas kapitulli Shkrimet e Shenjta. Kështu, puna vazhdoi duke e shfaqur vullnetin e Perëndisë si ar i kulluar. Vetëm ata që ishin marrë me atë punë, e dinin se ari ishte akoma më rrezatues, më i kulluar e më i qartë falë provave që kishte kaluar. Engjëjt e qiellit fluturonin përreth këtyre shërbëtorëve besnikë.KiM 66.2
Satani i kishte nxitur priftërinjtë dhe prelatët romakë që ta varrosnin fjalën e së vërtetës nën plehrat e gabimit, herezisë dhe superstiSionit; por ajo kishte mbetur mrekullisht e pacënuar përmes shekujve të gjatë të errësirës. Nuk mbante vulën e njeriut por gjurmën e Perëndisë. Njerëzit nuk kanë rreshtur së nxiri kuptimin e qartë dhe të thjeshtë të Shkrimeve të Shenjta duke i bërë ato të bien ndesh me vetveten; por të ngjashme me varkën që lundronte mbi valët e tërbuara, fjala e Perëndisë mundi t’i sfidojë furtunat që e kërcënonin me shkatërrim. Ashtu si minierat mbajnë të fshehura në brendësi të tyre damarë ari dhe argjendi, për gjetjen e të cilëve duhet gërrmuar thellë, ashtu edhe Shkrimet e Shenjta për,bajnë në vetvete thesaret e së vërtetës që i zbulohen vetëm atij që i kërkon me zell, me dëshirë e me lutje. Perëndia e skicoi Biblën si libër - model për mbarë njerëzimin në fëmijëri, rini e burrëri vepër studimi në shekuj. Ai ia dha Fjalën njeriut që të zbulonte në të Vetveten. Zbulimi i çdo të vërtete të re është një shprehje e re e karakterit të Autorit të saj. Studimi i Shkrimeve të Shenjta është një plan hyjnor për ta afruar njeriun me Krijuesin e tij e për ta qartësuar vullnetin e Tij përpara syve njerëzor. Eshtë mënyra e komunikimit mes njeriut dhe Perëndisë.KiM 66.3
Valdezët megjithëse e quanin respektin ndaj Perëndisë si fil-limin e mençurisë, ata e dinin mirë se edhe kontakti me botën, dijet mbi njerëzit dhe jetën e tyre aktive luanin një rol të rëndësishëm në zgjerimin e ideve dhe në zhvillimin e aftësive të të ekzistuarit. Nga shkollat e malit, të rinjtë dërgoheshin ne in-stituSionet arsimore të Francës e Italisë, ku përpara tyre hapej një fushë e re studimi, mendimi dhe vëzhgimi, shumë më e gjerë se ajo e Alpeve të tyre. Të rinjtë i dilnin kështu përpara tundi-meve, dëshmonin të metat e shoqërisë dhe ballafaqoheshin me agjentët më të aftë të Satanit, që i nxisnin ata drejt herezive më të ulëta e mashtrimeve më të rrezikshme. Por edukata, me të cilën ishin brumosur që në fëmijëri, ishte e një natyre të tillë që i aftësonte ata t’i bënin ballë gjithçkaje.KiM 67.1
Në shkollat ku shkuan, ata nuk mund t’i besonin askujt. Veshjet e tyre ishin qepur në mënyrë të tillë, që të fshihnin brenda tyre thesaret më të çmuara - dorëshkrimet e Biblës. Këto fryte muajsh dhe vitesh pune ata i mbanin me vete dhe u flisnin, sa herë që mund të vepronin kështu pa ngjallur dyshim, të gjithë atyre që dukeshin të gatshëm për t’ia hapur zemrën së vërtetës. Të rinjve valdezë u ishte besuar ky mision që kur ishin në prehër të nënës; ata e kuptuan mirë detyrën e tyre dhe e përmbushën atë me besnikëri. Nga këto qëndra arsimimi dolën shumë të Krishterë të vërtetë e shpesh parimet e besimit Biblik depërtonin në mbarë shkollën, por udhëheqësit romakë nuk mundën kurrë, edhe pse gjurmuan me kujdes, ta zbulonin të ashtuquajturin “burim herezie.” KiM 67.2
Fryma e Krishtit është frymë misioni. Hovi i parë i një zemre të rinovuar është ai i prezantimit të të tjerëve me Shpëtimtarin. Kjo ishte fryma që karakterizonte të Krishterët valdezë. Ata e ndjenin se perëndia kërkonte prej tyre më shumë se thjesht ruajtje të së vërtetës së pacënuar në kishat e tyre. Ata ndjenin se mbanin mbi supe përgjegjsinë për t’u falur dritë të gjithë atyre që ishin në errësirë; ata u përpoqën, me ndihmën e Fuqisë së Perëndisë, t’i thyenin prangat e robërisë romake. Pastorët val-dezë përgatiteshin fillimisht si misionarë; secilit i kërkohej që të fitonte, para së gjithash, një përvojë të mjaftueshme evangjelis-tike. Çdo kandidat duhet të shërbente 3 vjet në një kamp misionar, përpara se të fillonte drejtimin e një kishe lokale. Një shërbim i tillë, që kërkonte vetmohim dhe vetësakrifikim, ishte një parantezë e përshtashme për jetën e një pastori, gjatë një periudhe të tillë vështirësish të mëdha. Të rinjtë që i hynin kësaj rruge të vështirë, nuk prisnin një të ardhme fitimesh apo lavdish tokësore, por një jetë të vështirë e të mundimshme që ndoshta do të përfundonte në martirizim. Misionarët punonin dy e nga dy, ashtu siç i nisi edhe Jezusi dishepujt e Tij. Çdo i ri shoqërohej nga një burrë i pjekur e me përvojë, për ta udhëhequr e këshilluar të parin, përgjegjësia për përparimin e të cilit binte mbi supet e të dytit fjala e të cilit duhej respektuar. Këta bash-këpunëtorë nuk qëndronin gjithmonë bashkë, por takoheshin shpesh herë për t’u lutur, për t’u këshilluar e për ta inkurajuar njëri - tjetrin përgjatë rugës së besimit.KiM 68.1
Zbulimi i qëllimit të tyre mund të thoshte shpartallim të sigurt; prandaj ata e fshihnin me kujdes karakterin e vërtetë të punës së tyre. Çdo misionar njihte një zanat apo ushtronte një profe-sion të dytë dhe e vazhdonte punën e tij nën maskën e një veprimtarie me karakter sekular. Zakonisht, ata zgjidhnin atë të tregtarit shëtitës. “Mbanin me vete mëndafsh, bizhuteri dhe artikuj të tjerë që ishte e vështirë t’i gjeje në atë periudhë prob-lematike. Ata priteshin mirë si tregtarë në ato vende ku nuk do t’i kishin afruar si misionarë.” - Wylie, libri 1, k 7. Gjatë gjithë kohës zemrat e tyre komunikonin me Perëndinë e Ai u jepte mençurinë që ata “të shëtisnin” thesare më të çmuara se ari dhe bizhuteritë. Ata mbanin fshehurazi kopje të plota apo të pjesshme të Biblës; e me t’iu dhënë rasti ata e tërhiqnin vëmendjen e myshterive tek dorë-shkrimet. Shpesh në zemrën e dikujt zgjohej dëshira për ta lexuar fjalën e Perëndisë dhe në raste të tilla ata i falnin me gëzim kopjet e dorëshkrimeve të Biblës.KiM 68.2
Puna e këtyre misionarëve filloi në fushat e lëndinat pranë maleve ku jetonin, por me kalimin e kohës u shtri përtej këtyre kufijve. Ata depërtuan në qytete të mëdha e udhëtuan në vende të largëta si Mësuesi i tyre dikur, me këmbë të zbathura e rroba të shqyera. Hodhën kudo farën e çmuar. Në rrugën e tyre u ngritën kisha dhe gjaku i martirëve vulosi të vërtetën. Dita e madhe e Zotit do të nxjerrë në pah një korrje të mbarë shpirtrash mbledhur falë punës së këtyre shërbëtorëve besnikë. Fjala e Perëndisë po hapte qetësisht e fshehtësisht një rrugë të re mes Kristianizmit që përfundonte në shtëpitë dhe zemrat e njerëzve. KiM 69.1
Për valdezët Shkrimet e Shenjta nuk ishin thjesht shënime mbi marrëdhëniet e Perëndisë me njerëzit apo një zbulim i përgjegjësive dhe detyrave të kohës, por edhe një parashtrim i rreziqeve dhe lavdisë të së ardhmes. Ata besonin se fundi i gjithçkaje ishte i afërt e ndërsa e studionin Biblën me lutje e lot në sy, ata mrekulloheshin nga madhështia e thënieve të saj dhe nga nderi që u ishte besuar, për t’ua zbuluar të tjerëve këto të vërteta që mbartnin shpëtim. Në faqet e shenjta skicohej qartë plani i shpëtimit dhe ata gjetën ngushëllim, shpresë dhe paqe tek besimi ndaj Jezusit. Meqënëse drita ua ndriçoi mendjet e ua gëzoi zemrat, Ata dëshironin me gjithë zemër që rrezet e saj të depërtonin mes errësirës romake deri tek ata që kishin humbur në të.KiM 69.2
Ata shihnin se si një numër i madh njerëzish nën udhëheqjen e papës dhe priftërinjve, përpiqeshin më kot që të fitonin falje nëpërmjet mundimeve të trupit për të larë mëkatet e shpirtit. Atyre u ishte thënë që t’u besonin veprave të mira se ato sjellin shpëtim, prandaj ata e përqëndronin vëmendjen tek vetja e tyre duke menduar për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodheshin, dhe për zemërimin e Perëndisë, e as mundimet fizike, e as mundimet shpirtërore nuk u sillnin paqe. Në këtë mënyrë, shumë njerëz të ndërgjegjshëm e gjenin veten në rrjetën e doktrinave të Romës. Me mijëra njerëz i braktisën miqtë dhe të afërmit e tyre dhe u mbyllën nëpër manastire, ku kaluan një jetë të tërë. Me mijëra të tjerë u përpoqën ta qetësonin ndërgjegjen e tyre me anë të agjërimeve të shpeshta, trishtimeve të rënda, qëndrimeve me orë të zgjatura zbathur në ftohtësinë e natës, shtegtimeve të shumta, akteve fyese të pendimit e torturave çnjerëzore. Të shtypur nga një ndjenjë e tillë mëkati e të pushtuar nga frika e zemërimit hakmarrës të Perëndisë, shumë prej tyre vuanin kështu për një kohë të gjatë derisa i linin forcat e përfundonin në errësirën e varrit pa marrë me vete asnjë rreze drite apo shprese.KiM 69.3
Valdezët dëshironin t’u jepnin bukë këtyre shpirtrave të uritur, t’u ofronin atyre premtimet e Perëndisë si mesazhe paqeje e t’u tregonin për Krishtin që ishte shpresa e tyre e vetme e shpëtimit. Ata deklaruan se doktrina e veprave të mira si shlyerje të shkeljeve të ligjit të Perëndisë ishte një gënjeshtër kokë e këmbë. Të mbështetësh në vlerën e meritave e mertave njerëzore do të thotë të hedhësh baltë mbi dashurinë e pafund të Krishtit. Jezusi vdiq si flijim për njeriun sepse raca mëkatare nuk mund të bëjë asgjë për t’u pajtuar me forcat e veta me Perëndinë. Meritat e një Shpëtimtari të kryqëzuar e të ringjallur janë themelet e besimit Kristian. Varësia e shpirtit ndaj Krishtit është aq e vërtetë dhe lidhja e njeriut me të aq e ngushtë sa ajo e një gjymtyre me trupin apo e një sythi me hardhinë.KiM 70.1
Mësimet e papës e të priftërinjve i kishin bërë njerëzit ta ski-conin karakterin e Perëndisë e të Krishtit si të ashpër, të ftohtë e të pamëshirshëm. Shpëtimtari paraqitej si i zhveshur tërësisht nga ndjenja e simpatisë dhe keq ardhjes për njeriun mëkatar saqë pa ndërmjetësimin e priftërinjve dhe shenjtorëve nuk mund të arrihej asgjë. Ata, mendjet e të cilëve ishin ndriçuar nga fjala e Perëndisë, mezi pritnin t’i drejtonin këta shpirtra të humbur tek Shpëtimtari i tyre i dhemshur e i dashur që i priste me krahë hapur e që i ftonte të vinin tek Ai me gjithë barrën e mëkatit, shqetësimeve dhe lodhjes. Ata mezi pritnin t’i sheshonin barrierat që kishte ngritur Satani përpara syve të njerëzve që ata të mos i shihnin premtimet e të mos i drejtoheshin vetë Atij duke ia rrëfyer mëkatet dhe duke marrë falje e paqe prej Tij.KiM 70.2
Misionari Valdez ua zbuloi këto të vërteta të paçmuara të Ungjillit mendjeve të etura njerëzore. Shpesh ai përdorte pjesë të Shkrimeve të Shenjta. Gëzimi i tij më i madh ishte shpresa që i ofronte shpirtit të turbulluar e të çorientuar që shihte përpara syve të mendjes vetëm një Zot hakmarrës e të zellshëm për të ushtruar drejtësi. Me buzë të dridhura e me lot në sy, i ulur në gjunjë, ai i fliste vëllait të tij mbi premtimet e çmuara që përbëjnë shpresën e vetme të mëkatarit. Kështu, drita e së vërtetës depërtoi në shumë mendje të errëta duke i larguar prej tyre retë e trishtimit derisa Dielli i Drejtësisë, me rrezet e tij shëruese, e ngrohte zemrën. Shpesh ndodhte që disa pjesë të caktuara të Shkrimit të Shenjtë lexoheshin e rilexoheshin sepse dëgjuesi dukej sikur donte të sigurohej plotësisht që veshët nuk e kishin tradhëtuar. Në mënyrë të veçantë përsëriteshin tekste si: “Gjaku i Jezu Krishtit, Birit të Tij, na pastron nga çdo mëkat.” - 1 Gjonit 1:7. “Ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” - Gjoni 3:14,15.KiM 71.1
Shumë njerëz filluan të mos bien më në grackën e gabimeve të Romës. Ata e kuptuan që ndërmjetsimi i njerëzve apo engjëjve në dobi të mëkatarit është i kotë. Ndërsa drita e vërtetë filloi të lindi brenda zemrave të tyre, ata thërritën me gëzim: “Krishti është prifti ynë; gjaku i Tij është flija jonë; rrëfimi ynë i takon altarit të Tij.” Ata iu dorëzuan plotësisht meritave të Jezusit, duke përsëritur fjalët: “Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij.” - Hebrenjtë 11:6. “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të së cilit duhet të shpëtohemi.” - Veprat e Apostujve 4:12.KiM 71.2
Për disa nga këto shpirtra të tronditura prej furtunës, ishte pak e vështirë të kuptohej dashuria e pakufishme e Shpëtimtarit. Leh-tësimi që u sillte kjo siguri ishte kaq i madh dhe drita e saj kaq verbuese, saqë u dukej sikur ndodheshin në qiell. Duart e tyre ishin kapur fort pas dorës së Krishtit, këmbët e tyre ishin vendosur mbi Shkëmbin e Kohërave. Frika e vdekjes ishte zhdukur dhe ata ishin gati t’i bënin ballë burgut dhe turrës së druve, në qoftë se një gjë e tillë do t’i jepte lavdi emrit të Shpëtimtarit të tyre.KiM 71.3
Në vende të fshehta, fjala e Perëndisë i lexohej qoftë një njeriu të vetëm, qoftë një grupi të vogël njerëzish që po kër-konin dritë dhe liri. Shpesh, netë të tëra kaloheshin në një mënyrë të tillë. Çudia dhe admirimi i dëgjuesve shpesh ishte kaq i madh sa ata e ndërprisnin lajmëtarin e të vërtetës për t’i dhënë mundësi e kohë mendjes për ta kuptuar lajmin e mirë të shpëtimit. Shpesh dëgjoheshin pyetje të tilla: “Me të vërtetë do ta pranojë Zoti ofertën time? A do të më buzëqeshi vallë? A thua të më falë mua?” Më pas u lexohej kjo përgjigje: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar e të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” -Mateu 11:28.KiM 72.1
Besimi e përqafonte premtimin dhe dëgjohej përgjigja e gëzuar: “S’ka më shtegtime të gjata; mjaft më me relika; unë mund të shkoj tek Jezusi kështu siç jam: mëkatar e i papastër dhe Ai nuk do ta mbylli veshin përpara lutjes së një të penduari: “Mëkatet të janë falur. Të miat, edhe të miat mund të falen!”KiM 72.2
Zemra mbushej me gëzim dhe himnet e këngët e lëvdimit e ngrinin lart emrin e shenjtë të Jezusit. Këta njerëz të lumtur ktheheshin në vendet e tyre për ta përhapur dritën e për t’u fo-lur të tje-rëve për përvojën e tyre të re; për t’u thënë se e kishin gjetur Rrugën e vërtetë. Fjalët e Shkrimeve të Shenjta, me të hyrë në zemrat e atyre që kaq shumë e donin të vërtetën, mer-rnin një fuqi të re e solemne. Ishte zëri i Perëndisë që i binte ata që ia vinin veshin.KiM 72.3
Lajmëtari i së vërtetës vazhdonte rrugën e tij; por butësia, sinqeriteti, zelli dhe vullneti i tij nuk kalonin pa u vënë re. Në shumicën e rasteve dëgjuesit nuk e pyesnin nga vinte e ku shkonte. Ata fillimisht ishin çuditur kaq shumë e më pas gëzuar kaq shumë, sa nuk kishin pasur kohë t’i bënin pyetje, por kur e kishin ftuar në shtëpitë e tyre, ai kishte thënë se do shkonte në kërkim të deleve të humbura. A mos vallë ishte një engjëll i dërguar nga qielli? - pyesnin ata.KiM 72.4
Në shumë raste, lajmëtari i së vërtetës nuk dukej më. Ndoshta kishte shkuar në vende të tjera, ndoshta po i shtynte ditët në një çeli të errët apo ndoshta kockat e tij preheshin pikërisht aty ku kishte dëshmuar për të vërtetën. Por fjalët e tij nuk mund të veniteshin. Ato punonin brenda zemrave të njerëzve; frytet e tyre do të vihen re vetëm në ditën e gjykimit.KiM 72.5
Misionarët valdezë po cënonin mbretërinë e Satanit dhe fuqitë e errësirës e mprehën vigjilencën. Princi i së keqes vëzhgonte çdo përpjekje për ta çuar përpara të vërtetën dhe ngjallte frikë në zemrat e agjentëve të tij. Udhëheqësit romakë shihnin në veprimtarinë e këtyre njerëzve një rrezik serioz për çështjen e tyre. Në qoftë se drita e së vërtetës do të ndriçonte pa u penguar, ajo do t’i kishte shpërndarë retë e dendura të gabimit që u qëndronin mbi koka njerëzve do t’i kishte përqëndruar mendjet e tyre tek Perëndia duke e shkatërruar plotësisht epërsinë e Romës.KiM 73.1
Vetë ekzistenca e këtyre njerëzve, që e ruanin të pastër besimin e kishës apostolike, ishte një dëshmi e vazhdueshme kundër apostazisë romake dhe si rrjedhim nxiste urrejtje dhe persekutim. Fakti që ata nuk pranonin t’i braktisnin Shkrimet e Shenjta ishte në vetvete një ofendim i pushtetit të tij që papati nuk mund ta duronte. Ai vendosi t’i zhdukte ata nga faqja e dheut. Kështu, filluan kryqëzatat më të tmershme kundër popullit të Perëndisë në shtëpitë e tyre nëpër male. Inkuizitorët ranë në gjurmët e tyre dhe skena e të pafajshmit Abel që ra pre e Kainit u përsërit me qindra herë.KiM 73.2
Herë pas here tokat e tyre pjellore u shkretuan dhe shtëpitë dhe kishat e tyre u rrafshuan. Aty ku njëherë e njëkohë lulëzonin fushat dhe banesat e njerëzve të pafajshëm e punëtorë, nuk mbeti gjë tjetër veçse rrënojave. Ashtu si bisha e egër që tërbo-het më shumë nga era e gjakut, ashtu edhe tërbimi i persekuto-rëve arriti kulmin nga vuajtjet e viktimave të tyre. Shumë nga këta dëshmitarë të besimit të kulluar ndiqeshin hap pas hapi nga malet, përgjatë luginave dhe detyroheshin të fshiheshin në pyje të dendur.KiM 73.3
Karakteri moral i këtij grupi njerëzish ishte i pastër. Madje edhe armiqtë e tyre e pranonin se ata ishin të qetë, të zellshëm e paqedashës. “Mëkati” i tyre i madh ishte se ata nuk dëshironin ta adhuronin Perëndinë sipas vullnetit të papës. Për këtë “krim” ata mbajtën mbi supe të gjitha egërsitë, fyerjet dhe torturat e shpikura nga njerëzit apo demonët.KiM 73.4
Kur Roma vendosi ta zhdukte nga rrënjët “sektin e urryer” papa nxorri një dekret ku i cilësonte ata si heretikë dhe i dënonte me vdekje. Valdezët nuk akuzoheshin për pandershmëri apo për shthurje; por thuhej që me pamjen e tyre të mëshirshme e të paq-shme, ata po mashtronin “delet e tufës së vërtetë.” Për këtë arsye, papa urdhëroi që “ky sekt i urryer keqbërësish” në qoftë se nuk “pranonin të dorëzoheshin, të shtypeshin si gjarpërinj helmuesë.” - Wylie, libri 6, kap. 1. A mendonte ky per-sonazh mendjemadh se një ditë do të ballafaqohej me fjalët e tij? Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi të vegjël, - tha Jezusi, - këtë ma bëtë mua. - Mateu 25: 40.KiM 74.1
Dekreti u bënte thirrje gjithë anëtarëve të kishës që të bash-ko-heshin në kryqëzatë kundër heretikë. Si nxitje për të marrë pjesë në këtë akt mizor ai (dekreti) “i shkarkonte nga çdo dënim kishtar: të përgjithshëm apo të veçantë dhe i çlironte nga përgjegjsia e çdo betimi të bërë të gjithë ata që do të bashko-heshin me kryqëzatën; u jepte të drejtën e çdo pronësie të paligjshme dhe u premtonte faljen e të gjitha mëkateve atyre që do të vrisnin qoftë edhe një prej këtyre heretikëve. Anullonte çdo kontratë të lidhur me Valdezët, urdhëronte të afërmit e tyre që t’i braktisnin, ndalonte dhënien e çfarëdo lloj ndihme atyre dhe i nxiste të tjerët t’i shtinin në dorë pronat e tyre.” - Wylie, libri 16, kap. 1. Ky dokument tregon qartë se çfarë dore fshihej prapa skenave. Nga prapa dëgjohet ulërima e dragoit dhe jo zëri i Krishtit.KiM 74.2
Udhëheqësit e papatit nuk donin ta ndryshonin karakterin e tyre sipas ligjit të Perëndisë, por “krijuan” një standart që t’u shkonte për shtat atyre dhe vendosën t’i detyrojnë të gjithë të tjerët të ndryshonin sipas tij se ky ishte vullneti i Romës. Si rrjedhim ndodhën tragjeditë më të mëdha. Priftërinjtë dhe papët e korruptuar dhe blasfemuesë po kryenin punën që ua kishte besuar Satani. Natyra e tyre mëkatare nuk mund ta pra-nonte mëshirën. E njëjta frymë që kryqëzoi Krishtin dhe theri apostujt, që nxiti Neron e etur për gjak kundër besimtarëve të kohës së tij, po vepronte përsëri për t’i zhdukur nga faqja e dheut të dashurit e Perëndisë.KiM 74.3
Për shekuj me rradhë, persekutimi nëri kërdinë në rradhët e popullit besnik të Perëndisë, që e përballoi atë me një durim dhe qëndrueshmëri që e nderonte Shpëtimtarin e tyre. Pa marrë parasysh kryqëzatat dhe masakrat çnjerëzore që kishin si qëllim zhdukjen e tyre, Valdezët vazhduan të dërgojnë misionarë për ta përhapur të vërtetën e çmuar. Ata ndiqeshin hap pas hapi e shumë humbën jetën; por gjaku i tyre vaditi farën e hedhur e ajo s’pushoi së dhëni fryta. Kështu, Valdezët ngritën lartë pishtarët e së vërtetës së Perëndisë shekuj përpara lindjes së Luterit. Të shpërndarë në të katër anët, ata mbollën farën e ReformaSionit që filloi në kohën e Wycliff- it, u zhvillua dhe u përhap në kohën e Luterit ndihmën e atyre që janë gati të durojnë gjithçka për “fjalën e Perëndisë e për dëshminë e Jezu Krishtit.” - Zbulesa 1:9.KiM 75.1
1. Disa grupe të hershme të Krishtera e mbanin TË SHTUNËN e ditës së shtatë. Përse E Shtuna ka qenë një shenjë kaq e rëndësishme për kishën e vërtetë gjatë epokave?KiM 75.2
2. Ne i admirojmë vlerat e trashëguara brez pas brezi nga Valdezët. Si mund të ndërtojmë ne të njejtat vlera tek fëmijët tanë në kulturën e sotme?KiM 75.3
3. Valdezët u përballën me vështirësi të mëdha në sigurimin dhe ndarjen e Fjalës. Konsideroni se si lehtësia e aksesit ndaj Biblës na ka bërë ne sot ta marrim atë si për të mirëqenë.KiM 75.4
4. Çfarë i motivoj misionarët Valdezë që të shkonin nëpër botë me pasion dhe përkushtim të thellë?KiM 75.5