14. REFORMATORËT E MËVONSHËM ANGLEZË
Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
- Contents- PARATHËNIE
- PËRSE DUHET TA LEXONI KËTË LIBËR
- LIBËR I KOHËS SONË
- HYRJE
- 1. SHKATËRRIMI I JERUSALEMIT
- 2. NDJEKJET NË SHEKUJT E PARË
- 3. DEVIJIMI NGA FEJA
- 4. VALDENZIANËT
- 5. GJON VIKLIF
- 6. HUSI DHE JERONIMI
- 7. LUTERI NDAHET NGA ROMA
- 8. LUTERI PARA KUVENDIT SHTETËROR
- 9. REFORMATORI ZVICËRAN
- 10. PËRPARIMI I REFORMACIONIT NË GJERMANI
- 11. PROTESTA E PRINCËRVE
- 12. REFORMACIONI NË FRANCË
- 13. HOLANDA DHE VENDET SKANDINAVE
- 14. REFORMATORËT E MËVONSHËM ANGLEZË
- 15. BIBLA DHE REVOLUCIONI FRANCEZ
- 16. UDHËTARËT E DEVOTSHËM
- 17. PARALAJMËTARËT E MËNGJESIT
- 18. NJË REFORMATOR AMERIKAN
- 19. DRITA NË ERRËSIRË
- 20. NJË ZGJIM I MADH FETAR
- 21. VËREJTJA E REFUZUAR
- 22. PROFECITË E PLOTËSUARA
- 23. ÇKA ESHTE SHENJTRORJA?
- 24. NË SHENJTROREN E SHENJTROREVE
- 25. LIGJII ZOTIT ËSHTË I PANDRYSHUESHËM
- 26. NEVOJA E REFORMËS
- 27. ZGJIMI NË KOHËN MË TË RE
- 28. GJYQI HETUES
- 29. ORIGJINA E SË KEQES
- 30. ARMIQËSIA NDËRMJET NJERIUT DHE SATANIT
- 31. VEPRIMI I SHPIRTËRAVE TË KËQIJË
- 32. KURTHET E SATANIT
- 33. MASHTRIMI I PARË I MADH
- 34. SPIRITIZMI
- 35. QËLLIMET E PAPATIT
- 36. KONFLIKTI QË NDODHET PARA NESH
- 37. BIBLA MBROJTJA JONË
- 38. VËREJTJA E FUNDIT
- 39. KOHA E HALLEVE TË MËDHA
- 40. POPULLI I ZOTIT I ÇLIRUAR
- 41. TOKA E SHKRETËRUAR
- 42. BETEJA KA PËRFUNDUAR
- SHTOJCA HISTORIKE
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
14. REFORMATORËT E MËVONSHËM ANGLEZË
Deri sa Luteri e përkthente Biblën në gjuhën gjermane, Tindali i frymëzuar nga Shpirti Shenjt ishte nxitur ta bënte të njëjtën gjë për Anglinë. Bibla e Viklifit që ishte përkthyer nga teksti latin përmbante shumë gabime. Ky përkthim nuk u shtyp kurrrë, kurse shpenzimet e ekzemplarëve të kopjuar ishin aq të mëdha sa që vetëm disa njerëz të pasur ose fisnikë mund t'i siguronin; përveç kësaj Bibla nga kisha ndalohej rreptësisht dhe kjo ndikoi që ajo të përhapej dobët. Në vitin 1516, një vit para paraqitjes së tezave të Luterit, Erazmo e kishte publikuar botimin e tij grek dhe latin të Besëlidhje së Re. Tani për herë të parë Fjala e Zotit shtypej në gjuhën burimore. Në këtë botim shumë gabime nga përkthimi i mëparshëm ishin evituar kurse kuptimi ishte shprehur më qartë. Ky botim ua mundësoi shumë njerëzve të arsimuar që ta njohin më mirë të vërtetën dhe i dha hov të ri reformacionit. Mirëpo populli me shumicë ende ishte pa Bibël. Tindali qe ai i cili e përfundoi veprën e Viklifit; ai vendasve të tij ua dhuroi Biblën në gjuhën popullore.BZ 238.1
Si student i zellshëm, hulumtues i zjarrtë i së vërtetës ai e pranoi Ungjillin me ndihmën e Besëlidhje së Re të Erazmos. Duke predikuar guximshëm bindjet e veta ai deklaronte se çdo shkencë duhet të mbështetet në Shkrimin Shenjt. Ndaj pohimit të ithtarëve të papës se kisha e kishte dhënë Biblën dhe se vetëm ajo ka të drejtë ta interpretojë, Tindali përgjigjej: “a e dini se kush e ka mësuar shqiponjën ta gjej prenë e saj?—mirë, po ky i njëjti Zot i mëson fëmijët e vet të uritur që në Fjalën e Tij ta gjejnë Atin e tyre. Larg qoftë se ju na e keni dhënë Shkrimin Shenjt; ju na e keni fshehur; ju po i ndizni ata që e predikojnë; dhe ju sikur të mundnit do ta ndiznit edhe vet Shkrmin Shenjt.”193D'Aubigné, History of the Reformation of the Sixteenth Century, knj. XVIII, gl. 4.BZ 238.2
Predikimi i Tindalit kishte zgjuar interesim të madh; shumë njerëz e kishin pranuar të vërtetën. Mirëpo klerikët ishin tepër të kujdesshëm; sa herë që lihej pas dore një sferë e punës ata ishin aty që me kërcënime dhe me kthimin mbrapshtë të mësimeve të tij ta shkatërronin frytin e punë së Tindalit. Ata shpeshherë kishin sukses. “Çka të bëj?” kishte klithur ai. “Derisa unë në një vend mbjellë, armiku sa mundet e shkatërron fushën të cilën sapo e braktis unë. Unë nuk mund të jem gjithkund në të njëjtën kohë. Oh, sikur të krishterët ta kishin Shkrimin Shenjt në gjuhën amtare atëherë vetë do të mund t'iu kundërviheshin gënjeshtarëve. Pa Bibël është e pamundshme që populli të mishërohet me të vërtetën.”194Ibid., knj. XVIII, gl. 4.BZ 238.3
Në mendimet e tija kishte filluar të piqet vendimi i ri. Ai kishte thënë: “Izraelitët i këndonin në gjuhën e tyre psalmet në Tempullin e Jehovës. A nuk duhet që ne të na thuhet Ungjilli në gjuhën angleze? A duhet kisha të ketë më pak dritë në mesditë se që ka pasur në orët e para të agimit? Të krishterëve patjetër duhet t'u mundësohet që ta lexojnë Besëlidhjen e Re në gjuhën e tyre amtare.” Mësuesit dhe predikuesit e kishës nuk pajtohen ndërmjet vete. Vetëm me ndihmën e Biblës populli mund ta mësojë të vërtetën. “Disa i bashkëngjiten këtij mësuesi e të tjerët atij... secli prej këtyre mësuesve i kundërvihet tjetrit! Si mund ta dallojmë kush flet drejt e kush flet rrejshëm? ... Si? ... Vetëm me ndihmën e Fjalës së Zotit.”195Ibid., knj. VIII, gl. 4.BZ 239.1
Së shpejti pas kësaj një teolog i dijshëm katolik kishte bërtitur gjatë një zënke me të: “Më mirë të jesh pa ligjet hyjnore se sa pa ligjet e papatit.” Kësaj Tindali iu përgjigj: “Unë e urrej papën dhe të gjitha ligjet e tij dhe në qoftë se Zoti ma ruan jetën do të bëj që për disa vite një shërbëtor i cili e drejton plugun ta njoh më mirë Shkrimin Shenjt se ju.”196Anderson, Annals of English Bible, str. 19.BZ 239.2
I vendosur fuqishëm që Besëlidhjen e Re t'ia jepte popullit në gjuhën e vet ai menjëherë ia filloi punës. I përzënë nga vendlidja e tij shkoi në Londër dhe atje një kohë i papenguar e kryente punën e vet. Mirëpo dhuna e papës përsëri e detyroi që të arratisej. Dukej se e tërë Anglia po i mbyllej, prandaj kishte vendosur të kërkonte vendstrehim në Gjermani. Aty filloi ta shtyp Besëlidhjen e Re në gjuhën angleze. Puna dy herë qe ndaluar. Mirëpo kur i ndalohej të shtypte në një qytet ai shkonte në tjetrin. Më në fund shkoi në Vorms, ku disa vite më parë Luteri e kishte mbrojtur Ungjillin para Kuvendit Shtetëror. Në atë qytet kishte shumë miq të reformacionit dhe aty Tindali e vazhdoi punën pa pengesa. Së shpejti u përfunduan tre mijë ekzemplarë të Besëlidhjes së Re dhe në të njëjtin vit doli edhe botimi i dytë.BZ 239.3
Me zell të madh dhe me qëndrueshmëri të palodhshme e vazhdoi punën më tutje. Edhe pse pushteti anglez me vigjilencë i ruante të gjitha limanet e veta, prapseprap Fjala e Zotit në mënyra të ndryshme fshehtë futej në Londër prej nga përhapej në të gjitha viset. Ithtarët e papës përpiqeshin ta ndalonin përhapjen e së vërtetës por më kot. Një ditë një peshkop nga Durhami e kishte blerë nga një librar, mik i Tindalit tërë stokun e biblave të tija me qëllim që t'i asgjësonte. Ai mendonte se kështu mund të bënte shumë për ta penguar reformacionin. Por, përkundrazi me paratë që u morën nga biblat e shitura u ble materiali për një botim më të mirë i cili përndryshe nuk do të mund të botohej. Kur Tindali më vonë qe arrestuar iu ofrua liria, me kusht që t'i zbulonte emrat e atyre që i kishin ndihmuar për t'i mbuluar shpenzimet rreth shtypjes së Biblës së tij. Ai ishte përgjigjur se peshkopi i Durhamit kishte bërë më tepër se kushdo tjetër, sepse duke e paguar çmimin e lartë për biblat e para të shtypura ia kishte bërë të mundshme që me afsh edhe më të madh ta vazhdonte punën.BZ 240.1
Tindali nga tradhëtia kishte rënë në duart e armiqëve të vet dhe disa muaj kishte qenë i burgosur. Më në fund e dëshmoi fenë dhe besimin e tij me vdekjen martire, por armën të cilën e kishte përgatitur u kishte ndihmuar luftëtarëve të tjerë që ta vazhdonin luftën deri në ditët e sotme.BZ 240.2
Latimeri nga salla e predikimit thoshte se Bibla duhet të lexohet në gjuhën popullore. “Autori i Shkrimit Shenjt”—theksonte ai—“është vetë Zoti dhe ky Shkrim cilësohet nga fuqia dhe amshimi i autorit të vet. Nuk ka mbret, as perandor, as gjykatës, as administrator që nuk janë të obligueshëm t'i nënshtrohen ... të mos shkojmë rrugëve të gabuara por të na prijë Fjala e Zotit: të mos shkojmë rrugëve të etërve tanë dhe të mos e bëjmë atë që e bënë ata, por ta bëjmë atë që është dashur ta bëjnë ata.”197Hugh Latimer, First Sermon Preached Before King Edward VI.BZ 240.3
Bernsi dhe Friti dy miq besnikë të Tindalit ishin ngritur për ta mbrojtur të vërtetën. Ridli dhe Krameri i kishin ndjekur. Këta prijës të reformacionit anglez ishin njerëz të arsimuar dhe shumica prej tyre shumë të rrespektuar në kishën e Romës për shkak të zellit dhe devotshmërisë së tyre. Ata u ngritën kundër papatit për arsye se i njihnin lajthitjet e “Fronit të Shenjt.” Duke i njohur sekretet e Babilonit e kishin forcën më të madhe për të dëshmuar kundër tij.BZ 240.4
“Unë tani do t'ua shtroj një pyetje të çuditshme”—kishte thënë Latimeri. “Kush është peshkopi dhe prelati më besnik në tërë Anglinë? ... E ndjej se po e prisni që t'ua them ... Mirë do tua them: ai është djalli... Ai gjithnjë është në peshkopatën e vet... Sa herë ta kërkoni gjithnjë do ta gjeni në punë ... Nuk do ta ndeshni të dembeluar, këtë ua garantoj ... Ku banon djalli parulla është: poshtë librat dhe lartë qirinjët; posht biblat, lartë tespihët; poshtë drita e Ungjillit, lartë drita e dylltë qoftë edhe në mesditë; poshtë kryqi i Krishtit i cili i lanë mëkatet e botës, lartë purgatori që i zbrazë xhepat; anash kujdesi rreth veshmbathjes së të varfërve dhe të sëmurëve dhe rroftë stolisja me figura dhe stolisja e shtatoreve nga druri dhe guri; poshtë dekretet e Zotit, përkatësisht Fjala e Stërshenjt e Tij dhe le të rrojnë ligjet dhe traditat njerëzore. Oh! Përse prelatët tanë nuk janë aq të zellshëm për ta mbjellur farën e shkencës së mirë ashtu siç është satani i zellshëm me zjarr për ta mbjellur egjrën dhe barojën!”198Ibid., Sermon of the Plough.BZ 241.1
Parimi i madh të cilin e përfaqësonin këta reformator—të njëjtin të cilin e përmbanin valdenzianët, Viklifi, Jan Husi, Luteri, Cvingli dhe bashkëpunëtorët e tyre ishte: Shkrimi Shenjt është autoritet i pagabueshëm, rregull e fesë dhe e jetës. Ata e refuzuan të drejtën e papës, të kuvendeve, të etërve dhe të mbretërve për ta sunduar ndërgjegjen në çështjet e fesë. Bibla ishte autorititeti i tyre dhe me të e matnin çdo shkencë dhe çdo pohim. Besimi në Zotin dhe në Fjalën e Tij i kurajonte këta njerëz të shenjt kur e jepnin jetën e tyre në turrët e zjarrit. “Bëhu i guximshëm”—i tha Latimeri shokut të tij i cili me të e përjetonte vdekjen martire para se flaka ta heshtëte zërin e tyre—“me mëshirën e Zotit ne sot në Angli do ta ndezim atë dritë e cila nuk do të shuhet më kurrë.”199Works of Hugh Latimer, vol. I, p. 13. BZ 241.2
Në Skoci kurrë nuk ishte çrrënjosur plotësisht fara të cilën e kishin mbjellur Kolumba dhe bashkëpunëtorët e tij. Pasi që kishat angleze iu nënshtruan Romës, ato në Skoci me qindra vite e ruajtën lirinë e tyre. Mirëpo në shekullin XII papati u përforcua edhe në atë vend dhe aty më tepër se kudo e vendosi pushtetin e vet. Askund nuk qe errësira më e dendur se këtu. Megjithatë, rrezet e dritës arritën të depërtojnë dhe ta paralajmërojnë ardhjen e agimit. Llollardët të cilët vinin nga Anglia me Biblën dhe mësimet e Viklifit kontribuan shumë që të ruhet njohja e Ungjillit dhe secili shekull i pati dëshmitarët dhe martirët e vet.BZ 241.3
Në fillim të reformacionit të madh, në Skoci depërtuan shkrimet e Luterit dhe Besëlidhja e Re angleze e Tindalit. Të pa hetuarë nga klerikët, duke i përshkuar ngadalë kodrat dhe luginat, këta lajmëtarë përsëri e kishin ndezur në Skoci flakadanin e së vërtetës i cili gati po e fiktte dhe shkatërronte atë që Roma e kishte vendosur gjatë katër shekujve të shtypjes.BZ 242.1
Gjaku i martirëve i kishte dhënë hov të ri lëvizjes. Prijësit e papatit, të vetëdijshëm nga rreziku i paptritur që i kërcënohej veprës së tyre i ndezën në turra disa nga bijët më fisnik dhe më me prestigj të Skocisë. Mirëpo, me këtë e ngritën një Predikatore të re nga e cila fjalët e dëshmitarëve që vdisnin jehonin në tërë vendin duke e ftuar popullin për të marrë vendim të pathyeshëm për t'u çliruar nga prangat e Romës.BZ 242.2
Hamiltoni dhe Visharti dy fisnikë për nga karakteri dhe lindja e kishin përfunduar jetën e tyre në turrën e zjarrit me një numër të madh të nxënësve modest. Mirëpo nga vendi ku ishte ndezur Visharti ishte ngritur trimi të cilin flaka nuk kishte mundur ta heshtëte, heroi i cili me ndihmën e Zotit duhej t'i jepte fund pushtetit të papës në Skoci.BZ 242.3
Gjon Noksi i kishte braktisuar traditat dhe misticizmin për t'u ushqyer me të vërtetat e Fjalës së Zotit. Mësimet e Vishartit e kishin kalitur në vendimin për ta braktisur Romën dhe për t'iu bashkëngjitur reformatorëve të ndjekur.BZ 242.4
I nxitur nga miqët e tij për ta pranuar detyrën e predikuesit ai i refuzonte thirrjet duke u frikësuar nga përgjegjësia aq e madhe. Këtë e pranoi pas disa ditësh vetmie dhe lufte të madhe me vetveten. Mirëpo kur e mori këtë detyrë punën e kryente me vendosshmëri të pathyeshme dhe me guxim të pashoq deri në vdekjen e tij. Ky reformator i guximshëm nuk ua kishte frikën njerëzve. Zjarri i martirizimit që ndizej rreth tij ia nxiste dhe më tepër zellin. Përkundër sëpatës së tiranit e cila i kërcënohej vazhdimisht ai qëndronte paluhatshëm duke luftuar me vendosshmëri për ta shkatërruar idhujtarinë.BZ 242.5
Kur ishte thirrur para Mbretëreshës së Skocisë, nga prania e të cilës ishte zhdukur vlera e shumë prijësve të reformacionit Xhon Noksi pa frikë e dëshmoi të vërtetën. Atë nuk mund ta përfitonin as me vardisje e as me kërcënime. Mbretëresha e akuzonte për heretizëm. Ajo i tha se e mësonte popullin që ta pranonte fenë të cilën e ndalon shteti dhe se në këtë mënyrë e kishte shkelur udhërin e Zotit i cili shtetasve u urdhëron që t'i nënshtrohen shtetarëve të tyre. Noksi ishte përgjigjur me vendosshmëri:BZ 242.6
“Pasi që religjioni i vërtetë nuk ia ka borxh origjinën e as autoritetin e vet princërve botëror por vetëm Zotit të amshueshëm, atëherë shtetasit nuk janë të obligueshëm që fenë e tyre t'ia përshtatin princërve të vet. Sepse ndodhë shpesh që princërit më pak ta njohin fenë e vërtetë të Zotit se sa njerëzit e tjerë ... Sikur të gjithë pasardhësit e Abrahamit ta kishin pranuar fenë e Faraonit shtetasë të kujt do të ishin, ju pyes unë zonjë dhe çfarë do të ishte feja sot në botë? Apo, në qoftë të gjithë njerëzit në ditën e apostujve do ta kishin pranuar religjionin e perandorëve Romakë, çfarë religjioni do të kishte mbizotëruar sot në botë? Pra, ju zonjë e shihni se shtetasit nuk janë të obligueshëm ta ushtrojnë fenë e shtetarëve të tyre edhe pse janë të obligueshëm ndaj tyre të jenë të dëgjueshëm.”BZ 243.1
“Ju e interpretoni Biblën në një mënyrë”—tha Maria “kurse ata (mësuesit e Romës katolike) në mënyrë tjetër; kujt t'i besoj dhe kush mund të jetë këtu gjykatës?”BZ 243.2
“Besoni Zotit i cili na flet qartë përmes Fjalës së Tij”—iu përgjigj reformatori. “Jashtë asaj që është shkruar nuk duhet t'i besoni as këtyre as atyre. Fjala e Zotit e shpjegon veten; në qoftë se diku paraqitet diçka që nuk është e qartë, Shpirti Shenjt i cili kurrë nuk është në kundërthënie me vetveten e shpjegon këtë në vend tjetër, kështu që dyshimi u mbetet vetëm atyre që me kokëfortësi duan të qëndrojnë në injorancë.”200David Laing, The Collected. Works of John Knot, vol. II, str. 281. 283. — Life of the Rev. Charles Wesley, str. 102.BZ 243.3
Këto qenë të vërtetat të cilat reformatori i guximshëm pranë rrezikut për jetë ia tha mbretëreshës. Me pathyeshmëri dhe guxim të njëjtë ai ecte drejt qëllimit të vet, lutej dhe e zhvillonte luftën për Zotin deri sa Skocia nuk u çlirua nga papati.BZ 243.4
Në Angli aplikimi i protestantizmit si religjion nacional i zvogëloi persekutimet por nuk i ndaloi tërësisht. Edhe pse populli tani më i flakte shumë mësimet e Romës, megjithate mbante edhe shumë zakone të saj. U refuzua pushteti suprem i papës, por në vend të tij u ngrit mbreti si kokë e kishës. Shërbesat Zotit në kisha ende ishin larg pastërtisë dhe thjeshtësisë Ungjillore. Parimi i madh i lirisë fetare ende nuk ishte kuptuar. Pushtetarët protestantë më rrallë e aplikonin dhunën brutale të cilën e përdorte Roma kundër heretizmit por megjithatë nuk e pranonin të drejtën që secili t'i shërbejë Zotit sipas ndërgjegjes së vet. Prej të gjithëve kërkohej ta pranonin shkencën e kishës shtetërore dhe të merrnin pjesë në shërbesat të cilat i përcaktonte ajo. Disidentët përkatësisht ata të cilët nuk pajtoheshin me kishën shtetërore, me shekuj i nështroheshin persekutimeve më të mëdha apo më të vogla.BZ 243.5
Në shekullin XVII mijëra predikuesë u detyruan ta braktisnin shërbimin e tyre. Nën kërcënimin e dënimeve të mëdha me para, me burgime dhe me persekutime popullit i ndalohej të merrte pjesë në çfarëdo takimesh fetare, përveç në ato që i lejonte kisha. Besimtarët që dëshironin t'i shërbenin Zotit në mënyrë të vërtetë detyroheshin të tuboheshin në ndonjë vendkalim të errët, nëpër bodrumet e errëta kurse në disa stinë vjetore, natën dhe nëpër pyje. Të vendosur nëpër shtruhera të thella të pyjeve, në tempullin e natyrës tuboheshin fëmijët e shpërndarë të Zotit që me lutje dhe falënderime t'i hapnin shpirtërat para Zotit. Mirëpo përkundër kujdesit shumë njerëz pësuan për shkak fesë së tyre. Burgjet ishin përplot, familjet shkatërroheshin. Shumë njerëz dëboheshin në vende tjera. Mirëpo, Zoti ishte me popullin e vet dhe ndjekjet nuk mundën t'i heshtin dëshmitë e tyre. Shumë njerëz u detyruan të shkonin në Amerikë ku e vendosnin themelin e lirisë së dyfishtë; të lirisë qytetare dhe fetare e cila e formon fuqinë dhe lavdinë e këtij vendi.BZ 244.1
Përsëri si në ditët e apostujve, ndjekjet i kontribuan përhapjes së Ungjillit. Në një brug të tmerrshëm, ndërmjet piratëve dhe hajnave, Gjon Bunjani e thithte atmosferën e qiellit. Ai aty e shkroi alegorinë e mrekullueshme për udhëtimin e udhëtarit të devotshëm nga Vendi i bjerrjes në qytetin qiellor. Më tepër se dyqind vjet ky zë nga burgu i Bedfordit u flet vazhdimisht zemrave njerëzore. “Udhëtimi i të Krishterit” dhe “Mëshira e Begatshme” të Bunjanit shumë mëkatarë i kthyen në rrugën jetësore.BZ 244.2
Baksteri, Flaveli, Aleini dhe disa njerëz tjerë të shkencës, të talentit dhe të përvojës së thellë të krishterë u ngritën që me guxim ta mbronin fenë “e cila dikur u ishte dhënë të Shenjtve.” Veprën që e kryen këta njerëz u ndalua dhe u nxorrë jashtë ligjit nga pushtetarët e botës por ajo kurrë nuk mund të shkatërrohet. Veprat e Flavelit “Burimi i Jetës” dhe “Rruga e Mëshirës” u treguan mijëra njerëzve se si mund t'i dorëzohen Jezusit. “Bariu i Krishterë” i Baksterit u shërbeu si bekim shumë njerëzve të cilët e dëshironin përparimin e veprës hyjnore kurse “Pushimi i Amshueshëm i Shenjëtve” i njohtoi shumë njerëz me “pushimin i cili ende i mbetet Popullit të Zotit”.BZ 244.3
Njëqind vjetë më vonë, në kohën e errësirës së madhe shpirtërore u paraqitën Vajtfilldi dhe vëllezërit Veslej si bartës hyjnor të dritës. Nën drejtimin e kishës anglikane populli anglez rrëgjohej shpritërisht, kështu që gati u barazua me paganizmin. Religjioni i natyrës u bë shkencë e adhuruar e klerikëve dhe ai e përbënte gati tërë teologjinë e tyre. Qarqet më të larta i përqeshnin të devotshmit dhe lavdëroheshin se janë mbi fanatizmin e tyre. Shtresat më të ulëta kishin rënë në injorancë dhe ishin kapluar nga veset, kurse kisha nuk kishte as guxim, as besim për ta frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të së vërtetës.BZ 245.1
E vërteta e madhe për arsyetim përmes besimit të cilin e kishte predikuar aq qartë Luteri, gati se ishte harruar kurse në vend të saj ishte futur shkenca e Romës për shpëtimin përmes veprave të mira. Vajtfilldi dhe të dy vëllezërit Veslej, anëtarë të kishës anglikane me sinqeritet e kërkonin mëshirën hyjnore dhe besonin se këtë do ta fitonin përmes veprave të mira dhe duke i plotësuar ritet fetare.BZ 245.2
Karl Veslej një ditë ishte sëmurë rëndë kështu që kishte menduar se kishte ardhur fundi i jetës së tij. Një mik atëherë e kishte pyetur se ku e mbështet shpresën e tij në jetën e amshueshme. Ai ishte përgjigjur: “Unë i kam shërbyer Zotit ashtu siç kam ditur më së miri.” Kur u dukë se miku i cili ia kishte shtruar këtë pyetje nuk ishte i kënaqur me përgjigjen Vesleji i tha vetvetes: “Çka, a nuk janë përpjekjet e mija bazë e mjaftueshmë për shpresën time? Në qoftë se më privon nga meritat, atëherë nuk më mbetet asgjë në të cilën do të mund të shpresoja!”201J. Whitehead, Life of Rev. John Wesley, str. 10. Ishte aq e dendur errësira që e mbulonte kishën; ajo e fshehte shkencën për pastrimin, ia merrte Krishtit lavdinë dhe e kthente shikimin e njerëzve kundër shpresës së vetme të shpëtimit gjakut të Shpëtimtarit të gozhduar në kryq.BZ 245.3
Vesleji dhe bashkëpunëtorët e tij e panë se feja dhe besimi i vërtetë jetojnë në zemër dhe se Ligji i Zotit i përfshinë jo vetëm fjalët dhe veprat por edhe mendimet. Ata ishin të bindur se nevojitet Shenjtëria e zemrës dhe sjellja e drejtë e jashtme, prandaj dëshironin ta jetonin një jetë të re. Përpiqeshin që me lutje dhe me agjirime të ngadhnjenin mbi prirjet natyrore të zemrës. Jetonin me vetmohime, me dashuri dhe përkulje dhe në mënyrë të përpikët e zbatonin të gjithë atë që do të mund t'u ndihmonte për ta arritur qëllimin—shenjtërinë e cila do tua siguronte përkrahjen e Zotit. Mirëpo, ata nuk e arrinin atë që e gjakonin. Përpjekjet e tyre nuk i çlironin as nga gjykimi për mëkatin as nga fuqia e tij. Po kalonin nëpër të njëjtën përvojë, nëpër të cilën kishte kaluar Luteri në qelizën e tij në Erfurt. Ata i mundonte e njëjta pyejte që e kishte munduar Luterin: “Si do të arsyetohet njeriu para Zotit?” (Jobi 9,2)BZ 245.4
Flaka e së vërtetës hyjnore gati ishte shuar në altarin e protestantizmit. Ajo duhej sërish të ndizej me flakadanin e vjetër të cilin të krishterët çekë e kishin ruajtur dhe e kishin dorëzuar në trashëgimi nga gjenerata në gjeneratë. Pas reformacionit, protestantizmi në Çeki ishte shkelur nga hordet romake. Të gjithë ata që refuzonin të hiqnin dorë nga e vërteta detyroheshin ta braktisnin atdheun e vet. Disa prej tyre kishin gjetur vendstrehim në Sasi ku e kishin ruajtur fenë e tyre të vjetër. Nga pasardhësit e këtyre të krishterëve e kishin pranuar dritën Vesleji dhe shokët e tij.BZ 246.1
Gjon dhe Karl Veslej pasi që iu kishin përkushtuar shërbimit të predikimit qenë dërguar në Amerikë në një mision. Në anijen e tyre kishte ndodhur edhe një grup i vëllezërve nga Moravia. Gjatë kohës së këtij udhëtimi u shkaktua një stuhi e madhe. Gjon Veslej i ballafaquar me vdekje ndjehej se nuk ishte pajtuar me Zotin. Vëllezërit e Moravisë përkundrazi tregoheshin të qetë dhe mbështeteshin në Zotin gjë që, për të ishte plotësisht e huaj.BZ 246.2
“Një kohë të gjatë”—shkruante ai më vonë—“e vështroja sjelljen e tyre serioze. Devotshmërinë e tyre vazhdimisht e dëshmonin në mënyrë që udhëtarëve të tjerë u bënin aso shërbimesh të cilat nuk do t'i kishte bërë asnjë anglez. Për këto shërbime nuk kërkonin dhe as nuk pranonin kurrfarë shpërblimi. “Mirë është” thoshin ata—“që zemrat tona fodull kështu të përkulen, sepse Shpëtimtari ynë i mirë ka bërë shumë më tepër për ne”. Çdo ditë atyre u ofronte rast që ta tregonin butësinë të cilën kurrfarë fyerje nuk ua dekurajonte. Në qoftë se dikush i shtyente, ua mëshonte apo i rrëzonte në tokë ngriteshin dhe largoheshin të qetë pa asnjë fjalë ankese. Tani u krijuan rrethanat që të dëshmonin se a ishin të lirë nga frika ashtu siç ishin të lirë nga krekosja, mllefi dhe hakmarrja. Gjatë kohës së këndimit të psalmeve me të cilat e fillonin shërbesën e Zotit, stuhia papritur e ngriti një valë e cila e këputi velin e madh, e mbuloi anijen dhe u përplas ndërmjet guvertës kështu që u duk se na gëlltiti thellësia e detit. Shumë anglez filluan të klithnin me të madhe të tmerruar. Vetëm vëllezërit e Moravisë mbetën të qetë bile nuk e ndërprenë as këndimin e psalmeve. Më vonë e pyeta njërin prej tyre: “vallë a nuk u frikësuat?”—kurse ai mu përgjigj—“falë Zotit jo!” “Po gratë e fëmijët tuaj nuk u frikësuan?”—kurse ai u përgjigj butë—“Jo, gratë dhe fëmijët tanë nuk frikësohen nga vdekja.”202Ibid., str. 11. 12.BZ 246.3
Me të arritur në Savanë Gjon Velsej një kohë të shkurtër qëndroi me vëllezërit e Moravisë ku ishte entuziazmuar dhe prekur thellë me sjelljen e tyre të krishterë. Për një shërbesë të tyre Zotit e cila aq shumë dallohej nga formalizmi i vdekur i kishës angleze ai kishte thënë: “Thjeshtësia e madhe dhe solemniteti i tërë shërbimit gati më detyruan që t'i harroj shtatëmbdhjetë shekujt e kaluar dhe që në mendime të bartur në mes të njërit nga ato tubime ku nuk ka pasur formalizëm as ceremoni të cilat i kryesonin Pali, qilimbërës ose Pjetri, peshkatar ku vepronte Shpirti Shenjt dhe fuqia e tij”.203Ibid., str. 52.BZ 247.1
Me të kthyer në Angli Vesleji i mësuar nga një predikues moravias kishte arritur një kuptim më të qartë të besimit biblik. Ai e kishte kuptuar se për shpëtim duhet të hiqte dorë nga veprat e veta dhe plotësisht t'i dorëzohet “Qengjit të Zotit i cili i merr mbi vete mëkatet e botës.” Në një mbledhje të vëllezërve moravias në Londër u lexua një fragment i shkrimeve të Luterit ku përshkruhet ndryshimi të cilin e bën Shpirti Shenjt në zemrën e besimtarëve. Deri sa dëgjonte, Vesleji e ndjente se feja dhe besimi ndezeshin në zemrën e tij. E ndjeja se zemra e ime po ngrohej në mënyrë të mrekulluar—kishte thënë ai. “E ndjeja se për shpëtimin tim mbështetesha në Krishtin dhe e kisha dëshminë se ai i ka marrë mëkatet e mija, se më ka çliruar nga ligjet mëkatare dhe vdekja.”204Ibid., str. 47.BZ 247.2
Gjatë kohës së viteve të gjata të punës së mundimshme, të poshtrimit dhe të vetmohimit, Vesleji e kishte vetëm një qëllim: që ta gjente Zotin. Tani e kishte gjetur. E kishte kuptuar se mëshira nuk fitohet me lutje, me agjërime, duke dhënë lëmoshë dhe me veprat e vetmohimit por si dhuratë “pa para dhe gratis.” Kur u forcua dhe u zhytë në fenë e Krishtit, dëshira e vetme e Veslejit ishte që gjithkah ta përhapte njohjen e Ungjillit të mrekullueshëm dhe për mëshirën hyjnore të falur “e tërë bota është parohija e ime”—kishte thënë ai. “Me këtë dëshiroj të them se në çdo vend kudo që gjendem e kam të drejtën dhe obligimin e Shenjt që të gjithëve të cilët dëshirojnë të më dëgjojnë t'ua shpallë lajmin e gëzueshëm të shpëtimit.”205John Wesley, Works, vol. III, str. 297. 298.BZ 247.3
E vazhdoi jetën e tij të besimit dhe të vetmohimit e cila tani nuk ishte më themel por rezultat i fesë së tij, jo rrënjë, por fryt i shenjtërisë. Mëshira e Zotit, në Jezu Krishtin është themel i shpresës së krishterë dhe kjo mëshirë zbulohet me dëgjueshmëri. Vesleji ja kishte përkushtuar jetën predikimit të së vërtetës së madhe të cilën e kishte pranuar: të vërtetën për arsyetim me besim në gjakun e Krishtit që na pastron, dhe të vërtetën për rilindje me fuqinë e Shpirtit Shenjt fryti i të cilit është jeta e ngjashme me jetën e Krishtit.BZ 247.4
Vajtfilldi dhe vëllezërit Veslej ishin përgatitur për misionin e tyre me dëshmitë e gjata dhe të thella personale për gjendjen e tyre vetanake të humbur. Për të qenë të aftë që të përballojnë çdo gjë si ushtarë të mirë të Krishtit është dashur të kalonin përmes furrës së zjarrtë të përqeshjes, të nënçmimit dhe të ndjekjes si në unversitet ashtu edhe pas hyrjes në shërbimin e predikimit. Miqët e tyre paganë i quanin ata dhe një numër të vogël të miqve të tyre me emrin përqeshës “metodist”. Sot ky është një emër i respektuar i njërës nga bashkësitë e mëdha në Angli dhe në Amerikë.BZ 248.1
Si anëtarë të kishës anglikane ata qenë shumë lojalë ndaj kishës së tyre, mirëpo Zoti në Fjalën e Tij ua tregoi një ideal më të lartë. Shpirti Shenjt i nxiti që ta predikonin Krishtin dhe atë, Krishtin e gozhduar në kryq. Forca e Plotëfuqishmit e përcillte punën e tyre. Me mijëra njerëz i pranonin mëkatet dhe sprovoheshin në konvertimin e vërtetë e të drejtë. Ishte e nevojshme që këto dele të mbroheshin nga ujqit e uritur. Mirëpo, Vesleji nuk mendonte ta themelonte kishën e re, por ato i organizoi si lidhje metodiste.BZ 248.2
Vesleji dhe bashkëpunëtorët e tij u ballafaquan me kundërshtimin e rëndë dhe të jashtëzakonshëm të kishës shtetërore, por Zoti me mençurinë e vet i drejtoi ngjarjet ashtu që reforma filloi brenda vetë kishës. Sikur të ishte nxitur nga jashtë nuk do të kishte depërtuar pikërisht aty ku ishte aq e nevojshme. Mirëpo pasi që predikuesit e këtij zgjimi fetar ishin njerëz kishtarë dhe punonin në gjirin e kishës sa herë që u ofrohej rasti, e vërteta mund të vinte vetëm aty, ku përndryshe po të mos ishin këta, dyert do të ishin mbyllur. Disa klerikë të zgjuarë nga letargjia morale u bënë predikuesë të zjarrtë në parohitë e tyre. Kishat të cilat qenë të ngurëzuara nga formalizmi zgjoheshin për jetë shpirtërore.BZ 248.3
Në kohën e Veslejit si dhe në të gjithë shekujt e historisë kishtare njerëzit me aftësi të ndryshme e ushtronin veprën të cilën ua besonte Zoti. Ata nuk pajtoheshin në çdo pikë të shkencës, por të gjithë ishin të nxitur nga Shpriti Shenjt dhe të bashkuar në dëshirën e flaktë që t'i përfitonin njerëzit për Krishtin. Dallimet në mendime ndërmjet Vajtfilldit dhe vëllezërve Veslej një kohë kërcënoheshin që të shkaktonin përçarje. Mirëpo pasi që në shkollën e Krishtit ishin mësuar të bëheshin të butë, toleranca reciproke dhe dashuria e krishterë i kishte pajtuar. Nuk kishin kohë të ziheshin deri sa në çdo anë mbretëronin lajthitjet dhe gabimet kurse mëkatarët shkonin drejt shkatërrimit.BZ 248.4
Shërbëtorët e Zotit u detyruan të shkonin rrugëve lakore. Njerëzit me ndikim dhe të arsimuar i përdorën të gjitha forcat kundër tyre. Pas një kohe të caktuar një pjesë e madhe e klerikalizmit shprehte armiqësi të hapët ndaj tyre, kurse dyert e kishës u mbyllën për fenë e pastër dhe ata që e predikonin. Duke i akuzuar nga sallat e predikimeve klerikët i nxisnin kundër tyre forcat e errësirës, të injorancës dhe të anarkisë. Nga mrekullia e mëshirës hyjnore Gjon Vesleji disa herë shpëtoi nga vdekja. Kur mllefi i një grumbulli ishte ngritur kundër tij dhe kur ishte dukur se është e pamundur të shpëtonte, një engjëll në formë të njeriut qëndroi para tij dhe grumbulli u ngri në vend, kurse shërbëtori i Krishtit shkoi i palënduar nga vendi i rrezikut.BZ 249.1
Për shpëtimin e vet nga ky truç i tërbuar me një rast Vesleji kishte thënë: “Kur u lëshuam rrugës së rrëshqitëshme në qytet shumë kush dëshironte të më shtyente teposhtë, me të drejtë duke menduar se nëse rrëzohem vështirë mund të ngrihem ndonjëherë. Por unë nuk rashë, nuk rrëshqita deri sa plotësisht shpëtova nga duart e tyre. Edhe pse shumë prej tyre dëshironin të më kapnin për jake apo për rroba për të më rrëzuar nuk ia arritën dhe vetëm njëri prej tyre arriti të më kapte për xhepin e jelekut i cili i mbeti në duar, kurse xhepi tjetër në të cilin e kisha kuletën m'u shqye për gjysmë. Një njeri i fuqishëm i cili ishte prapa meje, u mat disa herë të më godaste me një shkop bungu. Sikur të më kishte goditur një herë në kokë më, nuk do të kishte nevojë të më mëshonte; mirëpo secilën herë goditja i huqte, nuk e di as vet se si, sepse unë nuk mund të lëvizja as majtas as djathtas ... njëri nga grumbulli u vërsulë dhe e ngriti dorën për të më goditur, por përnjëherë e lëshoi dhe më përkëdheli në kokë duke më thënë: “Çfarë flokësh të lëmuara!” ... njerëzit e parë të cilët u kthyen në fe dhe në besim qenë piratë të rrugëve të cilët gjithnjë ishin të gatshëm për ta bërë ndonjë vepër të keqe dhe njëri prej tyre ishte mundës në kopshtin e ariut...BZ 249.2
“Me çfarë butësie na përgatit Zoti për ta plotësuar vullnetin e tij! Para dy vitesh një copë tulle më kishte goditur në shpinë. Një vit më pas një gurë më kishte goditur ndërmjet dy syve. Muajin e kaluar e mora një grusht kurse sot dy, njërin para hyrjes në qytet kurse tjetrin pas daljes, mirëpo të dy qenë asgjë. Një njeri me tërë fuqinë më goditi në gjoks kurse tjetri në gojë aq fuqishëm sa që menjëherë më rodhi gjaku. Por megjithatë nga asnjëra goditje nuk kam nxjerrë dhimbje më të madhe se sa të më kishin prekur me një kashtë.”206Ibid., vol. III, str. 152. 153.BZ 250.1
Metodistët e asaj kohe—populli dhe predikuesit—përballeshin me nënçmime dhe ndjekje si nga anëtarët e kishës ashtu edhe nga jobesimtarët të cilët vërsuleshin kundër tyre. Shpeshherë thirreshin para gjyqeve të cilat vetëm emrin e kishin kështu sepse në atë kohë drejtësia ishte mysafir i rrallë në gjykatore. Shpeshherë pësonin nga dhuna e ndjekësve të tyre. Grumbuj rebelësh shkonin shtëpi për shtëpi, ua shkatërronin gjësendet dhe pronën, ua plaçkisnin çdo gjë që u pëlqente dhe i torturonin burrat, gratë dhe fëmijët. Në disa raste përmes shpalljeve publike thirreshin ata që dëshironin të merrnin pjesë në thyerjen e dritareve dhe në plaçkitjen e shtëpive metodiste duke ua caktuar kohën për t'u tubuar në vendin përkatës. Kjo shkelje e hapur e ligjeve njerëzore dhe hyjnore mbetej e pandëshkuar. Ndiqeshin në mënyrë sistematike të gjithë ata që si gabim të vetëm e kishin përpjekjen për t'i kthyer mëkatarët nga rruga e shkatërrimit dhe për t'i shpënë në rrugën e Shenjtërisë.BZ 250.2
Gjon Veslej, shkruante kësisoji për akuzat kundër tij dhe shokëve të tij: “Disa dëshmojnë se mësimet e këtyre njerëzve janë të rrejshme, të gabueshme dhe fanatike, se janë inovatorë dhe anonim, se janë zhurmaxhinjë, fanatikë dhe papistë. Paqëndrueshmëria e këtyre akuzave u dëshmua shumë herë me faktin kurse u shpjegua qartë se çdo degë e kësaj shkence është mësim i saktë i Shkrimit Shenjt siç e interpreton kisha jonë. Prandaj në qoftë se Shkrimi Shenjt është i vërtetë ky mësim nuk mund të jetë as i rrejshëm, as i gabueshëm.” “Të tjerët thonë: mësimi i tyre është tepër i ashpër, ata rrugën për në qiell e ngushtojnë tepër.” Ky ishte vërtetë kundërshtimi i parë dhe për një kohë i vetmi, dhe ai u bë bazë për mijëra kundërshtime të tjera të cilat u paraqitën në forma të ndryshme. Mirëpo a nuk e bëjnë ata më të ngushtë rrugën për në qiell se të Shpëtimtarit tonë dhe të nxënësve të tij? A është shkenca e tyre më e ashpër se shkenca e Shkrimit Shenjt? T'i vështrojmë disa nga vargjet e qarta: “Duaje Zotin tend me gjith zemër, me të gjitha mendimet, me gjithë shpirtin dhe forcën tënde!” “Për çdo fjalë boshe që e thonë njerëzit do të japin llogari në ditën e gjykimit!” “Kur hani ose kur pini, apo çkado tjëtër që bëni të gjitha i bëni falë Zotit!”BZ 250.3
“Në qoftë se mësimi i tyre është më i ashpër se ky atëherë duhet të qortohen, por ju në ndërgjegjen tuaj jeni të dëshmuar se kjo nuk është ashtu. A mund të jetë dikush për një grimë më pak i saktë e me këtë ta tradhëtojë Fjalën e Zotit? A mundet drejtuesi i fshehtësive të Zotit të jetë besnik në qoftë se e tradhëton një pjesë të këtij thesari të Shenjt të cilin Ai ia ka besuar? Jo! Ai nuk mund të heq asgjë, të zbusë, ai është i detyruar t'u deklarojë të gjithë njerëzve: “Unë nuk guxoj që Shkrimin Shenjt t'ia përshtas shijes suaj. Ju duhet t'i përshtateni atij ose do të shkatërroheni përgjithmonë!” Të tjerët thonë se këtyre njerëzve u mungon dashuria. A vërtetë u mungon dashuria? Në çfarë pikëpamje? A nuk i ushqejnë ata të uriturit dhe nuk i veshin të zdeshurit? Jo—jo këtu; në këtë pikëpamje nuk u mungon asgjë, por ata janë aq të pamëshirshëm në gjykimin e tyre: mendojnë se askush nuk do të shëlbohet në qoftë se nuk shkon rrugës së tyre.”207Me Clintock and Strong, Cyclopedia, art. »Antinomians«.BZ 251.1
Bjerrja shpirtërore që u manifestua në Angli qysh para Veslejit ishte dukshëm pasojë e doktrinës së antinomive (mësimi se të krishterët nuk janë të obliguar t'i përmbahen ligjit). Shumë njerëz pohonin se Krishti e kishte suprimuar ligjin moral dhe se për këtë arsye të krishterët më nuk janë të obligueshëm ta respektojnë; se besimtari është i çliruar nga “skllavërimi me veprat e mira”. Të tjerët edhe pse e pranonin ligjin e amshueshëm delaronin se është e panevojshme që predikuesit t'i këshillojnë njerëzit për t'iu përmbajtur normave ligjore sepse ata të cilët i ka zgjedhur Zoti për t'i shpëtuar “me mëshirën e paskajshme hyjnore do të nxiten që të jetojnë me devotshmëri dhe me nder”, ndërsa ata të cilët janë të predestinuar për mallkim të amshueshëm “nuk do të kenë fuqi për t'iu nënshtruar ligjit të Zotit”.BZ 251.2
Disa tjerët të cilët pohonin se besimtarët nuk mund të lehen anash nga mëshira e as ta humbin përkrahjen e Zotit kishin arritur në një konkluzion edhe më të tmerrshëm: “Se veprat e këqija të cilat i bëjnë në të vërtetë nuk janë mëkat dhe nuk mund të konsiderohen si shkelje e Ligjit hyjnor prandaj nuk kanë arsye që t'i pranojnë mëkatet dhe t'i braktisin të penduar.” Ata deklaronin se edhe mëkatet më të mëdha të cilat njerëzit i konsiderojnë si shkelje të tmerrshme të Ligjit hyjnor nuk janë mëkate në sy të Zotit në qoftë se këto i bën njëri nga të zgjedhurit e tij “pasi që veçoria e të zgjedhurve është e atillë që nuk mund të bëjnë asgjë që nuk do t'i pëlqente Zotit ose që do ta ndalonte ligji i Zotit.”BZ 251.3
Këto mësime monstruoze janë të ngjashme me teoritë e disa teologëve modern të cilët e mohojnë ekzistimin e një ligji të pandryshueshëm hyjnor si kriter të drejtësisë dhe pohojnë se shoqëria vetes ia cakton kriterin e moralit i cili i nështrohet ndryshimit të vazhdueshëm. Të gjitha këto teori janë të frymëzuara me po atë frymë e cila qysh ndër banorët qiellor kishte synuar t'i mënjanojë kufizimet e drejta të Ligjit hyjnor.BZ 252.1
Shkenca mbi predestinimin e cila thekson se vullneti hyjnor që më parë në mënyrë të pandryshueshme e përcakton karakterin e çdo njeriu i ka nxitur shumë njerëz që vërtetë ta flakin Ligjin e Zotit. Vesleji me vendosshmëri i kundërshtonte doktrinat e mësuesve të antinomive. Ai dëshmoi se shkenca e antinomive është në kundërshtim me shkencën e Shkrimit Shenjt. Çka na mëson Shkrimi Shenjt? Ai na mëson se “është dëshmuar mëshira hyjnore e cila i shëlbon të gjithë njerëzit”, “sepse kjo është mirë dhe e pëlqyeshme para Shëlbuesit, Zotit tonë i cili dëshiron që të gjithë njerëzit të shëlbohen dhe ta arrijnë njohjen e së vërtetës. Sepse është një Zot dhe një ndërmjetësues i Zotit dhe i njerëzve, njeriu Jezu Krishti i cili e flijoi veten si pagë për të gjithë” (Titit 2,11; 1 Timoteut 2,3-6). Fryma Shenjt jepet si dhuratë që secilit t'i bëhet e mudshme ta pranojë mjetin e shpëtimit. Kështu, Krishti ka qenë “drita e vërtetë që shndritë çdo njeri që vjen në botë” (Gjoni 1,9). Shumëkush e humb shpëtimin sepse pa vetëdije refuzon ta pranojë dhuratën e jetës.BZ 252.2
Ja se si ishte përgjigjur Vesleji në pohimin se Dekalogu së bashku me Ligjin ceremonial është suprimuar me vdekjen e Krishtit: “Jezusi nuk e ka hequr ligjin moral—dhjetë urdhërat të cilat i kanë predikuar dhe i kanë madhëruar profetët. Qëllimi i ardhjes së tij nuk ka qenë ta ndryshojë apo ta suprimojë ndonjë pjesë të tij. Ky është ligj i cili kurrë nuk mund të suprimohet i cili qëndron fuqishëm si dëshmitar besnik në qiell ... ai prej fillimit të botës ka qenë i shkruar jo në pllakat e gurit po në zemrat e njerëzve kur kanë dalur nga duart e Krijuesit. Dhe, ndonse këto fjalë në fillim janë shkruar me dorën e Zotit, më vonë për shkak të mëkateve në masë të madhe janë dëmtuar por ato megjithatë nuk mund të shlyhen plotësisht deri sa ta kemi vetëdijen për të mirën dhe për të keqen. Çdo pjesë e këtij ligji mbetet i obligueshëm për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kohërat. Ai nuk varet as nga koha, as nga vendi, as nga rrethanat përveç nga natyra hyjnore dhe njerëzore dhe nga raportet e tyre reciproke të pandryshueshme.BZ 252.3
“Nuk erdha ta thej ligjin por ta përmbushë”... padyshim se kuptimi i këtyre fjalëve të Krishtit (sipas asaj që është thënë më vonë, dhe që pason) është: kam ardhur ta përforcoj Ligjin hyjnor në tërësinë e tij, përkundër të gjitha interpretimeve njerëzore. Kam ardhur të ndriçoj të gjithë atë që është e errët dhe e paqartë. Kam ardhur që ta shpjegojë drejtë dhe në mënyrë të plotë domethënënien e çdo pjese të tij, ta pasqyrojë gjatësinë, gjërësinë dhe tërë rëndësinë e çdo urdhëri të tij, si dhe lartësinë, thellësinë dhe pastërtinë e pakuptueshme dhe shenjtërinë e çdo fjalie të tij.”208Ibid., sermon 35.BZ 254.1
Vesleji thoshte se ekziston harmoni e përsosur ndërmjet ligjit dhe Ungjillit. “Ndjërmjet ligjit dhe Ungjillit ekziston lidhja më e ngushtë e cila mund të paramendohet. Nga një anë ligji e përgatit Ungjillin dhe na shpie në të; në anën tjetër Ungjilli na shpie drejt plotësimit të saktë të ligjit. Ligji për shembull kërkon prej nesh që ta duam Zotin dhe të afërmin, të jemi të butë, të devotshëm dhe të shenjtë. Ne e ndjejmë se jemi të paaftë për këtë dhe se kjo për njeriun është e pamudshme. Mirëpo, Zoti na ka premtuar se do t'na e falë këtë dashuri se do t'na bëjë të butë, të devotshëm dhe të shenjtë; ne e pranojmë këtë ungjill, këtë lajm të gëzueshëm dhe këtë e arrijmë me fe dhe besim; edhe drejtësia e ligjit plotësohet në ne me besimin i cili është në Jezu Krishtin ...”BZ 254.2
Armiqët më të mëdhenj të Ungjillit të Krishtit janë ata që hapët dhe qartë e gjykojnë ligjin dhe flasin keq për të; ata që i mësojnë njerëzit ta shkelin tër Ligjin, ta flakin, ta zhvlersojnë dhe ta mohojnë vlerën jo vetëm të njërit prej urdhërave më të vogla apo më të mëdha por të të gjitha urdhërave. Dhe më absurde në tërë këtë është fakti se viktimat e këtij mashtrimi mendojnë se e respektojnë Krishtin duke e shkelur ligjin e tij, mendojnë se e lartësojnë shërbesën ndaj tij duke e prishur shkencën e tij. Ata e respektojnë si Juda kur ka thënë: “Të falem mësues! Dhe e puthi.” (Mateu 26,49) Prandaj Jezusi me të drejtë mund t'i thojë secilit prej tyre: “A me puthje po e tradhëton birin e njeriut?” Tradhëtia është e vërtetë me puthje kur flet për gjakun e tij dhe ia merr kurorën, kur e hedh cilëndo pjesë të ligjit të tij me pretekste se e përshpejton përparimin e Ungjillit të tij. Në të vërtetë nuk mund të çlirohen nga kjo akuzë ata të cilët drejtpërsëdrejti ose tërthorazi e predikojnë fenë në mënyrë që i nxisin njerëzit të mos e respektojnë qoftë edhe një urdhër, dhe që e paraqesin Krishtin si atë që lejon të suprimohet ose të zvogëlohet vlera e urdhërit më të vogël të Zotit.”209Ibid., sermon 35.BZ 254.3
Atyre që pohonin “se predikimin e Ungjillit e zëvendëson Ligji”. Vesleji u përgjigjej: “Këtë e hedhim në tërësi. Ungjilli nuk e zëvendëson qëllimin e Ligjit, në të vërtetë ta bindë njeriun në natyrën e tij mëkatare, t'i zgjojë ata të cilët ende flejnë në tehun e ferrit.” Apostulli Pali deklaron se “përmes Ligjit njihet mëkati.” Derisa njeriu të mos e shoh natyrën e tij mëkatare nuk do ta ndjej nevojën për gjakun e Krishtit që pastron... ‘Të shëndoshët nuk kanë nevojë për mjek, por të sëmurët” — ka thënë Zoti ynë. Është e pakuptimtë prandaj t'u rekomandohet mjeku atyre që janë të shëndoshë, apo që mendojnë se janë të shëndoshë. Së pari duhet të binden se janë të sëmurë sepse nuk do të jenë mirënjohës për mundimin tuaj. Gjithashtu është e pakuptimtë t'u zbulohet Krishti atyre të cilët mendojnë se i kanë zemrat e shëndosha, përkatësisht se nuk janë mëkatarë.”BZ 255.1
Kështu përpiqej Vesleji, duke predikuar Ungjillin për mëshirën hyjnore që si edhe mësuesi i tij ta bënte Ligjin “madhështor dhe të lavdishëm”. Ai me besnikëri e zbatonte veprën të cilën ia kishte besuar Zoti dhe frytet që pati mundësi t'i shihte qenë të mrekullueshme. Në fundin e jetës së tij, prej mbi 80 vjetësh (mbi 50 vjet i kaloi si predikues udhëtarë) numri i pasuesëve të tij e shtua mbi gjysmë milioni njerëz. Mirëpo një numër i madh i atyre që me përpjekjet e tija u ngritën nga shkatërrimi dhe poshtrimi i mëkatit për të jetuar me jetë të pastër dhe të denjë dhe numri i atyre të cilët përmes shkencës së tij arrinin përvojë më të thellë të krishterë do të dihet vetëm atëherë kur e tërë familja e të shpëtuarve do të tubohet në mbretërinë hyjnore. Jeta e Veslejit për çdo të krishterë është mësim me vlerë të jashtëzakonshme. Oh, sikur besimi, devotshmëria, zelli i zjarrtë e i palodhshëm, vetmohimi dhe lojaliteti i këtij shërbëtori të Krishtit të ishte veçori e kishave të sotme!BZ 255.2