Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    32. KURTHET E SATANIT

    Lufta e madhe ndërmjet Krishtit dhe satanit e cila është duke zgjatur gati 6.000 vjetë së shpejti do të përfundojë, prandaj satani është duke i dyfishuar përpjekjet e veta për ta penguar veprën e Krishtit në favor të njerëzve, dhe për t'i zënë shpirtërat në kurthet e veta. Qëllimi i tij është që njerëzit t'i mbaj në errësirë dhe të papenduar deri sa të mos përfundojë shërbimi ndërmjetësues i Krishtit dhe të mos ketë më viktima për mëkat.BZ 491.1

    Në qoftë se nuk bëhen përpjekje të posaçme që kësaj fuqie t'i kundërvihemi, në qoftë se në kishë dhe në botë mbizotëron inercia dhe indiferenca, atëherë satani do të jetë i disponuar dhe pa halle sepse nuk i kërcnohet rreziku që t'i humbë ata të cilët i ka skllavëruar dhe që i manipulon sipas dëshirës së vet. Mirëpo në qoftë se njerëzit fillojnë t'i kushtojnë kujdes çështjeve të amshueshme dhe të pyesin: “Çka duhet të bëj që të shpëtohemi?”, atëherë ai paraqitet dhe tenton që fuqinë e vet t'ia kundërvejë forcës së Krishtit dhe ta shuaj ndikimin e Shiprtit Shenjt.BZ 491.2

    Shkrimi Shenjt flet se në një rast kur engjëjt e Zotit kishin ardhur të qëndronin para Zotit, me ta kishte ardhur edhe satani (Jobi 1,6) jo për t'iu përkulur Perandorit të Amshueshëm, por për t'i realizuar planet e veta të këqija kundër të drejtëve. Me të njëjtin qëllim ai merr pjesë gjithnjë aty ku njerëzit takohen për t'iu lutur Zotit. Edhe pse i fshehur nga syri i njeriut, ai megjithatë punon me tërë fuqinë për t'i mbizotëruar mendimet e atyre që i luten Zotit. Si çdo prijës ushtarak i shkathët, paraprakisht i krijon planet e veta. Në qoftë se e sheh se lajmëtari i Zotit e studjon Shkrimin Shenjt, ai njihet me lëndën e cila do të predikohet; mandej e shfrytëzon tërë shkathtësinë dhe tinëzinë e vet që t'i rregullojë rrethanat në atë mënyrë që lajmi të mos shkojë te ata të cilët dëshiron t'i mbajë në lajthitje pikërisht në ato pika. Atij që më së tepërmi i nevojitet kjo vërejtje, mbetet i zënë me ndonjë punë urgjente që e kërkon të jetë atje apo në ndonjë formë tjetër i penguar për t'i dëgjuar fjalët të cilat për të do të ishin “aromë e këndshme për jetë të jetëve”.BZ 491.3

    Satani gjithshtu i shehë shërbëtorët e Zotit kur janë të pikëlluar për shkak të errësirës shpirtërore që e mbulon popullin. Ai i dëgjon lutjet serioze të njerëzve për mëshirë dhe forcë hyjnore për të ngadhnjyer mbi inercinë, indiferencën dhe gjendjen e amullisë. Atëherë edhe me zell më të madh i krijon planet e veta. I nxitë njerëzit që t'i plotësojnë kërkesat e veta për ushqim ose për t'iu dorëzuar ndonjë kënaqësie tjetër mëkatare dhe kështu ua topitë fuqitë dhe aftësitë për ta dëgjuar pikërisht atë që më së tepërmi u nevojitet për ta njohur.BZ 492.1

    Satani e di mirë se të gjithë ata të cilët do të mund t'i mashtrojë për t'i lënë pasdore lutjet dhe studimin e Shkrimit Shenjt do t'i nënshtrohen. Për këtë arsye, i krijon të gjitha planet e mundshme për ta aktivizuar mendjen e njeriut. Gjithnjë ka pasur njerëz të cilët janë mbajtur të devotshëm, por në vend se të përparojnë në njohjen e së vërtetës e kanë konsiderruar se detyra e tyre është që të kërkojnë çfarëdo gabimi në karakterin ose në lajthtitjet e besimit të atyre me të cilët nuk pajtohen. Njerëzit e këtillë janë ndihmësit kryesorë të satanit. Paditës të vëllezërve ka shumë, dhe ata gjithnjë janë të zellshëm kur Zoti vepron dhe kur shërbëtorët e tij ia shprehin respektin e vërtetë. Ata gjithënjë paraqiten në dritën e rrejshme të fjalëve dhe të veprave të atyre që e duan të vërtetën dhe të cilët i nënshtrohen asaj. Këta edhe shërbëtorët më seriozë dhe më të zellshëm të Krishtit me plot vetmohim do t'i shpallin si mashtruesë apo gënjeshtarë. Puna e tyre është që në mënyrë të shtrembër t'i paraqesin motivet e çdo vepre të vërtetë dhe fisnike, t'i përhapin gënjeshtrat e veta dhe të shkaktojnë dyshim në shpirtërat e njerëzve të papërvojë. Në të gjitha mënyrat e mundshme, tentojnë që ajo që është e pastër dhe e drejtë të konsiderohet si e bjerrur dhe e rrejshme.BZ 492.2

    Mirëpo, askush nuk duhet të mashtrohet me pikëpamjet e tyre. Mund të konstatohet lehtë se fëmijët e kujt janë ata, shembullin e kujt e ndjekin dhe veprat e kujt i bëjnë. “Sipas fryteve të tyre do t'i njihni.” (Mateu 7,16) Sjellja e tyre është e ngjashme me të satanit, mashtruesit të helmueshëm, paditësit të vëllezërve tanë (Zbulesa 12,10).BZ 492.3

    Mashtruesi i madh ka shumë vegla të gatshme, për të paraqitur lloje të ndryshme të lajthitjeve për t'i zënë shpirtërat në rrjetën e vet—siç janë heretizmat e ndryshme që u përshtaten prirjeve dhe shijeve të ndryshme të atyre që dëshirojnë t'i shkatërrojnë. Plani i tij është që në kishë të sjellë njerëz të pasinqertë dhe shpirtërisht të papërtritur që e përhapin dyshimin dhe mosbesimin si dhe që u pengojnë atyre që dëshirojnë ta përparojnë veprën e Zotit dhe kështu edhe të veten. Shumë njerëz të cilët në fakt nuk i besojnë Zotit dhe Fjalës së Tij i pranojnë disa parime të së vërtetës dhe sillen si të krishterë kështu që kanë mundësi që lajthitjet e tyre t'i fusin në emër të shkencës së vërtetë biblike.BZ 492.4

    Pohimi se nuk është me rëndësi se çka besojnë njerëzit është njëra ndër lajthitjet më të rëndësishme të satanit. Ai e di se e vërteta, në qoftë se është e pranuar me dashuri ia shenjtëron shpirtin atij që e pranon; prandaj gjithnjë përpiqet që të vërtetën ta zëvendësojë me teori të rrejshme, me rrëfime—me ungjill tjetër. Shërbëtorët e Zotit prej kohëve kanë luftuar kundër mësuesve të rrejshëm, jo vetëm si njerëz të veseve por edhe si me ata që i përhapin lajthitjet të cilat e shkatërrojnë shpirtin. Eliseu, Jeremia dhe Pali iu kanë kundërvënë me vendosshmëri dhe pa u luhatur atyre që njerëzit i kanë zbrapsur nga Fjala e Zotit. Mendimi i lirë i cili besimin e vërtetë biblik e konsideron të parëndësishëm nuk ka hasur në miratimin e këtyre mbrojtësve të shenjtë të së vërtetës.BZ 493.1

    Interpretimet e boshe dhe të gabueshme të Shkrimit Shenjt si dhe shumë teori kundërthënëse për shkencën biblike që ekzistojnë në botën e krishterë janë vepër e armikut tonë të madh i cili dëshiron që shpirtërat t'i përtrollosë aq shumë sa që të mos mund ta dallojnë të vërtetën. Përçarjet dhe mospajtimet që ekzistojnë në bashkësitë e krishtera në masë të madhe duhet t'i përshkruhen zakonit të shtrembërimit të Shkrimit Shenjt, me qëllim që të mbështetet ndonjë teori e caktuar. Në vend se ta studjojnë Fjalën e Zotit me kujdes dhe me devotshmëri për ta arritur njohjen e vullnetit të Zotit, shumë njerëz e studjojnë vetëm që në të, të zbulojnë diçka të jashtëzakonshme apo origjinale.BZ 493.2

    Me qëllim që t'i mbrojnë pseudoshkencat ose zakonet antikrishterë disa njerëz i marrin pjesët e caktuara të Shkrimit Shenjt nga mjediset e tyre dhe e citojnë vetëm një gjysëm të vargut të shkëputur nga tërësia për të dëshmuar pohimin e vet, ndonse pjesa tjetër e vargut e ka kuptimin diametralisht të kundërt. Me dinakërinë e satanit ata barrikadohen prapa shprehjeve të palidhura, të konstruktura ashtu që t'u përgjigjen dëshirave të tyre trupore. Në këtë mënyrë me qëllim e shtrembërojnë Fjalën e Zotit. Disa njerëz të tjerë që kanë imagjinatë të bujshme i marrin figurat dhe simbolet e Shkrimit Shenjt dhe i interpretojnë ashtu si i përgjigjet imagjinatës së tyre, duke mos e respektuar Fjalën e Zotit që e interpreton vetveten, e mandej i nxjerrin konkluzionet e tyre që i quajnë shkencë biblike.BZ 493.3

    Në qoftë se Shkrimi Shenjt studojehet pa lutje dhe pa shpirt të zbutur e të devotshëm, shtrembërohet kuptimi i vërtetë si i vendeve më të thjeshta dhe më të qarta ashtu edhe i vendeve më të vështira dhe të komplikuara. Prijësit e lartë të papatit i zgjedhin pjesët e atilla të Shkrimit Shenjt të cilat më së miri u përgjigjen qëllimeve të tyre, i interpretojnë ashtu siç u përgjigjen e mandej ua paraqesin popullit duke ua marrë të drejtën që vet ta studjojnë Biblën dhe vet t'i kuptojnë të vërtetat e saja të shenjta. E tërë Bibla duhet t'i jepet popullit ashtu siç është e shkruar. Është më mirë të mos i jepet fare kurrëfarë mësimi biblik, se sa mësimi i Shkrimit Shenjt të falsifikohet në mënyrë aq të vrazhdët.BZ 494.1

    Bibla është caktuar të jetë prijëse e të gjithëve që dëshirojnë ta njohin vullnetin e Krijuesit të tyre. Zoti ua ka dhënë njerëzve fjalën e sigurt profetike. Engjëjt e bile edhe vet Krishti kanë ardhur që Danielin dhe Gjonin ta njohin me gjërat që së shpejti duhet të plotësohen. Ajo që është me rëndësi për shpëtimin tonë, nuk ka mbetur kurrëfarë sekreti e as që është zbuluar në mënyrë që të mund ta habisë sinqeritetin e hulumtuesit të së vërtetës ose ta sjellë në lajthitje. Zoti ka thënë përmes profetit Habakukut: “Shkruaje vegimin, gdhende përmbi rrasa, që lexuesi ta lexojë rrjedhshëm.” (Habakuku 2,2) Fjala e Zotit është e qartë për të gjithë ata që e studjojnë me lutje të sinqertë. Çdo shpirt i sinqertë do ta pranojë dritën e së vërtetës. “Drita derdhet me të drejtit.” (Psalmi 97,11) Asnjë kishë nuk mund të përparojë në shenjtëri në qoftë se anëtarët e saj nuk e kërkojnë të vërtetën si thesar të fshehur.BZ 494.2

    Me thirrje për mendësi të lirë verbërohen njerëzit pë t'i pranuar planet e armikut të tyre i cili punon vazhdimisht për ta arritur qëllimin e vet. Në qoftë se ia del që me ndihmën e mendimeve njerëzore ta shtrembërojë Biblën, atehërë Ligji i Zotit do të mënjanohet kurse kishat do të mbeten skllave të mëkatit dhe në të njëjtën kohë do të konsiderohen se janë të lira.BZ 494.3

    Për shumë njerëz hulumtimet shkencore janë bërë mallkim. Zoti ka lejuar që drita e madhe ta ndriçojë botën përmes zbulimeve të shkencës dhe të artit; mirëpo edhe mendjet më të larta, në qoftë se në studimet e tyre nuk janë të prirura nga Shpirti Shenjt lajthiten kur përpiqen ta krahasojnë dhe analizojnë raportin ndërmjet shkencës njerëzore dhe Zbulesës hyjnore.BZ 496.1

    Njohuritë njerëzore si në çështjet materiale ashtu dhe në ato shpirtërore janë të pjesërishme dhe jo të plota prandaj shumë njerëz nuk janë në gjendje që pikëpamjet e tyre shkencore t'i sjellin në harmoni me shpjegimet biblike. Disa i akseptojnë teoritë e rëndomta dhe spekulimet si fakte shkencore dhe mendojnë se Fjala e Zotit pajtetër duhet të jetë në pajtim me “arsyen e ashtuquajtur të rrejshme” (1 Timoteut 6,20). Krijuesi dhe veprat e tij i tejkalojnë kuptimet e tyre; dhe, pasi që nuk mund t'i shpjegojnë këto me ligje natyrore, ata e konsiderojnë historinë biblike të pasigurtë. Ata që dyshojnë në përmbajtjen e Besëlidhje së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re shpeshherë shkojnë një hap më tutje dhe dyshojnë në ekzistimin e Zotit, ndërsa natyrës ia përshkruajnë fuqinë e paskajshme. Pasi që e kanë humbur torruan kanë mbetur në konfuzion i cili i shpie në shkatërrim në kreshtat e mosbesimit.BZ 496.2

    Kështu, shumë njerëz largohen nga besimi, ndërsa satani i mashtron. Njerëzit janë përpjekur të bëhen me të mençur se Krijuesi i tyre. Mençuria njerëzore ka bërë përpjekje që t'i analizojë dhe shpjegojë misteret të cilat nuk do të zbulohen as në amshim. Sikur njerëzit të kishin dashur ta studjojnë dhe kuptojnë atë që ua ka shpallur Zoti për veten dhe për qëllimet e veta do të kishin pasur aso zbulese për lavdinë, madhshtinë dhe fuqinë e Zotit përmes të cilave do ta kishin parë vogëlsinë e tyre dhe në këtë mënyrë do të kishin qenë të kënaqur me atë që u është zbuluar atyre dhe fëmijëve të tyre.BZ 496.3

    Mashtrimi më i madh i satanit qëndron në faktin se i përkrahë mendjet njerëzore në kërkimin dhe gjykimin e asaj të cilën Zoti nuk e ka zbuluar dhe nuk dëshiron që ne ta kuptojmë. Në këtë mënyrë Luciferi e ka humbur vendin e tij në qiell. Ai ka qenë i pakënaqur përse nuk i janë besuar të gjitha fshehtësitë e planeve të Zotit dhe fare nuk është mërzitur për atë që i është zbuluar, për veprën e tij personale në pozitën e lartë. Duke shkaktuar pakënaqësinë e njëjtë në zemrat e engjëjve të cilët i qenë nënshtruar ai e ka shkaktuar edhe rënien e tyre. Tani është duke tentuar që njerëzit t'i frymëzojë me frymën e njëjtë dhe që njësoj t'i nxisë t'i urrejnë urdhërat e qarta të Zotit.BZ 496.4

    Ata që nuk janë të gatshëm t'i pranojnë të vërtetat e qarta dhe konkrete të Shkrimit Shenjt, gjithnjë kërkojnë rrëfime të ndryshme me të cilat e qetësojnë ndërgjegjen e tyre. Ato shkenca që predikojnë më pak orientim shpirtëror, që kërkojnë më pak vetëmohim, pranohen me një zell më të madh. Njerëzit e tillë i poshtrojnë aftësitë e veta mendore dhe bëhen skllevër të kërkesave të tyre trupore. Duke iu dukur vetja se janë të mençur për ta studjuar Shkrimin Shenjt me zemër dhe me lutje serioze për t'iu prirë nga Zoti, ata mbeten pa kurrëfarë mbrojtje ndaj lajthitjeve. Satani është i gatshëm ta plotësojë synimin e zemrave të tyre dhe mashtrimet ua vë përpara në vend të së vërtetës. Në këtë mënyrë papati e ka marrë fuqinë duke u ngritur mbi njerëzit; ndërsa protestantët duke e hedhur të vërtetën sepse ajo në vete e përmbanë edhe kryqin—shkojnë rrugës së njëjtë. Të gjithë ata që e lënë pas dore Fjalën e Zotit dhe synojnë arrijtjen e luksit të kësaj bote e pranojnë në vend të së vërtetës besimin e rrejshëm që meriton për ta gjykuar. Ata që me qëllim e hedhin poshtë të vërtetën do t'i përcjellë çdo formë e lajthitjes e cila mund të paramendohet. Bile në qoftë se dikush edhe me tmerr e shikon një mashtirm, mashtrimin e tjetër do ta pranojë me dëshirë. Apostulli Pali për këta njerëz që “nuk e pranuan dashurinë e së vërtetës për tu shëlbuar” thotë: “Prandaj edhe Zoti ua dërgon një fuqi që i bën të gabojnë e t'i besojnë gënjeshtrës.” (2 Selanikasve 2,11.12) Pasi që na janë dhënë vërejtjet e tilla duhet të kemi kujdes se çfarë shkencash duhet të akseptojmë.BZ 497.1

    Veglat më të suksesshme të mashtruesit të madh janë shkencat dhe mrekullitë e rrejshme të spiritizmit. I maskuar në engjëllin e dritës, satani i shtrinë rrjetat e veta atje ku më së paku pritet. Sikur njerëzit ta kishin studjuar Librin e Zotit me lutje serioze për ta kuptuar shkencën e tij, nuk do të kishin mbetur në errësirë dhe nuk do t'i kishin pranuar shkencat e rrejshme. Por pasi që e refuzojnë të vërtetën ata bëhen pre e mashtrimit.BZ 497.2

    Lajthitja tjetër e rrezikshme është shkenca e cila e mohon natyrën hyjnore të Krishtit dhe pohon se Krishti nuk ka ekzistuar para ardhjes së vet në këtë botë. Këtë shkencë e pranojnë shumë njerëz bile edhe disa që pohojnë se i besojnë Biblës mirëpo, kjo shkencë është në kundërshtim me deklaratat e qarta të Shpëtimtarit në pikëpamje të qëndrimi të tij ndaj Atit, të karakterit të tij hyjnor dhe të ekzistimit të tij para se ka hyrë në trup. Ata që e mbështesin këtë shkencë e shtrembërojnë Shkrimin Shenjt në mënyrën më të padrejtë. Kjo jo vetëm që e poshtron kuptimin e njeriut për planin e shpëtimit por edhe e minon besimin dhe Biblën si zbulesë hyjnore. Kjo pikëpamje është edhe më e rrezikshme sepse vështirë mund të përgnjeshtrohet. Në qoftë se njerëzit e mohojnë dëshminë e Shkrimit Shenjt për hyjninë e Krishtit është e kotë me ta të bisedohet për këtë pikë, sepse asnjë dëshmi sado që të jetë e bindshme nuk mund të argumentohet. “Njeriu i thjeshtë natyror nuk i merr vesh sendet që rrjedhin prej shpirtit të Zotit; ato për të janë marri dhe nuk është i aftë t'i kuptojë, sepse duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.” (1 Korintasve 2,14) Askush që beson në këtë lajthitje nuk mund të ketë mirëkuptim të vërtetë për karakterin e Krishitit dhe veprën e tij, e as për planin e madh të Zotit për shpëtim.BZ 497.3

    Edhe një lajthitje më dinake dhe më e dëmshme është besimi që po përhapet shpejtë se satani nuk ekziston fare si personalitet dhe se ky emër në Bibël përdoret vetëm për t'u paraqitur mendimet e këqija dhe dëshirat e njeriut. Shkenca e cila jehon nga predikatoret se ardhja e sërishme e Krishtit është ardhje te secili njeri presonalisht në çastin e vdekjes e është një trillim që ka për qëllim t'i mbraps mendimet e njerëzve nga paraqitja personale e Krishtit në re. Ka vite që satani është duke folur: “Ja këtu është Mesia!” (Mateu 24,23-26) Shumë shpirtëra janë shkatërruar sepse e kanë pranuar këtë mashtrim.BZ 498.1

    Më tutje, shkenca botërore thotë se lutja nuk ka rëndësi të madhe. Njerëzit e shkencës pohojnë se nuk ka përgjigje të vërtetë lidhur me lutjen; se ajo i nënkupton shkeljet e ligjeve natyrore—dhe kjo është një çudi—mrekulli kurse mrekullitë nuk ekzistojnë. Ata thonë se në gjithësi mbretërojnë ligjet e pandryshueshme, ndërsa Zoti nuk është duke bërë asgjë që do të ishte në kundërshtim me ato ligje. Në këtë mënyrë ata Zotin e paraqesin si qenie të lidhura me ligjet e veta si dhe se veprimi i ligjeve hyjnore e përjashton lirinë hyjnore. Mësimi i këtillë i kundërvihet Shkrimit Shenjt. Vallë, a nuk bën Krishti dhe apostujt e tij mrekulli? Shpëtimtarit i njëjtë i mëshirëshëm jeton edhe sot. Ai tani është njësoj i gatshëm për t'i plotësuar lutjet dhe besimin si dikur kur ecte i dukshëm nëpër njerëz. Natyrorja bashkëpunon me mbinatyroren. Një pjesë e planit të Zotit është që të na jepë përgjigje në lutjen tonë fetare, atë që nuk do të na e jepte në qoftë se për Të nuk do të luteshim.BZ 498.2

    Janë të panumërta shkencat e rrejshme dhe botëkuptimet fantastike që ekzistojnë në kishat e krishtera. Është e pamundshme të vlerësohen pasojat e këqija të mënjanimit qoftë edhe të një guri kufitar që është vënë në Fjalën e Zotit. Ka pak njerëz që kanë marrë guximin për ta bërë këtë pa u ndalur, pa e hedhur poshtë një pjesë të së vërtetës. Shumica ka vazhduar ta hudhë një parim të së vërtetës pas tjetrit deri sa më në fund janë bërë krejtësisht të pa fe. Lajthitjet e teologjisë përgjithsisht të pranuar i kanë hedhur shumë njerëz në përqafim të dyshimit, të cilët përndryshe kanë mundur të besojnë në Shkrimin Shenjt. Për ata është e pamudshme t'i pranojnë shkencat të cilat e fyejnë kuptimin e tyre për drejtësinë, mirësinë dhe mëshirën, e pasi që ato janë pjesë e mësimit biblik, ata refuzojnë t'i pranojnë si Fjalë të Zotit.BZ 499.1

    Pikërisht ky është qëllimi që dëshiron ta arrijë satani. Ai nuk dëshiron asgjë më tepër se ta shkatërrojë mbështjeten në Zotin dhe në Fjalën e Tij. Satani qëndron në ballë të ushtrisë së madhe të atyre që dyshojnë dhe punon me të gjitha forcat që shpritërat t'i tërheqë në radhët e veta. Të dyshosh, ka filluar të bëhet modë. Një grup i madh njerëzish e shikon me mosbesim Fjalën e Zotit për arsye të njëjtë si dhe nxitësi i tyre, për arsye se Ajo e gjykon dhe e ndëshkon mëkatin. Ata që nuk janë të gatshëm për t'i plotësuar kërkesat e kësaj fjale tentojnë ta hudhin autoritetin e saj. Ata e lexojnë Biblën ose i dëgjojnë mësimet e saj kur thuhen nga predikatorja vetëm për ta gjetur ndonjë gabim në Shkrimin Shenjt apo në predikim. Shumë njerëz bëhen të pafe për shkak të përpjekjeve për t'u shfajsuar ose për të gjetur pretekst të arsyetimit për moskryerjen e obligimeve të veta. Disa të tjerë dyshojnë nga fodullëku dhe dembelia. Duke qenë tepër të prirur për jetë luksi, për të kryer diçka të denjë për t'u nderuar apo diçka që kërkon përpjekje dhe vetëmohim, ata synojnë të shquhen si të mençur me faktin se e kritikojnë Biblën. Kurse, pasi që në të ka shumë gjëra të cilat arsyeja e pandriçuar nga urtia hyjnore nuk mund t'i kuptojë—ata gjejnë shkas për ta kritikuar. Si duket shumë njerëz mendojnë se është virtyt të qëndrosh në anën e pabesimit dhe dyshimit. Mirëpo, do të dëshmohet se njerëzit e tillë, gjoja të sinqertë në të vërtetë janë të përshkuar nga vetbesimi i tepruar dhe fodullëku. Shumë njerëz kënaqen kur në Shkrimin Shenjt gjejnë diçka që pjesët e tjera i sjell në lajthitje. Disa kritikojnë dhe pranojnë se e kanë bërë këtë pa të drejtë, vetëm nga dëshira për të shkaktuar konflikt. Ata nuk e vërejnë se në këtë mënyrë vetë zihen në kurthin e kafazit të shpendit. Mirëpo, me që në mënyrë të hapët e kanë shprehur mosbesimin e tyre ata mendojnë se tani duhet ta mbrojnë pikëpamjen e vet. Në këtë mënyrë bashkohen me të pafetë dhe ia mbyllin vetvetes dyert e parajsës.BZ 499.2

    Zoti në Fjalën e tij ka dhënë dëshmi për karakterin e saj hyjnor. Të vërtetat e mëdha që kanë të bëjnë me raportet tona ndaj shpëtimit janë paraqitur qartë. Me ndihmën e Shkrimit Shenjt i cili u premtohet të gjithëve që e kërkojnë sinqerisht, secili njeri vet mund t'i kuptojë këto të vërteta.BZ 500.1

    Zoti njerëzve u ka dhënë bazë të fuqishme me të cilën mund ta ndërtojnë besimin e tyre.BZ 500.2

    Mirëpo, arsyeja e kufizuar njerëzore nuk mund t'i kuptojë plotësisht planet dhe qëllimet e Zotit të Amshueshëm. Zotin kurrë nuk mund të arrijmë me studime. Nuk bën të marrim guxim që me dorën arrogante ta heqim perden me të cilën Ai e ka krijuar madhështinë e vet. Apostulli ka klithur: “Sa të pa vazhdueshme janë gjyqet e tija, sa të pashqyrtueshme janë udhët e tija!” (Romakëve 11,33) Ne mund ta kuptojmë veprimin e Tij me ne dhe motivet që e nxisin aq sa të mund ta shohim dashurinë dhe mëshirën e tij të pakufijshme të bashkuar me fuqinë e tij të paskajshme. Ati ynë qiellor urdhëron çdo gjë që është e mençur dhe e drejtë, dhe ne nuk bën të jemi të pakënaqur dhe të pabesueshëm por duhet t'i falemi dhe t'i nënshtrohemi me frikë dhe respekt. Ai do të na i zbulojë qëllimet e veta aq sa janë të nevojshme për të mirën tonë, kurse për të tjerat duhe të mbështetemi në Dorën e gjithfuqishme dhe në Zemrën që është plotë dashuri.BZ 500.3

    Zoti na jepë shumë dëshmi në favor të fesë, por Ai kurrë nuk e mënjanon atë që do të kishte mundur të shërbente si pretekst për mosbesim. Ata që kërkojnë përkrahje per dyshim do ta gjejnë. Ndërsa ata që refuzojnë ta pranojnë Fjalën e Zotit dhe refuzojnë ta plotësojnë deri sa të mos hiqet as vërejtja më e vogël në mënyrë që më të mos kenë arsye për dyshim—kurrë nuk do ta pranojnë dritën.BZ 500.4

    Mosbesimi ndaj Zotit është dukuri natyrore e zemrave të papërtëritura që janë në armiqësi me Zotin. Mirëpo, besimim e jep Shpirti Shenjt dhe ai zhvillohet vetëm atëherë nëse kultivohet. Askush nuk mund të jetë besimtar i fuqishëm nëse nuk bën përpjekje vendimtare në këtë drejtim. Mosbesimi shtohet në qoftë se e kultivojmë. Në qoftë se njerëzit, në vend se të merren me dëshmitë që ua ka dhënë Zoti për vërtetimin e besimit të tyre ia lejonë botës që të dyshojnë dhe të kritikojnë, do të gjejnë shumë dëshmi për dyshimet e veta.BZ 500.5

    Mirëpo ata që dyshojnë në premtimet e Zotit dhe nuk kanë besim në mëshirën e Tij, ia marrin nderin, kurse ndikimi i tyre në vend që tjerët t'i tërheqin drejt Krishtit edhe më tepër i largon prej tij. Ata janë pemë që s'japin fryte, që i përhapin degët e tyre gjërë dhe gjatë dhe kështu ia marrin dritën e diellit bimëve të tjera dhe ato vyshken e vdesin në hijen e ftohtë. Ata e mbjellin farën e dyshimit dhe të mosbesimit e cila patjetër e sjellë korrjen.BZ 501.1

    Ekziston vetëm një rrugë për ata që dëshirojnë të çlirohen nga dyshimi: në vend që të dyshojnë dhe kritikojnë sidomos ata që nuk e kuptojnë duhet ta shikojnë dritën e cila është duke i ndriçuar dhe atëherë do të marrin me tepër dritë. Le ta plotësojnë çdo obligim të cilin e kanë kuptuar mirë dhe do të aftësohen për t'i kuptuar dhe plotësuar edhe ato detyra në të cilat deri më tani kanë dyshuar.BZ 501.2

    Satani mund të ndërfusë diçka që është e ngjashme me të vërtetën për t'i mashtruar ata që lejojnë të mashtrohen dhe që dëshirojnë t'i shmangen vetëmohimit dhe flijimit të cilat i kërkon e vërteta, por ai e ka të pamundur që ta mbajë nën pushtet shpirtin i cili sinqerisht dëshiron në çdo mënyrë ta njohë të vërtetën. Krishti është e vërteta dhe “drita e vërtetë që e ndriçon çdo njeri që vjen në këtë botë” (Gjoni 1,9). Fryma e së vërtetës është dërguar që njerëzit t'i shpiejë në çdo të vërtetë. Ndërsa me urdhërin e Birit të Zotit është shkruar: “Kërkoni dhe do ta gjeni.” “Kush dëshiron vullnetin e tij ta sprovojë, do ta kuptoj se a është ky mësim prej Zotit.” (Mateu 7,7; Gjoni 7,17)BZ 501.3

    Pasuesit e Krishtit dijnë pak për mashtrimet të cilat i përgatitë satani dhe ushtria e tij kundër tyre. Mirëpo, Ai që jeton në qiell do t'i shkatrërrojë të gjitha këto plane për plotësimin e qëllimeve të veta të thella. Zoti lejon që populli i tij të kalojë nëpër sprova, jo se kënaqet me mundimet dhe problemet e tij por për arsye se kjo përvojë është e domosdoshme për ngadhnjimin definitiv. Lavdia e tij e madhe nuk lejon që t'i mbrojë nga të gjitha sprovat sepse qëllimi i sproves është që t'i përgatisë për t'iu kundërvënë të gjitha mashtrimeve të satanit. As njerëzit e pafe e as djalli nuk mund ta pengojnë veprën e Zotit, e as të mënjanojnë praninë e Tij në popullin e tij në qoftë se ai me devotshmëri dhe përshpitëri i pranon mëkatet e veta dhe i mënjanon dhe në qoftë se me besim i mbanë premtimet. Njerëzit mund t'i kundërvehen me sukses çdo sprove dhe çdo ndikimi armiqësor, qoftë të hapët, qoftë të fshehtë “jo me forcë as me gjallëri por me Shpirtin tim—thotë Zoti i të gjithë ushtrive” (Zakaria 4,6).BZ 501.4

    Sepse, sytë e Zotit priren mbi të drejtët dhe veshët e tij dëgjojnë lutjet e tyre ... dhe kush do t'ju bëj keq nëse jeni të zellshëm të bëni të mirën?” (1 Pjetrit 3,12.13) Kur Balaami i zënë në grepin e premtimit të shpërblimit të madh u shërbye me magji kundër Izraelit dhe kur ia solli flijimin Zotit duke tentuar që ta hedhë mallkimin mbi popullin e Tij Shpirti Shenjt e hoqi të keqen të cilën ai duhej ta thoshte dhe u detyrua të klithte: “Qysh të mallkoi, kë Zoti s'e mallkoi? Qysh të nëm, kur Zoti nuk e nëmi? Vdeksha unë me vdekjen e të drejtit, mbarimi im qoftë por si i tyre!” Kur përsëri e solli flijimin profeti i pafe tha: “I shtrënguar jam të të bekoj, vet, ta ndal bekimin nuk mundem. Gjë të keqe nuk shihet në Jakobin, as vështirësi s'shihet në Izrael; me të është Zoti Perëndia i brohoritur mbret mes popullit të vet.” “Për short s'ndien Jakobi, s'ka magji që e dëmton Izraelin! Kur të jetë koha do t'i thuhet Jakobit e Izraelit çfarë ka vepruar Zoti.” (Numrat 23,8.10.20.21.23) Megjithatë për herë të tretë u ngrit altari dhe Balaami përsëri provoi ta thoshte një mallkim. Mirëpo përmes gojës së profetit dhe kundër vullnetit të tij, Shpirti Shenjt e shpalli përparimin e të zgjedhurëve të vet dhe e ndëshkoi çmendurrinë dhe ligësinë e armiqëve të tij: “Qoftë bekuar kush të bekoftë ty, qoftë mallkuar kush të mallkoftë ty.” (Numrat 24,9)BZ 502.1

    Në atë kohë Izraeli ishte besnik ndaj Zotit. Deri sa ishte i degjueshëm dhe i nënshtrohej ligjit të tij, nuk mundi ta mbizotëronte asnjë fuqi tokësore apo fuqi e ferrit. Mirëpo, Balaami më në fund arriti që mbi Izraelitët ta hidhte mallikimin të cilin nuk kishte mundur ta shqiptonte për shkak se i kishte nxitur të bënin mëkate. Por kur izraelitët i shkelën urdhërat e Zotit e u ndanë nga Ai—u lanë që ta ndjejnë pushtetin shkatërrimtar të armikut.BZ 502.2

    Satani e di mirë se njeriu më i dobët i cili është në Krishtin mund t'i kudërvëhet të gjitha forcave të errësirës dhe se ai në qoftë se publikisht punon kundër tij nuk mund ta arrijë fitoren por se do të dështojë. Për këtë arsye përpiqet që luftëtarët e kryqit t'i nxjerrë nga kështjella e sigurtë dhe me fuqitë e veta luftarake të qëndrojë në pusi i gatshëm për t'i shkatërruar të gjithë ata që marrin guxim të hyjnë në rajonin e tij. Ne mund të jemi të sigurtë vetëm në qoftë se me përshpirtëri mbështetemi në Zotin dhe në qoftë se u nënshtrohemi të gjitha urdhërave të tij.BZ 502.3

    Askush nuk është i sigurtë as për një ditë, e as për një çast pa lutje. Sidomos duhet ta lusim Zotin për urti në mënyrë që ta kuptojmë fjalën e tij. Në Fjalën e Zotit zbulohen kurthet e satanit si dhe mjetet me të cilat mund t'i shmangemi me sukses. Satani është i shkathët në theksimin e teksteve nga Bibla të cilave ua jep interpretimin e vet me qëllim që bjerremi. Ne duhet ta studjojmë Biblën me zemër të devotshme dhe kurrë nuk bën që ta heqim nga mendja varshmërinë tonë nga Zoti. Gjithënjë duhet të jemi të kujdesshëm nda kurtheve të satanit dhe vazhdimisht të lutemi me besim: “Mos na nxit për dyshim.”BZ 503.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents