PARATHËNIE
Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
- Contents- PARATHËNIE
- PËRSE DUHET TA LEXONI KËTË LIBËR
- LIBËR I KOHËS SONË
- HYRJE
- 1. SHKATËRRIMI I JERUSALEMIT
- 2. NDJEKJET NË SHEKUJT E PARË
- 3. DEVIJIMI NGA FEJA
- 4. VALDENZIANËT
- 5. GJON VIKLIF
- 6. HUSI DHE JERONIMI
- 7. LUTERI NDAHET NGA ROMA
- 8. LUTERI PARA KUVENDIT SHTETËROR
- 9. REFORMATORI ZVICËRAN
- 10. PËRPARIMI I REFORMACIONIT NË GJERMANI
- 11. PROTESTA E PRINCËRVE
- 12. REFORMACIONI NË FRANCË
- 13. HOLANDA DHE VENDET SKANDINAVE
- 14. REFORMATORËT E MËVONSHËM ANGLEZË
- 15. BIBLA DHE REVOLUCIONI FRANCEZ
- 16. UDHËTARËT E DEVOTSHËM
- 17. PARALAJMËTARËT E MËNGJESIT
- 18. NJË REFORMATOR AMERIKAN
- 19. DRITA NË ERRËSIRË
- 20. NJË ZGJIM I MADH FETAR
- 21. VËREJTJA E REFUZUAR
- 22. PROFECITË E PLOTËSUARA
- 23. ÇKA ESHTE SHENJTRORJA?
- 24. NË SHENJTROREN E SHENJTROREVE
- 25. LIGJII ZOTIT ËSHTË I PANDRYSHUESHËM
- 26. NEVOJA E REFORMËS
- 27. ZGJIMI NË KOHËN MË TË RE
- 28. GJYQI HETUES
- 29. ORIGJINA E SË KEQES
- 30. ARMIQËSIA NDËRMJET NJERIUT DHE SATANIT
- 31. VEPRIMI I SHPIRTËRAVE TË KËQIJË
- 32. KURTHET E SATANIT
- 33. MASHTRIMI I PARË I MADH
- 34. SPIRITIZMI
- 35. QËLLIMET E PAPATIT
- 36. KONFLIKTI QË NDODHET PARA NESH
- 37. BIBLA MBROJTJA JONË
- 38. VËREJTJA E FUNDIT
- 39. KOHA E HALLEVE TË MËDHA
- 40. POPULLI I ZOTIT I ÇLIRUAR
- 41. TOKA E SHKRETËRUAR
- 42. BETEJA KA PËRFUNDUAR
- SHTOJCA HISTORIKE
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
PARATHËNIE
Islami, krishterimi dhe judaizmi janë tre religjione botërore monoteiste të cilët e përfshijnë gjysmën e popullatës së sotme të botës. Myslimanët, të krishterët dhe judaistët (hebrenjtë) e njohin dhe e adhurojnë Zotin e përbashkët të cilin të parët e quajnë Allahu, të dytët Perëndia dhe Zoti kurse të tretët Jehova. Atij i janë falur, i kanë shërbyer dhe prej tij i kanë marrë mesazhet profetët e vjetër—Adami, Noehu, Abrahami, Moisiu, Isaia dhe shumë të tjerë. Ato mesazhe dhe porosi, profetët i kanë shënuar dhe i kanë vendosur në librin e përbashkët—të Shenjt hyjnor i cili quhet Bibla.BZ 5.1
Sipas Kur'anit dhe Biblës të cilët janë libra të shenjt të Islamit Allahu (Zoti) është Një, i amshueshëm, më madhështor, i paskajshëm, i përsosur, dhurues i shenjt i paqjes, mbrojtës i fesë, i gjithëfuqishëm, më i dituri dhe më i dashuri; ai është Zot dhe zotërues, fillimi dhe krijuesi i çdo gjëje që ekziston; çdo gjë ekzistuese në tokë dhe në qiell është në saje të tij dhe atij i thurrë lavdi.BZ 5.2
Libri i Shenjtë hyjnor në mëson se para shumë shekujëve në gjithësi ka ndodhur një rebelim. Kundër Zotit është ngritur dhe është rebeluar engjëlli më i fuqishëm, Luciferi që ka tentuar ta rrëzojë Zotin nga froni i tij dhe veten ta shpallë Zot: “Atëherë filloi lufta në qiell: Mikaeli (Zoti) dhe engjëjt te tij luftonin kundër Dragoit (Luciferi i dikurshëm). Me engjëjt e vet edhe Dragoi ra në luftë, por nuk fitoi: për ta nuk pati vend në qiell! Dhe, Dragoi i madh, Gjarpëri i vjetër.—.që quhet Djall—Satani ngashnjyesi i mbarë botës u hodhë poshtë! U hodhë poshtë në tokë ai dhe engjëjt e tij bashkë me të u plandosën.” (Zbulesa 12,7-9)BZ 5.3
Rebelimi dhe lufta në qiell! Përplasja ndërmjet dy armatave jashtëzakonisht të mëdha të gjithësisë! Konfliktin kozmik të cilin e bartën satani dhe demonët e tij në planetin tonë e ndezën zjarrin e urrejtjes, të smirës, të krimit, të mërisë, të padrejtësis, të frikës, të shqetësimeve, të konflikteve, të diktaturës, të terrorizmit, të persekutimeve, të pësimeve, sëmundjeve, luftërave, pikëllimit dhe të mjerimit, kaosin, vdekjen ...BZ 5.4
Në këtë libër “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit” shkrimtarja e shquar adventiste amerikane, Elen Vajt në mënyrë jashtëzakonisht interesante dhe të bukur, tejet serioze dhe në pikëpamje teologjike të qëndrueshme e përshkruan këtë përplasje kozmike ndërmjet Zotit dhe Luciferit dhe në mënyrë tejet të qartë i pasqyron skenat e përgjakshme të luftës tragjike të mileniumeve ndërmjet të mirës dhe të keqes që u zhvillua në planetin tonë me të gjitha pasojat e këqija, refuzuese dhe averzive me një vështrim të posaçëm në zgjidhjen dinamike të fundit dhe me finalen e përgjakshme por edhe të lavdishme.BZ 6.1
Elen Vajt është autorja më e përkthyer në botë në historinë e veprimtarisë përkthyese në përgjithësi. Prej kohës kur për herë të parë u botua në gjuhën burimore në vitin 1888, libri “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit” i ka përjetuar shumë botime dhe është përkthyer gati në të gjitha gjuhët botërore, duke përfshirë edhe gjuhen japoneze dhe kineze. Ky libër vazhdimisht botohet dhe ribotohet në tirazhe jashtëzakonisht të mëdha dhe atë e lexojnë miliona lexuesë të të gjitha moshave në tërë botën.BZ 6.2
Është dëm i pakompenzueshëm për një popull në qoftë se nuk e ka këtë libër briliant të frymëzuar nga Zoti në gjuhën e vet amtare të kapshëm për të gjithë banorët e vet, për ta lexuar dhe për t'i pëijetuar bekimet e shumëta dhe për ta begatuar jetën e tyre shpirtërore me pasurinë e amshueshme dhe të pashkatërrueshme të një niveli më të lartë. Për këtë arsye, Shtëpia Botuese Adventiste “Znaci na vremeto” është përkujdesur dhe ka bërë përpjekje të mëdha që librin ta përkthejë në gjuhën standarde shqipe dhe që lexuesve tanë të nderuar të sferës gjuhësore shqiptare t'ua bëjë të mundshme të vërtetat e saja Hyjnore të shkëlqyeshme dhe të çmueshme të cilat kanë qenë privilegj për popujt tjerë të cilët këto vlera që më parë i kanë pasur të kapshme.BZ 6.3
Të dashurit e mi, përplasja kozmike në të cilën merrë pjesë e tërë gjithësia ka filluar në qiell dhe së shpejti do të përfundojë në planetin tonë të tokës me ngadhnjimin triumfal të së mirës ndaj së keqes.BZ 6.4
Në bazë të profetizimeve biblike para nesh janë ditët e ankthshme monstruoze të ngarkuara me shenja të tmerrshme dhe me ngjarje fatale. Bota është duke qëndruar në pragun e “krizës së shekujve” para shkretërimeve të tmerrshme me dimensione apokaliptike, kur me tërë forcën do të përplasen edhe të gjitha stihitë natyrore të cilat si shpata e Damokleut qëndrojnë mbi kokat tona, të gatshme që në çdo moment të vërsulen mbi ne si tronditje të fuqishme. Tërmetet e shpeshtuarë të fortë e gjithënjë më të fortë të cilët janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, vërshimet dhe thatësirat e tmerrshme, zjarret e pakontrollueshme, uraganet e pashembullt, ciklonet, tajfunet dhe tornadot, fatkeqësitë dhe katastrofat më të ndryshme me radhë të cilat ndodhin “një herë në njëqind vjet” e ndoshta edhe “një herë në njëmijë vjet”—të cilat me tërë vrazhdësinë e tyre me themel do ta ndryshojnë pamjen e planetit tonë—ringjallja e vullkaneve me shekuj të shuar si dhe aktivizimi i vullkaneve të reja të cilët na shkaktojnë ankth, së bashku me situatat ekstremisht kaotike dhe pesimiste në fushën e marrëdhënieve ndërnjerëzore—e paralajmërojnë kthesën e profetizuar biblike në historinë e gjithësisë në të cilën ndodhet edhe planeti ynë, kthesën prapa së cilës konflikti kozmik dhe e kaluara historike janë të lidhura me mëkatin dhe me të gjitha ankthet e tmer¬rshme, të këqija dhe averzive të cilat do të shkojnë në pakthim dhe në harresën e amshueshme.BZ 6.5
Para pak kohe e kaluam vitin 2000, vitin jubilar të pritur shumë kohë dhe të paralajmërur në mënyrë pompeze me shumë jubile të planifikuar dhe të realizuar dhe me dëshira e shpresa të panumërta të shprehura të cilat i përgjigjen vitit të tillë të kthesave epokale, duke shpresuar se ky vit do të jetë hyrje në një epokë të re e cila planetin tonë të tokës do ta shpiejë në ujëra më të qeta. Mirëpo, pa marrë parasysh dëshirat e mëdha dhe të bukura, shpresat dhe pritjet e fuqishme që njerëzit ta kapërcejnë fazën e saj të qartë të anktheve të historisë së saj të pluhurosur të cilën njerëzit me zemër dhe shpirt dëshirojnë ta tejkalojnë për t'i përballuar tronditjet dhe frustrimet e përditshme që i përjetojnë—ajo megjithatë është duke shpejtuar drejt fatit të saj skajshmërisht të vrazhdët dhe të përgjakshëm, drejt ngjaijeve përfundimtare të ashpra dhe drejt skenave që janë parë nga syri i profetëve dhe janë dëshmuar nga profetizimet biblike, sipas të cilave njerëzimi do të ballafaqohet me krizën e përgjithshme të pamëshirshme e cila kurrë më parë nuk ka ekzistuar në historinë e saj të përgjakshme. Ju lutem që me kujdesin më serioz dhe me një frikë dhe respekt më të madh të mundshëm, në mënyrë solemne si atëherë kur ekzekutohet hymni shtetëror ta mbajmë qëndrimin gatitu dhe pa frymë, për ta dëgjuar shpalljen hyjnore për të ardhmen e drejtpërsëdrejtë të tmerrshme, për errësirën e pakrahasueshme të dendur në të cilën tani më dukshëm është duke rënë, duke batisur dhe kur së shpejti në mënyrë të pakthyeshme do të përmbytet planeti ynë. Të nderuar, në qoftë se ndonjëherë prej nesh është kërkuar që të jemi thellësisht dhe deri në kufijtë e fundit të vetëdijshëm për diçka, për ndonjë çast, atëherë padyshim se ky është pikërisht ai çast—çasti kur jemi duke e dëgjuar zërin e Zotit të gjithëpushtetshëm, zërin e librit të tij hyjnor Biblës.BZ 7.1
“Vajton toka, po lëngon, po shkrihet, po lëngon bota, qielli e toka janë në lëngim ... Ja Zoti po e shkatërron tokën copë po e bën, po ia shëmton fytyrën, banorët po ia shpëmdanë ... Toka do të shkatërrohet krejtësisht, pa mëshirë pre do të bëhet: sepse Zoti e ka thënë këtë fjalë. Këndej mallkimi tokën po e përpinë ... këndej po shuhen banorët e saj e s'kanë mbetur veç fort pak njerëz. Lëngon hardhia, rënkojnë të gjithë që u gëzohej zemra. Pushoi gëzimi i tupanëve, mejti zhurma e të gëzuarëve ... Është zhdukur çdo hare, çdo galdim u zhduk nga vendi. U shua, u shkretua qyteza, copë e grimë dera u bë. Toka hapet grimë po bëhet, po copëtohet, toka po thërmohet, toka dridhet tmershëm tundet, por si i dehuri këmba dorës dridhet thua se s'është por çadër e keqja e saj mbi të peshon e rrëzon, se lë të çohet.” “Kjo do të jetë kohë ngushtice e madhe. E tillë nuk qe qysh se filluan të jetojnë popujt deri në atë kohë.” (Isaia 24, 1-20; Danieli 12,1)BZ 8.1
Gjëra të tmerrshme! Rrufe të përgjakshme—më të tmerrshmet nga do qofshin—tmerre të vërteta, dimensionet reale të të cilave njeriu nuk mund as t'i përfytyrojë, as t'i paramendojë me të cilat është përfshirë dhe nëpër të cilat me dhimbje është duke kaluar planeti ynë, tmerret të cilat janë duke u varguar dhe shumëzuar mbi të, sa më tepër që jemi duke iu afruar fundit final të historisë së botës—skenat biblike dhe ngjarjet të cilat me një dinamikë jashtëzakonisht të ngjeshur dhe me hapa galopi po plotësohen para syve tanë dhe po dalin nga suazat e fatkeqësisve dhe katasftrofave natyrore, janë duke marrë dimensione të kataklizmave dhe sado që këto ngjarje për ne të jenë të tmerrshme, të ankthshme, të paparanueshme, megjithatë ne jemi të përfshirë nga stuhia e tyre dhe nuk mund t'i injorojmë e as t'i përballojmë, ne ato e as ato ne, për arsye se e ndajmë hapësirën dhe kohën e përbashkët, prandaj deshtëm apo s'deshtëm me to duhet të hyjmë në dyluftim. Kjo është koha për të cilën Bibla thotë: “Njerëzve do t'u dalë shpirti prej frikës dhe pritjes, ç'do të ndodhë me botën”, dhe thotë: “Të lumtë ata që vdesin në Zotin.” (Luka 21,26; Zbulesa 14,13)BZ 8.2
Në bazë të këtyre dhe profetizimeve tjera biblike është fjala për ekzistencën në këtë planet çfarë e njohim ne e në këtë mënyrë edhe për ekzistencën e civilizimit të sotëm i cili është duke i shkelur normat e veta.BZ 9.1
Duhet theksuar se nuk është fjala për profetizimet e Nostradamusit e as për çfarëdo profetizimesh tjera të rrejshme apo kuazi—profetësh tjerë të rrejshëm, por para syve të lexuesëve Elen Vajt i pasqyron profetizimet e profetëve të Zotit të cilat i përkasin “kohës së fundit” apo “ditëve të fundit”, ashtu siç quhen ditët tona në Bibël.BZ 9.2
Qëllimi ynë nuk është që në këtë pasqyrë biblike, të “kohës së fundit lunare” me të gjitha stuhitë e veta të tmerrshme ashtu siç janë përshkruar në faqet e shenjta të Librit Hyjnor—Biblës te lexuesit tanë të çmueshëm ta mbjellin frikën plotësuese dhe të shkaktojmë shqetësim dhe panik. Përkundrazi, jemi duke bërë përpjekje t'u ndihmojmë që ta kuptojnë drejtë këtë kohë të ngarkuar me rreziqe dhe t'i ballafaqojmë me realitetin i cili është duke u bërë presion çdo ditë e më tepër; që ta kuptojnë dhe ta tejkalojnë panikun i cili tani më e ka përfshirë thellësisht botën e cila çdo ditë e më tepër është duke batisur në greminën e thellë.BZ 9.3
Qëllimi dhe dëshirajonë fisnike është që njerëzve t'u japim informata burimore dhe mundësi që të njihen me pasqyrën reale të këtyre gjendjeve, me ngjarjet e para me sy dhe paraprakisht të profetizuara dhe të shkruara në Bibël, me qëllim që të mos befasohen, që të përgatiten me kohë dhe me lehtë të ballafaqohen me situatat, të qëndrojnë esull edhe gjatë goditjeve më të fuqishme të cilat do t'i sjellin “ditët e fundit”, pragun e të cilave tani më e kemi kaluar, që t'u ndihmojmë që njerëzit të gatshëm të ballafaqohen me të ardhmen e afërt kur “t'u thonë maleve: bini mbi ne! E kodrave na mbuloni!” (Luka 21,26; 23,30)BZ 9.4
Lexuesti tanë janë tepër të shtrenjtë që të mos ua tërheqim vërjejten dhe t'i lëmë të papërgatitur për t'u ballafaquar me ortiqet e mëdha të cilët janë duke u rrokullisur gjithkah nëpër botën tonë dhe gjithënjë e më tepër janë duke u rrokullisur rreth nesh duke lënë prapa vetes shkretëtira, duke shkatërruar një numër jashtëzakonisht të madh të jetërave njerëzore si dhe ekonomitë jo vetëm të shteteve të caktuara por edhe të tërë rajoneve e bile edhe më gjerë—këto janë ortiqe të cilat nuk janë duke u qetësuar dhe duke u tërhequr as para forcës së më të pasurëve dhe më të fuqishmëve dhe nuk janë duke u ndalur as para kasollave dhe lutjeve të më të varfërve për të cilët askush në këtë botë nuk është duke u kujdesur e as është duke i mbështetur, këto janë ortiqe para të cilave kanë mbetur të nemitura shkenca, teknika, ekonomia—para të cilave njeriu është i tmerruar.BZ 9.5
Po! Lexues i nderuar, ju nuk jeni kashtë në lamë apo pupël në erë për të ju çuar orkanët fishkëllima e të cilëve është duke u dëgjuar gjithnjë e më fuqishëm, për të mos gjetur vend askund, për të ju humbur çdo gjurmë, për t'u zhdukur, për të mbetur në harresë dhe për të shkuar në pakthim, për t'u humbur kujtimi për ju. Ju jeni pjesëtarë i familjes njerëzore me vlera dhe dinjitet njerëzor dhe për ju është paguar çmimi jashtëzakonisht i lartë. Zoti ju don pa masë pasi që para syve të tij jeni më të shtrenjtit.BZ 10.1
Rëndom, njerëzit vështirësitë e pritura i stërmadhojnë, por ky nuk është rast me hallet të cilat janë në horizont. Ato nuk mund t'i përshkruaj as imagjinata më e bujshme, as pena më e shkathët njerëzore. Këto janë ditët të cilat do të na i heqin dhe qërojnë lusprat tona me të cilat me vite kemi qenë të mbështjellur dhe të strehuar në shtruhera në të cilat në dukje jemi ndjerë të qetë dhe të sigurtë dhe kemi osciluar në do farë pozitash baraspeshuese të cilat i kemi zgjedhur vetë. Duke bërë hapa përpara—prapa, të vetëbindur në përcaktimet tona të drejta politike, nacionale, fetare dhe në përkatësitë dhe përcaktimet e të gjitha llojeve të tjera.BZ 10.2
Në stuhinë e cila së shpejti do të na përfshijë do të dëshmohet dhe do të zbulohet se shtyllat në të cilat është mbështetur përkatësia e jonë nuk janë kurrfarë garancie e as shtylla të cilat mund të na ndihmojnë për të qëndruar në këmbë pas goditjeve të këtyre stuhive por kallam i thyeshëm në të cilin nëse edhe më tutje mbështetemi—do të rrëzohemi.BZ 10.3
Në qoftë se feja jonë nuk është fe e vërtetë—fe e Zotit—ajo do të shkatërrohet pas goditjeve të para të kohës së “ditëve të fundit” sepse “Sepse Zoti Hyji i ushtrive e dha urdhërin e shkatërrimit kundër mbarë botës, për ta kryer punën e vet veprën e jashtëzakonshme, për ta bërë punën e vet të mrekullueshme” dhe më tutje: “Arrinë zëri luftarak deri në skaje të botës: Zoti ka gjyq kundër të gjithë popujve, e hap gjykimin kundër çdo njeriu, fajtorët shpatës ia lëshon.” (Isaia 28,21; Jeremiu 25,31)BZ 10.4
Zëri luftarak deri në fund të botës që deri tani nuk është parë do të jetë arenë e paparë dhe e papërjetuar e përplasjeve më të përgjakshme dhe më të tmerrshme ndërmjet popujve, nga zemra e të cilëve do të shpërthejë mllefi i pafrenueshëm, si vullkan, si urrejtje e nxitur nga shtypja shekullore për të kërkuar hakmarrje. Ky është armagedoni apokaliptik!BZ 11.1
Kështu thotë Zoti ynë: “Po e dëgjojmë një britmë tmerri; është klithmë tmerri e jo paqeje. Pyetni e shqyrtoni a thua mund të lind mashkulli, pse atëherë çdo mashkull duart në të hollë i ka vënë por si gruaja kur do të lind? Pse çdo fytyrë është përçudnuar, mërrolur e krejtësisht zbehur? Vaj, sa e madhe është kjo ditë, jo një e tillë nuk pati.” “Kjo do të jetë kohë e një ngushtice të madhe. E tillë nuk qe qysh se jetojnë popujt.” (Jeremiu 30,5-7; Danieli 12,1)BZ 11.2
Koha e pashpresë, errësira dhe shkatërrimi për ata që nuk janë të përgatitur, që janë pa kurrfarë mburoje për detin e vëluar, që janë të ekspozueshëm ndaj ngjarjeve jashtë dhe që janë jashtë çdo strehimi, të pambrojtur, drejtpërsëdrejti do të ballafaqohen dhe do të rrëzohen në tehun e skenave të tmerrshme të fundit, të cilët do të bëhen pupla që do të fluturojnë nga erërat me stuhi për të rënë në harresë dhe për të shkuar në pakthim!BZ 11.3
Mirëpo, në librin “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit”, Elen Vajt na e sjellë nga Bibla edhe mesazhin i cili do të na ndihmojë për t'u orientuar në kohën e pesimizmit ekstrem të shekullit tonë që delë nga pritjet e fuqishme ambicioze që nuk janë plotësuar, në kohën kur e tërë bota do ta humb orientimin dhe do të bjerë në zhgënjim dhe apati, në një situatë të mundimshme dhe të pikëllueshme pa rrugëdalje, ajo na sjellë mesazh i cili do të na shpiej drejt ardhmërisë së shkëlqyeshme, të dëshirueshme dhe të lavdishme.BZ 11.4
Duhet theksuar se profetizimet apokaliptike nuk janë vetëm profetizime fatale. Jo! Edhe pse ato i bartin mesazhet për errësirën totale, për botën e shformësuar dhe për njerëzit e shformësuar, për greminat dhe për shkatërrimin e miliona njerëzve, për fundin fatal të konfliktit kozmik prapa të cilit nuk qëndron fillimi i ri, porosia për kohën e pashpresë dhe të errët kur “njerëzit do të vdesin nga frika duke e pritur atë që do t'i ndodhë botës”—por këto profetizime në të njëjtën kohë i bartin edhe mesazhet për kohën e shpresave të mëdha, për kohën e lavdishme dhe më të lavdishmen, për agimin e amshueshëm dhe për dritën e ardhmërisë, për ata të cilët me kohë do të strehohen nën hijen e Zotit, kur Zoti do të ngritet për t'i mbrojtur, për t'ua siguruar vendstrehimin e sigurtë nga stuhitë e tmerrshme të cilat do të vërsulen dhe do ta rrafshojnë tokën; ato profetizime i bartin mesazhet për rrugëdaljen ose për tunelin i cili errësirën më të dendur dhe greminat e skëterrës i lidhë me dritën e fuqishme të shkëlqyeshme para të cilës do të zhduken dhe do të mbeten në harresë të amshueshme dhe në pakthim të këqijat më të tmerrshme, ankthet dhe tmerret nëpër të cilat kanë kaluar dhe i kanë përjetuar njerëzit në këtë botë tonën të vjetër dhe të stërmunduar; premtimi i Zotit se të gjitha fatkeqësitë dhe kataklizmat të cilat totalisht do t'ia ndërrojnë pamjet planetit tonë, të cilat të gjitha së bashku—të krahasuara dhe të matura me lavdinë, me përparsistë dhe me bekimet e kohës së re—nuk vlejnë as të përmenden.BZ 11.5
Të nderuar lexues, Zoti na e dërgon mesazhin me të cilin na fton dhe na jepë mundësi që të mos jemi si shpezët që fluturojmë ulët dhe mbeten nëpër kaçuba, por të jemi shqiponja me mundësi që të ngritemi lartë mbi stuhinë e tmerrshme të rrufeve të “ditëve të fundit” të cilat do t'i vërsulen botës sonë; siç theksuam ai e ka paraparë rrugëdaljen, tunelin nëpër të cilin do të kalojmë dhe do ta kapërcejmë pragun e botës së re, pragun e amshimit dhe të jetës së amshueshme, agimet e së cilës tanimë janë në horizont dhe janë duke u skuqur që me rrezet e veta përpiqen të na përkdhelin këndshëm. Po! Kur të kalohet tuneli është një përjetim i cili zemrën e mbushë me gëzim, diçka “çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri” diçka që “ua bëri Zoti gati atyre që e duan.” (1 Korintasve 2,9) Kjo është jeta e re, një fillim i ri dhe pa fund; kjo është jeta e re e pasosur për ata që e duan jetën e amshueshme dhe për ata që janë përgatitur për të.BZ 12.1
Shenjat gjithnjë e më fuqishëm janë duke arritur, duke i paralajmëruar ngjarjet e fundit dhe fundin tragjik por edhe të lavdishëm — përfundimin e lavdishëm dhe zgjidhjen madhështore të konfliktit kozmik shumëshekullor në shtigjet e vështira, të ndërlikuara dhe tejet të mbyllura në të cilat vazhdiinisht gjithnjë e më thellë është duke batisur njerëzimi; duke theksuar shenjën e zbardhjes së agimit të amshueshëm, të jetës së amshueshme të dëshiruar nga zemrat dhe nga shpirtarat e miliona njerëzve dhe ditën e lavdishme të shpejtë me shenjën e njohur të cilën zemrat e të shpëtuarëve në vend të zhgënjimit dhe frikës do t'i mbushë me galdim dhe gëzim të amshueshëm, me paqe, lumturi dhe me qetësi kur “Zoti do të fshijë çdo lotë nga sytë e tyre, as vdekje më s'do të ketë, as vaj, as ofshamë, as dhimba më s'do të ketë, sepse bota e mëparshme mori fund” (Zbulesa 21,4).BZ 12.2
Ne, do të jemi shumë të gëzuar dhe të kënaqur në qoftë se lexuesit tanë të nderuar, vërtetë kohën tonën do ta indentifikojnë si “kohë të fundit”, si “ditët e fundit” por edhe si çast dhe rast të tyrin që me kohë të rirreshtohen dhe të dalin jo në anën e gabueshme por në anën e vërtetë—nën flamurin e Zotit që të mos rrëzohemi para stuhisë së “krizës së shekujve” para të cilës gjendet planeti ynë dhe të jemi të gatshëm ta kapërcejmë pragun e amshimit dyert e të cilit Zoti i hapë gjërësisht për ne dhe na fton që të hyjmë nëpër to.BZ 13.1