Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    19. DRITA NË ERRËSIRË

    Në të gjithë shekujt, vepra e Zotit në tokë është pasqyruar përmes Reformacionit të madh dhe lëvizjes fetare me ngjashmëri të madhe. Zoti me njerëzit vepron gjithnjë në parimet e njëjta. Lëvizjet e rëndësishme të sotme kanë ngjashmëri me ato të së kaluarës, kurse përvojat e kishave të kohëve të kaluara na sjellin mësime të vlefshme për kohën tonë.BZ 327.1

    Shkrimi na mëson qartë se me ndihmën e “Shpirtit Shenjt” Zoti në mënyrë të veçantë i drejton shërbëtorët e tij në botë në lëvizjet e mëdha për vazhdimin e veprës së shpëtimit. Njerëzit janë mjete në duar të Zotit, me të cilët Ai shërbehet për t'i zbatuar qëllimet e veta hyjnore. Secili e ka detyrën e vet; secilit i është dhënë masa e dritës e cila i përgjigjet nevojave të kohës së tij dhe aq sa është e nevojshme që ta aftësojë për ta kryer veprën të cilën ia ka besuar Zoti. Mirëpo, asnjë njeri sado që e vlerëson qielli kurrë nuk e ka arritur njohjen e plotë të planit të madh të Shpëtimtarit e as kuptimin e plotë të qëllimeve hyjnore gjatë jetës së tij. Njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht se çka dëshiron të arrijë Zoti me veprën të cilën ua ka besuar që ta zbatojnë. Ata nuk e kuptojnë plotësisht rëndësinë e lajmit të cilin e predikojnë në emrin e tij.BZ 327.2

    “A mendon se i njeh gjurmët e Zotit, se e përshkon përsosshmërinë e lumit?” (Jobi 11,7). “Sepse, sikurse qielli që është i lartë në krahasim me tokën poashtu edhe udhët e mija janë të larta në krahasim me udhët tuaja dhe mendimet e mija në krahasim me mendimet tuaja!” (Isaia 55,8.9) “Se unë jam Zoti, tjetër Zot s'ka, s'ka një tjetër që më ngjan mua! Prej fillimit lajmëroj se çka do të ndodhë, prej kohësh të lashta ende s'ka ngjarë; unë them: “Synimi im do të sendërtohet, bën gjithçka sipas dashjes sime.” (Isaia 46,9.10)BZ 327.3

    Bile edhe profetët të cilët qenë aftësuar në veçanti përmes iluminizimit të Shkrimit Shenjt nuk e kanë kuptuar plotësisht domethënien e zbulesave të besuara. Kuptimi i profecive të shpallura është bërë i qartë vetëm gjatë kohës dhe pikërisht në çastin kur Popullit të Zotit iu kanë nevojitur mësimet që ngërthehen në to.BZ 328.1

    Pjetri, duke shkruar për shpëtim e zbuluar nëpërmjet Ungjillit ka thënë: “Për këtë shëlbim kanë vëzhguar dhe kanë folur profetët, të cilët e paralajmëronin hirin e caktuar për ju. E shqyrtonin cila ishte koha dhe rrethanat që shënonte shpirti i Krishtit që ishte në ta kur paralajmëronte mundimet që do t'i vuante Krishti dhe lavditë që do të vinin pas mundimeve. Atyre u qe zbuluar, jo për ta, po për ju u treguan ato që tani juve u ugjillizohen prej predikatarëve tuaj me anë të Shpritit Shenjt të dërguar prej qiellit të cilat edhe engjëjt dëshirojnë t'i vëzhgojnë.” (1 Pjetrit 1,10-12)BZ 328.2

    Mirëpo, edhe pse profetëve nuk u është zbuluar plotësisht ta kuptojnë realitetin e zbuluar, ata megjithatë seriozisht janë përpjekur që ta kuptojnë dritën të cilën Zoti e ka parë të arsyeshme t'ua jepte. Ata e kanë vështruar se “në çfarë apo në cilën kohë u është lajmëruar Shpirti i Krishtit.” Çfarë mësimesh madhëshore për popullin e Zotit në periudhën e krishterë dhe në favor të kujt u janë dhënë këto profeci shërbëtorëve të tij! “me të cilat është zbuluar se Zotit nuk i shërbejnë por na shërbejnë neve.” Shikoni këta njerëz të Zotit që i kanë hulumtuar dhe analizuar zbulesat të cilat u janë dhënë për brezat që ende nuk kanë qenë të lindur. Krahasojeni zellin e tyre të shenjt me indiferencën e plotë me të cilën mësuesit e shekujve të mëvonshëm kanë vepruar me këtë dhuratë të qiellit. Çfarë qortimi u dërgohet indiferentëve dhe atyre që janë të pakujdesshëm, që janë kënaqur me thënien se profecitë nuk mund t'i kuptojmë!BZ 328.3

    Edhe pse arsyeja njerëzore nuk është e aftë për t'i kuptuar mendimet e të Amshueshmit dhe që plotësisht t'i kuptojë qëllimet e tij, megjithatë më tepër për shkak të lajthitjeve dhe pakujdesit të tyre, njerëzit nuk mund t'i kuptojnë aq mirë lajmet e qiellit. Shpeshherë shpirti njerëzor e bile edhe i shërbëtorëve të Zotit i verbuar nga mendimet, legjendat dhe mësimëvet të rrejshme është i atillë që vetëm pjesërisht të mund t'i kuptojë gjërat aq të mëdha të cilat Ai dhe Fjala e tij i zbulojnë. Kështu ka ndodhur edhe me nxënësit e Krishtit bile edhe në kohën kur vetë Shpëtimtari ka qenë me ta. Aftësia e tyre e kuptimit ka qenë e përshkuar nga koncepti hebraik për Mesinë si mbret botëror i cili Izraelin do ta ngriste në Fronin e perandorisë botërore dhe ata nuk kanë mundur t'i kuptojnë fjalët e tij me të cilat i ka paraparë mundimet dhe vdekjen e vet.BZ 328.4

    Vet Krishti i kishte dërguar nëpër botë me lajmin: “Koha u plotësua e Mbretëria e Zotit është afër! Kthehuni e besoni Ungjillit!” (Marku 1,15) Ky lajm mbëshetet në kaptinën IX të profetit Daniel. Aty engjëlli shpjegon se 62 javë shtrihen deri te “Princi i Vajosur”, dhe nxënësit me shpresa të mëdha dhe me një pritje galduese e shikonin vendosjen e shpejtë të Mbretërisë së Mesisë në Jerusalem e cila do ta sundonte tërë botën.BZ 329.1

    Ata e predikonin lajmin të cilin Krishti ua kishte besuar edhe pse kuptimin e tij e kishin kuptuar gabimisht. Deri sa lajmi i tyre mbështetej në profecinë e Danielit 9,25 ata nuk e shihnin se në vargun e ardhshëm të kaptinës së njëjtë i Mirosuri do të vritej. Që nga rinia e hershme zemra e tyre e gjakonte lavdinë e mbretërisë së kësaj bote, për të cilën shpresonin, dhe kjo ua kishte mjeguluar kuptimin për profecinë e caktuar dhe për vet fjalët e Krishtit.BZ 329.2

    Ata e kryenin detyrën e vet duke i dërguar popullit hebre thirrjen për mëshirë dhe atëherë, pikërisht në çastin kur Zoti i tyre do ta merrte fronin e Davidit e panë se si u zu si keqbërës, u kamçikos, u përqesh, u gjykua dhe u vu në kryq në Golgotë. Çfarë dëshprimi dhe çfarë vuajtjesh shpirtërore i kapluan zemrat e nxënësve atyre ditëve kur Zotëriu i tyre flinte në varr!BZ 329.3

    Krishti kishte ardhur saktësisht në kohën e caktuar dhe në mënyrën që ishte përshkruar në profeci. Dëshmia e Shkrimit Shenjt u plotësua në çdo detaj të predikimit të tij. Ai e shpallte shpëtimin “dhe biseda e tij ishte e fuqishme.” Dëgjuesit e tij e ndjenin në zemër se biseda e tij vinte nga qielli. Fjala dhe Shpirti Shenjt e dëshmonin dërgesën hyjnore të Birit të Zotit.BZ 329.4

    Nxënësit edhe më tutje i qëndronin lojal mësuesit të dashur por megjithatë zemrat e tyre i shqetësonte pasiguria dhe dyshimi. Nga frika shpirtërore nuk i përkujtuan fjalët e Krishtit të cilat flisnin për mundimet dhe vdekjen e tij. Në qoftë se Jezusi nga Nazareti ishte Mesia i vërtetë, atëherë a do t'u shkaktohej atyre në këtë mënyrë dhimbja dhe dëshprimi? Kjo ishte çështje që i mundonte shpirtrat e tyre, deri sa Shpëtimtari qëndronte në varr në orët e pashpresa të asaj të shtune, ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes së tij.BZ 329.5

    Edhe pse nata më e errët e pikllimit i përshkonte këta përcjellës të Krishtit, ata prapseprap nuk qenë të braktisur. Profeti pat thënë: “Në qoftë se qëndroj në errësirë, Zotin do ta kem dritë ... do të më nxjerrë në dritë dhe do ta shoh drejtësinë e tij.” “Por as terri s'është aspak terr për ty edhe nata është si dritë e ndritshme—për ty errësira është por si drita!” Zoti ka thënë: “Ka lindur për të drejtat një dritë në errësirë i butë e i mëshirëshëm është njeriu i drejtë”. “Do të bëjë të verbërit të ecin udhës që s'e njohin, shtigjeve që s'i njohin t'i bëjë të kalojnë, errësirën para tyre në dritë unë do ta kthejë, udhët e shtrembra do t'i bëjë të drejta. Fjalën që ua dhash për ta do ta zbatoj, e ata dore s'do t'i lëshojë.” (Mikea 7,8.9; Psalmi 139,12; 112,4; Isaia 42,16)BZ 330.1

    Lajmin të cilin nxënësit e shpërndanë në emër të Zotit ishte në çdo pikëpamje i saktë, kurse ngjarjet për të cilat fliste ai ndodhnin pikërisht atëherë. “Erdhi koha dhe u afrua Mbretëria e Zotit”, ishte lajmi i tyre. Kur kaloi koha—62 javë nga Danieli 9, të cilat zgjasnin deri te Mesia, “i Vajosur” Krishti, pas pagëzimit të tij nga Gjoni në Jordan e pranoi vajimin me Shpirtin Shenjt. Kurse, mbretëria qiellore të cilën e shpallnin se po afrohej—u vendos me rastin e vdekjes së Krishtit. Kjo mbretëri nuk ishte mbretëri tokësore siç ishin mësuar të besonin. Kjo nuk ishte as mbretëria e ardhshme e pakalueshme e cila do të vendosej kur “Mbretëria, pushteti dhe lartëmadhëria mbretërore nën tërë qiellin e caktuar do t'i jepej popullit të shenjtërve të të Lartëmadhërishmit; mbretëria e tij do të jetë mbretëri e amshueshme dhe të gjitha pushtetet do t'i shërbejnë dhe do ta dëgjojnë atë.” (Dan ieli 7,27) Në gjuhën Biblike përdoret shprehja “mbretëria qiellore” për t'i theksuar të dyja—mbretërinë e mëshirës dhe mbretërinë e lavdisë. Mbretëria e mëshirës është e përshkruar në letërën e Palit dërguar Hebrenjëve. Pasi që flitet për Krishtin për Ndërmjetësuesin e mëshirshëm “i cili ndjen dhimbje për dobësitë tona” ky autor vazhdon: “t'i afrohemi prandaj, plot guxim fronit të hirit që të fitojmë mëshirë dhe të gjejmë hir për të pasur ndihmë në kohën e duhur” (Hebrenjëve 4,16). Froni i bekuar ose froni i mëshirës është mbretëria e mëshirës sepse ekzistimi i fronit e nënkupton ekzistimin e një mbretërie. Në shumë shembëlltyra të veta, Krishti e ka përdorur shprehjen “mbretëria qiellore” për ta përshkruar veprën e mëshirës hyjnore në zemrat e njerëzve.BZ 330.2

    Froni i lavdisë është mbretëria e lavdisë dhe kësaj mbretërie i përkasin fjalët e Shpëtimtarit: “E kur të vijë Biri i njeriut në madhërinë e vet e me gjithë engjëjt, do të lulet mbi fronin e vet të madhërueshëm. Atëherë para tij do të mblidhen të gjithë popujt dhe ai do t'i ndajë njërin prej tjetrit sikurse bariu ndan delet prej cjepëve.” (Mateu 25,31-32) Kjo mbretëri ende i përket ardhmërisë.BZ 330.3

    Ajo do të vendoset me ardhjen e dytë të Krishtit.BZ 331.1

    Mbretëria e mëshirës është themeluar menjëherë pas rënies së njeriut në mëkat, kur është bërë plani për shpëtim e njerëzimit mëkatar. Kjo mbretëri atëherë ka ekzistuar vetëm në qëllimet dhe në premtimet e Zotit, kurse njerëzit me besim kanë mundur të jenë lojal të tij. Kjo mbretëri është vendosur faktikisht me rastin e vdekjes së Krishtit. Sepse, bile edhe pas fillimit të misionit të tij në botë, Shpëtimtari ka mundur, i lodhur nga kokëfortësia dhe blasfemia e njerëzve të heq dorë nga flijimi i tij në Golgotë. Në kopshtin e Getesemanit në dorë i dridhej kupa e mundimeve. Bile edhe atëherë ka mundur ta shmangë djersën e përgjakshme nga balli i tij dhe ta braktisë gjininë mëkatare që të shkatërrohet nga mëkati i vet. Sikur ta kishte bërë këtë, për njeriun e bjerrur nuk do të kishte pasur pagë. Mirëpo kur Shpëtimtari vdiste në frymëmanjen e tij të fundit ka klithur: “Mbaroi!” Domethënë se plotësimi i planit të shpëtimit ishte siguruar. Premtimi i shpëtimit që i ishte dhënë çiftit mëkatar në Edem ishte plotësuar. Atëherë është vendosur mbretëria e mëshirës e cila më parë është përmbajtur në premtimin e Zotit.BZ 331.2

    Prandaj, vdekja e Krishtit—pikërisht ajo ngjarje të cilën nxënësit e tij e kishin konsideruar si shkatërrim të plotë të shpresës së tyre ka shërbyer për sigurimin e përjetshëm të plotësimit të asaj shprese. Deri sa vdekja e Krishtit u sillte dëshprim të tmerrshëm ajo në fakt ishte dëshmia më e madhe se besimi i tyre ishte i drejtë. Ngjarja e cila i kishte mbushur me pikëllim dhe dëshprim, secilit fëmijë të Adamit ia kishte hapur dyert e shpresës dhe prej tij më tutje është varur jeta e ardhshme dhe bekimi i amshueshëm i të gjithë atyre që mbështeten në Zotin në të gjitha kohët.BZ 331.3

    Bile edhe në këtë dëshprim të nxënësve për shkak të pritjeve të paplotësuara janë plotësuar qëllimet e mëshirës së paskajshme hyjnore. Edhe pse zemrat e tyre qenë pushtuar nga mëshira hyjnore dhe shkenca e fuqishme e Atij për të cilin është thënë se “kurrë nuk ka folë njeri, si ky njeri”, megjithatë floriri i pastër i dashurisë së tyre ndaj Shpëtimtarit ishte përzier me një shtresë të pavlefshme të fodullëkut të kësaj bote dhe të krenarisë egoiste. Qysh në dhomën e lartë e cila ishte rregulluar për darkën e Qengjit të pashkëve në çastin solemn kur Mësuesi ishte në hijen e Getesemanisë “aspostujt filluan të grinden ndër vete: cili prej tyre do të ishte më i madhi” (Luka 22,24). Para syve të tyre prore vezullonte pamja e fronit, e kurorës dhe e lavdisë ndërsa para syve ndesheshin me përqeshjen dhe frikën shpirtërore të Getesemanisë, me gjyqet dhe me kryqin e Golgotës. Fodullëku i zemrave të tyre dhe etja për lavdinë e kësaj bote ishte ajo që i nxiste që me kokëfortësi t'u përmbahen mësimeve të rrejshme të kohës së vet dhe t'i injoronin fjalët e Shëlbuesit të cilat e pasqyronin natyrën e vërtetë të mbretërisë së tij dhe tregonin për vuajtjet e tija shpirtërore dhe për vdekjen. Ndërsa, këto lajthitje si pasojë i sollën përvoajt e rënda por të nevojshme që shërbyen për korrigjimin e tyre. Edhe pse nxënësit e kuptuan gabimisht esencën e misionit të tyre dhe nuk e panë plotësimin e pritjeve të veta, megjithatë e përhapën vërejtjen që ua besoi Zoti, ndërsa Zoti e shpërbleu besimin dhe lojalitetin e tyre. Atyre iu besua vepra e përhapjes së lajmit të lavdishëm për Krishtin e ringjallur në të gjithë popujt. Për të qenë të përgatitur për këtë vepër ishte e nevojshme që të ballafaqoheshin me përvojën aq të hidhur.BZ 331.4

    Pas ringjalljes, Jezusi iu paraqit nxënësve të tyre në rrugën për në Emaus “e që nga Moisiu e të gjithë profetët u shtjelloi çka flitet në Shkrimin Shenjt për të” (Luka 24,27). Zemrat e nxënëve u entuziasmuan. Besimi u ndez. Ata “qenë të rilindur për një shpresë të re” ende pa ua shpjeguar Krishti plotësisht. Ai donte t'ua ndriçonte mendjen dhe t'ua forconte besimin në “fjalën më të sigurt profetike”. Ai dëshironte që e vërteta të zinte rrënjë më të thella në zemrat e tyre jo vetëm për arsye se argumentohej me dëshminë e tij personale por edhe për arsye të dëshmisë së sigurt që gjendej në simbole dhe në hijet e ligjit ritual si dhe në profecitë e Besëlidhjes së Vjetër. Pasuesëve të Krishtit u nevojitej besimi i arsyeshëm jo vetëm për hirë të tyre por edhe që të mund t'ia shpallnin botës të vërtetën për Krishtin. Si hap të parë për shpalljen e kësaj njohurie, Jezusi nxënësve ua kishte preferuar mësimet e Moisiut dhe të profetëve. Kjo ishte dëshmia që ua kishte dhënë Shpëtimtari i ringjallur për vlerat dhe rëndësinë e librave të Shkrimit Shenjt.BZ 332.1

    Çfarë ndryshimesh u shkaktuan në zemrat e nxënësve kur përsëri e panë mësuesin e tyre të dashur (Luka 24,32). Në një kuptim më të plotë e më të përsosur se kurrë më parë e gjetën Atë për të cilin “ishte shkruar në ligjin e Moisiut dhe te profetët”. Pasiguria, frika dhe dëshprimi—të gjitha këto u zhdukën menjëherë para sigurisë së plotë dhe besimit të patundur. Nuk është kurrfarë çudie që pas ringjalljes së tij “në kishë njësoj shkuan duke e lavdëruar dhe bekuar Zotin”. Populli i cili dinte vetëm për vdekjen e Shpëtimtarit që ia shkaktuan në mënyrë të turpshme, priste që në shikimet e tyre të shihte shprehjen e pikëllimit, të habisë dhe të dështimit, por në vend të kësaj në ta shihej vetëm gëzimi dhe ndjenja e ngadhënjimit. Çfarë përgatitjesh kishin bërë këta nxënës për veprën e cila ishte para tyre!? Ata e përjetuan sprovën më të rëndë e cila ka mundur ndonjëherë t'i gjente dhe e panë se si fjala e Zotit u plotësua në mënyrë të lavdishme, kur sipas mendimit njerëzor çdo gjë ishte e humbur. Tani çka mund ta luhaste besimin e tyre dhe ta zvogëlonte dashurinë e flakët? Në çastet më të vështira ata e kishin “ngushëllim të fuqishëm” shpresën e cila ishte si “balsam i fuqishëm dhe i sigurtë i shpirtit” (Hebrenjëve 6,18.19). Ata ishin dëshmitarë të urtisë dhe të fuqisë së Zotit dhe e dinin se “as vdekja, as jeta, as engjëjt, as paria, as fuqitë e tanishme, as të ardhme, as lartësia, as thellësia dhe as ndonjë gjë tjetër në botë” nuk mund “t'i ndante nga dashuria e Zotit e cila ishte në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” “Mirëpo në të gjithë këtë” thoshin ata “po ngadhnjejmë për hirë të Atij i cili na donte” (Romakëve 8,38.39.37). “Por fjala e Zotit mbetet për jetë të jetëve.” (1 Pjetrit 1,25) “Kush do të dënojë? Krishti Jezus vdiq, për më tepër dhe u ngjallë! Ai qëndron në të djathtën e Zotit. Ai ndërmjetëson për ne!” (Romakëve 8,34)BZ 332.2

    Zoti ka thënë: “Populli ynë nuk do të turpërohet për jetë të jetëve.” (Joeli 2,26) “Mbrëmja vjen me lot kurse mëngjezi plotë hare.” (Psalmi 30,5) Kur e takuan nxënësit e Shpëtimtarit në ditën e ngjalljes së tij nga të vdekurit dhe kur u digjej zemra duke i dëgjuar Fjalët e tij; kur ia panë kokën, duart dhe këmbët krejtësisht pa plagë të cilat ia kishin parë të lënduara gjatë kryqëzimit në kalvar; kur Jezusi para fluturimit në qiell i shpiente drejt Vitanisë dhe duke ngritur dorën për t'i bekuar u urdhëroi: “Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë njerëzve” dhe shtoi: “Dhe ja unë jam me ju gjithmonë—deri në të sosur të botës” (Marku 16,15; Mateu 28,20); kur në ditën e Rrëshajave, Ngushëlluesi i premtuar zbriti nga lartësitë, atyre ua dhuroi fuqinë ndërsa kur shpritërat e përshkuan vetëdijen për praninë e Zotit të tyre i cili u ngrit në qiell, vallë a do të kishin mundur pa marrë parasysh se jeta i shpiente nepër sakrifica dhe vdekje martire ta braktisnin shërbimin Ungjillit, bekimet e tij dhe kurorën e drejtësisë të cilën duhej ta pranonin me rastin e ardhjes së tij—për shkak të një froni tokësor të cilit i gëzoheshin sipas botëkuptimeve të tyre të mëparshme? Ai “i cili të gjithë këtë mund ta bënte edhe më fuqishëm se që dëshirojmë dhe mendojmë” me mundimet e tija ua dha edhe bashkësinë e gëzimeve të veta që të mund “t'i shpienin shumë bijë në lavdi”, si dhe gëzimin e papërshkrueshëm “të pasosur dhe lavdinë më të madhe nga të gjitha çështjet e tjera” me të cilat sipas fjalëve të Palit “halli ynë i tashëm i vogël nuk është i denjë as të krahasohet”. Përvoja e nxënësve të cilët gjatë kohës së ardhjes së Krishtit e kishin shpallur “Ungjillin e mbretërisë” i gjason përvojës së atyre të cilët e kanë predikuar lajmin për ardhjen e dytë. Ashtu siç kishin dalur nxënësit nëpër botë dhe kishin predikuar: “Erdhi koha dhe u afrua Mbretëria hyjnore”, në të njëjtën mënyrë Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij e shpallnin se kishte kaluar edhe koha profetike më e gjatë e fundit e cila përmendet në Bibël, se tani drejtpërsëdrejti do të vijë gjyqi dhe se së shpejti do të fillojë mbretëria e amshueshme. Predikimi i nxënësve në pikëpamje të kohës bazohej në 70 javët nga kaptina e IX të Danielit. Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij e shpallën mbarimin e 2300 ditëve nga Danieli 8,14 prej të cilave 70 javë e përbëjnë një pjesë. Predikimi i profecisë së parë dhe të dytë mbështetej në plotësimin e këtyre dy pjesëve të periudhës së madhe të profecisë.BZ 333.1

    Ashtu si edhe nxënësit e parë, as Vilijam Mileri dhe shokët e tij nuk e kishin kuptuar plotësisht rëndësinë e lajmit të cilin e shpallnin. Lajthitjet të cilat kohë të gjatë ishin rrënjosur në kishë i pengonin që ta bënin interpretimin e drejtë të një pike të rëndësishme të profecisë. Për këtë arsye edhe pse e predikonin lajmin të cilin ua kishte besuar Zoti, megjithatë përjetonin dëshprim për shkak të kuptimit të gabuar të kontekstit të tij. Në shpjegimet e Danielit 8,14: “edhe 2300 mbrëmje dhe mëngjese ... dhe atërherë Shenjtorja do të pastrohet”, Mileri siç kemi theksuar e kishte akseptuar mendimin i cili përgjithsishe mbizotëronte në atë kohë se shenjtorja është bota jonë dhe kishte besuar se pastrimi i shenjtrores e nënkupton pastrimin e vendit me zjarr në ditën e ardhjes së Krishtit. Prandaj kur e gjeti se ishin mbushur 2300 ditë të përcaktuara me saktësi në profeci, ai konkludoi se në këtë mënyrë e kishte zbuluar kohën e ardhjes së dytë. Lajthitja e tij kishte ardhur për asrsye se e kishte pranuar mendimin e përhapur në përgjithsi për atë se çka është shenjtore.BZ 334.1

    Në shërbimin ritual që ishte përfytyrim i flijimit të Krishtit dhe i shërbimit të tij klerikal, pastrimi i shenjtores qe rituali i fundit të cilin kryeprifti e kreu në radhën vjetore të shërbimit të vet. Ky ritual i fundit ishte akti përfundimtar i pajtimit, marrja dhe mënjanimi i mëkatit nga Izraeli e ky ishte edhe simbol i aktit final në shërbim të Kryepriftit tonë në qiell, mënjanimi ose shlyerja e mëkatit të popullit të tij të cilat janë shënuar në librat qiellor. Ky shërbim e përfshinë veprën e hetimeve, veprën e gjykimeve dhe i paraprinë drejtpërsëdrejti ardhjes së Krishtit në retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe; sepse kur të vijë Ai atëherë çdo rast do të jetë i zgjidhur. Jezusi ka thënë: “Edhe shpërblimi im vjen me mua, për të shpërblyer gjithkend sipas veprave të tija.” (Zbulesa 22,12) Ky gjykim i cili drejtpërsëdrejti i paraprinë ardhjes së dytë të Jezusit është shpallur në lajmin e parë ungjillor të Zbulesës 14,7: “Druani Hyun dhe jepni atij lavdi sepse arriti dora e gjyqit të tij!”BZ 335.1

    Ata që e kishin shpallur këtë vërejtje e kishin shpallur lajmin e vërtetë në kohën e vërtetë. Mirëpo ashtu siç e kishin shpallur nxënësit e parë në bazë të profecisë së Danielit IX: “Koha mbaroi dhe u afrua Mbretëria hyjnore” megjithatë nuk e kishin kutpuar se në të njëjtin vend të Shkrimit Shenjt paralajmërohet edhe vdekja e Mesisë, ashtu edhe Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij e predikonin te Danieli 8,14 dhe te Zbulesa 14,7 lajmin e gëzuar por nuk i kishin kuptuar nga Zbulesa 14 lajmet e përmendura dhe të tjera të cilat duhet të shpallen para ardhjes së Zotit. Ashtu siç ishin mashtruar nxënësit në pikëpamje të mbretërisë e cila duhej të vendosej në fund të 70 javëve, ashtu edhe adventistët ishin mashtruar në pikëpamje të ngjarjeve që kanë pasur për të ndodhur në fund të 2300 vjetëve. Në të dy rastet është fjala për pranimin dhe besimin e lajthtitjeve të asaj kohe të cilat e kishin verbëruar kuptimin për të vërtetën. Edhe herën e parë edhe herën e dytë vullneti i Zotit u plotësua sepse shpallej lajmi i cili duhej të shpallej. Mirëpo edhe të parët edhe të dytët u dëshpruan për shkak të kuptimit të gabueshëm të këtij lajmi.BZ 335.2

    Zoti, megjithatë e realizoi qëllimin e vet të mirë duke arritur që në këtë mënyrë të tërhiqet vërejtja për Gjyqin. Erdhi dita e madhe dhe populli sipas profecisë së Zotit u sprovua në pikëpamje të kohës së caktuar për t'i thënë se çka kishte në zemër. Lajmi ka qenë i caktuar për t'u sprovuar dhe spastruar kisha. Është dashur që nxënësit ta dijnë se a gjakon zemra e tyre për botën apo për Zotin dhe qiellin. Ata e pranuan se e duan Zotin, por tani duhej ta dëshmonin dashurinë e tyre. A ishin të gatshëm për të hequr dorë nga shpresat e kësaj bote dhe nga planet për të arritur famë dhe që nie gëzim ta përshëndesnin ardhjen e Zotit të tyre? Lajmi është dashur të mundësojë që ata ta njohin gjendjen e tyre të vërtetë shpirtërore. Lajmi është dërguar nga mëshira që t'i zgjojë dhe t'i nxisë ta kërkojnë Zotin me pendesë dhe përkulje.BZ 335.3

    Dhe, kështu dëshprimi si pasojë e kuptimit të tyre të gabuar të lajmit të cilin e kishin shpallur megjithatë u kthye drejt të së mirës. Ai duhej t'i sprovonte zemrat e atyre që pohonin se e kishin marrë si vërejtje. Vallë a do ta braktisnin ata për shkak të dëshprimit aq shpejt përvojën e tyre dhe a do të hiqnin dorë nga besimi i vet në Fjalën e Zotit? Apo me lutje dhe përkulje do të bënin përpjekje për ta zbuluar se ku kishin gabuar dhe ta kuptonin rëndësinë e profecisë. Sa njerëz prej tyre kishin punuar vetëm nga frika e pasionit të pavetëdijshëm dhe nga shqetësimi momental? Sa prej tyre ishin ta pavendosur dhe jobesimtarë! Mijëra njerëz deklaronin se ardhjen e Zotit e admironin. A do të kishin hequr dorë ata sikur të kërkohej prej tyre që t'i bartin turpin dhe përqeshjen e botës, sprovat dhe zhgënjimet? A do t'i refuzonin të vërtetat të cilat mbështeten në deklaratat më të shenjta të Fjalës së Tij. vetëm për arsye se nuk kanë mundur menjëherë ta kuptojnë veprimin e Zotit ndaj tyre.BZ 336.1

    Kjo sprovë është dashur ta zbulojë forcën e atyre të cilët me besim të sinqertë ishin përzier në të gjithë atë që e kishin konsideruar shkencë të fjalës së Zotit dhe të Frymës Shenjt. Kjo përvojë më tepër se çdo përvojë tjetër është dashur t'u thotë se sa është e rrezikshme të pranohen teoritë dhe interpretimet e njerëzve në vend se Bibla të bëhet interpretues i tyre personal. Vështirësitë dhe pikëllimet të cilat u lajmëraan si pasojë e mashtrimit të tyre është dashur të ndikojnë në fëmijët e fesë për t'u korrigjuar. Kjo është dashur t'i nxisë për studime më të vetëdijshme të fjalës profetike, që t'i mësojë që me më tepër kujdes t'i analizojnë themelet e besimit të tyre dhe ta hedhin çdo gjë që nuk është biblike, sado që kjo të jetë e përhapur nëpër botën e krishterë.BZ 336.2

    Çdo gjë që për kuptimin e këtyre besimtarëve në orën e sprovave dukej e paqartë si dhe dikur për nxënësit e parë është dashur që më vonë të shpjegohet. Kur ta shohin “dhuratën të cilën do t'ua japë Zoti”, atëherë do ta kuptojnë se krahas vështirësive të cilat ishin shkaktuar nga lajthitjet e tyre, qëllimet hyjnore të dashurisë ndaj tyre janë plotësuar në mënyrë të pandryshueshme. Me pëvojën e tyre të bekuar do ta kuptojnë se Zoti “është i mëshirëshëm dhe plotë ngushëllim” dhe se rrugët e tij janë “mëshira dhe e vërteta për ata që e mbajnë Besëlidhjen dhe Zbulesën e tij.BZ 337.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents