3. DEVIJIMI NGA FEJA
Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
- Contents- PARATHËNIE
- PËRSE DUHET TA LEXONI KËTË LIBËR
- LIBËR I KOHËS SONË
- HYRJE
- 1. SHKATËRRIMI I JERUSALEMIT
- 2. NDJEKJET NË SHEKUJT E PARË
- 3. DEVIJIMI NGA FEJA
- 4. VALDENZIANËT
- 5. GJON VIKLIF
- 6. HUSI DHE JERONIMI
- 7. LUTERI NDAHET NGA ROMA
- 8. LUTERI PARA KUVENDIT SHTETËROR
- 9. REFORMATORI ZVICËRAN
- 10. PËRPARIMI I REFORMACIONIT NË GJERMANI
- 11. PROTESTA E PRINCËRVE
- 12. REFORMACIONI NË FRANCË
- 13. HOLANDA DHE VENDET SKANDINAVE
- 14. REFORMATORËT E MËVONSHËM ANGLEZË
- 15. BIBLA DHE REVOLUCIONI FRANCEZ
- 16. UDHËTARËT E DEVOTSHËM
- 17. PARALAJMËTARËT E MËNGJESIT
- 18. NJË REFORMATOR AMERIKAN
- 19. DRITA NË ERRËSIRË
- 20. NJË ZGJIM I MADH FETAR
- 21. VËREJTJA E REFUZUAR
- 22. PROFECITË E PLOTËSUARA
- 23. ÇKA ESHTE SHENJTRORJA?
- 24. NË SHENJTROREN E SHENJTROREVE
- 25. LIGJII ZOTIT ËSHTË I PANDRYSHUESHËM
- 26. NEVOJA E REFORMËS
- 27. ZGJIMI NË KOHËN MË TË RE
- 28. GJYQI HETUES
- 29. ORIGJINA E SË KEQES
- 30. ARMIQËSIA NDËRMJET NJERIUT DHE SATANIT
- 31. VEPRIMI I SHPIRTËRAVE TË KËQIJË
- 32. KURTHET E SATANIT
- 33. MASHTRIMI I PARË I MADH
- 34. SPIRITIZMI
- 35. QËLLIMET E PAPATIT
- 36. KONFLIKTI QË NDODHET PARA NESH
- 37. BIBLA MBROJTJA JONË
- 38. VËREJTJA E FUNDIT
- 39. KOHA E HALLEVE TË MËDHA
- 40. POPULLI I ZOTIT I ÇLIRUAR
- 41. TOKA E SHKRETËRUAR
- 42. BETEJA KA PËRFUNDUAR
- SHTOJCA HISTORIKE
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
3. DEVIJIMI NGA FEJA
Në letrën e dytë Selanikasve apostulli Pali e ka profetizuar devijimin e madh nga feja i cili do të shpinte në vendosjen e pushtetit të papatit. Ai ka thënë “Krishti nuk do të vijë pa u shfaqur njeriu i fajit, i biri i Bjerrjes, kundërshtari, ai që e ngrit veten kundër çdo qenieje që quhej Hy dhe gjë e shenjtë sa që ta vërë veten edhe në tempull të Hyut duke e paraqitur veten për Zotë”. Më tutje apostulli ua tërheq vërejtjen vëllezërve se “vërtetë misteri i paudhësisë është tashmë në veprim” (2 Selanikasve 2,4.7). Qysh në atë kohë apostulli e kishte parë se në kishë ishin futur lajthitjet të cilat do t'ia hapnin rrugën zhvillimit të papatit.BZ 55.1
Misteri i paudhësisë është zhvilluar dalngadalë së pari në mënyrë tinzare dhe të heshtur ndërsa kur është forcuar dhe e ka marrë pushtetin mbi mendjet njerëzore e ka dëshmuar gjithnjë e më publikisht veprën e rrejshme dhe blasfemiste. Doket pagane gati në mënyrë të pahetushme janë futur në religjion. Ndjekjet mëdha të cilat i kishte përballuar kisha nga paganët kishin thyer për një kohë frymën e kompromisit dhe i ishin bashkuar botës. Mirëpo, kur ndjekja kishte pushuar dhe krishterimi kishte hyrë në oborret dhe pallatet mbretërore, atëherë e kishte zëvendësuar thjeshtësinë modeste të Krishtit dhe të apostujve me shkëlqimin dhe krenarinë e klerikalizmit paganë dhe të pushtetarëve. Ai në vend të kërkesave hyjnore kishte futur teori dhe tradita njerëzore. Shenjtërimi në dukje i Konstantinit në fillim të shekullit IV kishte krijuar një kënaqësi të madhe; dhe kështu bota kishte hyrë në kishën e mbuluar me velin e drejtësisë. Mirëpo amoraliteti ishte zhvilluar shpejtë. Paganizmi i cili në dukje kishte dështuar, në të vërtetë kishte ngadhnjyer. Fryma e tij e kishte mbizotëruar kishën. Mësimet e tij, ceremonialet dhe bestytnitë ishin futur në fe dhe në shërbesën fetare të atyre të cilët ishin konsideruar pasuesë të Krishtit.BZ 55.2
Ky kompromis ndërmjet paganizmit dhe krishterimit e ka pasur pasojë paraqitjen “e njeriut të paudhësisë” i cili në profetizime është paraqitur si ai i cili do t'i kundërvehet dhe do të ngrihet mbi Zotin. Ky sistem jashtëzakonisht i madh i religjionit të rrejshëm është një vepër madhështore e fuqisë sataniste—përmendore e përpjekjeve të tij që të ulet në fron dhe ta qeverisë botën sipas dëshirës së vet.BZ 56.1
Satani së pari ishte përpjekur të bëjë kompromis me Shpëtimtarin. Ai iu kishte afruar Birit të Atit në shkretirën e sprovimit duke ia treguar të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe lavdinë e tyre dhe i kishte propozuar që t'ia falte të gjitha në qoftë se do t'ia pranonte pushtetin suprem princit të errësirës. Krishti e kishte qortuar sprovuesin arro¬gant dhe e kishte detyruar të largohej. Mirëpo, satani kishte pasur sukses më të madh kur me sprova të njëjta iu kishte afruar njeriut. Për t'i siguruar vetes thesare dhe lavdi të kësaj bote, kisha ka filluar ta kërkojë përkrahjen e të mëdhenjëve të kësaj bote; dhe duke e refuzuar në këtë mënyrë Krishtin ajo ka rënë në gjendjen që t'i premtojë besnikëri përfaqësuesit të satanit—peshkopit romak.BZ 56.2
Njëra ndër shkencat kryesore të kishës së Romës predikon se është pikërisht papa, koka e dukshme e kishës së përgjithshme të Krishtit dhe se ai e ka pushtetin suprem ndaj peshkopëve dhe klerikëve të të gjitha pjesëve të botës. Papës bile i jepen tituj të vërtetë hyjnor. Është i quajtur “Hyu, Zoti Papa”, është shpallur i pagabueshëm dhe ai kërkon që të gjithë ta respektojnë. (Shih: Shtojca historike). Kërkesën e njëjtë të cilën satani e kishte paraqitur në shkretëtirën e sprovës ai vazhdon ta paraqesë përmes kishës së Romës dhe një numër njërëzëve është gatshëm që t'i përkulet.BZ 56.3
Mirëpo ata që i frikësohen Zotit dhe e respektojnë, do ta refuzojnë këtë propozim arrogant me fjalët me të cilat Krishti e kishte refuzuar sprovën e armikut tinzar: “Adhuro Zotin, Hyun tënd dhe vetëm atij shërbej.” (Luka 4,8) Zoti askund në fjalën e tij nuk e ka përmendur se cilin njeri do ta vendosë në fronin e kishës së vet. Shkenca mbi sundimin e papatit është e kundërt me shkencën e Shkrimit Shenjt. Papa nuk mund ta ketë në kishën e Krishtit pushtetin, përveç nëse e uzurpon në mënyrë të paligjshme.BZ 56.4
Kisha e Romës me këmbëngulje i akuzon protestantët për shkak të “heretizimit” dhe i akuzon se janë shkëputur tinëzisht nga kisha e vërtetë. Mirëpo kjo akuzë së pari mund të vlejë për vetë kishën e Romës. Ajo e ka çnderuar flamurin e Krishtit dhe ka devijuar nga feja e vërtetë “e cila njëherë i është dorëzuar shenjtërve” (Juda 3).BZ 57.1
Satani e ka ditur mirë se Shkrimi Shenjt do t'ua mundësojë njerëzve që t'i vërejnë mashtrimet e tij dhe do t'i kundërvehen fuqisë së tij. Vet Shpëtimtari i botës i është kundërvënë sulmeve satanike me ndihmën e Shkrimit Shenjt. Çdo sulm, Krishti e kishte pritur me mburojën e së vërtetës së amshueshme duke thënë: “Është e shkruar!” Çdo atakimi të armikut Ai ia kishte kundërvënë uratën dhe fuqinë e Fjalës hyjnore. Mënyra e vetme për satanin që ta vendos pushtetin e vet mbi njerëzit dhe ta përforcoje pushtetin e papatit është që ta mbajë botën në padije dhe injorancë në pikpamje të Shkrimit Shenjt. Bibla e madhëron Zotin dhe njeriut ia përcakton vendin e tij të vërtetë; për këtë arsye është dashur që të vërtetat e saja të shenjta të mbeten të fshehura dhe të ndaluara. Këtë taktikë e ka pranuar kisha e Romës. Qindra vite përhapja e Biblës ka qenë e ndaluar. Popullit nuk i është lejuar që ta lexojë dhe ta ketë në duar; klerikët e pandërgjegjshëm dhe peshkopët e tillë e kanë interpretuar ashtu që t'i kundërvehen përvetsimit të saj. Kështu është arritur deri aty që papa përgjithsisht të jetë i njohur si zëvendës i Zotit në tokë i cili e ka pushtetin mbi kishën dhe shtetin.BZ 57.2
Pasi që është mënjanuar Libri i cili i zbulon lajthitjet, satani ka mundur të punojë sipas dëshirës. Profetizimi e ka shpallur se papati do të përpiqej “t'i ndryshonte kohët dhe Ligjin” (Danieli 7,25). Papati nuk ishte luhatur ta fillojë veprën e vet. Me qëllim që të konventuarëve nga paganizmi t'u afrohej zëvendësimi për adhurimin e idhujve, në mënyrë që më shpejt t'i kthejë në krishterim, në kishë gradualisht e ka futur kultin e figurave dhe relikteve. Një kuvend i përgjithshëm kishtar e kishte përligjur këtë idhujtari të re. (Shih: Shtojca historike). Për ta përfunduar veprën blasfemiste, Roma kishte marrë guximin që nga Ligji hyjnor ta shlyejë urdhërin e dytë i cili ndalon adhurimin e fotografive, por me qëllim që numri i urdhërave të mbetet i njëjtë, urdhërin e dhjetë e kishte ndarë në dy.BZ 57.3
Fryma e kompromisit me paganizmin ia ka hapur rrugën urrejtjes së pushtetit hyjnor. Duke u shërbyer me prijësit e papërkushtuar të kishës, satani e kishte drejtuar shigjetën e tij kundër urdhërit të katërt; ishte përpjekur që ta mënjanojë të shtunën e lashtë të cilën Zoti e kishte bekuar dhe shenjtëruar (Zanafilla 2,2.3), dhe që në vend të saj ta ngrisë kremten të cilën paganët e kishin shenjtruar si “ditë nderi të diellit”. Ky ndryshim në fillim është bërë në mënyrë të fshehtë. Në shekujt e parë të gjithë të krishterët e kanë kremtuar të shtunën e vërtetë. Ata me zell e kremtonin për nder të Zotit sepse ishin të bindur në pandryshueshmërinë e Ligjit të tij dhe me zili i ruanin parimet e tija të shenjta. Mirëpo për ta arritur qëllimin e vet satani me dinakëri kishte punuar përmes veglave të veta me qëllim që popullit t'i tërhiqej vemendja në të dielën, dhe ajo është shpallur kremte për nder të ringjalljes së Krishtit. Në atë ditë mbahej shërbesa fetare apo konsiderohej vetëm ditë e argëtimit kurse e shtuna edhe më tutje konsiderohej e shenjtë.BZ 57.4
Për ta përgatitur rrugën për veprën e vet të cilën synonte ta zbatonte, satani i kishte nxitur hebrejët qysh para erë sonë që të shtunën ta ngarkonin me aq shumë rregulla sa që kremtimi i saj ishte bërë barrë. Duke u shfrytëzuar me dritën e rrejshme në të cilën tani e tregonte të shtunën, ai kishte bërë që ajo të shikohej me urrejtje si një dekret hebraikë. Deri sa të krishterët kishin vazhduar ta kremtonin të dielën si ditë gëzimi, satani i kishte nxitur me qëllim që të shprehin urrejtje ndaj çdo gjëje që është hebreje që nga e shtuna ta krijojnë një ditë të agjirimit, të pikëllimit dhe të zisë.BZ 58.1
Në fillim të shekullit IV perandori Konstantini e kishte lëshuar dekretin me të cilin të dielën e kishte shpallur kremte të përgjithshme të tërë perandorisë romake. (Shih: Shtojca historike). Ditën e diellit e respektonin ithtarët e paganizmit kurse e kremtonin edhe të krishterët; politika e perandorit ishte që në këtë mënyrë t'i bashkonte interesat e kundërta të paganëve dhe të të krishterëve. Lidhur me këtë te ai kishin ndikuar peshkopët e kishës të cilët të etur me ambicje dhe dëshirë për pushtet e kishin parë se në qoftë se të krishterët dhe paganët e shenjtrojnë të njëjtën ditë kjo do t'i detyronte paganët që formalisht ta pranonin krishterimin kurse kjo do t'ia rriste fuqinë dhe lavdinë e kishës. Edhe pse shumë të krishterë të devotshëm kishin fdluar gradualisht ta respektonin të dielen, si ditë deri diku të shenjtë, megjithate edhe më tutje e shenjtronin të shtunën e vërtetë si të shenjtë për Zotin dhe e kremtonin në bazë të urdhërit të katërt.BZ 58.2
Mashtruesi i madh ende nuk e kishte kryer punën e vet. Kishte vendosur që ta tubojë botën e krishterë nën flamurin e vet dhe që pushtetin e vet ta realizojë përmes përfaqësuesit të vet, Pontifeksi i krekosur pohonte se është zëvendës i Krishtit. Ai synimin e vet e zbatonte përmes paganëve gjysmë të konvertuar, peshkopëve dhe klerikëve të etshëm për nder dhe krenari të cilët i donin kënaqësitë e kësaj bote. Kohë pas kohe mbaheshin tubime të mëdha në të cilat merrnin pjesë prijësit e lartë kishtarë nga e tërë bota. Gati në secilin prej këtyre kuvendeve, e shtuna të cilën e kishte shënuar Zoti gjithnjë e më tepër shtyhej në plan të dytë, kurse e diela gjithnjë e më tepër madhërohej. Kështu më në fund kremtja pagane filloi të respektohet si institucion hyjnor, ndërsa e shtuna biblike u shpallë mbeturinë e hebraizmit kurse shenjtëruesit e saj u mallkuan.BZ 60.1
Renegati i madh ia kishte arritur “ta ngrisë veten kundër çdo qenie që quhet Zot dhe gjë e shenjtë” (2 Selanikasve 2,4). Kishte marrë guximin që ta ndryshonte pikërisht atë urdhër të Ligjit Hyjnor i cili qartë ia tërheq vërejtjen tërë njerëzimit për jetën e vërtetë dhe jetën hyjnore. Në urdhërin e katërt, Zoti zbulohet si krijues i qiellit dhe i tokës në ç‘mënyrë dallohet nga të gjithë zotrat e tjerë të rrejshëm. Si kujtim për krijimin, dita e shtatë u shenjtërua si ditë e pushimit për tërë njerëzimin. Ajo ishte e caktuar që vazhdimisht t'ia përkujtonte njerëzve Zotin si burim i jetës të cilit obligohemi t'i lutemi dhe ta adhurojmë. Satani lufton për t'i bërë njerëzit të pabesueshëm ndaj Zotit dhe të padëgjueshëm ndaj urdhërave të tij; për këtë arsye përpjekjet e veta i kishte drejtuar në veçanti kundër atij urdhëri i cili e thekson Zotin si Krijues.BZ 60.2
Protestantët sot pohojnë se ngjallja e Krishtit të dielën e kishte bërë atë, ditë—të shtunë të krishterë. Mirëpo, për këtë pohim nuk ka dëshmi në Shkrimin Shenjt.BZ 60.3
As Jezusi as apostujt e tij kësaj dite nuk ia kishin dhënë nderin e tillë. Shenjtërimi i së dielës si dekret i krishterë, burimin e vet e ka në “misterin e paligjësisë” i cili e kishte filluar veprën e vet qysh në ditët e Palit (2 Selanikasve 2,7). Kur, dhe ku Zoti e kishte bërë bir shpirti këtë fëmijë të papatit? Çfarë dëshmie e vlefshme mund të gjendet për një ndryshim të cilin Shkrimi Shenjt nuk e lejon.BZ 60.4
Në shekullin VI, papati më ishte përforcuar. Froni i fuqisë së tij ishte vendosur në qytetin e Perandorit kurse Kryepeshkopi romak ishte shpallur kokë e tërë kishës. Paganizmi ia kishte lëshuar vendin papatit. Dragoi ia dha egërsirës “fuqinë e vet, fronin dhe pushtetin e madh” (Zbulesa 13,2). Tani kishte filluar viti 1260 i dhunës papiste të parashikuar në profetizimin e Danielit dhe në Zbulesë (Danieli 7,25; Zbulesa 13,5-7). Të krishterët qenë detyruar të zgjidhnin a t'i braktisnin parimet e tyre dhe t'i pranonin ceremonitë e papës dhe shërbesën papiste të Zotit, apo jetën e tyre ta përfundonin nëpër burgje, në vegla për shqyerje, në turrën e ndezur të drurëve, apo t'u prehej koka. Tani plotësoshin fjalët e Krishtit: “Do t'ju padisin madje edhe prindërit, vëllezërit, farefisi e miqët dhe disa prej jush do t'i vrasin. Gjithëve do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.” (Luka 21,16.17) Kishte filluar ndjekja e madhe e besimtarëve, më e tmerrshmja se kurdoherë më parë dhe bota ishte bërë fushëbetejë jashtëzakonisht e madhe. Gjatë qindra vjetëve besimtarë e Krishtit e kishte gjetur vendstrehim në vetmi dhe në errësirë. Lidhur me këtë profeti thot kështu: “Kurse gruaja iku në shkreti, ku Zoti ia përgatiti një vend që atje të ushqehej për njëmijë e dyqind e gjashtëshjetë ditë.” (Zbulesa 12,6)BZ 60.5
Ardhja e kishës së Romës në pushtet e shënon fillimin e mesjetës së errët. Sa më e madhe që bëhej fuqia e saj aq më e dendur bëhej errësira. Feja e Zotit, i cili është themel i vërtetë u bart në papën e Romës. Në vend të që luteshin për faljen e mëkateve dhe për shpëtimin e amshueshëm t'i drejtohen Birit të Zotit, njerëzit i shikonin papën, klerikët dhe peshkopët e autorizuar të tij. Klerikalizmi i thoshte popullit se papa është përfaqësuesi i tyre në botë dhe se vetëm përmes tij mund t'i afrohen Zotit; se ai është zëvendës i Zotit prandaj janë të obligueshëm që t'i nështrohen pa kusht. Refuzimi i urdhërave të tij ishte arsye e vetme për të cilën fajtori ndëshkohej me dënimin më të rëndë shpirtëror dhe fizik. Kështu mendimet njerëzore ishin tërhequr nga Zoti dhe ishin drejtuar nga njerëzit që janë të prirur për mëkate, për mllef dhe lajthitje, pra ishin drejtuar në vet princin e errësirës i cili përmes tyre e ushtronte pushtetin. Mëkati ishte mbuluar me velin e dritës. Kur shkilet Shkrimi Shenjt dhe kur njeriu fillon ta shpallë veten qenie supreme, atëherë si pasojë të kësaj mund t'i presim vetëm mashtrimin, gënjeshtrën dhe anarkinë turpshme. Me ngritjen e ligjeve dhe predikimeve njerëzore u paraqit amoraliteti si pasojë e refuzimit të Ligjit hyjnor. Këto kanë qenë ditët e rrezikut për kishën e Krishtit. Ithtarë të bësueshëm të Krishtit vërtetë kishte pak. Edhe pse e vërteta nuk kishte mbetur pa dëshmitarë, ndonjëherë dukej se lajthitjet dhe bestytnitë do ta mbizotëronin plotësisht dhe se religjioni i vërtetë do të zhdukej nga toka. Ungjilli ishte lënë pas dore ndërsa ritualet fetare ishin shumëfishuar kurse njerëzit ishin ngarkuar me zbatimin e përpikët të rregullave formale të devotshmërisë.BZ 61.1
Klerikët i mësonin njerëzit që jo vetëm ta shikonin papën si ndërmjetësues të tyre por edhe të mbështeten në veprat e veta si mjete për pastrimin e mëkatit. Pelegrinazhet e gjata, veprat e pendimit, adhurimi i relikteve, ngritja e kishave, e tempujve dhe e altareve, dhënia e shumave të mëdha kishës—veprat e këtilla të ngjashme kërkoheshin si mjete të cilat mund ta ulnin mllefin e Zotit dhe ta siguronin përkrahjen e tij; si të ishte Zoti i ngjashëm me njeriun i cili mllefoset për imtësira dhe mund të mëshirohet me dhurata dhe me vepra të pendesës!BZ 62.1
Edhe pse vesi kishte mbizotëruar bile edhe ndër prijesit e kishës së Romës, ndikimi i saj megjithatë përhapej gjithnjë e më tepër. Nga fundi i shekullit VIII ithtarët e papës pohonin se peshkopët romak në shekujt e parë e kishin pasur pushtetin e njëjtë shpirtëror të cilin tani papët e kishin përvetësuar. Me qëllim që pohimeve të tyre t'u jepnin pamje të së vërtetës, detyroheshin të gjenin mjete për realizimin e këtyre pohimeve; babai i gënjeshtrave ishte kujdesur për këtë. Murgët kishin trilluar shkrime të rrejshme të vjetra. Ishin zbuluar deri atëherë dekrete të panjohura të kuvendeve kishtare të cilët e dëshmonin pushtetin suprem botëror të papës që nga kohë më të hershme. Kurse kisha ishte ajo që e hudhte të vërtetën dhe me dëshirë e pranonte gënjeshtrën. (Shih: Shtojca historike).BZ 62.2
Një numër i vogël i besimtarëve të cilët e ndërtonin fenë në themelet e vërteta ishte habitur dhe penguar sepse bërllogu i mësimeve të rrejshme e pengonte veprën e tyre. Ngjashëm me arkitektët e mureve të Jerusalemit në kohën e Nehemisë disa ishin të gatshëm të thoshin: “I ka lënë fuqia bartësit, kurse rrënoja ka shumë, nuk mund të ndërtojmë mure.” (Nehemiu 4,10) Të lodhur nga lufta e pandërprerë kundër ndjekjeve, mashtrimeve, padrejtësive dhe të gjitha pengesave të tjera të cilat satani i kishte trilluar për ta penguar përparimin e tyre, disa nga arkitektët besimtarë ishin dekurajuar; për hir të qetësisë, sigurisë së jetës dhe pasurisë së vet e kishin braktisur themelin e vërtetë. Ndërsa disa të tjerë të guximshëm pa u frikësuar para sulmeve të armikut kishin thënë trimërisht: “Mos u frikësoni! Kujtojeni Zotin e madh dhe të tmershëm” dhe vet e vazhdonin punën secili me shpatë në dorë (Nehemiu 4,14; Efesianëve 6,17).BZ 62.3
Fryma e njëjtë e urrejtjes dhe e kundërshtimit të së vërtetës i kishte inspiruar në çdo kohë armiqët e Zotit kurse nga ithtarët e tij ishte kërkuar besimi dhe vigjilenca e njëjtë. Fjalët e Shpëtimtarit dërguar apostujve vlejnë edhe për ithtarët e tij të kohës së fundit: “Çka po ju them juve, ua thëm të gjithëve, rrini zgjuar!” (Marku 13,37)BZ 63.1
Dukej se errësira po bëhej gjithnjë e më e dendur. Adhurimi i figurave ishte bërë diçka e rëndomtë. Para figurave ndezeshin qirinjë dhe atyre u dërgoheshin lutjet. Kishin mbizotëruar doket më të pakuptueshme dhe më bestyte. Mendimet njerëzore ishin përshkuar aq shumë me sugjestione dhe bestytni sa që dukej se edhe arsyeja e kishte humbur forcën e vet. Pasi që vet klerikët dhe peshkopët i dëshironin përjetimet dhe kënaqësitë dhe ishin të pamoralshëm, a nuk ka mundur dhe të pritej diçka tjetër që edhe populli të cilit i prinin ata të mos binte në injorancë të thellë dhe të mos bëhej pre e veseve.BZ 63.2
Hapi i dytë në ngritjen e pandershme të papizmit është bërë kur në shekullin XI Papa Gërguri VII e kishte shpallur kishën e Romës të përsosur. Përveç tjerash ai kishte deklaruar se kisha kurrë nuk kishte gabuar ndaj Shkrimit Shenjt dhe kurrë nuk do të gabonte, mirëpo ky pohim nuk mund të argumentohej me Shkrimin Shenjt. Pontifeksi i krekosur gjithashtu pohonte se e ka të drejtën dhe pushtetin për t'i rrëxuar dhe ngritur perandorët dhe se askush nuk mund ta ndryshojë vendimin e tij ndërsa se ai kishte të drejtë t'i ndërronte vendimet e të tjerëve. (Shih: Shtojca historike)BZ 63.3
Një shembull eklatant i karakterit tiranik të këtij përfaqësuesi të pacenueshmërisë ishte veprimi i tij me Perandorin gjerman Henrikun IV. Pasi kishte marrë guximin që të mos e rrespektonte autoritetin papist, ky pushtetar ishte përjashtuar nga kisha dhe ishte privuar nga froni. I frikësuar nga qëndrimi dhe kërcënimet e princërve të tij, të cilët papa i kishte kurajuar të rebelohen kundër sunduesit të vet, perandori ishte detyruar të pajtohet me Romën. Në mes të dimrit i kishte kaluar Alpet në përcjellje të gruas së tij dhe të një shërbëtori besnik për t'u përkuluar para Papës. Kur kishte hyrë në oborrin ku gjendej papa e kishin futur pa përcjelljen e tij në një oborrr të jashtëm dhe aty duke iu nënshtruar një acari të madh, me kokë të zbuluar, me këmbë të zbathura, i veshur në rroba të dobëta e kishte pritur lejen e papës se kur do të guxonte të dilte para tij. Vetëm pas tri ditë agjërimi dhe pendese papa kishte pranuar t'ia falte. Bile edhe këtë e kishte bërë me kusht që perandori ta priste lejen e posaçme të papës para se të stolisej me shenjat e denjësisë perandorake dhe të fillonte ta ushtronte pushtetin e perandorit. Gërguri i krekosur nga suksesi i tij lavdërohej se obligimi i tij është që ta përulte krenarinë e perandorëve.BZ 63.4
Ja se çfarë dallimi të dukshëm kishte ndërmjet krekosjes arrogante të këtij pontifeksi të fryer dhe Shpëtimtarit të brishtë e të butë i cili e tregonte veten se si qëndron para dyerëve të zemrës dhe lutet që të hyjë për ta sjellur faljen dhe paqjen, dhe i cili i mësonte nxënësit e tij: “Cili prej jush do të jetë i pari, të ju bëhem shërbëtor.” (Mateu 21,27)BZ 64.1
Shekujt e ardhshëm kishin dëshmuar për rritjen e vazhdueshme të lajthitjeve që përhapte Roma. Qysh para ngritjes së papizmit, shkenca e filozofëve paganë ka qenë e çmuar dhe ka ndikuar në kishë. Shumë të kthyer në të krishterë formalë, edhe më tutje u përmbaheshin parimeve të filozofisë pagane dhe jo vetëm që vazhdonin ta studjonin por ia impononin edhe të tjerëve si mjet për përhapjen e ndikimit të saj ndër paganët. Në fenë e krishterë ishin futur lajthitje serioze. Njëra ndër lajthitjet kryesore ishte besimi në pavdekshmërinë e njeriut dhe në gjendjen e tij të vetëdijshme pas vdekjes. Ky mësim është themeli në të cilin Roma e kishte ngritur kultin e shenjtërve dhe adhurimin Mërisë virgjër. Prej kësaj ka dalur mësimi i rrejshëm për mundimin e amshueshëm të të papenduarëve i cili ishte rrënjosur herët në besimin e papatit.BZ 64.2
Në këtë mënyrë është përgatitur rruga për aplikimin edhe të një trillimi pagan të cilin Roma e kishte quajtur Purgator dhe e kishte përdorur për të tmerruar shumë njerëz naiv, sugjestivë dhe bestytë. Ky mësim i rrejshëm pohon se ekziston një vend i mundimeve në të cilin shpirtrat e përvuajtur të atyre të cilët nuk e kanë merituar shkatërrimin e amshueshëm nga i cili ata mund të shkojnë në parajsë pasi që më parë të pastrohen nga mëkatet. (Shih: Shtojca historike).BZ 64.3
Edhe një trillim i nevojitej Romës për t'i shfrytëzuar frikën dhe mëkatet e ithtarëve të vet. Kjo është doktrina mbi faljen e mëkateve me ndihmën e faltoreve të caktuara. Falja e plotë e mëkateve të kaluara, të tashme dhe të ardhme dhe çlirimi nga të gjitha mundimet dhe dënimet e merituara i janë premtuar atyre të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e parisë klerikale me qëllim të përhapjes së pushtetit të saj, për ndëshkimin e armiqëve dhe vrasjen e të gjithë atyre të cilët kanë marrë guximin ta mohojnë dominimin e tyre shpirtëror. Njerëzit gjithashtu janë mësuar se mund të çlirohen nga mëkati, në qoftë se i japin para kishës dhe se gjoja gjithashtu mund t'i çlirojnë shpirtërat e miqve të vdekur që janë duke vuajtur në zjarrin e purgatorit. Në këtë mënyrë Roma i kishe mbushur arkat e veta dhe e kishte ndihmuar luksin, shkëlqimin dhe vesin e përfaqësuesve të ashtuquajtur të atij i cili nuk ka pasur ku ta strehojë kokën.BZ 64.4
Mësimi biblik për darkën e Zotëriut është zëvendësuar me flinë e meshës së idhujtarisë. Klerikët papistë kishin deklaruar se me llomotitjeve e pakuptueshme i shndërrojnë bukën dhe verën e rëndomtë në “trup dhe gjak të vërtetë të Krishtit”.5Cardinal Wiseman, The Real Presence of the Body and Blod of Our Lord Jesus Christ in the Blessed Eucharist, Proved from Scripture, lucture 8, sect. 3, par. 26. Me krekosjen blasfemiste kishin pohuar se mund “ta krijojnë” Zotin, Krijuesin e botës. Prej të krishterëve ishte kërkuar me kërcënim të ndëshkimit me vdekje të besojnë në këtë iluzion të rrejshëm që është blasfemi kundër Zotit. Shumë njerëz të cilët e kishin refuzuar këtë, u ndëshkuan me vdekje në turrën e ndezur të drurëve.BZ 65.1
Në shekullin XIII u inagurua inkuizicioni, njëra ndër armët më të tmerrshme të papatit. Këtu princi i errësirës kishte punuar së bashku me prijësit e kierarkisë papiste. Në mbledhjet e tyre të fshehta satani dhe engjejt e tij i kishin dirigjuar mendjet e këtyre njërëzve të këqijë ndërsa mes tyre i padukshëm kishte qëndruar engjëlli hyjnor i cili i kishte shënuar konkluzionet e tmerrshme të vendimeve të tyre blasfemiste dhe e kishte shkruar historinë e veprave të cilat kanë qenë tepër të tmerrshme për t'u paraqitur para syve njerëzorë. “O Babilon i madh je i dehur nga gjaku i shenjtërve”. Trupat e sakatosur dhe gjaku i miliona martirëve kishin gjëmuar pranë Zotit për t'u hakmarrë kundër kësaj fuqie të bjerrur.BZ 65.2
Papati u bë tiran botëror. Mbretërit dhe perandorët përuleshin para vendimeve të peshkopit të Romës. Dukej se fati aktual dhe i amshueshëm i njerëzve gjendej në duart e tij. Me qindra vite mësimet e Romës ishin pranuar pa kusht dhe tërësisht, ritualet e tij kryheshin me nderime, kurse kremtet shenjtëroheshin gjithkund. Klerikalizmi i tij respektohej dhe mbështetej pa kusht. Kurrë më vonë kisha e Romës nuk e arriti nderë, shkëlqim dhe forcë më të madhe.BZ 65.3
Mirëpo “Zeniti i papës ishte mesnatë për botën”.6J. A. Wylie, The History of Protestantism, knj. I, gl. 4. Shkrimi Shenjt kishte mbetur i panjohur jo vetëm për popullin por edhe për klerikët. Ngjashëm me farisejt e dikurshëm, prijësit e papatit e urrenin dritën e cila do t'i zbulonte mëkatet e tyre, Pasi që e kishin mënjanuar Ligjin hyjnor, kriterin e drejtësisë dhe e kishin përvetsuar fuqinë e pakufizueshme, atëherë iu kishin dhënë amoraltietit të pafrenueshëm. Mashtrimet, komplotet dhe veset kishin dominuar gjithkund. Njerëzit nuk trembeshin nga kurrfarë krimi, vetëm në qoftë se me ndihmën e tij do të mund të krijonin pasuri dhe pozitë. Pallatet e papës dhe të peshkopëve ishin bërë vendet e amoralitetit më të tmerrshëm. Disa papë iu kishin qasur krimeve aq të ulëta, sa që pushtetarët botëror ishin përpjekur për t'i rrëxuar këta prijës të lartë kishtarë si monstrumë të tmerrshëm të cilët më nuk mund të durohehshin. Evropa me shekuj nuk kishte arritur kurrfarë përparimi në shkencë, në art dhe në qytetërim. Krishterimi ishte goditur nga paraliza morale dhe intelektuale.BZ 66.1
Pozita e botës nën sundimin e Romës ishte bërë simbol i plotësimit të tmerrshëm dhe të dështuar të fjalëve të profetit Oseja: “Populli im po mbaron prej padijes. Pse ti e përbuze dijen, do të të përbuzë për priftërinë time, e pse e ke harruar Ligjin e Zotit tënd, bijt e tu dhe unë do t'i harrojë”. “Sepse mbaroi besa, dashuri më s'ka përmbi tokë, s'ka më njohje të Zotit! Mallkim e rrenë, vrasje, vjedhje e pabesnikërivërshuan, e gjaku gjakun e zë.” (Oseu 4,6.1.2) Të këtilla kanë qenë pasojat e refuzimit të Fjalës hyjnore.BZ 66.2