Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    25. LIGJII ZOTIT ËSHTË I PANDRYSHUESHËM

    “Atëherë u hap tempulli i Zotit që është në qiell dhe u duk arka e Besëlidhjes në tempullin e tij.” (Zbulesa 11,19) Arka e Besëlidhjes gjendet në shenjtroren e shenjtroreve në pjesën e dytë të shenjtrores. Në shërbim të shënjtrores së tokës e cila i ka shërbyer “figurës dhe hijes së tendës qiellore” (Hebrenjëve 8,5), kjo pjesë është hapur vetëm në Ditën e madhe të pastrimit për tu pastruar shenjtrorja. Paraljamërimi se në qiell është hapur shenjtrorja e Zotit dhe se atje është parë arka e Besëlidhjes tregon se është hapur shenjtrorja e shenjtroreve në shenjtroren qiellore në vitin 1844 në të cilën ka hyrë Krishti për ta kryer veprën përfundimtare të pastrimit. Ata të cilët me besim e kanë përcjellur kryepriftin e vet të madh i cili e ka filluar shërbimin në shenjtroren e shenjtroreve kanë mundur ta vështrojnë arkën e besëlidhjes së tij. Pasi që e kanë studijuar lëndën e shenjtrores e kanë kutpuar se Shpëtimtari e ka ndërruar shërbimin e vet. Ata e kanë kuptuar se tani Ai është duke e kryer shërbimin e vet para arkës së Zotit dhe se atje duke u thirrë në gjakun e vet i përfaqëson mëkatarët.BZ 410.1

    Në arkë, në shenjtroren tokësore kanë qenë dy rrasa të gurit në të cilat janë shkruar urdhërat e Ligjit hyjnor. Arka ka qenë vendi ku janë vendosur urdhërat e ligjit dhe prania e këtyre urdhërave të Zotit ua ka dhënë vlerën dhe shenjtrinë. Kur në qiell është hapur shenjtrorja e Zotit është parë arkae besëlidhjes së tij. Në shenjtroren e shenjtroreve të tempullit qiellor ruhet ligji hyjnor—të cilin e ka shqiptuar vetë Zoti përmes vetëtimave e rrufeve në Sinaj dhe e ka shkruar me gisht e tij në rrasat e gurit.BZ 410.2

    Ligji i Zotit në shenjtroren qiellore është origjinal i lartësuar, kopja besnike e të cilit kanë qenë urdhërat e shkruara në rrasat e gurit të shënuara në pesë librat e Moisiut të Besëlidhjes së Vjetër. Ata që e kanë kuptuar këtë të vërtetë të rëndësishme, gjithashtu kanë mundur ta kuptojnë dritën dhe pandryshueshmërinë e ligjit hyjnor. Si kurrë më parë ndonjëherë e kanë ndjerë fuqinë e fjalëve të Shpëtimtarit: “Deri sa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t'i hiqet ligjit por do të zbatohen të gjitha.” (Mateu 5,18) Ligji i Zotit si zbulesë e vullnetit të tij dhe shprehje e karakterit hyjnor, patjetër duhet të ekzistojë për jetë të jetëve si “dëshmitar besnik në qiell.” Asnjë urdhër nuk është hequr; nuk është ndryshuar asnjë shkronjë apo presje këngëtari psalmeve thotë: “Përjetë o Zot fjala jote është shënuar në qiell.” Të vërteta janë të gjitha urdhërat e tij, të qëndrueshme për jetë tëjetëve.” (Psalmi 119,89; 111,7.8)BZ 410.3

    Në mesin e Dekalogut gjendet urdhëri i katërt siç është shpallur në fillim: “Të bie ndërmend të shenjtërosh ditën e shtunë: gjashtë ditë puno e kryej të gjitha punët e tua; kurse e shtata ditë është e shtuna e Zotit. Hyjit tënd: mos bëj kurrfarë pune ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote, as i huaji që banon te ti. Sepse gjatë gjashtë ditëve Zoti i bëri qiellin e tokën e detin e gjithçka që gjendet në to e pushoi ditën e shtatë ; prandaj Zoti e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi.” (Dalja 20,8-11)BZ 412.1

    Fryma e Zotit ka ndikuar në ata që e kanë studjuar Fjalën e tij. Ata janë bindur se nga padija e kanë shkelur këtë urdhër me faktin se nuk e kanë respektuar ditën e shenjtë të pushimit të Krijuesit. Ata kanë filluar t'i analizojnë shkaqet për shenjtrimin dhe kremtimin e ditës së parë të javës në vend të ditës të cilën e ka shenjtruar Zoti. Nuk kanë mundur të gjejnë në Shkrimin e Shenjt kurrfarë dëshmie se urdhëri i katërt është hequr ose se e shtuna është ndryshuar. Bekimi me të cilin në fillim është shenjtëruar dita e shtatë kurrë nuk është hequr. Ata sinqerisht kanë kërkuar ta njohin vullnetin e Zotit per ta zbatuar dhe kur e kanë konstatuar se janë shkelës të ligjit të tij kanë ndjerë dhimbje dhe pikëllim të thellë ne zemrat e tyre dhe për ta shprehur besimin ndaj Zotit kanë filluar ta kremtojnë dhe shenjtrojnë të shtunën.BZ 412.2

    Shumë përpjekje serioze janë bërë për ta shkatërruar fenë e tyre. Secili ka mundur ta konstatojë se në qoftë se shenjtrorja tokësore ka qenë pamje apo kopje e shenjtrores qiellore atëherë edhe ligji që është ruajtur në arkën e Besëlidhjes në tokë ka qenë kopje e saktë e ligjit i cili ka qenë në arkën qiellore; prandaj kur e kanë pranuar të vërtetën për shenjtroren qiellore i kanë pranuar dhe kërkesat e ligjit të Zotit si dhe obligimin ndaj të shtunës që delë nga urdhëri i katërt. Mirëpo ky ka qenë shkak i rrezistencave të hidhura dhe të vendosura kundër interpretimit unik të Shkrimit Shenjt i cili e zbulon shërbimin e Krishtit në shenjtëroren qiellore. Njerëzit kanë bërë përpjekje që t'i mbyllin dyert që i ka hapur Zoti dhe t'i hapin ato që Ai i ka mbyllur. Mirëpo “Ai ato që i hap askush nuk i mbyllë, ato që i mbyllë askush nuk i hap” ka thënë Ai: “Ja e hapa para teje derën që askush s'mund ta mbyllë.” (Zbulesa 3,7.8) Krishti i ka hapur dyert përkatësisht e ka filluar shërbimin në shenjtroren e shenjtroreve, drita ka ndriçuar nëpër dyert e hapura të shenjtrores qiellore dhe atëherë është parë se edhe urdhëri i katërt gjendet në ligjin i cili ruhet atje. Atë që e ka përcaktuar Zoti asnjë njeri nuk mund ta heq.BZ 412.3

    Ata që e kanë pranuar dritën për ndërmjetësimin e Krishtit dhe për pandryeshmërinë e Ligjit hyjnor e kanë gjetur se këto të vërteta janë paraqitur në Zbulesën 14. Lajmet në këtë kaptinë e përmbajnë vërejtjen e trefishtë e cila duhet t'i përgatisë banorët e tokës për ardhjen e dytë të Zotit (Shih Shtojca historike). Lajmi: “Erdhi ora e gjyqit të tij” e thekson pjesën përfundimtare të shërbimit të Krishtit për shpëtimin e njerëzve. Ai e shpallë të vërtetën e cila duhet të predikohet deri sa Shpëtimtari të mos e kryej ndërmjetësimin dhe të mos vijë përsëri në tokë për ta marrë me vete popullin e tij. Gjyqi i cili ka filluar në vitin 1844 duhet të vazhdojë deri sa të mos vendoset për rastin e secilit njeri, si të atyre që janë në jetë ashtu edhe të atyre që janë të vdekur; prandaj ai do të vazhdojë deri në përfundimin e kohës së mëshirës. Njerëzit, për të qenë të gatshëm të qëndrojnë në gjyq, lajmi u urdhëron: “Druani Zotin dhe jepni lavdi atij”, dhe “përkuljniu atij që e krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe burimet e tjera të ujërave.” Çfarë rezultati do të sjellë pranimi i këtij lajmi është shënuar në fjalët: “Këtu janë ata që u përmbahen urdhërave të Zotit dhe besimit të Jezusit.” Për të qenë njeriu i gatshëm për gjyq është e nevojshme t'u përmbahet urdhërave të Zotit. Ky ligj do të jetë kriter i karakterit në gjyq. Apostulli Pali ka thënë: “Ata që mëkatnuan nën ligj, do të gjykohen sipas ligjit. Kjo do të dalë në dritë kur Zoti do të gjykojë me anë të Jezu Krishtit.” Më tutje thuhet se “gjithçka ëshë e fshehtë në njerëz” (Romakëve 2,12-16). Besimi i nevojshëm për t'iu përmbajtur ligjit të Zotit sepse “pa fe nuk është e mundshme ti pëlqehet Zotit.” “Çdo gjë që bëhet pa bindje fetare është mëkat.” (Hebrenjëve 11,6; Romakëve 14,23)BZ 413.1

    Engjëlli i parë i thërret njerëzit me zërin “druani Zotin dhe jepni lavdi atij” dhe që t'i falen Krijuesit të qiellit dhe të tokës. Për ta bërë këtë ata duhet të dëgjojnë ligjin e Tij. Predikuesi thotë: “Druaju Zotin dhe mbaj urdhërat e tij, sepse ato janë për njeriun.” (Predikuesi 12,13) Pa ju nështruar ligjeve të tij Zotit nuk i pëlqen kurrfarë shërbese. “Dashuria ndaj Zotit është kjo që ne t'i zbatojmë urdhërat e tij.” “Kush i sjellë veshët në anë tjetër për të mos e dëgjuar ligjin, edhe urata i bëhet e urryeshme.” (1 Gjonit 5,3; Fjalët e Urta 28,9)BZ 414.1

    Është obligimi yni që ta madhrojmë Zotin dhe kjo mbëshetet në faktin se Ai është Krijuesi, të cilit të gjitha krijesat ia kanë borxh jetën. Kudo që në Bibël theksohet se Ai ka të drejtë më të madhe për ta rrespektuar dhe lavdëruar se zotërat e paganëve, theksohen edhe dëshmitë e aftësive të tija krijuese. “Sepse të gjithë hyjet e popujve janë hiçgjë kurse Zoti i ka krjuar qiejt.” (Psalmi 96,5) “Pra me kë do të më barazoni që të jem si ai? Thotë i shenjti. Ngritni sytë lartë dhe shikoni kush i ka krijuar këto?” “Kështu thotë Zoti, kush e krijoi qeillin, Zoti, që e krijoi tokën ... unë jam Zoti dhe s'ka tejtër.” (Isaia 40,25; 45,18) Këngëtari i psalmeve thotë: “Njihnie Zotin se është Zot. Ai na krijoi dhe ne jemi qeniet e tija.” (Psalmi 100,3) “Ejani t'i përkulemi, të gjunjëzohemi para Zotin Krijuesit tonë.” (Ps 95,6) Edhe qeniet e gjalla të cilat në qiell e madhrojnë Zotin e theksojnë arsyen e lutjeve të tyre: “I denjë je o Zot Perëndia ynë, ta marrish lavdinë, nderin dhe pushtetin; sepse ti krijove gjithçka ...” (Zbulesa 4,11)BZ 414.2

    Në Zbulesë, katpina 14 njerëzit thirren ta lavdërojnë Krijuesin kurse profecia na e tërheq vërejtjen për grupin e besimtarëve të cilët si rezultat i shpalljes së lajmit të trefishtë u përmbahen urdhërave të Zotit. Njëra nga këto urdhëra na shpie drejt e te Zoti si Krijues. Urdhëri i katërt thotë: “Kurse dita e shtatë është dita e Zotit... sepse gjatë gjashtë ditëve Zoti e bëri qiellin e tokën e detin e gjithçka gjendet në to e pushoi ditën e shtatë; prandaj Zoti e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi.” (Dalja 20,10.1) Në pikëpamje të së shtunës Zoti më tutje thotë se ajo “është shenjë që ta dini se unë jam Perëndia — Zoti juaj” (Ezekieli 20,20). Kurse arsyeja e kësaj është: “Sepse gjatë gjashtë ditëve Zoti e bëri qiellin e tokën kurse në ditën e shtatë pushoi.” (Dalja 31,17)BZ 414.3

    “Rëndësia e së shtunës si kujtim për krijimin qëndron në faktin se vazhdimisht na përkujton përse Zotit i takon adhurimi—për arsye se ai është Krijues, kurse ne krijesat e tija.” Për këtë arsye e shtuna është themel i shërbesës së tërësishme Zotit sepse në mënyrën më të mirë e shpreh këtë të vërtetë të madhe gjë që nuk mund të thuhet për asnjë dekret tjetër. Arsyeja e vërtetë përse e adhurojmë Zotin, jo vetëm në ditën e shtatë por në përgjithësi gjendet në dallimin ndëijmet Krijuesit dhe krijesave të tij. Ky fakt i madh kurrë nuk mund të parashkrihet dhe nuk bën të harrohet. Zoti e ka përcaktuar të shtunën në Eden për të na përkujtuar gjithnjë të vërtetën e madhe. Sado që ekziston fakti se krijuesi ynë është arsyeja që ta lavdërojmë atëherë edhe e shtuna është shenjë dhe kujtim për të. Sikur ta kishin shenjtëruar të gjithë njerëzit të shtunën, mendimet dhe ndjenjat e tyre do të ishin përqëndruar në krijuesin si në një subjekt të frikës, të respektit e të adhurimit, atëherë nuk do të kishte ekzistuar asnjë idhujtar, ateist apo i pa fe. Kremtimi i së shtunës është shenjë e besimit ndaj Zotit të vërtetë i cili e “ka krijuar qiellin, tokën, detin dhe burimet e ujërave.” Pra shihet se lajmi i cili u urdhëron njerëzve që ta lavdërojnë Zotin dhe t'u përmbahen urdhërave të tij në veçanti i thërret t'i përmbahen urdhërit të katërt.BZ 415.1

    Përkundër atyre që i mbajnë urdhërat e Zotit dhe besimin në Jezusin, engjëlli i tretë i thekson edhe të tjerët kundër mashtrimeve të të cilëve e ka sjellë vërejtjen solemne dhe të tmerrshme: “Kushdo e adhuron egërsirën dhe truporen e saj dhe e merr vulën në ballë apo në dorë, do ta pijë verën e zemrimit të Zotit.” (Zbulesa 14,9.10) Me qëllim që ta kuptojmë këtë lajm është e nevojshme t'i interpretojmë drejt simbolet e përdorura. Çka nënkuptohet me egërsirë, vulë dhe trupore?BZ 415.2

    Zinxhiri profetik në të cilin gjenden të gjitha simbolet fillon në Zbulesë me kaptinën e dymbëshjetë me kulçedrën e cila ka dashur ta vrasë Krishtin pas lindjes. Satani ëshë kulçedra (Zbulesa 12,9), sepse ai e kishte nxitur Herodin që ta vriste Shpëtimtarin. Arma e tij kryesore me të cilën në shekujt e parë të periudhës së krishterë kishte luftuar kundër Krishtit dhe popullit të tij ka qenë perandoria romake me religjionin e tij kryesisht pagan. Dhe derisa sa kulçedra në radhë të parë e simbolizon satanin ajo në kuptim të gjerë është simbol i Romës pagane.BZ 415.3

    Në kaptinën trembëdhjetë (vargjet 1-10) është përshkruar egërsira e dytë e “cila ishte si ris” të cilës kulçedra ia dha “edhe fuqinë edhe fronin e vet edhe pushtetin e madh.” Ky simbol siç kanë besuar shumica e protestantëve e ka paraqitur papatin i cilin e ka trashëguar fuqinë, fronin dhe pushtetin e perandorisë antike romake. Për egërsirën e ngjashme me risin thuhet: “I qe dhënë goja që fliste gjëra të ndyta dhe blasfemi ... e hapi gojën për ta blasfemuar Zotin, emrin dhe shtëpinë e tij dhe të gjithë ata që jetojnë në qiell. I qe lejuar që të luftojë me shenjtërit dhe të ngadhnjejë mbi ta. Iu dha pushteti mbi çdo brez, popull, gjuhë dhe komb.” Ky profetizim i cili është gati i ngjashëm me përshkrimin e bririt të vogël te Danieli 7 padyshim e ka fjalën për papatin.BZ 416.1

    “Iu dha pushteti ta mbaj 42 muaj.” Profeti më tutje thotë: “E pashë njërën ndër kokat e saj si vdekjen e lënduar”; mandej vazhdon: “Kush mban në robëri, në robëri do të dërgohet; kush vret me shpatë, me shpatë duhet të vritet.” Këta 42 muaj e kanë domethënien e njëjtë si edhe “për kohën, për kohët dhe për gjatë kohëve”, tre vjet e gjysëm apo 1200 ditë nga Danieli, kaptina 7—të cilat e shënojnë kohën gjatë së cilës pushteti i papatit do ta shtypte popullin. Kjo prerje e periudhës kohore siç është theksuar në kaptinën paraprake ka filluar me sundimin e papatit në vitin 538 pas Krishtit dhe ka përfunduar në vitin 1798. Në atë kohë ushtria franceze e zuri rob papën; pushteti i papatit e mori dënimin me vdekje dhe u plotësua profecia: “Kush mban në robëri, në robëri do të dërgohet.”BZ 416.2

    Në këtë kaptinë paraqitet edhe një simbol. Profeti thotë: “E pashë egërsirën tjetër që dilte nga toka dhe i kishte dy brirë si të qengjit.” (Zbulesa 13,11) Praqitja e kësaj egërsire dhe pamja e saj tregojnë se populli të cilin e paraqet ajo është tjetër fare nga popujt që janë paraqitur me simbolet paraprake. Perandoritë e mëdha botërore te profeti Danieli janë simbolizuar si egërsira që janë paraqitur pasi që “katër stuhi të mëdha qiellore u përplasën në detin e madh” (Danieli 7,2). Në Zbulesë, kaptina 17 engjëlli ka shpjeguar se ujërat janë “njerëzit dhe popujt, kombet dhe gjuhët” (Zbulesa 17,15). Stuhitë janë simbolet e konflikteve. Katër stuhi qiellore që kanë fryrë në detin e madh i paraqesin skenat e tmerrshme të pushtimeve dhe komploteve me ndihmën e të cilave mbretëritë e kanë marrë pushtetin.BZ 416.3

    Mirëpo egërsira me brirët e ngjashëm me të qengjit është parë “duke dalur nga toka”. Në vend që t'i rrëzojë pushtetet e tjera dhe vetë ta vendosë të vetin, ky popull i paralajmëruar në këtë mënyrë duhet të paraqitet në ndonjë rajon deri tani të pabanuar dhe që gradualisht e në mënyrë të qetë të zhvillohet. Prandaj ky nuk ka mundur të dalë nga populli i botës së vjetër, çfarë ka pasur shumë popuj dhe që kanë luftuar ndërmjet vete, përkatësisht nga ai det i shqetësuar i “popujve, brezave, kombeve dhe gjuhëve”. Atë duhet ta kërkojmë në kontinentin perëndimor.BZ 416.4

    Cili popull në vitin 1798 ka filluar të paraqitet si fuqi në pjesën e re të botës dhe është bërë gjithënjë më i madh dhe më i fuqishëm kështu që e ka tërhequr vëmendjen e botës kah vetja. Vetëm një popull i përgjigjet të dhënave të kësaj profecie. Ajo profeci qartë në shpie në Shtetet e Baskuara të Amerikës. Oratorët dhe historianët shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme i kanë përdorur mendimet, e ndonjëherë edhe vetë fjalët e profetit gjatë përshkrimit të krijimit dhe të zhvillimit të këtij populli. Egërsira është parë duke dalur nga toka.” Fjala “dalë” mund të përkthehet me “lindur ose mbirë si bima.” Mirëpo siç e kemi parë populli është dashur të paraqitet në rajonin deri atëherë të pabanuar. Një shkrimtar me prestigj i cili e përshkruan krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për “misteret e krijimit të tyre nga rajoni i papushtuar.”293G. A. Townsen, The New World compared With the Old, str. 462. Ai thotë: “Si shkurre e qetë jemi rritur deri në shtet.” Një gazetë Evropiane në vitin 1850 ka shkruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si për një shtet jo të rëndomtë i cili “ka mbirë” dhe “në qetësinë e vendit pa ndërprerë e ka rritur fuqinë dhe krenarinë e vet.”294The Dublin Nation. Edvard Evert në fjalën e tij para themeluesëve të devotshëm të këtij populli ka thënë: “Kanë kërkuar vend të vetmuar, por të rrezikshëm për shkak të anonimitetit dhe sigurisht për shkak të izolimit të vet, ku kisha e vogël nga Lejdeni do të mund ta gëzonte lirinë e ndërgjegjes. Vështroni rajonet jashtëzakonisht të mëdha përmes të cilave, përmes pushtimeve të qeta ... i kanë bartur flamujt e kryqit.”295Everett, Speech delivered at Plymouth, Dec. 22, 1824, str. 11.BZ 417.1

    “I ka pasur dy brirë si të qengjit.” Brirët e ngjashëm me të qengjit e simoblizojnë rininë, pafajsinë dhe butësinë gjë që me siguri i përgjigjet karakterit të Shteteve të Bashkuara në kohën kur profeti i ka parë se si po ngriten në vitin 1798. Ndër të ndjekurit e krishterë që të parët u arratisen në Amerikë dhe kërkuan vendstrehim për shkak të shtypjes së mbretërve dhe intolerancës së klerit, ka pasur shumë njerëz që kanë vendosur që shtetin e tyre ta formojnë në themelet e gjëra të lirisë qytetare dhe fetare. Idealet e tyre janë futur në deklaratën për pavarësi e cila e thekson të vërtetën e madhe se “të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë dhe janë të dhuntuar me të drejtën e patjetërsueshme për jetë, për liri dhe për arrijtjen e lumturisë.” Kushtetuta ia siguron popullit të drejtën për vetëqeverisje që domethënë se përfaqësuesit e zgjedhur nga populli i krijojnë ligjet dhe kujdesen për zbatimin e tyre të drejtë. Është e garantuar liria fetare dhe secilit i lejohet që Zotit t'i shërbejë në bazë të ndërgjegjes. Forma republikane e pushtetit dhe protestantizmi kanë qenë parime themelore të kombit. Këto parime janë sekretet e forcës dhe progresit të tyre. Të shtypurit dhe të shkelurit anë e mbanë krishterimit janë nisur pë në këtë vend me pritje të mëdha dhe përplotë shpresa. Miliona njerëz janë zbarkuar në brigjet e saj dhe Shtetet e Bashkuara janë ngritur në radhën e shteteve më të fuqishme në botë. Mirëpo egërsira me brirë si të qengjit “fliste si kulçedër.” “Dhe, tërë pushtetin egërsirat e para e ushtronin para saj; dhe u bë që vendi dhe ata që jetojnë në të t'i përkulen bishës së parë e cila është shëruar nga plaga vdekjeprurëse ... duke u folur atyre që jetojnë në tokë për t'i bërë ikonë bishës e cila patë marrë plagë të vdekjes por ka mbetur e gjallë.” (Zbulesa 13,11-14)BZ 417.2

    Brirët si të qengjit, kurse zëri i kulçedrës me këtë simbol e theksojnë kundërthënien ndërmjet parimeve dhe veprimeve të popullit të paraqitur në këtë mënyrë. “Fjala” e një populli janë vendimet e pushtetit të tij legjislativ dhe juridik. Me këto vendime do t'i mohojnë parimet e lirisë dhe të paqjes të cilat i ka shtruar si bazë të politikës së vet shtetërore. Profecia, se do të flasë “si kulçedër” dhe do ta bëjë “tërë pushtetin të egërsirës së parë” e tregon qartë zhvillimin e frymës së intolerancës dhe të ndjekjes të cilën e kanë shprehur edhe popujt e paraqitur si kulçedër dhe egërsirën e ngjashme me risin. Ndërsa, deklarata se egërsira me dy brirë do të bëjë që “vendi dhe ata që jetojnë në të t'i falen bishës së parë “tregon se ky popull pushtetin e vet do ta përdorë për të imponuar mbajtjen e diçkahit me të cilin do t'i shprehet admirim mirënjohje dhe nder papatit.BZ 418.1

    Veprimi i këtillë do të ishte në kundërshtim me parimet e këtij shteti, me frymën e institucioneve të tij të lira, me garancitë e drejtpërsëdrejta dhe solemne të Deklaratës për vetë pavarësinë dhe për vetë kushtetutën.BZ 418.2

    Themluesit e shtetit kanë punuar shumë në drejtim që ta pengojnë përdorimin e pushtetit sekularist nga ana e kishës me pasojat e tija të pashmangshme—intolerancën dhe ndjekjet. Kushtetuta e përcakton: “Kongresi nuk bën të nxjerrë ligj me të cilin vendoset ndonjë religjion apo ndalohet ushtrimi i lirë i cilit do religjion; e gjithashtu “feja kurrë nuk bën të jetë kusht për fitimin e çfarëdo shërbimi të besueshëm publik në Shtetet e Bashkura.” Vetëm me heqjen e qartë të këtyre rojeve të lirisë nacionale, pushteti shtetëror do të mund të impononte respektimin e ndonjë dispozite fetare. Mirëpo jokonsekuencat e veprimit të këtillë nuk do të jenë më të mëdha se që janë treguar në simbol. Egërsira me brirë të qengjit—që për nga bindjet e veta është e pastër, fisnike dhe e parrezikshme—flet si kulçedër: “Duke u foluar atyre që jetojnë në tokë për ta bërë truporen e egërsirës.”, këtu paraqitet qartë se në rregullimin shtetëror të këtij vendi pushteti legjislativ është në duar të popullit. Kjo është dëshmi e fuqishme se Shtetet e Bashkuara—populli, janë shënuar në këtë profeci.BZ 420.1

    Mirëpo çka domethënë “truporja e egërsirës” dhe si duhet ajo të jetë formuar? Truporen egërsira me dy brirë do t'ia bërë egërsirës së parë. Për këtë arsye edhe quhet truporja e egërsirës. Për ta ditur se çka është ajo trupore dhe si duhet të jetë e bërë na duhet t'i studjojmë tiparet e vetë egërsirës papatit.BZ 420.2

    Kur kisha në fillim u prishë duke u tjetërsuar nga thjeshtësia e Ungjillit dhe duke i pranuar zakonet dhe ritualet e paganëve ajo e humbi Frymën hyjnore dhe fuqinë e saj. Që të mund të qeveriste me ndërgjegjen e njerëzve kisha e kërkoi mbështetjen e pushtetit shtetëror. Si rezultat i kësaj erdhi papati—kisha e cila e sundonte shtetin dhe e përdorte për arrijtjen e qëllimeve të veta sidomos për ndëshkimin e “heretizmit.” Në Shtetet e Bashkura për t'ia ngritur truporen egërsirës, pushteti kishtar duhet ta kontrollojë pushtetin civil ashtu që kisha të mund ta përdorë pushtetin shtetëror për arrijtjen e qëllimeve të veta.BZ 420.3

    Sa herë që kisha e ka pasur në duart e veta pushtetin shtetëror ajo e ka përdorur për t'i ndëshkuar njerëzit me pretekst se janë larguar nga mësimet e saja. Kishat protestante të cilat kanë ecur hapave të Romës duke u bashkuar me pushtetin sekularist, kanë shprehur dëshirë të ngjashme për ta kufizuar lirinë e ndërgjegjes. Si shembull për këtë është kisha anglikane e cila një kohë të gjatë i ka ndjekur ata që nuk janë pajtuar me mësimet e saj. Gjatë periudhës së shkeullit XVI dhe XVII me mijëra predikuesë jokonformist (që kanë besuar ndryshe) janë detyruar t'i braktisin kishat e tyre dhe shumë priftërinjë dhe besimtarë janë ndëshkuar në mënyra të ndryshme siç janë burgosja torturimi dhe vdekja martire.BZ 420.4

    Rënia, kishën e ka sjellur deri aty që e ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe kjo ia ka përtërirë rrugën zhvillimit të papatit—egërsirës. Pali ka thënë: “Mos lejoni t'ju gënjejë kush në asnjë mënyrë, sepse njëherë duhet të ndodhë rënia nga feja dhe të shfaqet njeriu i fajit, biri i Bjerrjes.” (2 Selanikasve 2,3) Prandaj rënia e kishës ia përgatitë rrugën trupores së egërsirës.BZ 421.1

    Bibla thotë se para ardhjes së Zotit do të krijohet gjendja e rënies fetare e ngjashme me atë në shekujt e parë. “Edhe këtë duhet ta dish: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira. Sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakumes të hollash, krenarë, madhështorë, blasfemues, nuk do t'i dëgjojnë prindërit, mosmirënjohës, ateistë, të padhimbshëm, të papajtueshëm, shpifës, të panënshtrueshëm, të panjerëzishëm, mujshtarë, që s'e duan të mirën, tradhtarë, të ngutshëm, të verbëruar prej krenisë, të dhënë më fort mbas ëndjes se mbas Zotit. Ata do ta ruajnë duken e jashtme të përshpirtënisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj dhe këtyre ikju.” (2 Timoteut 3,1-5) “Shpirti Shenjt shpallë botërisht se në kohët e fundi disa njerëz do ta anxhojnë fenë dhe do t'ju besojnë shpirtërave të rrejshëm dhe mësimeve të frymëzuara nga djajt.” (1 Timoteut 4,1) Satani do të veprojë me çdo forcë dhe me shenja e mrekulli të rrejshme, me çdo mashtrim të padrejtësisë. Kurse të gjithë ata “që nuk e pranuan dashurinë e së vërtetës që i kishte shëlbuar”, do të lihen në mëshirën e vetvetes për ta pranuar gënjeshtrën, për ta përqafuar pedrejtësinë” (2 Selanikasve 2,9-11). Kur të vijë kjo gjendje e pabesimtarisë, atëherë do të shkaktohen pasojat e njëjta si dhe në shekujt e parë.BZ 421.2

    Dallimin e madh fetar që mbretëron në kishat protestante shumë njerëz e konsiderojnë dëshmi të fuqishme se kurrë nuk mund të arrihet unitet i dhunshëm fetar. Megjithatë me vite pë kishat protestante ekziston një synim gjithnjë e më i fuqishëm për t'u bashkuar në themelet e parimeve të cilat janë për gjithë të përbashkëta. Për t'u arritur uniteti duhet shmangur nga shqyrtimi i të gjitha aspekteve në të cilat të gjithë nuk janë dakord—sado që ato të jenë të rëndësishme nga aspekti biblik.BZ 421.3

    Karl Biçer, orator i njohur Amerikan ka thënë në një fjalim në vitin 1846 se kleri “i bashkësive ungjillore protestante, që nga fillimi, gjendet jo vetëm nën presionin e madh të frikës njerëzore porse ai jeton, merr frymë dhe lëvizë në rrethana plotësisht të prishura dhe thirret gjithënjë në elementet e ulëta të natyrës së vet për ta heshtur të vërtetën duke u gjunjëzuar para fuqisë së rënies. A nuk ka shkuar vallë kësaj rruge edhe Roma? Vallë a mund ta përjetojmë edhe ne këtë? Dhe çka shohim pikërisht para vetes?—tubimin e ri të përgjithshëm! Një mbledhje botërore! Lidhen ungjillore si simboli të përgjithshëm të fesë!”296Sermon on »The Bible a Sufficient Creed, Febr. 22. g. 1846. Kur një herë kjo të arrihet atëherë në përpjekjet për t'u arritur uniteti i plotë do të jetë vetëm një hap deri në përdorimin e dhunës. Kur kishat prijëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pajtohen në pikat e shkencës të cilat i kanë të përbashkëta dhe të fillojnë të ndikojnë në shtetin për t'i imponuar dispozitat e tyre dhe për t'i mbështetur institucionet e veta atëherë Amerika protestante do të jetë trupore (ikonë) e pushtetit klerikalist të Romës, kurse pasoja e pashmangëshme e kësaj do të jetë imponimi i ndëshkimeve civile i atyre të cilët besojnë ndryshe.BZ 422.1

    Egërsira me dy brirë “bënë që të gjithve—të vegjëlve dhe të mëdhenjëve, të pasurëve dhe skamnorëve, të lirëve dhe skllevërve—t'u bëhet vula në dorën e djathtë ose në ballë që askush të mos mund të blejë as të shes përveç atij që mban vulën me emrin e egërsirës ose me numrin e emrit të saj” (Zbulesa 13,16.17). Vërejtja e engjëllit të tretë është kjo: “Kushdo që i përkulet egërsirës dhe trupores së saj dhe e pranon vulën në ballin e vet ose në dorën e vet edhe ai do të dehet nga vera e mllefit hyjnor.” “Egërsira” që permendet këtu, adhurimin e së cilës do ta imponojë egërsira me dy brirë është egërsira e parë e ngjashme me risin nga Zbulesa 13—papati. “Ikona e egërsirës” e paraqet atë formë të protestantizmit të rënë e cila do të zhvillohet kur kishat protestante të kërkojnë ndihmë nga shteti që me dhunë t' i imponojnë mësimet e tyre. Më tutje na mbetet ta përshkruajmë “vulën e gërsirës”.BZ 422.2

    Pas vërejtjes që të mos i përkulemi egërsirës dhe trupores së saj, profecia thotë: “Këtu është durimi i të shenjtëve, që i mbajnë urdhërat e Zotit dhe besimin e Jezusit.” Pasi që këtu theksohen ata që i mbajnë urdhërat e Zotit, përkundër atyre që i luten egërsirës dhe trupores së saj dhe e pranojnë vulën e saj, atëherë është e qartë se rrespektimi i ligjit të Zotit nga një anë dhe shkelja e tij nga ana tjetër e përbëjnë dallimin ndërmjet atyre që i falen Zotit dhe atyre që i falen egërsirës.BZ 422.3

    Tipar i veçantë i egërsirës e në këtë mënyrë edhe i trupores së saj është shkelja e urdhërave të Zotit. Danieli për bririn e vogël përkatësisht për papatin thotë: “Dhe do të mendojë që t'i ndryshojë kohët dhe ligjet.” (Danieli 7,25) Pali pushtetin e njëjtë e ka quajtur “njeri të Bjerrur” i cili ngritet mbi Zotin. Një profeci e plotëson tjetrën. Vetëm me ndryshimin e ligjit hyjnor papati ka mundur të ngritet mbi Zotin. Kush i përmbahet me vetëdije këtij ligji të ndryshuar në këtë mënyrë i bën nderë më të lartë pushtetit i cili e ka ndryshuar atë. Dëgjueshmëria e këtillë e ligjeve të papatit është shenjë e besimit ndaj papës e jo ndaj Zotit.BZ 423.1

    Papati është përpjekur ta ndryshojë ligjin e Zotit. Urdhëri i dytë i cili e ndalon adhurimin e ikonave përkatësisht figurave është mënjanuar nga ligji kurse urdhëri i katërt është ndryshuar në mënyrë të atillë sa që udhëron ditën e parë në vend të ditës së shtatë të javës. Mirëpo ithtarët e papatit pohojnë se urdhëri i dytë është mënjanuar për arsye se sipas mendimit të tyre është i përfshirë në urdhërin e parë, dhe prandaj është i tepërt dhe se ata e japin ligjin me saktësi në atë formë siç ka dashur Zoti të kuptohet ligji. Por ky nuk mund të jetë ai ndryshim të cilin e ka profetizuar profeti. Këtu është fjala për ndryshimin e qëllimshëm dhe të kuptimësuar mirë: “do të mendojë t'i ndryshojë kohët dhe ligjet.” Ndryshimi është bërë në urdhërin e katërt dhe profecia është plotësuar me saktësi. Në këtë mënyrë pushteti i papatit është ngritur mbi Zotin.BZ 423.2

    Deri sa respektuesit e Zotit posaçërisht njihen për nga respektimi i urdhërit të katërt—sepse ai është shenjë e fuqisë krijuese të Zotit dhe dëshmitar se vetëm Ai si Krijues ka të drejtë të respektohet nga njerëzit—ithtarët e egërsirës do të njihen për nga përpjekjet e tyre për ta rrëzuar ditën e kujtesës për Krijuesin për ta ngritur institucionin e Romës. Në favor të së dieles, papati së pari ka dalur me kërkesat e veta arrogante; dhe për herë të parë e ka ftuar shtetin në ndihmë kur ka dashur ta detyrojë popullin për ta kremtuar dhe shënjtëruar të dielen si “ditë të Zotit”. (shih: Shtojca historike). Mirëpo Bibla na shpie në ditën e shtatë si ditë të Zotit e jo në ditën e parë. Krishti ka thënë: “Prandaj, Biri i njeriut është zotërues edhe i së shutnës.” Kurse urdhëri i katërt thotë: “Kurse e shtata ditë, është e shtuna e Zotit Perëndisë tënd.” Përmes profetit Isaia vetë Zoti këtë ditë e quan: “Dita ime e shenjt.” (Marku 2,28; Dalja 20,10; Isaia 58,13)BZ 423.3

    Kështu, pohimi shpeshherë i theksuar se Krishti e ka ndryshuar të shtunën është përgnjeshtruar me fjalët e tija. Në predikimin e tij në Malin e Shenjt ai ka thënë: “Mos t'ju shkoj ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo s'erdha të shlyej por të përkryej. Për të vërtetë pu ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t'i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha. Prandaj kushdo që do ta shlyej njërin ndër këta urdhëra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t'i mësoj njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t ‘i mbajë dhe do t'i mësojë, do të jetë i madh në mbretërinë e qiellit.” (Mateu 5,17-19)BZ 424.1

    Është fakt i pamohueshëm të cilin e pranojnë të gjithë protestantët se Shkrimi Shenjt nuk e lejon ndryshimin e të shtunës. Kjo shihet qartë nga shkrimet më të njohura të protestantëve. Njëra ndër këto vepra e pranon se “Besëlidhja e Re heshtë për sa i përket urdhërit decidiv që të shenjtërohet e diela ose në pikëpamje të dispoziatave për shenjtërimin e saj.”297George Elliott, The Abiding Sabath, str. 184.BZ 424.2

    Një tjetër thotë: “Deri në vdekjen e Krishtit nuk është bërë kurrfarë ndryshimi në pikëpamje të ditës” dhe “në bazë të raporteve ekzistuese, apostujt nuk kanë dhënë kurrfarë urdhëri për braktisjen e së shtunës si ditë të shtatë dhe për shenjtërimin e ditës së parë të javës si ditë e shtatë.”298 A. E. Waffle, The Lord's Day, str. 186-187.BZ 424.3

    Katolikët e Romës e pranojnë se ndryshimin e së shtunës e ka bërë kisha e tyre dhe deklarojnë se protestantët duke e kremtuar të dielen e pranojnë pushtetin e tyre. Në librin “Katekizmi Katolik i Fesë së Krishterë”, në pyejten se cila dita shenjtërohet sipas urdhërit të katërt jepet përgjigjja: “Gjatë kohës së Besëlidhjes së Vjetër, e shtuna ka qenë dita e shenjtëruar; mirëpo kisha e mësuar nga Jezu Krishti dhe e prirur nga Shpirti Shenjt e ka zëvendësuar të shutnën me të dielën dhe kështu ne tani e shenjtërojmë ditën e parë e jo ditën e shtatë. Kjo domethënë se tani është e diela ditë e Zotit.”BZ 424.4

    Si shenjë të autoritetit të papës shkrimtarët katolikë e theksojne “pikërisht këtë ndryshim të së shtunës në të dielën të cilën e akseptojnë edhe protestantët... sepse me shenjtërimin e së dieles ata e pranojnë pushtetin e kishës për t'i caktuar kremtet dhe se thyerja e këtyre kremteve është mëkat.”299Henry FubervIIIe, An Abridgment of the Christian Doctrine, str. 85. Prandaj, çështë tjetër ndryshimi i së shtunës pos vulë apo shenjë e kishës së Romës—“vula e egërsirës”!BZ 424.5

    Kisha e Romës nuk ka hequr dorë nga kërkesa e vet për supremacion dhe kur bota si dhe kishat protestante e pranojnë të dielen e saj për të shtunë, kurse e hedhin të shtunën biblike, atëherë ata në fakt e pranojnë pushtetin e saj. Ata mund të thirren në autoritetin e etërve dhe në legjendat për këtë ndryshim, por duke e bërë këtë e mohojnë pikërisht atë parim i cili i ndan nga Roma—se “Bibla dhe vetëm Bibla është feja e protestantëve”. Çdo ithtar i Romës mund ta shohë se protestantët e mashtrojnë vetveten dhe me qëllim i mbyllin sytë në këtë rast para fakteve. Kur lëvizja në favor të shenjtërimit të së dielës hasë në mirëkuptim dhe miratim, ithtarët e Romës gëzohen duke e ditur se me kohë e tërë bota protestante do të hyjë nën flamurin e Romës.BZ 425.1

    Ithtarët e Romës deklarojnë se “shenjtërimi i së dielës nga ana e protestantëve është respektim i autoritetit të kishës katolike qoftë edhe kundër vullnetit të tyre.”300Mgr. Segur, Plain Talk About the Protestantism of Today, str. 213. Detyrimi i njerëzve nga ana e kishave protestante për ta shenjtëruar të dielen domethënë detyrim për ta rrespektuar papatin—egërsirën. Ata që e kuptojnë kërkesën e urdhërit të katërt por megjithatë më me ëndje e shenjtërojnë të shtunën e rrejshme në vend të së shtunës së vërtetë, në këtë mënyrë i përkulen atij pushteti i cili e ka urdhëruar këtë ndryshim. Mirëpo pikërisht me faktin se kishat me ndihmën e pushtetit sekularist dëshirojnë t'i detyrojnë njerëzit për t'i ushtruar detyrat fetare, ato ia bëjnë vetë truporen egërsirës; prandaj, detyrimi për shenjtërimin e së dieles është detyrim për respektimin e egërsirës dhe të figurës së saj.BZ 425.2

    Mirëpo, të krishterët e shekullit të kaluar e kanë shenjtëruar të dielen, duke menduar se po e shenjtërojnë të shtunën biblike. Edhe sot ka të krishterë të vërtetë, në kishat e ndryshme të krishtera e bile edhe në kishën katolike të Romës të cilët sinqerisht besojnë se e diela është e shtunë e caktuar prej Zotit. Zoti e pranon qëllimin e tyre të sinqertë dhe moralin e tyre. Mirëpo kur shenjtërimi i së dielës imponohet me ligj dhe bota plotësisht njohtohet dhe arsimohet në pikëpamje të detyrës ndaj të shtunës së vërtetë, atëherë të gjithë ata që e shkelin urdhërin e Zotit për ta dëgjuar urdhërin i cili nuk mbështetet më tepër se në autoritetin siç është ai i Romës dhe kështu i japin rëndësi dhe respekt më të madh papatit se sa Zotit, atëherë kjo do të jetë e ndëshkueshme. Ata që e respektojnë Romën dhe pushtetin i cili urdhëron që të mbahet institucioni të cilin e ka inaguruar Roma, ata i përkulen egërsirës dhe fytyrës së saj. Kur njerëzit ta hedhin institucionin për të cilin Zoti ka thënë se është shenjë e fuqisë së tij dhe në vend të tij e rrespektojnë atë që e ka zgjedhur Roma për të qenë shenjë e pushtetit të saj suprem, ata në këtë mënyrë e pranojnë shenjën e besimit ndaj Romës—“vulën e egërsirës”. Vetëm atëherë kur njerëzit ta kenë të qartë dhe të jenë në gjendje që të zgjedhin ndërmjet urdhërave të Zotit dhe urdhërave të njerëzve ata të cilët do ta pranojnë shkeljen e tyre—do ta pranojnë “vulën e egërsirës.”BZ 425.3

    Kërcnimi më i tmershëm i cili ndonjëherë i është dërguar njeriut vdekatar gjendet në lajmin e tretë engjëllor. Patjetër se ky do të jetë një mëkat i tmerrshëm për shkak të të cilit do të shkarkohet në kokën e fajtorëve mllefi i Zotit i paprekur nga mëshira. Njerëzit nuk bën të mbeten në errësirë në pikëpamje të kësaj materie shumë të rëndësishme. Vërejtja kundër mëkatit të vet duhet t'i shpallet botës ende para ardhjes së gjyqeve të Zotit me qëllim që të mund ta dijnë përse duhet të vijnë, për t'iu ofruar rasti që t'i shmangen. Profecia thotë se engjëlli i parë ia shpallë lajmin e vet “secilit fis, gjuhë, popull dhe komb.” Vërejtja e engjëllit të tretë e cila e përmban një pjesë të lajmit të njëjtë të trefishtë, patjetër gjithashtu duhet t'i shpallet tërë botës. Në bazë të profecisë, kjo vërejtje do të shpallet “me zë të madh” prej një engjëlli i cili do të fluturojë përmes qiellit dhe i cili do t'ia tërheq vemendjen për veten tërë botës.BZ 426.1

    Në fund të luftës, i tërë njerëzimi do të ndahet në dy pjesë të mëdha—në ata të cilët i mbajnë urdhërat e Zotit dhe besimin e Jezusit dhe, në ata që i përkulen egërsirës e ikonës dhe e pranojnë e vulën e saj. Edhe pse kisha dhe shteti do ta bashkojnë fuqinë e vet për t'i detyruar “të mëdhenjët dhe të vegjëlit, të pasurit dhe varfnjakët, të lirët dhe shkllevërit” për ta pranuar “vulën e egërsirës” (Zbulesa 13, 16), megjithatë populli i Zotit nuk do ta pranojë. Profeti qysh në Patmos i kishte parë ata “të cilët ngadhnjyen mbi egërsirën, truporen dhe vulën e saj, si dhe mbi numrin e emrit të saj. E këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Zotit dhe këngën e Qengjit (Zbulesa 15,2.3).BZ 426.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents