Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    10. PËRPARIMI I REFORMACIONIT NË GJERMANI

    Zhdukja misterioze e Luterit i kishte tmerruar njerëzit në tërë Gjermaninë. Nga të gjitha anët shtrohej pyetja se ku mund të ishte. Për të u përhapën lajme të ndryshme dhe shumëkush mendonte se ishte vrarë. U shkaktua një pikëllim i madh jo vetëm ndër miqët e tij të mirë por edhe ndër mijëra të tjerë të cilët ende nuk kishin marrë qëndrim të hapët ndaj reformacionit. Shumë njerëz betoheshin solemnisht se do të hakmerreshin për vdekjen e tij.BZ 181.1

    Prijësit e papatit e kishin konstatuar të tmerruar se në çfarë shkalle ishte rritur disponimi kundër tyre. Edhe pse në fillim kishin triumfuar duke supozuar se Luteri ishte i vdekur, së shpejti kishin dëshiruar që të fshiheshin nga mllefi i popullit. Armiqët e tij nuk shqetësoheshin aq shumë as nga veprat e tija më të guximshme deri sa ishte i pranishëm se sa tani pas zhdukjes së tij. Ata të cilët me mllef kërkonin ta shkatërronin reformatorin, tani kur ai ishte një i zënë rob i pafuqishëm i kishte kapluar frika. “Mjeti i vetëm që na mbetet për të shpëtuar”—kishte thënë njëri prej tyre—“është t'i ndezim flakadanët dhe ta kërkojmë Luterin nëpër tërë botën t'ia kthejmë popullit i cili po e kërkon”.121D'Aubigné, op. cit. knj. IX, gl. 1. Edikti i perandorit dukej i pafuqishëm. Përfaqësuesit e papës ishin të mllefosur për shkak se ky edikt tërhiqte shumë më pak vëmendjen se sa fati i Luterit. Lajmi se Luteri ishte në vend të sigurtë edhe pse i burgosur e kishte qetësuar ndërgjegjen e popullit duke shkaktuar entuziazëm edhe më të madh ndaj personalitetit të tij. Shkrimet e tij lexoheshin me interesim edhe më të madh se më parë. Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve i bashkangjitej veprës së këtij njeriu të guximshëm i cili edhe në situtatat aq tragjike e kishte mbrojtur Fjalën e Zotit. Reformacioni nga dita në ditë bëhej më i fuqishëm. Farën të cilëne kishte mbjellur Luteri po mbinte kudo. Mosprania e tij e kishte bërë atë, që prania e tij nuk do të kishte mundur ta bënte. Bashkëpunëtorët e tij tani ndjenin përgjegjësi serioze për arsye se prijësi i tyre i madh ishte mënjanuar. Ata me besim dhe zell të madh shkonin përpara duke bërë gjithçka mundnin që të mos pengohej vepra të cilën ai e kishte filluar në mënyrë të mrekullueshme.BZ 181.2

    Mirëpo, as satani nuk ishte dembel. Tani ai përpiqej ta bënte atë që kishte tentuar ta bënte kundër çdo levizje reformatore: që popullin ta mashtronte dhe ta shkatërronte duke ia imponuar reformacionin e rrejshëm në vend të atij të vërtetit. Ashtu siç kishte pasur në shekullin e parë krishta të rrejshëm, ashtu edhe në shekullin XVI u paraqitën profetët e rrejshëm. Disa njerëz të futur thellë në shqetësimet e botës religjioze, kishin paramenduar se nga qielli kishin marrë zbulesa të veçanta dhe pohonin se i kishte thirrur Zoti ta shpienin në fund veprën e reformacionit të cilën e kishte filluar Luteri. Në të vërtetë ata e shkatërronin atë që e kishte ndërtuar Luteri. Ata e hudhnin parimin kyç që ishte themel i rerformaiconit—Fjalën e Zotit si rregullë të vetme të fesë dhe të jetës dhe në vend të këtij prijësi të pagabueshëm e vendosnin kriterin e ndryshueshëm dhe të pasigurtë të ndjenjave dhe mbresave personale. Duke hudhur në këtë mënyrë mjetin për zbulimin e lajthitjeve dhe mashtrimeve ia hapnin rrugën satanit që sipas dëshirës t'i drejtonte mendjet njerëzore.BZ 182.1

    Njëri prej këtyre profetëve pohonte se i merrte udhëzimet nga engjëlli Gabrieli. Një student i cili i qe bashkangjitur i kishte braktisur studimet duke deklaruar se vet Zoti ia kishte dhënë mençurinë për ta interpretuar Fjalën e Zotit. Edhe disa të tjerë të cilët për nga natyra ishin fanatikë u qenë bashkangjitur. Puna e këtyre të humburëve nga imagjinata kishte shkaktuar shqetësim të madh. Predikimet e Luterit gjithkah e zgjonin popullin që ta ndjente nevojën për reformë, por tani vërtetë edhe disa shpirtëra të ndershëm ishin mashtruar nga pohimet e këtyre “profetëve” të rinjë.BZ 182.2

    Pijësit e kësaj lëvizje kishin ardhur në Vytenberg dhe kishin provuar që mësimet e veta t'ia impononin Melanhtonin dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata u kishin thënë: “Ne jemi të dërguar nga Zoti që ta mësojmë popullin. Me Zotin jemi duke zhvilluar biseda sekrete dhe e dijmë ardhmërinë; me një fjalë, ne jemi apostuj dhe profetë dhe thirremi në doktor Luterin”.122Ibid, knj. IX, gl. 7.BZ 182.3

    Reformatorët u habitën dhe u hutuan. Megjithkëtë kishte diçka që kurrë nuk e kishin përjetuar dhe nuk dinin se çka të ndërmerrnin. “Në këta njerëz”—kishte thënë Melanhtoni “Ka shpirtëra të çuditshëm; por çfarë shpirtërash janë këta? ... nga një anë duhet të kujdesemi të mos e shuajmë Shpirtin Shenjt, por në anën tjetër duhet të kujdesemi të mos na mashtrojë fryma e satanit”.123Ibid, knj. IX, gl. 7BZ 183.1

    Së shpejti dolën në shesh pasojat e këtij mësimi të ri. Shkrimi Shenjt filloi të lehej pas dore e bile edhe të hudhej plotësisht. Nëpër shkolla u shkaktua huti. Studentët duke urryer çdo rregull dhe rend i braktisnin studimet dhe universitetin. Njerëzit që mendonin se janë të thirrur për ta ngjallur dhe për t'i prirur veprës së reformacionit e kishin sjellur pikërisht buzë greminës. Ithtarët e Romës të kurajuar përsëri në mënyrë ngadhnjimtare ulurisnin: “Edhe një goditje dhe çdo gjë do të jetë e jona”.124Ibid, knj. IX, gl. 7.BZ 183.2

    Kur Luteri në vendstrehimin e tij në Vartburg kishte dëgjuar se çka po ndodhte kishte thënë i shqetësuar: “Gjithnjë kam pritur se satani do të na e dërgojë të keqen e tillë”.125Ibid, knj. IX, gl. 7. Ai e kishte kuptuar karakterin e vërtetë të këtyre profetëve të vetëquajtur dhe e kishte parë rrezikun i cili i kërcënohej veprës së të vërtetës. Kundërshtimi i papës dhe i perandorit nuk i kishte shkaktuar aq shqetësime dhe halle sa tani këta profetë. Nga radhët e miqëve të ashtuquajtur të reformacionti ishin ngritur armiqët më të hidhur. Pikërisht ato të vërteta të cilat i kishin sjellë aq gëzime dhe ngushllime tani ishin bërë shkak i përçarjeve dhe i hutive në kishë.BZ 183.3

    Në veprën e reformacionit Luteri ishte nxitur nga Shpirti Shenjt dhe kishte ecur tej cakut që e kishte paraparë. Ai nuk kishte shpresuar se do të vinte në pozitën çfarë ishte tani dhe se do të zbatonte reforma aq të themelta. Ai kishte qenë vetëm mjet në duart e Zotit të plotëfuqishëm dhe shpeshherë ishte frikësuar nga pasojat e veprës së vet. “Sikur ta kisha ditur”—kishte thënë ai—“se shkenca ime do ta dëmtonte edhe një njeri të vetëm, sado që të kishte qenë i parëndësishëm dhe i padijshëm—gjë që në fakt nuk mund të ndodhë, sepse ajo është Ungjill i vërtetë—unë më me ëndje kisha pranuar që t'i pësojë 10 vdekje se sa të heqë dorë prej saj”.126Ibid, knj. IX, knj. 8.BZ 183.4

    Kurse tani Vytenbergu, qendra e reformacionit së shpejti kishte rënë nën ndikimin e fanatizmit dhe të anarkisë. Këtë gjendje të tmerrshme nuk e kishte shkaktuar shkenca e Luterit por megjithatë armiqët e tij nga e tërë Gjermania e fajësonin atë. Ai me dhimbje në shpirt shpeshherë pyeste: “Vallë a mund të jetë ky fundi i veprës së madhe reformatore?”127Ibid, knj. IX, knj. 8. Mirëpo kur i lutej Zotit me përkulje, qetësia dhe paqja përsëri e mbizotëronin zemrën e tij. “Vepra është Jotja, e jo imja”,—i thoshe ai Zotit. “Dhe Ti nuk do të lejosh që ta shkatërrojnë fanatizmi dhe bestytnia”. Mendimi për të mbetur jashtë nga lufta në çastin aq kritik i bëhej i padurueshëm. Prandaj vendosi që të kthehej në Vytenberg.BZ 183.5

    Pa hezitim u nisë në këtë rrugë të rrezikshme. Armiqët kishin të drejtë ta vrisnin; kurse miqve i qe ndaluar ta përcillnin dhe ta mbronin. Pushteti i perandorit i kishte ndërmarrë masat më të ashpra kundër ithtarëve të tij. Mirëpo ai e kishte parë se vepra e Ungjillit ishte rrezikuar dhe ishte nisur me guxim në emër të Zotit që të luftonte për të vërtetën.BZ 184.1

    Në një letër dërguar princit të zgjedhur, duke ia shpjeguar qëllimin e vet për ta braktisur Vartburgun Luteri thoshte: “Lartëmadhëria e juaj duhet ta dijë se po kthehem në Vytenberg me mbrojtje edhe më të fuqishme se ç‘është mbrojtja e princërve dhe e princërve të zgjedhur. Nuk mendoj ta kërkoj ndihmën dhe mbrojtjen tuaj. Më parë unë do të mund të ju mbroja. Sikur ta dija se lartmadhëria e juaj do të donte dhe do të mund të më mbronte, nuk do të kisha shkuar në Vytenberg. Nuk ka shpatë e cila do të mund t'i ndihmonte kësaj vepre. Vet Zoti duhet të bëjë çdo gjë, pa ndihmën e bashkëpunimin e njerëzve. Ai që e ka besimin më të madh edhe mundet të mbrojë më së shumti”.128Ibid, knj. IX, knj. 8.BZ 184.2

    Në një letër tjetër të shkruar gjatë rrugës për Vytenberg Luteri kishte deklaruar: “Jam i gatshëm të përballem me pamëshirën e lartëmadhërisë suaj dhe me mllefin e tërë botës. A nuk janë banorët e Vytenbergut delet e mia? A nuk m'i besoi Zoti mua? A nuk duhet të jem i gatshëm të vdes për ta, në qoftë se kjo kërkohet prej meje? Përveç kësaj kam frikë se në Gjermani mund të shpërthejë revolucion i madh, me të cilin Zoti do ta ndëshkonte popullin tonë”.129Ibid, knj. IX, knj. 8.BZ 184.3

    Ai e filloi punën me kujdes dhe përkulje të madhe por i sigurtë dhe i vendosur. “Me Fjalën e Zotit—thotë ai—“duhet të rrëzojmë dhe të shkatërrojmë të gjithë atë që është ndërtuar me dhunë. Unë nuk dua të përdorë forcën kundër bestytve dhe të pafeve ... askush nuk duhet të detyrohet me forcë. Liria është esenca e fesë”.130Ibid, knj. IX, knj. 8.BZ 184.4

    Së shpejti nëpër tërë Vytenbergun u përhap lajmi se Luteri ishte kthyer dhe se do të predikonte. Populli filloi të tubohej nga të gjitha anët dhe kisha ishte përplot. Duke hipur në sallën e predikimit me mençuri dhe butësi të madhe ai i mësonte, i qortonte dhe ua tërhiqte vërejtjen njerëzve. Duke folur për ata që ishin shërbyer me dhunë për ta suprimuar meshën kishte thënë:BZ 184.5

    “Mesha është gjë e keqe. Zoti është armik i saj; ajo duhet të hiqet dhe unë kam dëshirë që ajo në tërë botën të zëvendësohet me predikimin e lajmit Ungjillor. Mirëpo askë nuk duhet detyruar me dhunë që ta braktisë. T'ia dorëzojmë çështjen dorës së Zotit. Le të punojë Fjala e Zotit e jo ne. Po përse, do të pyesni ju? Sepse unë nuk i mbaj zemrat e njerëzve në dorën time, siç e mban argjilari në dorë argjilin. Ne kemi të drejtë të flasim por nuk kemi të drejtë të gjykojmë. Të predikojmë, kurse pjesa tjetër i përket Zotit. Në qoftë se do ta përdori forcën, çka do të arrij? Mashtrimin, formalitetin, majmunllëkun, dekretet njerëzore dhe hipokrizinë ... por këtu nuk do të ketë sinqeritet të zemrës, as fe, as besim, as dashuri. Ku mungojnë këto trija atje mungon çdo gjë dhe unë nuk e jap asnjë metelik për rezultatin e tillë ... Zoti bën më shumë me Fjalën e tij se sa kur unë, ju dhe e tërë bota i bashkojmë të gjitha forcat. Zoti i pushton zemrat dhe kur përfitohet zemra atëherë është pushtuar çdo gjë ...”BZ 185.1

    “Unë do të predikoj, do të flas, do të shkruaj; por askë nuk do ta detyroj sepse besimi është akt i vullnetit. Shikoni çka kam bër! Unë jam ngrituar kundër papës, kundër shitjes së fletëfaljeve dhe ithtarëve të papës por pa zhurmë dhe dhunë. E kam madhëruar Fjalën e Zotit; kam predikuar dhe kam shkruar; tjetër nuk kam bërë. Dhe deri sa kam fjetur ... kjo Fjalë të cilën e kam predikuar e ka dobësuar papatin dhe i ka shkaktuar më tepër dëm se cili do princ apo perandor në të kaluarën. Megjithatë, unë asgjë nuk kam bërë. Të gjitha këto i ka bërë Fjala e Zotit. Sikur të kisha dashur të shërbehem me forcë, Gjermania me siguri do të vërshohej nga gjaku. Dhe cili do të ishte rezultati i kësaj? Shkatërrimi i trupit dhe shpirtit. Prandaj kam mbetur i qetë dhe e kam lënë që të veprojë Fjala e Zotit”.131Ibid, knj. IX, gl. 8BZ 185.2

    Ditë pas dite, gjatë tërë javës Luteri i predikonte shumë njerëzve të uritur për të vërtetën. Fjala e Zotit i thente prangat e fanatizmit. Forca e Ungjillit i kthente të humburit nga rruga e së vërtetës.BZ 185.3

    Luteri nuk dëshironte të takohej me fanatikët dhe shkaktarët e çdo gjëje të keqe. Ai e dinte se këta njerëz nuk kanë arsye të shëndoshë dhe se kanë pasione të pafrenueshme. Duke konsideruar veten në veçanti të arsimuar prej së larti, ata nuk mund ta përballonin as edhe kundërshtimin më të vogël, as qortimin më të butë, apo këshillën çfarëdo qoftë. Duke e shpallur veten për autoritetin më të lartë, kërkonin prej të gjithëve që pikëpamjet e veta t'ua pranonin pa kundërshtim. Mirëpo, pasi që kërkonin të takoheshin me Luterin, ai u pajtua që t'i pranonte dhe me atë rast aq me sukses ua zbuloi qëllimet sa që mashtruesit së shpejti e braktisën Vytenbergun.BZ 185.4

    Fanatizmi për një kohë u shua; mirëpo, pas disa vitesh shpërtheu me ashpërsi edhe më të madhe dhe me pasoja të tmerrshme. Luteri duke folur për këta prijës ishte shprehur kësisoji: “Për ata Shkrimi Shenjt është fjalë e vdekur. Por të gjithë bërtasin: Shpirti! Shpirti! Por të jeni të bindur se unë nuk do të shkoj atje ku shpie shpirti i tyre. Le të më ruaj Zoti i mëshirëshëm nga kisha e atillë ku të gjithë konsiderohen shenjtër. Unë dëshiroj të mbetem këtu ku ka njerëz të devotshëm, të përkulur, të dobët, të sëmurë të cilët nuk i njohin dhe nuk i ndjejnë mëkatet e tyre të cilët marrin frymë dhe vazhdimisht luten që Zoti t'i ngushëllojë dhe tu ndihmojë”.132Ibid, knj. X, gl. 10.BZ 186.1

    Toma Mincer, fanatiku më aktiv ndër ta ishte njeri me aftësi të mëdha i cili po të shërbehej drejt me to, do të mund të bënte mirë. Mirëpo, ai nuk i kishte mësuar as parimet e para të religjionit të vërtetë. “Ishte i preokupuar me dëshirën që ta reformonte botën, duke harruar si shumë të hutuar se me atë reformë duhet t'ia fillonte që nga vetja.133Ibid, knj. X, gl. 10. Ai synonte të arrinte pozitë dhe të kishte ndikim, dhe në atë drejtim nuk lëshonte pe para askuj e bile as para Luterit. Kishte deklaruar se reformatorët duke e vënë autoritetin e Shkrimit Shenjt në vend të papatit, e kishin ndrruar vetëm formën e papatit. Vet pohonte se ishte dërguar nga Zoti ta zbatonte reformën e vërtetë. “Ai që e ka atë frymë”—thoshte Minceri—“e ka fenë dhe besimin e vërtetë ndonëse në jetën e tij kurrë nuk e ka parë Shkrimin Shenjt”.134Ibid, knj. X, gl. 10.BZ 186.2

    Këta mësuesë të hutuar, lodrat e mbresave të tyre dhe mendimet e veta i shpallnin Zë hyjnor; në këtë mënyrë ata kishin shkuar në ekstremizëm. Disa prej tyre bile i kishin ndezur Biblat e veta duke thënë: “Fjala vret, kurse Shpirti ngjallon!” Mësimet e Mincerit i kënaqnin ata që i kërkonin mrekullitë dhe në të njëjtën kohë u pëlqente që me krekosjen e vet kërkonin që idetë dhe mendimet njerëzore t'i venin mbi Fjalën e Zotit. Mijëra njerëz e pranonin shkencën e tij. Ai së shpejti e hudhi çdo rend dhe rregull në shërbesën publike drejtuar Zotit, duke deklaruar se t'i dëgjosh princërit domethënë në të njëjtën kohë është sikur të tentosh t'i shërbesh Zotit dhe Velijarit.BZ 186.3

    Kur këta njerëz filluan t'i hiqnin nga vetja prangat e papatit, më nuk dëshironin t'i duronin as kufizimet e pushtetit sekularist. Shkenca puçiste e Mincerit të cilën ithtarët e tij e konsideronin të frymëzuar nga Zoti kishte shpënë në urrejtjen e sistemit dhe të ligjshmërive duke u dhënë hov paragjykimeve dhe pasioneve. Pasojat e gjithë kësaj qenë skenat e tmershme të rrebelimeve dhe të dhunës: fushat gjermane u vaditën me gjak.BZ 187.1

    Vuajtjet shpirtërore të cilat i kishte përjetuar Luteri në Erfurt tani e kishin kapluar me forcë të dyfishtë, për shkak të pasojave të rëndat të fanatizmit që i përshkruheshin reformacionit. Prijësit e Romës pohonin—ndërsa shumë njerëz ishin të prirur të besojnë—se këto turbullira ishin fryt i mësimeve të Luterit. Megjithëse kjo akuzë ishte e pa bazë, reformatorin e shqetësonte shumë. Që vepra e reformacionit të shpallej fanatizmi më i vrazhdët kjo i dukej më tepër së që mund të përballonte. Në anën tjetër edhe prijësit e lëvizjes së re e urrenin Luterin sepse ai jo vetëm që i kundërshtonte mësimet dhe pohimet e tyre se gjoja u printe frymëzimi hyjnor por i shpallte bile edhe rebelues kundër pushtetit civil. Për t'iu hakmarrë e shpallën mashtrues tinzar. Dukej se reformatori e kishte tërhequr mbi vete edhe urrejtjen e princërve edhe të popullit.BZ 187.2

    Ithtarët e Romës ishin gëzuar duke pritur shkatërrimin e shpejtë të reformacionit. E sulmonin Luterin bile edhe për gabimet më të imëta të cilat ai me kujdesin më të madh përpiqej t'i korrigjonte. Pala fanatike duke pohuar se me të po veprohet në mënyrë të padrejtë kishte arritur ta fitonte simpatinë e një numri të madh të njerëzve; dhe siç ndodhë shpeshë me ata që nisen rrugës së gabuar filluan të konsiderohen martirë. Dhe kështu ata që ishin ngritur energjikisht kundër reformacionit përpiqeshin të shkaktonin dhimbje dhe paraqiteshin si viktima të brutalitetit dhe të dhunës. Kjo ishte një vepër sataniste e nxitur nga fryma rebeluese e cila dikur ishte paraqitur në qiell.BZ 187.3

    Satani vazhdimisht tenton që t'i mashtrojë njerëzit dhe t'i sjellë në pozitë që mëkatin ta quajnë drejtësi kurse drejtësinë mëkat. Sa e suksesshme ishte vepra e tij! Sa shpeshë shërbëtorët e Zotit vërshohen nga qortimet dhe kritikat sepse me guxim përpiqen ta mbrojnë të vërtetën! Njerëzit që janë mjete të satanit lavdohen dhe ngriten e bile ata edhe shikohen si martirë, ndërsa ata që do të duhej të rrespektoheshin dhe të ndihmoheshin për shkak të besimit ndaj Zotit lihen në mëshirën e vet dhe gjithnjë janë të dyshuar dhe shikohen me mosbesim. Shenjtëria e rrejshme dhe përkushtimi i rrejshëm edhe më tutje e kryen veprën e mashtrimeve. Në forma të ndryshme ajo edhe sot e dëshmon frymën e njëjtë si dhe në ditët e Luterit; ajo edhe sot e tërheq vëmendjen nga Shkrimi Shenjt dhe i shpie që të shkojnë pas ndjenjave dhe mbresave të tyre më me ëndje se sa t'i nënshtrohen Ligjit të Zotit. Këtu qëndron njëra ndër shpikjet më të sukseshme të satanit me të cilën shërbehet për ta njollosur pastërtinë dhe të vërtetën.BZ 187.4

    Luteri me guxim e mbronte Ungjillin nga sulmet që vinin prej të gjitha anëve. Në të gjitha këto luftëra Fjala e Zotit dëshmohej si armë e fuqishme, me këtë fjalë ai luftonte edhe kundër papës edhe kundër filozofisë skolastike dhe falë saj mbetej i fuqishëm si një kreshtë kundër fanatizmit i cili tentonte të bashkohej me reformacionin.BZ 188.1

    Secila prej këtyre rrymave kundërshtare në mënyrën e vet e hudhte Shkrimin Shenjt dhe e madhëronte mençurinë njerëzore si burim të së vërtetës dhe të njohjes fetare. Racionalizmi i nënshtrohet arsyes dhe e bën themel të fesë. Kisha e Romës ia pranon papës frymëzimin i cili në linjën e pandërprerë ka ardhur nga apostujt dhe për të gjitha kohërat është i pandryshueshëm. Ky botëkuptim i jep mundësi çdo lloji të bjerrjes dhe amoralitetit për t'u mbuluar nën maskën e autorizimieve apostullike. Frymëzimi të cilin e theksonin Minceri dhe bashkëpunëtorët e tij ishte fryt i mendjemadhësisë kurse ndikimi i tij ishte shkatërrues për çdo autoritet, atë njerëzor dhe hyjnor. Krishterimi i vërtetë, përkundrazi Fjalën hyjnore e konsideron thesarin më të madh të të vërtetave të frymëzuara dhe është gurëthemel i çdo frymëzimi.BZ 188.2

    Pas kthimit nga Vartburgu Luteri e përfundoi përkthimn e Besëlidhje së Re dhe së shpejti pas kësaj Ungjilli iu dorëzua gjermanëve në gjuhën e tyre. Këtë përkthim të gjithë njerëzit që e donin të vërtetën e pranuan me gëzim të madh, kurse ata që i gjakonin traditat dhe urdhërat njerëzore e hudhën me urrejtje. Klerikët shqetësoheshin edhe nga vet mendimi se prej tani edhe populli i rëndomtë do të mund të debatonte me ta për parimet e Fjalës hyjnore dhe se kështu do të zbulohej injoranca e tyre. Arma e arsyes së tyre trupore ishte e pafuqishme kundrejt shpatës shpirtërore. Roma e përdori tërë autoritetin e vet për ta penguar përhapjen e Shkrimit Shenjt. Mirëpo, dekretet, anatemat dhe torturat u dëshmuan të kota. Sa më shumë që Roma e gjykonte dhe e ndalonte Biblën, aq më tepër populli gjakonte të njohtohej se çka i mëson ajo. Të gjithë ata që mund të lexonin u bënë studjues të zellshëm të Biblës. Ata e bartnin me vete dhe e lexonin vazhdimisht deri sa pjesë të mëdha të saj nuk i mësonin përmendësh. Duke e parë se me çfarë dashurie ishte pranuar Besëlidhja e Re, Luteri menjëherë iu përkushtua përkthimit të Besëlidhjes së Vjetër dhe e botoi në pjesë ashtu siç i kryente.BZ 188.3

    Shkrimet e Luterit u pranuan me entuziazëm nëpër qytete dhe katunde. “Ato që i shkruanin Luteri dhe miqt e tij, të tjerët i përhapnin. Monahët që u bindën në paqëndrueshmërinë e besëlidhjeve të manastireve, u bindën se jetën e tyre të pavlefshme të mëparshme duhej ta zëvendësonin me jetën e punës, por pasi që vet nuk ishin të aftë për ta predikuar Fjalën e Zotit udhëtonin nëpër krahina, nëpër katunde dhe lagje për t'i shitur shkrimet e Luterit dhe shkrimet e miqëve të tij. Gjermania shumë shpejt u vërshua nga kolporterët e guximshëm”.135Ibid, knj. IX, gl. 11. Këto shkrime studjoheshin me intersim të madh edhe nga të pasurit edhe nga të varfërit, edhe nga të diturit edhe nga ata që dinin më pak. Natën, mësuesit e fshatit me zë ua lexonin këto shkrime grupeve të vogla të grumbulluara rreth vatrave. Me rastin e çdo përpjekje të tillë shumë shpirtëra të bindur në të vërtetën me gëzim e pranonin Fjalën e Zotit, kurse më pastaj edhe vet të tjerëve ua transmetonin lajmin e gëzueshëm.BZ 189.1

    Kështu u plotësuan fjalët e frymëzuara “Zbulesa e fjalëve të tua ndriçon: të miturit i bën të urtë” (Psalmi 119,130). Studimi i Shkrimit Shenjt i ndryshoi zemrat dhe mendjet. Pushteti i papës e mbante popullin në zgjedhën e hekurt të injorancës dhe të poshtrimit. Me përpikëri ruheshin zakonet e jashtme heretike dhe bestyte, por në tërë këtë shërbesë mendja dhe zemra merrnin pak pjesë. Përkundrazi predikimi i Luterit i cili kishte për qëllim t'i zbulonte të vërtetat e thjeshta të Fjalës së Zotit, mandej vet kjo Fjalë duke iu dhënë popullit në duar i zgjoi energjitë e fjetura, e pastroi dhe e fisnikëroi natyrën shpirtërore dhe i dha mendjes forcë dhe vlerë të re.BZ 189.2

    Mund të shiheshin njerëzit e të gjitha shtresave se si me Bibël në dorë e mbronin shkencën e reformacionit. Ithtarët e papës të cilët studimin e Shkrimit Shenjt iu kishin lënë në dorë klerikëve dhe murgëve tani e lëshonin kushtrimin që të përgënjeshtrohej ky mësim. Mirëpo, duke mos e njohur as Shkrimin Shenjt as fuqinë e Zotit, klerikët dhe murgët kishin pësuar dështim të plotë prej atyre që i kishin konsideruar keqbërës dhe injorantë. “Fatkeqësisht”—kishte thënë një skrib katolik — “Luteri i ka bindur pasuesit e tij se nuk duhet të mbështeten në asgjë tjetër përveç në Shkrimin Shenjt”. Populli tubohej për të dëgjuar se si njerëzit me arsim modest e mbronin fjalën e Zotit e bile edhe si debatonin me teologët e ditur. Mosdija e turpshme e këtyre njerëzve të mëdhenj kishte dalur në shesh, kur dëshmitë e tyre rrëzoheshin nga shkenca e thjeshtë e Fjalës hyjnore. Punëtorët, ushtarët, gratë dhe fëmijët e njihnin më mirë Shkrimin Shenjt se sa klerikët dhe teologët e arsimuar.BZ 189.3

    Dallimi ndërmjet nxënësve të Ungjillit dhe mbrojtësve të besimit të rrejshëm të Romës vërehej si në rradhët e të të arsimuarëve, ashtu edhe ndër popullin e paarsimuar. “Përkundër përfaqësuesve të kierarkisë së vjetër të cilët e kishin lënë pasdore mësimin e gjuhës dhe të letërsisë ... u paraqit rinia e entuziazmuar dhe fisnike e përkushtuar në studimet e Shkrimit Shenjt me gjakimet që të njihej me veprën madhështore poetike të antikës. Të dhuntuar me mendje të mprehtë, me shpirt fisnik dhe me zemër të guximshme, këta njerëz të rinjë së shpejti arritën aso njohurishë sa që shumë kohë askush nuk mund të matej me ta. Kur këta mbrojtës të rinjë të refomacionit ranë në konflikt në një tubim me mësuesit e Romës, i atakutan me aq lehtësi dhe siguri sa që teologët romanë menjëherë u luhatën, u hutuan dhe para të gjithëve u turpëruan”.136Ibid, knj. IX, gl. 11.BZ 190.1

    Kur klerikët e Romës e panë se ishte zvogëluar numri i besimtarëve të tyre e thirrën për ndihmë administratën e qytetit dhe me të gjitha mjetet u përpoqën që t'i kthejnë besimtarët e vet. Mirëpo populli me mësimet e reja i kishte plotësuar nevojat e veta shpirtërore dhe i kishte refuzuar ata të cilët me vite i kishin ushqyer me lusprat e ritualeve bestyte dhe të legjendave njerëzore.BZ 190.2

    Kur filloi ndjekja e mësuesve të së vërtetës këta u mbështetën në urdhërat e Zotit: “Kur t'ju salvojnë në njërin qytet ikni në tjetrin!” (Mateu 10,23) Drita dëpërtoi në të gjitha vendet. Të të arratisurëve gjithnjë u hapej ndonjë derë mikpritëse ku mund të banonin dhe ata e predikonin Ungjillin jo rrallë edhe në kishë në qoftë se këtë nuk e kishin të ndaluar, por edhe në shtëpitë private, apo nën qiellin e hapur. Çdo vend ku tubohej populli për ta dëgjuar Fjalën e Zotit ishte tempull i bekuar. E predikuar me fuqinë e tillë, e vërteta përhapej me forcë të pandalshme.BZ 190.3

    Më kot pushteti shpirtëror dhe civil përpiqej ta thente “heretizmin”. Më kot u shërbyen me burgime, me vrasje, me zjarr dhe me shpatë. Mijëra besimtarë e vulosën fenë e tyre me gjak, por megjithatë vepra eci përpara. Ndjekjet vetëm ndihmuan që e vërteta të përhapej edhe më tepër kurse fanatizmi që dëshironte të bashohej me ndjekjet, ndihmohej që në mënyrë edhe më të qartë të shquhet dallimi ndërmjet veprës së satanit dhe Veprës hyjnore.BZ 192.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents