Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    SHTOJCA HISTORIKE

    Faqe 56. Titujt e papatit —Papa Inoqenti III ka pohuar se Pjetrit i është besuar jo vetëm e tërë kisha por dhe e tërë bota, prandaj papa, si pasardhës i Pjetrit, është jo vetëm zëvendës i Krishtit por edhe zëvendës i Zotit. (L.E. Froom, The Prophetic Faith of Our Fathers, v. I, p. 671) BZ 642.1

    Kjo teori ka tentuar ta ngrisë papën mbi të gjithë sunduesit e shenjtë. Papa Bonifacie VIII, me rastin e vitit jubilar 1300, i ulur në fronin e Konstatinit, i ngjeshur me shpatë dhe me kurorë në kokë, duke tundur skeptrën ka klithur para masës së besimtarëve: “Unë jam Cezari—unë jam mbret!” (Flick, The Rise of Madival Church, p. 413)BZ 642.2

    Faqe 57. Adhurimi i figurave — Të krishterët e parë në shtëpitë e tyre të lutjes nuk kanë pasur kurrëfarë figurash. Diku në shekullin e tretë paraqiten në katakombe figurat simbolike. Më vonë paraqiten në figurat të cilat i paraqiteshin fytyrat e shenjta dhe ngjarjet biblike.BZ 642.3

    Gjatë shekullit IV në kishat e krishtera ndodhin ndryshime rrënjësore. Nën ndikimin e paganizmit, me qëlllim që paganëve t'ua lehtësonin kalimin në kishën e krishterë, udhëheqësit kishtarë i kanë shndërruar kishat pagane në kisha të krishtera, ndërsa zotërat paganë në shenjtër. Së pari në kishat e krishtera të kësaj periudhe paraqiten figurat dhe në radhë të parë në kishat e lindjes vetëm figurat, ndërsa në ato të perendimit përveç figurave dhe statujat.BZ 642.4

    “Populli në fotografi (ikona) e shikonte afërsinë e Zotit; besonte se fotografitë kanë fuqi çudibërëse. Kishte bile edhe priftërinjë të cilët e kanë gdhendur ngjyrën nga ikonat, të cilën e kanë përzier me kungatën e shenjtë dhe kështu i kanë kunguar ata që këtë e kanë kërkuar; ka pasur nëna të cilat i kanë marrë ikonat për kumbarë.” (S. Srkulj, Povest srednjeg veka, fq. 36)BZ 642.5

    Kundër adhurimit të figurave, relikteve dhe lajthitjeve tjera që filluan të futen në kishë u ngriten në shekullin e 4-të dhe të 5-të disa të krishterë si për shembull, Vigilanti nga Lioni, Joviniani nga Roma, Helvetije gjithashtu nga Roma. Kësaj proteste i bashkëngjitet në shekullin e 9-të peshkopi Klaudije nga Torino.BZ 642.6

    Kundër adhurimit të figurave e kanë ngritur zërin e tyre pavlikijanët, të krishterët radikal, të cilët e kërkonin kthimin në thjeshtësinë ungjillore. Ata gjithashtu e refuzuan adhurimin e kryqit, kultin e Shën Marisë dhe të të shenjtërve.BZ 643.1

    Në luftë për reforma të kishës u kyçën dhe mbretërit bizantinë. Lufta kundër ikonave, e quajtur ikonaklizëm, zgjati më tepër se 100 vjet.BZ 643.2

    Luftën kundër ikonave e filloi perandori Leoni III i Isaurisë (717 — 741). Ai në vitin 726 i pari është shprehur kundër kultit të ikonave, ndërsa më 17 janar të vitit 730 e ka nxjerrë ediktin kundër kultit të ikonave. (Shih: G. Ostrogorski, Histoire e Bizantit, fq. 171-172)BZ 643.3

    I biri dhe trashëgimtari i Leonit Konstantini V (741755) ka qenë luftëtarë edhe më i përkushtuar kundër ikonofrafisë se sa i ati. Ky perandor e ka thirrur Kuvendin kishtar në Hijerejë, në bregdetin e Azis së Vogël. Kuvendi e filloi punën më 10 shkurt të vitit 754. Në këtë Kuvend merrnin pjesë 333 peshkopë. Adhurimi i figurave, thanë me këtë rast peshkopët është në kundërshtim me Shkrimin Shenjt, i cili qartë shihet në vargjet: Gjoni 4,24; 1,15; 20,29; Ligji Përtrirë 5,8-9; Romakëve 1,23; 10,17; 2 Korintasve 5,7 etj.BZ 643.4

    Kundër vendimit të Kuvendit u ngritën priftërinjët në krye me abatin Stefanin të Riun. Perandori ndërmorri masa represive: urdhëroi që të mbyllen manastirat e bile edhe që abati i përmendur të vritet.BZ 643.5

    Gjatë kohës së trashëgimtarit të Leonit Konstatinit IV (775—780) është zhvilluar një politikë e matur, por nën ndikimin e bashkëshortes së Leonit mbretëreshës Irenës, e cila ishte adhuruese e flakët e kultit të ikonave, filloi të forcohej ikonofilia. Gjatë peridhës së trashëgimtarit të Konstantinit VI, Leonit të mitur, në vend të të cilit ka sunduar nëna mbretëreshë Irena, u bë ndryshimi i qëndrimit ndaj ikonave. Mbretëresha Irena në marrëveshje me patrikun Tereziun e ka thirrur Kuvendin e VII të përgjithshëm në Nike. Nën udhëheqjen e patrikut Tereziut, në prani të afro 350 peshkopëve dhe një numri të madh të murgëve, është mbajtur Kuvendi ndërmjet 24 shtatorit dhe 13 tetorit të vitit 797, duke vazhduar një pas një shtatë mbledhje. Janë anuluar konkluzat e kuvendit të vitit 754 dhe është vendsour kulti i ikonave—(Shih; G. Ostrogorski, Id. fq. 182-183).BZ 643.6

    Në perëndim Karli i Madh dhe kisha e tij Franceze nuk deshtën t'i miratojnë konkluzat e kuvendit të dytë të Nikes të vitit 787. Karli i Madh e thirrë Kuvendin në Frankfurt në vitin 794, në të cilin është deklaruar kundër adhurimit të ikonave dhe adhurimin e ikonave e ka quajtur ikonëpërkulje.BZ 643.7

    Me perandorin e Bizantit Lindor Leoni V Jerminiun (813-820) sërish përsëritet lufta ikonoklastike. Udheheqësi shpirtëror i kësaj lufte ka qenë i dituri Jovan Gramatiku, i cili e pat thirrur Kuvendin në Sofjen e Shenjt dhe ky kuvend i ka anuluar konkluzat e kuvendit të VII të përgjithshëm duke i vërtetuar vendimet e kuvendit ikonoklastik të vitit 754.BZ 643.8

    Gjatë kohës së sundimit të Mihajlit II (820-829) në kontekstin fetar ka mbretëruar qetësi relative. I biri i Mihajlit Teofili (829-842) ka qenë kundërshtar i adhurimit të ikonave por kur në vitin 842 vdes Teofili, lëvizja kundër ikonave merr fund. Pasi që Jovani Gramaticienti vdes dhe për peshkop zgjidhet Metodi, në mars të vitit 843 me angazhimin e mbretëreshës Teodora shpallet restaurimi i ikonave. Pra në një Sinod është vendosur adhurimi i ikonave, që më 11 mars të vitit 843, është festuar si fitore e ortodoksve. Këtë fitore kisha e ka ruajtur deri sot si “java e ortodoksëve” (Shih: G. Ostrogorski, Histoire e Bizantinit, fq. 204-219).BZ 644.1

    Faqe 58. Ligji i Konstantinit mbi shenjtërimin e së dieles —Perandori Konstatini, më 7 mars të vitit 321 e ka miratuar ligjin me të cilin aplikohet shenjtërimi i së dieles. Ja përmbajtja e këtij ligji:BZ 644.2

    “Në ditën e shenjtë të diellit të gjithë nëpunësit, banorët e qyteteve dhe zejtarët duhet të pushojnë. Vetëm ata të cilët merren me bujqësi munden lirisht t'i kryejnë punët e tyre, sepse mund të ndodhë që dita e ardhme të mos jetë e volitshme për mbjellje apo për punët e vreshtës. Nuk guxojmë të lejojmë që për shkak të mosshfrytëzimit të kohës së përshtatshme të prishen frytet që na i dërgon qielli.” (Kodi Jus. Libri II, titr 12, loi. 3—Shih Mosheim, Histoire ecclesiastique IV, siecle, par. II, srct. 5)BZ 644.3

    Faqe 62. Dekretalet e rrejshme —Ndër falsifikatet kryesore, të dedikuara për forcimin e pushtetit të papatit, duhet theksuar Dhurata e Konstantinit dhe të ashtuquajturat dekretalet e Pseudo-Isidorit. Në dhuratën e rrejshme të Konstantinit thuhet se Konstantini I në vitin 331 kur e ka themeluar Stambollin—Konstantinopolisin, ia ka falur papës qytetin e Romës dhe egzarkiatin e Ravenës dhe e ka caktuar për udhëheqës shpirtëror, të katër froneve të patriarkanave—mbi Anitiokinë, Jerusalemin, Aleksandrinë dhe Stambollin (edhe pse ky i fundit ende nuk ishte e themeluar) dhe “mbi të gjitha kishat e Zotit në botë”. Ky shkrim i rrejshëm u paraqit nga mesi i shekullit të 8-të.BZ 644.4

    Nga mesi i shekullit të 9-të u parqitën edhe dekretalet e PseudoIsidorit. Pohohej se i kishte mbledhur Isidor Merkatori dhe se e ngërthejnë një përmbledhje vendimesh të të gjitha kuvendeve të mëparshme. Në këtë shkrim tentohej të dëshmohej se peshkopi i Romës (papa) që nga themelimi e kishte ushtruar pushtetin suprem në tërë kishën.BZ 644.5

    Me shekuj papati e kishte mbështetur pushtetin e vet suprem shpirtëror dhe sekularist në këto dy shtylla magjike.BZ 644.6

    Dijetari humanist Lorenco Vala nga mesi i shekullit të 15-të ka dëshmuar se shkrimet e përmendura janë falsifikime të rëndomta. (Shih: E. Gibbon, Decline and Fall of the Roman Empire, chap. 49. vol. 5. pp. 573-574)BZ 645.1

    Faqe 63. —“Koncepti i Gërgurit për fuqinë e papës dhe rolin e papatit në botë është shprehur më së miri në shkrimin “Dictatus papae”. Ky kuptim del nga supozimet. Në qoftë se shteti është tepër i dobët për ta përcakutar drejtësinë atëherë Kisha duhet ta merr pushtetin sekularist në duart e veta. Papa e ka pushtetin dhe forcën për t'i rrëzuar pushtetarët dhe për t'ia dhënë kurorën kujt të dojë. Ky koncept është shprehur në shkrimin “Dictatus papae”, i cili në të vërtetë nuk është shkruar me dorën e papës por më së miri i shprehë pikëpamjet e Gërgurit VII. Ky shkrim buron nga viti 1087 dhe i ngërthen në vete shtatë fjali të shkurtëra. (Shih: A.E. Froom: The Pro¬phetic Faith of ours Fathers, vol. I, f. 669-670)BZ 645.2

    Faqe 64. Purgatori —Nuk është jo e rëndomtë që sot në kishën katolike apo në shtëpitë e katolikëve të shihet piktura e cila e paraqet mundimin e shpirtërave në purgator. Në kishë thirren besimtarët që të luten për shpirtërat në purgator. (Shih: Katholics Encyclopedia, art. Purgatory)BZ 645.3

    Faljet —“Kjo mënyrë e nxjerrjes së parave ka filluar të praktikohet rreth vitit 1100 gjatë kohës së papës Urbanit II thotë Sarpi në veprën “Histoire du Concile de Trente”, vol. I, liv. I, pp. 13-18, Oxford 171. (Për këtë shih: Leopold de Ranke, Histoire de l'Alemagne au temps de la Reforme, 1839)BZ 645.4

    Teksti i zgjidhjeve të cilin ua ka dhënë Teceli blerësve të fletëfaljeve është publikuar në artikullin “Faljet” në “Dictionnaire universel du XIX siecle de P. Larousse, vol. IX.BZ 645.5

    Mesha — në shkencën për meshën shihe: veprën e kardinalit Vajsman: The real Presence of the Body and Blood of our Lord Jesus Chirst in the Blessed Eucharrist.BZ 645.6

    Në periudhën e Reformacionit në Gjenevë është thirrur profesori i universitetit të Sorbonës Guy Furbity që të luftojë kundër reformatorëve. Ai ka deklaruar:BZ 645.7

    “Kleriku i cili i shenjtëron dhe i bekon tostongalet është më i madh se Shën Maria, sespe ajo Krishtit ia ka dhënë jetën një herë, ndërsa prifti e krijon Krishtin kur të dojë ... Ah! Prifti! Prifti! Atë duhet jo vetëm përshëndetur, por para tij duhet rënë në gjunjë.” Merle d'Aubigne: Histoire de la Reformation.BZ 645.8

    Faqe 70. —Përkthimi valdenzian i Biblës.—Shih: E. Petavel, la Bible en France; D. Lortsch, Histoire de la Biblen en France, Paris 1910.BZ 645.9

    Faqe 82. Edikti kundër valdenzianëve —Ediktin e parë kundër valdenzianëve e ka lëshuar papa Inoqenti VIII, 1487 (Shih: Jean leger, Histoire generale des Eglises vaudoises; Chastel, Histoire du Christianisme, vol. III, pp. 476-479). Ndjekja e madhe e valdenzianëve ka ndodhur në vitin 1655 dhe sidomos në periudhën prej viteve 1686-1687.BZ 646.1

    Faqe 90. Viklifi —Teksti origjinal i sulmit brutal të papës kundër Viklifit i përkthyer në anglisht gjendet në “Acts and Monuments”, vol. III, pp. 4-13, L. Foxe.BZ 646.2

    Faqe 106. Kuvendi i Konstancës —Për këtë shih: Mosheim, Ecclesi¬astical History, book 3, part. 2 ch. 3; J. Dowling, History of Romanism, bk. 6, ch. Par. 3; Nenander, History of the Christina Religion and Church.BZ 646.3

    Kuvendi i Kostancës është thirrur në vitin 1414. Një vit më vonë po ky kuvend e ka gjykuar me vdekje në turrën e zjarrit Jan Husin, ndërsa edhe një vit më vonë Jeronimin e Pragës. (Shih: Mosheim, Ecclesiastical History, book 3, part. 2 ch. 3)BZ 646.4

    Faqe 228. Jeuzitët —Nga të gjitha veglat me të cilat është shërbyer papa në luftë kundër reformacionit më të fuqishëm kanë qenë jezuitët. Themeluesi i Rendit të Jezuitëve është Ignacie Loloji (1491-1556). Qëllimi kryesor i jezuitëve ka qenë lufta kundër protestantizmit, gjetja e pikave të dobëta në pozicionet e protestantëve, kthimi i territoreve të humbura dhe zgjerimi i dominimit të papatit në pushtetin sekularist. Ata janë përpjekur që t'i marrin shkollat në duart e tyre me qëllim që brezat e rinjë t'i edukojnë në frymën katolike. (Shih: L. E. Froom, op. cit. vol. III, fq. 446-470)BZ 646.5

    Faqe 228. Inkuizicioni — Shih: Catholic Encyclopedia, art. “Inkvizicioni”, Vacandard, H'Ingquisition, Paris 1912; H. C. Lea, Histoire de l'Inquistion au Moyen—Age, Paris, 1900-1902.BZ 646.6

    Faqe 256. Shkaqet e Revolucionit të Francës —Shumica e historianëve me të drejtë theksojnë se shkaqet e Revolucionit Francez qëndrojnë në veprimin e tmerrshëm të oborrit mbretëror dhe të klerik katolik kundër protestantizmit dhe kundër Fjalës së Zotit gjatë shekullit XVI e XVII. (Shih: Lorimer, The Protestant Church in France; P. Von Sybel, History of the French Revolution).BZ 646.7

    Në literaturën Franceze vlen të theksohet vepra e rëndësishme, filozofia e vërtetë e historisë të cilën e ka shkruar Edgar Kuinet. Titulli i kësaj vepre është: De dragonnades a la Terreur. Në këtë vepër shkrimtari i përshkruan tmerret të cilave u janë nënshtruar protestantët e Frances nga ana e dragonerëve—ushtarëve të Luigjit XIV, të cilët me zjarr dhe me shpatë “i kanë kthyer” protestantët në fenë katolike. Në vitin 1685 Luigji XIV e suprimoi Ediktin e Nantit me të cilin Henriku IV ua garantonte lirinë protestantëve. Protestantët numri i të cilëve në Francë ishte 1.250.000 e përfunduan jetën e tyre nëpër burgje, nëpër turra të zjarrit dhe nëpër galija kurse një numër i tyre arritën të arratisen dhe të vendosen në Angli, Zvicër dhe Holandë. Franca në këtë mënyrë e humbi pjesën më të mirë të popullit të vet, njerëzit e ndershëm dhe njerëzit e punës. Prej asaj kohe ky vend filloi të varfërohej, ndërsa pakënaqësia brenda vet radhëve katolike u shtua nga dita në ditë si ndaj klerikalizmit ashtu dhe ndaj oborrit mbretëror amoral dhe batakçinj. Populli i cili i shihte veprat monstruoze prej egërsirave që i ushtronin jezuitët ndaj protestantëve ngadalë filloi ta humbte besimin në Zotin. Kjo gjendje e solli ateizmin i cili u manifestua gjatë periudhës së Revolucionit Francez. (Shih: Chastel, Histoire du Christianisme, tome IV, fq. 203)BZ 646.8

    Faqe 258. Lufta kundër Biblës —Edikti i lëshuar në Tuluz në vitin 1229 e vendosi inkuizicionin për ata që fshehurazi e lexonin Biblën. Të gjithë ata që e lexonin Biblën fshehurazi sidomos në gjuhën kombëtare ndiqeshin si egërsira. Ky edikt ka qenë i përcjellur edhe me edikte tjera të ngjashme edhe gjatë periudhës së 500 vjetëve të ardhshme. Gjaku i martirve është derdhur si lum. (Shih: Gaussen, Le Canon des Sanintes Ecrituere, vol. II, ch. VII; Petavel, La Bible en France, ch. 2; D. Lortch, Histoire de la Bible en France, ch. II)BZ 647.1

    Faqe 266. Sundimi i terrorit —Lidhur me përgjegjësitë e prijësve kishtarë dhe shtetëror për skenat e Revolucionit Francez shih V. M. Sloane, The French revolution and Religions Reform. S. Smiles, The Huguenots after the Revocation, ch. 18.BZ 647.2

    Faqe 270. Masa e shtresave të privilegjuara —Rrethanat sociale para revolucionit shih H. Von Holst, Lowel Lectures on the Frenc Revolution; Taine, Ancient Regime.BZ 647.3

    Faqe 274. Hakmarrja —Lidhur me detajet e karakterit hakmarrës të Revolucionit Francez shih: T. H. Gill, The Papal Drama. Bk. 10; De prossence, The Church and the French Revolution.BZ 647.4

    Faqe 236. Monstruozitetet të pushteti të terrorit —Për këtë shih: M. A. Thiers, Histoire de la Revolution Française; F. A. Mignet, Histoire de la Revolutiona Française.BZ 647.5

    Faqe 276. Përhapja e Shkrimit Shenjt —Shoqëria e Jashtme Britanike Biblike e themeluar në vitin 1804 ka arrtiur që deri më sot botën ta begatojë me mbi 500.000.000 ekzemplarë të Biblës. Ajo e ka mundësuar që Bibla në tërësi apo Besëlidhja e Re të përkthehet në më tepër se 1.000 gjuhë.BZ 647.6

    Faqe 277. Misioni i huaj —Shih: Dr. G. P. Fisher, Christian Missions. Në vitin 1792 u themelua Shoqëria Misionare Baptiste me misionarin e parë Karejin. Në vitin 1812 u themelua Shoqëria Misionare e Londrës. Në vitin 1812 u themelua Shoqëria Misionare Amerikane.BZ 647.7

    Faqe 312. Datat profetike —Faktet historike dhe kronologjike që kanë të bëjnë me kaptinën 8 dhe 9 të profecive të Danielit, duke i përfshirë edhe faktet e sigurta se në vitin 457 para Krishtit gjendet pikënisja e kësaj prerje kohore, janë të paraqitura qartë në interpretimet e ndryshme. (Shih: Sir Isaac Newton, Observations upon the prophecies of Daniel and the Apoca¬lypse of St. John, ch. X, London 1733.—Uriah Smith, Thoughts on Daniel and the Revelation, par. 1., 8. 9)BZ 648.1

    Faqe 320. Rënia e Perandorisë Turke —Për detajet e mëtejshme lidhur me rënien e Perandorisë Turke gjatë gushtit të vitit 1840 shih: J. Litch, The Probability ot the second Coming of Crist about A. D. 1843 (botuar 1838); J. N. Laughborough, the Great Advent Movement, pp. 129-132, botuar më 1905.BZ 648.2

    Faqe 355. Rrobat për ngritje në qiell —Kundërshtarët e adventistëve e kishin trilluar se adventistët në vitin 1844 i kishin qepur për vete rrobat speciale për t'u ngritur në qiell. Adventistët patën premtuar shpërblim për atë i cili do të mund të ofronte dëshmi të vërteta për rrobat e këtilla. Mirëpo të tillët nuk u gjetën askund. Asnjë adventist nuk është injorant i atillë në pikëpamje të shkencës dhe mësimeve të Krishtit që të mendojë se rrobat të cilat do t'i bënin njerëzit janë të nevjoshme për ardhjen e Krishtit. Petku që i nevojitet shenjtëve që të mund të takohen me Shpëtimtarin e vet dhe do të ngritën së bashku me të në qiell është drejtësia e Krishtit. (Zbulesa 19,8)BZ 648.3

    Faqe 355. Kronologjia profetike —Lidhur më këtë shih artikullin Dr. Georges Bush në “Advent Herald and Signs of the Times Reporter”, të datës 6 dhe 13 mars të vitit 1844. Në këtë artikull profesori i përmendur i gjuhës hebreje dhe i gjuhëve të tjera orientale në Universitetin e Nju Jorkut u shprehë mirënjohje interpretuesëve adventistë të cilët e kishin konstatuar parimin se një ditë profetike duhet të konsiderohet një vit civil. Në atë llogaritje me interpretuesit adventistë pajtohen edhe komentatorët tjerë: Mede, Sir Njutn, Kibry, Skot, Kejt dhe shumë të tjerë.BZ 648.4

    Faqe 413. Lajmi i trefishtë engjëllor —Përmbajtja e lajmit të parë të engjëllit është dhënë në Zbulesë 14,6.7. Profeti thotë: “Dhe engjëlli i dytë shkon pas tij duke thënë ... Dhe engjëlli i tretë shkon pas tij duke thënë ... Shprehja “shkon pas tij” domethënë “e përcjell”, “të shkosh me”, “ta përcjellësh”. Kjo është shprehje e njëjtë të cilën e gjejmë edhe te Marku, 5,24: “U nis pas tij; i shkonte pas një turmë e madhe dhe furej rreth tij nga çdo anë”. Prej kësaj mund të konkludojmë se mendimi i shprehur në Zbulesë 14,8.9. nuk nënkupton se vetëm lajmi i dytë dhe i tretë engjëllorë pasojnë njëri pas tjetrit sipas radhës kronologjike por se njëri i është shtuar tjetrit për të vepruar së bashku. Tre lajmet në të vërtetë janë një lajm i trefishtë. Tre janë në pikëpamje të krijimit të tyre, por porsa janë paraqitur shkojnë së bashku dhe janë të pandashëm.BZ 648.5

    Fqe 547. Kisha e Abisinisë —Etiopisë.—Për shenjtërimin e të shtunës biblike shih: A. P. Stanjley, Lecutres on the History of the Eastern Church; Michael Goddes, Church History of Ethiopia; Gibbon, Decline adn Fal of the Roman Empire, tome II, ch. 47, par. 37-39; A. H. Leëis: A. Critical History ot the Sabbath and thë Sunday in the Christian Church, pp. 208-215.BZ 649.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents