Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    9. REFORMATORI ZVICËRAN

    Në zgjedhjen e mjeteve për ta zbatuar reformën në kishë e shohim planin e njëjtë hyjnor si dhe gjatë themelimit të kishave. Mësuesi hyjnor i ka iënë anash viganët botëror, fisnikët dhe të pasurit të cilët janë mësuar që nga njerëzit të kenë rrespekt dhe të marrin lavdata. Të plotësuar nga ndjenja e superioritetit ata nuk kanë mundur të bashkëndjejnë me të afërmit e vet e as të bëhen bashkëpunëtorë të Nazaretasit të përulur. Peshkatarëve të padijshëm të Galilesë u ishte dërguar thirrja “Ejani mbas meje e unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish.” (Mateu 4,19) Ata qenë njerëz të përkulur që kishin vullnet për të mësuar. Sa më pak që ishin nën ndikimin e mësimeve të rrejshme të kohës së tyre aq më tepër Krishti me sukses i mësonte dhe i përgatiste për shërbesën e tij. Kështu ndodhi edhe në ditë e reformacionit të madh. Reformatorët kryesor qenë njerëz nga populli. Njerëz të cilët nuk gjakonin për të fituar nder dhe që nuk e gjakonin fanatizmin religjioz të kohës së tyre. Zoti i shfrytëzon mjetet e përshtatshme për t'i arritur sukseset e mëdha. Atëherë lavdia nuk i përshkruhet njerëzve por Atij i cili punon përmes tyre “të cilët duan dhe bëjnë atë që e dëshiron Ai”.BZ 168.1

    Disa javë pas lindjes së Luterit në kasollën e një minatori sas kishte lindur Urlih Cvingli në shtëpizën e një bariu në Alpe. Ambienti i Cvinglit në fëmijërinë e tij dhe hapat e parë të edukimit të qenë një përgatitje e mirë për misionin e tij të mëvonshëm. I edukuar në mes të skenave të bukurisë madhështore të natyrës atë e kishte përshkuar ndjenja e fuqisë, e madhësisë dhe e madhështisë së Zotit. Historia e veprave heroike të bashkëkombasve të tij ia kishte ndezur aspiratat rinore. Ai nga gjyshja e tij e devotshme kishte dëgjuar rrëfime të shenjta të cilat i kishte nxjerrur nga historia biblike dhe nga legjendat kishtare. Me interesim të madh kishte dëgjuar për veprat e patrikëve dhe të profetëve, për barinjtë që i kishin kullotur grigjet në brigjet e Palestinës ku engjëjt kishin biseduar me të, për Fëmijën nga Betlehemi dhe për njeriun nga Golgota.BZ 168.2

    Ashtu si edhe Hans Luteri edhe i ati i Cvinglit dëshironte ta shkollonte të birin dhe djaloshi u detyrua herët ta braktiste vendlindjen e tij. Përparimi i tij qe aq i shpejtë sa që filloi ta shtronte pyetjen: ku të gjendet për të mësuesi i cili do të ishte i aftë ta mësonte. Kur i mbushi trembdhejtë vjet shkoi në Bemë ku atëherë ekzistonte shkolla më e mirë në Zvicër. Mirëpo aty ekzistonte rreziku që kërcënohej t'ia prishte ardhmërinë. Murgët vazhdimisht kërkonin që të hynte në manastir. Dominikanët dhe françeskanët garonin se cilët do të përkraheshin më tepër nga populli. Këtë donin ta arrinin me pasuri dhe duke i stolisur kishat e tyre, me shkëlqimin e ceremonive të tyre, me atraktivitetin e relikteve të lavdishme dhe të pikturave të mrekullueshme.BZ 169.1

    Dominikanët e Bemës e kishin vërejtur se në qoftë se mund ta përfitojnë këtë nxënës të ri dhe të talentuar, do t'i sigurojnë vetes nder dhe fitime. Rinia e tij e jashtëzakonshme, prirja e lindur prej oratori dhe shkrimtari, talenti për muzikë dhe poezi ishin më me ndikim se i tërë shkëlqimi dhe luksi për ta tërhequr popullin në kishën e tyre dhe për t'i rritur të hyrat e radhës së tyre. Duke iu vardisur dhe përmes dinakërisë ata u përpoqën ta përfitonin Cvinglin që të hynte në manastirin e tyre. Luteri siç u theksua si student ishte ngulitur në vetminë e manastirit; ai do të ishte i humbur për njerëzimin po qe se Providenca hyjnore nuk do ta kishte shpëtuar prej aty. Cvingli nuk guxoi të shkonte rrugës së rrezikut të njëjtë. I ati i tij me ndihmën Providencës hyjnore ishte i informuar për qëllimet e murgëve. Ai nuk dëshironte që i biri të nisej në rrugën e jetës së pavlefshme dhe të përvuajtshme të murgëve. E kishte parë se ardhmëria e tij gjendej në rrezik prandaj i urdhëroi që menjëherë të kthehej në shtëpi.BZ 169.2

    Djaloshi e dëgjoi urdhërin por nuk mundi të mbetej gjatë në luginën e tij të vendlindjes; pas një kohe të caktuar shkoi për t'i vazhduar studimet në Bazel. Aty Cvingli për herë të parë e dëgjoi predikimin për dhuratën e vullnetshme të mëshirës hyjnore. Vitenbah, profesor i gjuhëve të huaja kishte ardhur përmes studimeve të gjuhës hebreje dhe greke në lidhje me Shkrimin Shenjt, kështu që rrezet e së vërtetës hyjnore e ndriçuan mendjen e nxënësve të tij. Ai i mësonte se ekziston e vërteta më e vjetër, dukshëm më e vlefshme nga teoritë e shkencëtarëve dhe filozofëve. Kjo e vërtetë e vjetër ishte njohuria se gjaku i Krishtit ishte paga e vetme për mëkatarët. Për Cvinglin këto ishin rrezet e para të cilat i paraprinin agimit.BZ 169.3

    Cvingli së shpejti u ftua që ta braktiste Bazelin dhe ta merrte thirrjen e tij jetësore. Vendi i parë i tij i punës qe një parohi në Alpe, jo larg nga lugina e tij e vendlindjes. Pasi u përkushtua si klerik “me tërë shpirtin iu përkushtua studimit të së vërtetës hyjnore, i vetëdijshëm”—thotë një bashkëpunëtor i tij,—“se sa shumë duhet të dijë ai të cilit i besohet grigja e Krishtit.”102Wylie, op. cit, knj. VIII, gl. 5. Sa më tepër që e studionte Shkrimin Shenjt aq më qartë e vërente dallimin ndërmjet të vërtetave biblike dhe mashtrimeve të Romës. Iu nënshtrua Biblës si Fjalës hyjnore, rregullës së vetme të plotë dhe të pagabueshme të besimit dhe jetës. Ndonëse, e kuptoi se Fjala hyjnore e shpjegon vetveten. Ai nuk e merrte guximin që të shërbehej me Shkrimin Shenjt në mënyrë që apriori ta mbështeste teorinë e trilluar, por e konsideronte obligim të vetin që ta njihte vet shkencën drejtpërsëdrejti dhe qartë. Shërbehej me të gjitha mjetet të cilat i kishte në dispozicioin për ta kuptuar plotësisht dhe drejt Shkrimin Shenjt dhe e kërkonte ndihmën e Shpritit Shenjt i cili siç thoshte do t'ia zbulonte kuptimin e vërtetë të Fjalës hyjnore secilit që e kërkonte këtë me lutje dhe sinqerisht.BZ 170.1

    “Shkrimi Shenjt” thoshte Cvingli “buron nga Zoti e jo nga njeriu. Zoti i cili ndriçon do të bëjë ta kuptosh se fjala e tij është prej Zotit. Fjala hyjnore ... nuk mund të gabojë; ajo arsimon, mëson, të ngritë, ta ndriçon shpirtin me shpëtim dhe mëshirë, të ngushëllon në Zotin, të bën të përkulur, kështu që e harron veten dhe e pranon Zotin”. Cvingli vet e kishte sprovuar vërtetësinë e këtyre fjalëve. Duke folur për përvojën e tij në atë kohë ai më vonë kishte shkruar: “Kur pata filluar ta studjoj Fjalën hyjnore vazhdimisht më shqetësonin filozofia dhe skolastika. Në fund e nxorra konkluzionin: Duhet çdo gjë të lë dhe ta kërkoj dritën e Zotit vetëm përmes Fjalës së tij. Atëherë pata filluar ta lus Zotin që të ma dërgojë dritën e vet dhe studimi i Shkrimit Shenjt për mua u bë shumë më i lehtë.”103Ibid, knj. VIII, gl. 6BZ 170.2

    Shkencën të cilën e predikonte Cvingli nuk e kishte marrë nga Luteri. Kjo ishte shkenca e Zotit. “Në qoftë se Luteri e predikon Zotin” kishte thënë reformatori Zvicëran “ai e bënë ate që e bëj edhe unë. Numri i atyre që ai i ka sjellur te Krishti është më i madh se numri i atyre që i kam sjellur unë. Mirëpo, kjo nuk është me rëndësi. Unë nuk do të barti emër tjetër përveç të Krishtit, ushtar i të cilit jam dhe Ai është prijësi im i vetëm. Asnjëherë nuk i kam shkruar Luterit e as ai mua. E përse? Për ta parë se si Shpirti Shenjt eshtë në harmoni me vetveten, sepse që të dy pa kurrfarë mospajtimi e mësojmë në mënyrë unike shkencën e Krishtit.”104D'Au- bigné, op. cit, knj. VIII, gl. 9.BZ 170.3

    Në vitin 1516 Cvingli ishte thirrur të bëhej predikues i manastirit në qytetin Ajnzidelln. Këtu iu dha rasti që më mirë të njihej me bjerrjen e Romës dhe ta bëjë ndikimin i cili do të ndjehej Iarg nga Alpet e tija të vendlindjes. Ndër atraktivitetet kryesore të Ajnzidellnit llogaritej një pikturë e Marisë për të cilën thuhej se ka fuqi mrekulluese. Mbi dyert e hyrjes së manastirit qëndronte mbishkrimi: “Po, këtu mund të fitohet falja e plotë e mëkatit”.105Ibid, knj. VIII, gl. 5. Në çdo stinë vjetore vinin pelegrinët për t'iu përkulur pikturës Marisë, por në kremten e madhe vjetore që i përkushtohej asaj, shumë pelegrinë vinin nga të gjitha viset e Zvicrës e bile edhe nga Franca e Gjermania. I pikëlluar tepër me këtë skenë Cvingli e shfrytëzoi rastin që të gjithë skllevërve të bestytnive t'ua predikonte lirinë të cilën e sjellë Ungjilli.BZ 172.1

    “Mos mendoni” u fliste ai nga salla e predikimit “se Zoti është më tepër në këtë tempull se sa në ndonjë vend tjetër. Kudo që banoni, Zoti është rreth jush dhe ju dëgjon ... a munden veprat e padobishme, pelegrinazhet e gjata, dhuratat, pikturat, thirrja e Mërisë Virgjër dhe e shenjtërve t'ua sigurojnë mëshirën hyjnore? Çka vlejnë shumë fjalë me të cilat i stolisni lutjet tuaja? Çka vlejnë rrobat e shkëlqyeshme, koka e rruar, fustani i gjatë dhe i thurrur apo tunikat e qëndisura me flori? Zoti e shikon zemrën, kurse zemra e jonë është larg prej tij.” “Krishti”—vazhdonte ai—“i cili njëherë ishte sakrifikuar është flijimi i ynë i pajtimit i cili është i mjaftueshëm për mëkatet e të gjithë besimtarëve për tërë amshimin.”106Ibid., knj. VIII, gl. 5.BZ 172.2

    Për shumë ndëgjues ky mësim nuk ishte i pëlqyeshëm. Ata dëshproheshin me hidhërim kur dëgjonin se rruga e tyre e mundimshme ishte e kotë. Mandej nuk mund ta kuptonin faljen të cilën ua ofronte Zoti falas. Ata ishin të kënaqur me rrugën e vjetër drejt qiellit të cilën ua kishte vizatuar Roma. Ata frikësoheshin nga vështirësitë në të cilat do të hasnin gjatë kërkimit të rrugës më të mirë. E kishin më lehtë që shpëtimin e vet t'ia besonin klerit apo papës se sa ta kërkonin pastërtinë e zemrës.BZ 172.3

    Mirëpo të tjerët me gëzim e pranonin lajmin e shpëtimit në Zotin. Ritualet të cilat ua kishte përcaktuar Roma nuk u kishin sjellur qetësi shpirtërore prandaj këta me besim e pranonin gjakun e Shpëtimtarit si mjet për pastrimin e vet. Ata u kthyen në vendlindjen e tyre që edhe të tjerëve t'ua zbulonin dritën aq të vlefshme që e kishin pranuar. Kështu e vërteta bartej nga lagja në lagje, nga katundi në katund, nga qyteti në qytet dhe gjithnjë e më tepër zvogëlohej numri i pelegrinëve të Marisë. Zvogëloheshin gjithashtu edhe dhuratat, dhe në këtë mënyrë dhe të hyrat e Cvinglit të cilat buronin nga këto dhurata. Mirëpo ai nuk pikëllohej për këtë, përkundrazi gëzohej kur e shihte se si po rrënohej fuqia e fanatizmit dhe e bestytnive.BZ 173.1

    Prijësit kishtarë nuk ishin të verbër që të mos e shihnin veprën që e krijonte Cvingli. Ata shpresonin se do ta përvetësonin duke iu vardisur dhe për këtë arsye për një kohë u përmbajtën nga konflikti. Në ndërkohë e vërteta i kishte përfituar zemrat e njerëzve.BZ 173.2

    Puna e Cvinglit në Ajnzidelln e përgatiti për një sferë më të lartë të veprimtarisë në të cilën së shpejti do të shkonte. Pas tre vjetësh, e thirrën për predikues të katedralës në Cyrih. Ky qytet atëherë ishte më i madhi në Federatën zvicërane dhe çdo gjë që ndodhte atje kishte ndikim të gjërë. Prijësit spiritualë me ftesën e të cilëve Cvingli kishte arrituar në Cyrih u përpoqën t'ia shpjegonin se ata nuk donin risi dhe ia shpjeguan se cilat ishin obligimet e tij.BZ 173.3

    “Bërini të gjitha përpjekjet”—i thanë—“që t'ia rrisni të hyrat kishës dhe mos i leni pas dore imtësirat. Këshilloni besimtarët nga salla e predikimit dhe nga rrëfimtorja që t'i paguajnë të dhjetat dhe tatimet dhe që me dhurata ta dëshmojnë dashurinë e tyre ndaj kishës. Përpiquni që t'i shtoni të ardhurat nga të sëmurët, nga mesha dhe në përgjithësi nga çdo veprimtari kishtare.” “Ju e keni obligim gjithashtu t'i ndani të shenjtat misterioze dhe ta predikoni edhe kujdesin për grigjën”, i kishte thënë mbikqyrësi i tij. “Mirëpo ju mund ta merrni një ndihmës për shërbesat e ndryshme e sidomos për predikime. Ju do t'i ndani të shenjtat misterioze vetëm për personalitetet me prestigj dhe atëherë kur të ju thërrasin ata; e keni të ndaluar që këtë ta bëni për të gjithë pa u mbështetur në pozitën e tyre”.107Ibid, knj. VIII, gl. 6.BZ 173.4

    Cvingli e kishte dëgjuar i qetë dhe pasi që iu kishte falënderuar për respektin që ishte thirrur në këtë shërbim të rëndësishëm kishte filluar t'ua mbarshtronte planin të cilin mendonte ta zbatonte. “Jeta e Krishtit” kishte thënë ai “ka qenë shumë kohë e fshehur nga populli. Unë në veçanti do ta predikoj Ungjillin sipas Mateut, kaptinë pas kaptine duke e parashtruar në tërësi nga burimi i Shkrimit Shenjt, duke i analizuar thellësitë e tij dhe duke krahasuar fragment pas fragmenti si dhe duke kërkuar që ta kuptojnë përmes lutjes së përhershme të sinqertë. Unë do t'ia përkushtoj shërbesën time Lavdisë së Zotit në lavdinë e Birit të Tij të vetëm për shpëtimin e vërtetë të shpirtërave dhe për përcaktimin e tyre për besimin e vërtetë”.108Ibid, knj. VIII, gl. 6. Edhe pse disa nga klerikët nuk ia aprovuan planin dhe u përpoqën që ta pengonin, Cvingli mbed i paluhatshëm. Ai deklaroi se nuk e ka ndërmend që të shërbehet me ndonjë metodë të re, por vetëm me të vjetrën të cilën kisha e kishte përdorur në kohët e mëparshme më të pastra.BZ 173.5

    Tani më, të vërtetat të cilat i kishte predikuar kishin zgjuar interesim dhe populli me shumicë vinte për të dëgjuar predikimet e tija. Ndër dëgjuesit e tij kishte edhe të atillë të cilët shumë kohë nuk kishin ardhur në kishë. Ai shërbesën e vet e fillonte me hapjen e Ungjillit, duke u lexuar dhe duke ua interpretuar dëgjuesve të vet lajmet frymëzuese për jetën e Krishtit, për mësimet dhe vdekjen e tij. Këtu, si dhe në Ajnzidelln ai e theksonte Fjalën hyjnore si autoritetin e vetëm të pagabueshëm, kurse vdekjen e Shpëtimtarit si viktimën e vetme të plotë. “Dua t'ju shpiej te Krishti” u thoshte ai, “kah Krishti, burimi i vërtetë i shpëtimit”.109Ibid, knj. VIII,. gl. 6. Rreth Cvinglit tuboheshin njerëzit e të gjitha shtresave duke filluar nga shtetarët dhe shkencëtarët e deri te zejtarët dhe katundarët. Me intersim të thellë ata i dëgjonin fjalët e tij. Ai jo vetëm që e predikonte dhuratën e shpëtimit e cila jepej falas por i njolloste pa u frikësuar edhe veset e kohës së tij. Shumë njerëz duke u kthyer nga katedralja e lavdëronin Zotin duke thënë: “Ky njeri është predikues i mirëfdltë i së vërtetës”. “Ai do të jetë Mosiu i cili do të na nxjerrë nga errësira e Egjiptit”.110Ibid, knj. VIII, gl. 6.BZ 174.1

    Pas entuziazmit të këtyre çasteve filluan të vinin edhe kundërshtimet. Monahët u ngritën për ta penguar punën e tij dhe për t'i gjykuar mësimet e tij. Shumë prej tyre e përqeshnin dhe i kërcënoheshin mirëpo, Cvingli të gjitha këto i përballonte me durim duke u thënë: “Në qoftë se duam t'i përfitojmë të këqijët me Jezu Krishtin, atëherë duhet t'i mbyllim sytë para shumë gjërave”.111Ibid, knj. VIII, gl. 6.BZ 174.2

    Përafërsisht në atë kohë kishte arritur një ndihmë e re për ta përparuar veprën e reformës. Një mik i fesë së reformuar e kishte dërguar nga Bazeli një far Luciani në Cyrih me shkrimet e Luterit. Ai kishte menduar se shitja e këtyre shkrimeve do të mund të ishte mjet i fuqishëm për përhapjen e dritës dhe i shkruante Cvinglit: “Shikoni se a është ky farë Luciani mjaft i arsyeshëm dhe i shkathtë; në qoftë se është atëherë le t'i shpërndajë shkrimet e Luterit, prej qyteti në qytet, prej katundi në katund, prej shtëpie në shtëpi sepse sidomos për laikët janë dhënë shpjegimet për lutjet Zotit. Sa më tepër që të njihen këto shkrime, aq më tepër blerës do të paraqiten për to, por të mos shpërndajë libra të tjerë. Në qoftë se i bartë vetëm librat e Luterit, atëherë aq më tepër do të shiten ato libra”.112Ibid, knj. VIII, gl. 6. Kështu drita ia përhapte vetes rrugën.BZ 175.1

    Kur përgatitet Zoti për t'i thyer prangat e padijes dhe të bestytnive, satani mundohet edhe më tepër që njerëzit t'i mbulojë me errësirë dhe që edhe më tepër t'ua shtrëngojë prangat. Në momentin kur Zoti në vendet e ndryshme i kishte ngritur njerëzit për ta shpallur faljen e mëkatit dhe arsyetimin përmes gjakut të Krishtit, Roma i kishte dyfishuar përpjekjet e veta që në të gjitha vendet e krishtera t'i hapte tregtitë e indugencioneve duke u ofruar falje për para.BZ 175.2

    Çdo mëkat e kishte çmimin e vet të caktuar dhe në këtë mënyrë njerëzve u lejohej të bënin krime vetëm në qoftë se e mbushnin arkën e Romës. Kështu, dy lëvizje shkonin paralelisht: njëra ofronte falje për para, kurse tjetra faljen në Krishtin. Roma e lejonte mëkatin duke e bërë burim të të ardhurave për vete, kurse reformatorët e gjykonin mëkatin duke e theksuar Krishtin si Shpëtimtar.BZ 175.3

    Në Gjermani shitja e fletëfaljeve u besohej murgëve dominikanë: në krye të kësaj tregtie qëndronte Teceli. Në Zvicër tregtia me fletëfalje u besohej françeskanëve nën kontrollin e Samsonit, një murgu Italian. Samsoni tani më i kishte bërë kishës shërbime të mëdha duke sjellur nga Gjermania dhe Zvicëra shuma jashtëzakonisht të mëdha në arkën e papës. Tani po kalonte nëpër Zvicër; ai tërhiqte një numër të madh të njerëzve duke i privuar katundarët e varfër nga të ardhurat modeste dhe duke nxjerrë nga të pasurit dhurata të shtrenjta. Mirëpo ndikimi i reformacionit tani më po ndjehej. Edhe pse kjo tregti me fletëfajlje nuk ishte penguar plotësisht megjithatë, ishte dobësuar dukshëm. Cvingli ende ndodhej në Ajnzindelln kur Samsoni e kishte filluar veprimtarinë në një qytet të afërt. Duke dëgjuar për misionin e tij, reformatori menjëherë ishte ngritur kundër. Këta dy kundërshtarë nuk qenë takuar, por suksesi i Cvinglit në demaskimin e tregtisë së murgut ishte aq i madh sa që ky u detyrua të shkonte në një vend tjetër për ta kërkuar fatin.BZ 175.4

    Në Cyrih Cvingli predikonte në mënyrë të flaktë kundër tregtisë me fletëfalje dhe kur Samsoni po i afrohej qytetit, këshilli i qytetit e kishte dërguar para tij një deputet me lutjen që të mos hynte në qytet. Ndonësese me dinakri ia kishte arritur ta merrte lejen për të hyrë në qytet, megjithatë ishte kthyer prapa duke mos e shitur asnjë fletëfalje dhe shpejtë pas kësaj e kishte braktisur Zvicrën.BZ 176.1

    Një nxitje të madhe reforma e mori kur u paraqit murtaja e quajtur “vdekja e zezë” e cila në vitin 1519 e kishte shkretëruar Zvicrën. Duke e parë vdekjen me sy, shumë njerëz e kishin ndjerë dhe parë hiçin dhe pavlefshmërinë e faljeve të cilat i kishin blerë për para dhe kishin dëshiruar që besimi dhe feja e tyre të mbështeteshin në themele më të fuqishme. Cvingli ishte sëmurë në Cyrih; ai e kishte një sëmundje aq të rëndë sa që shumë njerëz e kishin humbur shpresën se do të shërohej dhe aty këtu qarkullonin lajmet se bile kishte vdekur. Në atë çast kritik, shpresa dhe guximi i tij nuk e kishin lënë. Ai me besim e shikonte kryqin e Golgotës, duke shpresuar se flijimi i Krishtit ishte i mjaftueshëm për faljen e mëkateve. Duke shpëtuar nga vdekja filloi ta predikonte Ungjillin me zell dhe afsh edhe më të madh se kurrë më parë, kurse fjalët e tij kishin fuqi të jashtëzakonshme. Populli me zemër të gëzuar e përshëndeste këtë predikues të dashur i cili ishte kthyer nga bota e varrit. Pasi që vet qëndronin pranë shtretërve të të sëmurëve dhe të atyre që vdisnin, ata më mirë se kurrë me parë e ndjenin vlerën e Ungjillit.BZ 176.2

    Cvingli edhe më qartë e arriti kuptimin e së vërtetës dhe në vete e ndjeu më mirë forcën e saj rilindëse. Bjerrja e njeriut dhe plani i shpëtimit ishin dy tema të tija të preferuara. “Në Adamin”—thoshte ai—“të gjithë ne jemi të vdekur, të rënë në bjerrje dhe në mallkim”.113Wylie, op. cit, knj. VIII, gl. 9. “Krishti është njeriu i vërtetë dhe Zoti i vërtetë na e ka siguruar shpëtimin e amshueshëm ... pësimi i tij është flijimi i amshueshëm i cili sjellë shpëtim të amshueshëm. Flijimi i tij përgjithmonë e plotëson të drejtën hyjnore në favor të të gjithë atyre të cilët me besim të fuqishëm dhe të paluhatshëm mbështeten në Të”. Mirëpo ai i mësonte njerëzit qartë se mëshira e Krishtit nuk na jepë të drejtë që dhe më tutje të jetojmë në mëkate. “Kudo që ekziston besimi në Zot, aty është Zoti; kurse ku është Zoti është edhe motivi që na shtyen të bëjmë vepra të mira”.114D'Aubigné, op. cit, knj. VIII, gl. 9.BZ 176.3

    Interesimi për predikimet e Cvinglit ishte aq i madh sa që katedralja mbushej plot dëgjuesë që vinin ta përcillnin. Dalngadalë aq sa ata mund ta kuptonin, ky ua zbulonte të vërtetën. Ishte i kujdesshëm, kështu që qysh në fillim nuk ua zbulonte pikat të cilat do të mund t'i habisnin dhe t'u krijonin paragjykime. Qëllimi i tij ishte që t'i përfitonte zemrat për mësimet e Krishtit, që t'i prekte me dashurinë e tij dhe që para syve të tyre ta ngjallte shembullin e Krishtit. Kur do t'i aprovonin parimet e Ungjillit, sugjestiviteti dhe zakonet e tyre bestyte do të zhdukeshin.BZ 177.1

    Hap pas hapi reformacioni në Cyrih përparonte. Armiqët e kishin ngritur një digë të fuqishme të rrezistencës. Një vit më herët një murg nga Vytenbergu ia kishte thënë papës dhe perandorit në Vorms “jo—në” vendimtare kurse tani dukej se interesat e papës po ballafaqoheshin me kundërshtimin e ngjashëm në Cyrih. Për këtë arsye Cvingli iu ekspozua sulmeve të vazhdueshme. Në kantonet e papatit kohë pas kohe nxënësit e Ungjillit ndizeshin në turrat e zjarrit, por kjo nuk mjaftonte: duhej që mësuesi heretik të heshtej plotësisht. Për këtë qëllim peshkopi nga Konstanca i kishte çuar në Cyrih tre të dërguar për ta akuzuar Cvinglin se po e mësonte popullin t'i shkelte ligjet kishtare dhe në këtë mënyrë po e rrezikonte qetësinë dhe sistemin e mirë shoqëror. Në qoftë se urrehet pushteti kishtar—porosiste ai—do të shkaktohet anarki e përgjithshme. Cvingli ishte përgjigjur se kishte 4 vite që po e predikonte Ungjillin në Cyrih por se ky qytet “ishte më i qeti dhe më paqësori se çdo qytet tjetër në Zvicër”. “A nuk është pra krishterimi”—konkludonte ai—“roja më e mirë e sigurisë së përgjithshme?”115Wylie, op. cit, knj. VIII, gl. 11.BZ 177.2

    Të dërguarit e peshkopit i kishin lutur këshilltarët e qytetit që të qëndronin në kishë, jashtë të cilës siç kishin thënë ata nuk ka shpëtim. Cvingli ishte përgjigjur: “Kjo akuzë kundër meje le të mos ju shqetësojë! Themeli i kishës është Shkëmbi i njëjtë, Krishti i njëjtë i cili ia kishte dhënë Pjetrit emrin sepse ky e kishte pranuar me besnikëri. Cilido që me gjithë zemër i beson Krishtit kudo dhe në çdo popull, ai do të shpëtohet. Kjo është vërtetë kisha, jashtë të cilës nuk ka shpëtim”.116D'Aubigné, op. cit., knj. VIII, gl. 11. Si rezultat i kësaj bisede njëri nga të dërguarit e peshkopit e kishte pranuar fenë e Ungjillit.BZ 177.3

    Këshilli i qytetit nuk kishte dashur të ngritej kundër Cvinglit prandaj Roma ishte përgatitur për një sulm të ri. Duke u njohur lidhur me puçin e armiqëve të tij reformatori kishte klithur: “Le të vijnë! Unë u frikohem aq sa u frikësohet Shkëmbi valëve që gurgullojnë në rrëzën e tij”.117Wylie, op. cit, knj. VIII, gl. 11. E vërteta përhapej edhe më tutje. Ithtarët e reformacionit në Gjermani, të dekurajuar nga zhdukja e Luterit përsëri kishin marrë guxim duke dëgjuar për përparimin e Ungjillit në Zvicër.BZ 178.1

    Sa më tepër që forcohej reformacioni në Cyrih, ndikimi i tij në asgjësimin e veseve dhe në mbajtjen e rregullit dhe të bashkimit ndjehej më fuqishëm. “Paqja dhe qetësia janë vendosur në qytetin tonë”—shkruante Cvingli; “Nuk ka më zënka, egoizëm, hipokrizi dhe përçarje. Prej nga mund të vijë harmonia e tillë në qoftë se jo prej Zotit dhe prej shkencës sonë e cila na mbush me paqe dhe devotshmëri!”118Ibid, knj. VIII, gl. 15.BZ 178.2

    Fitoret që i arrinte reformacioni i shtynin ithtarët e Romës që të bënin përpjekje edhe më të vendosura për ta shkatërruar. Duke e parë se kishin arritur pak që me ndjekje ta shpartallonin veprën e Luterit, ata kishin vendosur ta shkatërronin reformacionin me armët e veta. Ishte caktuar debati me Cvinglin. Për të qenë të sigurtë në fitore ata ia dhanë të drejtën vetes që ta caktonin vendin se ku do të mbahej debati si dhe t'i caktonin gjykatësit që të vendosnin se kush kishte të drejtë. Ndërsa kur ta shtinin një herë Cvinglin nën pushtetin e vet do të kujdeseshin që më të mos u dilte dore. Posa të heshtej prijësi—mendonin ata—lëvizja e reformacionit do të ngulfatej shpejtë. Përndryshe, kjo marrëveshje mbahej në fshehtësinë më të madhe.BZ 178.3

    Ishte caktuar që debati të mbahej në Baden mirëpo Cvingli atje nuk qe i pranishëm. Këshilli i qytetit të Cyrihut ia ndaloi predikuesit të vet që t'i ekspozohej në rrezikut të këtillë sepse nuk kishte besim në qëllimet e ithtarëve të papës duke përkujtuar turrat e drujëve dhe zjarrin që ata i ngritnin për pasuesit e Ungjillit në të gjitha kantonet e papatit. Cvingli ishte i gatshëm që t'i priste të gjithë të dërguarit të cilët Roma do t'i sillte në Cyrih, por të shkonte në Baden ku kohë më parë ishte derdhur gjaku i martirëve të së vërtetës nënkuptonte shkuarjen në ballafaqim me vdekjen e sigurtë. Ekollampadi dhe Halleri ishin zgjedhur që ta përfaqësonin reformacionin ndërsa dr. Ek i mbështetur nga shumë njerëz të doktoruar dhe klerikë ishte caktuar për mbrojtës të Romës.BZ 178.4

    Edhe pse Cvingli nuk qe i pranishëm në mbledhje, u ndie ndikimi i tij. Për skribë ishin zgjedhur vetëm ithtarët e papës ndërsa të tjerëve u ishte ndaluar që të merrnin shënime me kërcënime të ndëshktimit me vdekje. Përkundër kësaj, Cvingli çdo ditë e merrte raportin e saktë për atë që flitej në Baden. Një student që merrte pjesë në debate, për çdo mbrëmje shkruante raport për atë që kishte ndodhur gjatë ditës. Dy student të tjerë e kishin marrë për detyrë që këto raporte t'ia dërgonin Cvinglit së bashku me letrat e përditshme të Ekollampadit. Reformatori u përgjigjej duke u dhënë këshilla dhe udhëzime. Letrat i shkruante natën kurse studentët ketheshin në mëngjes me to në Baden. Ata për të mos e shkaktuar dyshimin e rojtarëve në dyert e qytetit bartnin në koka sepete me zogj dhe në këtë mënyrë pa u penguar hynin në qytet.BZ 179.1

    Në këtë mënyrë Cvingli luftonte me armiqët e tij dinakë. Ai bëntë më tepër—thotë Mikoni “me meditimet e veta, me netët pa gjumë, me këshillat dhe udhëzimet se sa të ishte vet i pranishëm në debat në mes të armiqëve të tij”.119D'Aubigné, op. cit, knj. XI, gl. 13.BZ 179.2

    Ithtarët e papës, të fryrë nga siguria për fitore erdhën në Baden me rrobat më të bukura dhe me stolitë e shkëlqyeshme. Ata jetonin në luks; ushqeheshin me ushqime të zgjedhura dhe të begatshme; tavolinat i kishin të mbushura me ëmbëlsirat dhe verërat më të shrenjta dhe më të zgjedhura. Peshën e obligimeve të tyre kishtare e lehtësonin me argëtime dhe gosti. Reformatorët e jepnin një pasqyrë krejtësisht të kundërt. Me dukjen e jashtme të thjeshtë ata në sytë e popullit ishin pak më të mirë se lypsit, ndërsa ushqimi i tyre modest ishte i ngjashëm me ushqimin e asketëve. Nikoqiri ku banonte Ekollampadi e spiunonte atë dhe kur hynte në dhomën e mysafirit të vet gjithnjë e gjente duke studjuar dhe duke u lutur, kështu që me një habi kishte raportuar se “ky heretik ishte shumë besimtar i devotshëm”.BZ 179.3

    Me rastin e hapjes së konferencës, “Ek-u duke u krekosur hipi në foltoren e stolisur me shkëlqim ndërsa Ekollampadi modest dhe i devotshëm i veshur thjeshtë e mori vendin përballë kudërshtarit fodull në një karrigë të thjeshtë”.120Ibid, knj. XI, gl. 13. Ek-u kishte zë kumbues dhe siguri të pakufishme. Floriri dhe lavdia e motivonin ta kishte këtë zell kurse për mbrojtjen e fesë shpresonte se do të shpërblehej begatshëm. Kur nuk kishte mjaft fakte shërbehej me qortime e bile edhe me akuza.BZ 179.4

    Ekollampadi për nga natyra i përmbajtur dhe modest një kohë të gjatë hezitoi të merrte pjesë në debat, por kur vendosi të fliste që më parë e dha deklaratën solemne: “Unë për rregull të fesë e pranoj vetëm Fjalën e Zotit”. I butë dhe njerëzishëm ai u dëshmua gjithashtu edhe tejet i dijshëm dhe i vendosur. Deri sa mbrojtësit e kishës thirreshin vazhdimisht në zakonet kishtare, reformatori fuqishëm i përmbahej Shkrimit Shenjt. “Zakonet”—tha ai—nuk kanë vlerë në Zvicër përveç në qoftë se janë në pajtim me kushtetutën; ndërsa në çështjen e besimit dhe të fesë Bibla është kushtetuta jonë”.BZ 180.1

    Dallimi ndërjmet këtyre dy oratorëve asnjëherë nuk mbeti pa ndikim. Dëshmimi i qetë dhe i qartë i reformatorit, mënyra e tij modeste dhe e butë e mbarshtrimit i përfituan dëgjuesit të cilët duke protestuar i hudhën pohimet krenare dhe përplotë lavdata të Ek-ut.BZ 180.2

    Debati zgjati tetëmbdhjetë ditë. Në fund ithtarët e papës e shpallën veten fitues. Pasi që shumica e delegatëve ishin ithtarë të Romës, kuvendi i shpalli reformatorët humbës dhe i përjashtoi nga kisha së bashku me prijësin e tyre Cvinglin. Mirëpo frytet e debatit dëshmuan se kush kishte të drejtë. Ky debat i dha nxitje edhe më të fuqishme veprës së reformacioni dhe së shpejti pas kësaj edhe qytetet e rëndësishme Berni dhe Bazeli u deklaruan për reformacion.BZ 180.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents