Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    DELJA E HUMBUR.

    Këtë herë, Krishti nuk iu kujtoi njerëzve fjalët e Shkrimeve, por përdori si ilustrime situata të pëijetuara nga ata vetë. Në fushat e gjera në lindje të lumit Jordan kullotnin tufa të mëdha dhe barinjve iu ndodhte shpesh të shkonin e të kërkonin delet e humbura, nëpër grykat dhe nëpër pyjet, që mbulonin kodrat. Në grupin e mbledhur përreth Krishtit kishte barinj si edhe njerëz, që kishin investuar para në gjë të gjallë dhe të gjithë e kuptuan ilustrimin e përdorur prej Tij: uCili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t’i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretëtirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi, derisa ta gjejë”?-Luka 15:4.MNJ2 7.1

    Edhe këta që ju përbuzni, donte të thoshte Jezusi, janë pronë e Perëndisë. Ata i përkasin Atij, pasi Ai i ka krijuar dhe i ka shpenguar dhe në sytë e Tij ata kanë vlerë. Siç i do bariu delet e veta dhe nuk mund të gjejë prehje edhe sikur vetëm njëra t’i ketë humbur, ashtu i do edhe Perëndia ata që janë larguar prej Tij, madje me dashuri akoma më të madhe. Njerëzit mund ta mohojnë dashurinë e Perëndisë, mund të largohen prej Tij dhe të zgjedhin një tjetër mësues, por prapë ata mbeten të Tijtë dhe Ai ka dëshirë të madhe t’i risjellë pranë vetes. Ai thotë: “Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t’i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur’VEzekieli 34:12.MNJ2 7.2

    Bariu i shëmbëlltyrës shkon të kërkojë një dele të vetme, atë të fundit e më pak të rëndësishmen. Si ai, edhe Krishti do të ishte vetëflijuar edhe sikur të kishte patur vetëm një njeri të humbur.MNJ2 7.3

    Delja, që largohet nga tufa është krijesa më e pashpresë. Po nuk doli ta kërkojë bariu, ajo vetë nuk ka për ta gjetur kurrë rrugën e kthimit. Kështu ndodh edhe me njeriun e larguar nga Perëndia. Ai është po aq i pashpresë sa edhe delja e humbur dhe pa ndihmën e dashurisë hyjnore nuk është në gjendje ta gjejë rrugën për t’u kthyer tek Perëndia.MNJ2 8.1

    Bariu, i cili zbulon se i mungon njëra nga delet, nuk mjaftohet me tufën që ka mbërritur shëndoshë e mirë. Ai nuk thotë: uKam nëntëdhjetë e nëntë, ç’më duhet të dal e të kërkoj atë, që ka humbur. Po u kthye vetë do t’ia hap derën e vathës dhe do ta le të hyjë”. Përkundrazi. Sapo e kupton se delja ka humbur, ai nis të shqetësohet e të brengoset, e rinumëron tufën disa herë dhe kur është plotësisht i sigurtë se njëra nga delet i mungon, nuk bie në gjumë, por i lë të nëntëdhjetë e nëntat dhe del në kërkim të saj. Sa më e errët dhe e stuhishme të jetë nata, sa më e rrezikshme udha, aq më i madh është ankthi i bariut dhe aq më i zellshëm kërkimi i tij. Ai bën çdo përpjekje për ta gjetur delen e humbur.MNJ2 8.2

    Imagjinoni çfarë çlirimi duhet të ndiejë bariu, kur dëgjon nga larg blegërimat e saj të para! Duke ndjekur zërin, ai ngjitet në majë të rrëpirave më të thepisura dhe shkon deri në rrëzë të honit, duke vënë në rrezik vetë jetën e tij. Bariu vazhdon të kërkojë, ndërkohë që blegërima bëhet përherë e më e dobët, shenjë kjo, që tregon se delja po i afrohet vdekjes. Por më në fund përpjekja e tij shpërblehet dhe ajo që kishte humbur, gjendet. Bariu nuk e qorton delen e humbur, që i ka shkaktuar kaq shumë kokëçarje, nuk e kthen në vathë, duke e rrahur me shkop e madje nuk e lë as të ecë, teksa kthehen për në shtëpi. Nga gëzimi, ai e ngarkon mbi shpatullakrijesën që dridhet dhe, nëse ajo është plagosur e merr në krahë dhe e mbështjell në gji, që ngrohtësia e zemrës së tij, t’i japë jetë. Mirënjohës që kërkimi nuk i shkoi kot, ai e kthen atë tek tufa.MNJ2 9.1

    Duhet ta falenderojmë Zotin, që shëmbëlltyra nuk përfundon me kthimin e trishtuar e të pafryt të bariut. Shëmbëlltyra nuk flet për një dështim, por për një sukses të shoqëruar nga gëzimi për gjetjen. Kjo histori na siguron se asnjë prej deleve të humbura të tufës së Perëndisë nuk do të harrohet, asnjëra nuk do të mbetet pa u shpëtuar. Secili nga ata, që do të pranojnë të shpaguhen do të shpëtohet prej Krishtit nga humnera e vdekjes dhe nga gjembi i mëkatit.MNJ2 9.2

    Merr kurajo, nëse je i dëshpëruar, edhe sikur të kesh bërë keq! Mos mendo se ndoshta Perëndia do t’i falë shkeljet e tua dhe do të të lejojë të hysh në praninë e Tij. Perëndia e ka bërë tashmë hapin e parë: Kur ti kishe ngritur krye kundër Tij, Ai erdhi të të kërkonte. Me dhembshurinë e bariut, Ai i la të nëntëdhjetë e nëntat dhe doli për të kërkuar nëpër shkretëtirë, atë që kishte humbur. Njeriun e plagosur dhe gati për të dhënë shpirt, Ai e përqafon me dashuri dhe me gëzim e kthen tek vatha.MNJ2 10.1

    Hebrenjtë mësonin se Perëndia e do mëkatarin vetëm pasi ky të jetë penduar. Për ata, pendesa i shërben njeriut për të fituar miratimin e qiellit. Prandaj Farisenjtë bërtitën të habitur e të skandalizuar: uKy i pranon mëkatarët”! Sipas tyre, Ai duhej të lejonte që t’i afroheshin vetëm ata që ishin penduar, por në shëmbëlltyrën e deles së humbur, Krishti na mëson se shpëtimi nuk vjen, sepse ne e kërkojmë Perëndinë, por sepse Ai del të na kërkojë ne: uNuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një”.-Romakëve 3:11, 12. Ne pra, nuk pendohemi, në mënyrë që Perëndia të na dojë, por është Ai që e shfaq i pari dashurinë që ka për ne, në mënyrë që ne të pendohemi.MNJ2 10.2

    Kur delja e humbur kthehet më në fund në shtëpi, mirënjohja e bariut shprehet me këngë gëzimi. Ai thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: “Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time, që më kishte humbur”.- Luka 15: 6. Kështu ndodh edhe atëherë kur Bariu i Madh gjen njërin prej atyre, që janë larguar: qielli dhe toka bashkohen në këngë e falenderime.MNJ2 10.3

    uNë qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen’VLuka 15:7. Ju Farisenjtë, tha Krishti, e mbani veten për favoritët e qiellit, keni besim tek vetja dhe ndjeheni të sigurtë në drejtësinë tuaj. Dijeni pra se, nëse ju nuk keni nevojë të pendoheni, atëherë misioni im nuk ka të bëjë me ju! Unë kam ardhur të shpëtoj të përulurit, ata që e ndiejnë peshën e mjerimit dhe të mëkatit të tyre. Për këta që ju përbuzni, interesohen vetë engjëjt e qiellit. Ju ankoheni dhe talleni me përçmim, kur njëri nga ata bashkohet me mua, por ta dini se engjëjt gëzojnë dhe në oborret atje lart buçet kënga e triumfit.MNJ2 10.4

    Rabinët kishin një shprehje që thoshte se qielli gëzohej, kur dikush që kishte mëkatuar kundër Perëndisë shkatërrohej. Ndryshe nga ata, Krishti na mëson se për Perëndinë, puna shkatërruese është diçka e huaj. Ajo, për të cilën gëzon me të vërtetë qielli është rimëkëmbja e imazhit të Perëndisë tek krijesat e veta.MNJ2 11.1

    Kur dikush, që ka mëkatuar shumë do të kërkojë të kthehet tek Perëndia, ai do të përballet me kritika dhe mosbesim. Do të ketë nga ata, që do të dyshojnë për vërtetësinë e pendesës së tij dhe të tjerë, që do të mërmërisin: uAi nuk ka qëndrueshmëri, nuk besoj se do të zgjasë”. Njerëz të tillë nuk bëjnë punën e Perëndisë, por atë të Satanit, akuzuesit të vëllezërve tanë. Përmes kritikave të tyre i ligu shpreson ta shkurajojë njeriun dhe ta largojë akoma më shumë nga shpresa dhe nga Perëndia. Mëkatari pra, që pendohet, le ta mbërthejë vështrimin mbi gëzimin e madh të qiellit, për kthimin e atij që kishte humbur! Ai le të gjejë prehje në dashurinë e Perëndisë dhe mos e humbtë kurrë kurajon, nga talljet dhe dyshimet e Farisenjve të të gjitha kohëve!MNJ2 11.2

    Rabinët mendonin se shëmbëlltyra e Krishtit kishte të bënte me tagrambledhësit dhe mëkatarët, por ajo ka edhe një kuptim më të gjerë. Delja e humbur nuk përfaqëson vetëm mëkatarin individual, por edhe të vetmen botë, që ka humbur besimin dhe është shkatërruar nga mëkati. Kjo botë mund të krahasohet me një atom të vetëm, përballë zotërimeve të gjera ku qeveris Perëndia, por prapë, pikërisht kjo botë e rënë në mëkat, delja e vetme që ka humbur, është më e çmuar në sytë e Tij sesa të nëntëdhjetë e nëntë të tjerat, që nuk u larguan kurrë nga tufa. Krishti, sovrani i dashur i oborreve qiellore zbriti nga rangu i Tij i lartë dhe hoqi dorë nga lavdia që kishte, bashkë me Atin, për të shpëtuar të vetmen botë që kishte humbur. Për këtë arsye, Ai i la botët e pamëkata qiellore, ato të nëntëdhjetë e nëntat, që e donin dhe erdhi në botën tonë, për t’u “tejshpuar për shkak të shkeljeve tona” dhe për t’u Ushtypur për shkak të paudhësive tona”. (Isaia 53:5.) Perëndia dha Veten në personin e Birit të Tij, që të pëijetonte gëzimin e kthimit të deles, që kishte humbur.MNJ2 11.3

    “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë”.-1 Gjoni 3:1. Dhe Krishti thotë: “Sikurse Ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë”. (Gjoni 17:18), për të plotësuar uatë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha”.-Kolosianëve 1:24. Çdo njeri i shpëtuar nga Krishti është thirrur të punojë në emrin e Tij, për shpëtimin e atyre që kanë humbur. Në Izrael, kjo punë ishte lënë pas dore. A nuk po bëjnë të njëjtën gjë edhe sot, ata që thonë se janë pasues të Krishtit?MNJ2 12.1

    Sa dele të humbura ke kërkuar ti personalisht, i dashur lexues, për t’i sjellë pastaj pranë tufës? Kur u ktheni shpinën atyre, që nuk iu dukën tërheqës apo i mendoni të pashpresë, a e kuptoni se po lini pas dore pikërisht ata, që po kërkon Krishti? Pikërisht në çastin kur ju i ktheni krahët, ata mund të kenë më tepër se kurrë nevojë për dhembshurinë tuaj. Në çdo bashkësi ku adhurohet Perëndia, ka njerëz që dëshirojnë prehje dhe paqe. Jeta e tyre, në dukje mund të ngjajë e shthurur dhe e shkujdesur, por ata nuk janë të pandjeshëm ndaj ndikimit të Frymës së Shenjtë dhe shumë prej tyre mund të fitohen për Krishtin.MNJ2 12.2

    Nëse delja e humbur nuk kthehet pranë tufës, ajo bredh, derisa gjen vdekjen. Kjo ju ndodh edhe shumë njerëzve, të cilët shkatërrohen, pasi askush nuk ju shtrin dorën për t’i shpëtuar. Këta persona mund të ngjajnë të shthurur e të pamend, por nëse edhe ata do të kishin patur të njëjtat përparësi si edhe të tjerët, ndoshta mund të kishin shfaqur veti shumë më fisnike dhe një talent e dobishmëri më të madhe. Engjëjt kanë mëshirë për këta njerëz dhe qajnë për ta, në një kohë kur sytë e njerëzve të tjerë nuk përloten dhe nga zemrat e tyre nuk buron kurrfarë dhembshurie.MNJ2 13.1

    Sa shumë na mungon simpatia e vërtetë ndaj atyre, që tundohen dhe që kanë rënë në mëkat! Sa shumë nevojë kemi të pastrohemi nga vetja dhe të marrim nga fryma e Krishtit!MNJ2 13.2

    Farisenjtë e interpretuan shëmbëlltyrën e Krishtit, si një qortim ndaj tyre. Në vend që ta pranonte kritikën që ata i bënë punës së Tij, Ai i qortoi, pasi kishin lënë pas dore tagrambledhësit dhe mëkatarët. Ai nuk e bëri këtë haptazi, për të mos i mbyllur përfundimisht dyert e zemrave të tyre ndaj mesazhit të Tij, por shembëlltyra që tregoi, i vuri përpara modelit të punës, që Perëndia kërkonte prej tyre dhe që ata nuk e kishin kryer. Sikur të kishin qënë barinj të vërtetë, këta udhëheqës të Izraelit do të kishin bërë punën e bariut. Ata do të kishin shfaqur mëshirën dhe dashurinë e Krishdt dhe do të ishin bashkuar me Të, në misionin e Tij. Refuzimi i tyre provoi se perëndishmëria, që kërkonin të shfaqnin ishte e rreme. Ata, që nuk i pranuan qortimet e Krishtit ishin të shumtë, por disa u bindën nga fjalët e Tij. Mbi ta, pas ngjitjes së Krishtit në qiell, zbriti Fryma e Shenjtë dhe ata u bashkuan me dishepujt e Tij, për të kryer pikërisht punën e përshkruar në shëmbëlltyrën e deles së humbur.MNJ2 13.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents