Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    TALENTI I VETËM

    Njeriu, të cilit i’u besua vetëm një talent “shkoi, hapi një gropë në dhë dhe e fshehu denarin e zotit të vet.”MNJ2 170.1

    Ai, të cilit iu besua dhurata më e vogël ishte ai, që e la atë të papërdorur. Ky shembull shërben si paralajmërim për të gjithë ata, që mendojnë se vogëlsia e aftësive që zotërojnë i përjashton nga detyrimi për t’i shërbyer Krishtit. Nëse do të kishin mundësi të bënin diçka të madhe ai do të angazhohej me kënaqësi, por meqënëse mund të shërbejnë vetëm me gjëra të vogla ata mendojnë se janë të justifikuar edhe po nuk bënë asgjë. Dhe këtu gabojnë. Zoti, kur shpërndan dhuntitë vë në provë karakterin tonë. Njeriu, që nuk e shtoi pasurinë që i ishte besuar tregoi se ishte një shërbyes i pabesë. Edhe sikur të kishte marrë pesë talenta, ai prapë do t’i kishte groposur ashtu siç bëri me talentin e vetëm që iu dha. Shpërdorimi i talentit, që i ishte besuar tregoi se ai i përbuzte dhuratat e qiellit.MNJ2 170.2

    “Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë.” Luka 16:10. Rëndësia e gjërave të vogla shpesh nënvlerësohet për shkak të dimensionit të tyre. Por harrojmë se ato furnizojnë pjesën më të madhe të disiplinës aktuale të jetës. Në të vërtetë nuk ka asgjë jo- thelbësore në jetën e të Krishterit. Rruga e ndërtimit të karakterit tonë do të jetë plot me rreziqe për sa kohë do ta nënvlerësojmë rëndësinë e gjërave të vogla.MNJ2 170.3

    “Kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.” Duke u treguar i padrejtë në kryeijen e detyrave të vogla që i ngarkohen, njeriu i vjedh Krijuesit të vet shërbimin që i detyrohet. Kjo mungesë besnikërie reagon mbi atë vetë. Ai nuk arrin të marrë hirin, fuqinë, forcën e karakterit, që mund të fitohet vetëm duke u dorëzuar plotësisht në duart e Perëndisë. Kur jeton larg Krishtit njeriu bie pre e tundimeve të Satanit dhe bën gabime në punën që kryen për Mësuesin e vet. Duke qënë se nuk udhëhiqet nga parimet e duhura në gjërat e vogla, ai nuk i bindet Perëndisë as në ato të mëdhatë, që ai vetë i konsideron si gjërat më të rëndësishme. Papërsosmëritë e shfaqura gjatë jetës në detaje në dukje të parëndësishme i trashëgojmë edhe në punët me rëndësi. Njeriu vepron në bazë të parimeve, me të cilat është mësuar. Kështu veprimet e përsëritura bëhen zakone, zakonet bëhen trajta të karakterit dhe përmes karakterit vendoset fati i jetës sonë të pëijetshme.MNJ2 171.1

    Vetëm duke u treguar besnik në gjërat e vogla shpirti mund të stërvitet të veprojë me besnikëri edhe në ato çështje që kërkojnë përgjegjësi të madhe. Perëndia i lidhi Danielin dhe pasuesit e Tij me njerëzit më të pushtetshëm të Babilonisë, në mënyrë që këta njerëz paganë të njiheshin me parimet e fesë së vërtetë. Mes një kombi njerëzish idhujtarë, Danieli duhej të përfaqësonte karakterin e Perëndisë. Si u përgatit ai për të qënë i denjë të zinte një pozitë kaq të nderuar e të rëndësishme? Ishte besnikëria me gjërat e vogla, që i dha formë pastaj gjthë jetës së tij. Ai e nderoi Perëndinë edhe me detyrat më të ulëta, dhe Zoti bashkëpunoi me Të. Danielit dhe shokëve të tij Perëndia u dha “njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë.” Danieli 1:17.MNJ2 171.2

    Perëndia na thërret të dëshmojmë për Të në këtë botë, ashtu siç thirri Danielin të dëshmonte për Të në Babiloni. Ai dëshiron që ne të shfaqim para njerëzve parimet e mbretërisë së Perëndisë si në gjërat e vogla ashtu edhe në ato më të mëdhatë e jetës.MNJ2 171.3

    Krishti, gjatë jetës së Tij në tokë u kushtoi vëmendje të madhe gjërave të vogla. Puna e madhe e shpengimit peshoi vazhdimisht mbi shpirtin e Tij. Teksa mësonte dhe shëronte, të gjitha energjitë e Tij trupore dhe mendore ishin të mbingarkuara në maksimum, por prapë, Ai ishte ende në gjendje t’i vinte re edhe gjërat më të thjeshta të jetës dhe natyrës. Mësimet e Tij më instruktive ishin ato, në të cilat përmes gjërave të thjeshta të natyrës Ai ilustronte të vërtetat e mëdha të mbretërisë së Perëndisë. Ai nuk mendohej dy herë për nevojat e shërbyesve të vet më të përulur. Veshi i Tij dëgjonte çdo klithmë të nevojtarëve. Ai e ndjeu prekjen e gruas, që vuante në mes të turmës dhe prekja më e lehtë sillte rezultate përmes besimit. Kur ngriti nga të vdekurit vajzën e Jairit, Ai u kujtoi prindërve të saj se ajo duhej të hante diçka. Kur Ai vetë, me anë të fuqisë së vet të madhërishme u ngrit nga varri, nuk mungoi ta paloste me kujdes rrobën, me të cilën e kishin mbuluar.MNJ2 172.1

    Puna, për të cilën ne si të krishterë jemi thirrur është të bashkëpunojmë me Krishtin për shpëtimin e shpirtrave. Ne kemi lidhur besën me Të për ta realizuar këtë punë së bashku, ndaj lënia e saj pas dore do të thotë mungesë besnikërie ndaj Tij. Por, për ta kryer këtë punë ne duhet të ndjekim shembullin e Tij dhe të tregohemi të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla. Ky është sekreti i suksesit në çdo vijë të përpjekjeve tona si të Krishterë.MNJ2 172.2

    Zoti do që njerëzit e Tij të arrijnë në majat më të larta, në mënyrë që ta përlëvdojnë Atë, duke zotëruar aftësinë që Ai dëshiron t’u japë. Përmes hirit të Perëndisë neve na është siguruar çdo gjë e nevojshme për të dëshmuar se planet tona janë më të mira se ato që ka bota. Ne duhet të shfaqim një epërsi intelektuale e botëkuptimore, në aftësi e njohuri, pasi ne besojmë tek Perëndia dhe tek fuqia e Tij për të vepruar mbi zemrat e njerëzve.MNJ2 172.3

    Ata, që nuk zotërojnë dhunti të mëdha nuk duhet të dekurajohen. Le të përdorin ato që kanë me besnikëri, dhe të hetojnë me besim çdo pikë të dobët të karakterit të tyre, duke u përpjekur me anë të hirit hyjnor ta forcojnë atë. Ne duhet të thurim besnikëri dhe të jemi besnikë në çdo veprim që bëjmë, duke kultivuar ato atribute, që do të na mundësojnë kryerjen e detyrës që na është besuar.MNJ2 173.1

    Zakoni i lënies së gjërave pas dore duhet kapërcyer.MNJ2 173.2

    Shumë vetë mendojnë se edhe gabimet më të mëdha mund të justifikohen, duke thënë harrova. Por a nuk është e vërtetë se edhe ata, ashtu si gjithë të tjerët zotërojnë aftësi të mjaftueshme mendore? Nëse kanë probleme me kujtesën atëherë ata duhet t’i ushtrojnë mendjet e tyre për të qënë regjistruese. Të harrosh, apo të lësh pas dore është mëkat. Nëse iu bëhet zakon t’i lini gjërat pas dore, atëherë ka të ngjarë të lini pas dore edhe shpëtimin e vetë shpirtit tuaj dhe në fund të kohës të zbuloni se nuk jeni të gatshëm të hyni në mbretërinë e Perëndisë.MNJ2 173.3

    Të vërtetat e mëdha duhen shprehur me anë të gjërave të vogla. Feja duhet zbatuar në praktikë edhe gjatë veprimtarive më të parëndësishme të jetës së pëijetshme. Kualifikimi më i madh për çdo njeri është t’i bindet pa dyshim fjalës së Zotit.MNJ2 173.4

    Shumë vetë mendojnë se jeta e tyre nuk ka vlerë pasi nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me ndonjë detyrë fetare, dhe mendojnë se nuk po bëjnë asgjë për çuarjen përpara të mbretërisë së Perëndisë. Por ky është gabim. Nëse puna e tyre është një lloj pune, që duhet bërë nga dikush atëherë ata nuk kanë përse ta akuzojnë veten si të pavlerë në shtëpinë e Perëndisë. Detyrat më të përulura nuk duhen injoruar. Çdo punë e ndershme është një bekim dhe besnikëria e shfaqur aty mund të jetë një stërvitje për detyra të ardhshme me më shumë përgjegjësi.MNJ2 173.5

    Sado e përulur, çdo punë e kryer për Perëndinë, duke iu dorëzuar Atij plotësisht është për Të e pranueshme, sikur të ishte shërbimi më i lartë. Asnjë ofertë e bërë me gjithë zemër e me gjithë shpirt nuk është e vogël.MNJ2 174.1

    Kudo që të ndodhemi, Krishti na fton t’i shfrytëzojmë mundësitë dhe t’i pranojmë detyrat që na paraqiten. Nëse kjo mundësi paraqitet brenda mureve të shtëpisë sonë, atëherë duhet ta pranojmë me gëzim dhe të përpiqemi ta bëjmë shtëpinë tonë një vend të këndshëm. Nënat duhet t’i stërvisin fëmijët e tyre për shërbim. Kjo është një punë për Perëndinë, po aq sa ç’është edhe ajo e pastorëve, që predikojnë nga podiumi. Nëse puna juaj është në kuzhinë, atëherë përpiquni të jeni kuzhinierë të përkryer, duke përgatitur ushqime të shëndetshme, të ushqyeshme dhe të shijshme. Dhe ashtu siç përdomi përbërësit më të mirë, për të përgatitur ushqimin mbani mend ta ushqeni edhe mendjen tuaj me mendimet më të mira. Nëse puna juaj u kërkon të punoni tokën, apo të merreni me çfarëdo lloj pune apo veprimtarie tjetër, përpiquni ta realizoni atë me sukses. Mendoni për atë që bëni. Në të gjitha punët që bëni përfaqësoni Krishtin. Përpiquni të veproni ashtu siç do të kishte vepruar Ai në vendin tuaj.MNJ2 174.2

    Sado i vogël të jetë talenti që ju është besuar Perëndia ka një plan edhe për të. Edhe ai talent, po të përdoret siç duhet do t’ja arrijë qëllimit të përcaktuar. Duke treguar besnikëri në detyra të vogla ne duhet të punojmë në planin e mbledhjes dhe Perëndia do të punojë për ne në planin e shumëzimit. Këto detyra të vogla do të bëhen ndikimet më të çmuara në punën e Tij.MNJ2 174.3

    Besimi i gjallë le t’i përshkojë si një fije ari të gjitha punët dhe veprimtaritë tuaja, përfshi edhe ato më të voglat e më pak të rëndësishmet. Kur kjo të ndodhë, të gjitha punët e përditshme do të promovojnë rritjen e Krishterë. Sytë tanë do të mbeten të mbërthyer mbi Jezusin dhe dashuria për Të do t’i japë një fuqi jetike çdo veprimtarie që do të ndërmerret. Kështu, përmes përdorimit të drejtë të talentave tona ne mund ta lidhim veten me një zinxhir floriri me botën e epërme. Ky është shënjtërimi i vërtetë; pasi shënjtërimi është kryerja me gëzim e detyrave të përditshme, duke iu bindur plotësisht vullnetit të Perëndisë.MNJ2 174.4

    Por shumë të Krishterë presin që t’ju jepet mundësia të bëjnë diçka madhështore. Pasi nuk arrijnë të gjejnë diçka aq të madhe sa të kënaqë ambicjet e tyre ata nuk i kryejnë me besnikëri detyrat e zakonshme të jetës, të cilat ju duken të parëndësishme. Ditë pas dite ata lejojnë t’ju kalojnë pranë shumë mundësi për të shfaqur besnikërinë e tyre ndaj Perëndisë, por nuk i shfrytëzojnë. Dhe, ndërsa qëndrojnë në pritje të ndonjë pune të madhe e të rëndësishme, jeta shkon duke marrë me vete qëllimet e parealizuara dhe punët e pakryera.MNJ2 175.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents