Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    NDIKIMII USHTRUAR

    Jeta e Krishtit kishte një ndikim të pakufishëm, përherë e në rritje, një ndikim që e lidhte Atë me Perëndinë dhe me mbarë familjen njerëzore. Përmes Krishtit, Perëndia e ka shtrirë ndikimin e Tij edhe mbi njeriun, duke e bërë të pamundur për të, të jetojë për vetveten. Secili prej nesh është i lidhur me të tjerët dhe është një pjesë e së tërës së madhe të Perëndisë. Ndaj njëri-tjetrit, ne kemi detyrime të ndërsjellta. Askush nuk mund ta konsiderojë veten të pavarur nga të tjerët, pasi mirëqënia e njërit ndikon mbi gjithë të tjerët. Perëndia dëshiron që secili të ndihet i dobishëm për mirëqënien e të tjerëve dhe të përpiqet për lumturinë e tyre.MNJ2 152.2

    Secili prej nesh krijon dhe shoqërohet nga një atmosferë e vetja, e cila mund të jetë e ngarkuar me fuqinë jetëdhënëse të besimit, me kurajo dhe me shpresë dhe, ku ndihet aroma e mrekullueshme e dashurisë. Por atmosfera mund edhe të jetë e rëndë dhe e ftohtë, e ngarkuar me trishtimin dhe mërzinë e pakënaqësive, apo më keq akoma me thumbin e helmuar dhe vdekjeprurës të mëkatit të ushqyer me vetëdije. Kjo atmosferë, që na rrethon ndikon në mënyrë të ndërgjegjshme, a të pandërgjegjshme mbi ata, që kemi pranë.MNJ2 153.1

    Kjo është një përgjegjësi së cilës nuk mund t’i bëjmë bisht. Fjalët tona, veshjet dhe sjellja jonë, gjithçka që shfaqim ndikon tek të tjerët.MNJ2 153.2

    Nga përshtypja e krijuar prej nesh varen rrjedhoja për mirë a për keq që askush nuk është në gjendje t’i masë. Çdo impuls është një farë, që do të prodhojë një fryt, është një hallkë në zinxhirin e gjatë të ngjarjeve njerëzorte, që nuk dihet deri ku shkon. Nëse i ndihmojmë njerëzit, me anë të shembullit që u japim, të zhvillojnë parime të drejta, ne i pajisim ata me fuqinë për të bërë të mirën. Ata pastaj e ushtrojnë ndikimin e tyre mbi të tjerët dhe këta mbi të tjerë akoma. Në këtë mënyrë, përmes ndikimit tonë të pandërgjegjshëm, me mijëra vetë mund të bekohen.MNJ2 153.3

    Kur hedhim një gur në liqen, mbi sipërfaqen e ujit formohet një valë, pastaj një tjetër, dhe një tjetër e kështu me radhë dhe, ndërsa ato rriten, qarku zgjerohet derisa arrin në bregun tjetër. Kështu ndodh edhe me ndikimin që ushtrojmë ne. Ai vepron mbi të tjerët, për mirë apo për keq dhe ne nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë apo t’i dimë rijedhojat.MNJ2 153.4

    Karakteri është pushtet. Ai, që dëshmon në heshtje një jetë të vërtetë altruiste, dhe të perëndishme ushtron një ndikim të parezistueshëm. Duke shfaqur në jetët tona karakterin e Krishtit, ne bashkëpunojmë me Të në punën e shpëtimit. Në mund të bashkëpunojmë me Të vetëm duke shfaqur në jetët tona karakterin e Tij. Dhe sa më e gjerë të jetë sfera e ndikimit tonë, aq më shumë mirë mund të bëjmë. Kur ata, që thonë se i shërbejnë Perëndisë ndjekin shembullin e Krishtit, duke praktikuar parimet e ligjit në jetët e tyre të përditshme; kur çdo vepër e tyre dëshmon se ata e duan Perëndinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe të afërmit e tyre si vetveten, atëherë kisha do të ketë fuqinë për të lëvizur botën.MNJ2 154.1

    Por nuk duhet asnjëherë të harrojmë se ndikimi mund të përdoret edhe për keq. Ta humbësh shpirtin tënd është diçka e tmerrshme, por të bëhesh shkak për humbjen e shpirtit të dikujt tjetër është akoma më e tmerrshme. Mendimi se ndikimi, që ne ushtrojmë mund të kthehet në personalizëm është i frikshëm, por kjo nuk e bën të pamundur. Shumë nga ata, që thonë se mbledhin bashkë me Krishtin, në fakt vetëm sa i largojnë njerëzit nga Ai. Për këtë arsye kisha është kaq e dobët. Shumë vetë jepen lirisht pas kritikave dhe akuzave. Duke shprehur dyshime, xhelozi dhe pakënaqësi ata bëhen vegla në duart e Satanit. Para se ata ta kuptojnë se çfarë kanë bërë, armiku ia ka arritur, përmes tyre, qëllimit të vet. Përshtypja e të keqes ka mbetur, hija është hedhur dhe shigjetat e Satanit e kanë gjetur shënjestrën e tyre. Mosbesimi, dyshimet dhe pabesia e hapur janë mbërthyer mbi ata, që përndryshe mund ta kishin pranuar Krishtin. Ndërkaq, punëtorët e Satanit i vështrojnë të kënaqur ata, që kanë shtyrë drejt skepticizmit, zemrat e të cilëve janë ngurtësuar ndaj qortimeve dhe lutjeve. Ata i bëjnë qejfin vetes, duke thënë se në krahasim me këta njerëz ata janë të virtytshëm dhe të drejtë. Ata nuk e kuptojnë se këta njerëz të mjerë me karakter të keq janë fryt i gjuhëve të tyre të gjata e të pafre dhe të zemrave të tyre rebele. Këta të tunduar kanë rënë në mëkat, për shkak të ndikimit të tyre.MNJ2 154.2

    Kështu, pra, fatkeqësisht, shpenzimi i kohës me veprimtari të kota, egoizmi dhe mospërfillja e shkujdesur nga ana e atyre, që e quajnë veten të Krishterë po i shtyn sot shumë vetë të largohen nga shtegu, që të çon drejt jetës. Ka shumë vetë që do të kenë frikë ditën e gjykimit të Perëndisë, nga ndikimi për keq që kanë ushtruar.MNJ2 155.1

    Ne mund ta përdorim ashtu siç duhet këtë dhunti vetëm me ndihmën e hirit të Perëndisë. Nuk ka asgjë brenda nesh, që të na ndihmojë të ndikojmë për mirë tek të tjerët. Nëse e kuptojmë se jemi të pashpresë dhe se kemi nevojë për fuqinë hyjnore, atëherë nuk do të kemi më besim tek vetvetja. Ne nuk e dimë se çfarë rezultatesh mund të sjellë një orë, ose një çast i vetëm ndaj nuk duhet ta fillojmë kurrë ditën pa komunikuar më parë me Atin tonë qiellor. Engjëjt e Tij janë caktuar të na ruajnë dhe nëse e vendosim veten nën mbrojtjen e tyre ata do të jenë pranë nesh në çdo situatë të vështirë e të rrezikshme. Edhe atëherë kur, në mënyrë të pandërgjegjshme ne rrezikojmë të ushtrojmë një ndikim të keq, engjëjt do të jenë në krahun tonë dhe do të na shtyjnë të veprojmë ndryshe, duke zgjedhur fjalët që duhet të përdorim dhe, duke ndikuar mbi veprimet tona. Kështu, ndikimi jonë mund të shndërrohet në një mjet të fshehur, por të fuqishëm për t’i tërhequr njerëzit drejt Krishtit dhe botës qiellore.MNJ2 155.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents