Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    FJALA

    Fjala është një dhunti e pushtetshme, që duhet zhvilluar me kujdes. Nga të gjitha dhuratat që kemi marrë nga Perëndia, asnjëra nuk është më në gjendje të shndërrohet në bekim sesa ajo. Me zërin tonë ne bindim dhe joshim, me fjalë ne i ofrojmë lutje dhe lavde Perëndisë dhe po me të njejtën mënyrë i tregojmë të tjerëve për dashurinë e Shpëtimtarit. Sa e rëndësishme është pra ta stërvisim gjuhën, që të jetë sa më e efektshme për të bërë të mirën.MNJ2 148.1

    Kultura dhe përdorimi i drejtë i zërit shpesh lihen pas dore edhe nga njerëzit inteligjentë dhe nga të Krishterët. Ka shumë, që flasin me zë aq të ulët, apo aq shpejt, sa është e vështirë t’i kuptosh. Disa janë gjuhëtrashë, të tjerë kanë tone të larta që u vrasin veshin atyre, që i dëgjojnë. Tekstet e ndryshme, himnet, apo lajmërimet publike përpara bashkësisë lexohen nganjëherë në mënyrë të atillë, saqë është e pamundur t’i kuptosh, duke bërë kështu që përshtypjet që leximi duhet të linte të mos kenë efekt.MNJ2 148.2

    Kjo është një e keqe, që duhet dhe mund të korrigjohet. Bibla na udhëzon si të veprojmë lidhur me këtë çështje. Aty thuhet për Levitët, që ju lexonin njerëzve Shkrimet në ditët e Ezdras: uAta lexonin në librin e ligjit të Perëndisë në mënyrë të qartë, duke shpjeguar domethënien e tij, me qëllim që të kuptonin atë që lexohej.” Nehemia 8:8.MNJ2 148.3

    Kushdo, që përpiqet seriozisht mund të mësojë të lexojë në mënyrë të rijedhshme e të kuptueshme dhe të flasë me një ton të kthjelltë e të plotë, e në mënyrë të qartë dhe bindëse. Po të mësojmë ta bëjmë këtë, efektshmëria jonë si punëtorë për Krishtin do të rritet ndjeshëm.MNJ2 149.1

    Çdo i Krishterë e ka për detyrë t’i ndajë me të tjerët pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit, ndaj edhe duhet të përpiqet që mënyra e tij e të folurit të jetë e përsosur. Ai duhet ta paraqesë Çalën e Perëndisë në një mënyrë të atillë që të lerë mbresa tek dëgjuesi. Perëndia nuk dëshiron që njerëzit, që përdor të jenë të pagdhendur. Ai nuk do që njeriu ta nënvlerësojë apo ta dëmtojë pasurinë hyjnore, që përmes tij i jepet botës.MNJ2 149.2

    Në duhet të vështrojmëjezusin, shembullin e përkryer dhe duhet të lutemi për të marrë ndihmën e Frymës së Shenjtë, me fuqinë e së cilës duhet të përpiqemi të stërvisim çdo organ të trupit tonë për një shërbim të përsosur.MNJ2 149.3

    Kjo është e vërtetë, në mënyrë të veçantë për ata, që mbulojnë detyra publike. Çdo pastor dhe çdo mësues duhet ta mbajë mend se po u jep njerëzve një mesazh, që ka të bëjë me interesat e tyre të pëijetshme. Fjalët e thëna do të përdoren në gjykimin e tyre në fund të kohës. Dhe në disa raste, mënyra e përdorur për ta përcjellë lajmin e mirë do të përcaktojë pranimin, apo hedhjen poshtë të tij. Prandaj pra, fjalët duhen thënë në mënyrë të atillë që të lenë mbresa mbi mendje dhe mbi zemra. Ato duhen shqiptuar ngadalë, qartë dhe solemnisht dhe, të shoqëruara me gjithë zellin e sinqertë që kërkon rëndësia e tyre.MNJ2 149.4

    Zotërimi i kulturës dhe i forcës së duhur në të folur ka të bëjë me çdo aspekt të punës së Krishterë. Ai është pjesë e jetës sonë familjare, si edhe e të gjitha marrëdhënieve tona me të tjerët. Ne duhet të mësohemi të flasim butë, të përdorim një gjuhë të qartë e të kuptueshme, si edhe fjalë të mira e të sjellshme. Fjalët e ëmbla janë si vesa për shpirtin. Shkrimet thonë për Krishtin se buzët e Tij ishin plot nur, që Ai të “mund ta mbante me fjalë të lodhurin.” Psalmi 45:2; Isaia 50:4. Zoti na fton edhe ne: “Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir” (Kolosianëve 4:6) uqë t’u japë hir atyre, që dëgjojnë.” (Efesianëve 4:29)MNJ2 149.5

    Kur kërkojmë t’i korrigjojmë të tjerët ne duhet të tregohemi të kujdesshëm me fjalët që përdorim. Kur duhet të qortojnë, apo të këshillojnë dikë, shumë vetë përdorin fjalë të ashpra e të rënda, që nuk janë të përshtatshme për të shëruar një shpirt të plagosur. Shpesh, për shkak të këtyre fjalëve të gabuara shpirti plagoset dhe ata, që kanë gabuar nxiten drejt rrebelimit. Të gjithë ata, që duan të mbrojnë parimet e të vërtetës duhet të pajisen me dashurinë qiellore. Qortimi, në çdo rrethanë, duhet bërë me dashuri. Vetëm në këtë rast fjalët tona do të shërbejnë për ndryshim dhe nuk do të çojnë në acarim. Kxishti do të na pajisë me fuqinë e duhur përmes Frymës së Shenjtë. Kjo është puna e Tij.MNJ2 150.1

    Asnjë fjalë nuk duhet thënë pa u menduar. Asnjë fjalë e keqe, apo e shëmtuar, asnjë përgjigje e pamenduar, apo sugjerim i papastër nuk duhet t’i shpëtojë nga goja ndjekësit të Krishtit. Apostulli Pal, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë shkruan: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga gojajuaj.” Efesianëve 4:29. Fjalë të këqijajanë të gjitha ato shprehje, që shkojnë kundër parimeve të shenjta dhe fesë së dlirë e të pafëlliqur. Ato përfshijnë aludimet e papastra dhe nxitjen për të bërë të keqen. Nëse nuk u bëhet ballë menjëherë këto mund të çojnë në mëkat.MNJ2 150.2

    Çdo familje dhe çdo i Krishterë e ka për detyrë t’ia presë rrugën Çalëve të këqija. Kur ndodhemi në shoqëri të atyre, që flasin me fjalë të pahijshme, ne e kemi për detyrë të përpiqemi të ndërrojmë bisedë, nëse është e mundur. Me ndihmën e hirit të Perëndisë duhet të hedhim qetësisht Çalë, apo të flasim për një temë tjetër, që do ta kthente bisedën në një drejtim të frytshëm.MNJ2 150.3

    Prindërit e kanë për detyrë t’i mësojnë fëmijët të flasin ashtu siç duhet. Shkolla më e mirë për këtë qëllim është shtëpia. Që në vitet e para të jetës fëmijët duhet të mësohen t’iu flasin prindërve dhe me njëri-tjetrin me respekt dhe dashuri. Ata duhen mësuar se vetëm fjalët e mira, të vërteta dhe të pastra duhet të shqiptohen nga buzët e tyre. Edhe vetë prindërit le të mësojnë çdo ditë në shkollën e Krishtit. Atëherë, duke përdorur mësimet dhe, duke i zbatuar ato në praktikë ata mund t’ju mësojnë fëmijëve të tyre të përdorin një të folur të shëndoshë e të paqortueshëm (Titit 2:8). Kjo është një nga detyrat e tyre më të mëdha e më të rëndësishme.MNJ2 151.1

    Si pasues të Krishtit, ne duhet t’i përdorim ijalët për të ndihmuar dhe inkurajuar njëri-tjetrin në jetën e Krishterë. Duhet gjithashtu t’i ndajmë shumë më shpesh me të tjerët pëijetimet tona me Perëndinë, duke folur për mëshirën dhe mirësinë e Tij, si edhe për dashurinë e pakrahasueshme të Shpëtimtarit. Me Çalët tona duhet të thurim lavde e falenderime. Nëse mendjet dhe zemrat tona do të ishin të mbushura me dashurinë e Perëndisë, atëherë ajo do të shfaqej edhe në bisedat tona me të tjerët dhe nuk do të ishte aspak e vështirë t’i ndanim me ta pëijetimet e jetës sonë shpirtërore. Mendimet e thella, qëllimet fisnike dhe altruiste, kuptimi i qartë i të vërtetës dhe dëshira për perëndishmëri e shenjtëri, do të shfaqen të gjitha në fjalët që përdorni, duke zbuluar natyrën e thesarit të zemrës suaj. Kur fjalët tona të shfaqin karakterin e Krishtit, ato do të kenë pushtet për të fituar njerëzit për Të.MNJ2 151.2

    Ne duhet t’ju tregojmë për Krishtin atyre, që nuk e njohin. Duhet të veprojmë ashtu siç veproi Ai. Kudo që të ndodhej, në sinagogë, duke ecur udhës, në një varkë të larguar pak nga bregu, në gostinë e Fariseut, apo ulur në tryezën e një tagrambledhësi, Krishti u fliste njerëzve për të vërtetat e jetës së përjetshme. Gjërat e natyrës, ngjarjet e jetës së përditshme lidheshin prej Tij me fjalët e të vërtetës. Dëgjuesit e donin Krishtin, sepse Ai shëronte të sëmurët mes tyre, ngushëllonte të brengosurit dhe i merrte në krahë fëmijët e tyre, për t’i bekuar. Kur buzët e Tij hapeshin për të folur, vëmendja e të gjithëve përqendrohej tek Ai dhe çdo fjalë ishte për njërin nga të pranishmit vetë shija e jetës.MNJ2 151.3

    Kështu duhet të ndodhë edhe me ne. Kudo që të jemi, duhet të kërkojmë një mundësi për t’u folur të tjerëve për Shpëtimtarin. Nëse ndjekim shembullin e Kxishtit dhe bëjmë të mirën, atëherë zemrat e atyre, që na rrethojnë do të hapen para nesh, ashtu siç hapeshin para Tij. Jo me nxitim, por me takt dhe dashuri ne mund t’ju tregojmë atyre për Atë, që “dallon ndër dhjetëmijë veta” dhe që është utërheqës në çdo pikëpamje.” Kantiku i kantikëve 5:10,16. Kjo është puna më e rëndësishme, në të cilën mund t’i përdorim aftësitë tona në të folur. Ky talent na jepet që të mund ta paraqesim Krishtin si Shpëtimtarin, që na i fal mëkatet.MNJ2 152.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents