Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    FORCA E INTELEKTIT

    Perëndia na kërkon t’i stërvisim mendjet tona. Ai dëshiron që shërbëtorët e Tij të zotërojnë njohuri dhe aftësi më të mëdha intelektuale sesa njërëzit e botës dhe nuk i pëlqejnë ata, që tregohen tepër të shkujdesur, apo tepër përtacë për t’u bërë punëtorë të aftë dhe të mirëinformuar. Perëndia na fton ta duam me gjithë zemër, me gjithë shpirt, me gjithë forcat dhe mendjen tonë. Kjo na ngarkon me përgjegjësinë e zhvillimit të intelektit deri në maksimum, në mënyrë që të mund ta njohim dhe ta duam Krijuesin tonë me të gjitha aftësitë tona mendore.MNJ2 146.1

    Nëse intelekti kontrollohet nga Shpirti i Shenjtë, sa më imtësisht të zhvillohet, aq më i vlefshëm bëhet ai në shërbim të Perëndisë. Edhe një njeri pa shkollë, i cili ia dedikon jetën e vet Perëndisë dhe dëshiron të ndihmojë të tjerët mund t’i shërbejë Atij. Por ata, të cilët kanë patur mundësinë të studiojnë si duhet, me të njejtën frymë dedikimi mund të kryejnë një punë shumë të madhe për Krishtin. Ata kanë përparësi.MNJ2 146.2

    Zoti do që ne të shkollohemi sa më shumë të jetë e mundur, pa e humbur sysh qëllimin, i cili duhet të jetë ai i përcjelljes së njohurisë së fituar të tjerëve. Askush nuk mund ta dijë se ku dhe si mund t’i kërkojnë të punojë, apo të flasë për Perëndinë. Vetëm Ati ynë qiellor e di se çfarë mund të bëjë me njeriun. Përpara nesh ka mundësi që besimi ynë i dobët nuk është në gjendje t’i dallojë. Mendjet tona duhen stërvitur në mënyrë të atillë që, nëse lind nevoja të jenë në gjendje t’ua paraqesin të vërtetat e fjalës së Tij autoriteteve më të larta të tokës, duke përlëvduar emrin e Tij. Ne nuk duhet të lëmë pa shfrytëzuar as edhe një mundësi të vetme për t’u përgatitur për të punuar për Perëndinë.MNJ2 146.3

    Të rinjtë që kanë nevojë të shkollohen le t’i hyjnë punës me vendosmëri për t’ia arritur qëllimit. Mos prisni që t’ju japin një mundësi; krijojani vetë vetes. Shfrytëzoni çdo situatë që paraqitet. Administroni me kujdes të ardhurat tuaja. Mos i shpenzoni paratë për të kënaqur orekset, apo për t’u dëfryer. Tregohuni të vendosur të bëheni aq të aftë e të dobishëm sa ç’ju do Perëndia. Tregohuni besnikë dhe të kujdesshëm në çdo gjë që bëni. Shfrytëzoni çdo mjet e çdo mundësi që ju jepet për të forcuar intelektin tuaj. Studioni mbi libra, por mos i lini pas dore edhe punët e dobishme të krahut, dhe kështu, me besim, kujdes dhe lutje do të siguroni urtësinë, që vjen nga lart. Kjo do t’ju japë një shkollim të gjithanshëm. Kështu karakteri juaj do të ngrihet dhe do të mund të ndikoni mbi mendjet e njerëzve të tjerë, duke i udhëhequr ata në shtegun e drejtësisë dhe të shenjtërisë.MNJ2 147.1

    Sikur ne të dinim t’i dallonim më qartë mundësitë, që na ofrohen dhe privilegjet që na janë dhënë, atëherë do të arrinim rezultate shumë më të mëdha në punën e vëtëedukimit. Shkollimi i vërtetë shkon përtej asaj që mund t’ju japin universitetet. Studimi i lëndëve shkencore nuk duhet lënë pas dore, por njeriu mund të fitojë një shkollim edhe më të lartë përmes një marrëdhënieje të gjallë me Perëndinë. Çdo student pra, le të marrë Biblën e tij dhe të bashkohet me Mësuesin e madh. Le të stërvitet mendja të ndeshet me probleme të vështira në kërkim të së vërtetës hyjnore.MNJ2 147.2

    Ata, që kërkojnë të pajisen me njohuri në mënyrë që të mund të bëhen një bekim për njerëzit e tjerë, do të bekohen ata vetë nga Perëndia. Aftësitë e tyre mendore do të fuqizohen përmes studimit të fjalës së Tij. Aftësitë e tyre në përgjithësi do të shtohen e zhvillohen dhe mendja e tyre do të fitojë forcë dhe efektshmëri.MNJ2 147.3

    Të gjithë ata, që duan të punojnë për Perëndinë duhet të ushtrojnë vetëkontrollin, pasi ky i ndihmon të arrijnë rezultate shumë me tepër sesa elokuenca, apo talenti. Një njeri i disiplinuar, me inteligjencë mesatare, do të arrijë rezultate shumë më të rëndësishme sesa ata, që kanë një shkollim më të lartë, apo talente më të mëdha, por iu mungon vetëkontrolli.MNJ2 147.4

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents