Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    DOMETHËNIA E SHËMBËLLTYRËS PËR POPULLIN HEBRE.

    Kur Krishti tregoi shëmbëlltyrën e pasanikut dhe të lypësit Llazar, ndër hebrenjtë kishte shumë nga ata, që ishin në gjendjen e mjerueshme të pasanikut dhe i përdornin pasuritë e Perëndisë për t’u dëfryer. Së shpejti, ata do ta dëgjonin vendimin e marrë për ta: uTi u peshove në peshore dhe u gjet që të mungonte diçka”. Danieli 5:27. Pasaniku ishte bekuar me çdo të mirë materiale e shpirtërore, por nuk pranoi të bashkëpunonte me Perëndinë për përdorimin e këtyre bekimeve. Kështu kishte ndodhur edhe me popullin Hebre. Zoti i kishte bërë Hebrenjtë ruajtës të së vërtetës së shenjtë. Ai i kishte caktuar ata shërbëtorë të hirit të tij dhe i kishte pajisur siç duhej, si nga ana materiale, ashtu edhe nga ajo shpirtërore, duke u kërkuar t’i ndanin këto bekime me të tjerët. Atyre u ishin dhënë udhëzime të posaçme, për mënyrën sesi duhej t’i trajtonin vëllezërit e tyre, që kishin rënë në fatkeqësi, të huajt brenda mureve të tyre dhe të varfërit, që jetonin mes tyre. Ata nuk duhej të përpiqeshin të grumbullonin gjithçka për vete, por duhej të kujtoheshin për njerëzit në nevojë dhe t’i ndanin me ta bekimet që Perëndia kishte premtuar t’u jepte në përpjestim të drejtë me dashurinë dhe mëshirën që do të shfaqnin. Por, ashtu si pasaniku, ata nuk e shtrinin kurrë dorën për të lehtësuar nevojat shpirtërore, apo materiale të njerëzimit që vuante. Plot krenari, ata e mbanin veten për popullin e zgjedhur e të bekuar të Perëndisë, por nuk i shërbenin e as nuk e adhuronin Perëndinë. Ata kapeshin fort pas faktit se ishin bij të Abrahamit. “Ne jemi pasardhës të Abrahamit,” thonin me krenari. (Gjoni 8:33). Kur filluan vështirësitë, u fcbulua se ata ishin ndarë nga Perëndia dhe i besonin Abrahamit, sikur ai të ishte Perëndia.MNJ2 83.3

    Krishti dëshironte shumë t’i ndriçonte mendjet e errësuara të hebrenjve. Ai u tha atyre: uPo të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit. Por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri”. Gjoni 8:39,40.MNJ2 84.1

    Krishti nuk i njohu vlera linjës së gjakut. Ai mësoi se lidhja shpirtërore është më e rëndësishme se çdo lidhje natyrore. Hebrenjtë pretendonin se ishin pasardhës të Abrahamit, por duke mos vepruar si ai, ata tregonin se nuk ishin bijtë e tij të vërtetë. Vetëm ata, që shfaqin me prova se janë shpirtërisht në harmoni me Abrahamin, duke iu bindur zërit të Perëndisë konsiderohen trashëgimtarë të vërtetë. Kështu, ndonëse për njerëzit lypësi i përkiste klasës më të ulët të shoqërisë, Krishti e njohu atë, si dikë, me të cilin Abrahami do të lidhte miqësi të ngushtë.MNJ2 85.1

    Pasaniku, ndonëse ishte i rrethuar me tërë të mirat e botës ishte kaq i paditur, saqë e vuri Abrahamin në vendin që i takonte Perëndisë. Nëse do t’i kishte vlerësuar privilegjet e larta, që gëzonte dhe do ta kishte lejuar Shpirtin e Perëndisë ta mbrunte mendjen dhe zemrën e tij, ai do të kishte patur një rang krejt tjetër. Kështu ishte edhe me kombin, që ai përfaqësonte. Nëse do t’i ishin përgjigjur thirrjes së Perëndisë, e ardhmja e tyre do të kishte qënë krejt e ndryshme dhe do të kishin qenë në gjendje t’i dallonin qartë të vërtetat shpirtërore. Ata kishin mjete, të cilat Perëndia do t’i kishte shumëfishuar dhe do të mjaftonin për të bekuar e ndriçuar mbarë botën. Por ata ishin larguar kaq shumë nga Perëndia saqë gjithë jeta e tyre ishte çoroditur. Ata nuk i përdorën dhuratat, që u kishte dhënë Perëndia si administratorë të Tij, në të mirë të së vërtetës dhe të drejtësisë. Ata e harruan përjetësinë dhe rrjedhoja e padrejtësisë së tyre ishte shkatërrimi i kombit.MNJ2 85.2

    Krishti e dinte se, kur Jeruzalemi do të shkatërrohej, Hebrenjtë do ta kujtonin paralajmërimin e Tij dhe kështu ndodhi vërtet. Kur fatkeqësia ra mbi Jeruzalemin, kur njerëzit i pllakosi uria dhe vuajtjet e çdo lloji, ata u kujtuan për fjalët e Krishtit dhe e kuptuan shëmbëlltyrën. Ata i kishin hapur dyert vuajtjes, duke u bërë pengesë që drita e dhënë nga Perëndia të ndriçonte në botë.MNJ2 85.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents