Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    SHËNDETI

    Shëndeti është një bekim, të cilin shumë pak vetë e vlerësojnë ashtu siç duhet, ndonëse aftësitë tona mendore dhe fizike varen kryesisht prej tij. Impulset dhe pasionet tona lindin në trupin tonë, ndaj ai duhet mbajtur në gjendje sa më të mirë fizike dhe nën ndikimet më shpirtërore, në mënyrë që aftësitë tona të gjejnë një përdorim sa më të gjerë.MNJ2 160.2

    Çdo gjë, që e dobëson njeriun fizikisht e dobëson gjithashtu edhe mendjen e tij, duke e bërë atë më pak të aftë të dallojë mes së mirës dhe së keqes. Ne bëhëmi më pak të aftë të zgjedhim atë, që është e mirë dhe kemi më pak fuqi të bëjmë atë, që e dimë se është e mira.MNJ2 160.3

    Keqpërdorimi i forcave tona fizike shkurton periudhën kohore, gjatë së cilës ne mund t’i shërbëjmë Perëndisë dhe na bën të paaftë të realizojmë punën, që Ai na ka ngarkuar. Duke e lejuar veten të krijojë zakone të këqija, duke ndenjur zgjuar vonë natën, duke i plotësuar orekset tona në kurriz të shëndetit ne hedhim themelet e dobësisë. Duke lënë pas dore gjimnastikën dhe, duke i mbingarkuar me punë mendjen dhe trupin ne e shtyjmë sistemin tonë nervor të humbasë drejtpeshimin. Ata, që veprojnë kështu, duke e shkurtuar jetën e tyre dhe duke u bërë të padobishëm për shërbim, pasi nuk i respektojnë ligjet e natyrës janë fajtorë për vjedhje të Perëndisë. Ata vjedhin gjithashtu edhe njerëzit e tjerë. Mundësia për të bekuar të tjerët, pikërisht puna për të cilën Perëndia i ka dërguar në këtë botë, është lënë mënjanë nga mënyra e tyre e të vepruarit. Ata janë bërë të paaftë të kryejnë edhe ato punë, që do të mund t’i kishin kryer në një kohë më të shkurtër. Zoti na quan fajtorë kur, për shkak të zakoneve të këqija, që dëmtojnë shëndetin ne nuk jemi më në gjendje të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit.MNJ2 160.4

    Shkelja e ligjeve fizike është e njëjtë me shkeljen e atyre morale, pasi Perëndia është autori i vërtetë i ligjeve fizike, po aq sa ç’është edhe i ligjeve morale. Ligji i Tij është shkruar me gishtin e Tij mbi çdo nerv, çdo muskul dhe çdo aftësi fizike, që i është dhënë njeriut. Ndaj çdo keqpërdorim i cilësdo pjesë të organizmit tonë është një shkelje e atij ligji.MNJ2 161.1

    Të gjithë duhet të zotërojnë njohuritë e duhura lidhur me trupin e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje ta mbajnë atë në formë për të kryer punën e Zotit. Jeta fizike duhet ruajtur me kujdes dhe duhet zhvilluar në mënyrë që, përmes trajtave njerëzore të gjejë shprehje të plotë natyra hyjnore. Lidhja mes organizmit të njeriut dhe jetës së tij shpirtërore është një nga degët më të rëndësishme të studimit. Kjo temë duhet trajtuar me kujdes, si në shtëpi, ashtu edhe në shkolla. Të gjithë duhet ta dinë sesi është i ndërtuar trupi i tyre dhe të njohin ligjet, që qeverisin jetën. Ai, që me vullnetin e vet nuk pranon të njihet me këto parime dhe për shkak të paditurisë së vet i shkel ato mëkaton kundër Perëndisë. Të gjithë duhet të përpiqen me aq sa kanë mundësi për ta ruajtur dhe përmirësuar jetën dhe shëndetin. Zakonet tona duhen kontrolluar nga mendja, e cila është vetë e kontrolluar nga Perëndia.MNJ2 161.2

    “A nuk e dini,” thotë apostulli Pal, “se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.” 1 Korintasve 6:19,20.MNJ2 162.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents