Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    MIRËSIA DHE DHEMBSHURIA

    Dhembshuria, mirësia, bujaria dhe mësimi i shpejtë i gjërave shpirtërore janë dhurata të çmuara, të cilat e vënë atë që i zotëron përballë një përgjegjësie të madhe. Të gjitha këto aftësi duhen përdorur për t’i shërbyer Perëndisë. Dhe këtu shumë vetë gabojnë. Të vetëkënaqur që zotërojnë këto cilësi të mira, ata nuk i vënë ato në shërbim të të tjerëve. Ata i bëjnë qejfin vetes, duke thënë se po t’ju jepej mundësia, sikur rrethanat të ishin të favorshme ata do të bënin një punë me të vërtetë të madhe e të rëndësishme. Por ata veç rrinë e presin që kjo mundësi t’u vijë në derë. Ata e përçmojnë sjelljen e kurmacit, që me zorr sa i jep ndonjë qindarkë nevojtarëve. Ata e shikojnë se ai po jeton veç për veten e tij dhe po i shpërdoron dhuratat e Perëndisë dhe kënaqen duke e krahasuar veten e tyre me të tillë njerëz mendjengushtë, pasi mendojnë se ata vetë qëndrojnë shumë më lart sesa këta fqinjë të tyre me shpirt të keq. Por, kështu ata mashtrojnë vetveten. Zotërimi i aftësive të papërdorura e bën përgjegjësinë e tyre akoma më të madhe. Ata, që zotërojnë dashuri të mëdha e kanë për detyrë ndaj Perëndisë që t’i përdorin ato, jo vetëm për miqtë e tyre, por për të gjithë ata, që kanë nevojë. Përparësitë shoqërore janë pasuri, që duhen përdorur në të mirë të të gjithë atyre, që jetojnë përreth nesh. Dashuria, që shfaq mirësi vetëm ndaj disave, nuk është dashuri, por egoizëm. Ajo nuk do të veprojë as në të mirë të njerëzve as për lavdinë e Perëndisë. Ata që i lenë dhuratat, që u ka dhënë Perëndia të papërdorura janë edhe më fajtorë sesa ata për të cilët ndiejnë keqardhje. Atyre do t’ju thuhet: “Ju e njihnit vullnetin e zotit tuaj, por nuk e kryet atë.”MNJ2 167.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents