Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    KOHA

    Koha jonë i përket Perëndisë. Çdo çast i jetës sonë është i Perëndisë dhe ne e kemi për detyrë të përpiqemi ta shfrytëzojmë atë më së miri. Për asnjërën nga dhuratat që na ka dhënë, Perëndia nuk do të na kërkojë më shumë llogari sesa për kohën.MNJ2 156.1

    Vlera e kohës është e pallogaritshme. Krishti çmonte çdo çast të jetës dhe ne duhet të veprojmë ashtu si Ai. Jeta është tepër e shkurtër për t’u hedhur tutje. Ne na janë dhënë veç pak ditë për t’u bërë gati për jetën e përjetshme. Nuk kemi kohë për të humbur, apo për t’i dedikuar qejfeve e dëfrimeve egoiste, nuk kemi kohë për indulgjencën e mëkatit. Sot ne duhet të formojmë karakterin për jetën e përjetshme që do të vijë. Sot duhet të përgatitemi për gjykimin hetimor.MNJ2 156.2

    Anëtarët e familjes njerëzore sapo kanë filluar të jetojnë, kur u vjen koha për të vdekur dhe punët e vazhdueshme të botës do të shkojnë kot, nëse në këtë jetë nuk fitojmë njohurinë e duhur lidhur me jetën e pëijetshme. Ai, që e kupton se koha që i është dhënë duhet shfrytëzuar e përgatit veten për një shtëpi dhe jetë të pavdekshme. Ai duhet të gëzohet që ka lindur.MNJ2 156.3

    Ne jemi paralajmëruar ta justifikojmë kohën tonë. Por koha e humbur nuk mund të rifitohet. Ne nuk mund të kthejmë mbrapa as edhe një çast të vetëm. E vetmja mënyrë për të rifituar kohën e humbur është shfrytëzimi sa më efikas i kohës që na ka mbetur, duke bashkëpunuar me Perëndinë në planin e Tij të madh të shpëtimit.MNJ2 156.4

    Ai, që vepron kështu përjeton një shndërrim të karakterit. Ai bëhet një bir i Perëndisë, një anëtar i familjes mbretërore, një fëmijë i Mbretit të qiellit. Ai është gati të shoqërohet me engjëjt.MNJ2 156.5

    Tani e kemi radhën ne të veprojmë për shpëtimin e njerëzve të tjerë. Ka disa, që besojnë se dhënia e parave për kauzën e Krishtit është gjithçka që iu kërkohet. Kështu, koha e çmuar që mund t’ia dedikonin shërbimit për Të kalon e papërdorur. Por është privilegji dhe detyra e të gjithëve t’i shërbejnë Perëndisë në mënyrë aktive. Të gjithë duhet të punojnë për të fituar frymë për Krishtin. Dhurimi i parave nuk mund ta zëvendësojë këtë.MNJ2 157.1

    Çdo çast është i ngarkuar me rijedhoja të përjetshme. Ne duhet të jemi kurdoherë të gatshëm të shërbejmë sapo të na kërkohet. Mundësia që na jepet për t’i folur fjalët e jetës një njeriu të humbur mund të mos përsëritet kurrë më. Perëndia mund t’i thotë atij: “Atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë.” Dhe për shkak të neglizhencës sonë ai mund të mos jetë ende gati. (Luka 12:20). Çfarë do t’i themi Perëndisë ditën e madhe të gjykimit?MNJ2 157.2

    Jeta është diçka tepër solemne për t’iu dedikuar gjërave të përkohshme të kësaj bote, apo për t’u kaluar në një vrapim shqetësimesh dhe brengash lidhur me gjëra, që nuk janë tjetër veçse një atom po t’i krahasosh me interesat e përjetësisë. Por Perëndia na kërkon t’i shërbejmë Atij edhe në çështjet laike të jetës. Zelli i treguar në këtë punë është po aq pjesë e fesë së vërtetë sa ç’është edhe devotshmëria. Bibla nuk flet kurrë për mbështetje ndaj përtacisë. Ajo është mallkimi më i madh, që ka rënë mbi tokën tonë. Çdo burrë e çdo grua, që është konvertuar me të vërtetë do të shërbejë me zell.MNJ2 157.3

    Nga përmirësimi i duhur i kohës sonë varet suksesi ynë në fitimin e njohurive dhe të kulturës. Zhvillimi i intelektit nuk duhet penguar nga rrethanat e pafavorshme si varfëria, prejardhja e përulur etj. Çdo çast duhet bërë thesar. Pak çaste këtu e pak atje, që zakonisht shkojnë dëm me biseda të kota; orët e mëngjesit, që shpesh i harxhojmë kot në shtrat; koha që kalojmë duke udhëtuar nëpër autobuzë, trena e tramvaje, apo duke pritur në stacion; çastet, që kalojnë kur presim për të ngrënë, ato që kalojnë kur presim dikë që vonon në takim - nëse në këto situata do të kishim me vete një libër, atëherë këto çaste të hedhura kot mund të përdoreshin me dobi për të studiuar, apo për të medituar me kujdes.MNJ2 157.4

    Çdo i Krishterë e ka për detyrë të jetë i rregullt, i organizuar dhe i shpejtë. Mungesa e zhvillimit të karakterit është e pajustifikueshme. Kur dikush punon përherë pa arritur ta përfundojë punën e nisur, kjo ndodh, sepse mendja dhe zemra e tij nuk i janë përkushtuar vërtet kësaj pune. Ai, që është i ngadaltë dhe punon i disfavorizuar duhet ta kuptojë se këto gabime duhen korrigjuar. Ai duhet ta stërvisë mendjen për ta përdorur kohën në mënyrë të atillë, që të arrijë sa më shumë rezultate. Përmes taktit dhe metodës shumë vetë janë në gjendje të realizojnë në pesë orë atë, që të tjerë e bëjnë për dhjetë. Disa të tjerë, që merren me punët e shtëpisë i gjen gjithnjë duke punuar, por jo sepse kanë shumë punë, por për faktin se nuk dinë ta organizojnë kohën e tyre. Mënyra e tyre e gabuar e punës i bën të shpenzojnë shumë kohë për të bërë pak gjë. Por të gjithë ata, që dëshirojnë mund t’i kapërcejnë zakonet e tyre të gabuara. Ata duhet të kenë qëllime të përcaktuara mirë në punën e tyre. Duhet të vendosin sa kohë ju duhet për të kryer një punë të caktuar dhe pastaj të bëjnë çdo përpjekje për t’ja arritur qëllimit brenda kohës së caktuar. Me vullnet duart e tyre do të jenë edhe më të shkathta.MNJ2 158.1

    Mungesa e vendosmërisë për të ndryshuar i bën njerëzit të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të gabuar, por nëse ata i stërvisin aftësitë e tyre ata mund të fitojnë aftësi për të kryer punë gjithnjë e më cilësore dhe kudo e kurdoherë do t’i vlerësojnë e nderojnë.MNJ2 158.2

    Shumë fëmijë dhe të rinj e çojnë dëm kohën e tyre pa bërë asgjë, kur mund të ndihmonin fare mirë në punët e shtëpisë, duke treguar kështu se i duan me të vërtetë prindërit e tyre. Të rinjtë mund të marrin pa frikë mbi shpatullat e tyre të fuqishme shumë përgjegjësi, që dikujt i takon t’i mbajë.MNJ2 158.3

    Jeta e Krishtit, duke filluar që nga vitet e hershme të fëmijërisë, ishte një jetë e mbushur me veprimtari. Ai ishte Biri i Perëndisë së Pafundmë, por prapë punonte si zdrukthtar bashkë me të atin, Jozefin. Zanati i Tij është domethënës. Ai kishte ardhur në botë si një ndërtues karakteresh dhe si i tillë çdo gjë, që dilte prej duarve të Tij ishte e përsosur. Çdo punë e kryer nga Krishti shfaqte të njëjtën përsosmëri si edhe karakteri i atyre, që Ai shndërronte përmes pushtetit hyjnor. Krishti është shembulli ynë.MNJ2 159.1

    Prindërit duhet t’ju mësojnë fëmijëve vlerën dhe mënyrën e drejtë të shfrytëzimit të kohës. Duhet t’ju mësojnë atyre se ia vlen të përpiqesh për të bërë diçka, që i sjell bekime njerëzimit dhe Zotit lavdi. Ata mund të jenë misionarë për Perëndinë që në vitet e para të jetës së tyre.MNJ2 159.2

    Prindërit nuk mund të bëjnë mëkat më të madh sesa atëherë kur i lejojnë fëmijët e tyre të rrijnë pa bërë asgjë. Fëmijët kështu, mësohen ta duan dembelizmin dhe kur rriten ata bëhen burra e gra të padobishëm. Kur rriten dhe iu duhet të gjejnë një punë për të jetuar, ata punojnë me përtaci, por prapë presin të paguhen sikur të ishin duke punuar me besnikëri. Mes këtyre njerëzve dhe atyre, që e kuptojnë se duhet të jenë punëtorë besnikë ka një ndryshim jashtëzakonisht të madh.MNJ2 159.3

    Mungesa e respektit, e zellit dhe pakujdesia që shfaqin në punët laike ndikojnë edhe në jetën shpirtërore dhe e bëjnë të pamundur për dikë të punojë me dobi për Perëndinë. Shumë vetë, që përmes një pune të zellshme do të mund të kishin qënë një bekim për botën, janë shkatërruar për shkak të përtacisë. Mungesa e punës dhe e qëllimeve të forta i hap derën njëmijë tundimeve. Shokët e këqinj dhe veset e liga korruptojnë mendjen dhe shpirtin dhe rrjedhoja është shkatërrimi i kësaj jete dhe i asaj që do të vijë.MNJ2 159.4

    Cilado qoftë linja e punës, që kemi zgjedhur, fjala e Perëndisë na mëson të mosjemi “të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbejini Perëndisë.” “Tërë ato, që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde,” “duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.” Romakëve 12:11; Predikuesit 9:10; Kolosianëve 3:24.MNJ2 160.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents