Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    POPULLI HEBRE

    PAS ASAJ të dy bijve, Krishti tregoi shëmbëlltyrën e vreshtit. Tek e para, Ai u kishte shpjeguar mësuesve Hebrenj rëndësinë e bindjes, ndërsa tek e dyta, iu kujtoi atyre bekimet e mëdha, që Perëndia i kishte dhënë Izraelit, në mënyrë që ai të përmbushte kërkesat e Tij. Krishti u tha se po t’i ishin bindur Perëndisë, ata do të kishin qënë në gjendje t’i përmbushnin qëllimet e Tij të lavdishme, por, duke mos pranuar t’i realizonin detyrat që iu ishin ngarkuar, ata nuk i meritonin më bekimet e Perëndisë. Duke iu hapur sytë që të shihnin të ardhmen, Ai iu tregoi shkatërrimin e shpejtë që i priste.MNJ2 100.1

    uNjë njeri mbolli një vresht,” tha Krishti, Uua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë”. Luka 20:9.MNJ2 100.2

    Vreshtin, për të cilin flet Krishti e përshkruan edhe profeti Isaia: “Dua të këndoj për të dashurin tim një kantik të mikut tim lidhur me vreshtin e tij. I dashuri im kishte një vresht mbi një kodrinë shumë pjellore. E rrethoi me një gardh, hoqi gurët, mbolli hardhi të cilësisë më të mirë, ndërtoi në mes një kullë dhe bëri një trokull. Ai priste që të prodhonte rush të mirë”. Isaia 5:1,2.MNJ2 101.1

    Bujku i shëmbëlltyrës zgjodhi një tokë djerrë, e rrethoi, e pastroi nga gurët, e punoi dhe pastaj e mbolli me hardhitë më të mira, duke pritur që ajo t’i jepte një prodhim të bollshëm. Ai priste që kjo copë toke, që ishte tani shumë më me vlerë sesa djerrinat përreth, ta shpërblente, duke i dhënë fryte. Si ai, edhe Perëndia kishte zgjedhur një nga kombet e botës, që të shkollohej dhe përgatitej nga Krishti. Profeti thotë: “Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit, dhe njerëzit e Judës janë mbëltesa e kënaqësisë së tij”. Isaia 5:7. Perëndia e kishte pajisur këtë popull me privilegje të mëdha, duke e bekuar jashtëzakonisht shumë, ndaj edhe priste, që ai ta nderonte, duke dhënë fryte. Izraelitët duhej të shfaqnin parimet e mbretërisë së Perëndisë dhe të përfaqësonin karakterin e Tij, mes një bote ku sundonte ligësia dhe mëkati.MNJ2 101.2

    Ata, duke qënë vreshti i Perëndisë, duhej të jepnin fryte krejt të ndryshme nga ato të kombeve të tjera pagane, popujt idhujtarë të të cilëve udhëhiqeshin nga mëkati. Këta popuj ishin të dhënë pas dhunës dhe krimit, lakmisë, shtypjes dhe sjelljeve më të shthurura dhe frytet e hidhura të rrugës së gabuar që kishin zgjedhur ishin padrejtësia, degradimi dhe mjerimi. Për këtë arsye, fryti i vreshtit të mbjellë nga Perëndia duhet të ishte krejt i ndryshëm.MNJ2 101.3

    Kombi Hebre gëzonte privilegjin të përfaqësonte karakterin e Perëndisë, ashtu siç i ishte shfaqur Moisiut. Kur ai i ishte lutur: “Tregomë lavdinë tënde”!, Zoti i kishte premtuar: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime”. Eksodi 33:18,19. “Pastaj Zoti kishte kaluar pranë tij, duke thirrur: ‘Zoti, Perëndia i pëijetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin’. ” Eksodi 34:6,7. Këto virtyte ishin frytet, që Perëndia priste nga populli i Tij. Përmes dlirësisë së karakterit, shenjtërisë së jetës, mirësisë dhe dhembshurisë, Izraelitët duhej të tregonin se uligji i Perëndisë është i përsosur,“dhe we përtërin shpirtin”. Psalmi 19:7.MNJ2 101.4

    Përmes kombit Hebre, Perëndia kishte për qëllim t’ia shpëmdante bekimet e Tij të mëdha gjithë botës. Me ndihmën e Izraelit, Ai kishte në plan ta përhapte njohurinë e shpëtimit deri në skajet e dheut. Kombet e shthurura e të pafe’ të botës, e kishin harruar Perëndinë, por megjithatë, Ai vendosi të tregohej i mëshirshëm ndaj tyre dhe nuk i zhduku nga faqja e dheut, por iu dha mundësinë të njiheshin sërisht me Të, përmes kishës së Tij. Falë shembullit të popullit të Tij të zgjedhur, Perëndia priste të zinte sërisht, në zemrat e njerëzve, vendin që meritonte.MNJ2 102.1

    Për këtë arsye Ai i bëri thirrje Abrahamit të largohej nga fisi i vet idhujtar dhe e ftoi të jetonte në Kanaan, duke i premtuar: uUnë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim”. Zanafilla 12:2.MNJ2 102.2

    Pasardhësit e Abrahamit, Jakobi dhe trashëgimtarët e tij, u dërguan në Egjypt në mënyrë që, mes njerëzve të atij kombi të madh pagan, të mund të shpalosnin parimet e drejta të mbretërisë së Perëndisë. Qëndrueshmëria morale e Jozefit dhe puna e tij e jashtëzakonshme në mbrojtje të jetës së mbarë popullit Egjiptian ishin një shfaqje e trajtave karakteristike të jetës së Krishtit. Në ato kohë, Jozefi, Moisiu dhe shumë të tjerë si ata ishin dëshmitarë besnikë të Perëndisë.MNJ2 102.3

    Perëndia e shfaqi sërisht fuqinë dhe mëshirën e Vet të madhe, kur e çliroi Izraelin nga Egjipti. Mrekullitë e pushtetshme, që u kurorëzuan me çlirimin e Hebrenjve nga skllavëria dhe marrëdhënia e Tij me ta gjatë endjes në shkretëtirë, nuk ishin një bekim vetëm për ata. Veprat madhështore të Perëndisë duhet të shërbenin si mësime edhe për popujt e tjerë përreth. Zoti tregoi se ishte një Perëndi, pushteti i të Cilit ishte i pakrahasueshëm më pushtetet njerëzore. Mrekullitë që bëri Ai për njerëzit e Tij treguan se pushteti i Tij shtrihej mbi vetë natyrën, po aq sa edhe mbi më të mëdhenjtë, ndër ata që e adhuronin natyrën. Perëndia marshoi mespërmes dheut krenar të Egjiptit, ashtu siç do të marshojë mespërmes tokës në ditët e fundit. I madhërishmi Unëjam, e çliroi popullin e Tij me zjarr e me shtrëngata, me tërmete dhe vdekje. Ai i nxori Izraelitët nga toka e skllavërisë dhe i udhëhoqi në shkretëtirën e madhe “dhe të tmerrshme”, që ishte “vend gjarpërinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë”. Ligji i Përtërirë 8:15. Ai ua shoi etjen, duke nxjerrë për ta ujë nga shkëmbenjtë dhe i ushqeu me “grurin e qiellit”. Psalmi 78:24. Pasi “pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij. Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij. Ashtu si një shqiponjë nxit zogjtë e saj, fluturon mbi të vegjëlit e saj, shtrin krahët e saj, i merr dhe i mbart mbi krahët e saj. Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të”. Ligji i Përtërirë 32:9-12. Kështu pra, Zoti i mori ata pranë Vetes, që të jetonin nën mbrojtjen e Shumë të Lartit.MNJ2 103.1

    Në shkretëtirë, bijtë e Izraelit i udhëhoqi Krishti. Fshehur në kolonën e resë gjatë ditës dhe në atë të zjarrit, gjatë natës, Ai i ruajti nga rreziqet e shkretëtirës dhe i çoi në tokën e premtuar. Para syve të të gjithë kombeve që nuk e pranonin Perëndinë, Ai e themeloi Izraelin si pronën e vet të zgjedhur, si vreshtin e Zotit.MNJ2 104.1

    Perëndia u kishte besuar Hebrenjve edhe orakujt e Tij. Ai e kishte rrethuar Izraelin me një gardh ligjesh, që përmbanin parimet e pëijetshme të së vërtetës, të drejtësisë dhe të dlirësisë. Bindja ndaj këtyre parimeve do ta mbronte popullin dhe do ta shpëtonte nga shkatërrimi, që vjen prej mëkatit. Dhe në mes të tokës që kishte zgjedhur, ashtu si kulla që ngrihej brenda vreshtit, Perëndia ndërtoi tempullin e Tij të shenjtë.MNJ2 104.2

    Krishti vazhdoi të ishte mësues i Izraelitëve edhe pas përfundimit të shtegtimit të tyre në shkretëtirë. Lavdia e Tij ishte kurdoherë e pranishme në tabernakull dhe në tempull. Dashuria dhe mëshira, dhuratat e Tij të paçmueshme ishin vazhdimisht pranë tyre.MNJ2 104.3

    Perëndia dëshironte që populli i Tij, Izraeli, të ishte si një lavd, apo si një këngë gëzimi. Ai u kishte dhënë Hebrenjve çdo bekim shpirtëror dhe gjithçka tjetër, që mund t’i ndihmonte të bëheshin një komb, që do ta përfaqësonte Atë denjësisht.MNJ2 104.4

    Po t’i ishin bindur ligjeve të Perëndisë, ata do të kishin qënë vendi më i tfegatë, ndër kombet e botës. Ai, që mund t’i pajiste me njohuritë dhe aftësinë e duhur për të kryer çdo lloj pune, do të vazhdonte të ishte Mësuesi i tyre dhe do t’i fisnikëronte e lartësonte, po t’i bindeshin ligjeve të Tij. Po të ishin bindur, ata do të ishin mbrojtur edhe nga sëmundjet, që ndërkaq godisnin kombet e tjera dhe do të ishin bekuar, duke fituar zgjuarsi të madhe. Mbarësia e tyre duhej të shfaqte lavdinë, madhështinë dhe pushtetin e Perëndisë. Ata duhej të ishin një mbretëri priftërinjsh dhe princash, ndaj Perëndia i pajisi me çdo gjë të nevojshme për të qënë kombi më i madh i botës.MNJ2 104.5

    Përmes Moisiut, Krishti ua kishte shpjeguar Izraelitëve shumë qartë qëllimin e Perëndisë. Ai i kishte sqaruar mirë kushtet, nga të cilat varej mbarësia e tyre. uTi je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt,” kishte thënë Ai. uZoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qënë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve, që ndodhen mbi faqen e dheut. . . . Prano, pra, që Zoti Perëndia yt është Perëndia, Perëndia besnik, që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre, që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij. . . . respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i respektuar në praktikë. Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë, për të cilën u është betuar etërve tuaj. Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve, dhe të deleve të tua në vendin që u betua t’u japë etërve të tu. Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve. ... Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur”. Ligji i Përtërirë 7: 6, 7, 11-15.MNJ2 105.1

    Nëse ata, pra, do t’i respektonin urdhërimet e Tij, Perëndia premtoi t’u jepte grurë dhe mjaltë me bollëk, premtoi t’i bekonte me një jetë të gjatë dhe t’u tregonte udhën e shpëtimit.MNJ2 105.2

    Adami dhe Eva ishin dëbuar nga shtëpia e tyre në Eden, pasi nuk i ishin bindur Perëndisë, dhe për shkak të mëkatit të tyre, gjithë bota ishte mallkuar. Por, nëse populli i Perëndisë do të ndiqte udhëzimet e Tij, atëherë toka do të rindërtohej, duke fituar pjellorinë dhe bukurinë e dikurshme. Vetë Perëndia u dha atyre udhëzime lidhur me punimin e tokës dhe ata duhej të bashkëpunonin me Të për ta rindërtuar. Kështu, nën udhëheqjen e Perëndisë, e gjithë toka do të bëhej një libër mësimesh praktike i të vërtetave shpirtërore. Pasi, ashtu siç i prodhon toka thesaret e saj, duke iu bindur ligjeve të natyrës të vendosura nga Perëndia, ashtu edhe zemrat e njerëzve, që i binden Atij duhej të shfaqin trajtat e karakterit të Tij. Në këtë mënyrë, edhe paganët do ta pranonin epërsinë e atyre, që i shërbenin dhe adhuronin Perëndinë e gjallë.MNJ2 105.3

    ‘Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t’i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë. Do t’i respektoni pra, dhe do t’i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: ‘Ky komb i madh është një vend i ditur dhe i zgjuar!’ Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë? Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot”? Ligji i Përtërirë 4:5-8.MNJ2 106.1

    Fëmijët e Izraelit duhet ta pushtonin të gjithë territorin, që Perëndia u kishte caktuar. Kombet, që nuk pranonin t’i shërbenin Perëndisë dhe ta adhuronin Atë do të shpronësoheshin. Por Perëndia dëshironte mbi të gjitha që njerëzit të mësonin ta donin për karakterin e Tij të shenjtë, që duhej të shfaqej përmes Izraelit. Ftesa e ungjillit i duhej bërë gjithë botës. Mësimet e shërbesës së flijimeve duhej ta lartësonin Krishtin para gjithë kombeve dhe të gjithë ata, që do ta pranonin do të jetonin. Të gjithë ata, që hiqnin dorë nga idhujtaria, si kanaanitja Rahab dhe moabitja Ruth, për të adhuruar Perëndinë e vërtetë do të bashkoheshin me popullin e Tij të zgjedhur. Ndërsa numri i Izraelitëve do të rritej, kufijtë e tyre do të zgjeroheshin, derisa mbretëria e tyre të mbulonte mbarë botën.MNJ2 106.2

    Perëndia dëshironte ta themelonte mbretërinë e Tij të mëshirës mbi gjithë popujt e botës. Ai dëshironte që bota të mbushej me gëzim dhe paqe dhe e krijoi njeriun që ky të jetonte i lumtur. Ai dëshiron shumë t’i mbushë zemrat e njerëzve me paqen e qiellit, që familjet e tokës të jenë një simbol i familjes së madhe qiellore.MNJ2 107.1

    Por Izraeli nuk e përmbushi qëllimin e Perëndisë. Zoti deklaroi: uTë kisha mbjellë si një vresht fisnik i tërë i cilësisë më të lartë, si ke ndryshuar pra, ndaj meje në degë të degjeneruara vreshti të huaj”? Jeremia 2:21. “Izraeli ishte një vresht i harlisur, që jepte fryt për veten e tij”. Osea 10:1. wKështu pra, o banorë të Jeruzalemit dhe njerëz tëjudës, gjykoni midis meje dhe vreshtit tim. Çfarë mund t’i kisha bërë vreshtit tim që nuk ia kam bërë? Pse, ndërsa unë prisja të më jepte rrush të mirë, ajo më dha rrush të egër? Por tani do t’ju njoftoj atë që gatitem të bëj me vreshtin tim: do ta heq gardhin dhe do ta përpihet krejt, do të shëmb murin e tij dhe atë do ta shkelin. Do ta katandis në një shkretëtirë: as nuk do ta krasis, as nuk do ta punoj me shatë, por do të mbijnë ferra dhe gjemba; dhe do të urdhëroj retë që të mos bjerë shi fare. . . .Ai priste ndershmëri, dhe ja, gjakderdhje, priste drejtësi, dhe ja, britma ankthi”. Isaia 5:3-7.MNJ2 107.2

    Përmes Moisiut, Perëndia e kishte paralajmëruar popullin e Tij edhe për pasojat e pabesisë. Duke e shkelur besën, që kishin lidhur me Të, ata do t’i prisnin marrëdhëniet me Perëndinë dhe nuk do t’i merrnin më bekimet e Tij. wRuhu mirë,” i thotë Moisiu Izraelit, “mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatur urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij, që sot do të japë; e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë deri sa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura, pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët, të shtohet argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua, zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd. . . . Ruhu pra të thuash në zemrën tënde: ‘Forca ime dhe fuqia e dorës sime, m’i kanë siguruar këto pasuri.’... Por në qoftë se ti e harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t’u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri. Do të vdisni si kombet, që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë suaj”. Ligji i Përtërirë 8:11-14, 17, 19,20.MNJ2 107.3

    Hebrenjtë nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Ata e harruan fare Perëndinë dhe privilegjin e madh që kishin si përfaqësues të Tij. Bekimet që kishin marrë nuk i sollën asnjë bekim botës, pasi ata i shfrytëzuan gjithë të mirat e marra për lavdinë e tyre. E grabitën Perëndinë, pasi nuk e kryen shërbimin, që Ai u kishte kërkuar dhe vodhën gjithashtu edhe njerëzit e tjerë të botës, pasi nuk u bënë për ta udhëheqës dhe shembull i shenjtë. Ashtu si banorët e botës përpara përmbytjes, ata ndoqën trillet e zemrave të tyre të liga, dhe kështu bënë që gjërat e shenjta të dukeshin si tallje. Ata thonin: uKy është tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit”!Jeremia 7:4, ndërkohë që e shtrembëronin karakterin e Perëndisë, duke ia çnderuar emrin dhe, duke e ndotur shenjtoren e Tij.MNJ2 108.1

    Bujqit, të cilëve iu ishte besuar vreshti i Perëndisë, nuk i qëndruan besnikë detyrës që iu ishte ngarkuar. Priftërinjtë dhe mësuesit nuk u treguan instruktorë besnikë të popullit. Ata nuk i kushtuan vëmendje mirësisë dhe mëshirës së Perëndisë, dhe as kërkesës së Tij që ta donin e t’i shërbenin. Këta vreshtarë punuan për lavdinë e tyre. Ata dëshironin t’i merrnin për vete frytet e vreshtit; donin të lartësonin dhe të nderonin veten e tyre.MNJ2 108.2

    Faji i krerëve të Izraelit nuk ishte i njëllojtë me fajin e një mëkatari të thjeshtë. Ata ishin zotuar solemnisht para Perëndisë, kishin premtuar të mësonin fjalën e Tij dhe të shfaqnin bindje në jetët e tyre. Por në vend që të vepronin kështu, ata i shtrembëruan Shkrimet dhe i ngarkuan njerëzit me barra të rënda, duke i detyruar të respektonin rite e ceremoni, që përfshinin çdo aspekt të jetës. Njerëzit jetonin në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm, pasi nuk ishin në gjendje t’i përmbushnin kërkesat e rabinëve. Dhe kur panë se ishte e pamundur t’i respektoje urdhërimet e njerëzve, ata lanë pas dore edhe urdhëresat e Perëndisë.MNJ2 109.1

    Zoti i kishte mësuar Izraelit se Ai ishte pronari i vreshtit dhe gjithë pronat, që i kishte dhënë duheshin përdorur për Të. Por priftërinjtë dhe mësuesit nuk e kryenin punën, që parashikonte detyra e tyre e shenjtë sikur të ishin duke administruar pasurinë e Perëndisë. Ata i vidhnin Atij sistematikisht pasuritë dhe mjetet, që u kishte dhënë për ta çuar përpara punën e Tij. Kopracia dhe lakmia e tyre bënë që edhe paganët t’i urrenin dhe të krijonin një ide të shtrembër e të gabuar për karakterin e Perëndisë dhe ligjet e mbretërisë së Tij.MNJ2 109.2

    Perëndia i duroi shkeljet dhe shkaijet e popullit të vet me zemërbutësinë e një ati dhe u përpoq t’i sillte Izraelitët në rrugë të drejtë, herë duke i bekuar e herë duke i ndëshkuar e qortuar. Ai u tregonte mëkatet që kishin bërë dhe priste me durim që ata t’i pranonin. Profetë e lajmëtarë të ndryshëm u dërguan për t’iu kujtuar vreshtarëve të drejtën e Tij, por në vend që t’i mirëprisnin, Izraelitët i trajtuan si armiq, i përndoqën dhe i vranë. Perëndia u dërgoi lajmëtarë të tjerë, por edhe këta u trajtuan njëlloj e madje më keq se të parët.MNJ2 109.3

    Dikur Perëndia bëri një përpjekje të fundit dhe dërgoi Birin e Tij me mendimin: uPër djalin tim do të kenë respekt”! Mateu 21:37. Por rezistenca e deriatëhershme i kishte bërë mendjemëdhenj e të paskrupuj vreshtarët, të cilët i thanë njëri-tjetrit: uKy është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij”. Mateu 21:38. Kështu vreshta do na mbetet neve dhe mund të bëjmë me prodhimin atë që na pëlqen.MNJ2 109.4

    Krerët e Izraelit nuk e donin Perëndinë, ndaj dhe u larguan prej Tij, duke i hedhur poshtë të gjitha thirijet për t’u pajtuar. Krishti, Biri i dashur i Perëndisë erdhi për të mbrojtur të drejtën e të Zotit të vreshtit, por vreshtarët e trajtuan edhe atë me përbuzje, duke thënë: “Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne”. Luka 19:14. Ata e kishin zili Krishtin, për shkak të karakterit të Tij. Mënyra e Tij e mësimdhënies ishte shumë më efikase se ajo e tyrja dhe ata ia kishin frikën suksesit të Tij. Ai i qortoi ata haptazi, i akuzoi për hipokrizinë që shfaqnin dhe ua bëri të qarta rijedhojat e pashmangshme të veprimeve të tyre, duke i zemëruar kështu, jashtë mase. Atyre ju dogjën qortimet e Tij, të cilave nuk mund t’u jepnin përgjigje. Ata e urrenin standartin e lartë të drejtësisë, që Krishti shfaqte vazhdimisht dhe e shikonin se mësimi i Tij e nxirrte në shesh egoizmin e tyre, ndaj vendosën ta vrisnin. Ata e urrenin shembullin e besnikërisë dhe të perëndishmërisë së madhe që Ai shfaqte në çdo gjë që bënte. E gjithë jeta e Tij ishte një qortim për egoizmin e tyre dhe kur erdhi koha e provës përfundimtare, prova që do t’i çonte të bindurit drejt jetës së përjetshme dhe të pabindurit drejt vdekjes së përjetshme, ata e hodhën poshtë Të Shenjtin e Izraelit. Kur iu kërkua të zgjidhnin mes Krishtit dhe Barabas ata bërtitën: “Vraje këtë dhe na liro Barabën”. Luka 23:18. Dhe kur Pilati i pyeti: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?”, ata u përgjigjën egërsisht: “Të kryqëzohet!”. Mateu 27:22. “Ta kryqëzoj mbretin tuaj?”, pyeti Pilati, dhe priftërinjtë dhe krerët iu përgjigjën: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit”. Gjoni 19:15. Kur Pilati lau duart, duke thënë: “Unë jam i pafaj për fatin e këtij të drejti; mendoni ju”, priftërinjtë u bashkuan me turmën e paditur dhe deklaruan me pasion: “Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë”! Mateu 27:24,25.MNJ2 110.1

    Kështu, krerët e Judenjve e bënë zgjedhjen e tyre. Vendimi që morën u rregjistrua në librin që pa Gjoni në dorën e Atij, që ishte ulur mbi fron, libri që asnjë njeri nuk mund të hapte. Vendimi, që morën do të hakmerret ndaj tyre, ditën kur vulat e librit të thyhen nga Luani i fisit të Judës.MNJ2 111.1

    Hebrenjtë mendonin se ishin të zgjedhurit e qiellit dhe se do të lartësoheshin përgjithmonë si kisha e Perëndisë. Ata e mbanin veten për fëmijë të Abrahamit dhe ishin kaq të bindur në palëkundshmërinë e themeleve të mbarësisë së tyre, sa të sfidonin këdo, në qiell, apo në tokë, të vinte e t’ua hiqte të drejtën e tyre. Por, duke jetuar si të pabesë, ata sollën mbi vete dënimin e qiellit dhe ndarjen nga Perëndia.MNJ2 111.2

    Pasi kishte përshkruar, në shëmbëlltyrën e vreshtës, veprën e fëlliqur, me të cilën priftërinjtë do të kurorëzonin vargun e gjatë të ligësive të tyre, Krishti i pyeti: “Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?”. Priftërinjtë e kishin ndjekur rrëfimin me interes të madh, por pa e konsideruar temën të lidhur me ata vetë, ndaj edhe u përgjigjën bashkë me të tjerët: “Ai do t’i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t’ua besojë vreshdn vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin prodhimet në kohën e vet”. Mateu 21: 40,41.MNJ2 111.3

    Me këto fjalë, ata ishin vetëdënuar, pa e kuptuar. Jezusi i vështroi me ngulm dhe ata e kuptuan se sytë e Tij mund të mbërrinin deri në skutat më sekrete të zemrave të tyre. Madhështia e Tij hyjnore dhe fuqia e Tij e pangatërrueshme u shfaqën befas para syve të tyre. Ata panë tek bujqit e shëmbëlltyrës veten e tyre dhe thërritën: “Kështu mos qoftë”. Luka 20: 16.MNJ2 111.4

    Me pikëllim solemn Krishti i pyeti: “A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: ‘Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë’? Prandaj unë po ju them se juve do t’ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe dhe do t’i jepet një kombi, që do ta bëjë të japë fryt. Dhe ai, që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhët copë-copë; dhe ai, mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërmuar”. Mateu 21: 42-44.MNJ2 112.1

    Krishti do ta kishte ndaluar shkatërrimin e Judenjve, sikur njerëzit e këtij populli ta kishin pranuar, por zilia dhe xhelozia i kishin bërë ata të pamëshirshëm. Ata vendosën të mos e pranonin Jezusin e Nazaretit si Mesinë dhe e hodhën poshtë Dritën e botës: që atëherë jetët e tyre u zhytën në një errësirë si ajo e mesnatës dhe dikur kombi Hebre u godit nga shkatërrimi i parashikuar. Shkatërrimi erdhi mbi ta si rijedhojë e urrejtjes së tyre të pakontrolluar; në zemërim e sipër, të verbuar nga urrejtja, ata shkatërruan njëri-tjetrin. Krenaria dhe natyra e tyre kokëfortë dhe rrebele solli mbi ta zemëratën e ngadhnjimtarëve të tyre Romakë.Jeruzalemi dhe tempulli i tij u shkatërruan dhe vendi, ku ndodheshin rrënojat e tyre nisi të lërohej si arë. Fëmijët e Judës pësuan vdekjen më të tmerrshme. Miliona prej tyre u shitën si skllevër në vendet pagane.MNJ2 112.2

    Hebrenjtë dështuan si komb dhe nuk arritën ta përmbushnin planin e Perëndisë, ndaj dhe vreshti iu hoq. Privilegjet, me të cilat ata kishin abuzuar dhe puna, që kishin shpërfillur iu besua të tjerëve.MNJ2 112.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents