Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    SHUMËFISHIMI I TALENTAVE, DUKEIPËRDORUR.

    Talentat e përdorura janë talenta, që shumëfishohen. Suksesi nuk vjen si rrjedhojë e fatit apo e rastësisë. Ai është fryt i punës së Perëndisë, shpërblim i besimit dhe i maturisë, i virtytit dhe përpjekjeve këmbëngulëse. Zoti dëshiron që ne t’i përdorim të gjitha dhuntitë që zotërojmë dhe, nëse veprojmë kështu përfitimet që do të mund të përdorim do të jenë më të mëdha. Ai nuk na pajis me cilësitë, që na mungojnë, në mënyrë të mbinatyrshme, por ndërsa i përdorim ato, që kemi Ai do të punojë me ne për të shtuar dhe fuqizuar çdo aftësi tonën. Fuqia jonë do të rritet me çdo përpjekje të sinqertë e me gjithë zemër që do të bëjmë për t’i shërbyer Zotit tonë. Teksa e dorëzojmë veten për t’u përdorur nga Fryma e Shenjtë, hiri i Perëndisë punon në ne për të mposhtur priijet e vjetra, dhe për të krijuar zakone të reja. Teksa i gëzohemi dhe i bindemi nxitjeve të Frymës, zemrat tona zgjerohen për të mbajtur një sasi përherë e më të madhe të fuqisë së Tij dhe për të bërë një punë më të madhe e më të mirë. Energjitë e fjetura zgjohen dhe aftësitë e papërdorura marrin jetë të re.MNJ2 168.1

    Punëtori i përulur, që i përgjigjet me bindje thirijes së Perëndisë do të marrë me siguri ndihmë nga qielli. Pranimi i një përgjegjësie kaq të madhe e të shenjtë, në vetvete e lartëson karakterin. Ai kërkon vënien në punë të të gjitha aftësive mendore e shpirtërore dhe e forcon dhe e pastron mendjen dhe zemrën. Eshtë e mahnitshme sesi, përmes besimit në fuqinë e Perëndisë, edhe njeriu më i dobët mund të bëhet i fortë, përpjekjet e tij të vendosura dhe rezultatet e punës së tij të jashtëzakonshme. Ai, që fillon vetëm me pak njohuri dhe me përulje i ndan ato që di me të tjerët, teksa kërkon me zell njohuri të tjera do të gjejë gjithë thesarin e qiellit. Sa më shumë të përpiqet t’u japë dritë të tjerëve, aq më shumë dritë do të marrë për vete. Sa më shumë të përpiqesh t’u shpjegosh të tjerëve fjalën e Perëndisë, duke shfaqur dashuri për ta, aq më shumë ajo do t’u bëhet e qartë. Sa më shumë t’i përdorim njohuritë dhe aftësitë tona, aq më shumë njohuri dhe aftësi do të marrim.MNJ2 168.2

    Çdo përpjekje e bërë për Krishtin do të shndërrohet në bekim për ne. Nëse i përdorim pasuritë tona për lavdinë e Tij, Ai do të na japë më shumë. Teksa përpiqemi të fitojmë njerëz për Perëndinë, duke mbajtur peshën e frymëve në lutjet tona, vetë zemrat tona do të rrahin më fort nga ndikimi gjallërues i hirit të Perëndisë; vetë dashuritë tonat do të ndriçojnë me zjarr hyjnor; gjithë jeta jonë e Krishterë do të bëhet më e vërtetë, më e sinqertë, me më shumë lutje.MNJ2 169.1

    Vlera e njeriut matet në qiell sipas aftësisë së zemrave për ta njohur Perëndinë. Kjo njohuri është burimi i çdo fuqie. Kur e krijoi njeriun Perëndia kishte ndër mend ta pajiste atë me të gjitha aftësitë e mendjes hyjnore dhe vazhdon të përpiqet edhe sot ta bashkojë mendjen e njeriut me atë hyjnore. Ai na jep privilegjin të bashkëpunojmë me Krishtin për t’i zbuluar botës hirin e Tij, në mënyrë që ne të mund të marrim më shumë njohuri mbi çështjet qiellore.MNJ2 169.2

    Kur vështrojmë Jezusin ne fitojmë një njohuri më të madhe e më të qartë mbi Perëndinë, dhe teksa vështrojmë ne ndryshojmë. Mirësia dhe dashuria për të tjerët bëhen instiktet tona të zakonshme. Ne zhvillojmë një karakter, që i përngjet shumë atij hyjnor. Duke u rritur në imazhin e Tij ne e zhvillojmë aftësinë për të njohur Perëndinë. Ne fitojmë njohuri përherë e më të mëdha mbi botën qiellore dhe kemi fuqi përherë e më të madhe për të marrë pasuritë e njohurisë dhe urtësinë e pëijetësisë.MNJ2 169.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents