Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    DHUNTI TË TJERA

    Dhuratat e veçanta të Frymës nuk janë dhuntitë e vetme, që përshkruhen në shëmbëlltyrë. Ajo i përfshin të gjitha dhuratat dhe dhundtë, qofshin këto të lindura, apo të fituara gjatë jetës natyrore apo shpirtërore; Dhe të gjitha këto duhet të përdoren për t’i shërbyer Krishtit. Kur vendosim të bëhemi dishepuj, ne e dorëzojmë veten në duart e Tij bashkë me gjithçka që jemi dhe zotërojmë. Ai na i kthen këto dhunti të pastruara e të fisnikëruara, që t’i përdorim për lavdinë e Tij, duke bekuar njerëzit rreth nesh.MNJ2 141.2

    Çdo njeriu Perëndia i ka dhënë “sipas zotësisë së tij”. Dhuntitë nuk shpërndahen në mënyrë arbitrare. Ai, që është i aftë të përdorë pesë, merr pesë, ai që mund të shtojë vetëm dy, merr dy, ndërsa ai, që mund të përdorë me mençuri vetëm një, merr një. Askush nuk duhet të ankohet që nuk ka marrë më shumë dhunti, pasi Ai, që ka vendosur masën për çdo njeri, nderohet njëlloj nga shtimi i secilës sasi, qoftë kjo e madhe apo e vogël. Ai, të cilit i janë besuar pesë talenta duhet të përgjigjet për shtimin e pesë talentave; kurse ai që ka një duhet të përgjigjet për një. Perëndia pret që njeriu t’i kthejë “sipas asaj që ka, dhe jo sipas asaj që nuk ka.” 2 Korintasve 8:12.MNJ2 141.3

    Në shëmbëlltyrë “ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi dhe bëri tregti me to, duke fituar pesë të tjerë. Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi dy të tjerë.” Mateu 25:16, 17.MNJ2 142.1

    Sado të vogla e të parëndësishme të duken dhuntitë që kemi, ato duhen përdorur. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes nuk është: “sa dhunti më janë dhënë”, por: “çfarë do të bëj me atë që kam?” Detyrimi kryesor që kemi ndaj Perëndisë dhe njerëzve të tjerë është zhvillimi i aftësive tona. Nëse dikush nuk i shton çdo ditë aftësitë dhe dobishmërinë e vet, ai nuk po e përmbush qëllimin e jetës së tij. Kur deklarojmë se i besojmë Krishtit ne premtojmë t’i përmirësojmë aftësitë tona si punëtorë të Mësuesit, me aq sa është e mundur dhe duhet të përpiqemi ta zhvillojmë çdo aftësi në nivelet më të larta të përsosmërisë, në mënyrë që të jemi në gjendje të bëjmë sa më shumë vepra të mira që të jetë e mundur.MNJ2 142.2

    Zoti ka një punë të madhe për të bërë dhe do t’i shpërblejë shumëfish në jetën e ardhme ata, që do t’i shërbejnë me besnikëri dhe vullnet në këtë jetë. Zoti i zgjedh bashkëpunëtorët e Tij dhe çdo ditë, në rrethana të ndryshme Ai i vë në provë në planin e Tij të veprimeve. Për çdo përpjekje të sinqertë për të zbatuar planin e Tij, Ai i zgjedh bashkëpunëtorët jo sepse janë të përsosur, por, sepse duke u lidhur me Të, ata mund të bëhen të përsosur.MNJ2 142.3

    Perëndia do të pranojë vetëm ata, që janë të vendosur të synojnë lart. Ai e nxit çdo bashkëpunëtor të Tijin të japë maksimumin. Të gjithëve iu kërkohet përsosmëri morale. Ne nuk duhet kurrë t’i ulim standartet e drejtësisë, për të kënaqur priijet tona natyrore, apo të zhvilluara gjatë jetës, për të bërë të keqen. Ne duhet ta kuptojmë se papërsosmëria e karakterit është mëkat. Të gjitha trajtat e drejta të karakterit i gjejmë tek Perëndia, si një e tërë e përsosur dhe harmonioze dhe kushdo, që e pranon Krishtin si Shpëtimtarin e vet personal ka privilegjin t’i bëjë të vetat ato trajta.MNJ2 143.1

    Ata, që dëshirojnë të bëhen bashkëpunëtorë të Perëndisë duhet të përpiqen të arrijnë përsosmërinë e çdo organi të trupit dhe të çdo aftësie mendore. Shkollimi i vërtetë është përgatitje e fuqive fizike, mendore dhe morale për të realizuar çdo detyrë; ai është stërvitja e trupit, mendjes dhe shpirtit për shërbimin hyjnor. Ky është ai lloj shkollimi, që do të zgjasë deri në pëijetësi.MNJ2 143.2

    Zoti i kërkon çdo të Krishteri të rritet në efektshmëri dhe aftësi në çdo drejtim. Krishti na ka paguar, duke dhënë gjakun e Tij, për të siguruar shërbimin tonë të vullnetshëm. Ai erdhi në botën tonë për të na dhënë një shembull sesi duhet të punojmë dhe me çfarë fryme duhet ta përballojë punën tonë. Ai do që ne të studiojmë mënyrat më të efektshme për ta çuar përpara punën dhe për ta përlëvduar emrin e Tij në botë, duke e kurorëzuar me nder dhe me dashurinë dhe devotshmërinë më të madhe Atin, që ue deshi kaq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të pëijetshme.” Gjoni 3:16.MNJ2 143.3

    Por Krishti nuk na ka thënë asnjëherë se formimi i një karakteri të përsosur është një punë e lehtë. Karakteri krejtësisht fisnik nuk trashëgohet. Ai nuk vjen tek ne rastësisht. Karakteri fisnik fitohet përmes përpjekjeve individuale, përmes meritave dhe hirit të Krishtit. Perëndia na jep talentet dhe aftësinë mendore, kurse karakterin duhet ta formojmë ne vetë. Ai në fakt merr trajtë përmes betejash të ashpra me vetveten. Prirjet e trashëguara duhen luftuar ditë pas dite. Ne duhet ta kritikojmë nga afër veten tonë dhe të mos lejojmë as edhe një trajtë të karakterit tonë të mbesë e pakorrigjuar.MNJ2 143.4

    Askush të mos thotë: nuk kam se çfarë t’i bëj difekteve të karakterit tim. Nëse arrini në këtë përfundim me siguri do ta humbisni jetën e pëijetshme. Mundësia apo pamundësia janë në dorën tuaj. Nëse nuk doni, atëherë nuk keni për të fituar. Vështirësitë e vërteta vijnë nga çthurja e zemrës së pashenjtëruar dhe nga mungesa e vullnetit për t’iu nënshtruar Perëndisë.MNJ2 144.1

    Shumë vetë, të cilët Perëndia i ka pajisur për të kryer punë të shkëlqyera arrijnë të bëjnë fare pak, pasi përpiqen të bëjnë pak. Me mijëra vetë e jetojnë jetën sikur të mos kishin asnjë qëllim të përcaktuar, asnjë standart për të arritur. Njerëz të këtillë do të shpërblehen në bazë të veprave të tyre.MNJ2 144.2

    Mbani mend se nuk do të mund të arrini një standart më të lartë sesa ai që vendosni. Prandaj, vendoseni lart objektivin tuaj dhe pastaj, hap pas hapi, edhe sikur të kërkojë përpjekje të dhimbshme, vetëmohim dhe sakrifica, ngjitjuni shkallës së progresit deri lart. Mos lejoni asgjë që t’ju pengojë. Asnjë qënie njerëzore nuk është lidhur aq pazgjidhshëm në rrjetën e fatit sa të jetë e detyruar të mbesë e pashpresë dhe e pasigurtë. Rrethanat kundërshtare duhet të zgjojnë një reagim të vendosur për t’i kapërcyer. Rrëzimi i një pengese do të na japë kurajo dhe aftësi më të mëdha për të shkuar përpara. Vazhdoni me këmbëngulje në drejtimin tuaj dhe rrethanat do të bëhen aleatet tuaja dhe jo më pengesa.MNJ2 144.3

    Kërkoni me ambicje, për lavdinë e Mësuesit tuaj, t’i zhvilloni të gjitha dhuntitë e karakterit.Ju duhet t’i pëlqeni Perëndisë në gjithçka që bëni për të ndërtuar karakterin tuaj. Kjo është diçka e realizueshme; Enoku i pëlqeu Perëndisë edhe pse jetonte në një epokë të degjeneruar. Si ai ka edhe të tjerë në ditët tona.MNJ2 145.1

    Bëhuni si Danieli, burrë shteti besnik dhe njeri që asnjë tundim nuk mundi ta korruptonte. Mos e zhgënjeni Atë, që ju deshi aq shumë saqë dha jetën e Tij për të fshirë mëkatet tuaja. Ai thotë: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë.” Gjoni 15:5. Mbajeni mend këtë. Nëse keni gabuar, do të fitoni me siguri, nëse i dalloni gabimet tuaja dhe i trajtoni ato si sinjale paralajmëruese. Në këtë mënyrë, humbjen do ta ktheni në fitore, duke e zhgënjyer armikun dhe duke e nderuar Shpëtimtarin tuaj.MNJ2 145.2

    Karakteri i formuar sipas trajtave hyjnore është e vetmja pasuri, që mund të marrim me vete nga kjo botë në tjetrën. Ata, që shkollohen nga Krishti në këtë botë, do t’i marrin me vete mësimet e fituara në shtëpitë e tyre në qiell. Edhe kur të mbërrijmë atje ne do të vazhdojmë të përmirësohemi vazhdimisht. Shikoni pra sa i rëndësishëm është zhvillimi i karakterit në këtë jetë.MNJ2 145.3

    Qëniet qiellore do të bashkëpunojnë me njeriun, që kërkon me besim këmbëngulës përsosmërinë e karakterit, që i lejon të veprojë në mënyrë të përsosur. Krishti i thotë të gjithë atyre, që janë të përfshirë në këtë përpjekje: “Unë jam në të djathtën tënde.”MNJ2 145.4

    Kur vullneti i njeriut bashkëpunon me vullnetin e Perëndisë ai bëhet i gjithëpushtetshëm. Perëndia mundëson realizimin e çdo pune të porositur nga Ai vetë. Të gjitha urdhërat e Tij janë të realizueshëm përmes forcës që jep Ai vetë.MNJ2 145.5

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents