Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    KTHIMI I TALENTAVE

    “Mbas një kohe të gjatë u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta.” Kur Zoti t’u kërkojë llogari shërbëtorëve të Tij, kthimi i çdo talenti do të hetohet me kujdes, pasi puna e kryer shfaq karakterin e punëtorit.MNJ2 175.2

    Ata, që kanë marrë pesë dhe dy talenta ia kthejnë Zotit të tyre, dhuratat e marra prej Tij bashkë me interesat.MNJ2 175.3

    Duke vepruar kështu ata nuk kërkojnë të vënë në dukje meritat e veta. Talentat, që po kthejnë janë ata që ju ishin besuar; ata vërtet kanë nxjerrë fitim duke i shtuar, por pa talentat e fillimit nuk do të kishin mundur të bënin asgjë. Ata e kuptojnë se kanë bërë thjesht detyrën e tyre. Kapitali i përkiste Perëndisë dhe shtimi i përket po Atij. Sikur Shpëtimtari të mos kishte hedhur mbi ta dashurinë dhe hirin e Tij ata do të kishin qënë të falimentuar për gjithë përjetësinë.MNJ2 175.4

    Por kur Mësuesi merr talentat, Ai e aprovon sjelljen e shërbëtorëve dhe i shpërblen ata sikur meritat të ishin të gjitha të tyret. Ai është i gëzuar dhe i kënaqur. Ai është i mbushur me kënaqësi që ka mundësinë t’i bekojë. Për çdo shërbim dhe çdo sakrificë që kërkon prej tyre Ai i shpërblen atajo sepse i ka gjë borxh, por sepse zemra e Tij është e mbushur plot e përplot me dashuri dhe butësi.MNJ2 176.1

    uTë lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik,” thotë Ai, “ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd.” Mateu 24: 21.MNJ2 176.2

    Besnikëria ndaj Perëndisë, si edhe shërbimi me dashuri janë ato që fitojnë aprovimin hyjnor. Çdo impuls i Frymës së Shenjtë, që i çon njerëzit drejt mirësisë dhe Perëndisë është i shënuar në librat e qiellit dhe në ditën e Perëndisë punëtorët, përmes të cilëve Ai i ka realizuar qëllimet e veta do të përgëzohen.MNJ2 176.3

    Ata do të hyjnë në gëzimin e Zotit kur të shohin në mbretërinë e Tij ata, që janë shpëtuar përmes tyre. Dhe atyre do t’ju jepet privilegji të punojnë atje, pasi janë përgatitur për atë punë, duke punuar për Të këtu. Karakteri ynë i tanishëm dhe shërbimi i shenjtë i kryer këtu në tokë do të pasqyrohen edhe në trajtat tona qiellore. Krishti tha për veten: “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer” Mateu 20:28. Kjo, pra, puna e Tij këtu në tokë është edhe puna e Tij në qiell. Dhe shpërblimi ynë për punën me Krishtin në këtë botë është fuqia më e madhe dhe privilegji i madh për të punuar me Të edhe në botën që do të vijë.MNJ2 176.4

    “Në fund erdhi edhe ai, që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: “Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë, prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej.” Mateu 24: 24.MNJ2 176.5

    Në këtë mënyrë, njerëzit justifikojnë lënien pas dore të dhuratave të Perëndisë. Ata e mendojnë Perëndinë të rreptë e tiran, si dikë që i heton vazhdimisht për të zbuluar gabimet e tyre dhe për t’i gjykuar. Ata e akuzojnë se kërkon të marrë atje ku nuk ka dhënë dhe të korrë atje ku nuk ka mbjellë.MNJ2 177.1

    Ka shumë vetë, që e akuzojnë Perëndinë në zemrat e tyre se është një zot i rreptë, pasi kërkon prej tyre t’i shërbejnë dhe t’i japin ato që zotërojnë. Por ne nuk mund t’i japim Perëndisë asgjë, që nuk i përket Atij që më parë. “Të gjitha gjërat vijnë nga ti,” tha mbreti David; “dhe ne të kemi kthyer thjesht atë, që kemi marrë nga dora jote.” 1 Kronikave 29:14. Të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë, jo vetëm sepse i ka krijuar Ai, por edhe sepse ka paguar çmimin e shpengimit të tyre. Të gjitha bekimet që marrim në këtë botë, si edhe ato që do të marrim në botën që do të vijë na jepen të vulosura me vulën e kryqit të Kalvarit. Prandaj akuza se Perëndia është një zotëri i rreptë, që korr atje ku nuk ka mbjellë është e gënjeshtërt.MNJ2 177.2

    Zotëria nuk e hedh poshtë akuzën e shërbëtorit të keq, pavarësisht se është e padrejtë, por duke iu përgjigjur me po ato argumenta që sjell ai i tregon se sjellja e tij është e pajustifikueshme. Atij i ishin dhënë shumë mundësi për ta shtuar talentin, që i ishte besuar. “Ti duhet t’ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.” Mateu 24: 27.MNJ2 177.3

    Ati ynë qiellor nuk kërkon prej nesh as më pak e as më shumë, sesa ajo që na lejojnë të bëjmë aftesitë, që Ai na ka dhënë. Ai nuk i ngarkon shërbëtorët e vet me pesha, që ata nuk janë në gjendje t’i mbajnë. “Ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.” Psalmi 103:14. Ne mund t’i japim Atij, me ndihmën e hirit hyjnor gjithçka që na kërkon.MNJ2 177.4

    “Kujt iu dha shumë do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë.” Luka 12:48. Secili prej nesh do të konsiderohet përgjegjës edhe për një presje më pak sesa ç’ka patur mundësi të bëjë. Zoti e mat me saktësi çdo mundësi për të shërbyer. Aftësitë e papërdorura do të llogariten po aq sa edhe ato që janë përmirësuar. Perëndia na quan përgjegjës për atë ç’ka mund të ishim bërë, duke i përdorur ashtu siç duhej talentat, që Ai na ka besuar. Ne do të gjykohemi në bazë të asaj që mund të kishim bërë, por nuk e bëmë, sepse nuk i përdorëm aftësitë tona për të përlëvduar Perëndinë. Edhe nëse nuk do t’i humbasim shpirtërat tanë ne do t’i kuptojmë në përjetësi rijedhojat e talentave të papërdorura. Për të gjithë njohurinë dhe aftësitë, që mund të kishim fituar dhe nuk fituam do të ketë një humbje të përjetshme.MNJ2 178.1

    Por kur ne i dorëzohemi plotësisht Perëndisë dhe ndjekim, në punën tonë, udhëzimet e Tij Ai bëhet atëherë drejtëpërdrejtë përgjegjës për realizimin e saj me sukses. Ai nuk do që ne ta hamendësojmë suksesin kur punojmë me ndershmëri. Ne nuk duhet të mendojmë për asnjë çast se edhe mund të dështojmë. Ne duhet të bashkëpunojmë me Krishtin, i cili nuk njeh dështim.MNJ2 178.2

    Ne nuk duhet të flasim për dobësitë dhe paaftësitë tona. Kjo do të ishte një shprehje e hapur e mosbesimit ndaj Perëndisë, një mohim i fjalës së Tij. Kur ne ankohemi për shkak të barrave që mbajmë, ose i hedhim poshtë përgjegjësitë, që Ai na kërkon të mbajmë, ne po themi praktikisht se Ai është një zot i rreptë, që kërkon prej nesh atë që nuk na ka dhënë mundësi të bëjmë.MNJ2 178.3

    Shpeshherë ne jemi të prirur ta quajmë përulësi frymën e shfaqur prej shërbëtorit përtac. Por përulësia e vërtetë është krejt e ndryshme. Të vishesh me përulësi nuk do të thotë se duhet të varfërohemi në intelekt, të mos kemi asnjë ambicje, të tregohemi frikacakë në jetë, duke mos pranuar të marrim asnjë barrë, nga frika se mos nuk i realizojmë dot me sukses. Përulësia e vërtetë i përmbush qëllimet e Perëndisë, duke u varur prej fuqisë së Tij.MNJ2 178.4

    Perëndia i realizon qëllimet e Tij përmes atij që do. Nganjëherë Ai zgjedh mjetet më të përulura për të kryer punët më të rëndësishme, pasi fuqia e Tij shfaqet përmes dobësisë së njerëzve. Ne kemi standartin tonë dhe me anë të tij e quajmë një gjë të madhe e një tjetër të vogël; por Perëndia nuk vlerëson sipas rregullave tona. Ne nuk duhet të mendojmë se ajo, që për ne është e madhe është e madhe edhe për Perëndinë, apo se ajo, që është e vogël për ne është e tillë edhe për Atë. Nuk është detyra jonë të gjykojmë talentat tona apo të zgjedhim punën tonë. Ne duhet të pranojmë detyrat, që na ngarkon Perëndia, duke i kryer ato për hatrin e Tij dhe, duke shkuar gjithnjë tek Ai për të gjetur prehje. Cilado qoftë puna jonë, Perëndia nderohet nga shërbimi, që i dhurohet me gjithë zemër. Ai gëzohet kur ne i pranojmë detyrat tona me mirënjohje, duke u gëzuar që na kanë quajtur të denjë për të qënë bashkëpunëtorë me Të.MNJ2 179.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents