Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    FUQIA

    Ne duhet ta duam Perëndinë jo vetëm me gjithë mendjen dhe zemrën tonë, por edhe me gjithë forcat tona. Kjo do të thotë se duhet t’i përdorim me zgjuarësi të gjitha aftësitë tona fizike.MNJ2 162.2

    Krishti ishte një punëtor i vërtetë, si në fushën shpirtërore, ashtu edhe në atë laike dhe në të gjitha punët që bënte Ai shfaqte vendosmërinë për të bërë vullnetin e Atit të Vet. Çështjet e tokës dhe të qiellit janë shumë më të lidhura me njëra-tjetrën dhe sesa ç’mendojnë shumica e njerëzve dhe kontrolli i Krishtit mbi to është gjithashtu shumë më i drejtëpërdrejtë se ç’mendohet.MNJ2 162.3

    Krishti ishte Ai, që planifikoi ndërtimin e tabernakullit të parë mbi tokë. Ai dha gjithashtu të gjitha udhëzimet lidhur me ndërtimin e tempullit të Solomonit. Ai, që gjatë jetës së Tij mbi tokë punoi si marangoz në fshatin e Nazaretit ishte arkitekti hyjnor, që vizatoi planin e ndërtesës së shenjtë ku emri i Tij do të nderohej.MNJ2 162.4

    Krishti ishte Ai, që i pajisi ndërtuesit e tabernakullit me aftësitë e nevojshme për të realizuar veprat më të bukura e mjeshtërore. Ai tha: “Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës; dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe me çdo shkathtësi. . . . Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danëve; dhe shtiva dituri në mendjet e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato, që të kam urdhëruar.” Eksodi 31: 2-6.MNJ2 162.5

    Perëndia dëshiron që punëtorët e tij në çdo linjë ta shikojnë atë si Dhënësin e gjithçkaje që zotërojnë. Të gjitha shpikjet dhe përmirësimet e drejta e të dobishme e kanë burimin tek Ai, këshillat e të cilit janë të mahnitshme dhe punët e të cilit janë të shkëlqyera. Dora e aftë e kirurgut, pushteti i tij mbi nervat dhe muskujt, njohuria e tij rreth organizmit delikat të trupit janë njohuri, që vijnë nga pushteti hyjnor për t’u përdorur për shërimin e të sëmurëve. Zotësia me të cilën farkëtari përdor çekiçin, fuqia e kovaçit, që e shndërron shufrën e ndezur të hekurit në një unazë, të gjitha vijnë nga Perëndia. Ai i ka pajisur njerëzit me dhunti dhe pret që ata t’i drejtohen atij për t’u këshilluar. Çfarëdo që të bëjmë, në cilëndo fushë të punës të ndodhemi, Ai dëshiron t’i ketë mendjet tona nën kontroll, që ne të mund ta kryejmë detyrën tonë me përsosmëri.MNJ2 163.1

    Feja dhe punët nuk janë dy gjëra të ndara; ato janë një. Feja e Biblës duhet ndërthurur me çdo gjë që bëjmë dhe themi. Qëniet njerëzore dhe ato hyjnore duhet të bashkërendojnë punën e tyre si në fushën shpirtërore ashtu edhe në atë materiale. Ato duhet të veprojnë të pandara në çdo përpjekje njerëzore, në punët mekanike dhe bujqësore, në sipërmarrjet tregtare dhe shkencore. Bashkëpunimi duhet të shtrihet në çdo fushë të veprimtarisë së Krishterë.MNJ2 163.2

    Perëndia i ka shpallur parimet mbi të cilat dhe vetëm mbi të cilat mund të ndërtohet kjo marrëdhënie bashkëpunimi. Lavdia e Tij duhet të jetë qëllimi i të gjithë atyre, që punojnë bashkë me Të. Çdo punë e jona duhet kryer për dashurinë e Perëndisë dhe në përputhje me vullnetin e Tij.MNJ2 163.3

    Kryerja e vullnetit të Perëndisë është po aq thelbësore kur jemi duke punuar në ndërtim, sa edhe kur jemi duke marrë pjesë në një ceremoni fetare. Dhe, nëse punëtorët i kanë bërë pjesë të karakterit të tyre këto parime, atëherë në çdo punë që do të bëjnë ata do të rriten në hir dhe njohuri.MNJ2 164.1

    Por Perëndia nuk do t’i pranojë dhuntitë dhe shërbimet tona, edhe sikur këto të jenë të mëdha e te shkëlqyeshme, nëse ne nuk e flijojmë veten tonë në altarin e Tij, si një fli e gjallë. Rrënja duhet të jetë e shenjtë, përndryshe frytet nuk mund të jenë të pranueshme për Perëndinë.MNJ2 164.2

    Perëndia i bëri Danielin dhe Jozefin administratorë të shkathët. Ai mundi të punojë me ta, sepse qëllimi i tyre në jetë nuk ishte plotësimi i tekave të veta, por plotësimi i qëllimeve të Perëndisë.MNJ2 164.3

    Rasti i Danielit mund të na shërbejë si mësim. Ai na zbulon faktin se një administrator nuk është detyrimisht një njeri i rreptë dhe i ngurtë në veprimet e tij. Ai mund të mësohet prej Perëndisë në çdo hap. Danieli, kur ishte kryeministër i mbretërisë së Babilonisë ishte njëherazi edhe profet i Perëndisë, që merrte dritën e frymëzimit hyjnor. Burrat e shtetit të kësaj bote përqasen në fjalën e Perëndisë me barin dhe lulet e fushës, që rriten dhe thahen shpejt. Por Zoti do që t’i shërbejnë njerëz të mençur, të aftë për të kryer punë të ndryshme. Ka nevojë edhe për biznesmenë, të cilët do ta ndërthurin punën e tyre me parimet e mëdha të së vërtetës. Dhe dhuntitë e tyre duhen përsosur përmes studimit dhe përgatitjes së detajuar. Nëse ka disa, që duhet medoemos të përpiqen ta përmirësojnë mjeshtërinë e tyre, për t’u bërë më të urtë e më të efektshëm, këta janë ata, që po i përdorin aftësitë e tyre për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në botën tonë. Shkrimet na thonë për Danielin se edhe pas kontrolleve më të rrepta e më të imtësishme dokumentat e lidhura me punën e tij nuk paraqesnin as më të voglin gabim, apo pakorrektësi. Ai është një shembull i përkryer i asaj që mund të bëhet çdo sipërmarrës. Historia e tij na tregon se çfarë është në gjendje të bëjë një njeri, i cili i dedikohet Perëndisë me mish e me shpirt.MNJ2 164.4

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents