Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    PARATË

    Perëndia i pajis njerëzit edhe me të ardhura dhe u jep atyre aftësinë për t’u pasuruar. Toka e zhuritur vaditet nga vesa dhe shiu freskues i qiellit, që dërgon Perëndia, i Cili i jep asaj edhe dritën e ngrohtë të diellit, që e bën natyrën të gjallërohet, i bën bimët të mbijnë, të çelin e të japin fryte. Perëndia kërkon që një pjesë e këtyre bekimeve t’i kthehet Atij.MNJ2 165.1

    Paratë tona nuk na janë besuar që me to të nderojmë e të përlëvdojmë veten tonë. Përkundrazi, si shërbëtorë besnikë ne duhet t’i përdorim ato për të nderuar dhe përlëvduar Perëndinë. Disa persona mendojnë se Zotit i përket vetëm një pjesë e të ardhurave të tyre. Kështu, pasi e heqin mënjanë një pjesë të të ardhurave të tyre për qëllime fetare apo bamirësie, ata mendojnë se ajo që mbetet ju përket dhe me të mund të bëjnë ç’të duan. Por këtu gabojnë. Gjithçka që zotërojmë i përket Perëndisë dhe duhet të përgjigjemi përpara Tij për mënyrën sesi i përdorim të ardhurat tona. Mënyra sesi përdorim çdo qindarkë tregon nëse e duam me të vërtetë Perëndinë dhe fqinjin tonë si vetvetja.MNJ2 165.2

    Paraja ka një vlerë të madhe, pasi me të mund të bëhen të mira të mëdha. Në duart e fëmijëve të Perëndisë, ajo shndërrohet në ushqim për të uriturit, ujë për ata, që kanë etje dhe veshje për ata, që janë të zhveshur. Ajo është një mburojë mbrojtëse për të varfërit dhe një ndihmesë e madhe për të sëmurët. Por vlera e parave nuk është më e madhe sesa ajo e rërës, nëse nuk përdoret për të siguruar nevojat e kësaj jete, për të bekuar të tjerët dhe për të çuar përpara kauzën e Krishtit.MNJ2 165.3

    Grumbullimi i pasurisë nuk është thjesht një veprim pa kurrfarë vlere, por një mallkim i vërtetë. Pasuria e grumbulluar në këtë jetë është një rrezik vdekjeprurës për shpirtin, pasi e largon dëshirën e zemrës nga thesari qiellor. Në ditën e madhe të gjykimit të Perëndisë, talentat e papërdoruara dhe mundësitë e pashfrytëzuara do t’i dënojnë pronarët e tyre. Shkrimet thonë: uDhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t’ju zënë! Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t’ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit. Ja, paga që u keni ngrënë punëtorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre, që korrën arritën në vesh të Zotit të ushtrive.”Jakobi 5: 1-4.MNJ2 166.1

    Por Krishti nuk na udhëzon t’i përdorim pasuritë tona në mënyrë të pakontrolluar dhe të pakujdesshme. Mësimi i Tij mbi ekonominë: “Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë,” i drejtohet të gjithë pasuesve të Tij. (Gjoni 6:12.) Ai, që e kupton se paratë që kajanë një dhuratë e Perëndisë do t’i përdorë ato me kujdes dhe do ta ndjejë për detyrë t’i kursejë nga vetja, në mënyrë që të mund të ndajë me të tjerët.MNJ2 166.2

    Sa më shumë para të shpenzojmë për t’u dukur e për t’u dëfryer, aq më pak do të na mbeten për të ushqyer të uriturit dhe për të veshur ata, që janë lakuriq. Çdo qindarkë e shpenzuar pa qënë nevoja kontribuon për t’i hequr atij që e shpenzoi mundësinë e çmuar për të bërë mirë. Prishja e pamend e parave është vjedhje ndaj Perëndisë, pasi po të shfrytëzoheshin ashtu siç duhej ato do t’i sillnin Atij përfitime.MNJ2 166.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents